2011-06-02

nga Flori Bruqi:Promovohet libri i Koliqit për Rugovën

Sot në Katedralen "Nëna Tereze" në Prishtinë,u përurua libri i publicistit kosovar Engjëll Koliqi:“Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re – Republika e Kosovës”. 

Me rastin e përurimit kumtesa shkencore lexuan:Prof.Naim Kelmendi,Mr.sci.Flori Bruqi,
Mr.sc.Ndue Ukaj,Prof.dr.dom Lush Gjergji,prof.Sarë Gjergji.

Rreth figurës së ndritur të Dr.Ibrahim Rugovës foli edhe akademiku ynë i mirënjohur Prof.dr.Mark Krasniqi,mik i ngushtë i presidentit Rugova.




Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar. Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare. Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë. Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është dorëzuar për botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë Drite”, që pritet të dalë nga shtypi brenda gushtit 2007. Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula. Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës. Në Brazil tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri!


Në shenjë nderimi e respekti për presidentin historik të Kosovës, Akademik Prof.dr. Ibrahim Rugova (1944 –2006), publicisti i mirënjohur shqiptar  Engjëll Koliqi ka përgatitur dhe ka botuar librin me titull “Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re – Republika e Kosovës”. 

Librit i prin fjala e autorit, ndërsa në vazhdim sillet jetëshkrimi i protagonistit të librit, për t’u përmbushur me materiale të tjera, si nga Rrustem Rugova, i cili sjell kujtime nga fëmijëria e rinia e hershme e dr. Ibrahim Rugovës.


Më tej sillen vlerësimet e disa personaliteteve ndërkombëtare dhe shqiptare për figurën e përmendur, por edhe disa nga reagimet e shumta të shtypit botëror, lidhur me vdekjen e tij.

Librin e përmbushin edhe disa tekste të presidentit të ndjerë Rugova. Por edhe tekste në nderim të kujtimit të tij, nga ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së dhe kryetar i Prishtinës Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ish-kryeministri britanik, Toni Bler.

Faqet e librit pasurohen edhe me vargjet nga pena e Ibrahim Rugovës, vargje që ai i kishte shkruar në rininë e hershme. Për figurën e presidentit Rugova janë thurur edhe vargje nga poetë të ndryshëm, por edhe tekste të ndryshme të këngëve që interpretohen nga këngëtarët tanë, e që sillen edhe në këtë libër.
Një profil të protagonistit të përmendur nga këndvështrimi i tij e përvijon edhe kleriku dhe studiuesi dr. dom Lush Gjergji.
Libri është i ilustruar edhe me fotograf të shumta dhe si i tillë ofron material të konsiderueshëm për studiuesit e pasionuar që figurës së presidentit të ndjerë t’i qasen nga disa këndvështrime.

Përveç i vlerësuar si president historik i Kosovës, Ibrahim Rugova mbetet një nga penat më të mprehta të kritikës dhe të studimit të letërsisë, nga e cila fushë ai ka botuar disa libra të veçantë, në të cilët autori dhe studiuesi Koliqi zbatoi një metodologji moderne.

Ndër to janë: “Prekje lirike” (1971), “Kah teoria” (1978), “Vepra e Bogdanit 1675-1685” (1982), “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983” (1986), “Refuzimi estetik”, (1987) etj. Ndërsa libra monografikë të karakterit studimor për personalitetin dhe veprën e Ibrahim Rugovës kanë botuar studiuesit e letërsisë: akademik Sabri Hamiti, Kujtim M. Shala, Vehbi Miftari,Flori Bruqi,Naim Kelmendi,Ndue Ukaj  etj.  

Librin “Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re – Republika e Kosovës”, në fund të të cilit sillet edhe bibliografia, e botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2011 dhe ka 397

http://kosova.info/2011/05/dr-ibrahim-rugova-kultivues-i-modernitetit/

“Lumenjtë e Saharasë” përshkojnë Italinë

                                                 Ardian-Christian Kyçyku


Shtëpia Botuese prestigjioze italiane Zandonai ka botuar në italisht romanin “Lumenjtë e Saharasë”, shkruar nga Ardian-Christian Kyçyku. I cilësuar “rrugëçelës”, “përdorues i rafinuar i stilit” dhe “vegim, përmes të cilit proza shqiptare rigjen rrënjët e përbashkëta me atë evropiane”, libri “Lumenjtë e Saharasë” është shkruar në gjuhën shqipe, në vitet 1986, 1989 dhe 1991, në tri variante. Fabula e librit sillet rreth një të riu jokonformist që mbetet i bllokuar në një qytetth të mrekullueshëm provincial, në breg të Liqenit të Ohrit, në Shqipërinë e periudhës së diktaturës. Një rrëshqitje e papritur dheu prish shinat e të vetmit tren që lidh qytetthin me pjesën tjetër të botës dhe protagonisti nuk gjen asnjë mundësi për të braktisur bukurinë ku pat ardhur për të shpëtuar nga mërzia dhe zhurmat e kryeqytetit. Ai e sheh veten të detyruar të rigjejë veten në kushte krejt të tjera. Bota e dukshme përzjehet me atë virtuale; sistemi i vlerave vegon një përmasë të panjohur, duke nxjerrë në pah një absurd të përthithur e të fuqizuar nga çdo fjalë e thënë apo e dëgjuar, nga çdo ngjyrë, ngjarje, fytyrë njeriu apo vogëlimë e jetës së përditshme. Duke qënë një lloj gjeniu pa kauzë dhe pa vepër, mjeshtër dhe viktimë e ekzistencës, i cfilitur dhe i udhëhequr nga një etje që është vështirë të klasifikohet, protagonisti kalon nëpër një inicjim të paprovuar, nga një ditë e çfarëdoshme në një ditë të Arratisë (mendore, shpirtërore), në një ditë të Rikthimit, në një Shabat, dhe gjithçka përmbyllet me një të diel që vjen në trajtën e një cakimi përfundimtar të qenies njerëzore. Provinca klasike shndërrohet në një fshat global, të mbisunduar nga fjalë që e humbin domethënien, fuqinë dhe qëllimin, ndërsa absurdi i ri, i zbuluar dhe i dëshiruar, i lakmuar nga protagonisti, mbetet i vetmi hap të cilin ai mund ta bëjë drejt Zotit apo drejt vetëshkatërrimit. “Më shumë sesa një roman i bukur, është një roman ndryshe”, shkruan Filippo Maria Bataglia nga gazeta italiane Panorama. Bataglia shton se “prej dhjetë vjetësh, Kyçyku cilësohet si një nga penat e mprehta të dorës së parë të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ndërsa kritiku Gianfranco Franchi shkruan se “Ardian-Christian Kyçyku është një shkrimtar ballkanas, brezi 1969, dygjuhësh i përkryer”. Shkrimtarja Kamela Guza, e cila është edhe përkthyesja e romanit në italisht, në një ese shkruan se “kur e mora për herë të parë në dorë tekstin e ‘Lumenjve të Saharasë’, ndjeva njëherazi lumturi dhe trishtim: lumturi sepse zbulova një libër të madh dhe një autor të madh të gjuhës shqipe; trishtim ngaqë nuk pata mundur ta njihja më përpara këtë autor”. “Lumenjtë e Saharasë ishte gati për shtyp në vitin 1989. E dorëzova dhe, me thënë të drejtën, nuk u befasova që botimi i tij u aprovua. Kritika zyrtare dhe cenzura qenë regjur ta shihnin disidencën vetëm në idetë kryesore të një vepre, në dyfishësinë e ndonjë paragrafi, në tiparet dhe sjelljet e personazheve, por kurrsesi jo në hijeshinë e tekstit, në forcën magjepsëse të stilit”, ka thënë Kyçyku për mediat italiane. “Lumenjtë e Saharasë” për Kyçykun mbetet një roman i së natyrshmes njerëzore, në një botë që është gjithnjë e më e shkretuar, patetike dhe e ngathët, gjithnjë e më larg qëllimit për të cilin është krijuar”. Autor i mbi tridhjetë librash (prozë, teatër, skenarë filmash dhe ese), të shkruara në gjuhët shqip e rumanisht, Ardian-Christian Kyçyku është cilësuar si një zë i pangatërrueshëm i të dyja letërsive –shqiptare dhe rumune.

Çlirimtaret kanë hyrë në ditën e 11-të të grevës

http://www.botasot.info/img/fotogreva%201.JPGIsh-pjesëtarët e UÇK-së, kanë hyrë në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së përgjithshme dhe në ditën e katër të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.
Ata njoftojnë se nuk do të ndërpresin grevën deri në miratimin e kërkesave të tyre.
Qerim Asllani është një nga grevistët të cilët kanë hyrë në ditën e 11-të tyre në tendën që është vendosur afër qeverisë së Kosovë. Ai tha se grevistët përkundër keqësimit të shëndetit janë të vendosur të çojnë deri në fund grevën e nisur.

http://www.botasot.info/img/uck%20grevistet.jpgNë anën tjetër kryetari i Këshillit grevistë, Xhevdet Qeriqi tha se grevistët po vizitohen vazhdimisht nga deputetë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Qeriqi sërish ngriti zërin për miratimin sa më të shpejt të ligjit për vlerat e luftës.
“Te ne nuk është më rëndësi se kush po vjen të na vizitojë, me rëndësi është që ligji të miratohet sa më shpejt dhe ne do t’i heqim tendat dhe do të vazhdoj jeta normalisht”, tha ai.
Ndryshe, kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për RTK-në ka thënë se personalisht e kanë derën hapur për të gjithë bashkëluftëtarët e tyre ndërkaq ka bërë apel për përfundimin e grevës. Qeveria ka thënë ai, e ka prioritet të vetin gjithashtu miratimin e ligjit për veteranët e luftës. Ndryshe Në grevë janë rreth 50 ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Romani "Qaj e qesh" ka një fund të hapur

Andrea Grill është autore austriake e disa librave letrarë, romane, ese, e afirmuar nga kritika letrare e vendit të saj, tashmë e përkthyer edhe në shqip nga Majlinda Cullhaj. Andrea Grill po konfirmohet edhe si përkthyese nga shqipja në gjuhën gjermane.
 
http://www.botasot.info/img/2kultkryesore.jpg
 
Dashuria mes dy njerëzve mbetet në njëfarë mënyre një brendi e përjetshme, jo vetëm e atyre që e përjetojnë atë, por edhe atyre proceseve letrare që e përshkruajnë atë dhe e fiksojnë nëpër libra. Kjo lidhje bëhet më pas e diskutueshme nga lexuesit, e mbetemi gjithnjë me njëfarë befasimi se çfarë ishte ajo dashuri mes dy qeniesh, sa zgjati, përse humbi, çfarë mbeti nga humusi i saj? Në të gjitha kohët, kjo lidhje ekziston, por format e saj brenda edhe një kohe, madje brenda një jete njeriu, variojnë, transformohen, duke na bërë të mendojmë se është pothuaj e pamundur të gjejmë arsyen e kthjellët të tërheqjes apo shtytjes ndjesore mes dy njerëzve, duke na lënë vëzhgues apo aprovues në brigjet e afektit a trishtimit, ku vetëm çaste kujtimesh rrekëtijnë ndonjëherë nostalgjishëm deri në atë ngjitje kur edhe prej më të hidhurave përsiatje mund të marrim një ndjenjë gëzimi a shërimi. Duket se dashuria e shpirtit dhe moderimi i kujtesës janë baza e zhvillimit brendësor njerëzor dhe se jashtë kësaj, gjithë pjesa tjetër mbetet një mjedis i amullt që vetëm tradita e sjelljes e përballon si rregull në vazhdim. Të gjitha këto mendime vijnë pasi lexon romanin "Qaj e Qesh" të autores austriake, Andrea Grill, e cila me një vullnet këmbëngulës e plot frymëzim guxon të hedhë dritë në korridorin ndërlidhës të ndjenjave mes një vajze të re, pothuaj adoleshente, nga Austria dhe djaloshit emigrant shqiptar 21-vjeçar, lidhje kjo që zgjat me vite dhe që merr me vete episode të panumërta social-politike të kohës së tranzicionit shqiptar, pasazhe të së shkuarës komuniste të vendit tonë dhe impresione të reja prej kontakteve të panumërta kulturore, gjuhësore a rrethanore, të dy të dashurve, ku tjetri dhe ti, ai dhe ajo, nuk mund të veçohen qartë, pa marrë parasysh kontekstin nga ku zgjohen. Do të ishte ndoshta një opsion i mundshëm që dashuria të konceptohej si një luftë shenjash, si një atraksion dhe represion i semantikave të origjinave të ndryshme, që kanë për thelb një moral të caktuar, ku edhe ky thelb, kjo esencë, siç thotë Emanuel Kant ka një strukturë antropologjike, rrënja e së cilës është një tipologji e veçantë sublimimi. Është interesante të vëresh si përplasen simbolikat, mentalitetet në marrëdhënie, si luftojnë shenjat femërore ndaj atyre mashkullore, ato të karakterit me ato të vesit, ato të së drejtës, me ato të së drejtës për të pasur gjithmonë të drejtë, ato me burim familjar dhe ato me burim të pavarur dhe individual, ato me burim europian dhe ato me burim të miksuar europiano-oriental, aq sa në një moment të caktuar humbet përjetimi dhe del një pyetje kaq e thjeshtë sa naive përtej çdo durimi: po ku ishte këtu dashuria? A mjafton që kjo luftë shenjash dhëmb për dhëmb të quhet ndjenjë?
Me sa duket edhe këtu një impresion i tillë na bën të besojmë se dashuria mund të jetë edhe kështu, se ka dashuri si lloje aq sa ka edhe njerëz, dhe se në ndërlidhjet e pasioneve njerëzore, përveç asaj që duket tërësisht private, ndodhin realizime kuptimore e perceptive, kundrejt pajtimeve e përplasjeve, të gjitha këto pastaj të vlefshme për kulturw kolektive, nëpërmjet një libri me titullin domethënës "Qaj e qesh". Për mua ka qenë me të vërtetë një ngjarje njohja me autoren Andrea Grill. Ideja se një austriake relativisht e re flet shqip, pothuajse një shqipe të padallueshme nga ajo që flasin shqiptarët, më pati tronditur dhe me pati bërë të besoj se shqipja është një gjuhë që nuk ka për të humbur. Më pas vazhdoi korrespondenca jonë gjithmonë shqip, e cila u shoqërua edhe me përkthimin e një romani që pata shkruar në 2006, "Gruaja Haluçinante", që u botua nga “Otto Muler Verlag”, dhe disa lexime letrare tonat në qytete të ndryshme të Austrisë. Për mua, Andrea u bë një mike që nënkuptonte jo vetëm artin, por edhe transmetimin e tij nëpërmjet përkthimit. Andrea Grill është autore austriake e disa librave letrarë, romane, ese, e afirmuar nga kritika letrare e vendit të saj, tashmë e përkthyer edhe në shqip nga Majlinda Cullhaj. Andrea Grill po konfirmohet edhe si përkthyese nga shqipja në gjuhën gjermane. Temperamenti i saj letrar dhe sinqeriteti i frazës e bëjnë stilin e saj të freskët e të çuditshëm, tepër përzgjedhës ndaj situatës letrare dhe anashkalues ndaj çdo detaji të rëndomtë që do të duhej të ndërlidhë subjektin. Romani "Qaj e qesh" ka një fund të hapur, ndryshe nga romanet klasike. Duket sikur dashuria enigmatike ende vazhdon përtej ndërprerjes shkakësore dhe se nuk do marrë fund kurrë, duke u rivlerësuar në kujtesën e autores, pas çdo moderimi kujtesor, me zgjerimin e horizontit, ku arsyet e padukshme sa vijnë e bëhen më të dukshme.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...