Kush është Lulzim Xh.Basha?
Lulzim Xhelal Basha është politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë.Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë. Deri ne 2007 ka punuar si ministër i MPPTT më vonë u emërua ministër i punëve të jashtme. Lulzim Basha ka lindur në Tiranë, kurse familja e tij është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.
Aktiviteti politik
shtator 2005-maj 2007 :Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Shqiptar
maj 2007 - shtator 2009 :Ministër i Jashtëm Shqiptar
shtator 2009-mars 2011:Ministër i punëve të brendshme Shqiptar
Gjatë periudhës maj – korrik 2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005.
Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga janari i vitit 2005 dhe ne vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike në Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.
Gjatë periudhës Tetor 2001 – Nëntor 2002 vepronte si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.
Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ushtronte detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut.
Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.
http://floripress.blogspot.com/2011/03/lulzim-basha-prezanton-familjen-ne.html
Paralelisht me letrën e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaresë, i cili kërkojë kohë më parë që Lulzim Basha të tërhiqet, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur kohë më parë Ismail Kadaresë: "Nuk tërhiqem, sepse kjo do ishte akt anti demokratik". (Floripress)
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar Lulzim Bashës tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie, transmetojnë mediat shqiptare. “Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letrën drejtuar Bashës duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria, i ka shkruar Kadare Bashës. ” Shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”, shkruan mes tjerash Kadare, i cili në letër po ashtu jep shpjegimin pse ai një kërkesë të tillë ia ka drejtuar Bashës e jo kundërkandidatit të këtij të fundit Edi Ramës.
“Kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës”. Paralelisht me letrën e Kadaresë, raportohet se kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht kërkesës së Kadaresë për tërheqje nga kandidimi. “Çdo tërheqje e imja në këto kushte, jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës, sepse për pasojë, edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar”, është shprehur Basha në letrën e tij të hapur për shkrimtarin.
“Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”, shkruan Kadare ne letren drejtuar Bashës, duke shprehur shqetësimin për situatën më të fundit që po përcillet nga Shqipëria.
Kadare vlerëson se Basha si politikan dhe si zyrtar është gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili shprehet shkrimtari, jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. “S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi”.
Në letër gjithashtu shkrimtari shprehet se shpreson që mesazhi të lexohet qartë dhe jo politikisht.
“Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikëpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë”.
Kadare thekson madje dhe pse i është adresuar pikërisht Bashës dhe jo Edi Ramës.
“Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsie etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush , por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës”.
Shkrimtari që prej vitesh jeton në Paris të Francës mbyll letrën me shpresën se Basha do të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie duke e inkurajuar këtë si gjest që do të nderonte jo vetëm Bashën, por të gjithe shqiptarët.
“Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve. Çdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve”, thuhet në letrën e Kadares.
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
ankimore të Partisë Socialiste, për të shpallur të pavlefshëm vendimin e
datës 23 Maj 2011 të KQZ-së ku u vlerësuan votat e kontestuara dhe u shpall
kryebashkiak i Tiranës kandidati i mazhorancës Lulzim Basha me 81 vota
më shumë se rivali i tij Edvin Kristaq Rama. Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve
ligjorë socialistë, dhe pasi shqyrtoi provat e padisë së PS, së bashku
tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ, të dorëzuara
këto nga KQZ-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e PS, duke lënë në fuqi
vendimin e KQZ-së.
Lulzim Basha- 124 786 vota
Edi Rama- 124 705 vota
Hysni Milloshi- 1394 vota
KOLEGJI RRËZON KËRKESËN E PS, LË NË FUQI VENDIMIN E KQZ-së
Seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste nisi sot rreth orës 17:00, ndërsa vendosi që ta rrëzojë këtë kërkesë rreth orës 21:00, pas shqyrtimit të provave të paraqitura si nga PS ashtu edhe nga KQZ-ja.
Kështu, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha.
Ka qenë relatori i cështjes Tomë Ndreca që ka rrëzuar aktkërkesën. Pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e PS ku përfshihet edhe shqyrtimi i tabelave përmbledhëse.
Gazetarja e NEWS24 Aurora Sulce deklaron se gjatë kësaj seance “Nuk kanë dhënë shpjegime se me sa vota është rrëzuar kërkesa e PS.
KOLEGJI TËRHIQET PËR TË MARRË VENDIM
Kolegji Zgjedhor menjëherë pas nisjes së seancës të parashikuar në orën 17:00 është tërhequr për të marrë vendim. Kolegji do të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, ku ka rezultuar fitues kandidati i PD Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.
KQZ i dorëzoi tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ. Përfaqësuesit i PD Ivi Kaso është shprehur se nuk është i nevojshëm administrimi i provave nga kolegji, pasi KQZ ka marë thjesht rolin e KZAZ për Tiranën.
Drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko deklaroi se vendimi është marrë në përpuhje të plotë dhe ka kërkuar rrëzimin e padisë së PS.
Nga ana e tij deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili mbështet kërkesën e PS e cila kërkon si provë vendimin 167 të KQZ që sipas tyre nuk ka vepruar si KZAZ, ka theksuar faktin se Kolegji Zgjedhor i ka të gjitha provat për të marrë një vendim.
KOLEGJI I KERKON KQZ TABELAT PERMBYLLESE
Kolegji Zgjedhor i kërkoi KQZ tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës. Gjyqtarët do të verifikojnë nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditës kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. PD nuk pranoi që të merreshin si provë materiale tabelat e KZAZ, pasi u tërhoq Kolegji Zgjedhor udhëroi KQZ që të sillte tabelat dhe i dha kohë deri në orën 17:00 kur do jetë seanca e ardhshme.
PS: KQZ NUK DUHEJ TE NDRYSHONTE REZULTATIN E KZAZ
Seanca nisi me fjalën e përfaqësuesit ligjor i PS-së Arjan Salati i kërkoi trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor pavlefshmërinë e vendimit të KQZ nr. 711 si dhe anulim të veprimeve administrative të KQZ. Sipas Salatit “KQZ mori kompetencë për fletët në kutitë gabim, si dhe ndryshoi tabelat nga KZAZ-të e Tiranës. Sipas socialistëve KQZ duhej të bënte veprimet matematikore por jo të ndryshonte rezultatin.
Vendimi nr. 711 i KQZ-së i miratuar me votat e shumicës më 23 maj shpalli fitues për kryetar të bashkisë Tiranë, kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, i cili kryesonte me 81 vota kundrejt kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.
Sipas Salatit Kolegji Zgjedhor ka kompentecat për gjykimin e kësaj cështjeje. “Vendimi i KQZ është abstarkt. Tabelat e rezultatit të përfunduara nga 10 KZAZ, KQZ i ndryshoi duke numëruar fletët gabim“- deklaroi Salati.
Ai nënvizoi se akti i KQZ i datës 23 maj është i pavlefshme pasi si akt normativ është miratuar pa pasur kuorumin, pa pasur 5 vota. Ndërkohë që akti normativ është miratuar me 4 vota pro ( votat e maxhorancës)
Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri gjatë seancës tha se vendimi i KQZ për 11 minibashki është një akt normativ dhe për këtë arsye sipas tij kjo përbën thelbin e paligjshmërisë nga ana e KQZ. “Vendimi i KQZ për 11 minibashki është akt normative. Kemi të bëjmë me rregulla të reja dhe ky është thelbi i paligjshmërisë”,- theksoi Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit KZAZ-të e kanë bërë detyrën e saj e cila kishte si kopetencë të nxirrte tabelën e minibashkive.
KQZ NE KOLEGJ: VENDIMI I 23 MAJIT 2011 LIGJOR
Pas 15 minutave pushim seanca në Kolegjin Zgjedhor nisi me dëgjimin e pretendimeve të palës së paditur, përfaqësuesit ligjor të KQZ. Zonja Dëshira Pasko përfaqësuese juridike e Komisionit Qendror Zgjedhor deklaroi se pretendimi I PS-së është I pabazuar në ligj.
“Vendimi i 23 majit është bazuar në ligj. Votimi i aktit u bë pa kundërshtim nga partitë. “- deklaroi Pasko duke shtuar se “Akti normativ trajtoi kërkesat e 9 KZAZ për numërimin e votave. “
PD NE KOLEGJ: NUK MUND TË NDËSHKOHET VULLNETI I ZGJEDHËSVE
Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso argumentoi se nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjdhësve vetëm sepse mund të kenë hedhur fletën e tij të votimit në kutinë e gabuar. Ndërkohë që ka theksuar faktin se vendimmarja e KQZ është e bazuar në Kod.
“Nuk dëgjuam të flitej për të drejtën e votes. Fletë të vlefshme janë hedhur në kutinë e gabuar ndaj nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjedhësve”,- tha Kaso.
Sipas përfaqësuesit të PD se akti i paraqitur është akt i ndërmjetëm dhe jo normativ. “Forma e këtij akti është jo e njëjtë me përmbajtjen, ai është akt individual”,- tha përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.
Nga ana tjetër drejtoresha juridike e KQZ- së Dëshira Pasko solli në vemendje të socialistëve se ky institucion i është referuar rekomandimeve të OSBE/ODIHR e cila ka theksuar faktin se duhet të rritet autoriteti i KQZ.
Ndëkohë Partia Socialiste ka replikuar duke thënë se KQZ i ka hequr një paragraf të rekomandimeve të rekomandimeve të OSBE.
Nga ky proces pritet të përcaktohet në se vendimi i KQZ-së ka qenë i drejtë ose jo. Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca.
http://floripress.blogspot.com/2011/05/lulzim-basha-kryetari-i-ri-i-bashkise.html
http://floripress.blogspot.com/2011/05/lulzim-basha-qytetaret-e-tiranes-kane_10.html
http://floripress.blogspot.com/2011/03/lulzim-basha-prezanton-familjen-ne.html
http://floripress.blogspot.com/2011/03/lulzim-basha-kam-mision-hapjen-e-30.html