2011-06-11

Egjipt: Kosova dhe njerëzit e lirisë



Profesori i Fakultetit të Shkencave në Universitetin Al Az'har-Kairo, Dr. Karim Gunejm, priti në një takim kortezie Prof. Dr. Beqir Ismailin.
Pasi i uroi sukse në punë, Prof. Ismaili e njoftoi Prof. Gunejmin për rrjedhat e ngjarjeve më të reja në Kosovë, Kosova është njohur deri tani prej 75 shteteve -vazhdoi Prof. Ismaili në fjalën e tij. Tashmë –tha ai- presim njohjen e Kosovës nga Egjipti.
Prof. Dr. Karim pasi e falenderoi Prof. Beqirin për vizitën, deklaroi: -Ne e dimë se populli i Kosovës është një popull mysliman që ka vuajtur shumë për të fituar pavarësinë. Historia tregon se ky popull ka kaluar përmes situatave të vështira por me krenari ka mbrojtur të drejtat dhe lirinë e tij. Ne u lumturuam kur u shpall pavarësia e Kosovës më 17 Shkurt 2008,  por lumturia na ngriu në buzë kur pamë hezitimin e shumicës së vendeve islame, përfshirë Egjiptin, për të njohur këtë shtet të ri. Nuk i  di arsyet që i kanë shtyrë këto vende të mbajnë një qëndrim të tillë ndaj Kosovës, por shpresoj që të gjitha dyshimet të marrin fund dhe njohja të vijë nga të gjithë njëzëri, veçanërisht nga Egjipti.
Prof. Dr. Karim Gunejm, është një prej figurave më të njohura në vend dhe jashtë tij. Ai është Doktor i Shkencave në filozofinë e "Entomologji-së", nga Fakulteti i Shkencave Universiteti Al Az'har, bashkë-themelues i Divizionit të fakultetit të Entomologji, është prej brezit të parë i cili u bashkua me fakultetin në vitet shtatëdhjetë, pjesëmarës në shumë tubime shkencore, i specializuar në Egjipt dhe vende të tjera, anëtar i shumë revistave shkencore dhe akademike, shoqata dhe asociacione shkencore, anëtar i Komitetit të Përhershëm për përmirësimin e profesorëve dhe profesorëve të asociuar në Universitetin Al Azhar të specializuar në entomologji që nga viti 2007, anëtar dhe këshilltar në shumë institucione si, Anëtar i Akademisë shkencore për Hulumtime në Egjipt dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kësaj Akademir, Anëtar i Këshillit Suprem për Çështje Islame në Egjipt që nga viti 1996, Anëtar i Unionit Shkrimtarëve të Egjiptit, Kryetari i "njësisë kërkimore e trashëgimisë shkencore ".
Prof. Dr. Karim Gunejm, që nga viti 1995 ka shkruar dhe folur për çështjen e Kosovës dhe është shprehur në mbrojtje të kërkesës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Prof.Gunejm është një mendimtar që jeton me problemet e Kosovës me shpirt dhe trup, gjuhë dhe zemër, që solidarizohet dhe ndien pikëllim të thellë për atë që po ndodh me shqiptarët në Ballkan. Duke folur për këtë problem ai shkruan, ndër të tjera, artikullin "Kosova dhe njerëzit e lirisë" ku përshkruan vujtjet, vrasjet, shpërnguljet dhunën e ushtruar ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe qëndresën stoike të këtij populli në luftë për liri.

Në fund të fjalës së tij Prof. Gunejm shprehu konsideratën e tij të veçantë për Prof. Dr. Beqir Ismailin ku ndër të tjera citoi se kur flas për Kosovën nuk mund të mos përmed Prof. Ismailin, i cili është një politikan dhe intelektual vizional, aktivist i përkushtuar i çështjes shqiptare dhe që rrjedh prej një familje patriote e cila i dhuroi pavarësisë dy dëshmorë prej bijve të saj më të mirë. 
Duke e falenderuar për ndjenjat e tij të përzemërta për popullin e Kosovës dhe për personin e tij, Prof. Ismaili i dhuroi Prof. Gunejm-it disa prej librave të tij më të fundit ndër të cilat dhe botimin me titull “UÇK–ja, një forcë efikase në realizmin e paqes”.  
Alba – Press, Kairo

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...