2011-06-08

Mr.sc.Memli Krasniqi ofron përkrahje për Këshillin e Librit

http://www.botasot.info/img/Keshilli%20i%20Librit%205235.JPGMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, ka konstituuar sot Këshillin e Librit, që është emëruar javë më parë.
Ministri Krasniqi, duke i përgëzuar anëtarët për detyrën që kanë marrë, iu ofroi atyre bashkëpunim të plotë dhe përkrahje personale dhe institucionale. Ai kërkoi që të ketë bashkëpunim dhe koordinim në mënyrë që në rrafshin e kulturës, konkretisht veprimtarisë botuese të sillen vlera.
Kur është çështja të puna e Këshillit, ministri Krasniqi tha se ani pse me ligj është ai kryetar i Këshillit, punën e mëtutjeshëm do t’ua lë anëtarëve. Në këtë rrafsh ai garantoi se anëtarët do të jenë të pavarur në punën e tyre deri në kryerjen e mandatit. Ligji, tha ministri, duhet të jetë baza kryesore e punës.
“Besoj se kjo përbërje ka kompetencën e plotë profesionale për të bërë zgjedhjen më meritore të atyre botimeve që na bëjnë nder dhe sjellin vlera, si nga autorët vendas dhe të huaj”, tha më këtë rast ministri.
“Nuk dua që në asnjë moment të ketë çfarëdo ndikimi, as në përzgjedhjen e botimeve dhe në pjesën tjetër të punës suaj si Këshill. Është më rëndësi të jeni të pavarur në punën tuaj”.
Pas takimit me ministrin, Këshilli ka vazhduar agjendën e vet me zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit dhe sekretarit. Kryesues është zgjedhur Naser Mrasori, përfaqësues i Universitetit të Prishtinës. Ndërkaq sekretar është zgjedhur Esin Shishko nga MKRS.
Këshilli i Librit tashmë duhet të fillojë me përzgjedhjen e librave që do të mbështeten nga MKRS. Konkursi për këtë është mbyllur ditë më parë dhe në të kanë konkurruar 160 tituj nga 50 botues.
Për këtë vit fondi për veprimtari botuese është 30 mijë euro, ndërkaq pritet që në vitet në vazhdim kjo shumë të rritet.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...