2011-06-09

Çka presim prej bisedimeve Kosovë-Serbi?




Pas shpalljes së vendimit të GJND-ës ka qenë e logjikshme që do të duhej të fillonin bisedimet Kosovë-Serbi. Për të dyja palët bisedimet janë më se të nevojshme, sepse të dy palët kanë për çka të bisedojnë. Mirëpo, megjithatë këto bisedime nuk do të mbaheshin pa trysninë e faktorit ndërkombëtarë. Serbia nuk dëshiron të bisedoj për shkak se bisedat do të mund të konsiderohen si njohje indirekte të shtetësisë së Kosovës. Kosova nuk do të pranonte të bisedonte sepse nuk dinë për çka duhet biseduar dhe si duhet biseduar e sidomos ka frikë se këto bisedime do të merrnin kahe të padëshirueshme, do të hapen bisedimet për statusin e Kosovës.
Të dyja palët të vetëdijshëm se bisedimet po afroheshin filluan të trumbetojnë, Kosova se këto bisedime janë teknike, duke mos pasur idenë se për se do të bisedohet, Serbia se këto bisedime janë politike, do të bisedohet për statusin e Kosovës.
Si që ndodhë zakonisht në Kosovë nuk u arit një koncensuz për këto bisedime. Partitë politike dhe individët afrimin e bisedimeve e shfrytëzuan për promovime partiake ose individuale  pa ofruar ndihëm me dhënien e ndonjë udhëzimi apo ideje, por bënë vetëm zhurmë. Pati zëra për dhe kundër bisedimeve pa e arsyetuar se për se është për ose kundër.
Erdhi edhe momenti i bisedimeve. Pala kosovare ishte totalisht e pa pregaditur, nuk kishte ide se për çka do të bisedohej. Kryenegociatorja, në paraqitjet publike flet në vetën e parë duke e promovuar veten si një politikane me përvojë njëzetvjeçare, duke shpalosur aftësitë e saja prej “diplomateje” Sa i përket “Unit” kjo është e zakonshme kur kemi të bëjmë me “politikan”   shqiptarë. Ende pa filluar bisedimet kryenegociatorja e bënë gafin e parë Publikisht e thotë se po e priste ardhjen e znj. Ashton e cila do të tregonte se për se do të bisedohej. Paraqitja e këtillë e kryenegociatores e bëri që znj. Ashton, të shtyj vizitën në Kosovë.
Duke mos pasur vullnet e as ide se për se do të bisedohej u humb aftësia e koherencës dhe pala kosovare filloj të reagoj momentalisht ndaj propozimeve të rendit të ditës të përcaktuar nga të tjerët ose të hedhura në erë nga pala Serbe. Për këtë arsye nuk dimë se çka kemi në horizont. Sepse iniciativa nuk është në anën e palës kosovare. Për këtë arsye edhe jemi në defanzivë dhe pozitë inferiore. Një vend i varur nga jashtë e ka të pamundur të formoj një vullnet politik të pavarur dhe të qëndrueshëm.
Serbia është e interesuar që nga këto bisedime të dal me një rezultat në mënyrë që të plotësoj detyrën e shtëpisë i cili është si kusht për të marrë vizën për hapjen e negociatave për stabilizim dhe asocim me Bashkimin  Evropian.

Në mjetet e informimit kryenegociatorja del me informatën se presidentja e Kosovës dhe kryeparlamentari janë të informuar për rrjedhën e negociatave. Në anën tjetër kryeparlamentari “ankohet” se nuk është i informuar për platformën mbi të cilën po bëhen bisedimet dhe për rrjedhën e bisedimeve.  
Shtrohet pyetja se cila është e vërtetë. Me siguri se e vërteta është një. Është e vërtetë se as kryenegociatorja nuk din për rezultatin e bisedimeve. Sepse kjo nuk varet prej figurave të shahut por prej shahistëve.
Të gjithë e dinë dhe presin që të lindë diçka, por askush nuk din se do të lind vajzë apo djalë!


Në Prizren, më 09.06.2011                                 Av. Et-hem Rogova


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...