2011-06-05

Sevdije Rexhepi tashmë ka bërë emër si poete tek ne në Kosovë. Ajo kaherë ka dalë para lexuesve me veprat e para poetike.

http://www.botasot.info/img/5kultkryesore.jpg

 

Bota poetike e një femre

Tefik Selimi
Sevdije Rexhepi tashmë ka bërë emër si poete tek ne në Kosovë. Ajo kaherë ka dalë para lexuesve me veprat e para poetike.
Poetja Sevdije Rexhepi e ka botuar veprën poetike me titull “Baladë mbi Balad”, e cila vepër është e treta me radhë e saj. Titulli i veprës së Sevdije Rexhepit është paksa interesantë, për faktin se poezitë e saja dallojnë nga ato të parat, të cilat, më tepër kanë qenë krijime lirike intime e personale. Ndërsa, veprat tjera të më vonshme janë krijime lirike, por në fakt të tipi klasik, por si tërësi, si koncept vëllimi poetik ngjason me një baladë fort e përjetuar nga vetë autorja, e cila ka qëndruar një kohtë në një zonë lufte, pra në qytetin iranian që quhet “Balad”. Dhe, kjo zontë e lufës shtrihet diku 68 km në veri të Bagdatit. Siç e vërejmë, titulli i veprës është paksa më i përzgjedhur, i cili të shkon mendja te baladat tona si krijime popullore, por në fakt është fjala te qyteti Balad, në të cilin autorja ka qëndruar për disa vite me radhë. Sidoqoftë, ajo me këto krijime poetike sikur ka treguar talentin e saj prej një krijuese me përvojë, duke na dhënë një vepër poetike, por më shumë metaforike e simbolike. Kjo krijuese jo vetëm që ka bërë hapa të guximshëm të hartimit të poezive lirike, por ajo është prezantuar edhe në disa antologji, si janë: “Mozaik të një portreti”, Tiranë (2004), “Gjuha e dashurisë poetike”, Tiranë (2006) dhe vepra e tretë ”Nënës”, Tiranë (2007). Ajo gjer më sot ka botuar këto vepra letrare: “Simfonia e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003, “Orët e mëngjezit”, poezi, Gjilan, 2004 dhe kjo e fundit “Baladë mbi Balad”, poezi, Prishtinë, 2010. Siç dihet, përmbledhja në fjalë do të mbetet një dokument i regjistruar në poezinë tonë, e cila sjell idiolatrinë e letrave nga një botë e tretë, përkatësisht nga një front i luftës në qytetin Balad. Është pra një “dokumentar” i shënuar në formën poetike, formë kjo e preferuar e autores në fjalë, e cila, të gjitha ato “ngjarje” i ka shënuar dhe i ka “përfolur” si balada. Ato janë rrëfime të përjetuara, të cilat edhe janë ilustruar me ndonjë “fakt” apo argument të kësaj kohe të rëndë.Për lexuesin shqiptar, sidomos ata që jetojnë në Kosovë, nuk është vështirë të kuptohet kjo jetë me “erë e barotit”, “tym i shpërthimeve e eskplodimeve”, por edhe çfarë do të thotë “pluhur i shkretërire” dhe “tokë shkretëtirë”, sigurisht kosovaret e kanë përjetuar këtë “gjendje” lufte të rëndë.E, Sevdije Rexhepi e ka përjetuar këtë jetë jo vetëm shpyrtërisht, por dhe me sy e ka parë tymin, shpërthimet e granatimet, pluhurin e dalë nga granatat, ankthin, gjëmat e njerëzve, njerëz me skamje etj. E, këto “ngjarje” i ka shprehur me vargjet e saja ashtu qartë, por ato edhe kanë mesazhe lirike duke treguar detajet e luftës me një gakftoftësi tërë këtë mizori jete të këtij vendi të largët, Balad. Pra, autorja ka shprehur një lloj jete të sajën, por kjo jetë e saj në këtë vend është, në esencë, një lloj ditar jete, ku ajo shpreh revoltën kundër asaj jete, por edhe të asaj lufte, që në fund autorja me laps lufton kundër asaj jetës. “Në një plan tjetër, Sevdije Rexhepi ka nxjerrë në pah edhe arsyen e vënies së kokës nënë gërshërët e rrezikkut permanent. Sa do që ky element është kamufluar me mënyrën artistike, fenomeni “lakmi” e shpjegon më së miri të vërtetën mbi verbin estetik dhe letrar të fenomenit “lakmi” ku njeriu nuk vlen as pesë pare”! Si duket, këto vargje na “rrëfejnë” gjendjen e zymtë të jetës të lufës, e cila është shqetësuese për jetën e saj. Këto meditime poetike të Sevdidje Rexhepit janë të ndërtuara më një gjuhë simbolike, ku vehet në pah mënyra e rrëfimit që del si një zë që duhet të zgjojë jo vetëm kërshërinë e lexuesit, por të asaj mase, e cila artin poetik e lexon me përkushtim për ta intrerpretuar si art letrar. Pra, vepra poetike e Sevdije Rexhepit është mjaft joshëse, si një vepër e nxjerr nga uni personal që nënkupton vlerën e njeriut tonë, eksiztencën e tij, si një lloj arsyetimi jo vetëm etik, por si një arsyetim esetik që e tejkalon vlerën letrare të poezisë. Sidoqoftë, këto poezi të autores në fjalë, janë poezitë me vlera dhe ato qëndrojnë lart si zë i së ardhmes së njerëzimit. Ja disa nga poezitë më të mira të saj: “Në krahët e Atdheut”, “Nga Edeni e gjer në Dardani”, “Do të ndiej aromën e Karadakut”, “Shqipëri e Tetovë”, “Seç m’u rriten flatrat dhe më shumë”, Për ty Kosovë”, “Dardani – në kurorë mbuluar”/Liburna del mbi valë/ Naimi Yt ringjallë – Kosovë.../Unë larg teje atdheu im/ Ti afër me zemër/ Do betesh ajo/ Kurrë më tjetër emër”,Mbulohem me jorgan lashtësie / Shrrij këmbët në Babiloni/ Se ëndrrat m’i përkund Iliri” etj. . Sidoqoftë, ajo mori shumë nga këto “ngjarje”, të cila janë një lloj ditari i përkryer me shprheje të bukura artistike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...