Nga Lirjan Visari
“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut”
“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut”
Kur mora në dorë librin më të ri të Raimonda Moisiut:“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut“ të
them të drejtën u tremba disi e thashë me vete: “Bobo!Kush e lexon
gjithë këtë libër!” Por qysh sa lexova faqet e fillimit pashë se isha
gabuar në përshtypjen paraprake. Një libër vërtet voluminoz me gjashtëdhjetë intervista
në pesëqindenëntëdhjetenjë faqe nuk janë pak dhe m’u deshën ditë për ta
lexuar, por as u mërzita dhe as u lodha, përkundrazi me ëndje nxirrja
dhe nënvizoja mendimet që japin shkrimtarët, poetët,publicistët dhe
persona të shquar të jetës politike, shoqërore e kulturore , të cilët në
përgjigje të pyetjeve të ndërtuara mjeshtërisht nga Raimonda tregojnë për jetën e tyre, për përpjekjet dhe punën e bërë në rrugën e mundimshme të artit, për frymëzimin dhe
normat estetikë që respektojnë, për bukurinë e jetës, për dashurinë,
për dëshirat perspektivat , problematikën e jetës shoqërore dhe zgjidhjet mundshme etj. Në këto intervista dalin në pah cilësitë vetjake dhe tiparet e personalitetit të tyre.
Libri ka shume vlera njohëse, edukative , estetike dhe hedonistike.
Ka
vlera të mëdha njohëse sepse na njeh me shumëllojshmërinë e veprave
letrare e artistike njerëz të shquar të letrave të ndodhur në Shqipëri ,
Amerikë, Kanada a gjetiu këtej e përtej Atlantikut, të cilët ndonëse në përballje me vështirësitë e shumta në emigracion nuk
reshtin së shkruari e së krijuari vepra artistike,poezi, tregime, ese,
novela e romane apo publicistikë, kontibuojnë me sa mundin për pasurimin
e visarit shpirtëror e kulturor të vendit tonë, por jo vetëm për
Shqipërinë e shqiptarët. Një pjesë e mirë e personave të intervistuar janë edhe shtetas amerikanë, kanadezë apo anglezë etj..dhe përpiqen e japin me sa mundin kontribute për shoqërinë, marrin pjesë aktive në jetën qytetare, njerëz të mirë, te ndershëm e të respektuar kudo që ndodhen. Por Raimonda nuk ka lënë pa intervistuar përveç personaliteteve
nga bota e letrave edhe politikanë, juristë ,ushtarakë etj të
interesuar për Shqipërinë dhe shqiptarët me ndihmesa të rëndësishme për
zhvillimin e jetës shoqërore e demokracisë. Nga këto intervista mund të
përmendim atë me kongresmenin amerikan Joe Dio Guardi ,me origjinë
shqiptare, i cili hyri në politikën amerikane me përpjekje për arritje të suksesshme ndaj çështjes kombëtare shqiptare e sidomos për Kosovën e pavarësinë e saj.
Të mbetet në mendje intervista që Raimonda Moisiu bën me Carrie
Hopper,e verbra pasiononte pas muzikës e gjuhëve te huaja, ku midis
nëntë gjuhëve që zotëron është dhe shqipja, e cila shprehet me
sinqeritet se do të ndajë me njerëz të tjerë pasionin e vet për
Shqipërinë , për Shqipërinë dhe dëshiron të këndojë bashkë me Inva Mulën
në skenën shqiptare.
Nuk
mund të lemë pa përmendur intervistën me shkrimtarin shqiptaro-amerikan
James Wm.Pandeli:“Albanians are dhe living museum of the world’s
culture ”(Shqiptarët janë muzeum i gjallë i kulturës botërore).
Nëpërmjet intervistave të botura në këtë libër mundësohet për
lexuesin njohja me veprimtarinë e shoqatave shoqërore, kulturore
letrare e artistike jashtë vendit veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës si p.sh. shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë,forumi
“Bota e Gruas Shqiptare”,etj. Lexuesi njihet me veprimtarinë e këtyre
organizmave por dhe problematikën që ndeshet me vlerësimin e kësaj
veprimtarie shoqërore –kulturore e patriotike ashtu si dhe krijimtarinë
letrare e artistike në diasporë.P.sh: pyetjes që Raimonda se kush po
e vret krijimtarinë shqiptare,Fatmir Terziu një nga intelektualët më të
shquar të diasporës shqiptare, publicist, krijues, kritik letrar,
editor, si dhe regjisor i suksesshëm në kinematografinë që lëvrohet në
Britaninë e Madhe, se kush po e vret krijimtarinë shqiptare ndër të tjera thotë se kur të parët ose e ashtuquajtura “gjysma e mollës” e quajtur në mënyrë figurative tërësia e shkrimtarëve shqiptarë që krijojnë e botojnë në mjedise të tjera, pra jo shqiptare , dhe
natyrshëm vlerësohen atje, natyrshëm quhen “ambasadorë më të mirë të
kulturës dhe krijimtarisë shqiptare”, ndërsa kur vjen koha për çmime apo
edhe për një fjalë të merituar në inskenimet konkursore
shqiptare...natyrshëm nuk i ngjizet gjysmës së konkurseve dhe
trukeve, jo se nuk i ngjitet nga vlerat apo nga rëndësia. Këtu del një
problem tjetër të cilin Raimonda përpiqet ta zhbirilojë nëpërmjet
intervistave të shumta me këta njerëz të shquar të letrave : Sa njihet
krijimtaria e tyre në Shqipëri, sa vlerësohet dhe sa është futur në sistemin e edukimit apo arsimimit, a ka zënë vendin që meriton në programet mësimore, në historinë e letërsisë shqipe etj. Dhe me keqardhje ve re edhe
nga përgjigjet e të intervistuarve se akoma shumë pak është bërë dhe
bëhet në këto drejtime, dhe mjaft nga autorët e romaneve,
novelave,vëllimeve me poezi, publicistikë apo krijime të tjera artistike
me nivel të lartë në diasporë, thuajse nuk njihen fare në mjediset e
hapura të shoqërisë shqiptare brenda vendit, ndonëse një pjesë e mirë e
këtyre veprave janë vlerësuar dhe janë nderuar me çmime nga institucione
të nderuara ndërkombëtare jashtë. Prandaj mendoj se libri i Raimondas përveçse një pasqyrë e gjerë e krijimtarisë letrare artistike e shqiptarëve të diasporës në jep një sinjal të qartë për ta njohur më shumë e më mirë këtë krijimtari dhe kritika letrare të zgjohet nga gjumi letargjik e ta thotë fjalën e vet, e letërsia shqipe të ketë historinë e saj pavarësisht
se ku shkruhet, brenda apo jashtë , këtej e përtej Atlantikut sado larg
të jemi. Për kritikën letrare dhe historinë e letërsisë shqipe janë
bërë mjaft pyetje për të intervistuarit nga Raimonda sepse është një
shqetësim i natyrshëm i saj dhe jo vetëm i saj, por i gjithë atyre që
kanë krijuar