2011-06-11

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM




Vullnet Mato

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

Njerëzit e tmerrshëm i pjell mitra e egoizmit,
ngjizen me spermën përdhunuese të djallit të zi.
Rriten në prehrin me thumba gërricës të cinizmit,
ushqehen me tërbimin e etur për pushtet pa kufi.

Ku u shua jeta demoniake e Neronit të llahtarshëm,
që mbuloi Romën e lashtë me shkrumb dhe hi ?
Ku u mbulua me rrënoja Ivan Grozni i tmerrshëm,
që hëngri edhe kokën e të birit bashkë me Rusinë?

Ku u burgos në vetmi Bonaparti i zhgënjyer,
që gjysmën e Evropës e ktheu varr për të vdekur?
Në cilin bodrum piu helmin Hitleri kryqethyer, 
që e bëri qiellin e botës të vjellë vetëm hekur?

Ku plasi si dinamit zemra e Millosheviçit serbomadh,
që derdhi përrenjtë e lotëve të Bosnjës e Kosovës?
Në cilin tunel u fsheh si miu Sadami mustaqemadh,
që mbolli Irakun me çelikun e predhave të botës ?

Në ç’thellësi oqeani ushqen peshkaqenët Bin Ladeni,
që zbrazi damarët e gjakut arab me kamikazët e tij?
Ku po përgatit varrin e vet kodoshi Kadaf koloneli, 
që mbolli një shkretëtirë me kufoma nëpër Libi?

Si nuk mësojnë pasardhësit e tyre të zellshëm,
që popujt e pavdekshëm po kërcënojnë kurdoherë,
se kali i marrosur i revanit të tyre të tmerrshëm,
të shpie domosdo e me siguri vetëm në humnerë?...

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...