Në gazetën “Tribuna Shqiptare” të datës 07 maj 2011, lexova analizën e Prof.dr. Mehdi Hysenit, me titull: “Nuk
habisin deklaratat antishqiptare të Boris Tadiçit, por deklaratat
tmerruese të shqipfolësve që mohojnë ribashkimin e Kosovës me
Shqipërinë”.
Profesori
i nderuar Mehdi Hyseni, në të gjithë publicistikën e vet të pasur, tash
sa vjet ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të shquar për
çështjen kombëtare shqiptare. Idetë dhe analizat e tij përbëjnë një
sintezë të përkryer të mendimit politik shqiptar me kah nacionalist.
Në
fushën e mendimit në fjalë një kontribut të
shquar, po ashtu, ka dhënë dhe vazhdon të japë zoti Abdi Baleta dhe
gazeta “Rimëkëmbja” gjatë gjithë viteve të botimit të saj, deri në janarin e vitit 2007.
Në analizën e vet, Profesori i nderuar thekson:
“Nuk
duhet të frikësohemi, as të katandisemi nga ideja dhe kërkesa e
domosdoshme dhe e ligjshme e ribashkimit të Kosovës, të Anamoravës, të
Iliridës, të Çamërisë dhe të Malësisë së Madhe me gjysmë Shqipërinë e
sotme të lirë dhe të pavarur, sepse kjo do të ndodhë, mos sot, nesër.
Kësaj
ideje dhe kërkese të natyrshme historike, ligjore, demokratike dhe
paqësore, i frikësohen vetëm vendet fqinje
kolonialiste dhe imperialiste, të cilat, edhe sot, në erën e
integrimeve euroatlantike, në mënyrë ilegale, i mbajnë nën sundimin e
tyre të egër kolonial më se gjysmën e kombit shqiptar dhe të territoreve
të Shqipërisë.
Ky
është problemi më serioz, që edhe sot e rëndon dhe e preokupon
Ballkanin e sotëm. Pa zgjidhjen e këtij problemi, integrimi i popujve të
Ballkanit në BE, është vetëm një dëshirë dhe një utopi sui generis”.
Klasa
politike në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup rreket t’u mbushë
mendjen shqiptarëve se parësore sot janë integrimet evropiane, duke
harruar që shqiptarët, para së gjithash, duhet të “brendaintegrohen”.
Ky
integrim brenda vetes, i cili duhet të jetë politik, do të bëjë të
mundur nxjerrjen në pah të të gjitha vlerave të kombit shqiptar, krahas
kombeve të tjera në Evropën Juglindore. Në kushtet e tanishme është e
kotë të vazhdohet gjatë me krijime mikroshtetesh shqiptare brenda
territoreve etnike shqiptare, shtete këto që asnjëherë s’kanë për t’u
ngritur më këmbë dhe as për të hyrë në rrugën e zhvillimit të përparuar
ekonomiko-shoqëror.
Prandaj mendimi intelektual shqiptar me kah
nacionalist duhet të solidarizohet plotësisht me analizën e Profesor
Mehdi Hysenit dhe t’u bëjë thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë,
në mbarë trojet tona etnike, që të japin kontributin e tyre të vyer për
emancipimin e klasës politike shqiptare të trekëndëshit të lartpërmendur
që të çlirohet një herë e mirë nga ideja e integrimeve evropiane, pa
një integrim, fillimisht, brendashqiptar. Ky
integrim duhet të jetë paqësor.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës duhet të binden se është e nevojshme që të
organizohet “Konferenca e Londrës 2”, për të korrigjuar
gabimet e rënda të së kaluarës, siç kanë theksuar me shumë të drejtë
Robin Kuk dhe Uesli Klark, gabime këto që i shkaktuan një tragjedi shumë
të rëndë mbarë kombit shqiptar.
Prof.dr.Eshref Ymeri
Los Anxheles, Kaliforni
08 qershor 2011
******
NUK HABISIN DEKLARATAT ANTISHQIPTARE TË BORIS TADIQIT, POR DEKLARATAT TMERRUESE TË SHQIPFOLËSVE, QË MOHOJNË RIBASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
***
Vetëm atëherë, kur shqiptarët të jenë në gjendje ta kuptojnë
drejt dhe, ta peshojnë realisht politikën antishqiptare të
Beogradit, do të vinte në shprehje ribashkimi i Kosovës me
Shqipërinë. Ndryshe, dialogët dhe konfliktet me Serbinë, nuk do
të përfundojnë kurrë, kur është fjala për Kosovën
dhe për Anamoravën e Shqipërisë.
Kosova
është ndarë, pritet vetëm legalizimi ndërkombëtar
Tanimë, Serbia e ka ndarë
Kosovën(1999-2011), pa e pyetur Prishtinën, Tiranën, Brukselin dhe
Uashingtonin! Mirëpo, për çudi, këtë gjendje faktike ende
nuk e pranojnë as Prishtina, as Tirana, as BE-ja, as UNMIKU e as
Amerika, si duket, të gjithë po presin përfundimin e
“dualogut teknik”, i cili nën patronatin e BE-së, ka filluar që
nga marsi i sivjemë midis Beogradit dhe Prishtinës.
Sido
që të kuptohet, të trajtohet dhe të jusitifikohet nisja dhe
zhvillimi i dialogut Beograd – Prishtinë, Kosova veriore nuk mund
të rikthehet nën sovranitetin administrativ dhe shtetëror të
Republikës së Kosovës, pa përdorur instrumentet juridike ligjore
dhe forcën, pavarësisht se çfarë deklarojnë qarqet zyrtare
politike të Kosovës dhe partnerët e tyre evro-ndërkombëtarë.
Mosshqyrtimi
i kufijve kontestues serbo-shqiptarë, është në interes të
Serbisë, jo të shqiptarëve e as të paqes së Ballkanit!
Serbisë
i konvenon koncepti strategjik i BE-së dhe i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, që të mos vihet në “ rend dite” shqyrtimi
dhe revidimi i kufijve artificialë ballkanikë, sepse kjo, tanimë,
mjaftohet me Anamoravën, me Novi Pazarin dhe me pjesën veriore të
Kosovës, të cilën, pa luftë, me “bekimin” e qeverive të
derisotme të Kosovës dhe të UNMIK-ut , e ka serbizuar atë, duke e
futur nën kushtetutën dhe nën ligjet e Serbisë (1999-2011).
Pra,
e pranuam apo jo, Kosova veriore de fakto dhe de jure,
është pushtuar pa luftë (por me forcë dhe me spastrim
etnik) nga Serbia qe 12 vjet (1999). Ndarja nuk ka brirë. Por
problemi është se si, dhe, kur do të mund të rikthehet
ajo pjesë e territorit verior nën jurisdiksionin territorial,
administrativ dhe shtetëror të Kosovës. Tani, pas mbylljes së
“dialogut teknik” me Serbinë, pritet vetëm legalizimi
ndërkombëtar i copëtimit të Kosovës veriore, të cilin, në
mënyrë të vullnetshme, do ta nënshkruajnë palët negociuese
serbo-shqiptare (Edita Tahiri për palën shqiptare, dhe Borko
Stefanoviq për palën serbe), të mbështetura nga mediatorët e
tyre evro-ndërkombëtarë
Panik
dhe destruktivitet i panevojshëm në Prishtinë dhe në Tiranë!
Deklaratat
e presidentit të Serbisë, Borist Tadiq dhe të nënkryeministrit,
Ivica Daçiq kinëse se “ka ardhur koha”, që Beogradi, të
fillojë negociatat me Tiranën për “ndarjen” e Kosovës dhe për
krijimin e një “Shqipërie të madhe”, në asnjë mënyrë nuk
nënkuptojnë se ato janë në funksion të arritjes së ndonjë
“Marrëveshjeje historike” midis Serbisë dhe Shqipërisë për
krijimin e shteteve të mëdha etnike në Ballkan ngase veç ekziston
Serbia e Madhe, e kompozuar nga territoret e Shqipërisë, të
Kroacisë dhe të Hungarisë.
Përkundrazi,
mesazhi i deklaratave të Tadiqit dhe të Daçiqit, është shumë i
qartë që, Shqipëria sikurse këtu e 100 vjet më parë
(1912-2011). të mos përzihet në çështje të Kosovës, as të
Aanamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Pra, me një fjalë,
kjo do të thotë, që Shqipëria, të mos ngrejë çështjen e
ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë mbase ribashkimi i tillë,
do të nënkuptonte edhe përfshirjen e Anamoravës shqiptare
(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), me ç’rast, domosdo, do vinte
në shprehje ridefinimi i kufijve artificialë midis Serbisë dhe
Shqipërisë.
Nuk
ka asnjë arsye që shqiptarët t’iu frikësohen deklaratve
politiko-propagandistike të Boris Tadiqit(president) dhe të Ivica
Daçiqit(nënkryeministër) të Serbisë, se kinëse, sipas tyre
“Kosova duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë”, sepse
ato nuk janë diç të reja, por me bazë të vjetër të projektit
“Velika Srbija”(1844-2011) të Ilia Garashaninti dhe të Slobodan
Milosheviqit.
Kjo
“formulë e re” politike e presidentiit Boris Tadiq dhe e
nënkryeministrit Ivica Daçiq, nuk nënkupton se Beogradi zyrtar
është i gatshëm që të negociojë me Tiranën zyrtare për
“ndarjen” e Kosovës, sepse Serbia pa u konsultuar me Tiranën,
me UNMIK-un, me BE-në dhe me Amerikën de fakto dhe de jure qe 12
vjet (1999-2011) e ka ndarë pjesën veriore të Kosovës. Për
këtë qëllim, me partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë,
edhe e ka planifikuar dhe, është duke e zhvilluar “dialogun
teknik” nën patronatin e BE-së.
Pavarësishit
nga paniku i shkaktuar politik në Prishtinë dhe në Tiranë,
si rrejdhim i deklaratve zyrtare të B. Tadiqit dhe të Ivica
Daçiqit, gjoja se Beogradi pas 100 vitesh, është i
interesuar, që të bisedojë me Tiranën për krijimin e ndonjë
“Shqipërie të madhe”, një gjë e tillë nuk do të ndodhë as
në ëndërr, por ai është vetëm një paralajmërim serioz për
Tiranën, që ajo kursesi të mos e mbështetë kërkesën e ligjshme
për ribashkimin e Kosovës e as të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc,
Medvegjë), por të qëndrojë duarkryq dhe neutrale sikurse këtu e
100 vite më parë. Ky është mesazhi i deklaratave
politiko-propagandistike antishqiptare të presidentit të Serbisë,
Boris Tadiq.
As
ata “bajlozë” që "e kanë humbur" të drejtën legale
mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare, sepse i kanë
braktisur, që më se njëqind vjet (1912-2011), duke mos i
llogaritur dhe, duke mos i ndihmuar në asnjë rast si pjesë të
Shqiërisë, e as partizanët e “kombit kosovar”, nuk kanë
pse të xhindosen dhe të krijojnë mjegulla dhe panik të
panevojshëm në Tiranë dhe në Prishtinë , duke i frikësuar
shqiptarët se presidenti Boris Tadiq, me deklaratat e tij, do
të sjellë në tavolinën e gjelbër diplomatike evropiane dhe
ndërkombëtare, debatimin e ndryshimit të kufijve ballkanikë!!!
Ndryshimi
i kufijve, në interes të zgjidhjes së çështjes koloniale
shqiptare dhe të stabilitetit dhe të paqes në Ballkan
Ç’është
e vërteta, do të kishte qenë gjë shumë pozitive për interesin e
përgjithshëm të shqiptarëve, si dhe të popujve të tjerë
ballkanikë, sikur në këtë vit, apo në vitin e ardhshëm, BE-ja
dhe Amerika, të organizonin një konferencë ndërkombëtare, ku në
“rend dite”, do të ishte ridefinimi i kufijve të kontestueshëm
, jo vetëm midis Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe midis
shteteve të tjera fqinje ballkanike, që ende nuk e kanë zgjidhur
problemin kolonial dhe territorial me Shqipërinë dhe me shqiptarët
në Ballkan (1912-2011).
Mirëpo,
fatkeqësisht, njëherit nuk ka kurrfarë sinjali të gjelbër
pozitiv, e as disponim politik qoftë nga politika dhe
diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës (të cilat janë
përqëndruar vetëm në datën e integrimit evropian, jo të
integrimit të brendshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar),
qoftë nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat
për hir të mbështetjes dhe të jetësimit të agjendës së
integrimit të vendeve të Ballkanit Perënimdor në BE, janë
deklaruar kundër ndryshimit të kufijve ballkanikë dhe krijimit të
shteteve etnike.
Mbi
këtë bazë, dhe me këtë kusht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dhe Bashkimi Evropian, e kanë njohur Kosovën e pavarur, pa të
drejtën e bashkimit të saj me Shqipërinë. Kjo klauzolë
kushëzuese, është sanksionuar edhe në Kushtetutën e Republikës
së Kosovës (15 qershor 2008).
Mirëpo,
pavarësisht nga interesi strategjik i integrimit të Ballkanit
Perëndimor në BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi
Evropian, do të duhej të merrnin në konsideratë kërkesën e
drejtë dhe të ligjshme të shqiptarëve për ribashkimin e Kosovës
me Shqipërinë, si dhe të territoreve të tjera etnike shqiptare
ngase këta kufijë të sotëm janë artificialë dhe të
padrejtë, kur është fjala për shqiptarët dhe për Shqipërinë,
sepse janë caktuar me luftë, me forcë, me dhunë, me
gjenocid, me kolonizim dhe me diktat si nga vendet fqinje,
ashtu edhe nga ato të fuqive të mëdha evropiane, me ç’rast
kombin dhe territorin shqiptar e ndanë dhe e copëtuan në
disa pjesë) ndërmjet Shqipërisë dhe shteteve fqinje (Serbia, Mali
i Zi, Greqia dhe Maqedonia).
Revizionimi
i kufijve të kontestueshëm territorialë midis Serbisë dhe
Shqipërisë, është vetëm në interes të shqiptarëve dhe të
Shqipërisë ngase në atë mënyrë, do të vinte në shprehje
korrigjimi i padrejtësisë njëqinvjeçare ndaj kombit të coptuar
shqiptar në Ballkan.
Nuk
duhet të frikësohemi, as të katandisemi nga ideja dhe kërkesa e
domosdoshme dhe e ligjshme e ribashkimit të Kosovës, të
Anamoravës, të Iliridës, të Çamërisë dhe të Malësisë së
Madhe me gjysmë Shqipërinë e sotme të lirë dhe të pavarur,
sepse kjo do të ndodhë, most sot, nesër.
Kësaj
ideje dhe kërkese të natyrshme historike, ligjore, demokratike dhe
paqësore, i frikësohen vetëm vendet fqinje kolonialiste dhe
imperialiste, të cilat, edhe sot, në erën e integrimeve
euroatlantike, në mënyrë ilegale, i mbajnë nën sundimin e tyre
të egër kolonial më se gjysmën e kombit shqiptar dhe të
territoreve të Shqipërisë.
Ky
është problemi më serioz, që edhe sot e rëndon dhe e
preokupon Ballkanin e sotëm. Pa zgjidhjen e këtij problemi,
integrimi i popujve të Ballkanit në BE, është vetëm një dëshirë
dhe një utopi sui generis.
Tallja
dhe mohimi vetëvetës mbështet tezat dhe deklartat antishqiptare të
Beogradit
“Politikanët”
në gjysmën Shqipëri të Sali Berishës dhe të Edmond Haxhinastos
(i pari kryeministër dhe i dyti ministër i Jashtëm, janë
kategorikisht kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë), qe
100 vjet e kanë braktisur Kosovën, duke e lënë nën “mëshirën”
e sundimit kolonual dhe gjenocidal të Serbisë, përkatësisht të
Jugusollavisë (1912-1999).
Pra,
shikuar në retrospektivën historike, politike dhe diplomatike,
asnjë regjim i derisotëm i gjysmë Shqipërisë së sotme, nuk
është marrë me trajtimin dhe me zgjidhjen e çështjes koloniale
të Kosovës, të Anamoravës, të Çamërisë, të Malësisë së
Madhe dhe të Iliridës (1912-2011).
Një
indiferencë dhe braktisje e tillë ndaj më se gjysmës së
Shqipërisë(1912-2011), është prova më e parrëzueshme materiale
se, gjysmë Shqipëria e sotme, “e ka humbur” të drejtën e saj
legale mbi territoret etnike shqiptare. Ndryshe, shtetarët dhe
politikanët udhëheqës të Shqipërisë, të paktën në dy dekadat
e fundit(1990-2011), do pohonin para botës dhe para fqinjve të tyre
kolonialistë se Kosova, Anamorava, Malësia e Madhe, Ilirida dhe
Çamëria, janë pronë legjitime dhe legale të Shqipërisë.
Mirëpo, fatkeqësisht, këtë
të vërtetë mbi Shqippërinë dhe mbi shqiptarët, nuk e thonë as
sot derëbejtë e Shqipërisë, siç janë edhe Edmond
Haxhinasto (ministër i Jashtëm dhe Sali Berisha
(kryeministër), të cilët, disa herë rresht, kanë deklaruar
zyrtarisht se, Shqipëria nuk do të bashkohet me Kosovën, as
me territoret e tjera të Shqipërisë etnike, duke “konstatuar”
se një ribashkim i tillë, do të ishte i dëmshëm dhe i
rrezikshëm, jo vetëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë, por
për mbarë rajonin ballkanik.
Deklaratat
e këtilla, janë simetrike me ato të “Shqipërisë së madhe”,
të “fermentuara” dhe të fabrikuara nga kuzhina
politiko-propagandistike dhe diplomatike qeveritare dhe
kishtare kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë së
Madhe në Beograd.