2011-06-04

FORMIMI I KUQ



Vullnet Mato
 
FORMIMI I KUQ
                                                             Tregim


Në pasditen e njohjes te kafja kryesore e qytetit, një person që priste në këmbë para tryezës,  së profesor Vasjarit, i zgjati dorën me buzagazin e nderur tejpërtej fytyrës:
-Më fal profesor, quhem Faruk Birani, jam mësues letërsie në fshatin  Kotovash...Ju kam dërguar me një shokun tim para ca ditësh, një cikël me poezi, që po të kishit mundësi t’u hidhnit një sy, para se t’i çoj te gazeta e letrarëve të rinj...
-Oh, po, po i lexova. Kam krijuar mendimin se ju mund të ecni në poezi, po nuk i kam me vete të flasim konkretisht për to! Uluni! - e ftoi profesori, duke i treguar me dorë karrigen përballë.
Teksa kolegu i largët po zinte vend në tryezë, profesorit i shkuan sytë te thonjtë e tij të zinj të paprerë, te jaka e ndotur e këmishës dhe te një përvijim i errët në cepat e buzëve, ku kafja e tharë po e denonconte se e kishte tepruar me alkool. Këto konstatime të para i lanë përshtypjen, se poezia dhe poeti që e shkruante, kishin mes tyre një mospërputhje keqardhëse.
-Ju adhuroj, për talentin dhe fjalët e mira që kam dëgjuar nga të gjithë mësuesit e rrethit për ju! - filloi menjëherë lëvdatat e veta Faruku, duke  lëpirë buzët herë pas here. - Për mua është fat që gjendem pranë jush në këtë rreth dhe që po më jepni mundësinë të ulem përballë madhështisë dhe famës suaj, që e njeh gjithë republika... 
I rënduar nga këto fjalë të fryra, Vasjari i hodhi vrulltas një vështrim të mprehtë.
- Faleminderit, po nuk është e nevojshme të më ngjyeni kot me gjithë këto furça boje, mjafton që ne jemi kolegë! - ia preu i mërzitur në çast nga ky nxitim i tjetrit për ta lartësuar në sy më shumë nga ç’ishte në të vërtetë.
Në vijim të prezantimit, miku nga fshati e ftoi të kthenin ndonjë gotë se bashku. Por, kur e pa se mësuesi i vjetër e refuzonte alkoolin kategorikisht, ata u ndanë shpejt, për tu takuar të pasnesërmen pasdite në mbledhjen e krijuesve të rrethit, ku profesori do të bënte prezantimin e tij dhe do t’i jepte mendimet e veta për ciklin poetik.
Faruku ishte një tip që i ngjante hijes. Mjaftonte të binte fare pak mbi të dielli i buzëqeshjes së tjetrit dhe nuk i ndahej këmba- këmbës. Kështu i pashqitur si hija, ai filloi ta priste profesor Vasjarin kur dilte nga orët e fundit të mësimit, sa herë i kishte vetë bosh ato orë dhe vinte në qytet me autobusin e linjës.
- Ah, ç’fat do të ishte për mua sikur të jepja mësim në këtë shkollë, ku mund të isha pranë një njeriu kaq dashamirës, i cili po më ndihmon kaq shumë në krijimtari! - i tha Faruku kur njëra nga vjershat e tij, të përforcuara nga Vasjari si krijues me përvojë, u botua te faqja letrare e gazetës rinore.
Duke marrë shkas nga ai botim i vockël, ku publikohej për herë të parë emri i Faruk Biranit, Vasjari në një mbledhje të krijuesve, shprehu mendimin para drejtorit të arsimit të rrethit, se dega e letrarëve do të forcohej, po të afroheshin nga periferitë disa talente, të cilët mund ta gjallëronin jetën kulturore të qytetit.
Nuk vonoi, dhe vjeshta e emërimeve të reja, e gjeti Farukun mësues në shkollën e mesme të qytetit. Vasjari, me njohjet e veta, e ndihmoi te drejtori i fermës për t’i lëshuar atij një kthinë banimi te barakat e magazinave, ku ishin strehuar edhe nja dy beqarë të tjerë.
Tani pas mësimit, Faruku endej gjithë orët e vona klubeve me persona të rëndomtë që e mbyllnin fundin e ditës me fundin e gotës. Ca kohë iu vardis një amatoreje të kulturës, e cila shumë shpejt e përçmoi për jetën e tij të çrregullt dhe për pakujdesinë e pafalshme në higjienën personale.
Vasjari, si familjar i shkëputur nga thashethemnaja për intimitetet e orëve të vona të qytetit, e ftoi rastësisht kolegun Faruk në studion e tij për t’i treguar bibliotekën. Aty e qerasën gruaja e shtëpisë dhe më pas e bija e ndodhur të dielën e ardhjes së saj te prindërit nga studimet universitare. Faruku i dehur para kohe nga mikpritja dhe nga gota me verë që i vunë përpara, nxitoi për ta ftuar më pas profesorin e tij të adhuruar te dhoma e vet.
Pas lutjeve të shumta, një mbrëmje, gjatë xhiros te shëtitorja e qytetit, Vasjari shkoi me të te kthina e barakës ku strehohej kolegu. Për habinë e tij, vuri re aty se Faruku kishte mbuluar mbi tryezën e shtruar me gazeta dy pjata me mish dhe u kishte hequr tapat me kohë dy shisheve me verë “Kabernet”.
-Dua t’ju kthej qerasjen me verë te shtëpia juaj, e cila më ka lënë mbresa të pashlyera për mikpritjes tuaj familjare... 
-Ne jemi kolegë dhe nuk ishte fare e nevojshme të harxhoheshit për mua, në një kohë kur duhet të kurseni paratë për të gjetur nuse! - bëri shaka Vasjari dhe pas këtyre fjalëve vuri re befas një shkëlqim të çuditshëm në sytë e kolegut.   
Fytyra e mprehtë dhe pakëz e errët e Farukut, u zbardh krejt dhe u zgjerua nga gazi i menjëhershëm. Ndërkohë ai po ia mbushte gotën plot me verë Vasjarit, ende pa mbaruar të parën.
-Nuk pi më tepër se dy gota, më bëjnë dëm për mëlçinë! - zgjati dorën të pengojë grykën e shishes profesori, teksa shkathtësia e kolegut të ri e kishte rrafshuar rrethin në krye të gotës.
Pasi Faruku e thau shpejt shishen e parë me verë, atij iu zgjidh gjuha e tha paksa me  druajtje:
-Profesor i dashur, në pak kohë unë kam arritur qiellin me dorë, duke ju bërë juve mik shpirtëror. Dhe ndofta s’do mundem kurrë ta shpërblej mirësinë tuaj...
Vasjari ia preu fjalën përgjysmë.
-Unë nuk u bëj asnjëherë miqve ndonjë mirësi, për të pritur shpërblimin e tyre. Mikut i them mik, për hir të miqësisë njerëzore dhe dua ta kem atë gjithmonë sa më afër vetes.  
Farukut i ndritën ninëzat e syve, si dy xixëllonja nën dritën e dobët të llambës së tavanit.
-Po sikur edhe ne të bëheshim më të afërt me njëri-tjetrin?... - iu drodh zëri atij.
-Në ç’kuptim? - ia bëri Vasjari me kureshtje.
Faruku heshti një grimë dhe u tkurr i tëri, sikur bëhej gati të nxirrte nga fundi i mushkërive një frazë me peshë të plumbtë.
Gjatë këtij ngurimi të dyshimtë, profesorit fillimisht i shkoi mendja për keq. Mos ndoshta ky djalë kishte ndonjë fatkeqësi natyrore me problemet e gjinisë së tij. Mirëpo nuk zgjati shumë dhe Faruku i shpenguar e nxori së fundi në dritë idenë e vet:
-Me që përmendët nuse për mua, unë kam shumë dëshirë të kërkoj dorën e vajzës, suaj, profesor, a do të ma bëni edhe këtë nder tepër të madhërishëm... 
Profesor Vasjari shqeu sytë nga habia, sa iu zbuluan kokërdhokët dhe iu kujtua personazhi i njohur letrar i Uriah Hipit. La pirunin e mezes mbi tryezë dhe iu drejtua tjetrit me ton të kontrolluar tashmë:  
-Mirë, more koleg, po ti mendon se kërkimi i nuses mund të bëhet siç kërkohet te banaku i frutave një kokërr mollë?
Faruku u kapërdi me vështirësi dhe rrahu qerpikët e njomështitur.
- Pse, profesor, të gjithë beqarët diku do ta kërkojnë nusen një ditë...
-Sepse para se të kërkohet një nuse, pyetet një herë për të. Ime bijë ka një vit e fejuar në Tiranë dhe i fejuari i saj ka ardhur disa here këtu... Pastaj unë, edhe sikur ta kisha vajzën beqare, nuk kam asnjë të drejtë, ta jap atë në këtë formë të vjetër tregu, kur të ëmën e saj e kam marrë me dashuri para tridhjetë vjetëve.
Faruku hodhi anash një vështrim të pjerrët, uli kryet krejt i turpëruar dhe copa e mishit që ishte duke mbllaçitur, sikur i ngeci në fyt. Pas kësaj bisede, vera dhe mishi zunë të kapërdiheshin më tej me vështirësi. Ndaj dhe ftohja mes tyre u bë si vetë nata vjeshtore që kishte filluar të freskohej.
Qysh nga ajo mbrëmje Faruku i fyer në sedër fare kot, filloi pak nga pak të përjetonte një metamorfozë paksa të çuditshme. Shokë e miq të tjerë nuk kishte arritur të bënte për vete dhe i duhej një zgjidhje për tu shkëputur nga vetmia dhe alkooli i kritikuar në drejtorinë e shkollës. Ai pretendonte se rridhte nga një fis që kishte strehuar një natë në male udhëheqësin gjatë luftës. Dhe fillimisht për t’i bërë lartësim vetes, filloi të lexonte e konspektonte volumet e Marksit e të Leninit. Kishte kuptuar ndërkohë kotësinë e gjithë përpjekjeve për tu bërë mësues i mirë dhe kishte vendosur të bëhej komunist. Kishte biseduar me sekretarin e partisë së shkollës dhe ai i kishte dhënë shpresa se, bazuar në biografinë e tij, mund të pranohej në parti, nëse përgatitej mirë politikisht. Shkurt, pa e zgjatur ketë periudhë të armatosjes së tij  me ideologji komuniste, Faruku pas gjashtë muajsh u pranua kandidat.
            Bënte shërbime të rojës operative te baraka e portës së shkollës me volume të hapura tejpërtej tryezës. Propagandonte me zell të madh te nxënësit dhe te kolegët, që kishin durim ta dëgjonin, “Idetë e pavdekshme të marksizëm-leninizmit” dhe deklamonte me ton të larë citate pafund. S’kam për ta harruar një nga ato frazat e preferuara të tij për udhëheqësin: “Nuk e ka lindur nëna, po vetë Shqipëria nga barku i maleve!” Madje i ndikuar nga këto leximeve politike, ai bëri edhe një tufë me poezi, për të cilat profesori i tha me sinqeritet se ishin të përgjithshme, pa art, thjesht parulla politike nga ato që shkruheshin nëpër mure.
Pas kësaj, largimin nga miku i adhuruar, ai filloi ta bënte jo me hapa të zakonshëm, por me trokun e një katërkëmbëshi të goditur me kamxhik. Fytyra e tij po zymtohej në mënyrë të çuditshme nga metamorfoza e shkaktuar prej doktrinës, së cilës i kishte bërë vend në trurin e tij. Dhe në vijim të punës “kolosale” që bënte për ta ngjeshur trurin e vet me ide fikse të vjetruara, në zemrën e Farukut sa vinte e rritej një madhështi përçmuese për të tjerët dhe po bëhej egoist i vrazhdët e llafazan i papërmbajtshëm. Vështrimi përbuzës i rrëshqiste shpesh mbi të gjithë kolegët e nënvleftësuar prej tij. Dhe kuptohet, për të urryer dikë, kur je i indoktrinuar, nuk ka nevojë të kesh ndonjë arsye, mjafton të konstatosh se ai tjetri qëndron indiferent ndaj ideologjisë që ti ke përqafuar përzemërsisht.
Një ditë, pa pritur e pa kujtuar, Faruku kërkoi të dëgjonte një orë mësimi tek profesori, të cilin e quante dikur me krenim “Mësuesi im”.
Vasjari e pranoi me kënaqësi, që ai më së fundi po afrohej sërish dhe po pranonte të merrte shembujt e mësimdhënies së tij. Teksa profesori u rrek të bënte një orë mësimi sa më cilësore, me të cilën mund ta kënaqte kolegun, ndoshta të përmalluar për mësime profesionale, Faruku po nxinte te banka në fund të klasës me një shprehje zjarrmie në sy. Entuziazmi mësimdhënës i profesorit dhe përgjigjet e sakta të nxënësve të klasës ku jepte mësim, e kishin tërbuar smirën dhe cinizmin e kolegun të kandiduar në parti. Pak para mbarimit të orës, ai u çua si i dalë nga topitja dhe filloi nga fundi i bankave t’u mblidhte nxënësve fletoret e detyrave për të kontrolluar përgatitjen e tyre me shkrim, ku mund të gjente ndonjë mangësi.  
Vasjarit sikur i dolën sytë nga orbita. Ky veprim qëllimkeq i kolegut, e revoltoi papritmas dhe e pyeti në çast:
-Ç’po bën ashtu, or mik?
-Do shoh detyrat,  i kanë bërë të gjithë apo jo?...
-Ato i shoh unë, mësuesi i tyre që ua korrigjoj e ua vlerësoj me notë, jo ju!
-Dua t’i shoh edhe unë si pjesëtar i organizatës bazë të partisë!... - u shpraz me solemnitetin e  njeriut që ka bërë një betim keqbërës.
Vasjarit ia sajua në fytyrë një nënqeshje e lehtë ironike.  
-Unë ju kam pranuar në orën time të mësimit si koleg, jo me një status të tillë, i dashur mik! Organizata e partisë ka emëruar kuadro në drejtori për ta bërë këtë punë! 
-Është e drejta ime të ndërhyj dhe të kontrolloj kudo e në çdo gjë me frymën e kritikës e të autokritikës revolucionare... - u shpreh ai vendosmërisht, duke e shigjetuar profesorin me ca sy që shprehnin përbuzje dhe paturpësi përzier bashkë.
Vasjari u step një çast. Mendoi se si kishte mundur ta donte e ta ndihmonte këtë farë krijese, që dukej tani si i mbirë nga mjegulla dhe i erdhi turp për qenien e tij njerëzore. Pastaj u mbush me frymë dhe thirri fort:
-Klasa, çou!... Përshëndeteni mësues Farukun, se do dalë nga mësimi!...
Nxënësit brofën në këmbë për dy-tri sekonda të vetme.
Kandidat Faruku me shëmbëlltyrën e tij politike u trand një çast në vend. Por duke parë se nxënësit prisnin daljen e tij, u shty drejt derës i gërmuqur e me dhëmbë të shtrënguar.   
Ndërkohë profesori mendoi, se njeriu qenka një univers i mbyllur në formim e sipër. Shëmbëlltyrën e tij mund ta njohësh vetëm pasi ke hyrë në kufij të afërt, ku mund shihet më qartë struktura shpirtërore. Aty konstaton konkretisht, se blerimi i shpirtit të tij human, pas skuqjes me ideologji komuniste, prishet e deformohet tërësisht.

MIDUSHI DHE NURIA, CIFTI SHKODRANË QË DHURON BLERIM


RIZA LAHI

   MIDUSHI DHE NURIA,  CIFTI  SHKODRANË  QË DHURON BLERIM

   Fati e deshi të takoja më në fund njeriun që dhuron fidane, që ma kishin përmendur papushim saherë që i takoja nëpër Shkodër botanistët e njohur -  të dy doktor profesorët me të njëjtin emër e mbiemër, Ahmet Osja dhe Orhan Boshnjaku.
…..Banojnë që të dy, Midush dhe Nurie Shabaj , në Postrribë, ku kanë një fidanishte  me bimë vetëm dekorative – pisha, blire, albiqe, gështenja…
Kjo fidanishtë përbën edhe biznesin e tyre, por nga i cili, ata dhurojnë e dhurojnë papushim.
Kanë krijuar “Shoqata Alba – Flor” dhe, synojnë ta mbushin tër Shkodrën e tyre me pemë. Me pemë shumë, të mëdha, me ta kënaqë syrin nën kurorën e tyre e me ta mbushë gjoksnin me ajër pemësh e cicërima zogjësh.
Kur kalon nëpër Shqipëri dhe shikon pasojat e përbindështa të tmerreve që ka bërë sëpata e albanezëve tanë; kur marrim vesh që në një periudhë të vëndit tonë janë paguar deri valutë për të prerë, djegur  e masakruar pemë ( atëherë  kur në jug të vëndit digjeshin e  digjeshin papushim e pa asnjë ndërhyrje nga policia ullinj e portokalla e në Shtoj shfaroseshin pylli me qershia e gështenja ), thua me vete: Të kem një tollumbace të madhe e ta hedh nëpër qiellin e Shqpërisë! Që të shëtitë qënga jugu në veri; të shëtitë andej nga kaluar spëata dhe shkrepsja pashpirt edhe, kjo tollumbace e bukur me ngjyra ylberi;  të ketë fytyrën e Midush dhe Nurie Shabaj nga Postrriba e Shkodrës.
Pemët që selisin përditë që të dy këta shkodranë të qeshur dhe bujarë, oh, rriten shpjet, rriten menjëherë, siç rritet vajza e shtëpisë për t’u bërë për fejesë.
Pemët që kanë dhuruar tash gjashtë vite në “fshatin e Paqës”  ( idea dhe paisja me florë e të cilit është e të famëshmit të jashtëzakonshëm Ahmet Osja, i njohur si specialist i misrit dhe orizit) janë bërë sot “me kryetin njatje”. Dhe, kanë kaluar vetëm shtatë vjet.
Nën nismën “ Një fidan, një emër, një jetë” – plot gjashtë mijë fidana kanë lënë tokën e “fëmijërisë” në Postrribë dhe kanë hedhur shtat e u frushullojnë kurorat në mbi 25 shkolla të Shkodrës, te “Kolegji turk”, në  oborre kishash e xhamijash, te “Shtëpia e fëmijës”, në cerdhe fëmijësh, në fshatin Hajmel, në shpatin e Taraboshit , të kalasë “Rozafat”…
Te kalaja Rozafat, në një mëngjes poetik, fidanat e ardhur nga Postrriba,   ngjajnë si ushtarë; si ushtarë  të blerimit që ngjiten drejt bedenave, andej nga dikur ngjiteshin jeniçerët; ngjiten drejt përpjetë si shatorre të blerta, por jo për luftë e për të vrarë, por për poezi dhe dashuri, ndërsa poshtë tyre llastohen dhe bëjnë dashuri natën nën hënë dhe nën mirësinë e liqenit Buna me Drinin …
    Midush  Shabaj ka ca dëshira . Dëshëron që fidanet që rrit me aq dashuri dhe pekule tok me, bashkëshorten Nurie, të vijnë deri këtu, në Tiranë; të shkojnë më poshtë… le tw zgjidhet cilido kryetar I Bashkisw sw Kryeqytetit.   
Por  çifti I bukur dhe I lumtur mes fidanëve ka edhe një  dëshirë tjetër të veçantë.
 Ata të dy janë të çmendur pas serenatave të Korçës. Ata kanë ndjekur me vëmëndje jetën e gjigantit korçar Mihallaq Andrea, këtij luftëtari të papepur të luftës me jetën; të luftës me mrekullirën e këngës dhe të zërit e shpirtit të tij; kanë lexuar te gazeta “Tirana Observer” përshkrimin “Drejt qiellit përmbi Korçën në formën e zemrës”  dhe duan t’i dhurojnë Korçës “prikën” për Mihallaqin.

Le të jetë një shpat kodre nga kodrinat e Korçare  me 30 – 40 fidanët e ardhur nga Postrriba e Shkodrës. Dhe ky pyll i ri le të ketë një pllakë ku të shkruhet:” Udhëtar. Këto hije të bukura kanë ardhur në Korçë dhuratë nga Shkodra për kantautorin Mihallaq Andrea. Kënaqi sytë, shplodhu dhe këndo serenata…Shoqata “Alba Flor” ,. Midushi dhe Nuria. Postrribë, Shkodër.”
Një pyll me kujtime…Një pyll që rritet menjëherë. Si vajzat e shtëpisë që hedhin shtat aq shpejt.
Ja, në mbyllje të shkrimit, kush të dëshërojë të kontaktojë me çiftin e  bukur shkodran që mbjell blerim, mund t’i bjerë këtij telefoni  02224  2969.

                              RIZA LAHI






Një libër i ri: “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia”

Falenderojmë prof.dr.Eshref Ymerin,për dërgimin e materialit për botim në Floripress...

“Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia”, surpriza e re e Ylli Polovinës
Intervistë e plotësuar e autorit me gazetaren Fatmira Nikolli
- “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia” është romani juaj më i ri.
Ylli Polovina: Po, është libri im i fundit. Mund të quhet edhe roman
historik. Kur marrë tema nga historia në pasionin dhe karakteristikën
time është që ngjarjet e vërteta t’i rrëfej në mënyrë romaneske, pra
nëpërmjet mjeteve shprehëse artistike. Megjithatë gjithçka thelbësore
është e vërtetë. Ajo ose është siguruar nga arkivat ose prej
dëshmitarëve të gjallë. Nuk përdoret kurrë një burim, përherë më
shumë. Pra historia është e vërtetë, rrëfimi sa më i pasur në stil e
shprehje.
-Përse ky titull?
Ylli Polovina: Mesazhi i tij i parë mund të “lexohet” që në kopertinë,
në paraqitjen figurative. Atje janë spikatur disa elementë: pamja e
Nju Jorkut në një ditë mëngjesi plot ndriçim, foto e Mehmet Shehut e
botuar në tetor 1960 nga revista e përjavshme amerikane shumë e lexuar
“Life” dhe titulli i librit me fjalë ku ngjyrimet e tyre nuk janë të
njëjta. Fjala Amerikë është me të bardhë, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia
janë me një të kuqe të fortë. Emri im në blu, zgjedhje kjo thjesht për
të realizuar dhe harmonizuar të tre ngjyrat e flamurit amerikan
(bardhë, blu, e kuqe). Sigurisht e kuqja tek Shehu dhe Alia paraqet
figurativisht edhe përkatësinë e tyre ideopolitike. Ndërkohë vetëm në
kopertinë i kam lejuar vetes ta shpreh qëndrimin tim në favor të një
opinioni që nuk e kam vetëm unë, por milionat e shqiptarëve:
mirëdashjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe refuzimin ndaj
çdo përpjekjeje, të bërë në çdo kohë, për t’i dyshuar apo djallëzuar
këto marrëdhënie. Në brendësi të librit kam bërë të kundërtën e asaj
që shpall në kapakun e kartontë të tij: nuk kam mbajtur asnjë qëndrim
ndaj ngjarjeve dhe personave që vë në lëvizje nëpër shtjellën e
subjektit.
-Si ta kuptojmë këtë mosqëndrim? Si neutralitet?
Ylli Polovina: Po bashkoj dy konceptet që sapo shprehët. Mbaj një
qëndrim neutral. Në raste të tilla nuk mund të mburresh shumë, sepse
subjektivizimi është një forcë e stërfuqishme tunduese, veç ju pohoj
se në dyluftim me këtë cen njerëzor kam bërë gjithçka të mundur të mos
i bie viktimë. Kjo është edhe arsyeja, pra një lloj betimi që kam bërë
me veten për të mos e tradhëtuar qëndrimin neutral, kur ende pa nisur
rreshtat e para të rrëfimit, kam shkruar këtë hyrje: “Duke sjellë një
sasi të madhe dokumentesh arkivore të papublikuara ndonjëherë, në
mënyrë të veçantë për udhëtimin e Mehmet Shehut në vjeshtë të vitit
1960, me transoqeanikun britanik “Queen Elisabeth”, për në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe pastaj 21 ditët e qëndrimit të tij në Nju
Jork, i mbetet lexuesit të gjykojë në se ajo që ndodhi më pas me
kryeministrin shqiptar ishte pasojë e një lufte të brendshme pushteti
apo pjesë e një beteje të gjatë agjenturash të huaja”.
-Mehmet Shehu ishte spiun apo jo?
Ylli Polovina: Po t’i përgjigjesha kësaj pyetje gjithçka do të bëhej e
thjeshtë dhe pa nevojë për të shkruar një vëllim me 240 faqe. Nga
dëgjuesit e lajmit për librin tim kam kuptuar se një pjesë e tyre kanë
rënë në këtë grackë. Kanë kërkuar që unë të shpall atë që shkroi e
akuzoi 
Enver Hoxha apo t’i përkushtohesha në libër kësaj teme. Nuk
është aspak kështu. Që kur e nisa ta projektoj në rrënjë të
sipërmarrjes time nuk kishte asnjë fije dëshirë t’i jepesha këtij
zbulimi. Unë me “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia” kam dëshmuar
një pjesë të historisë sonë, e cila është mbajtur e fshehtë dhe në
rastet kur është përmendur, ka qenë deformuar.
Atëherë cilat janë vijat kryesore të subjektit të librit?
Ylli Polovina: Në shtator 1986 në Buones Aires punonjësi i arkivit të
ambasadës së ShBA-ve, vendasi me emrin Mendes, vë në dijeni kryetarin
e shoqatës Shqipëri-Argjentinë, sipërmarrësin Hernando Farrani dhe ky
menjëherë ambasadorin shqiptar të kohës, Piro Andoni, se në raftet e
saj ka gjetur një dokument sekret të CIA-s. Sipas tij një politikan i
rëndësishëm shqiptar në shtator të vitit 1960 kishte kryer një takim
të fshehtë me ta, shërbimin inteligjent amerikan për zbulimin me
jashtë vendit. Hartuesit e shkresës top-sekret e cilësojnë fare qartë
njeriun e lartë të Tiranës si agjent të tyre, madje edhe pse pa e
thënë emrin, i bëjnë një përshkrim të tillë që nuk lë shteg për të
dyshuar se për cilin e kanë fjalën. Është Mehmet Shehu. Marrëveshja e
CIA-s me bashkëpunëtorin e tyre, siç përshkruhet në dokument, tipike
agjenturore, paraqet qëndrimin e të dy palëve. Shehu duhet të
likuidojë fizikisht Enver Hoxhën, mundësisht me helm në ushqimet që do
t’i shtrojë kur ta ftojë për drekë në shtëpinë e tij. Pastaj brenda
një viti ka rënë dakord të vendosë njerëzit e tij në pikat kyçe të
partisë dhe shtetit dhe të nisë vënien në jetë të një vije të re
politike. Sipas premtimit të tij ajo do të jetë socialiste, por e
hapët ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe organizmave të
ndryshme ndërkombëtare, e fqinjëruar miqësisht me grekët, italianët
dhe serbët e kështu me radhë. Në rast dështimi të tentativës për
vrasje të Hoxhës dhe këmbim të kursit politik, pra në ndodhte që
rrezikohej të zbulohej, Mehmet Shehu bashkë me familjen e tij do të
nxirrej jashtë kufirit dhe do të sistemohej në një vend sekret të
botës. Për të jetuar do t’i jepeshin tre milion dollarë. Si rrodhën
rrethanat që me porosi të vetë Ramiz Alisë, atëherë në prag të
mbajtjes së Kongresit të Nëntë të PPSh-së, të quajturit të
Vazhdimësisë së doktrinës enveriane, një fotokopje e këtij dokumenti u
rrëmbye nga arkivi i Ambasadës Amerikane në Buones Aires, iu dërgua
Tiranës dhe si u përdor ai pastaj prej Ramiz Alisë, mund të lexohet në
libër. Rikujtojmë se këtë histori dokumenti të CIA-s e ka bërë të
ditur për herë të parë vetë dikur ambasadori ynë në Argjentinë. Kështu
në parim ky mister u çsekretua pesë-gjashtë vite më parë, por në rast
se për shumë qe thjesht një kërshëri, për mua jo. Ishte fillimi i një
hetimi jo për të gjetur patjetër një viktimë e një fajtor, apo për të
bërë një akuzë. I hyra kësaj pune për ta plotësuar sadopak historinë e
Shqipërisë me një nga ngjarjet e saj të munguara. Për fatin tim si
krijues ajo e kishte të gjithë magjepsjen marramendëse të një
trilleri. Arsyeja tjetër ngasëse për të zbritur në këtë shpellë të
fshehtash ishte prania e qartë në të e një intrige të stërmadhe
politike të kohës. Intrigat janë ngjarje tek të cilat pleksen dhe
sintetizohen më mirë se kudo kodet më kryesore të një periudhe, kohe
apo epoke.
-Ka qenë fillimisht Enver Hoxha që e ka cilësuar Mehmet Shehun një
poliagjent, spiun të sovjetikëve, amerikanëve, të anglezëve, të
jugosllavëve e kështu me radhë. Përse në titullin e librit nuk vini
përballë kryeministrit atë të Hoxhës.
Ylli Polovina: Po e shpjegoj. Sigurisht Enver Hoxha është arkitekti i
asaj që njihet në jetën politike të regjimit të tij si “Tabloja
sinoptike....”, ku Shehu akuzohet si shumëagjent. Porse në atë analizë
të tij të bërë publike në vitin 1982, ku sigurisht kanë ndërhyrë për
të realizuar qëllimet e tyre si pasues të diktatorit pas vdekjes së
tij edhe ushtrues të tjerë të politikës së kohës, për shtator-tetorin
1960, kur në krye të një delegacioni zyrtar të Shqipërisë Mehmet Shehu
mori pjesë në Sesionin e 15-të të OKB-së, akuza është vetëm për takime
të tij agjenturore në mjediset e transoqeanikut “Queen Elizabeth”.
Ndërkohë dokumenti i rrëmbyer nga mjediset brendshme të ambasadës
amerikane në Buones Aires, ndërsa nuk e përmend fare anijen e madhe
britanike dhe ndonjë takim të fshehtë të Shehut aty, thotë se kjo ka
ndodhur jo gjatë lundrimit në oqean, por kur ky zbriti në tokë, në Nju
Jork. Ky mister mospërputhjeje më mjaftoi të kërkoj dokumente të
hapura, por të paditura ose të pabëra publike, jo vetëm në arkivat
shqiptare, por edhe në ato të huaja. Ky në thelb është edhe libri: së
pari rrëfimi i hollësishëm çfarë ka bërë Mehmet Shehu gjatë udhëtimit
të tij prej pesë ditësh e gjysmë që nga porti detar francez i
Sherburgut deri sa zbarkoi në molin e Nju Jorkut. Në transoqeanikun
“Queen Elizabeth” qenë me të vërtetë edhe Josip Broz Tito si edhe i
biri i Cërçillit, Randolfi. Në vijim të zbardhjes së të vërtetës,
akuzës së Enver Hoxhës, të cilën e mbështeti gjer në prishjen e
diktaturës edhe Ramiz Alia, për takimin spiunor në mjedise të anijes
britanike, kërkova dhe grumbullova një sasi imponuese dokumentesh për
Mehmet Shehun dhe 21 ditët e qëndrimit të tij në Nju Jork. Madje jo
vetëm për të, sepse ngjarja është tepër e ndërlikuar dhe momentet që
kalon historia shumë intense dhe të acarta. Për t’i shërbyer edhe
dëshmimit të vitit 1960, ku Tirana zyrtare ishte në një betejë
kundërshtuese me Nikita Hrushovin dhe vetë kampi socialist, siç quhej
atëherë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore, i
sjell lexuesit pamje krejt të reja deri për Titon (u shtrëngova të
lexoj disa nga librat e tij), pa lënë mënjanë madje as Fidel Kastron
apo krerët e tjerë bolshevikë që morën pjesë në atë shtator-tetor 1960
në punimet e Kombeve të Bashkuara. Kështu i kam verifikuar dhe rrëfyer
të njëzetë e një ditët e qëndrimit të kryeministrit shqiptar në Nju
Jork në një mënyrë maksimalisht të faktuara, sa që shpresoj se lexuesi
në mënyrë të pavarur mund të dalë në një opinion të vet në se ajo që
ndodhi në pasmesnatën e 18 dhjetorit 1981 ishte aksident pas një krize
nervore, vrasje e drejtpërdrejtë, pasojë e një beteje të brendshme për
pushtet apo përleshje mes agjenturash të Lindjes dhe të Perëndimit për
të mundur të vendosnin në krye të Shqipërisë, pas vdekjes së Enver
Hoxhës, njeriun e ndikuar prej tyre apo të afërt me ta. Në hetimin tim
për t’iu afruar të vërtetës kam shkuar edhe më tej: vëzhgimin e pesë
ditëve të kthimit me anijen “Liberte”, të Mehmet Shehut, deri në
brigjet franceze, udhëtimin e tij me tren drejt Parisit, më pas Romës,
pastaj qytetit të Barit, prej ky avioni qeveritar i ardhur nga Tirana
e ngriti në ajër dhe e uli, në 22 tetor, në aeroportin e Rinasit.
-Pra ju nuk mund të na tregoni diçka të pazakontë nga ditët e
udhëtimit të Mehmet Shehut në “Queen Elizabeth” dhe as në Nju Jork?
Ylli Polovina-Në nderim të lexuesit dhe tuajës do ta kisha këtë
dëshirë, por është e pamundur. Kjo histori është aq komplekse sa duhet
treguar çdo faqe e librit. Ju siguroj se vetëm kështu mund të dalësh
në një opinion për atë që realisht ka ndodhur. Jo një faqe të mungojë,
por edhe një paragraf, e mjegullon apo edhe e pështjellon sqarimin e
gjërave. Libri në formën e tanishme ka 240 faqe, ndërsa kur e
përfundova në dorën e parë, madje edhe në të dytën, kishte pothuaj
dyfishin e përmasave. Kam kondensuar gjithçka, maksimalisht. Të mos
harrojmë se ajo që lidhet me arsyet e jetëhumbjes së Mehmet Shehut dhe
shkatërrimit të të gjithë familjes së tij (u vetvra njëri nga tre
djemtë, Vladimiri dhe vdiq në rrethana të paqarta Fiqireti,
bashkëshortja) hyn, gjithnjë sipas meje, në intrigën më të madhe që ka
thurur ndonjëherë politika shqiptare pasi u pavarësuam si shtet në 28
nëntor 1912. Në një farë mënyre kjo ku kam depërtuar është
“mbretëresha” e intrigave të trojeve tona. Dëshiroj shumë që
bashkëkombësit ta njohin për të kuptuar ligësinë e saj dhe kështu qenë
më të imunizuar nga dhjetëra e qindra kurthe të tjera që politika ngre
në luftën për pushtet. E kam bërë fije për pe “Tablonë sinoptike” jo
për hatër të personave të veçantë, në këtë rast të Mehmet Shehut apo
të Ramiz Alisë, por për të bërë të ditur mekanizmin dinak të intrigave
dhe trysninë e madhe deformuese që ato bëjnë mbi të vërtetën
historike.
-Viti 1960, ku libri juaj ngërthen ngjarjen, është tepër i largët.
Keni gjetur ndonjë dëshmitar të gjallë.
Ylli Polovina: Prej njerëzve të pranishëm në delegacionin që shkoi në
Nju Jork ka mbetur vetëm njëri: Agim Popa. Atë kohë ishte i ngarkuar
me detyrën e përkthyesit. Gjithë të tjerët nuk jetojnë më. Disa, ata
që në “Tablonë sinoptike...” nuk u akuzuan si bashkëpunëtorë të Mehmet
Shehut, janë ndarë nga jeta për shkaqe natyrore. Të gjithë ata për të
cilët u tha se qenë bashkëpunues agjenturorë me kryeministrin, janë
pushkatuar. Asnjë nuk mbeti gjallë.
-Cili ka qenë sipas jush raporti mes Ramiz Alisë dhe Mehmet Shehut?
Çfarë nuk shkonte?
Ylli Polovina: Karakteret e tyre, po ashtu edhe temperamentet qenë
shumë të kundërt. Alia nuk është tip konfliktual, Shehu shumë i tillë.
I pari nuk priret nga dhuna, të paktën atë masive e ka mospëlqyer.
Kryeministri shqiptar ishte i anasjelltë. Ndërkohë inteligjenca e
Mehmet Shehut ka qenë shumë më e epërme. Po ashtu adhurimi për
teknologjinë perëndimore. Ideologjikisht të dy mbeten të njëjtë,
komunistë të profilit stalinist. Por në atë që ndodhi, pra në të
gjithë funksionimin dhe egërsinë e intrigës me titullin “Tabloja
sinoptike” në çështjen përse Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia nuk kanë
shkuar ka një shtysë të parë dhe një arsye shumë kryesore. Luftohej
për vendin e pasuesit të Enver Hoxhës. Në këtë përleshje Alia nuk ka
qenë aq fort i butë dhe Shehu aspak aq i dhunshëm sa dukej.
-Pas botimit të librit a keni pasur ndonjë reagim nga familja e
Mehmet Shehut, Enver Hoxhës apo nga vetë Ramiz Alia?
Ylli Polovina: Jo. Sidoqoftë do të mirëkuptoja çdo sjellje e qëndrim të tyre.
-Si po shkon libri?
Ylli Polovina: Është ende herët, por situata politike në vendin tonë e
ka ngarkuar deri në fyt jetën publike me problemet e saj dhe jo për
librin tim, por as për shfaqje teatrore, koncerte apo botime
enciklopedike nuk ka vend. Ka rënë deri edhe blerja e ëmbëlsirave,
madje edhe e akulloreve, edhe pse është jo pak vapë. Ndërkohë sistemi
ynë librar është ende mjaft mosfunksionues.
Më mban shpresa se mos lexues bashkëkombës jashtë vendit, sidomos në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvillohen ngjarjet, të porositin
ndonjë kopje pranë Librarisë “Shtëpia e Librit” (Shtë
piaeLibrit.com),
Tiranë, e cila punon online dhe është mjaft e organizuar për t’i
shërbyer me porosi lexuesve shqiptarë anë e kënd botës.

Letër nga Italia ...

LETËR  PËRSHËNDETËSE  ME  RASTIN  E  PROMOVIMIT  TË LIBRIT  “DR. IBRAHIM RUGOVA ARKITEKTI I DARDANISË SË RE -  REPUBLIKA E  KOSOVËS” TË AUTORIT
ENGJËLL KOLIQI


View 100_7579.JPG in slide show

               Mysafirë të nderuar  dhe autori i librit ,përshëndetje vëllazërore nga Italia.Duke mos pasur mundësi të jem prezent në këtë manifestim kaq të mirë e domethënës ,po ju dërgoj këtë letër dhe me disa rreshta dua t’ju uroj daljen në dritë të këtij libri i cili është përgatitur me përkushtim të veçantë nga autori i tij,miku im i shtrenjtë Engjëll Koliqi pena e të cilit nuk ka pushuar kurrë së shkruari për kombin tonë,gjuhën dhe kulturën e tij si dhe figurat e shtrenjta e me vlerë universale për gjithë humanizmin siq janë  Gonxhe Bojaxhiu dhe Presidenti historik i Kosovës- Ibrahim Rugova.
             
               Pas  botimit të librit “Ylli i Dardanisë rrezaton Tokë e Qiell” dhuratë shenjtëreshës së parë shqiptare Nënë Terezës në të cilin isha një nga dhjetëra bashkëpuntorët që dhanë kontributin letrar dhe moral në rrumbullakësimin e kësaj vepre të shkëlqyeshme të Engjëllit që e botoi Rugova Art në vitin e kaluar, pata nderin t’i përgjigjem edhe njëherë ftesës fisnike të Autorit që të bashkëpunoj me të dhe të jap kontributin tim në hapjen e kujtimeve dhe përtërirjen e memorjes historike nga vitet dramatike që pata rastin ta njoh për së afërmi shkrimtarin,kritikun,albanologun,demokratin dhe krijuesin e realitetit të ri në pjesën e fundit të shekullit të kaluar në hapësirën me vitale të Dardanisë antike,Presidentit të parë të Kosovës Dr.Rugovës.

               Ishte pikërisht Rezistenca Aktive me mjete jo violente ,e zgjedhur nga Lideri i popullit kosovar si dhe autoritetet morale si Anton Çetta dhe Don Lush Gjergji të përdorura si për motive taktike(për shkak se okupatori serb kishte superioritetin ushtarak dhe kontrollin mbi territorin) ashtu edhe për motive strategjike që kishte të bënte me sferën morale e cila dallohej  nga ideologia,pikërisht në vendimin e madh që të viheshin në ballë të Pajtimit të Madh Kombëtar  duke hequr Kodin e gjakmarrjes dhe zëvendësuar me praktikën e ndieshme të Faljes dhe Paqes vëllazërore brenda kombit tonë.

               Kjo  në atë kohë ishte mënyra më e mirë para botës me të cilën u dëshmua se Lëvizja e Rezistencës e Dr.Ibrahim Rugovës nuk u përkufizua vetëm në teknikat e non-violencës por që tensioni moral që kishte ajo, ishte vetvetiu çlirues, kreator i raporteve të reja brenda Ballkanit dhe me përdorimin e memorjes historike për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e popullit ,duke e përgatitur për sfidat finale të mbijetesës fizike në vitet e luftës çlirimtare për  krijimin të shtetit më të ri në Evropë si garanci për paqen në rajonin e mesdheut dhe gjithë kontinentit.

               Në fund dua ta falenderoj Engjëllin për punën e madhe e te pandërprerë në 20 vitet e fundit të qëndrimit të tij në shtetin italian,ku shkoi si  i përndjekur pikërisht për shkak të patriotizmit të tij.Edhe pse nuk pati fatin të jetojë në kushte të ekzilit “ të artë” si disa intelektualë tjerë të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Evropës,Engjëlli çdo moment të lirë e shfrytëzoi jo vetëm në krijimtari letrare por edhe për Unifikimin e shqiptarëve të shpërndarë në të gjitha regjionet e Italisë.Në shtetin ku paragrafi i parë i nenit 1 të kushtetutës thotë se është Republikë demokratike e bazar mbi punën ,Engjëlli çdo fund jave e shfrytëzonte që të takohej me veprimtarë në mesin e bashkatdhetarëve tonë,sa në Romë,Bari,Torino,Padova,Milano,Veneci,Palermo,etj.

               Me mijëra kilometra me qëllim të unifikimit dhe dëgjimit të kërkesave tona të drejta për të qenë të lirë dhe të pavarur,si dhe faktorizimit të shqiptarëve si element i integruar në shtetin ku jetojnë dhe punojnë.Ai nuk u ndal as kur Shqipëria po përpëlitej në virtin 1997 për të mbijetuar nga trazirat e as gjatë viteve 98-99 të Luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës,kur e pamë në ballë të manifestimeve dhe demostratave të shumta për përkrahjen e saj.
               Ishte i pari që ia dha në dorë Komandantit  amerikan të Bazës Nato në Viçenca, Peticionin e shqiptarëve ku kërkonim intervenim direkt të Amerikës dhe Natos në Kosovë në Manifestimin me 21 mars të vitit 1998,dy javë pas flijimit të Prekazit.Ishte moment emocional  i papërsëritshëm kumtimi para masës së bashkëkombësve kur të deleguarit tonë dolën nga Baza Nato dhe treguan fjalët e gjeneralit se Amerika do të përkrahë me të gjitha mjetet luftën për çlirim të popullit të Kosovës.
               Engjëlli nuk u ndal asnjëherë në angazhimet e tij dhe cak i vizitave të tij ishin edhe qytetet ku jetojnë vëllezërit tanë arbreshë që aqë shumë u munduan ti ndihmojnë Kosovës dhe Shqipërisë.Ishte shpesh në mesin e atyre që aqë shumë i deshti dhe e deshtën dhe nderuan Presidentin Rugova,dhe që me 17 Shkurt 2008 në dritaret dhe ballkonet e shtëpive të tyre në gjithë Gadishullin Appenin nxorrën të valojë Flamurin kuq e zi,flamurin e Skenderbeut për të festuar Ditën e madhe të jetësimit të projektit kapital të dr.Ibrahim Rugovës-Shtetin e Kosovës së Lirë e Sovrane.

               I dëshiroj shëndet të mirë dhe vazhdim të punës krijuese,mikut tonë nga Stublla e lashtë,Engjëll Koliqit.

 


 Me 2 qershor 2011 ,Padovë(Itali)                                                   Gëzim Muçolli






NJOFTIM NGA LSHK




Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Njoftim

Kryesia e LSHK-së ka marrë vendim që sivjet koordinues i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 10-11 qershor 2011, në Prizren, të jetë Abdyl Kadolli.

Organizimin për “Orën e Lidhjes” do ta ketë Sh. Galica, për  “Mbrëmjen e poezisë” - S. Basha, për orën letrare për fëmijë – B. Baliu, për përurimin e librave – R. Ramabaja, kurse për sesionin letrar – A. Hoxha dhe për ekspozitën artistike dhe vizitat e monumenteve – S. Fetiu.

Kryesia e LSHK-së  kohë parë ka ftuar  këta anëtarë të LSHK-së  që të konfirmojnë pjesëmarrjen duke dërguar edhe nga një poezi të papublikuar (jo më të gjatë se 30 rreshta) për të konkurruar për çmimin Metafora, I, II, III (afati për konkurim ka qenë deri më datën 25 maj 2011; nëse nuk dërgohen punimet, konsiderohet se të ftuarit kanë hequr dorë nga pjesëmarrja). Poezitë deri në datën e theksuar duhet  të dërgoheshin  në e-malin: lshk2009@hotmail.com.këta anëtarë të LSHK-së:


1.     Abdullah Thaçi

2.     Abdyl Kadolli

3.     Adem Zaplluzha

4.     Adem Zejnullahu

5.     Agim Desku

6.     Agim H. Berisha

7.     Albina Idrizi

8.     Ali Alidemaj

9.     Arif Bozaxhi

10.             Arsim Halili

11.             Avdi Ibrahimi

12.             Avni Dehari

13.             Bajram Kosumi

14.             Bardh Frangu

15.             Bedri Halimi

16.             Bedri Zyberaj

17.             Behram Hoti

18.             Beqir Buzuku

19.             Brahim I. Avdyli

20.             Daut Demaku

21.             Dibran Fylli

22.             Dren Shala

23.             Drenusha Zajmi – Hoxha

24.             Esat Loshaj

25.             Fatime Ahmeti

26.             Flora Brovina

27.             Flori Bruqi

28.             Ganimete Podvorica

29.             Gëzim Ajgeraj

30.             Gjon Gjergjaj

31.             Hajdin Abazi

32.             Hydajet Hyseni

33.             Ibish Neziri

34.             Ibrahim Skënderi

35.             Ismet Markoviq

36.             Jonuz Fetahaj

37.             Liri Loshi

38.             Martin Çuni

39.             Mazllum Baraliu

40.             Mehmedali Rexhepi

41.             Merxhan Avdyli

42.             Mexhid Havolli

43.             Miradije Ramiqi

44.             Muhamed Kërveshi

45.             Mustafë Xhemaili

46.             Nebih Bunjaku

47.             Nexhat Çoçaj

48.             Nexhat Rexha

49.             Nezir Prokshi

50.             Nuhi Veselaj

51.             Prend Buzhala

52.             Qerim Pllana

53.             Qibrije Demiri

54.             Rasim Selmanaj

55.             Rexhep Hoxha

56.             Riza Greiçevci

57.             Rrustem Geci

58.             Sabahate Byci

59.             Sabile Basha

60.             Sabit Idrizi

61.             Sadik Përvetica

62.             Sadri Fetiu

63.             Sadri Kelmendi (ka vdekë para disa ditësh)

64.             Sali Bytyçi

65.             Sanije Ahmeti – Dubova

66.             Sarë Gjergji

67.             Sejdi Berisha

68.             Selajdin Krasniqi

69.             Skënder R. Hoxha

70.             Shefqet Rexhepi

71.             Shqipe Hsani

72.             Tafil Duraku

73.             Valentina Saraçini

74.             Veli Veliu

75.             Yrjet Berisha

76.             Isamil Syla

77.             Nuhi Vinca

78.      Zejnel Beksac

79.      Agim Rifat Jeseren

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...