1.Kuptimi i një revolucioni intelektual
Në historinë fare të re të politikës, nuk janë të “shenjtë” ata të parët që thyen unitetin aq të “shtrenjtë” përbrenda një partie politike në Kosovë. Dalja e udhëheqësve të një partie në parti tjera ,tash më e hapur dhe është bërë më se modë në Kosovë.
Ikjet e tilla partiake pa asnjë “rebelim” nuk kanë shpjegime për asgjë, për një pjesë të rëndësishme të atyre që “besojnë” se janë të emancipuar në politikë, këto ikje janë vetëm se njeriu qelet sikur nga veza dhe tregon se kush ka qenë, del nga norma morale dhe bëhet pjesë e realitetit të tij se kush është vërtetë.
Nuk shmanget lehtë cilësia e karrieristit, edhe pse merrë nofkën e një bredharaku partishë, e një planprishësi oportunist, një asgjëje në politikë, një asgjëje që do quhet, një karrierist i ndyer. Atij nuk ia perfillin fare vitet e tij të rrugëtimit. Karriera - vëlla karriera, dhe dëshirë ujkut për qengjin e kopesë politike.
Ai pak ditë konsiderohet thjesht një diversant, të futur në avanturën e botës politike të pacipë, është pak të thuhet, të quhet një pinjoll kopil edhe kjo është pak. Nuk do të mbetet të quhet ndryshe pos një tradhtar me përvojë dhe njeri pa karakter. Bredharakët politikë nuk sjellin simpatinë e tyre askund. Edhe për ta rrebelizmi i është i papranueshëm.
Ky fenomen në Kosovë, ende nuk po dihet të shpjegohet, është diçka e pakapshme, diçka sikur të jetë enigmë dhe e huaj, diçka e padeshifrueshme. Nuk mund të jetë kurrë i dashur një njeri që shkel “shenjtëritë”e dikurshme, sikur që kishte shpallë nga e kaluara partinë e vet .
Ky mbetet i urryer, por ne në këtë rast akoma nuk e kuptojmë se duhet të bëhemi gati për një Revolucion Intelektual në Kosovë. Mos u hamendeni jo për një revolucion intelektual në të cilën mungojnë intelektualët, por për një që përfshinë ata që sot janë të margjinalizuar, nga këta pseudosimpataizantë, pseudointelektual, pseudo...pseudoshtet bërës.....
Këta pseudo intelektual dhe pseudo pseudo, më mirë një asgjë më i quajtë mendojnë jo ndryshe por kështu duke shfaqur një përbuzje neva na thonë:
“E ç’janë, në fund të fundit, partitë?! “Unë nuk jam vegël e tyre”. Pseudoja i Kosovës mendon kështu përkundrazi:”Ato janë mjete për mua. Ato nuk janë me shumë se ca pajtona, që unë iu hyp, të më shpjejnë atje, për ku jam nisur! Pajtonat i ndërroj. Kurse vendin për ku jam nisur, kurrë!”
Këta të detyrojnë në Revolucion intelektual të vetëdijës për të mos i lënë këta që të devijojnë popullin duke menduar se janë kuajt e pajtonit të tij. Këta të degjenerojnë, të vrasin me erën e tyre dhe mbesin çdo herë kalbësira.
Revolucioni intelektual në Kosovë është më se i nevojshëm, të rebelojë zërin e heshtur dhe të margjinalizuar deri më tani, të ekspertit, të meritorit për të i thënë stop hapit të pajtonit.
Një grup të shajnë dhe një grup të duartrokasin! Nga njëri krahë thua se jam amortizuar se nuk më përkrahin, nga krahu tjetër të mirëpresin duke të thënë se je i “fortë”. Ky është edhe një kusht për të u ngritur në Revolucionin e intelktualëve në Kosovë, për të shpëtuar njeriun, vlerën, njerzoren, kombëtaren për të i u thyer këmbët atyre që nuk e dijnë pse janë pjesë e ngasjes apo për të mos mbetur kurrë si pjesë e shikimit të Pajtonit të Bajlozit të Zi të Kosovës
Praktika në Kosovë për të bërë një Revulicion të botës intelektuale ka nevojë për dy elemente thelbesore: liderin dhe unitetin për të formuar shtetin . Lideri e kërkon unitetin e bënë thirrje për te, se ashtu e ka kollaj të mbijetojë, e ka kollaj të sundojë. Shenjterinë e unitetit ai e ngre në qiell. Uniteti është i vështirë të ruhet, por lideri e arrin ate duke përdorur disiplinën dhe përkushtimin. Kjo në Kosovë nuk ndodhe kurrë sepse lideri sot në politikën kosovare të bënë edhe më të iritohesh nga jeta, të privohesh nga e drejta për të dhënë kontribut, privohesh nga demokracia për të marrë përgjegjësinë, dhe në fund fare të nxitë të ndenjën e ndëshkimit për një Revolucion të Intelektualëvë të vërtetë në Kosovë.
Ky Revolucion ka për të vërë në binarë kundërshtimet e çarta në politikë për të përmbysur mendimin e vrazhdësisë eksistuese në politikën e Kosovës
“E dijmë se votat mjerisht numërohen,e nuk hidhen nga të gjithë ata që munden me bë Revolucionin Intektual për të shpëtuar vendin, hedhen nga çdo njeri, por për të shpëtuar vendin do ishte mirë që votat të peshoheshin”!
Progresi njerzimit nuk i ka ardhur kurrë nga dyftyrësia por i ka ardhë nga intelektuali i tij që ka prodhuar harmoni me ndejnjën për të rezistuar pseudovlerave nga kjo pakicë që po udhëheqë në Kosovë, por ka ardhë nga individi që di të mendojë se është koha të rradhitet në krahun e Revulicionit të intelektualëve të mirë, vertëtë që ka populli.
Mbas çdo Revolucioni që i prijnë intelektualët është ndier aromë Lirie, por intelektual është ai që ka luftuar sinqertë për vendin e vet e jo ai që ka përfituar në pazarin e jetës së popollit të tij, shtetit të tij, e fatkeqësisë së popullit të vet.
Nëse intelektualët në Kosovë, njëmend e mësojnë se është shumë e rëndësishme të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe politike të vendit si domosdoshmëri e Revolucionit të elitës së saj, duhet të kyqen në këtë valle revolutive për të ndëshkuar këta që po margjinalizojnë këtë elitë të nevojshme të kombit, me të vetmin ndëshkim, për të besuar se ka ende energji dhe forcë për tu riparuar gabimet ekzistente të përsërithsme në këtë shekull si shtet, që nuk flasin as për zhvillim, as për mirëqenie, as për ekonomi, as kulturë e as për integrime....e as për asgjë....
Nga pjesa e zgjedhjeve që marrin pjesë intelektualët dhe profesionistët për ti ndihmuar shtetbërjes janë gjërat më kontribuse në këtë rrugëtim, sepse nuk do të ketë greva në:
shëndëtësi dhe në arsim, nuk do të ketë puntorë të paknaqur nga mospagesa e AKP, nuk do të ketë debate publike për korrupcionin në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, nuk do të ketë vjedhje në pikë ditës në bankat e Kosovës, nuk do të ketë krim të organizuar,etj... Do të ketë rrymë 24 orë, shëndetësi që i përkon pacientit dhe nevojës së tij, do ketë rrugë projektive se si do zhvillohemi në ekonomi dhe industri një ditë, do vijnë edhe investitorët e huaj, etj...
Andaj me fjalën Revolucion intelektual përmes këtij shkirmi nuk bëjë thirrje për termin klasik të Revolucionit, por një vetdije e fuçishme për të dhënë maksimum nga vetja për të marrë timonin ata që meritojnë, për ti pllakosur në histori me gurëkujtimi këtë qeveri dhe këto të bëma që më së vështirë po i përjeton populli..
2.Kufiri Kosovë - Serbi
Nevoja për kontrollim të të gjithë kufinjëve të shtetit është shumë e rëndësishme jo vetëm për të definuar ate por edhe për të ushtruar autoritin e shtetit në të gjitha pikat dhe vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.
Deri tani, as Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmarrë çështjen e evoluimit të përgjithshëm të kufirit, për të njohur parametrat e kufirit të shtetit të vet, sepse në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosoves me shtetet fqinje janë modele në vete. Me një fjalë kufi e ligj në vete.
Në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t'u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi hyrjen dhe daljen atyre që lëvizin në pikat kufitare të Kosovës qoftë të qytetarëve të saj legjitim, qoftë të qytetarëve të shteteve fqinjë, veçmas të qytetarëve të Serbisë, apo më mirë më thënë të serbëve që jetojnë në Serbi.
Mungesa e këtij kontolli më serioz mundëson çdo qytetari serb, ai nga Serbia, të hynë në kufirnin e Republkës së Kosovës me letërnjoftim, gjë që kjo po ndodhë çdo ditë në pikat kufitare me Serbinë. Ata askush nuk I kthen prapa që në këtë rast i “detyron” të thonë dhe të ndihen edhe më sikur që janë në “shtetin” e tyre ende, në ate ishe Jugosllavisë dirigjuar nga Serbia.
Dikush mund të arsyetohet se kështu hyjnë edhe shqiptarët nga Lugina e Prshevës. Këta do trajtoheshin me ndryshe, këta vërtetë do duheshin të kalonin me letërnjoftime sikur që po kalojnë të gjithë tani dhe po hyjnë në Kosovë. Shtrohet pyetja kur e dijmë kufirin si të domosdoshëm dhe ka pikë kufiri, do duhej të silleshim konform rregullave ndërkombëtare të kalimit kufitar, pra me aplikimin e pasaportave.
Nëse vazhdohet kështu kjo nuk do jetë “dëshira” për të mbajtur marrëdhënie të mira apo të kuptohet vetvetiu si relaskim I mardhënieve me Serbinë qoftë as para syve të faktorit ndërkombëtar, gjë që kjo në Kosovë peshin shumë, sepse tash ne na “interson” si po e vlerësojnë të huajt misionar në Kosovë tolerancën me Serbinë. Kjo nuk është as dëshirë, as tolerancë por është përdhunim i kufinjëve të Republikës së Kosovës. Madje disa nga politikanë për t'u marrë me këtë qështje ju duket humbje kohe apo shumë e vështirë dhe se kanë hjekur dorë nga kjo “vështirësi”.
Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi lëvizjen e qytetarëve jo vetëm në Kosovë, sepse kjo në masë të madhe ka tejkaluar normat e debatimit, por të lëvizjeve hyrëse të qytetarëve të tjerë që nuk janë nga Kosova. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye:
Së pari, për hir të perceptimit të përgjithshëm, duhet të bëhet e qartë se të gjitha pikat dhe vijën kufitare me Serbi e kemi të çartë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të mësura rolin tonë të ushtarit të FSK-së në kufinjët e Kosovës dhe të policisë së Kosovës.
Së dyti do na duhet të jetë një pikë referimi për veprimet e tyre të ardhshme, për të dalluar dhe patur në kontrollë shtetin dhe mbikqyrjen ndaj tij.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, duhet të ndërrmarrim hapin vet për të rrimarrë edhe këta kufinjë për të I ruajtur dhe kontrolluar se janë të saj- të Kosovës
Kufinjët për nga natyra mund të definohen nga disa tipare, duke përfshirë në veçanti, rregullin e çdo shteti veç e veç, duke respektuar norma dhe rregullativa të tij.
Serbia në Kosovë në veri të saj, nuk ka asnjë “detyrim” sipas saj për të respktuar kufinjët e Kosovës. Ka djegur edhe pikat doganore. Në lindje hyjnë qytetarët e saj si të duan se nuk i pengon kush. A thua çfarë tipare do ketë Kosova për kufinjët e vet në të ardhmen.
Policia apo ushtria në të ardhmen do kontrollon shtetin, në një hapësirë aq të madhe kufitare me Serbine, sepse kufijtë midis këtyre të dyjave nuk janë të vogël por janë mjaft të mjegullt ende.Për më shumë, ajo e shtrin kontrollin e saj mbi popullsinë në çdo aspekt të jetës së përditshme në një nivel të paprecedentë. Për të forcuar kontrollin mbi kufirin dhe për të penguar çdo aksion përtej kontrollit të saj, duhet patjeër dhe domosdo të aplikohen pasaportat për kalimin e lirë, sepse edhe nëse shqiptarët në të ardhmen kur do lirohen nga kjo kontrollë në Kosovë, ata sot për të kaluar matanë kufirit për të hyrë së paku në trojet e familjarëve të vet, në Preshevë në Medvegjë dhe Bujanoc kalimi i kufirit tek kët bëhet me letërnjoftime të Serbisë e asesi me atë të Republikës së Kosovës sepse këto letërnjoftime nuk njihen nga serbët vendorë e lëre më nga ata të shtetit serb.
Ana tjetër e medaljes, është një boshllëk i gjerë mes këtyre dy shteteve fqinjë, Republkës së Kosovës dhe Serbisë, është një boshllëk që emrin e ka Rezoluta 1244 që “lejon” ende qytetarin e Serbisë të mos mendojë se një ditë për të hyrë në Kosovë i duhet të ketë pasaportë të rregullt.
Gjithsesi, unë jam i bindur se kjo bitisje e kësaj Rezolute 1244 në Kosovë do të shpejtojë “rrëzimin e kufirit të Kosovës”.
Jetëgjatësia e Rezolutës dhe “zgjerimi gjeografik” i dhunshëm i Serbisë në veri të Kosovës dhe mos respektimi i pikave të tjera kufitare me Kosovën, kanë për të diktuar ndryshime dhe modifikime në praktikën e kontrollit të kufirit. Kufinjët eksistojnë sepse ka evoluar shteti për shkak të dinamikave të veta të brendshme ose është një përgjigje të rrethanave ndërkombëtare për tu dalluar shtetet. Këtë duhet ta bëjë sa më shpejtë edhe Kosova derisa duhet së pari definuar kufinjët e vet e nëse hynë në Unionin Evropian të hyjë së paku me kufinjë të definuar e jo më “kokë të humbur - pa ditur se kah e ka kryet e kah e ka bishtin e vet”.
Gjithsesi, përveç ndryshimeve shtetore, secili mund të përcaktojë qartësisht tipare të përgjithshme të ruajtjës së identitetit varësisht nga vendi, Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me Serbinë, do duhet që të mësohen edhe kufitarët e Republkës së Kosovës, që për të hyrë të huajtë në Kosovë do ju duhen pasaporta dhe jo leje njoftimi, sepse nuk kemi as një union mes këtyr dy shteteve e ata po sillen sikur të kishim një union mes veti.
Në sezonin turistik me sa e sa nënshkrime e marrëveshje dhe letra zyrtare me Shqipërinë, qytetarët e Republikës së Kosovës mezi në një datë të caktuar te fillimit të sezonit turistik mund të hyjnë në Shqipëri, diku me 15 qershor ju lejohet hyrja në këtë shtet vetëm më lëtërnjoftime. Kjo nuk zgjatë shumë deri në 15 shtator dhe më pastaj menjëherë aplikohen pasaportat. Pse të ndodhë kjo? Më mirë do ishte që reciprociteti i lejimit me letërnjoftim për kalim kufir të ndodhë me Shqipërinë se sa me Serbinë, sikur që po ndodhë pa na pyetur kush.
Një nga karakteristikat më evidente është dhunimi flagrant i të drejtës së shtetit dhe kufirit ajo se çfarë po na ndodhë me Serbinë. Madje çfarë është për të cituar nëse kalohet në këtë kufi, shpeshë herë kërkohën njerzit me fletë arrestimet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Republikës së Kosovës, këto fletarrestime të lëshuara para e pas 1999. Ka potencuar edhe kryeministri i Kosovës se ka një të këtillë që i është lëshuar nga shteti serb, shtet me të cilin patëm shumë telashe dhe që nuk po mundemi me definuar kuptimin e hyrjes dhe daljës me te.
Nëse është menduar se kjo liri e lëvizjës nuk bënë të bisedohet me faktorin ndërkombëtar, le të besohet se kjo është më se e nevojshme për t’u reaguar shpejtë sepse kjo nuk pritë asnjë sekond pas 17 shkurtit të 2008. Ndërkombëtarët kur flasin për lirinë e lëvizjes, e mërrin lëvizjen e serbëve përbrnda Kosovë, e kurrë ate jashtë kufinjëve të saj, lëvizje kjo që është më se e disfavorshme për shiptaërt se sa për serbët që janë mësuar të I vajtojnë.
Vetë mos respektimi I kufirit dhe ligjeve të saj në kufirin e Republikës së Kosovës, në këtë këtë të egër që po bënë Serbia kundër shtetit të ri të Kosovës, të persekuton në moral me këto gjendje ende “ aktive” që po bënë ajo në këto pika kufirtare duke përfshirë survejimet policore, arrestime, burgosje, trajtime Brenda “ shtetit” të saj, shtrëngime psikike, kufizime të ndryshme të lirisë së lëvizjes, ose liri të lëvizjës vetëm në një kah, diskriminojnë edhe më rolin e kufirit ende të paformuar mirë me Serbinë në raport të kontrollit.
Gjithsesi, edhe gjatë këtyre periudhave të djegies së pikve të kontrrollit dhe doganës në veri me Serbinë, nga ana tjetër eksistojnë edhe më shqiptarë që vijnë nga shtetet përendimore dhe kurrë nuk kanë ardhë në Kosovës përmes pikave të lindjes me Serbinë, sepse kanë frikën e një përmbindëshi të trazuar të vitit 1999. Por edhe nëse vijnë në këtë linjë apo pikë kalimi ata kalojnë me pasaporta e jo ndryshe.
Përfundimisht duke e rikonfirmuar që përmasat kriminale të regjimit serb në Kosovë dhe ndarja e përgjithmonshme prej Serbisë do kërkojë për rrjedhojë vendosjen e rregullave të kufirit nga vetë këto shtete, për të mos qenë Kosova një hije e saj , por vetëm një shtet fqinjë i Serbisë që patjetër do kërkojmë urgjentisht që kërkojë pasaportën e qytetrëve të saj që hyjnë në shtetin e ri dhe asgjë më shumë pos rregullave të kufirit dhe të doganave e jo një “tolerancë” që përdhunon shtetin e Kosovës.
Qëllimi themelor i punës sa me funksional i kufirit të Kosovës duhet të jetë gjetja e fuqisë për vendosjen e kontrollit dhe propozimi i masave konkrete të cilat kanë si qëllim të sjellin drejtësi dhe imunitet dhe autoritet të shtetit të Kosovës për kufinjët e vet për të qenë të barabartë në lëvizje sikur kur shkon në Maqedoni, Shqipëri dhe shtete të rajonit dhe ansjelltas, por vetëm me dokumentacione të regullta të këtyre shteteve. Mos të harrohet se në rastin e krizave dhe momenteve të veçanta shteti i Kosovës ka të drejtë të mbyllë në raste të caktuara kufirin e vet me cilindo shtet që e rrethon, apo ka të drejtë të ja ndalojë hyrjën qytetarëve të një shteti në veçanti, madje edhe të aplikojë viza hyrëse për në Kosovë. Mbase kjo e drejtë legjitime ekziston, në alternativë patjetër do duhet të ja u kërkojë pasaportat qytetarëve jashtë kufirit të Kosovës e jo kalimi të bëhet me letërnjoftime interne që shfrytëzohen përbrenda këtyre shteteve fqinjë, sepse nuk janë dokumente udhëtimi të rregullta që do duhej të kishin legjitimitet brenda kufinjëve të Republkës së Kosovës.
3.Ndërgjegjia politike në Kosovë
Ndergjegjia e njeriut është aftësi e mendjes për të njohur dhe për të kuptuar botën që e rrethon.Ndërgjegjia është zotësi për të njohur vetveten dhe të tjerët. Është aftësi për të gjykuar dhe vlerësuar situatën në të cilën jeton, punon dhe vepron. Aftësia për të përcaktuar se ti i takon jo vetëm vetvetes, por edhe një shoqërie është më se ndërgjegjie, e kur e di se i takon edhe një kombi, është vetëdije kombëtare.
Vetëdija shoqërore është veprim i vullnetshëm i individëve dhe partive politike për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhemi. Është zotësi për të kuptuar vendin dhe detyrën e individit në shoqëri dhe të shoqërisë gjatë historisë. Kjo është vetëdije e pa hile.
Ndërgjegjia është ajo që na bënë të dallojmë ate qe është e drejtë dhe jo e drejtë,ate që duhet të bëjmë dhe ate që nuk duhet të bëjmë, sepse nuk jemi të gjithë njëlloj, nuk i gjykojmë gjërat njëlloj dhe këndvështrimi i botës është i ndryshëm në sy të ndryshëm kur ndryshon nga morali është edhe më e rëndë sepse morali është më shumë për pamjen e veprimeve tuaja në sytë e të tjërve. Ndërgjegjia është që na bënë ti vendosim gjërat siç duam dhe jo tabu-të e e moraleve dhe kulturave midis linjave të vrazhda e koncepteve shumë më ndryshe, sepse ndërmjet të linjave vija është shumë e hollë.
Ndërgjegjja në politikë është shkalla më e lartë dhe më e përsosur e vetëdijes. Ajo është nderë e moral, është përsosmëri e mendjes për veprimin e njeriut në rrethin e vet. Ndërgjegjja është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv. Është zotësia jonë për të njohur botën tonë të brendshme dhe të jashtme, e më se e rëndësishme kur merresh edhe me politikë.
Ndërgjegjja është ndjenja më e pastër, më e përkryer e njeriut, lartësia e së cilës përcakton të gjitha sjelljet tona të përditëshme edhe në politikë. Njeriu pa ndërgjegje nuk dihet se kujt mund të i gjasojë. Personi-politikani që nuk ka ndërgjegje njerëzore, nuk mund të ketë as ndërgjegje kombëtare.
Ndërgjegjja është ajka, kulmi i vetëdijes sonë humane, shoqërore dhe shkencore,po pse të mos jetë edhe politike?
Vetëm punët e bëra me ndërgjegje të lartë kanë suksese. Nërgjegjja është përkushtim, devotshmëri dhe përgjegjësi ndaj detyrimeve të marra, ndaj premtimeve të bëra dhe ndaj betimit të dhënë para vetvetes, familjes, shokëve dhe popullit se do të punosh dhe luftosh gjatë gjithë jetës në të mirë të shoqërisë dhe të vendit.
Politika dhe ndërgjegjia e saj në Kosovë
Bindjen e kishim dhe ende e kemi verbalisht “të fortë” por jo për të argumentuar se në politikën e Kosovës ka më ndërgjegjie me të cilën e dëshmojmë me shembuj të pafundmë. Kjo është e përceptuar gjerësisht nga të gjithë politikanët,e Kosovës jo vetëm me vite por me një karrierë të një qeverie apo tjetre në Kosovë. A do vje një ditë për të i thënë STOP, kësaj katrahure politike që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë çdo ditë.
Refleksionet politike dhe sjellja e saj përditë po shembin edhe moralin e njeriut dhe ndërgjegjën e tij, sepse çfarë është e “natyrshme” në politikë nuk do jetë e natyrshme në jetë.
Suksesi i reformës politike, përcaktohet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi i partive politike rreth nevojës për ndryshim të këtij sistemi fantom në Kosovë e jo për të thelluar hendeqet për të zhveshur edhe njeriun nga ajo ndjenjë pak morale.Për të ruajtur një vend pune duhet të ndryshosh edhe partinë. Do mbështesim ideologjinë e ndërtimit të demokracisë në Kosovë për të kaluar nga një krah në krahun tjetër në politikë, por këtu kjo përplasje krihësh pa profilime politike do të thotë luftë e egër për pushtet se sa domosdoshmëri për të ndërruar partinë sa për të “gjetur” vetën tuaj. Sidoqoftë, kemi ardhur deri në këtë fazë të trishtimit ndërgjegjës njerzore, ndërgjegje kjo që ka ngulfatur politikën dhe skenën e saj në Kosovë.
Beteja elektorale në Kosovë në gjithë këta vitet dhe kohën e mbajtjeve të zgjedhjeve paska qenë një fushatë e rrenave dhe dallavereve, një pazar i individëve dhe një formacion për regrutim të klaneve për të vepruar më pastaj në Kosovë.
Si e tillë, si çdo betejë, qysh nga kohët e romakëve të lashtë e deri në ditët tona, që nga dyluftimet mes dy njerëzve, e deri tek luftërat mes shteteve, janë bërë me rregulla të përcaktuara paraprakisht dhe bashkërisht nga palët. Përndryshe, kur nuk kemi rregulla të përcaktuara që më parë, nuk kemi më dyluftim, por banditizëm a masakër, siç jo rrallë ka ndodhur dhe por vërehet edhe sot e kësaj dite në Kosovë.
Partitë e vogla janë mbetë ende të vetmet në Kosovë që kanë ende një karakter e moral në politikë, sepse kanë grupin e njerëzeve që nuk janë të sistemuar askund më shumë se sa që janë pjesë e këtyre gjynaheve politike që me veprimet e tyre gllabërojnë politikën dhe qytetarin e Kosovës.
Në çdo sistem politik demokratik, je i detyruar të bashkëpunosh me pjesën tjetër të politikës përfaqësuese, sa herë e kërkojnë interesat e vendit. Ashtu siç je i detyruar të mos pajtohesh me çdo politikë të mbrapshtë që mban peng vendin. Kjo është vlera reale e demokracisë. Kundërshtarët në politikën e Kosovës nuk zgjedhen rastësisht, por ata janë aty si rezultat i vullnetit të grupimeve të ndryshme shoqërore, me ide tjetër , me koncepte tjera dhe me një vizion tjetër. Por kjo në Kosovë është ndryshe, nëse nuk mendon si mazhoranca do jesh edhe armik i vendit. Andaj ndodhin kalimet e një grupi politik nga një krah në krahun tjetër, aderim verbal dhe pa asnjë koncept, sepse dikur para luftës, idhtarët e një krahu politik kishin edhe një prezentim të njejtë,e tash pasluftës nuk ka asgjë origjinale por vetëm kopje modeleve për klanizim.
Sot shoqëria jonë në Kosovë ka nevojë për një politikë krejt tjetër nga kjo e tanishmja. Kësaj nevoje të shoqërisë për ndryshim, me mjetet e kohëve moderne, me përgatitjen e sa më shumë hapësirave demokratike dhe kontrolluese që t'u mundësojmë aderuesve në politikë të shprehin vullnetin e tyre elektoral, por me të vetmin kusht-të bëhet profilimi i partive politike e asgjë më shumë. Dmth duhet të skadojë afati kohor i kalimeve në Kosovë prej një krahu në krahun tjetër, sikur tek futbolli, por jo fati i qytetarit të jetë taman futbolli të bihet me shkelm mbi te sikur topit në fushë.
Besimi politik është një formë shenjtërimi i politikës që ka karaktere ekskluzive dhe integraliste dhe programore që nuk pranon ekzistencën me ideologjitë dhe lëvizjet e tjera, mohon tjetrën sepse mbështetet në strukturën e konceptit idealist të programit politik. Kjo në Kosovë nuk ka asnjë arsye të ndodhë sepse i vetmi motiv për të ndërruar partinë në Kosovë është pozita, klani, regrutimi në afera dhe bërja e njeriut VIP brenda një nate.
Besimet e politikës janë fenomene moderne, sepse dikush që është i sinqertë ka dhënë nga vetja aty diçka në konceptin e pjesë programore të partisë, andaj i dhimbset të tallet mbi idenë e ndërtuar nga vetja e tij dhe me fanatizëm ruajnë edhe veten dhe programin e partisë politike.
Pra, nuk do të thotë se besimi politik nuk ka asnjë lloj lidhje me besimet tradicionale dhe domosdoshmërisht nuk sjell situatë antagonizmi dhe konflikti.Kjo është e moralshme dhe duhet të ruhet në Kosovë deri sa të profilohen partitë politike.
Sa është e dhimbshme për elektoratin e shkretë kur do i thuash se është kaluar në krahun tjetër të politikës, e me votën e tij bëhet një rikompozim për apetite personale.
Sa e sa rrena e gënjeshtra deri sa i është terur fyti i janë dashur një “politikani” endacak të bëjë për të marrë një numër vote për të menduar edhe krahu i kundërt se ky valla na qenka një VIP që do na duhet ne në krahun tonë.
Ku mbeti besimi i njeriut dhe i partisë se nesër ky lloj njeriu me këtë “profilim” i duhet asaj apo kësaj partie apo spektri politik me rrenën se do punojë për qytetarin, kur ai nuk ka idenë e as konceptin e tij e as sedrën e tij sepse nesër do ja mbathë dikah tjetër. Kjo për idenë e saktë do krijojë vetëm njerzë sa më të dyshimtë në Kosovë për të formuar aradhat e mendjes rezervë-me orekse dhe apetite që të përbijnë pa mëshirshëm, sepse në këta tipa nuk ka asgjë konkretee korrekte, vetëm e vetëm ka karaktere që të bëjnë të kuptosh të kaluarën se me çfarë qenke rrethuar për nje ideal, një synim,për një shtet, një bashkësi kombëtare etj....
Populli do niset nga ndërgjegja e tij, do e kultivoj ate kur sheh këto gabime që po e përcjellin, do e gjykojë rrënjësisht klanin, grupin, maskarenjët dhe të gjithë ata që ja kthyen shpindën atij. Edhe ky ndëshkim është pjesë e demokracisë...Ishalla do ndodhë një ditë....
4.Kalimi kohor, procesi dhe shmangia politike
Lëvizjet janë gjëra të shenjta, janë edhe profetike dhe kanë udhëzues: kohën dhe personalitetin.
Koha është edhe enigmë e dy tehave, e zgjidhur në kohë si enigmë dhe enigmë e pazgjidhur. Koha është më se faktike, është dëshmi e procesit, por edhe procesi është segment që bie në kohë. Koha është sfidë, është një pasqyrë reale për të kuptuar dhe fol në histori për të argumentuar, për të riparuar, për të programuar por edhe për të analizuar kalimin në tërë këtë kohë. Gjërat që në një interes i shuan koha, i mbesin historisë të gjykohen. Edhe gjykimi duhet të bëhet në kohë.
Sot në Kosovë në këtë dekurajim vlerash dhe morali, është një kohë që flet për një rrugë të nisur, kohësisht të kufizuar, historikisht të ndjerë, e psikologjikisht të rënduar.
Kush kujt i dëfton kohën,politika dhe shmangia e saj nga realiteti, apo historia dhe arkiva e kontributit njerzorë në këtë kohë?
Të dyja gjërat esencialisht janë koncepte që kanë për t’u dëshmuar në kohë. Asnjëra nuk e tejkalon kohën se kur do duhej të thuheshin gjërat.
Nëse politika si koncept i pa dëshiruar rrëfen se gjërat do i bjëmë me ndryshe, në këtë kohë, mundësitë do ndeshen me dëshirat dhe njeriun në Kosovë po e bien si pre të sfidës kohore.
Aspak ngushlluese nuk është kjo nëse e kuptojmë vetëm verbalisht, sepse një mori njerzish dëshmojnë për kohën ne cakun dhe momentin e duhur, një tjetër taborr është edhe më para kohe dhe një tjetër as që e di se koha është duke e sistemuar procesin dhe gjërat nga kjo kohë do mbesin qoftë histori e së keqës qoftë e së mirës.
Dosjet janë dosje, ato janë magjistrale të regjistruara në kohë, por duhet të gjejmë kohën se kur duhet ti mësojmë si fragmente në histori dhe të definojmë në thesin e gabimit gjërat që duhet përmirësuar...
Këtu është nyja. Është më se e dobishme të analizohet e kaluara, vlera dhe historia e të quajaturës vlera e luftës, e kombit dhe të muroset historia në faqe të parë të lindjes së atdheut.
Procesi politik në Kosovë dhe shmangiet politike të individëve janë një hendek që njeriun e ndjek në hijën e dekurajimit. Ky dekurajim është një shtytje për të u tërhequr njërzit nga ajo që munden të bëjnë, dinë të e bëjnë dhë kanë dhënë një kontibut për të bërë diçka.
Kosova e pavarur është nisë në planin e quajtur “ Njohja ndërkombëtare” ka nisur një faqe të re historike dhe ka trajtuar nga vetja një lëvizje se gjërat po duhet të zhvillohen. Pse e themi këtë gjë? Është normale të mendohet se shumë njerzë në këtë kohë në Kosovën e pavarur, ata që i ha pazari janë mbetë askund. Nuk është ide e mirë të gjykohet se ata që marrin pjesë në proces, i duhen çdo herë procesit, sepse këtu kemi një shmangie profesionale., kemi një luftë mes dy sistemesh: botës së militanit dhe atij që është meritor dhe shumë i arsyeshëm në kohë.
Politikat militantiste janë shumë të ndera, të pafuqishme, të verbëra, të ngujuara në mjerim dhe se asnjëherë nuk sjellin dobi. Dobia e çastit mbaron sa mbaron shija e një gjëje të mirë të ngrënë. Vetë kjo ngrënie është ajo që në kohë me shijen e mirë të bënë të ngrënësh edhe veprën tënde, të pendohesh se pse ke pasë këtë orkes në një kthinë të çastit që nuk të ka ngopë me asgjë.
Nëse në ciklin e përmirësimit çdo herë informata vje me një të dalë të mbrapsht, thuhet teknikisht se sistemi ka gabime, sepse rezultatet e matjes nuk kanë qenë ato që janë pritur, dhe në kohën e vlerësimit të gjitha gjërat shkojnë duke riparaur të gjitha ato defekte që ke patur mundësi të mos i gabosh në start.
Bota intelektuale dhe profesioniste në historinë e re të Republikës së Kosovës është plotë me shembuj dhe enigma që herë herë nuk i ka përcaktuar koha se në thesin e kujt do bien.
Profesionalizmi dhe përfaqësimi ambasadorik: Është vetëm një term e jo një realitet, por më shumë në Kosovë i gjason vetëm një barometëri për të krahasuar se ka diçka më të mirë apo më të keqe se sa ajo që duket. Askund e as në një institucionet me shumë halle nuk me thotë mendja se ka profesionizëm nëse problemet me një dekadë nuk zgjidhen kurrë në Kosovë.
Përzgjdhja e individit në sferën e duhur është një gjynah më shumë për të goditur në atë pak karakter që ka njeriu në Kosovë, në kundërshtim me gjynahin që shkon në emër të profesionistit dhe mbetet i zhveshur nga populli se nuk ka të bëjë me asgjë profesionale. Pra me një fjalë se goja plot e thënë profesionale, e kultivon idenë e të kuptuarit drejtë se çka është kjo fjalë apo çka do jetë e vërteta e kësaj fjale në vepër.
Mjerisht në Kosovë është bërë dëshirë për të qenë në poste se sa të jesh i mirëpritur në botkuptimin profesional kudo qoftë emrimi.
Ditëve të fundit të Kosovë po propagandohet edhe më shumë për një konkurs shumë vital: Posti - AMBASADORI I KOSOVËS GJETKË....
Shumë kandidatë kanë konkuruar për të nisur së pari edhe karierën e tyre, ndoshta edhe punën e tyre për të bërë karrierë pa punuar askund e më së paku në këtë segment, sepse këtu nuk është marketing të belëbzohet se të gjithë ata që konkuruan do thuhet një ditë pas pranimit nga partia politike që “ Kanë një përvojë shumë vjeqare”, sepse ne dijmë se sa vjet kemi dhe përvoje kemi në këtë drejtim.
Është hargjuar energji kot tek te emruarit e parë të Republikës së Kosovës në ambasadat e para të saj në botë, sepse zëri etik dhe politik i tyre nuk është duke u ndier asesi, sepse ngulfatja po vje nga resori se kush i ka emruar.
Kjo ngulfatje politike është një personalizim i qështjeve, e kur personalizohen gjërat na bie ndërmend të mendojmë se po veprohet sikur në sistem komunist.
Më se 400 kandidatë kanë konkuruar për 18 vende ku do hapen ambasadat e Republikës së Kosovës. Nuk është aspak e lehtë që të përzgjidhen meritorët, sepse asesi nuk është dhënë shancë të krijohen këto kuadro paralelisht në kohën e quajtur STATUS QOU, kur vend numronim me misonin UNMIK-ut. Do shtrohet qështje më se komplekse për cilat staza të këtij misioni paskemi patuyr idenë e formimit të shtetit, e përfaqësimit diplomatik.
Kjo është dëshmia e kohës ku kemi për të ngecur në kohë edhe më sepse aspak nuk do jetë e arsyeshme asnjë emër i ri, nëse shteti i Kosovës nuk ka në bagazhin e vet së paku të emruarit e parë për përfaqësim diplomatik për të qenë udhërrëfyes të të rinjëvë të pa përvojë që do marrin këto detyra më se të rëndësishme.
Ka të atillë që në këtë konkurisn e fundit kanë konkuruar njerzë që i duhen më shumë vendit për brenda se sa për jashtë tij, e kjo na rezymon se këtu po mëshihet edhe një lojë më se poltike për të i përjashtuar nga gara e pushtetit edhe ata që do dijnë dhe mundin të japin kontributin brenda Kosovës, për të i lënë rrugë hapur atyre që po japin emrime jashtë shtetit.
Besojmë shumë se çdo kandidatë që ka konkuruar për këto poste, do jenë ata që CV-t e tyre do i njohim me vonesë, por çdo kandidatë që ka konkuruar për këto poste, do jenë ata që CV-t e tyre do i njohim me vonesë, por çdo lutje për të mos hyrë në gjynah prapë do ishte mirë që të sistemohen këta njerzë në fund të fundit, për t’i i pranuar shteti se ku adresohen në misione diplomatike , jo si më parë të na vijnë nota negative diplomatike sepse (nuk) meritojnë të janë këta apo ata emra. Kjo është edhe një fatkeqësi e rëndë sepse i deleguari ishtetit do jetë ai që merrë bekmin nga kjo Kosovë e jo ata që pranohen nga të tjerët sepse me nuk dihet se kënd do përfaqësojnë.
Koha dhe perspektiva e saj kanë për të na thënë se sa është e vështirë përfaqësimi politik, po çka do themi për përfaqësimin ekonomik, kulutorë e ushtarak , që do na duhet një grup i madh i atasheve për të plotësuar boshllëqet diplomatike me cilin do shtet që do lidhemi në mardhenie diplomatike. Besojmë dhe lutemi që këta emra të më vonshëm që duhet dalë është kah i mendon diskush në Kosovë ,apo do i mendojë prapë tjetër kush apo nuk do mendohen kurrë në jetë...
Po citojmë edhe një herë:
•Kombet e mëdha nuk janë bërë për nga mbrënda , por për nga jashtë, vetëm një Politikë mjeshtërore e Jashtme, një politikë e veprimeve domethënëse, mundëson një Politikë të brëndëshme frytdhënëse, që në fund të fundit vetëm nje marsh i thëlle i parëndesishëm është. - José Ortega y Gasset (Ndërtimi dhe Shpërbërja e Spanjes, 1921) •Midis Shteteve nuk ka Miqësi, por vetëm Interesa.- Charles de Gaulle
Mbimotiv i këtij shkrimi është kjo esencë:
Politika e Jashtme - Përfshin ose nënkupton nje mori qëllimesh,se si nje shtet i vecantë do bashkëveproj me shtetet e tjera të botës dhe në një masë të vogël edhe me aktorët jo qeveritar. Politika e Jashtme përfshin fusha të ndryshme veprimi në aktivitetin e saj si psh. Politikën e Sigurisë, Politikën e Jashtme Ekonomike, si dhe Politikën e Jashtme Kulturore.
5.Kur ngaterrohet pushteti, kur kemi kryepushtet...
Veçimin e funksionimit të pushtetit e përcakton saktë mënyra se si ushtrohet pushteti, e kjo ndryshe është një sistem që duhet të konceptohet në bashkëveprim, me konsultime si dhe në bazë të rrethanave të dala nga këta parametra duhet të veprohet. Kjo në Kosovë nuk ndodhë kështu.
Mund të flitet ndërkaq për një ndarje personale të veprimit.Madje ndarja nuk zbatohet në mënyrë rigoroze as në aspektin e ndarjes së kompetencave. Parlamenti, në asnjë mënyrë nuk përkufizohet vetëm në ligjëdhënie, por përpiqet të ushtroj ndikimin e tij edhe në vendimet e rëndësishme të ekzekutivit, duke kërkuar nga ajo përmes vendimeve, që në çështje përkatëse, të veprojë kështu e jo ndryshe (...).
Kosova është mjaftë thellë e “ngatërruar me politikën e saj” karshi Serbisë, sepse kjo e fundit as që njeh dhe pranon realitetin e ri në Kosovë, të kësaj Republike të vitit 2008.
Kësaj rrëmuje i bashkangjitet edhe fakti, se kohëve të fundit po veprohet dhe menagjohet me pushtetin në Kosovë sikur të jetë një e drejtë pronësore e dikujtë, e nje individi, e jo një shtet që ka Kuvendin e saj, ka minsitritë e saja, ka Presidencën e vet, etj…Këtë paradoks e vërejme edhe me rastin e ftesës së fundit Kryeministrit të Republikës së Kosovë bërë presidentit të Serbisë për të vizituar Republikën e Kosovës.
Sa është politike kjo?
Shtetit modern i nevojiten lehtësime të tilla të punës, nëse kompetencat e zyrtarëve të saj bien ne domenet se ku duhet të veprohet, e asesi të jetë model personalo-individual vetëm për imazh në kuptimin e synimeve vetjake, për një marketing, të pabazë dhe shumë herët te filluar për të bërë garë me sytë e elektoratit që I merrë votën.
Kjo ftesë e kryeministrit të Republikës së Kosovës nuk ishte aspak politike, madje ishte një gabim në adresim sepse homologu i tij nuk është presidenti serb. Kjo ishte më se ushtrim të kryepushtetit, pa konsultuar askend, pa patur “kompetencë” të ftojë madje as një kryeministër serb për kohën e raporteve dhe mardhënieve që kemi me Serbinë, në kohën e një dyshimi të madhe dhe skepticizmi politik pas “Aferës së gjashtë pikëshit”.
Anjë qytetar i komuntetit ser të Kosovës, sot këtë kryeministër të Repulikës së Kosovës nuk e e njeh si të vetin, nuk e pranojnë shtetin e ri në Ballkan dhe në botë, e nga ana tjetër ne ftojmë kryetarin e Serbisë për vizitë në zyrën kryeministrit të Republikës së Kosovës. Kjo nuk është aspak politike dhe aspak nuk jep shenja pjekurie të një lidershipi të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër edhe pse ska aspak erë politike, këtu është përdhunuar vetë titullari dhe emri që quhet President i Republikës së Kosovës.
Ndoshta është harruar nga historia e së kaluarës se dështojnë shpeshë herë takimet kur liderët nuk takohen në nivele të barabarta. Madje Serbia në kohën e bisedimeve sikur edhe vetë Kosova kërkonte të jenë të barabartë titujt dhe postet në takime të këtyre dy shteteve para faktorit ndërkombëtar.
Kjo sikur tash po hedhet në harresë nëse një lider në Kosovë do e ndien veten herë si president e herë si kryeministër. Kështu historia ka mësuar se shtetet e këtilla nuk janë demokratike por diçka ….më shumë se menagjime dhe kryepushtete në çdo segment.
Takimi , protokoli dhe agjenda e bisedimeve
Takimet zyrtare nuk ndodhin askund ne botë aty për aty, por edhe nëse ndodhin kështu do shfrytëzoheshin konferenca të planifikuara më parë. Aty shtrijnë duart liderë dhe fytyra botrore politike. Sa e sa herë ka patur shancë lidershipi i Republikës së Kosovës të i shtrëngojë duart një lideri serb? Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë nga “takimet e elefantëve”, sepse në parim jemi injoruar se përfaqësojmë diken, sipas deklaratave refrene të Serbisë, madje dhe shpesh herë Serbia ka lëshuar këto takime vetëm e vetëm pse Kosova apo lidershipi i saj janë prezent.
Në rast se do pranohej ftesa e kryeministrit të Kosovës drejtuar presidentit të Serbisë për të vizituar Kosovën, do ishim më se kurreshtarë të dijmë se cila do jetë tema e bisedimeve dhe sa kohë është përgaditur për një protokol ndërshtetror se çfarë të bisedohej me Tadiçin, a është pyetur dikush pos mendjes së Kryeministrit, çka do thonin deputetët e popollit, kur në Kosovë ka shumë shqetsimë dhe një gjenocid të paparë si dhe enigma ndërkombëtare si kjo “Afera e fundit e gjashtë pikëshit” që ka shkaktuar vetë kjo Serbi.
A thua vallë do ndodhte që në vajin e nënave për të pagjeturit do sjellte shenime presidenti serb se sa njerzë të humbur e të zhdukur i kemi në shtetin prej nga vje, a thua vallë do vinte të pranonte shtetin e Kosovës dhe do njeh realitetin e ri?, pa kërkuar falje për atë që ka bërë regjimi i shtetit të tij mbi Kosovën?
Në fund fare do vinte të falte nga arresti i shtetit të tij drejtuar kryeministrit tonë, për të ja bërë çelinë një kopsht me lule apo prangat ti shëndrrojë në një çels të komunikimi pa problem me një kryeministër të Kosovës.
Besojmë thellë në kontributin e popullit, në idenë e sakrificës dhe idealit për të formuar shtetin e duhur të Republikës së Kosovës, besojmë edhe në mbrojtje të vlerave shtetrore tona që po ndërtojmë çdo ditë, besojmë se populli di të mbrojë edhe lidershipin tonë që kërcnohen, por nuk dijmë të mendojmë se harresa është segmenti që po na përcjellë për të gabuar në politikë së paku me ata që ende nuk jemi marrë vesh se kush jemi, me ata që duhet të na trajtojnë të barabartë në relacionet politike ndërshtetore, e pastaj do e kemi më lehtë të ftohemi ose së pari ta ja ndalojmë hyrjet edhe ilegale për të demostruar shtetin qoftë nevoja edhe fqiut, e jo vetëm kryepushtetin presidentit tënd dhe popullit.
6.Sot skulpturë balte...
Sot unë bëhem baltë
Dergjem në çengel shtrati i lidhur
Për farën e një molle jugu
Kafshimi pas palmave ishte vetëm ëndërr
Vjedhur në sytë e miletit të atij muzgu
A thua të vdes i shkarkuar me vetëtimë
Cirkun e kisha lënë në varjen e litarit
Për të puthur vetëm mollën
Jug...Erërash të lagështa
Baltën time ma hodhe në mes rrugës
Derdhur në fytyrë
Me emra njerzish që i kisha harruar
U thanë fjalët e pangopjes
Muzika që vrau si reja e goditur
Mollë...
Derdha lotin tim
Autobaltës sime...
...Për ta kujtuar
Shën Ndoun zbathur
Mollën e papjekur
Sot skulpturë balte...jam unë
Diellin që nuk di a do të lind më?
Për të tharrë balten që ma hodhe mbi fytyrë
Po kthehem tek shtrati i tim çengel
Më lehtë do ringjallem nga fryma e zënë
Pa emrin tim e pa mollën time
Pa jugun e me veriun tim
Sot skulpturë balte...
Vdekja ime nuk do jetë e ftohtë për asnjënjeri
Kur molla të piqet në jugun e harruar
Fara ime do më mbetet në grusht mbyllur
Sot skulpturë balte...
Shtrati im, dashuria e vuajtjes
Molla ime, puthja e natës me muzg
Unë dhe balta skulptura e dashurisë
Skulptura e një molle pa fara
Jugu im dhe unë...
Sot skulpturë balte...
7.Kohë e palexuar
Ditët kaluan nëpër bebëzat e mia
ndaluan në kapakët e syve
Profil më janë bërë rrudhat
...sytë gropë ku digjen kujtimet
Retë mbarsuan një energji
Ikjen time nga profili
e sheh edhe urithi
ty kur të fala hirin
Vjedhur në gropën e njejtë
Ku numrova kujtimet
Jam unë i vetëm ...
që shpartallloj rreze dielli
në boshllëkun e quajtur kohë
në hutinë e pasqyrës sime
kur dal unë e kur duket vetëm hija ime
në kohën e palexuar
vetëm figura....
Historitë mundojnë njerzimin për të vërtetat e zhvillimeve....Histori e vendit tim?!!! (Skënder Korça – S.K)
8.Rikthyer emrin tënd në njeri
Antitezë me frikë
Shpërbërje...
rrëzuar gurë më gurë
faqe rrenash që i lëpin si kockë
atëherë do përfundojë loja jote
Në ditën e nesërme ke për të shkruar
Histori...
Mos mendo se në shumë Zota do besoj
në frymën e krijuesit u mbështeta për mur
thashë me zë “ Ti je një...”
Zjarrin tim vetëm Ty mund ta shuash
për shkëmbim besimi në Ty...
Si të kanë dhënë emrin At?
Lutu që të mos të ju thonë se je populli
pagëzimin që e gënjejnë më së shumti
A thua e sheh?...
Nëse fjalën tënde e përpin era
mos më thuaj se me ke dërguar porosi
një ditë do mbetemi jetim të gjithë
Ati pa ne,
dhe ne pa fjalën Popull....
Në vend të dimrit tënd
vjen Vera ime pa ty
Popull që do t’i shkrij duart
engjëlli hukatur...
Rikthyer emrin tënd në njeri
Teoritë që shpërfillin emrin e popullit i zë dimri i acartë dhe nuk i lexon më asnjë njeri... Populli është njeriu im!!! (S.K - Skënder Korça)
9.Ik kah gjurma e gishtit tim
Këputa gishtrinjët kur bëra me gisht
Ju tregova për acar
Veshur bardhë ju thashë
Këndej bëhet rrugë...
Andej ecnin si dikur të shenjtët
Për dallim nga njerzit që shkojnë dhe vijnë
Gjurmë shputash humane kam parë
Kur pelerinën time ja hodha sipër një foshnje
Acarin që e shpiku dora e njeriut të ngrirë
Qiellin e zemruan për mua dhe pelerinën e bardhë
Edhe borën e rënë e paskan vjedhur sot
Ata...
Që gënjejnë se po rritin fëmiun e pritur
Marrë me gjak nga kirurgjia shterp
Rritu...
Por ik kah gjurma e gishtit tim
Shteti ka lindur nga kirurgjitë e rënda, rritet vetëm nëse nuk harrojmë plagën...!!! (Skënder Korça)
10.ZHVESHUR
Zhveshur...
Mbytur ngadalë në errësirë
Pus mendimesh për të shpëtuar
Në kalimin e akullnajave në ujë
Muzikë për mos dëgjuar zërin tim
Në fund ujëvare rri
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Në darkën e djallit,
Pive supën nga mish njeriu
Rrije në tryezë plot eshtra
Unë nuk fjeta as më hënë...
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Lugat na shpallën
Sa të mjerë ata që folën
Sa të gëzuar ata që të dëgjuan
Zhveshur je edhe sot...
Nuk fle ...
Nuk zhvishem...
Nuk më sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Agimet e kristalta janë gënjeshtër
Zhveshur erdhën edhe ato...
Për dekadën e rrugës së qumështit
Kur djalli u bë njeri
Kur njeriu u bë djall
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Kur dielli lind në perëndim
Kur perëndim dielli është festa jote
Nuk do zhvishem kurrë
As për aktin e kënaqësisë me ty
Sepse në fund të puthjes me fal gjak për goje
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Unë jam ai rob i historisë tënde
Ruaj dhe kujdes për ditarin historik
... se bushtra lavire rri me ne,
Ka për të shpaluar fytyrën tënde
Unë sërish nuk do zhvishem kurrë
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
THËNIA IME: Ruaj vlerën e kulturës tënde ashtu do jesh më lehtë i pranuar në koloritin e kulturës së të tjerëve...!!! ( Skender Korça, 25 dhjetor 2010)
11.MOS GJYKO...
Mos ushqe shpirtin me këngën e pa ritëm
Mos u tërbo në dëshirën kozmetike
Mos...
Mos më bjer në qafë për çmendinë tënde
Mos kujto se bota është vetëm e budallenjve
Mos...
Mos prit kohën që vonohet
Mos ik i pari që nuk të pret njeri në cak
Mos...
Mos nxito në përqafimin e horizontit të largët
Mos bërtit kinse përqafove profetët
Mos...
Mos më gënje se i ke bërë të gjitha këto
Mos mendo se durohesh në dheun tënd kur nuk paske bërë gjë
Mos..
12.ASNJË VDEKJE NUK NA ZË...
Nuk jam fosili i peisazheve të shurdhëra
... nuk jam kthyer nga profili i të huajit
Nuk e kam portretin tim në galerinë tënde
...as me ngjyra uji nuk jam pikturuar
Zërin e kam melodi të lutjes
... kur tingullin tim nuk e kupton
Nuk tretem në kujtime të palexuara
... as diellin nuk e lë të përendoj
Engjëll dhe djall nuk le të më thonë
...as kur më lavdërojnë
Nuk jemi trishtimi i botës
... as qeramikë e pjekur për të shkelur mbi ne
Unë dhe biri im bashkë me birin e tij
Dalim nga hija e rënë e diellit vëzhgues
...asnjë vdekje nuk na zë
13.HESHTJA E THYER...
Heshtja nuk është e vjetër
Është sikur unë
Sa epoka ime
...moshatare me tim stërgjysh
Në labirinthin e drejtësisë
këmbana dënimesh
...për lëkurë,
Kandari i barazisë është prishur
sipër të “drejtës me këmbë”
Heshtja vazhdon...
A thua a kërkova dënim?
Jo parfum...
Apo sipër kandarit shkela me gjenerata?
Qiell që rri mbi ne
mos ke turp kur sheh padrjetëisht
...vetëm lëkurën time të larë me të kuqe
brenda stinës sime...
Brenda mua
...në epokën tënde
Atje kur lahuta e tim gjysh u bë ndalesë
kur kënga doli për gjithë moshatarët e tij
Jug e veri
Djepit të madh...
Heshtjës së thyer....
Nëse koha është pengesa për të jetuar i lirë e i bashkuar si komb, po mallkoj kohën bashkë me heshtjen e gjitha gjeneratave që po heshtim edhe më....(Skënder Korça)
Përgatiti:Flori Bruqi