2011-06-07

Cikël poetik nga Sami Gjoka















Kur ndërrohen stinet
Tani pres, pres për çdo sekond
Telefonin që aq rrallë bie
Ditën kur serish të kem në krahë
Të lulëzoj trupin me kafshime
Se furtun’ e dallgë ti me zgjove
Mbeta bishë që dashurisë kur bie
Z’di të bëhet fllad ëe ledhatime.

Ti je fryt që vec piqesh larg
E zgjas dorën _ prapë nuk të kap
Të kafshoj _ prap ripërtërihe.

Vetëm, si rri vetëm ti pa mua
Udhësh vetëm mua më ke lënë
Për atë që të bëri grua
Si harrove kush të bëri nënë?

Shkuan ditë e shkuan javë, e shkuan muaj
Me sa duket ti atje do mbetësh
Z’do lexosh më vargjet që kam shkruar
Mbrëmjeve në kafene poetësh.

Ja tani kaloj prap me makinë
Krejt i vetem në Adams Morgen
Ku lexojnë miqtë e tanë poezitë
Si dikur prap cdo të hënë.

Shkoj e futëm, ulëm krejt i heshtur
Unë anglishtën tash e flas më keq
Nuk i marr as më marrin vesht
Uashingtonit nuk kam gjetur tjetër
Sikur pata gjetur zërin tënd
Sic hesht unë me cigarën ndezur
Poezia ime djeg e hesht.

Rri kujtoj- kur më the do ikësh
Gjoja ish më mirë kështu për mua
Mollzash ënde jam këtu kah digjem
E rrudhosem lotëve te tua
Qe su thane vec u shtua-rritën


Ndanë oborrit tënd



Vij atje ku ka pluhur në çdo rrugë
Dhe marrë kodren a Maminasit si dikur
Të gjej ty me një fshesë në një dorë
Dora tjetër njërin gjoks po peshon
Vetën xhamit të dritarës tek shikon
Ndanë portës së oborrit kamë ngrirë
Shoh tek kthen e tek qesh, e tek afron
Ndjejë se ti që më parë më pate ndjerë
Si në ëndërr shoh që po me fton
Kam frikë qenin-thashë. Një qen i murrmë.
Jo, jo _ the ti- qeni s’të kafshon
Nuk e di të vij në patç dëshirë
Jo nuk vij brënda për të hyrë
Po prap vij, vij aty gjithmonë.

Ti nuk ishe grua e përdalë
Grat’ e tilla s’kan aq ëmbëlsi
Unë çunak qesh i pa zararë
Mund ta marrësh ta shtrëngosh në gji
Mund t’ia puthësh buz e sy, e ballë
Se dhe qenin që rri shtrirë mënjane
E ka frikë sa s’guxon të vij.
Edhe ik-trokita mosh’ me moshë
Qesh e qava nëpër dashuri

E degdisa vetën nëpër botë
Udhë-mundimesh që zënë fill me ty
Gjysemgjoksi yt mbi një dorë
Dora tjetër ah qe s’mund të fshijë
Si ta fshijë ajo kujtimin tim,
Kur mesova se çdo bukuri
Do kurajo shumë e pak guxim
Leri qentë, qentë rrinë mënjanë
Hipi kalit oh që hingellin
Edhe ik, caj në errësirë
Çaje shtetërrethimin si veri
Çoje trup-guximin nëpër botë
Shpirt-brengimin le në Shqiperi.

Edhe ika, ika bashkë me ty
Në çdo shtrat femre ku kam rënë
Gjysëm gjoksi yt si gjysëm hënë
Vajzat lakuriqe m’i ka shpënë
Tek obborri i largët ku qe ti
Ndërsa vije ti mu bëre ndjenjë
E i’u bëre botes ëmbëlsi.
Kur t’u trëmba isha çilemi
Kur mu dhëmbe napën kishe vënë.
E prap shkoj, shkoj nga shkoj e vij
Ndanë oborrit ku të pata lënë.
Humbja e Moshes

Paskam zënë të moshohem pa femije
Cdo natë jashtë ndër kabare
20 vjet shok’t e mij që janë martuar
20 vjet me femijë nëpër sy
të kujdesen tash për nipër kanë filluar
teksa cupat e atyre vijnë tani
të vallëzojn’ serish këtu me mua.

Qy prej motesh e kanë ndjerë ata moshen
Por unë moshen kurrrë se vuar re
Vit pas viti tek vallezoj me cupka
rritur për të hyrë në kabare.

Se kuptova kurrë moshen time
Sepse bar e disko s’i lash kurrë
Që kur hyra para 20 vjetësh
Kur nuk qesh fëmij as nuk qesh burrë
Nat’ për natë ja këtu kam qenë
Duke parë vazhdimisht nga dera
Kush po iken, tjetër kush po vjen
Duke pritur vajzat që s’kan’ qenë
Para kësaj nate nëpër disko
Ndryshe drit-a-ndez ndër to fytyra
Pjekur për tu puthur për tu ngrenë
Tua mbjellësh buz’ e gjuhë në gojë
ah qe u pelqen aq shumë të hiqen
Sikur kanë dhe pse skanë përvoje.

Dhe ja si erdhi të takova ty
Kaq vonë të takova a kaq shpejt
Këtë ditë të takova a këtë natë
Ti atje në anën tjetër të planetit
Ku ka diell tani e ku ka dritë
Ndërsa anës tjetër i vij globit
Nëpër terr unë këtu në Amerikë.

Une po iki tash jam për gjumë
Ti nga shtrati jot po con tani
Si nje gonxhe që shperthen nga dielli
Qe djeg trotuaresh në Shqiperi.

Këtu shi po bie për çdo ditë
Nuk kam shkuar gjë në plazh as në pishinë
Jami i lodhur tashmë nga vallëzimet
As vallëzoj më me njëri
Tani qenkam shum i madh në moshë
Apo është se po mendoj për ty?

Ka a s’ka mosha më kuptim?
Tek ti shfaqesh unë këtu kam mbetur
Humbur rrugësh që nuk kanë drejtim
Ndjej mungesen për të qenë i vjeter
Kur mendoj se jam dyzetedy
Sic kam ndjere mungesen për te qenë i ri
Kur nuk pata grua as femij
Kam a s’kam femij
Nuk e Di.

Është errësirë këtu- dy e natës
Atje është mengjez- Ti sheh pastër
Ndaj o Lepurush do jesh ti
Që bëm-çbëmat tona do thërrasësh.

Une e humba moshën jam femij
Do më ftosh ti mua që të vij
Apo rrugën prap ti do ma hapësh?
Jam ka pres me vrap të vij tek ti
Hapma gjoksin se kërkoj të pi
Hape gojën -dua të më flasësh.
Lepurush unë jam çilimi
Do më rritësh apo do më plakësh?
A s’më pate thenë që do më presësh?
Kur mbërrita dukej sikur nata
Aty pari erdh’ u bë lehonë
Si më polli iku me të katërta
Ndanë baneses sate më pat lënë
fillikat, braktisur dritheroja
Në të ftohtë.
Dhe ashtu në dritherim thërrita
Numrin tënd nga një telefon publik
Zdi nga çëndërr a gjumë të rendë të ngrita
Di që zbraza shtratin tënd të ngrohtë
Di që dhomës sate u ndez drita
Di që qeshe, qeshe gojë plotë.

Ti kërkove koh për të bërë makiazhin
Unë i lodhur qesh nga udh’ e gjatë
Pata ecur me makinë gjithë natën
Vija nga qytet’ i Uashingtonit
Pa u ndalur gjer në Detroit
Zgjate, mund ta zgjatësh ti makiazhin
Një orë a një javë a një vit!

E prap ty kjo nuk të pelqeu
S’të pelqeu pritja ime pa nxitim
Pe në dhomë _ s’kish më zjarr oxhaku
Pe jashtë _ pema s’kishte më blerim.
Unë nevoj kam të shkoj diku
Kam nevoj për një dush të nxehtë
Të heq mjekren se më ngjan kështu
Sikur s’jam hic për ty i denjë
Lemë të dukem pakëz më i freskët
Lemë të bëhem pakëz më i ri.
A s’më the dikur që do më presësh
A s’më the qe do të pres për ty
Dhe sikur të plakëm duke pritur
Paske thenë se ke qenë në rritje
Por nuk pret tashmë që je rritur.
C’i kam bërë, i’a bëra mirë
Në se është më shumë se vajzë
S’është për mua se është grua
Në se është më pak se grua
S’jamë për të se jam moshuar
Në më deshi ta ndez zjarrë
Unë jam vatër në të shuar
Në më desh në rrugë t’i dal
Udhën time s’kam mbaruar
I vi botës rreth e qark
I penduar, i lenduar
Ç’i kam bërë i’a bëra hak
Çmë ka bërë  kam meritar.
 
Këtu kaq pranë Kongresit

Është qetë këtu sonte. Errësirë.

I’a shitën shtëpinë tonë një tregëtari
Ngaqe s’pata të paguaj taksat.
Nje trëgatari që ka mbyllur gjithë shtëpitë
Boshatisur gjithë shtëpitë që ka blerë.
Drekën sot se kam ngrënë, as kam darkë
Unë jam bërë dëgjues shumë i mirë
Vec dëgjoj në fakt ditë e natë
Më nuk ka çtë qortosh se s’kam takt
Të dëgjojë atë që bota do të thotë
Po të ishe, ah të ishe pranë
Dije do më kishte adhuruar
Gruaja aq e qetë, aq e heshtur
Që do ishte tashmë shëndërruar
Në gjinkallë që nuk di më si të hesht
Se prej kohesh s’flet yt shoq. Dëgjon
lajmet se vec lajmet i kane mbetur.

I dërguan djemtë tanë aq të rinjë
Djemtë që do t’i kishim nipër,
Nese Majku ynë më z’do kishte frikë
E nga xhunglat e Azisë do vinte,
Flak’ e tmerr nga qielli për të hedhur
Mbi Irak, A kujtë radha do t’i binte.
Por vogëlushi ynë i vetem s’erdhi kurrë
Që nipërit tanë të bombardojnë Bagdadin
Dhe ta ruanin shtëpinë që na kanë shitur
Tek tregëtaret që s’kanë shpirt e nuk kanë zemër.

Është errësirë rreth e rrotull
E unë dritat fare s’i kam ndezur
Që të mos terheq vëmendjen
Sepse vec banditë sillen poshtë e lartë
E komshijtë,
Ah, komshinj më nuk kanë mbetur.
Vetëm kam qëndruar porse ngjanë
Me të shpejtë për tek ti jam nisur
Do te pyes thjeshtë per kureshtje
Ka vertetë vallë atje parajse?
Për mua parajsa është të vdesesh.
Kam jetuar, oh se kam jetuar gjatë
Aq sa po të kisha qenë hekur
Ndryshkë do ta kisha trupin mbarë
Copa- copa carë
E teneqe tretur.

Është erresirë e nuk e di askush
Që unë caj pi këtu i vetëm
Caj që kripet sa më shumë derdh lot
Ose helm që po helmoj vetvetën.
E prap ndoshta kurrë nuk i dihet
Mund të fitoj këtç konkurs poezie
Dhe me lekët prap shtëpine time do ta blej
Mund ta blej madje dhe shtëpinë
E komshiut që aq deshnje ti ta blije.
E në rast se mundet të fitoj
Do kërkojë për ç’do fotografi
Që ne bashkë i bëmë dikur atij
Kur ti mblodhe mendjën të na linje
Vite para se ai te humbte
Xhunglash tmerr-a-frike në Azi.
Muret do t’i mbush me djalin tonë
Djalin për të cilin vetëm qaj
Ah djaloshi që më thosh dikur
Dadi - nuk guxoj të rritem
Se kur unë te rritem ti do ikësh,
Se ti ike, më desh mua rreth e rrotull
E ai vertete kurrë su rrit
E unë kurrë nuk guxoj të pyes
“Përse mbete ti përherë i vogël?”

është qet’ e errrësirë këtu
Këtu pranë fare pran’ Kongresit.
 
Balada e nje kurve të vetmuar


Ja këtu që nga ballkoni, heshtur edhe vetëm fare,
Shikoj në mes të qytetit, turbull si në mjegullimë,
Çoroditur si spirale e shtëllungës mbi cigare,
Zhytur, mbytur në mendime, që janë lagur e janë fryrë,
Me tym e me lot’ e syve, veten time që rri parkut,
Këmbë-hapur, rroba-shqyer, për çdo etje kënaqësie,
Të çdo burri, që ka qasur përmes territ, si një hije,
Që vjen qeshur për të ikur, i mashtruar, i gënjyer,
Si anija që rrënuar thellësive shkon e bie.

Shtrirë, ndrit-shkëlqen mes burrash që vijnë e që rrijnë atje
Shtang-magjepsur nëpër naze-turke, djallësh të qëkurshëm,
Që í’a zhveshën ç’pati veshur, dalëngadalë e një nga një,
Si një lule plot petale, që prej gonxhes doli vrullshëm
Të ndrisë vetëm pakëz fare, se vjen shiu, po me nge,
Se vjen era krejt pandehur, që ndër degë zë lëkundet,
E të merr pastaj me vete,
Në harrimin përgjithnjë…

Shikoj tutje monumentin, ngrehur si prej dashurie,
E si shkop që bie qiellit, ulet edhe ngulet brinje,
Përmes zemrës së vamprit, gjakë-shterur, lëkurë-zbehtë,
Për të vrarë brenda meje, ligësinë e çdo mendimi,
Të prej gruaje të trishtuar e të zymtë, e të sertë,
Mrrudhur si turshi e regjur, mes shëllirës në saksi,
Për nën fryerjen e hazdisur, për shëmtim e lemeri,
Si vetë burrat, cipë-krisur, kur në epsh e marrëzi,
Vijnë nga bota monotone, eksitimi ku bitisi,
Që kanë zgjedhur mes dilemash, si të ishte llogari,
Jeta, e braktisën ndjenjat, përgjithëherët pas kurrizi…

Krejt e zhveshur unë kam mbetur atje poshtë,
Përpëlitem si nëpërk’ e prerë në mes,
Sikur ngulur e mbërthyer jam me gozhdë,
E s’do ngrihem, sa të rroj e sa të vdes.
Po thith helme, të fal qejfe me siklet,
Tek rropatem në mundimin tim të kotë,
T’í jap botës, çfarë ka hak e ç’í përket,
Por ç’e do që klithma ime nuk ka gojë,
Por ç’e do që pushka ime nuk të vret.

Përmendorja e Linkolnit rri përballë e krejt e ftohtë,
Ku përsipër mbështes këmbën e ku gishtat shkojnë përpjetë,
Ku përzien, gërshetohen gishtat nëpër degë e fletë,
Ku Kongresi pak më tutje, rri si një jastëk ì bardhë,
Për nën kokën, flokë derdhur, nëpër shkallë e nëpër bar…
E ku hap-e-ngrihen kofshat, gjer në re e gjer në hënë,
Për çdo mashkull, që afrohet atje poshtë, me ngadalë,
E vjen bota rreth e rrotul, cep më cep e anë më anë,
Bota mbarë, ndanë meje le të vijë.
As ma ndjen e as më lipset, se kush qaset tani pranë
Që kur shpirtin ì’a kam falur botës për inat të tij.

Gjithë më duken miza dheu, që afrohen për thërrime,
Të një torte që qe hedhur, sa qe hequr prej vitrine,
Në verbim e ndezje gjaku, kur të ikën drit’ e syve,
Kur ke mbetur e braktisur, e shastisur si guak
Dasmës sate, sepse burri që ke dashur, iku larg.
Prapa diellit, në të s’ëmës,
Shkoftë e prapë do jetë pak!
Në çdo thel’ e çdo thërrime, krejt e treta veten time,
Për medet…
Ndërsa ti, si çdo lloj burri, prirë nga kok’ e sipër gjurit,
Krejt ì dobët, krejt ì imët, bullafiq a plot shëndet,
Shkon e ndjek pas çdo rrugice, çdo lloj kurve, çdo lloj shtrige,
Kokë-ngjitur pas çdo bishti
Se çdo qen që lehjesh lindi, s’është tjetër, veç këlyshi
I një tjetër, tjetër bushtre
Që në ëndjet krejt të kota, deshi zgjebet që ka bota
Por jo pastërtinë e vet.

Unë jam grua që po mbytet deshpërimit, pa një shpresë,
E cfilitur prej lëngimit qaj, ofshaj unë pa pushim,
Dhe pse turpi nuk ka gjetur më blerime të hedhë vesë,
Dhe pse ndrojtja s’bën shtëllunga mjegulle në shpirtit tim,
As keqardhje, as pendesë e as dhimbje padyshim,
Dhe pse lundra shkon mëkatit gjithë më larg e gjithë më thellë,
Prap’ ballkonit ku po prehem, veç rënkime do të ndjesh,
Nën denesë e ngashërim.

Krejt e qetë e krejt e lirë, krejt e zhveshur dhe e shtrirë,
E pa stres,
Kundrejt botës së pështirë, që përbuz e bën sehir,
Që sheh vëngër e përqesh,
Zënë gishtat krehin flokët, e zbret dora mbi fytyrë,
Përçan buzët, e merr gojës njomësinë e shket mbi gjoks,
Shket ndër kofshë ku nga hojet pikon mjalti si rrëshirë,
Po sakaq shtrihet dora drejt lumit përmbi breg.
Se po ulet monumenti, sikur mali mbi një pellg,
E si valët hapen shalët, se po futet mes për mes,
E nga dhimbje që s’rrefehen, mblidhen grushtat e bymehen,
Sa pallat’ í Pentagonit, përmbi lumin që po rrjedh,
Thua si të ishte gjaku, që mes gjunjësh ka pikuar,
Nga ku fryhet Potamaku, se çdo gjë që shkon e rend,
Shkon gulçimash në lugina, shkon rrëkezës në përrua,
Siç nis qarje-bëlbëzimi, nën përgjakjen, nëpër shalë,
Gjersa dielli than blerimet e hap rrudhat nëpër ballë,
Ndërsa mblidhet dora tjetër, po nga dhimbja, që po dhemb,
Nga veriu dhe bëhet grusht, atje mbi Shtëpinë e Bardhë.

Në ballkonin tim rri heshtur e pi birrë e pi duhan.
Jam në jetë a jam në ëndërr? Nuk di më se ku jam.

Tek jam zhytur kësaj bote e dhunuar më së fundi,
Prej një qenie të mbitokë, që nga qielli erdhi pranë,
E mban ngritur monumentin epshesh, pa një pikë turpi,
Duken parqet këtij dheu, si dysheqe të palarë,
Ku cfilitur vjen njeriu, përmes shiu, përmes lluci,
Për të fjetur, po nuk fjeti pa një brengë, sa qe gjallë.

Pak më tutje, në juglindje është Qyteti í Kristaltë,
Aeroporti i Reganit është atje…
Si ekrani që s’ka ngjyra, i një filmi të ngadaltë,
Veç avionesh e hapësirës, më nuk duket tjetër gjë.
Se asgjë më prej tymit të cigarës nuk duk’ qartë,
Se helmim i prej narkoze, kur s’del gjumi, që të zë,
Është largimi me aviona, është vetmia që më dhe.
E tash zhurma gërvisht qiellin, e çjerr shpirtin tim të vrarë,
Sikur shtriga të prej ferri, po ftojn’ e po bëjnë zë.

E tash më ngjan vetja ime, të jem femra në ekran,
Që është gati për të fjetur, e të shtrihet në ballkon,
Po kur ndjej, që mbi qepalla ulet e rëndon dremitja,
Shpërthen flaka, që qe mekur sepse shpirti prap’ shpreson,
Se do shfaqet krejt papritur, prej harrimit buzëqeshja,
Se do ulesh, që nga qielli, si një engjëll me avion,
E jo djalli që ka ikur, që ka tretur, që ka vjedhur,
Drit-ylberët brënda meje,
E të kthehet gjithë vonon
.
Ëmbëlsia e rinia thith-gërryer, krejt prej meje,
Që të vinte prej rruspie gjaku, që më djeg ndër deje,
E një gjarpër kulaç mbledhur, si të jetë mbret në zemër,
E një sorrë, që ka çelur zogj, që s’cicëruan kurrë,
Që me sqepa kanë mbledhur yjet, si të ishin grurë,
Që të shtrihej pastaj terri, në çdo cep e në çdo skutë
Ku janë çjerrur, ku janë ngjirur:
"Ku ke qënë e pse s’je kthyer,
Ku ke puthur, ke përlyer
Gjer dhe vemjet përmbi drurë?"

Nëse do të kthesh një ditë, larg sa s’dihet, s'dihet kurrë,
Te kjo femër që ka ndritur kur shikoje ti në sy,
Te kjo femër, që moçalit e përlyer është qëkurë,
Ti ke ikur, e po strukem, shuar si një zjarr në shi,
Ku ç’qe kopësht me aromë, gjithë i freskët, gjithë i njomë,
Kutërbon, si bar í mykur, ndanë stanesh pa çati...

Nëse ike pa vënë brisqe faqesh, si prej cipa pjeshke,
Kujt ì lipset të më sjellësh tullën, pa një flok në kokë,
Përse duhet këmba jote, prapë të shkelë këto vise,
Përse duhet ngrënja krymbit, që hedh frutin prap përtokë?
Apo duhet t’ì servirem tani ndjenjave sadiste,
Kur lartohesh, si sheh mpakjen e shterrimin atje poshtë,
Që nga bregu kur të kqyrësh, se po mbytem, si anije.
Kur erdh’ ndihma që kam pritur,
Por që erdhi tepër vonë.

S’ka më mbrëmje, s’ka agime me pëllumba me gugime,
S’ka kafazë mbi pullazë, kukamjaçka ka tani,
Si lejlekët, që kanë ikur e s’kujtohen më për kthime,
Iku ndjenja, që dhe jetën time do ta falte ty,
Siç kanë ikur pretendimet, shtirjes sate me mashtrime,
Siç kanë ikur ylberimet, shpresë-veshur me magji,
Se erdh’ terri e rrëshqitja nga dysheza në kllapi.

Bie shi. Unë po dridhem, vetëm, territ, kësaj nate,
Se ka ikur mbase dielli për të ardhur, botës sate,

Lëmë të shkoj, t’í fshij fytyrën, t’í vesh trupin, që po fërgëllon,
Kësaj gruaje, si ta zë për dore e ta shpie enkas prap’ në dhomë,
Ta stolis prap’ përballë pasqyrës, se për ikjen rrugës u bë vonë,
Se po presin burrat jargavitur, që kanë ikur fshehur nga shtëpitë,
Se po presin djemtë, që janë rritur e që mbushin sonte tetëmbëdhjetë,
Meshkuj që kanë xhepat e përfryrë me Viagra, se nuk kanë fuqi,
Djemt’, që ende kopsat pa zbërthyer, shkojnë si grimca bore nëpër shi;
T’ía fal veten time çdo fytyre nga urrejtja, që më vlon për ty,
Sepse veten time kam urryer, sa urreva këtë botë të ndyrë,
Sa urreva burrat që mbërthyer, rrijnë pas vesesh lidhur me zinxhirë,
Që për një gojore në sedilje, falin çdo qindarkë me dëshirë,
Sepse kaq ka qënë në dorën time, të kthej plumbin prapa që ka vrarë,
Çupën që në gaz e fluturime, ra qëlluar llucit përmbi zallë.
Tash urrej unë dhimbje e gëzime, gjer dhe nënën që më pati pjellë,
Të urreva ty, sa vetën time.
Qeshjen që qe veshur me mashtrime,
Edhe brengat edhe lot' e syve,
Edhe gratë fyer nat’ për natë,
 
Burrat, që lëpihen prapë pas tyre,
Ngjyrat, që për joshje shfaqin gratë,
Edhe puthjen, si prej trandafili,
Dhe shikimet, vëngër tërë inat,
Se urreva në lajthitjen time,
Moskokëçarjen,
Edhe frik- frenimet,
Që gërvishtin shpirtin nëpër natë.
Është ky mllef e kjo mëri-llava që më djeg në gji,
Që ka hedhur brenda furrit gruan, që është vetja ime,
Ku po shkrihet pika-pika, ku po tretet në vetmi,
Për nën burrat e shëmtuar, që përdorin për dëfrime.,

E tani!
Duhet të nxitoj e të ndërrohem.
Dua të pushoj e ndal të qarën.
Se te ky ballkon ku përgjërohem
Nuk do mundem ta mbaroj cigaren.
 
 
Përgatiti Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh                                  Nga Flori Bruqi Ismail Kadare(28 .01.1936 - 01 .07. 2024) ishte akademik, politikan, ...