Që nga orët e paradites të së premtes dhe të shtunës (10 dhe 11 qershor 2011), të gjitha rrugët dhe sheshet e
Prizrenit gumëzhinin nga mijëra qytetarë, të cilët kishin dalë me
synimin e asistimit në ndonjërin nga shumë evenimentet, të cilat po
mbahen në këtë qendër të lashtë e piktoreske të Kosovës, në suazat e
shënimit të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare. Fillimisht(10 qershor 2011) në platonë e
Kompleksit të Lidhjes Shqiptare, u mbajt një Akademi me karakter solemn,
në të cilin, të pranishmë të shumtë kanë dëgjuar disa referees, të
cilët kanë folur për rëndësinë e Lidhjes Shqiptare, si një ogur të mirë
për të ardhmen e shtetit shqiptar. Kështu, në foltore, pos rkeut
komunal Prof.dr.Ramdan Muja, për shkaqet dhe rrjedhat e Lidhjes ka refruar
historiani Enver Bahtiu, e që pastaj ceremniali të vazhdojë edhe me
manifestimin e poezisë “Drini poetik”, ku në mes tjerash vargje kushtuar
Lidhjes, ka deklamuar edhe poeti Zeqir Gërvalla,Prof.dr. Shyqri Galica,Prof.dr. Sabile
Basha, prof.dr.Begzat Baliut ,por edhe poetë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria( Namik Selmani, Ataol Behramoglu /Stamboll/, Hajdin Abazi, Sadri Fetiu, Viola Isufi, Beste Sakalli /Qipro/,Kadri Rexha, Prend Buzhala, Agim Desku, Lumo Kolleshi, Avni Dehari, Jonuz Fetahaj, Tafil Duraku, Agim H. Berisha, Bedri Halimi, Salajdin Krasniqi, Behram Hoti, Arben Rashkaj, Ibish Neziri, Anton
Papleka, Rushit Ramabaja, Irena Gjoni, Salajdin Salihu, Beste
Sakalli/Qipro/, Sazan Goliku, Muhamed Kërveshi, Kozeta Zavalani, Anton
Gojçaj, Arif Bozaxhi, Raimonda Moisiu, Sali Bytyçi, Shqipe Hasani, Uzeir Ajradini, Shefqet
Rexhepi, Fatime A.Ahmeti, Flori Bruqi, Adem
Zaplluzha, Albina Idrizi, Nuhi Veselaj, Nebih Bunjaku, Avdi Ibrahimi,
Beste Sakalli, Nexhat Rexha, Dren Shala, Nezir Prokshi,
Riza Greiçevci, Skënder R. Hoxha, Agim Rifat Jeseren, Veli Veliu, Gjon Gjergjaj, Ibrahim Skënderi, Ali Alidemaj, Sadik Përvetica ,Eynel Beksaç, Sarë Gjergji, Bedri Zyberaj, Esat Loshaj, Sabit Idrizi, Yrjet Berisha, Kadri Osmani-Mani etj).
Ndërkohë në sallën e stërmbushur me të interesuar në shtëpinë e këtushme të kulturës, nën patronatin e Alenacës shqiptare “Kuq e Zi” nga Shqipëria, u mbajt një simpozium shkencor me temën “Sfidat Shqiptare”, me ç’rast rreth ngjarjes madhore, Lidhjes Shqiptare të Perizrenit, e mbajtur në qershor të vitit 1878 në Prizren, sipas programit t, në këtë panel Kreshnik Spahiu do të referojë mbi “Një komb, një gjuhë, një histori, një të ardhme”, Esat Stavileci me “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe të drejtat e shqiptarëve”, Kim Mehmeti me “Të mendojmë kuqezi! Mbi partitë politike”, Parim Kosova “Integriteti tokësor dhe mbrojtja e interesave kombëtare”, Lorik Cana “Nuk shitet Shqipëria! Nuk ndërrohet kombësia!”, Mehmet Kraja “Kultura, arti, letërsia shqiptare dhe mbrojtja e vlerave të tyre kombëtare”, Uran Butka “Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri”, Ekrem Kryeziu “Globalizmi dhe shoqëria shqiptare”, Aleksandër Çipa “Mediat dhe sfidat shqiptare”, Sabri Maxhuni “Drejt shtetit kombëtar”, Ibrahim Gashi “Unifikimi i teksteve shkollore”, dhe Hysen Matoshi “Histori dhe kombi”, pastaj edhe Parim Kosova, Sabri Maxhuni, Ago Nexho. Madhështinë e manifestimit e rriti prania e Princit Leka.Siç shihet, kumtesat përfshijnë si çështje kulturore, historike dhe kombëtare.,. Ndërkaq që manifestimi i sotëm, kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kanë vazhduar edhe në orët e pasditës me aktivitete të shumta sic janë promocione librash, koncerte të muzikës zbavitës, popullore, por edhe me hapjen e ekspozitave në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës.. Lidhja e Prizrenit njihet si datë me rëndësi tek shqiptarët, por këtë vit duket të ketë një mobilizim më të madh për manifestime sesa viteve tjera. Nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Sipas të dhënave historike, qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja njihet si përpjekja e parë e madhe për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
Kuvendi i Përgjegjshëm u mbajt më 10 qershor në Prizren, e që morën pjesë 300 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga shoqëritë shqiptare. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvend janë: Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdyl Frashëri, Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, etj. Lidhja Shhqiptare e Prizrenit është ngjarja më madhore e shqiptarëve, e cila ka krijuar kombin modern shqiptarë dhe ka përcaktuar konceptin për shtet , liri dhe pavarësi të shqiptarëve, anipse idealet e kësaj Lidhje, që është veprimi sublim i Rilindjes Kombëtare shqiptare nuk janë sendërtuar as pas 133 vjetësh dhe shqiptarët vazhdojnë të jetojnë të ndarë në pesë e më shumë shtete, pas një golgote të gjatë tu vuajtjes së tyre si komb dhe një dhune që u ushtrua mbi shqiptarët si komb dhe si individë nga fqinjët e tyre sllav dhe grekë. Ky përvjetor shënohet pa Emblemën e Lidhjes së Prizrenit në logon e komunës, që është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ky përvjetor u shënua edhe në Shkup. Në kuadër të vizitave të vendeve historike, dje edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga i bëri një vizitë monumentit të Lidhjes së Prizrenit, duke i dhënë manifestimit karakter institucional.
****

Dje në orët e pasditës në Shtëinë e Kulturës u hap Ekspozita letrare e librave si dhe u promovuan këta libra:
Zeqir Gërvalla, Me orë Kosovë, poezi, referues prof. Abdyl Kadolli
Prof.dr.Sabile Keçmezi-Basha, Kujtesën e ka kapur skleroza dhe Metaforë iberike , poezi, referues prof. dr. Begzad Baliu
Namik Selmani, Pesha e qiellIt të vendlindjes, poezi, referues Faik Xhani
Prof.dr.Myrvete Dreshaj- Baliu, Jusuf Gërvalla - Jeta dhe vepra, monografi, referues prof. dr. Emin Kabashi
Mr.sc.prof.Sadri A. Kelmendi, Liqeni i zanave, roman, referuese Shqipe Hasani
Sot në Sallën e Asamblesë Komunale të Prizrenit,u mbajtë Sesioni letrar me titull "Si trajtohet letërsia shqipe sot?" ku shkrimet ( kumtesa)u lexuan nga :
Prof. dr. Agim Vinca, Statusi i letërsisë shqipe sot
Dr. Irena Gjoni, Përfaqësimi i letërsisë shqipe sot në tekstet e letërsisë të sistemit parauniversitar në Shqipëri
Dr. Arben Hoxha, Gjendja e letërsisë sot: një përfundim i pritur apo një fillim i ri
Rushit Ramabaja , A u duhen shqiptarëve shkrimtarët?
Lauret të ketij Festivali u shpallën:
1.Hajdin Abazi alias Lum Haxhiu,z.ministër i Kulturës
2.Flutura Açka ,poete nga Tirana
3.Dren Shala,poet nga Prishtina.