2011-06-07

Ti moj vajze qe spo me dele karshi dil te shohe njehere me sy....

Cikël poetik nga Faik Krasniqi

 

 

Faik Krasniqi, i lindur me 21.10.1978 ne Prishtine, me profesion publicist. Ka jetuar mbi 15 vite ne perendim, ne Gjermani dhe ne Suedi, ku ka mbaruar shkollimin. I diplomuar ne gazetari ne degen e publicitistikes, dhe njekohesisht ne ekonomi. Ka shkruar per disa gazeta gjermane dhe per disa shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi, si dhe kontribues dhe bashkepunetor me shume mediume te tjera. Pervec shkrimeve publicistike mirret edhe me poezi dhe proza. Ka ne  plan te botoje  gazeten e tij, dhe poashtu nje liber me poezi dhe nje liber publicistike me shkrimet e tij.

PSE

Cila vajze je ti
qe s'po me del karshi
dil ke dritarja jote
ti shohe ata sy

Pse po fshihesh
nga une
dhe po me lene
keshtu pa gjume

TE PRES

Pse moj vajze
po me lene
te te pres
aq shume
spo te vjen
gjynah qe me
le mbreme
pa gjume

TE SHOH

Ti moj vajze
qe spo me
dele karshi
dil te shohe
njehere me sy
mos me le
ashtu duke
te pritur
se me dogje zemren
dhe me pervelove
shpirtin
 
ANITA


Anita moj Anita
mos valle je
duke me pritur
po behu moj
e gjalle
te shohe
njehere me sy
se me
hengre shpirtin
Anita moj Anita
moj e uruar
qe nuk e qete
koken ne dritare
po behu njehere
e gjalle
se na vdiqe fare
Ti moj goce
qe po gerhet
na le me
vesh perpjete
duke te pritur
qe te lajmerohesh
gjithe keta njerez
i trazove
po ikim edhe ne
ne gjume
te gerhasim
pak me shume
le te linde
dite e re
pastaj te shohim
se cila je
 
ZEMER MOJ ZEMER


Zemer moj Zemer
perse vonohesh
eja ketu
se jemi duke
te pritur
te gjithe ne
po rrime pa gjume
a mos valle
je duke ikur
Zemer  moj Zemer
te marrte e mira
qe me le
sonte pa gjume
o lajmerohu
o une ika
se nuk kam
shume kohe une
O moj zemer
te rafte e mia
ku je ti e ku
po fshihesh
pa ndegjo njehere
kete serenate
eshte per ty shpirt
prandaj pergjigju
se po vdes
pa te pare

PA TY

Cdo dite te kujtoje
cdo nate te enderroje
jeten pa ty
nuk mund ta
imagjinoje dot

PER BABIN TIM TE DASHUR

Cdo dite mendoje per ty
cdo nate qaje per ty
babi im i dashur
sa shume me ka
marre malli per ty

Kaluan 9 vite qe u largove
nga kjo bote
por malli per ty
nuk po me shuhet dot

IKU
 

Jo mor shoke
une po e kerkoje
por ajo ka ikur
nuk di cka te beje
dola e kerkova
ke dyqani i vjeter
por me thane
se ka ikur
ne drejtim
te paditur
 
SHQIPET


Thane se shqiponjat i vrane e cane
ne shkembinj copetuar vec korbat po i hane
folete jua dogjen dhe emrin jua shuan
ne mullinjte e ferrit shpirtrat ua bluan
Por harruan nje shkemb atje ne breg te detit
qe s'dridhej prej eres e as prej termetit
pak shqipe ruante mali nga dora e te keqit
por ishin shqipe malit
shqipet e te VERTETIT
pa u sulen shqipet dhe me flake luftuan
me flatra e me zemer betejen e fituan
kulcedrat tani dridhen,rrufete kane frike
nga bijte e shqipes qe ne shkembinj jane rrite
tani ne bjeshket e larta ne RUGOVE
ka lind nje shqipe me emrin KOSOVE
ndaj dridhuni ju TERMOPILE atje ne Greqi
se shqipet po lindin ne Shkup dhe Cameri
 
MENDOJE PER TY


Kur mendoje per ty
ethe shpirti leshon
mendoje per gjene
me te bukur ne jete
mendoje per
dashurine tone

TE KUJTOJE
 

Te kujtoje cdo dite
ne mendjen time
te kam o shpirt
malli per ty
me shtohet
qe vetem
nje here te perqafoje
dhe floket e tua
ti perkdheli dhe
belin tend ta shtrengoje
kur te vije ajo dite
qe une dhe ti te
takohemi do te puthe
ne buzet e tua
te embela
dhe te them
te dua o xhan
o shpirti im

VETEM PER TY


Me erdhe ti,ne diten e beharit
me syte e bukur,te ndezur prush
une qendroje perballe ekranit
vizite nuk prisja nga askush
cfare do tek une dashuria ime
me shikon e nuk ulesh dot
kuptoje qe zemra ka dicka
dhe goja jote nuk e thote
une mundohem te perkdhel lehte
por hezitoje dhe pres pa ze
ne doren tende e kam lene
se kam frike se nuk vjen me
ti puthe dy syte e tu te kristalte
me nje guxim temadh
ne kete cast provova ndjenjen
nuk e harroje per asnje kohe

BREZ PAS BREZI
 
Shqiptar brez pas brez jemi
autokton ne kete toke
per simbol kemi flamurin
Shqipe e zeze me dy koke
i kuq si gjaku qe u la
me gjakun tone
 
PRITEM

Ti pritme ne enderr e dashur
ku deren e qasur drejt mbylljes une shohe
Ti prekme i perflakur
kur lekuren e akullt kujtimi ngrohe
Ti shkruame poezine e rimuar
e nje dite femija im do te lexoje
Ti enderrome njeri i dashuruar
e ne qerpike e ulur
loti i largesise do te me ngushelloje...

 

 

 

 
 
ME ZEMËR

Kur pranë teje qëndroj i heshtur
...dhe dridhem kur më prekë ngadalë
mendoj se brenda teje ka diçka
që ti mua thua me zemër, dhe jo me fjalë

Kur mendoj për sytë e tua të trishtuar
dhe buzët që dridhen pa fjalë,
mendoj për ne të dy
dhe për dy zemrat tonë
që rrahin pandalë

KUR BËNIM DASHURI

A të kujtohet zemra ime
kur bënim Dashuri,
Ditë por edhe Netë bashkë i zbardhëm
gjithë trupin tonë njëri-tjetrit ia falëm

Të putha dhe më puthe
gjithë natën deri në agim,
dhe i thamë njëri-tjetrit
pa pushuar ti je shpirti im

SIKUR TË ISHA ZOG ME KRAH

Dëshiroj të shof me sy,
të mos më djeg malli për ty,
dëshiroj të të kem pranë
që mos të ndiej mungesën tënde

Sikur të isha zog me krah
dhe të fluturoja ,
do të vija tek TI
dhe do të përqafoja,

Do të të puthja ëmbël
e papushim,
që ta hiqja mallin
e shpirtit tim

ENDRRAT PER TY

Sa shumë kam ëndërruar
qe ti do ta pushtosh
hapësirën e kaltër të syve të mi,
e do te fluturosh si një pulëbardhë
duke ndjekur rrezet e ngrohta
që do të dërgonin deri tek zemra ime.
Por sytë e mi më bëhen det i trazuar,
dhe ujërat e njelmëta të detit ngrihen
në faqet e akullta nga erërat e ftohta të jetës,
e unë e kuptoja që edhe kjo është
njëra nga shumë ëndërrat për ty


EJA TEK UNE

Një diell nga ngrohë
një shi na lag
dua të të përqafoj
por të kam shumë larg

Eja shpejt tek unë
dhe afrohu pranë meje
të të puthë në buzë
dhe ta shkrijmë
largësinë mes neve

DERI SA TE JEM GJALLE

Dhe sot si dje
për ty po mendoj,
në mendje më rri
e dot s'të harroj

Sepse të dua,
si dje, si sot,si nesër
dhe deri sa të
jam gjallë

BASHKE PERJETE

Ty s`të harroj kurrë
Je ëndrra që gjithmonë e shikojë
Të dy bashkë jemi dashuruar
Që në çastin e parë që jemi njoftuar

Ti je dashuria ime e vërtetë
Dashuria që ndodh
Një herë në jetë
Dhe dua që të jemi bashkë përjetë

TE JETONIM BASHKE

Sa do të doja
të jetonim bashkë,
të lumtur ,
të buzëqeshur,
e plot ëndrra
në çdo hap

BUZET ME TI PUTHE

Dua sa më shpejt
të të takoj,
se më ka marrë malli
buzët me t'i puthë

Të të them, Të dua
të më thuash edhe TI,
të të puthë në buzë,
të më puthësh edhe ti

PUTHJEN TIME TA KESH

Mos fli dhe pak
Rri zgjuar me mua
Mos fli dhe pak
Të të them të dua

Të t'i puth sytë
Para se të flesh
Kur të zgjohesh në mëngjes
puthjen time ta kesh

FJALET E TUA TE EMBLA

Natyra gjelbëron
Flladi i pranverës vjen
fjalët e tua të ëmbla
shpirtin më mallëngjejn

TE PANDARE

Kur u takuam
për herë të parë
I thamë njëri-tjetrit
Të DUA ngadalë
dhe u puthëm
leht e pa fjalë
Prej asaj kohe
jemi të dy bashkë
dhe të pandarë

TE NGROHI TRUPIN TEND

Kur të jesh e mërzitur
dhe sytë me lot i ke,
më thirrë mua
se unë si çdo herë
pranë teje do të jem
Edhe nëse Pranvera vonohet
dhe ke akoma të ftohtë,
unë prapë tek ti do të vij
që të ngrohi trupin tënd

POEZI PER TY

I thelluar në mendime
për ty fillova
të shkruaj poezi
natë dhe ditë

Shkruajta për ëndrrat tona
për hënën dhe qiellin blu
për Dashurinë tonë
dhe për sytë e tu

HIJA JOTE

Hija jote më ndjek nga pas
Në çdo hap në çdo vend
Ku jam dhe ku rri
Më duket të kam pranë
 
 Pergatiti Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh                                  Nga Flori Bruqi Ismail Kadare(28 .01.1936 - 01 .07. 2024) ishte akademik, politikan, ...