2011-06-09

S. Guraziu - Kali i Nilit dhe Zogjtë (Poezi)

 
Hippopotamus, të gjithë e dinë
pse ke turp ti "qos" natyre, s'ke gëzof,
far' leshi burrash as qime, gjithmonë
i "parruar" a la natura në turbullirë
fshihesh, si shtyllak ngulesh
nga turpi në vend, gjoja mediton...
s'mund të përdridhesh si Anakondat
e prapë si një gjarpër i trashë
të tmerron, vetëm verbërinë dhe sytë
mbi ujë mbanë, mos mendo keq
Horus dhe Sethi nuk të shajnë, jo
kurrë s'të përqeshin - ata të duan!
 
Hippopotamus, si nuk e sheh
ti mizor deltash, moçalesh e kënetash
si nuk e ndjen këtë pafajsi natyre,
gjithë ata zogj naivë tek cicërojnë
çiltër mbi ty, ngrohtësisht si rrezet,
butësisht dhe freskët si puhia e bjeshkëve,
si kthjelltësia e qiellit prapë të besojnë,
tek ty fluturojnë, ndër dhëmbët e tu
monstruoz... ndalojnë, dhe t'i pastrojnë
aq natyrshëm - ata të duan!
 
Hippopotamus, ti i vret madje
dhe këlyshët e tu mizorisht, nuk "ndjen"
as më të egrin, më të frikshmin
anima-instikt, sa shumë egërsisht
egërsohesh për zonën e influencës,
për "ekosistemin" tënd të grykësisë,
mos ti shpirt demoni, më parë dëgjo
klithmat, thirravajet, mos i vrit
fëmijët e tu - ata të duan!
 
Hippopotamus, turp të kesh
nga paturpësia jote e natyrshme - dhe
njëjtë si zogjtë, si fëmijët e tu, natyra
të fal natyrshëm, falë pavetëdijes tënde
për egërsinë - natyra të do, Hippopotamus!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...