2011-06-09

ETNONIMI KOSOVAR DHE KUPTIMI HISTORIK I TIJ

Begzad BALIU

 Emri i Kosovës si toponim dhe emri kosovar si etnonim janë dy elementet onomastike të cilat do të mund të diskutoheshin jo vetëm duke iu qasur nga aspekti gjuhësor e historik, por edhe nga aspekti semasiologjik, shoqëror, politik, diplomatik, motivor etj. Le t’i shohim njëherë emërtimet Kosovë si toponim dhe kosovar si etnonim:
-Kosovë, emër historik për territorin jo aq të përcaktuar të Dardanisë antike;
-Kosovë, emër i Krahinës së Kosovës nën regjimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë;
-Kosovë, emër i Republikës së Kosovës në vitet 1989-1999;
-Kosovë, emër i sotëm i Kosovës;
- Mala Kosova (Kosova e Vogël), emër i një pjese të Kosovës që kap kryesisht krahinën e Llapit dhe një pjesë të Rrafshit të Kosovës;
- Kosova dhe Metohija: në trajtë administrative serbe e shekullit XX.
Ndryshe ndodh ndërkaq me rrafshin historik dhe gjeografik të etnonimit kosovar:
-Kosovar: etnonim. Njëri prej etnonimeve shqiptare, si dibran, mirditor, shkodran, llapjan etj. Në shumë këngë shqipe të Kosovës, thuhet: “Jam shqiptar, kosovar”.
-Kosovar: përcaktues i popullatës shqiptare në territoret e ish-Jugosllavisë nga nënshtetasit shqiptarë të Shqipërisë londineze;
-Kosovar: etnonim i përbashkët për të gjitha etnitë që jetonin brenda Kosovës nga regjimi i ish-Jugosllavisë;
Kosovar: përcaktues etnik për vetveten nga shqiptarët e Kosovës së dëbuar dhe të vendosur me ndihmën e bashkësisë ndërko­mbë­­tare në shtetet e treta, për t’u dalluar nga emri shqiptar (albanian) të cilën administrata ndërkombë­tare nuk e pranonte, prandaj si kompromis ndërmjet etnikut jugosllav, (i cili imponohej përdhunshëm në Maqedoni dhe insistohej në vendet e treta) arrihej në kompromisin kosovar;
-Kosovar: përcaktues i të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë nga administrata ndërkombëtare e UNMIK-ut, megji­thëse edhe ky nuk është stabilizuar plotësisht.

Në kuadër të fenomeneve motivuese, gjatë kësaj kohe ka kaluar edhe vetë etnonimi kosovar. Nëse shikojmë rrugëtimin historik të tij, etnonimi kosovar, deri në fillim të shekullit XX, ka mundur të barazohet me etnonimet e krahinave etnografike: gegë, toskë, çam, kosovar, dreni­cas, labriot, dukagjinas, rugovas, gallapas, llapjan etj., por pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pushtimit të Kosovës nga shteti serb, etnonimi kosovar nga shqiptarët e Shqipërisë së lirë ka përfshirë banorët shqiptarë të mbetur nën ombrellën e mbretërisë serbo-kroato-sllovene që quhej Jugosllavi. Për të njëjtit, ky etnonim ka vazhduar të mbulojë të gjithë shqiptarët deri në fund të këtij shekulli edhe nga politika shtetërore shqiptare.
Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë londineze, shqipta­rët e pushtuar nga sllavët e kanë quajtur veten e tyre shqiptar dhe kur e kur edhe kosovar, vetëm për atë pjesë të popullatës që ka jetuar brenda kufijve të Kosovës, ndërsa sllavofolësit i kanë quajtur me emrin e vjetër arbanas, ose edhe shiftari e shiptari (eufemizmë) dhe albanci, në të gjitha rastet në shkallë të administratës shtetërore.
Në shkrimet gazetareske dhe në fjalorin diplomatik të Europës nga të huajt etnonimi kosovar ka filluar të përdoret për shqi­ptarët që migruan këto dhjetë vjetët e fundit, mbase më shumë për të dalluar nga migracioni po kaq vërshues nga Shqipëria.
Tradita gojore shqipe e ka “shqiptar - kosovar” dhe anasjelltas: “jam shqiptar e kosovar” thotë rapsodi, mbase një shprehje e traditës, së ruajtur si “italo - arbëror” dhe “italo-shqiptar”. E ndihmuar edhe nga një ndërhyrje politike, pas vitit 1981, në traditën gojore emri mal(ë)sor në shumë raste erdhi e u bë sinonim i emrit shqiptar. Këngëtari popullor në shumë raste për toponimin Shqipëri përdorte toponimin Mal(ë)si, ndërsa për etnonimin shqiptar përdorte etnonimin malësor. Kjo trajtë, megjithëse jo në admini­stratë, përdorej në bisedimet e përditshme edhe brenda qarqeve politike e shkencore serbe. Një drejtues i Bibliotekës Universitare të Beogradit, duke më njoftuar për ardhjen e një punëtori të ri në Bibliotekën e albanologjisë, më thoshte: “Kemi pranuar një punëtor nga Mali i Zi, por ai është malësor e jo cërnogorac (sic!), me çka më jepte të nënkuptoja se, megjithëse punëtori i bibliotekës ishte nga Mali i Zi, ai nuk ishte me kombësi malaze, por shqiptare.
Etnonimi kosovar u bë pjesë e shtypit të përditshëm, e fjalorit diplomatik ndërkombëtar dhe më në fund edhe e dokumenteve personale të shqiptarëve nga Kosova. Natyrisht, kjo nuk ndodhi në të gjitha rastet. Deri sa në Shqipëri, në rubrikën e dokumenteve zyrtare nacionality shkruante: kosovar, në të njëjtin dokument në Maqedoni, për të njëjtën rubrikë, shkruante: YU (jugosllav), sikur edhe në të gjitha shtetet ku punonin shqiptarët nga Kosova që në fillim të viteve ’60.
Përkundrazi, refugjatët e luftës, si duket, qenë të parët që e thyen këtë rregull. Për herë të parë, në dokumentet me vlerë ndërkombëtare, shumë refugjatët e luftës nuk pranuan të nënshkru­hen në dokumentet e tyre shtetësinë jugosllave, por kërkuan që ajo të jetë shqiptare-kosovare, ose kosovare, siç arrihej me kompromis.
Shikuar nga aspekti juridik, me sa dimë ne, në këto dokumente (me vlerë ndërkombëtare), për herë të parë shte­tet ku u vendosën të dëbuarit, brenda sistemit juridik dhe legjislativ të tyre kanë pranuar identitetin dhe etninë e kosovarëve, pra, para se të pranohet shteti i Kosovës.
Pas mbarimit të luftës dhe vendosjes së administratës ndërkombëtare, në Kosovë, disa të ashtuquajtur teoricientë të kombit kosovar, kanë marrë nismën për përkufizimin e kombit kosovar. Përdorimi i emrit kosovar nuk ka mu­nguar as nga institucionet ndërkombëtare, me të cilën ata kanë emërtuar të gjitha nacionalitetet në një etnitetet të Kosovës.
Kujtimi i krijimit të kombit kosovar na kujton edhe një tregim nga historia. Sipas disa historianëve, në vitin 1966, qeveria e Beogradit kishte arritur në një vlerësim të caktuar sa të besonte se në Kosovë, përveç udhëheqësve politikë, ishte krijuar edhe një inteligjencë e mjaftueshme që t’i kundërvihej politikës dhe kulturës së Tiranës, prandaj duhej krijuar edhe kombi kosovar, e madje edhe shteti i Kosovës.
Pavarësisht nga historia, shqiptarët në Kosovë duhet të krijojnë konceptin e tyre rreth etnonimit kosovar, sepse kam përshtypjen që etnonimi kosovar nga ndërkombëta­rët ka filluar të konceptohet si një emërtim që deri dje mbulonte konceptin për etnonimin jugosllav, dhe mbulonte të gjitha etnitë e ish-Jugosllavisë. Në pasqyrën e regjistrimit të vitit 1972 u krijua një rubrikë e veçantë në kuadër të të gjitha etnitete­ve: sllovenë, kroatë, malazez, shqiptarë, maqedonas, jugosllavë, serbë, hungarezë etj. Teoricientët e krijimit të kombit kosovar, jo rrallë janë nisur nga konceptet çinte­gruese në shkallë kombëtare të dala dhe të reklamuara shumë dhjetë vjetët e fundit për gegët dhe toskët, për Veriun dhe Jugun e Shqipërisë etj., prandaj është e kuptue­shme pse mendimet e tyre janë pritur me reagime, me ftohtësi dhe madje me frikë.
Një gjë ndërkaq është më se e vërtetë. Sot edhe analistët që merren me studimin e çështjes shqiptare dhe ballka­nike guxojnë të thonë se ‘një komb i ri po lind’. Kjo dëshmon se brenda strukturës së këtyre teoricienëve sot nxisin, kontribuojnë dhe lobojnë edhe një numër i caktuar i të huajve.
Për ne tashmë shtrohet nevoja e disku­timit të kësaj çështjeje me vetëdije kritike për të sotmen dhe me vetëdije historike për të ardhmen. Ky është pro­blem kombëtar që duhet diskutuar me përmasat histo­rike të çështjes e kurrsesi me pikëpamje dhe vetëdije krahi­nore ose rajonale. Ky është problem që do një diskutim tjetër, një studim të ri.

DIMENSIONI KOMBËTAR DHE KRIJUES I JUSUF GËRVALLËS

Myrvete DRESHAJ - BALIU

E nisëm veprimtarinë tonë për Jusuf Gërvallën këtu në Deçan, gati dy dekada më parë, së pari si aktivitet kombëtar dhe së dyti si aktivitet kulturor, sepse për këto dy premisa na jepte mundësi qasjeje veprimtaria e Jusufit dhe e bashkëmendimtarëve të tij Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Biografia e tyre më së miri reflektonte gjeninë e krijuesit dhe ashpërsinë e konfliktit të tij me pushtuesin, të cilat realizoheshin njësishëm brenda vete . Çka të thuhet sot për Jusufin 25 vjet pas vrasjes? Për jetën dhe veprën e tij, para dhe sidomos pas vrasjes, një numër i studiuesve dhe kritikëve shqiptarë kanë botuar tekste publicistike, studime dhe vëllime në trajtën e monografive. Tekstet e tyre zakonisht kanë pasur karakterin e vlerësimeve e rivlerësimeve letrare e historike, si dhe vendosjen e veprës së tij në kontinuitetin e letrave shqipe. Qëllimi ynë është, që në rrjedhat e këtij kontinuiteti historiko-letrar, shpesh të prishur me kritere jashtëletrare, të shohim Jusuf Gërvallën, me një qasje që është e zakonshme në jubilarët e veçantë të tij.
I
Dimensioni i parë ka të bëjë me trashëgiminë, përkatësisht me familjen , e cila ka pasur ndikim të rëndësishëm në ndërtimin etnofilozofik të tij, për të vazhduar më tej me përmasat e tjera: përgatitjen arsimore, kulturore, shkencore, intelektuale dhe politike. Deri më tash është vlerësuar veprimtaria e tij atdhetare, si pjesëtar i lëvizjes historike për çlirim dhe bashkim kombëtar, e cila lidh momente të caktuara historike të lëvizjes kombëtare të vitit ’68 me vitin e madh ’81. Angazhimi i tij e ka çuar përpara dhe e ka plotësuar lëvizjen me intelektualë të kohës, për të cilët ajo kishte nevojë, sidomos pas rënies së tretë në burg të Adem Demaçit . Por, emri dhe vepra e tij, në lëvizjen kombëtare dhe në kulturën e letërsinë shqiptare marrin përmasa të reja veçanërisht pas vrasjes së tij. Kështu, historia e vrasjes së tij, konceptet politike dhe vepra e botuar apo e lënë në dorëshkrim, do të përplotësojnë njëra-tjetrën, sa me përmasat kulturore e historike të angazhimit të tij politik, aq edhe me vlerat letrare e estetike të shkrimit, interpretimit, përkthimit etj. 
Atdhetari dhe krijuesi Jusuf Gërvalla
II
Dimension në vete, nga shkrimet e botuara gjer tash, ka paraqitur krijimtaria letrare e tij, poezia: përmbledhjet poetike, “Fluturojnë e bien’’, “Kanjushë e verdhë”, “Shenjat e shenjta” dhe proza: romani “Rrotull”, ndërsa ne sot këtij dimensioni i shtojmë në të njëjtën përmasë edhe publicistikën, më saktë esenë politike, por pa e lënë mënjanë edhe tekstin dramatik.
1. Poezia
Jusuf Gërvalla i takon brezit të tretë të krijuesve të poezisë së sotme shqipe. Në këtë brez Jusuf Gërvalla, sikur edhe pak krijues të artit poetik, do të hyjë jo thjesht si krijues i artit letrar, por edhe si individualitet me prirje të shumanshme kulturore e intelektuale. Prandaj, në rrethet kulturore në përgjithësi dhe në ato letrare në veçanti, Jusuf Gërvalla është krijues i pranuar në shumë fusha: poet, prozator, përkthyes, publicist, interpretues. Është koha kur ky brez, ndryshe nga brezi i mëparshëm, hulumton në mënyrë individuale temat, idetë e gjuhën poetike, duke përmbysur rregullat e ngurta në mes përmbajtjes dhe formës. Përgjithësisht, është koha kur bashkekzistojnë forma dhe veçanti stilesh artistike, që krijuesit i hulumtojnë dhe i artikulojnë në mënyrë individuale, duke e begatuar procesin e shkrimit poetik me vepra origjinale e vlera të vërteta artistike. Krijuesit e këtij rrethi, kush më shumë e kush më pak, do të bëjnë eksperimente edhe të modës, ndërsa Jusuf Gërvalla nuk do të ngutet dhe me më vështirësi do të hyjë në këto aventura letrare dhe intelektuale. Ai ishte krijues që kishte mundësi më të mira se shumë krijues të tjerë për të eksperimentuar (ishte intelektual i pajisur me dije të përgjithshme dhe të veçanta), por nuk u dha pas tyre. Kjo është arsyeja pse ai, për një kohë, nuk do të arrijë që me poezinë e tij, të pranohet tërësisht si krijues i mirëfilltë. Në qoftë se me veprën e parë “Fluturojnë e bien” ai riaktualizon poezinë e kujtimeve të fëmijërisë me tërë toposet e vendlindjes, tashmë të njohur mjaft realizueshëm nga Martin Camaj e Azem Shkreli, por që tërheq vëmendjen e kritikës së kohës, në veprën tjetër “Kanjushë e verdhë”, ai arrin ta tejkalojë të parën edhe me gjerësinë e temave të reja edhe me artikulimin e tyre poetik. Ndërsa në vëllimin e tretë poetik “Shenjat e shenjta”(1979), opusi i poezisë së tij pasurohet edhe me elemente të sforcuara të lirikës personale, intime dhe të ironisë. Rëndësia e veprës së Jusuf Gërvallës në këtë brez vlerësohet si për ngulmimin e tij për të vazhduar kërkimin e temave nga bota e kujtimeve të fëmijërisë dhe mjedisi i vendlindjes, ashtu edhe për format e reagimit poetik ndaj këtij totaliteti jetësor. Bazë të krijimtarisë së tij poetike ai kishte përvojën dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, si dhe vlerat letrare të letërsisë evropiane e latino-amerikane, të cilën herë pas here e përkthente edhe vetë. Këtu rritej mundësia e bartjes artistike të përvojës jetësore dhe njohja me format më të pasura të realizimit të saj artistik. Poezia e Jusuf Gërvallës është një rrëfim lirik që niset nga frymëzimi sublim, real e i prekshëm, për të krijuar më tej tërësi kuptimore të strukturës poetike të saj. Gati i gjithë teksti poetik i kësaj poezie ndërtohet si rrëfimin subjektiv, po që sintetizon reflekse semantike, si në perceptimin e rrafshit të simboleve personale, ashtu edhe në rrafshin e shenjave kolektive: Nënës, përkatësisht Shtëpisë dhe Vendlindjes përkatësisht Atdheut. E megjithatë, poezia e tij në rrafshin tematik është e gjerë, ajo bartë esencat e universit letrar të letërsisë bashkëkohore shqipe. Në rrafshin e ideve është e pasur, ka palcën e shenjës kombëtare, jo si retorikë a patetikë, po si burim origjine. Në rrafshin emocional është medituese dhe e hapur, e përjetuar thellë dhe natyrshëm nga një shpirt i ndjeshëm lirik. Në rrafshin estetik reflekton shprehshmëri të vazhdueshme semantike, pa përpjekje për estetizim dhe hermetizim të saj, por me një kuptimsim metaforik më të hapur e krijim simbolesh vetjake e të rikuptimsuara .
2. Romani
Romani “Rrotull” i Jusuf Gërvallës , i shkruar dhe i përfunduar për të gjallë të tij, por i botuar vetëm pas vrasjes(1983) , paraqet një zhanër shkrimi që sjell elemente të reja e origjinale në lëmin e ligjërimit romanor. Ai sjell risi, sidomos, për mënyrën dhe organizimin e rrëfimit, për rolin e rrëfyesit, për procedimin e ligjërimit, për pasurinë gjuhësore dhe për elementet etnografike, të cilat ndërtohen mbi gjuhën e mjedisit. Edhe vetë titulli i romanit “Rrotull” mëton të shenjojë formën e ndërtimit dhe zhanrin e shkrimit. I gjithë romani “Rrotull” sjell një sistem shenjash, ku rrafshi i gjuhës së rrëfimit përligjëson strukturën e ndërtimit të brendshëm kuptimor (të ndërtimit të temës, të ideve, të ngjarjeve, të veprimeve të personazheve dhe të vetë fatit të heroit), si dhe formën e ligjërimit (të ndërtimit të një sistemi të veçantë komunikimi artistik), ku shenja (të folurit figurativ popullor ose me rrotulla, siç thuhet në Dukagjin), ngrihet në strukturë letrare të shkrimit. Përmes një fabule të thjeshtë, sikurse në përrallën popullore kodifikohen nyjat e rrëfimit të ngjarjes, rreth së cilave zënë e thuren ndodhitë njëra pas tjetrës, shtresohen përmasat e zhvillimit të një mjedisi dhe shpalosjet e gjendjeve të brendshme psikologjike të personazheve. Emërtimi i veprës, më në fund, ka të bëjë edhe me personazhin kryesor të romanit, Ketë Avdinë, jeta e të cilit ndërtohet dhe bartet në hapësirë dhe në kohë, herë si figurë e përrallës, herë si njeri i zakonshëm, e herë si hero i zhvillimeve historike në një mjedis të caktuar e më gjerë. Këtij personazhi, që sigurisht, na del më shumë i formësuar se sa të tjerët, sikur i japin të gjithë diçka nga vetja, për ta ngritur në shenjë-figurë, i cili pastaj bëhet bartës i dramave të tyre të brendshme shpirtërore dhe lidhës i fijeve të rrëfimit tekstor. Krijimi i episodeve dhe tablove të veçanta, që realizohen bukur në këtë roman, kanë një vendosje kompozicionale të lirë, dhe dalin me situata të papritura, herë të reales e herë të ireales. Kjo strukturë e poetikës së romanit përplotësohet, jo përmes tablove të gjera epike të ngjarjeve të mëdha historike, por përmes ngjarjeve e ndodhive krejt të përditshme, nga rrjedhin situata të përgjithshme jetësore, si varfëria, kurbeti, vetmia, mendësitë e vjetra, thashethemet, apo edhe shpërthimet emocionale, frustrimet e rebelimet. Romanin e karakterizon shpalimi i botës së brendshme të personazheve me një lidhje të thellë me mjedisin, që realizohen përmes monologëve e dialogëve karakteristikë, kapërcimeve dhe ndërhyrjeve të pasura, pehatjeve shpirtërore lirike me nuanca filozofike, ku reflekset e fjalëve e frazeologjizmave, fjalive e ligjëratave, pothuaj përherë na sjellin në fokus diskursin e tij të krijimit romanor. Që të gjitha këto elemente barten herë nga narratori e herë nga personazhet, si përpjekje e suksesshme për të forcuar kompozicionin tematik, në gjetjen e shtigjeve dalëse nga amullia e mjedisit që i rrethon personazhet, prandaj heronjtë dhe situatat sillen dhe zhvillohen në lëvizje të pashmangshme - rrethore.
3. Drama
Drama “Procesi” e Jusuf Gërvallës është vepra e fundit, e shkruar në rrethana të veçanta historike, jetësore, intelektuale dhe politike, e cila përbën një tërësi personazhesh tipike, të ndërtuar për qëllime pragmatike. Ajo artikulon ngjarje konkrete të ndodhura atyre ditëve në Kosovë, e të ndërtuara mbi proceset gjyqësore-politike, pothuajse të përditshme, që kryheshin kundër shqiptarëve në ish-Jugosllavi. I tërë procesi është mbështetur kryesisht në një fakt: mënyrën e gjykimit të veprimtarëve të Lëvizjes ilegale pas demonstratave të vitit 1981, të cilat reflektuan një reagim historik të kujtesës kombëtare të shqiptarëve për çlirim jo vetëm kombëtar, por sikur del këtu edhe social, politik e ideologjik. Drama ka një ndërtim skematik në modelin e trakteve dhe pamfleteve politike të kohës. Ajo edhe është shkruar për të përmbushur pikërisht ato synime. E veçanta e kësaj drame theksohet sidomos për faktin se është shkruar nga krijuesi me vizion dhe me rezultate të arrira në fushë të letërsisë, që deri atëherë e kishte mbajtur të ndarë pikëpamjen politike të tij me konceptin e krijimit letrar.
III
Dimensionin e tretë të jetës dhe veprës së Jusuf Gërvallës e paraqet publicistika, një fushë e realizuar kryesisht në shtypin ilegal të kohës. Ajo është pjesa më e sipërshfaqur ku pikëtakohen jeta dhe vepra e Jusufit në ‘misionin’ e përbashkët kombëtar dhe estetik të tyre. Mirëpo, ende mbetet e panjohur një pjesë e shkrimeve të kësaj natyre (kryesisht esetë politike të botuara në shtypin ilegal të Kosovës apo të Perëndimit), sikur edhe e disa prozave dhe reportazheve të shpërndara në shtypin ditor të Prishtinës e të Shkupit . Estetë e tij politike për sistemin kolonizues të Beogradit mbi Kosovën, portretizimi plotë ironi i Titos, vlerësimet politike për ngjarjet e vitit 1981 dhe sidomos paraqitja sarkastike e disa prej figurave politike të kësaj kohe nga radhët e shqiptarëve, edhe sot mbeten të pakrahasueshme në letrat shqipe .
Le të përfundojmë
Jusuf Gërvalla është figurë e rëndësishme e veprimtarisë politike kombëtare, pa të cilin është vështirë të ndërtohet sinteza programore e lëvizjes politike të shekullit XX. Ai është intelektuali që ka lënë gjurmë në fusha të shumta të artit, si: letrar, përkthyes , publicist, kompozitor e artist , të cilin e ndërpreu fati historik kombëtar. Ai është poeti e prozatori, që u formua në gjirin e kulturës kombëtare dhe nën ndikimin e krijuesve të mëdhenj botërorë. Ai është modeli i së djeshmes që mund të bëhet shembull i së ardhmes.
---------------------
Shënime dhe referenca
1.Shih, Kadri Rexha, Fati i luleve – Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Ndërmarrja botuese “Buzuku”, Prishtinë, 1993, f. 132. Biografisë së tij më gjerësisht i jam qasur në tezën e magjistraturës “Jusuf Gërvalla - jeta dhe vepra” (punim magjistrature), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Dega e Letërsisë, Prishtinë, 2002.
2.Shih, studimi Jusuf Gërvalla, ideologu i lëvizjes ilegale, në veprën “Konteksti i shkrimit”, Era, Prishtinë, 2004, f. 109-120; Hakif Bajrami, Politika e rikolonizimit serb të Kosovës me sllavë 1945-1948, “Era”, Prishtinë, 2002; Faridin Tafallari, Terror, dhimbje, qëndresë (Kujtime, dokumentacion, korrespondencë), Botim i autorit, Tiranë, 1997, f. 326; Shih, Xhafer Shatri, www. pasqyra.com.
3.Shih Ethem Çeku, Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, “Brezi ’81”, Prishtinë, 2003 dhe Struktura politike e ilegales së Kosovës, “Argeta-LMG”, Tiranë, 2006.
3.Shih, vëllimet me poezi të Jusuf Gërvallës: • Fluturojnë e bien. Biblioteka: Sofra, Redaktor: Anton Pashku, Recensentë: Azem Shkreli, Fahredin Gunga. Kopërtinën e punoi Blerim Luzha, “Rilindja”, Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1975, f. 71. • Kanjushë e verdhë. Biblioteka: Drita; Redaktor: Anton Pashku; Recensentë: Azem Shkreli dhe Eqrem Basha, Lektor: Riza Bicaj. Kopertinën e punoi: Rexhep Ferri. Korrektor: Nezir Selmani. “Rilindja”, Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1978, f. 87. • Shenjat e shenjta. Biblioteka “Valët”. Redaktor: Resul Shabani; Recensentë: Qerim Ujkani dhe Shaip Beqiri; Kopertinën: Aleksandër Kuzmanovski. “Flaka e Vëllazërimit”, Shkup, 1979, f. 66. • Bekimi i nënës, poezi të zgjedhura. Përgatitur nga Ramazan Vozga e Pandeli Koçi. Libri hapet me një tekst hyrës, pa autor. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1982. • VEPRA LETRARE. Parathënia: Dr. Sabri Hamiti. Veprat: Fluturojnë e bien, Kanjushë e verdhë, Shenjat e shenjta, Rrotull, Procesi, Botoi “Ora”, Prishtinë, 1992.
5.Kritikat e para për poezinë e Jusuf Gërvallës i kanë shkruar: Ali Aliu, Dy poetë që vijnë (1. Jusuf Gërvalla “Fluturojnë e bien”), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 6 qershor 1976, f. 17; Rrjedha dhe gjenerata në prozën tonë, “Jeta e re”, nr. 6, Prishtinë, 1974, f. 1088; Shih edhe Shaip Beqiri, Duke kërkuar qeshjen e një poezie, “Zëri i rinisë”, Prishtinë, 21 tetor 1978, f. 11, 12, 13, 14; Emin Kabashi, Gjeografia e kuptimit poetik (J. Gërvalla, Kanjushë e verdhë, Rilindja, 1979), “Fjala”, nr. 21, Prishtinë, 1 dhjetor 1979, f. 6; Teki Dervishi, Dy Jusuf Gërvalla, “Zëri”, Prishtinë, 18. 1. 1992, f. 45; Flatra dhe nëntokë, (Sivjet u botua libri i poezive të Jusuf Gërvallës “Fluturojnë e bijnë”), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 21 dhjetor 1975, f. 20; Jeta e episodeve tragjike, “Zëri”, Prishtinë, 18. 1. 1992, f. 32; Sylejman Syla, Poezi shfryrjesh të sinqerta, (J. Gërvalla, Fluturojnë e bien, “Rilindja” Prishtinë, 1975), -“Fjala”, nr. 4, 1976, Prishtinë, f. 5; Mehmet Kraja, Poezi frymëzimi, (“Kanjushë e verdhë”), “Rilindja”, Prishtinë, 19. 8. 1978, f. 15; Bajram Sefaj, Shkurt. Poezi! (fjalë rasti, mbi poezinë e J. Gërvallës, duke shfletuar përmbledhjen e parë Fluturojnë e bien), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 21 shtator 1973, f. 11; Xhemail Mustafa, Imazhi asociativ, “Zëri i rinisë”, Prishtinë, 12 gusht 1978, f. 12; Kadri Rexha, Këto këngët e mia janë zë i butë i fushës, “Rilindja”, Prishtinë, 15. 9. 1979, f. 13. Pas vdekjes së Jusuf Gërvallës, mendimin e tyre vlerësues tash jo vetëm për poezinë, por edhe për romanin dhe dramën i kanë shfaqur edhe kritikët: Pandeli Koçi, Poezi që buron nga zemra (Shënime për librin Bekimi i nënës të Jusuf Gërvallës); Ramazan Vozga, Zë origjinal, me botë të gjerë poetike (Vëllimi “Bekimi i nënës”, i J. Gërvallës), “Drita”, Tiranë, 6 mars 1983, f. 6; Sabri Hamiti, Bisedë me Jusufin (fragment), “Rilindja”, Prishtinë, 19 janar 2002, f. 20-21; Myrvete Dreshaj-Baliu, Poetika e veprës së Jusuf Gërvallës (studim monografik), “Zëri i Kosovës”, (gjashtë vazhdime), korrik-shtator, Cyrih, Zvicër, 1995; Portretet (Jusuf Gërvalla), “Shpresa”, nr. 1, Prishtinë, 1995; Vendlindja, muzë e këngës, “Bujku”, qershor 1994.
6.Jusuf Gërvalla, Rrotull, roman, Shtëpia botuese “Naim Frashëri” Tiranë 1983. Parathënia: Ismail Kadare, f. 127.
7.Shih, Pandeli Koçi, Romani Rrotull i Jusuf Gërvallës, “Zëri i popullit”, Tiranë, 18. 1. 1984; Lumira Berati, Romani Rrotull i Jusuf Gërvallës, “Pishtarët e lirisë”, Tiranë 1992 f, 39; Sabri Hamiti, Vrasja e poetit, në “Tema shqiptare”, Rilindja, Prishtinë, 1993, f. 110-115.
8.Jusuf Gërvalla, Procesi, (dramë), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1993; Procesi, (dramë), Gjilan, 2002. Shih edhe vlerësimet mjaft kontradiktore për dramën, deri në vënien në dyshim të autorësisë së saj: Mehmet Kraja, Midis idealit politik dhe vokacionit krijues, “Fjala”, Prishtinë, qershor 1992, f. 11; dhe Rreth veprës së Jusuf Gërvallës, “Rilindja”, Prishtinë, 27 qershor 1992, f. 7.
9.Më parë se në shkrimet e botuara në shtypin ilegal, konceptet njëherë sociale e pastaj edhe politike i ka shprehur në reportazhet e botuara te të përditshmet e Prishtinës dhe të Shkupit, “Rilindja” dhe “Flaka e vëllazërimit”. Shih reportazhet: Shoku im s’mund të mësoj më, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 24. 9. 1971, f. 12; Ky s’është përgojim, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 16. 4. 1971, f. 13; Edhe bilbili e fle natën, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 24. 9. 1971, f. 12; Djaloshi i hajthëm, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 10 shtator 1971, f. 12; Me kompleksin e Anteut?, “Jehona”, Shkup, nr. 3, 1972, f. 31-35; Me kompleksin e Anteut?, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 11 janar 1972, f. 12.
10.Disa vjet më parë kërkimet e mia në këtë fushë të gjenisë së tij letrare i kam përmbledhur nën titullin e përbashkët Ik o natë, po këndon agimi, një vëllim që nuk botua, i cili kujtoj, përfaqëson modelin e reflektimit intelektual të tij.
11.Danillo Kish, Klepsidra, Redaksia e botimeve “Rilindja”, Prishtinë, 1979; dhe Shënimet e një të krisuri, (fragment), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 11 janar 1976, f. 19; Imazhe nga udhëtimet (fragment). “Rilindja”, Prishtinë, 14. 12. 1975, f. 10; Mesha Selimoviq, Rropatja në tokën tënde, vdekja në dhe të huaj. “Flaka e vëllazërimit, Shkup, 2 nëntor 1975, f. 18-19; dhe Beqir Toska (fragment nga romani “Kështjella”), “Jehona”, nr. 1, Shkup, 1977, f. 49-57; Ciril Zlobec, Amshimi im i shkurtër, Prishtinë, 1978; Të përshëndes mëkat, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 30, 31 dhjetor 1978 – 1, 2 janar 1979 f. 24. Poezi: Qetësia, Vetmia, Amshimi im i shkurtër. “Zëri i rinisë”, Prishtinë, 14 tetor 1978, f. 13; Marko Kravos, Ngushllim, “Rilindja”, Prishtinë, 25. 9. 1977, f. 11; Zhivko Çingo, Sëmundja e Atanas Ivanovskit, “Flaka e vëllazërimit, Shkup, 11. 4. 1971, f. 17; Platoni, Shpifësit e mi janë dy faresh, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 15 korrik 1973, f. 10; Miguel Anhel Asturias, Legjenda e Guatemalës, “Rilindja”, Prishtinë, 1979, 144 faqe; Legjenda e Kademos, “Zëri i rinisë”, Prishtinë, 2 shtator 1978, f. 14-15; Franc Kafka, Meditime, “Bota e re”, Prishtinë, 14. 10. 1974, f. 14-15; Franc Kafka, Procesi “Rilindja”, Prishtinë, 19 janar 2002, f 19; Xhems Xhojs, Uilsi, “Bota e re”, Prishtinë, 13. 10. 1974, f. 14-15; Ernest Heminguej, Dielli lind përsëri, (fragment), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 16-17 nëntor 1975, f. 11; Aziz Nesin, Fikri beu, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 14 maj 1972, f. 17; E tillë ishte jeta ime letrare. Nathalie Sarraute (Nathalie Saro) në një bisedë me shkrimtarët dhe kritikët frëng, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 12. 4. 1972, f. 15; Cassar Leante, Letërsia e sotme kubaneze, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 12 maj 1972, f. 14.
12.Shih artikujt e Jusuf Gërvallës në fushë të muzikës: Tekstet e melodive t’ia përshtatim realitetit tonë, “Rilindja”, Prishtinë, 22. 12. 1976, f. 12; Për një manifestim të dobishëm muzikor, “Rilindja”, Prishtinë, 14. 9. 1976, f. 10; Problem është mënyra, ndoshta, “Rilindja”, Prishtinë, 22. 9. 1976, f. 10; Prezantim që ka mundur të jetë më i suksesshëm, “Rilindja”, Prishtinë, 23. 2. 1975, f. 11; Pietet ndaj jetës, punës dhe moralit të ri, “Rilindja”, Prishtinë, 20. 4. 1979, f. 16; Të shijojmë të gjithë pemët e rralla, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1. 8. 1971, f. 16, si dhe vlerësimet e studiuesve më pas, për kontributin e tij në këtë fushë: Pandi Bella, Jusuf Gërvalla si adhurues i tingujve, “Pishtarët e lirisë”, Tiranë, 1992 f, 49; Rafet Rudi, Simbiozë e sensibilitetit të poetit dhe muziktarit, “Forumi”, nr. 14, Prishtinë, 21. 2. 1994, f. 14.

Monografia JUSUF GERVALLA-Jeta dhe vepra‏

View Mirvete B...jpg in slide show
Kohe me pare  doli nga shtypi libri i Prof. as. dr. Myrvete Dreshaj - Baliu, Jusuf Gervalla -jeta dhe vepra. Vepra eshte sinteza me e mire e shkruar deri me tash per jeten dhe vepren letrare te Jusuf Gervalles. 
 
Libri ka 255 faqe.
 

PARATHËNIE

 
Tema e lidhur me emrin e Jusuf Gërvallës, fillim­isht vetëm me jetën e tij, më ka nxitur të merrem që kur isha nxënëse dhe prej saj nuk kam mundur të lirohem as si gjimnaziste, kur bashkë me disa shokë e shoqe kishim themeluar një grup politik në frymën e idealeve dhe të idealistëve si ai, as si studente kur dijes sime, përtej biografisë së tij jetësore, i ishte shtuar edhe biografia e tij intelektuale dhe krijuese. Kjo mund të duket mbase krejt personale, por duke dëgjuar fillimisht tregimet e bashkë­ko­­hësve për misionin e tij dhe duke dëgjuar më vonë rrëfimet e nënës Ajshe për fatin tragjik të familjes së saj, nuk kam mundur të mos e ndërtoj edhe unë një botë më vete për historinë e tij jetësore, familjare dhe më në fund kombëtare. Që nga manifestimet përkujtimore, (të filluara së pari si aktivitet kombëtar dhe së dyti si aktivitet kulturor, që më 1988) kur fillova t’i recitoj poezitë e tij dhe të shkruaj më vonë për veprën e tij (në temën e diplomës së Universitetit të Prishtinës), ngacmimi më shfaqej veçmas në çaste ballafaqimi me nënën e tij. Nga ajo kisha dëgjuar, në një qetësi dhe krenari, për fëmijërinë, për fatin tragjik të familjes dhe sidomos për misionin e tij. Ishin disa rrëfime, të cilat, në fund të fundit, nuk dilnin jashtë kornizave të baladave e këngëve të lashta, që vinin nga thellësia e botës shqip­tare, duke u përsëritur nga brezi në brez deri në fund të shekullit XX.
Nga ajo që kisha dëgjuar nga miqtë, kolegët dhe bashkëveprimtarët e Lëvizjes ilegale për rolin e shum-anshëm të tij në procesin e rezistencës së popullit të robëruar të Kosovës dhe të luftës për liri e pavarësi, biografia e tij më së miri më reflektonte gjeniun e krijuesit dhe ashpërsinë e konfliktit të tij e të popullit të tij me push­tuesin, të cilat realizoheshin njësishëm brenda vetes. Për­masa e angazhimit të tij më dilte e shum­anshme: publicist, përkthyes, krijues, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe organizues e ide­olog i saj.
Ndoshta mu për këtë, fati i këtij autori dhe reflek-timi i jetës dhe i veprës së tij në ndërti­min e kësaj monografie, ndeshen me një element të përbashkët, me kujtesën time dhe me ndikimin e saj në këtë proces krijues. Ky element, si shenjë e kujtesës së përbashkët për veprimtarinë brenda së njëjtës Lëvizje, mund të jetë veçoria personale, që në këtë rast na bashkon si objekt dhe si subjekt.
Në këtë rrjedhë, interesimi im për t’u marrë me hulumtimin dhe me studimin e veprës jetësore, intelektuale dhe letrare të Jusuf Gërvallës, lidhet me përpjekjen time për ta rikthyer atë si objekt kërkimi, në kohën kur për studimin e jetës dhe veprës së tij ende mungonte guximi i mjaftueshëm intelektual dhe qytetar ndër studiuesit dhe ndër institucionet tona shkencore.  Vepra e tij letrare ishte bërë objekt i kritikës vetëm deri në vitin 1979 (Ali Aliu, Emin Kabashi, Teki Dervishi e Sylejman Syla), por pas largimit nga Kosova, në jetën kulturore e letrare ishte kthyer pjesërisht vetëm në Tiranë (Ismail Kadare, Pandeli Koçi, Ramadan Vozga e Lumira Berati), ku ishin botuar edhe dy vepra letrare të tij: Bekimi i nënës (përmbledhje me poezi të zgjedhura) dhe romani Rrotull. Ai do të rikthehet në letrat shqipe në Kosovë vetëm pas vitit 1990, kur do të botohen shumë shkrime rasti, me theks të veçantë për aktivitetin e tij politik dhe kur do të botohen disa prej vlerësimeve më të plota për veprën e tij letrare-artistike nga veprimtarë dhe studiues: Kadri Rexha, Sabri Hamiti, Hydajet Hyseni, Agim Vinca etj.
Pavarësisht nga këto, veprimtaria e tij jetësore dhe sidomos vepra e tij krijuese, ende nuk janë bërë objekt i një studimi më të thelluar apo i një monografie të plotë, prandaj këtë përpiqet ta arrijë studimi ynë.
Pas viteve nëntëdhjetë një numër i studiuesve dhe i kritikëve shqiptarë, në vazhdimësi kanë botuar studime në trajtën e monografive për vepra, autorë e çështje të ndryshme të letërsisë shqipe. Këto monografi studimore janë kryesisht të trashëgimisë letrare, por më së shpeshti të autorëve të ndaluar për një gjysmë shekulli. Studimet, zakonisht kanë karakterin e rivlerësimeve letrare e historike dhe të paraqitjes për njohje, vlerësim dhe vendosje të autorëve e veprave në kontinuitetin e vlerave letrare shqipe. Edhe qëllimi ynë është që në rrjedhat e këtij kontinuiteti të shprishur me kritere jashtëletrare, ta rivendosim edhe Jusuf Gërvallën (me pjesën më të madhe të veprës letrare të botuar dhe të mbetur në dorëshkrim) me një studim që është e zakonshme t’i rrijë pranë veprës. Jo thjesht, për të shtuar një emër në listën e shkrimtarëve të përmendur, që bëjnë historinë e letërsisë shqipe, por në radhë të parë, për të hapur për diskutim artin krijues letrar të Jusuf Gërvallës. Po e bëjmë këtë me qëllim që të mos na ngjajë, si rëndom, që ndaj vlerave krijuese letrare të reagojmë me vonesë.
 Pra, projekti ynë synon që Jusuf Gërvallën ta shpërfaq jo vetëm si veprimtar të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe si emër të dalluar të letrave shqipe. Nëse jetën e tij e shohim të arsyeshme që ta paraqesim përmes pjesës së parë dhe brenda tre kapitujve: Jetës, Kulturës dhe Mitit të vrasjes, veprën e tij letrare e shohim të arsyeshme që ta vlerësojmë përmes tri njësive: Poezisë, Prozës dhe Dramës. Kjo vepër ka edhe një shtojcë që përmban të hulumtuar mjaft shterueshëm Bibliografinë përmbajtësore të botimeve të tij. Një numër i madh i këtyre teksteve (kryesisht nga publicistika) nuk kanë mundur të komentohen brenda studimit, sigurisht për shkak se ato nuk kanë ndonjë rol të veçantë për qasjen e tashme, por kanë rëndësi për opusin e përgjithshëm krijues të tij, prandaj bibliografia përmbajtësore e botimeve është dhënë në pjesën e tretë si evidencë e zgjeruar. Arsyeja e një paraqitje të tillë ka qenë fakti se sot, përkundër një numri të madh të shkrimeve kryesisht publicistike për Jusuf Gërvallën dhe veprimtarinë e tij, vepra e tij jo vetëm nuk është botuar e plotë, por është e panjohur në disa aspekte të saj. Në këtë bibliografi, në interes të krijimit të një pasqyre më të plotë, sidomos të mendimit të tij politik, kemi paraqitur edhe elementet ndihmëse të teksteve, si: mbititujt, nëntitujt, mestitujt, hyrjet ose rezymetë e tyre.
Në fund të kësaj parathënie nuk mund të mos i përmend vështirësitë e dala gjatë hulumtimit dhe grumbullimit të materialit. Jeta e tij në shumë aspekte, aq sa ka qenë e njohur, po aq ka qenë edhe e panjohur, pavarësisht se për jetën ka shumë tekste të publikuara, kryesisht në përvjetorët e vrasjes së tij. Mirëpo, dokumentet autentike (materialet e Lëvizjes, letër­këmbimi, dorëshkrimet, shtypi ilegal) ishin të shpërndara kryesisht në mërgatë dhe në Tiranë. Në diasporë (në arkiva private) gjendet pjesa më e madhe e literaturës që lidhet me veprimtarinë politike të Lëvizjes Kombëtare për çlirim, anëtar i së cilës ka qenë edhe Jusuf Gërvalla. Për këtë arsye jam detyruar që të shfrytëzoj disa forma të kërkimit. Në Tiranë kam hulumtuar në Arkivin Shtetë­ror, Bibliotekën Kombëtare dhe në arkivat e disa puno­njësve shkencorë dhe të kulturës; në Prishtinë kam hulumtuar Arkivin e Kosovës dhe Bibliotekën Kombëtare, arkivin e të përjavshmes “Zëri i rinisë”, arkivin e të përditshmeve “Flaka e vëllazërimit” dhe “Rilindja” etj., ndërsa nga mërgata kam marrë kopjet e dokumenteve dhe të shtypit të Lëvizjes: “Zëri i Kosovës”, “Liria”, “Lajmëtari i lirisë“ dhe “Bashkimi”.
Me këtë rast e ndjej të nevojshme t’ju shpreh mirë­njohje të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre më kanë dalë në ndihmë për hulumtimin dhe grumbullimin e materialit: drejtorit të Arkivave të Shqipërisë prof. dr. Shaban Sinanit, drejtorit të Arkivave të Kosovës, dr. Jusuf Osmanit, si dhe punonjësve të këtij institucioni: Ismail Ismailit, Fikrije Berishës, Fatime Sylejmanit; punonjësve të Bibliotekës Kombëtare: Tahir Foniqit dhe dhe të tjerëve; punonjëses së bibliotekës së Institutit Albanologjik, z.Shpresa Krasniqit, studiuesve, publicis­tëve e pjesëtarëve të Lëvizjes ilegale për çlirimin e Kosovës brenda dhe jashtë vendit: Fahridin Tafallarit, Kadri Rexhës, Ibish Nezirit, Hasan Ukëhaxhës, Zymer Nezirit, Reshat Sahitajt, Behare Rexhepit, Musa Berishës, Skënder Blakajt, Xhevë Gërvallës etj.; ndërsa respekt të veçantë ju shpreh lexuesve të parë të dorëshkrimit: akademik Rexhep Qosjes (kryetar i Komisionit për mbrojtjen e tezës së magjistraturës), prof. dr. Emin Kabashit (mentor) dhe prof. dr. Agim Vincës (anëtar i Komisionit), sugjerimet e të cilëve më ndihmuan t’i jap formën përfundimtare këtij projekti.


Myrvete Dreshaj-Baliu
  • Myrvete Dreshaj- Baliu  është e lindur  më 05.04.1966 në Tedel (Vrellë) të Burimit (Istogut).
  • Është e martuar me prof.dr.Begzat Baliun dhe kanë dy fëmijë.

 

Arsimimi

  • 1989-1993: Fakulteti i Filologjisë, Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës Shqipe
  • 1994-1996: studimet pasuniversitare
  • 2002: magjistër i shkencave filologjike
  • 1997-2003: asistente për grupin e lëndëve gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Prishtinës
  • 2002: ligjëruese e lëndës Histori e letërsisë shqipe në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës
  • Veprat
  • 2000: Pajtimi i gjaqeve 1990-1992, (bashkautore), Instituti Albanologjik i Prishtinës
  • 2002: Jusuf Gërvalla - jeta dhe vepra (tezë e magjistraturës)
  • 2004: Konteksti i shkrimit (studime dhe ese), Era, Prishtinë
Etj....

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

  • 1984-1987 dhe 1989-1990: e burgosur politike për lirinë e Kosovës.
  • 1990-1992: nismëtare dhe veprimtare në Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve.
  • 1991-1996: anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
  • 1996-1999: anëtare e Kryesisë në Shoqatën e të Burgosurve Politikë
  • 2004:anëtare e Kryesisë së AGK-së,
Përgatiti:Flori Bruqi

Në Prizren mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë"Drini poetik"(10-11 qershor 2011)


Fillimi | Art / Kulture | Veprimtari | Në Prizren mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë"Drini poetik"(10-11 qershor 2011)

Në Prizren mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë"Drini poetik"(10-11 qershor 2011)


Në Prizren mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë"Drini poetik"(10-11 qershor 2011)
08/06/2011.. Njoftim Në Prizren mbahet Festivali ndërkombëtar i poezisë"Drini poetik"(10-11 qershor 2011)
Njoftim 
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon për herë të dytë festivalin ndërkombëtar të poezisë Drini poetik në Prizren, më 10-11 qershor 2011.  
Festivali mbahet në patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Hashim Thaçi. 
Në Festival marrin pjesë poetë nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Kosovës, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora.  
LSHK-ja ju fton të ndiqni Programin e këtij manifestimi letrar. 
http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRYPxBPNPG8fgB2MzVnBBhm1NRg2i_OQdcRTUPBpx_GyVCYJxD_
                                     
 Me nderime, 
                                                                                       
Kryetari i LSHK-së   
                                                                                       
Adem Demaçi
P. s.
Nisja nga Prishtina me autobus të premten, më 10.6.2011, në orën 8, nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së dhe kthimi të shtunën në mbrëmje.
Festivali ndërkombëtar i poezisë 
 Intern ational Festival of Poetry 
Drini poetik 
 Prizren, më 10-11 qershor 2011        
·         Në patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi 
           
Koordinator Abdyl Kadolli  
http://files.artexd.webnode.com/200000076-e1cdfe2c7d/LSHK1.jpg
Programi 
E PREMTE, 10 qershor 2011  
Ora 10, tempulli i LSHP-së 
Hapja e Festivalit 
Ora 11 
Ora e Lidhjes 
Moderator Shyqri Galica 
Flaut 
Fjala e hapjes e kryetarit të LSHK-së, Adem Demaçi 
Përshëndetje e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi 
Përshëndetje e kryetarit të komunës së Prizrenit, Prof. dr. Ramadan Muja 
Ligjërojnë poetët:
Sabile Keçmezi-Basha,  Namik Selmani,  Ataol Behramoglu /Stamboll/, Hajdin Abazi, Sadri Fetiu, Viola Isufi, Zeqir Gërvalla,  Nikolla Spathari, Beste Sakalli/Qipro/, Kadri Rexha, Prend Buzhala, Agim Desku, Lumo Kolleshi, Avni Dehari, Jonuz Fetahaj, Arif Haliti, Tafil Duraku, Agim H. Berisha, Bedri Halimi,  Salajdin Krasniqi, Behram Hoti,  Arben Rashkaj, Ibish Neziri, Arsim Halili /23   
Kitarë 
Ora 12, 30 
Vizitë në Muzeun e LSHP-së 
*Tufë lulesh në monumentin e dëshmorëve para PTK-së 
Ora 13, Hamami i qytetit 
Ekspozitë artistike Medaljoni i Prizrenit
Moderator Ibrahim Skënderi 
Xhevdet Dada dhe piktorë të tjerë 
Ora 14, Pallati i Kulturës
*Tufë lulesh në bustin e Xhemajli Berishës 
Ekspozitë letrare Vepra e hapur 
Moderator Rushit Ramabaja 
Zeqir Gërvalla, Me orë Kosovë, poezi, referues prof. Abdyl Kadolli 
Sabile Keçmezi-Basha, Kujtesën e ka kapur skleroza  dhe Metaforë iberike , poezi, referues prof. dr. Begzad Baliu
Namik Selmani, Pesha e qiellIt të vendlindjes, poezi, referues Faik Xhani
Myrvete Dreshaj- Baliu,  Jusuf Gërvalla - Jeta dhe vepra, monografi,  referues prof. dr. Emin Kabashi
Sadri A. Kelmendi, Liqeni i zanave,  roman, referuese Shqipe Hasani  
Ibrahim Skënderi, Dritëhënë, poezi, referues Ismet Lecaj.
Ora 13, Vila-Park, Lumbardh
Drekë
Ora 17, Pallati i Kulturës 
Lira magjike
Moderatore Sabile Keçmezi-Basha
Flaut
Konferencierë Driton Shala & Njomëza Karavidaj
Ligjërojnë poetët:
Anton Papleka, Rushit Ramabaja, Irena Gjoni, Salajdin Salihu, Beste Sakalli/Qipro/, Sazan Goliku, Muhamed Kërveshi, Kozeta Zavalani, Anton Gojçaj, Arif Bozaxhi, Raimonda Moisiu, Sali Bytyçi, Sanije Ahmeti, Petraq Kote, Shqipe Hasani, Uzeir Ajradini,  Fatime Kulli,  Shefqet Rexhepi, Mexhid Havolli, Fatime A.Ahmeti, Flori Bruçi, Zeynel Beksaç, Sarë Gjergji, Bedri Zyberaj, Esat Loshaj, Sabit Idrizi, Yrjet Berisha /27.    
Kitarë
Ora 20, Pallati i Kulturës
Koncert i SHKA “Agimi”  
Ora 22
Bujtje në hotelet Alvida e Nafron    
 E SHTUNË , 11 qershor 2011  
Ora 10, Kafe-Mullini, Marash
Mjellma e Lumbardhit
Moderator Begzad Baliu
Kitarë
Ligjërojnë poetët:
Adem Zaplluzha, Albina Idrizi,  Nuhi Veselaj, Nebih Bunjaku, Avdi Ibrahimi, Beste Sakalli, Dibran Fylli, Nexhat Rexha, Dren Shala, Nezir Prokshi, Riza Greiçevci, Skënder R. Hoxha, Agim Rifat Jeseren, Veli Veliu, Gjon Gjergjaj, Ibrahim Skënderi, Sadri A. Kelmendi, Ali Alidemaj, Sadik Përvetica
Ora 12, Salla e Asamblesë Komunale
Sesioni letrar Si trajtohet letërsia shqipe sot?
Moderator Arben Hoxha
Kumtesat:
 Akad. Rexhep QosjaLetërsia – e vlerësuar a e shpërfillur
 Prof. dr. Agim Vinca, Statusi i letërsisë shqipe sot
 Dr. Irena Gjoni, Përfaqësimi i letërsisë shqipe sot në tekstet e letërsisë të sistemit parauniversitar në Shqipëri
Dr. Arben Hoxha, Gjendja e letërsisë sot: një përfundim i pritur apo një fillim i ri
Rushit Ramabaja, A u duhen shqiptarëve shkrimtarët?
Shpallja e lauretëve të Festivalit
Ora 13, 30
Vizitë në Muzeun arkeologjik
Ora 14
Vizitë në Universitetin e Prizrenit
Ora 15, Hotel-Iliria, Vërmicë
Drekë e përshëndetjes
Vendosja në hotele  
(një natë, e premte, 10.6.2011)
Hotel - Nafron (në rrugën Prizren-Prishtinë)



 Abdyl Kadolli,
Adem Demaçi,
Agim H. Berisha,
Agim Vinca,  
Anton Gojçaj, 
Anton Papleka,
Arben Hoxha,
Arif Bozaxhi, 
Flutura Açka,
Begzad Baliu,
Emin Kabashi,
Faik Xhani,
Fatime Kulli,
Hajdin Abazi,
Hysen Matoshi,
Irena Gjoni,
Lumo Kolleshi,
Kozeta Zavalani, 
Muhamed Kërveshi, 
Myrvete Dreshaj,
Namik Selmani,
Nikollë Spathari,
Pandeli Koçi,
Petraq Kote,
Raimonda Moisiu,
Rexhep Qosja,
Sabile Basha,
Sadri Fetiu,
Salajdin Salihu,
Shqipe Hasani,
Shyqri Galica,
Viola Isufaj


Hotel – Alvida (në rrugën Prizren-Kukës)


Adem Zaplluzha,
Agim Desku,  
Albina Idrizi,
Ali Alidemaj,
Arsim Halili, 
Avni Dehari,
Bedri Halimi,
Bedri Zyberaj,
Behram Hoti,
Dibran Fylli,
Esat Loshaj,
Fatime Ahmeti,
Flori Bruqi,
Gjon Gjergjaj, 
Jonuz Fetahaj,
Mexhid Havolli, 
Nexhat Rexha,
Nezir Prokshi,
Nuhi Veselaj,
Prend Buzhala,
Riza Greiçevci,
Sabit Idrizi,
Sadik Përvetica,
Sali Bytyçi,
Sanije Ahmeti,
Sarë Gjergji,
Skënder R. Hoxha,
Shefqet Rexhepi,
Tafil Duraku,
Veli Veliu
********************
      Gazeta C 

Çka presim prej bisedimeve Kosovë-Serbi?




Pas shpalljes së vendimit të GJND-ës ka qenë e logjikshme që do të duhej të fillonin bisedimet Kosovë-Serbi. Për të dyja palët bisedimet janë më se të nevojshme, sepse të dy palët kanë për çka të bisedojnë. Mirëpo, megjithatë këto bisedime nuk do të mbaheshin pa trysninë e faktorit ndërkombëtarë. Serbia nuk dëshiron të bisedoj për shkak se bisedat do të mund të konsiderohen si njohje indirekte të shtetësisë së Kosovës. Kosova nuk do të pranonte të bisedonte sepse nuk dinë për çka duhet biseduar dhe si duhet biseduar e sidomos ka frikë se këto bisedime do të merrnin kahe të padëshirueshme, do të hapen bisedimet për statusin e Kosovës.
Të dyja palët të vetëdijshëm se bisedimet po afroheshin filluan të trumbetojnë, Kosova se këto bisedime janë teknike, duke mos pasur idenë se për se do të bisedohet, Serbia se këto bisedime janë politike, do të bisedohet për statusin e Kosovës.
Si që ndodhë zakonisht në Kosovë nuk u arit një koncensuz për këto bisedime. Partitë politike dhe individët afrimin e bisedimeve e shfrytëzuan për promovime partiake ose individuale  pa ofruar ndihëm me dhënien e ndonjë udhëzimi apo ideje, por bënë vetëm zhurmë. Pati zëra për dhe kundër bisedimeve pa e arsyetuar se për se është për ose kundër.
Erdhi edhe momenti i bisedimeve. Pala kosovare ishte totalisht e pa pregaditur, nuk kishte ide se për çka do të bisedohej. Kryenegociatorja, në paraqitjet publike flet në vetën e parë duke e promovuar veten si një politikane me përvojë njëzetvjeçare, duke shpalosur aftësitë e saja prej “diplomateje” Sa i përket “Unit” kjo është e zakonshme kur kemi të bëjmë me “politikan”   shqiptarë. Ende pa filluar bisedimet kryenegociatorja e bënë gafin e parë Publikisht e thotë se po e priste ardhjen e znj. Ashton e cila do të tregonte se për se do të bisedohej. Paraqitja e këtillë e kryenegociatores e bëri që znj. Ashton, të shtyj vizitën në Kosovë.
Duke mos pasur vullnet e as ide se për se do të bisedohej u humb aftësia e koherencës dhe pala kosovare filloj të reagoj momentalisht ndaj propozimeve të rendit të ditës të përcaktuar nga të tjerët ose të hedhura në erë nga pala Serbe. Për këtë arsye nuk dimë se çka kemi në horizont. Sepse iniciativa nuk është në anën e palës kosovare. Për këtë arsye edhe jemi në defanzivë dhe pozitë inferiore. Një vend i varur nga jashtë e ka të pamundur të formoj një vullnet politik të pavarur dhe të qëndrueshëm.
Serbia është e interesuar që nga këto bisedime të dal me një rezultat në mënyrë që të plotësoj detyrën e shtëpisë i cili është si kusht për të marrë vizën për hapjen e negociatave për stabilizim dhe asocim me Bashkimin  Evropian.

Në mjetet e informimit kryenegociatorja del me informatën se presidentja e Kosovës dhe kryeparlamentari janë të informuar për rrjedhën e negociatave. Në anën tjetër kryeparlamentari “ankohet” se nuk është i informuar për platformën mbi të cilën po bëhen bisedimet dhe për rrjedhën e bisedimeve.  
Shtrohet pyetja se cila është e vërtetë. Me siguri se e vërteta është një. Është e vërtetë se as kryenegociatorja nuk din për rezultatin e bisedimeve. Sepse kjo nuk varet prej figurave të shahut por prej shahistëve.
Të gjithë e dinë dhe presin që të lindë diçka, por askush nuk din se do të lind vajzë apo djalë!


Në Prizren, më 09.06.2011                                 Av. Et-hem Rogova


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...