Miku im z.Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Për pamundësi botimi ( per shkaqe biografie) filloi të botojë vetëm në vitet e demokracisë.
Ka botuar katër libra me poezi:
1,“Rektimat e dashurisë”,
2.“Prushi i dashurisë”,
3.“Më piku dashuria”,
4.“Luftë” me dashurinë”.
5.”Bluaj në mokrat e kujtesës”.
Etj.
Përveç poezisë shkruan prozë, kritika , esse. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.
Hysi është themeluesi i poezisë erotike shqiptare.Ai sot prodhon njëprodukt intelektual ekselent në ketë aspekt, pikërisht poezinë erotike. Ai është i pari poet i cili theu rekordin e blerjeve në tregun mbarëkombëtarë.
Përparim Hysi solli këtë mjeshtërisht, dhe tepër ndjeshmërisht.
Kush ka dëgjuar këngën e të madhit Isuf Myzyri dhe nuk lëshoi lotë gëzimi? Kush nuk ka lexuar poezinë e Përparim Hysit dhe nuk ndjeu sadopak shpirtin e njeriut që ende përcillet me gaz e hare në vatrat e etnikumit shqiptarë ?
Poezia e Hysit është prekse. Ajo arrin aty ku duhet, aty ku është sot poezia e vërtetë shqipe.
1.Trëndafili
Ti je si një trëndafil i bukur,në maj
Harlisur shëndeti;shpërthyes,
Unë të shoh dhe nuk e kam kollaj
Që trëndafilin e bukur të mos e”vras”
E “vras” dhe,mandej, e çoj në shtëpi
E “ngjallë”çdo natë duke e “vaditur”
Tani e kam vendosur mu në saksi
Dhe vetëm për mua ka harlisur…
23 janar 2005
2.Futa dorën
Futa dorën nën fustan?!
Çfarë kërkoj,moj,aman?
Nën fustan e nën këmishë
“Lepurushen” dua,ta dish.
“Lepurushja” në fole
Është e qetë,edhe po “fle”
Ajo fle,po unë e zgjoj
Se nxjerr “pushkën” e qëlloj
Se e vë unë në nishan
A s’kam thënë që jam nopran?!
Ja i bie dhe e “vras”
Po i”vrarë” vet pse rashë?!…
25 shkurt 2003
3- Dhe...
Dhe u”derdha”me yrysht
(as mos pyesni:si a qysh?)
Si një kohë,pra:djalë
Por biçaku i”fildisht”
ZU dremiti pleqërisht
Elbete:made in gjysh…
28 dhjetor 2003
4.M’u kujtua mike e vjetër
M’u kjtua mike e vjetër
Dhe m’u hap një plagë e re
Nuk e them dot as me letër
Sa më dhëmb që,olele!
Se tani që unë u plaka
Më s’duroj dhe s’kam fuqi
Se të dhëmb,që thoni,plaga
Plagëmadhja-dashuri.
7 dhjetor 2003
5.Dëshira
Një buzë dua ta puth,një gji dua ta thithë
Se ika,mbarova(
Ashtu si qiriu(kullon pikë-pikë!)
Ashtu unë,fakiri,po tretem,dhe pikë!
Sepse më ha buza dhe nepsi s’më lë
O vjazë po s’të putha(mua dita s’më zë)
Se s’mbahem nga malli.lëshohem rrufe!
Ashtu siç bën djali,me zogën e re!
Fuqi vërtet s’kam(se iku fuqia)
Po jap çfarë kam,nga dashuria!
I jap unë të tëra(me erz dhe me nder)
Ç’më duhen të tëra,pa ty,o sheqer…
8 dhjetor 2003
6.Dhe tani…
Dhe tani…s’kam nga ia mbaj?
(ta hajë dreqi:kam rënë brenda!)
Sa me sy unë të përrlaj,
Aq më fort,moj,më rreh zemra!
Ti e sheh dhe kokën ul
(se përballesh me “atë”?!)
Kurse mua më zë me shkumë
Dua me shqelma ta përzë.
Ta përzë?Po s’është e lehtë
(që të dy e dimë ne mirë)
Por jam bërë unë si me fletë
Domethënë:si tyryfyl!
“Gjendja” sa vjen e rëndohet
(a më duket kështu mua?!)
Shiko,plaku kot tërbohet
Ah,t’më marri dreqi mua!…
15 dhjetor 2003
7.Një zog cicërin
Një zog cicërin mbi zemrën time
Sikur mbërdhin(me ngashërime!)
Po ç’ka ky zogu që bën ciu-ciu
Sikur “amoku”( e griu, e griu!)
Siç duket zogu nuk ka fole
Kërkon Atdhenë që e ka lënë atje.
Kërkon Shqipërinë(nga këtu,është larg)
Ndaj cicërin(kjo duket qartë)
E qan e qan dhe s’gjen qetësi
E di pse qan?Për ty,Shqipëri!
E ka marrë malli(qan e rënkon)
Ah,mallpashuari!
17 dhjetor 2003
8.Ah,ç’më kënaqe!
Sa e hape gjirin(buisën manushaqe!)
Fillova të”pirin”(ah,se ç’më kënaqe!)
Dhe ta putha buzën(derdha mallin tim)
Në buzë ndjeva shpuzën(u ndeza:kaminë!
Kohë kishim pa parë(mend shkuan aq vjet)
Mu si lumë me valë,tash vërshova vete!
Por lumit me valë,iu përgjigj një det
Të”vrava” pulbardhë(rashë “vrarë” dhe vet)
18 dhjetor 2003
9.Vullkani i shuar
Zemra jote-vullkan i shuar
Nën magmë-llava e nxehtë!
Kur ja:papritur dhe pakujtuar
Takimi:si tërmet!
Nga dridhmat magma veç u ça
Dhe llava zu dhe vërshoi
Se malli i vjetër:sa vite?Sa?
Si lumë i zjarrtë na përvëloi.
23 dhjetor 2003
10.Kur…
Kur degët e pemëve era rreh me furi
Dhe drurët përpëliten nga e ftohta
Për së largu unë vij e rri me ty
Dhe përzëmë dimrin me puthjet e ngrohta.
S’ka gjë në se dimri aty është i egër
Dhe hedh dëborë në rrugë a fryn shqotë
Ne,sakaq dhe përqafohemi dhe më tepër
Se dashuria na mban-valë të ngrohtë.
24 dhjetor 2003
11.Ti
Ti je si një pranverë e gjitha gjelbërim
Apo si një zambak i madh,i bardhë.
je si një luleborë në një livadh alpin
Ndaj mbes i nemitur,unë,plakuflo
Se ende ti ruan freskinë e vajzërisë
Si një lule e çelur,si një zambak ujë!
Ndaj i ngre mendjen gjithë njerëzisë
Sa dhe unë,plaku,bëhem pak rrëmujë.
Kur qesh ti,qesh e gjithë natyra
Është qeshje e ngrohtë që na hynë në shpirt
Ti je si një pranverë që përzë aq dimra
Dhe,tek shfaqesh e plotë,rrezaton dritë…
25 dhjetor 2003
12.Kështu si ti
Kështu si ti janë lulet në prill
Kur tunden flladeve tej,në lëndinë!
Ti je e tëra.e magjishme si një trill
Sa dhe unë,plaku,mbeta si lajthimë.
Pastaj,mendoj:Ç’bën djemuria
Që kullosin azat si kuajët hergjele?
E si mos i kap me ty ata magjia
Kur unë,plaku,po bëj olele!…
25 dhjetor 2003
13.Je e gjitha si mister
Je e gjitha si një mister
Që unë,patjetër,dua ta zhbiroj.
Futem sondoj(si në një”minierë”)
Po ç’”xehërorë” që fshihje,moj?
Koraca e misterit u kris
Siç kriset e thyhet një xham
Me”sondë” në dorë(zë dhe”psonis”)
Unë “zbuluesi” me nam…
26 dhjetor 200314.Edhe…edhe
Edhe ikën,edhe vjen(dhe më fut në dyshim)
Kësaj vazhdën kush ia gjen(si një fjalë medykuptim)
Edhe do,edhe nuk do(a vazhdohet vallë,kështu?)
Qejf ke,qejfi ta do(po mëdyshesh:ububu!
Më s’duroj e përdor”dhunë”(e të putha,kur s’e prisje)
Pse,-më the,-prisje nga unë?(më pastaj:vu”kallaisje”…)
26 dhjetor 2003
15.Ç’do të ndodhë?
Ç’do të ndodhë,po të putha
Po të putha,kur s’më lë?
Por përgigje s’më jep çupa
(domethënë:s’do ndodhë asgjë!)
Se kuptohet që veç hesht
E përgjigje nuk më jep
Epo unë nuk jam i “leshtë”
Dhe puth buzën që “s’ma jep”
Pastaj,ja:seç bëj më tutje
trendafil.jpg (se njësoj do marrë”dënimin”)
Ju kam thënë jam mbushur huqe
(kur ke huqe,s’pyet për”çmimin”)
Natyrisht, që nuk kënaqem
veç me puthje(bëj më tej!)
Për kështu unë fare s’mbahem
(dhe çfarë”ndodh”:nuk “rrëfej”…)
28 dhjetor 200316.Mokrra
Mokrra ime e poezisë zë e bluan,e bluan veç vargje
Në tepsinë e vjershërisë,unë hap brumin e një magje.
Magja ime është vet jeta,mbushur halle e gëzime
Dhe kështu gatuhet vjersha(herë me gaz apo ankime)
Porse mokrra veçëse bluan,nuk pushon si gur mulliri
Nëse vargu del nopran,diku keq më pa mua syri.
Edhe mielli del i hidhur,edhe vargu krejt kështu
Për asgjë nuk kam shpifur(më gjykoni,lexues,
Nëse mielli del i bardhë(dalë nga grurë kuturli)
Vargu im këtë radhë flet,këndon për dashuri
Dashurisë i kam kënduar si me duftet e një plaku
Se ,tani,që jam moshuar,shtohet ca më shumë meraku.
27 maj 2004
17.Për çdo poezi
Për çdo poezi që shkruaj,
Unë datën vë përbri!
Më duket ditar mbaj
Mbaj ditar me poezi.
Dhe ta dini:më ka rdhur keq
Që një nga librat e mi
Botuesi,harroi për dreq
Datat për ato poezi.
Do të thoni:-Mos është kjo tekë?
Tekë siçka çdo krijues në botë?!
Jo. Jo: nuk është hiç tekë!
Por dua të them: s’kam ndënjur kot.
28 maj 2004
18.Mërzia dhe dëshpërimi
Mëria dhe dëshpërimi kanë rënë në ujdi
Që shpirtin tim ta brejnë si mola që ha trarin!
E shoh që”komplotojnë”(ndryshe s’ka se si?!)
Se nuk kam si e shpjegoj dot mallin,
Që po më bren nga brenda pak nga pak
Gër-gër me të njëjtën aritmi siç bën mola.
Më griu,më griu malli(s’duroj,
Aq mall kam sa si grushti u mblodha.
Është malli për vendin(mbi gjithë dashuritë!)
Që më bren nga brenda(pak nga pak po më ha!)
Ndaj shijnë me mua(dëshpërimi dhe mërzitë)
Dhe kuptohet pse nga mola bie gjithë ai tra…
31 maj 2004
19.S’mund
S’mund t’i laj duarët si Ponc Pilati
(se faj nuk kam patur në kët’botë?!)
S’kam si e mohoj:jam me faj,i ngrati
Kur vendin e lashë në këtë moshë?
Nuk është gabim,por plotësisht faj
60-vjeçari zë kërkon Edenin?
Ndaj si Ponc Pilati duarët nuk laj
Ju që e lexoni,për dëmin:shihni”nenin…”
3 qershor 2004
20.Autoportret
Një burrë,pakësa,i ngjallur
Lëre mos e nga:sa shëmtaraq!
Se jeta me shkop më ka rrahur
Dhe ja portreti im:sakaq!
Sytë po e humbin shikimin
Në kokë ka filluar dëbora.
Në shpirt sikur kam gjithë njerëzimin
Rrebeluar me padrejtësitë në kohëra.
10 gusht 2004
21.Pleqëri
Shih me sy e plas me zemër
Lëre,mos e nga!
Pleqëri,më je si shëmër
Mortja që s’të ha!
Neps ke,po s’ke fuqi
Fuqia të la!
Është t’ia marrësh me oi?!
Më keq,jo:nuk ka!
Iku koha e florinjtë
Djalëria shkoi!
Ndaj mos var a mblidh turinjtë
“Tapitë” shko,dorëzoi!
Vate vapa që me gushtin
More derdimen!
Kot me bukë zë ha turpin
Kot që leh si qen!
Leh si qen e bën ham-ham
Se dot s’të kafshon
Se nga jashtë hiqesh azgan
Brenda:si kufomë…
4 tetor 2004
22.Një ashëme
Një ashëme mu si xhinde
M’u kumbis!
M’i ka qepur sytë keqas
Nuk lëviz!
Më ka ngrirë,më ktheu në gur
Kjo ashëmja
Mua,tani,një goxha burrë
Më la mëndja!
Më la mëndja,shkoi e iku
Mori brinjën!
Kjo ashëmja keq më piku
Më la hijen…
23 mars 2005
23.Dua
Dua të shoh thellë - thellë,
Dua të shoh si në rontgenë
Se çfarë ka? Se ç'mister?
Se nga mëndja jam ujem.
Sa shëndeti i harlisur
Më ngre peshë e avadan
Mëndja ime merr të krisur
Sepse kriset si copëxham
Tani krisur, bërë copë - copë
Katandisur si e zhbërë
Nuk më mbetet, ta them copë
Unë nga ti jam zhbërë, i tërë.
Sepse mëndjen krejt ma more
Edhe rroj tani si kot
Që t'më kthesh atë ç'më more
Dua të puth se s'duroj dot.
Si të puth, pa dua të tjera
Ndyshe mëndjen dot s'e mbledh
Se ta dish, ja që pranvera
Seç më kthen në djalë levend.
19 mars 2007
24.Një indiane
Tek pres autobuzin, unë dhe ime mbesë
Ja, tek vjen indiania; më thotë: mirëmëngjes!
Më thotë mirëmëngjes, ia kthej mirëmëngjes
Por më ha indiania ,mua me sytë e zesë.
Sytë e saj të zesë, të mëdhenj filxhan
Dhe më ndez, më ndez: zjarr bëhem, duman!
Bëluzën dykomçe e ka të zbërthyer
Tani unë nga sytë, bëhem lylyver
Dhe ia ngul, ia ngul, fshehurazi unë sytë
I shoh, a s'i shoh: thellë janë mrekullitë.
Dy gjinjët e bukur që m'i ka si fshehur
Me mënd ia kam thithur, sa me ta jam velur.
Pastaj përmbi të, shtrihem kollopan
"Magjia" më zë: tani jam "indian?!"
E dini, do thoni: ku shkoi "patrioti?!"
Nuk kam faj, i shkreti: hile bëka Zoti?!!!
"Hile" bëka Zoti: "prodhon" jashtë serie
E humb, mandej, robi, si kjo puna ime...
15 mars 2007
25.Tundim
Dhe një shkëlqim i tillë sysh, tash, më mjafton
Se, siç merret me mënd, me të tjerat jam përciell
Daç Perëndinë, pse vjen e më tundon?
Pse i heq koren një plage të vjetër e të thellë?!...
28 shkurt 2007
26.Puthja jote
Puthja jote, e gjatë mbi buzë
Më qëlloi si me "obuz!"
Dhe më hapi plgë të thellë
Plagë që dhëmb dhe më therë.
Se tani që jam veç plak
Mua më ngjitë kjo puthje e gjatë
Se më ngroh gjakun e ftohur
Pleqëri dhe jam i lodhur.
Deh,të lutem, zgjate-zgjate
Atë puthje aq të ngrohtë
Se më çon në të tjera vakte
Dhe ma ngroh gjakun e ftohtë.
10 mars 2007
27.Intime
Me një penjuar mjegulle
Dal nga një banjo qumështi
Me trupin prej vjedulle
Më fut ethe gushti.
Më fillon zjarrmia
Dhe jam si në jerm
E gjeçë nga Perëndia
Se tjetër s'kam ç'them.
Trallisur nga jermi
Penjuarin ta flak
Tash dhe ti nga jermi
Mbi mua more hak.
15 shkurt 2008
28.Syperënduarë
Sytë seç i perëndon, me buzë seç më ndjellë
Aq shumë më "ngacmon", bëhem lylyver
Ashtu, mjegulluar, nisem që të zë
Ah, moj syperënduar, pa të zënë s'të lë.
Sado që jam plak, nuk duroj ngacmim
Akoma marrë hak: "pret" biçaku im.
Hakun dashurisht, nuk e lë pa marrë
Biçaku i fildisht, ende bën "zarar..."
1 shkurt 2007
29.Mu si lot
Mu si lot që bie nga pema
Loti ra e mori faqet
Unë po mbushem me pandehma
Dua të di për lotin, shkaqet.
Në se ty të varet loti,
Ka një shkak apo ke një hall
Hamëndësoj unë kot së koti
Në merak është apo mall.
Sidoqoftë, unë nuk duroj
Tek vështroj që varet loti
Por, sa miken, e pushtoj
Për, sakaq, e pushoi loti.
6 janar 2007
30.Një mikeje
Dafinë që s'e humbet gjelbërimin
Njësoj: si në dimër e verë
E xhindose, moj, Përparimin
E hëngre me synë e prerë.
Harlisur tek ty shëndeti
Si panjë e gjelbër, në prill.
E humba mëndjen, i shkreti
E humba, mbas teje, moj yll!
Trupin të drejtë si vidër
Sado që je mesogrua
Je si zjarr që shkrin çdo dimër
Si mos më djegësh mua?!...
21 dhjetor 2006
31.Ti
Letër për një mike
Ti mund të mendosh si të duash për mua
Mund të më quash leshko, idiot a frikacak.
Por kurrë s'kam shkuar me një që s'e dua
Sado që ndajshtimet e tua më shkojnë për shtat.
Në erdhe tek unë dhe si në kishë u rrëfeve,
Dhe gjete, tek unë, me të vërtetë: një frat?!
E di që do lëshosh gjithë shiun e reve
Të një urrejtjej, nga një fyerjeje pa shkak.
E di. Ti je e bukur: pse t'i vijmë anës?
Por kjo s'do të thotë, që unë të dua.
Mos lësho mbi mua shiun e shtrëngatës
Në s'rashë preh e mëkatit që më skuq faqen mua.
18 dhjetor 2006
32.Puthja e parë
Shkrepje rrufesh mes malesh
Dridhje e tokës, si tërmet!
E tillë je, moj mbresë, që më shfaqesh
Sado që tani jam në moshë të tretë.
Më e ëmbël ishe se mjalti
Sheqeri? Asgjë para saj!
Në mbresa erdhi dhe më kapi,
Ta harroj atë, s'e kam kollaj.
14 nëntor 2006
33Vitore Stefa Leka
Nënë Tereza nuk ka vdekur
Ajo është ende e gjallë
Gjurmë pas gjurme e ka ndjekur
Është një zonjë,një grua e rrallë.
Do të thoni:-Si guxon
Ta krahasosh me NËNË TEREZËN?!
Ndiqni gjurmët kudo shkon
Ndiqeni ju Vitore Lekën.
Ku s'e gjen këtë zonjë të rrallë
Këtë Zonjë me Z-ë të madhe
Kush gjëkundi pati hall
Dhe s'iu gjet kjo sozi MADRE?!
Po kush vajti në Trieste
Dhe nuk gjeti atje strehë?
Të gjithë moshave:janë me teste
Dhe si nënë iu gjënd kjo,de.
Dhe shtëpinë e ktheu "hotel"
(as kurkush dorën në xhep)
Aty gratis:bukë e gjellë
Për të flet gjithë një qytet.
Ku s'e gjen këtë grua të rrallë
Në tubime apo festa
Ajo NËNË TEREZA e gjallë
Made in Vitore Leka.
Për Kosovën u bë copë
Ndaj Kosova e nderon
Të plagosurve u rrij mbi kokë
Si ballsam që veç shëron.
Pesha e vuajtjeve ka lënë gjurmë
Diktatura ia nxiu jetën
Por kjo Zonjë kurrë s'u përul
Ndaj e duam Vitore Lekën.
Sado vuajti,di të falë
A nuk falte NËNË TEREZA?
Kështu ka bërë kjo zonjë e rrallë
Aliaz Vitore Leka.
Unë nuk mund që me këto vargje
Që t'ia bëj të plotë portretin
Po kjo Zonjë zëmërmadhe
Të më falë,mua,poetin.
Në se vargjet nuk arrinë
Që t'u flas plotësisht për të
Shamani të gjithë poezinë,
Po dua të fiksoni një gjë:
Nuk ka vdekur NËNË TEREZA
Ajo rron dhe është e gjallë
Gjurmë për gjurmë Vitore Leka
Bën të mira dhe di të falë.
30 shtator 2009
34.Po thanë për mua
Po thanë për mua,
Si mësues?Ç'ka,mesatar?
E pse duhet të jem i shqetësuar?!!
Po thanë,
Si poet?Shkruan shumë e për lumë
Vallë,e pse do mërzitem unë?!!!
Po thanë se zhgënjeva
Dikë si njeri
Atëherë,kush të më dojë
Të më qajë me oi...
34.Koha
Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon pa u njderë
Po mua pse më bloi në mokrra
Vallë,ç'është ky mister?!...
Edhe një,o moj Dafina!
"Ndaj,papritur,
Esenin
Edhe një,o moj Dafina!Edhe një, se e kam hak
Se m'u nda shpirti në grima;u shkërrmoqa pak nga pak.
Edhe një,po mbushma plot;edhe një dhe nuk dua tjetër
Se m'u gris shpirti si rrobë;sepse griset rrobë e vjetër.
Rrobë e vjetër s'mban më andra;nuk bën më:shko,flake tej!
Se nga jeta keq u vrava,po me vdekjen s'e këmbej
Ndaj luftoj me shpirt në dhëmbë;ndaj luftoj dhe nuk dorëzohem
Dashurisë i bie ndër këmbë;për atë dhe flijohem.
Dashuroj unë si një djalë,mezalla s'shteret meraku
Si nga genet të jem djall,sepse valë më rrika gjaku
Kur e shoh që s'dal në kut,zë e hahem unë me veten
Jetë,moj jetë,sa më ke dukë;dashuroj se mposht dhe vdekjen.
35.Obsesion
Malli i beftë më pushtoi;më pushtoi e nuk më lë
Një copë plak të dashuroj?As mos pyesin si a hë?
Si,padashje,
Dhe ma bëri mëndja"fap",se dhe mëndja fluturon.
Fluturon si të jetë zog;është bërë zog dhe ka vënë krahë
Vjen aty ku s'jemi tok;vjen aty se kam sevda.
Kam sevda e ma do zëmra:ma do zëmra ta kem vet
Por dëshirat mbetën ëndra;ah,moj ëndrra,më bëtë petë!
Më bëtë petë e po hollohem;jam tamam si fije bari
Si qiriri po kullohem;po kullohem veç nga malli
Malli i beftë më pushtoi,mua,
Ju them trroç:ju dashuroj edhe dua t'u marrë në gji!
Nuk është trill i një të marri,por buron thellë nga zëmra
Aq i madh më është malli,sa mua ding ma bën zëmra
Dua të marrë në gjirin tim që nga malli po pëllcet
Ah,ta dish,o shpirti im,s'vlen pa ty kjo imja jetë
36.Kur të vdes
Letër gruas
Tagjia e ditënetëve të mia në grazhdin tim të jetës u sos
Edhe unë,si gjithë të vdekshmit,pra, do të ikë.
E di që ky lajmi keq ty keq do të nakatos
Epo s'jam i përjetëshëm;si të gjithë,o moj Sikë! *
Lotë mos derdh,se nuk do të rroja tërë jetën
Në paça vujatje e mundime,për këtë qaj
E kam lutur Zotin që para teje të ma presë "biletën"
Por dua që ti mos kesh mundime pas kësaj.
Ndarja është e hidhur.Sidoqoftë ,lamtumirë !
Mos paçë mundime sa të jesh pa mua
Kam qenë me fat,se ke qenë grua shumë e mirë
Dhe fjala ime e fundit,është:- Të dua!...
*Ime shoqe(letrën nuk ia kam lexuar)
17 gusht 2005-11 tetor 2009
Sot,në ditëlindjen tënde,unë kam zënë e meditoj
Qaj edhe ndjej dhëmbje:vdekejezezë n zë mallkoj
Se të mori aq të ri dhe t'i la këngët përgjysëm
Nuk qe vdekje,po stihi;të rrëmbeu kur nuk e prisnim
Por më tutje shkon mendimi;po të rroje kur erdhë"Djalli? !"
Vallë si do të shkonte filli?A s'do të hante për së gjalli?
Se një shpirt si ti,i brishtë,a s'do ngrihej rrebelim?
Djalli i zi dhe krejt i pistë:o me bug,a pushaktim?
Se nuk ndjente dhëmbshuri;qe katil e qe sadist
Më mirë që shkove i ri;s'njohe ferrin komunist
Se Golgota ka qenë pak;Ferri i Dantes nuk qe "Ferr"
Ky xhelat e mbixhelat;qe zeher e mbi zeher.
S'do këndoje për Xhahilin(a nuk ishe kundër miteve?!)
Ai tak dhe"xhebrailin" ,edhe shpirtin do ta mirrte.
Siç ia mori "Ajkës së Kombit".Shpatë e tij mbi intelektualë
Ky xhelat e turpi i Kombit;qindra, qindra la pa varr.
Nekroman qe i pashok;siç mendoj,ka qenë i vetëm
Jo-jo nuk shkruaj kot;sa nga ne eshtrat s'kem gjetur.
Ne të qajmë,Poeti dashur,se ti ike shumë i ri
Në po shkruaj me buzë të plasur,të kujtoj me dhëmbshuri.
43.Dritëro Agollit
Pak nga pak,po mbush tetëdhjetë
Babaxhani nga Devolli
Ky Poet pëmbi Poet
Firma e tij:Dritëro Agolli!
Kush më shumë ne na kënaqi
Sa në prozë e sa në vargje
Varg e fjalë si hoje mjalti
Mbushur plot e tija magje.
Çau në ara letërsie
Plugun ngul si nga Devolli
Mbolli grurë poezie
Made in Dritëro Agolli!
Dhe s'e ndau njëherë nga buza
Kurrë lirikën aq të ëmbël
Ndaj lexuesit i ha buza
Bie e fle;me të në ëndërr.
Mandej zë e thotë me vete
(se ka frikë mos e harroj?!)
Se çdo varg të bën për vete
Kush më mirë se Dritëroi?
Dritëroi aq i mirë
(gjemani ju të ngjajshmin,vallë ?!)
Shpirt e zëmër xhevahir
Vargu i tij si talisman.
Talisman,zë biem në gjunjë
Jetë të gjatë,urojmë Poetin
Ky urim s'është veç nga unë
Duan të gjithë të mbushësh shekullin.
Ky urim shkon gojë më gojë
(kush të njeh,kush të lexon)
Me këto vargje të uroj
O ballsam për shpirtin tonë!
13 tetor 2009
Letër gruas
Tagjia e ditënetëve të mia në grazhdin tim të jetës u sos
Edhe unë,si gjithë të vdekshmit,pra,
E di që ky lajmi keq ty keq do të nakatos
Epo s'jam i përjetëshëm;si të gjithë,o moj Sikë! *
Lotë mos derdh,se nuk do të rroja tërë jetën
Në paça vujatje e mundime,për këtë qaj
E kam lutur Zotin që para teje të ma presë "biletën"
Por dua që ti mos kesh mundime pas kësaj.
Ndarja është e hidhur.Sidoqoftë
Mos paçë mundime sa të jesh pa mua
Kam qenë me fat,se ke qenë grua shumë e mirë
Dhe fjala ime e fundit,është:-
*Ime shoqe(letrën nuk ia kam lexuar)
17 gusht 2005-11 tetor 2009
37.Jam
Jam si një kaçubez e mbuluar nën dëborë
Gjtithësia rreth e qark ka ngrirë
Dhe frymë këtu marr me zor
I mërguar jam,ndaj jam aq "mirë?!"
38.Hojëza jote-mjaltë
Hojëzën tënde mjaltë
Gati me lugë hëngra
Sikur më zunë djajtë
Ding e dang u dënda.
Dinga e dang u dënda
Dhe,më pas,u shëmba
Sado që u "shëmba"
Pse prapë ma ka ënda?!...
39.Rrënjët
Kur rrënjët i shkula,i lashë në Shqipëri
E si mos më thahen degët,mua,tani? !
Po vyshken,po thahen,të gjitha,pak nga pak
Se rrënjët i shkula; i lashë andej,larg.. .
Jam si një kaçubez e mbuluar nën dëborë
Gjtithësia rreth e qark ka ngrirë
Dhe frymë këtu marr me zor
I mërguar jam,ndaj jam aq "mirë?!"
38.Hojëza jote-mjaltë
Hojëzën tënde mjaltë
Gati me lugë hëngra
Sikur më zunë djajtë
Ding e dang u dënda.
Dinga e dang u dënda
Dhe,më pas,u shëmba
Sado që u "shëmba"
Pse prapë ma ka ënda?!...
39.Rrënjët
Kur rrënjët i shkula,i lashë në Shqipëri
E si mos më thahen degët,mua,tani?
Po vyshken,po thahen,të gjitha,pak nga pak
Se rrënjët i shkula; i lashë andej,larg..
40.M'u prish gjumi në mesnatë
M'u prish gjumi në mesnatë;më s'u mbyll syri im
Dhe u nisa nëpër natë,rrugë të gjatë e në shtegëtim
Shkoj në vënde ku kam shkelur,nëpër miq e nëpër shokë
Ca prej miqëve s'i kam gjetur,edhe tak më bien lotë
Kaq mjaftoi që mos mbyll sy dhe më mbetën sytë kllap
Ah,ç 'më gjeti miqtë e mi;nga njeri u kthyesh luvgat
Mëndja shkon e bredh azat nëpër vënde ku kam shkelur
Unë mbeta me sytë kllap dhe nga malli krejt jam shkrehur.
41.Shpirti im
Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Nëse pak unë u mbollisa,qe një kohë e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,- thonë,- në vreshtë
Epo s'isha Don Kishoti që atë kohë ta zija-heshtë
Prandaj heshta,edhe heshta;të rrah gjoksin krejt e kotë
Nuk guxoja të shkruaj vjersha;qe një kohë,aman o Zot!
Sepse shkrimi ish dëshmi;s'ka seç duhej dëshmitari
Shkurt e shkurt,lexues të mi,drejt për drejt tek Haznedari *
Ky për ditë lëpinte kosën;s'ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën,më mirë vdekur se i gjallë
Ndaj buisa pak si vonë;kështu vonohet Agavita**
Më mirë kurrë a më mirë vonë;edhe heshtjes iu vu pika.
*kirminel sadist i regjimit të Enver Hoxhës
** bimë që rritet në vise të thata çel pas
42.Në ditëlindjen e MigjenitM'u prish gjumi në mesnatë;më s'u mbyll syri im
Dhe u nisa nëpër natë,rrugë të gjatë e në shtegëtim
Shkoj në vënde ku kam shkelur,nëpër miq e nëpër shokë
Ca prej miqëve s'i kam gjetur,edhe tak më bien lotë
Kaq mjaftoi që mos mbyll sy dhe më mbetën sytë kllap
Ah,ç 'më gjeti miqtë e mi;nga njeri u kthyesh luvgat
Mëndja shkon e bredh azat nëpër vënde ku kam shkelur
Unë mbeta me sytë kllap dhe nga malli krejt jam shkrehur.
41.Shpirti im
Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Nëse pak unë u mbollisa,qe një kohë e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,- thonë,- në vreshtë
Epo s'isha Don Kishoti që atë kohë ta zija-heshtë
Prandaj heshta,edhe heshta;të rrah gjoksin krejt e kotë
Nuk guxoja të shkruaj vjersha;qe një kohë,aman o Zot!
Sepse shkrimi ish dëshmi;s'ka seç duhej dëshmitari
Shkurt e shkurt,lexues të mi,drejt për drejt tek Haznedari *
Ky për ditë lëpinte kosën;s'ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën,më mirë vdekur se i gjallë
Ndaj buisa pak si vonë;kështu vonohet Agavita**
Më mirë kurrë a më mirë vonë;edhe heshtjes iu vu pika.
*kirminel sadist i regjimit të Enver Hoxhës
** bimë që rritet në vise të thata çel pas
Sot,në ditëlindjen tënde,unë kam zënë e meditoj
Qaj edhe ndjej dhëmbje:vdekejezezë
Se të mori aq të ri dhe t'i la këngët përgjysëm
Nuk qe vdekje,po stihi;të rrëmbeu kur nuk e prisnim
Por më tutje shkon mendimi;po të rroje kur erdhë"Djalli?
Vallë si do të shkonte filli?A s'do të hante për së gjalli?
Se një shpirt si ti,i brishtë,a s'do ngrihej rrebelim?
Djalli i zi dhe krejt i pistë:o me bug,a pushaktim?
Se nuk ndjente dhëmbshuri;qe katil e qe sadist
Më mirë që shkove i ri;s'njohe ferrin komunist
Se Golgota ka qenë pak;Ferri i Dantes nuk qe "Ferr"
Ky xhelat e mbixhelat;qe zeher e mbi zeher.
S'do këndoje për Xhahilin(a nuk ishe kundër miteve?!)
Ai tak dhe"xhebrailin"
Siç ia mori "Ajkës së Kombit".Shpatë e tij mbi intelektualë
Ky xhelat e turpi i Kombit;qindra,
Nekroman qe i pashok;siç mendoj,ka qenë i vetëm
Jo-jo nuk shkruaj kot;sa nga ne eshtrat s'kem gjetur.
Ne të qajmë,Poeti dashur,se ti ike shumë i ri
Në po shkruaj me buzë të plasur,të kujtoj me dhëmbshuri.
43.Dritëro Agollit
Pak nga pak,po mbush tetëdhjetë
Babaxhani nga Devolli
Ky Poet pëmbi Poet
Firma e tij:Dritëro Agolli!
Kush më shumë ne na kënaqi
Sa në prozë e sa në vargje
Varg e fjalë si hoje mjalti
Mbushur plot e tija magje.
Çau në ara letërsie
Plugun ngul si nga Devolli
Mbolli grurë poezie
Made in Dritëro Agolli!
Dhe s'e ndau njëherë nga buza
Kurrë lirikën aq të ëmbël
Ndaj lexuesit i ha buza
Bie e fle;me të në ëndërr.
Mandej zë e thotë me vete
(se ka frikë mos e harroj?!)
Se çdo varg të bën për vete
Kush më mirë se Dritëroi?
Dritëroi aq i mirë
(gjemani ju të ngjajshmin,vallë
Shpirt e zëmër xhevahir
Vargu i tij si talisman.
Talisman,zë biem në gjunjë
Jetë të gjatë,urojmë Poetin
Ky urim s'është veç nga unë
Duan të gjithë të mbushësh shekullin.
Ky urim shkon gojë më gojë
(kush të njeh,kush të lexon)
Me këto vargje të uroj
O ballsam për shpirtin tonë!
13 tetor 2009