Pas botimit të Letrës së Hapur, drejtuar zotit Lulëzim Basha, mendoj se
zoti Kadare u rreshtua në krah të të majtëve në klasën politike të
Tiranës. Arsyet e këtij rreshtimi nuk i di. Ndoshta është gravitacioni i
kohës së kaluar ose ndonjë pazar i fshehtë që zbulohet në
letërpërgjigjen e poetit Agim Doçi. Në këto rrethana, po e ribotojmë në "Floripress" studimin e zotit Klajd Kapinova me titull "Sa Kadare ka brenda Kadaresë".
Redaksia "Floripress"Prishtinë.
Sa Kadare ka brenda Kadaresë!
Nga Klajd Kapinova
"E vërteta është e përshtatshme dhe e bukur, në çdo kohë dhe në çdo vend"
Frederick Dauglass
“…Pas pasurisë borgjezia kërkon pushtet dhe pas pushtetit kërkon lavdi. Një shekull më parë Marksi e ka parashikuar edhe këtë. …Shoqëria e sëmurë amerikane e tregon veten e saj sidomos natën… Broduej është një lloj ekspozite e Nju Jorkut. Këtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, mençuria dhe degjenerimi, të ndriçuara në mënyrë të ethshme, rrinë pranë e pranë… Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithë vulgaritetin e vet, i babëzitur, i paturpshëm… Në Broduej, në sfondin e shkëlqimit të çmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq. …SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Përgatitja e atentateve ka arritur këtu përfeksionimin më të lartë… Statuja e lirisë është monumenti që borgjezia i ka ngritur lirisë së saj, lirisë për të sunduar. …Ka disa muaj që në ekranet mund të shikosh gjëra më të shthurura që mund të sajojë imagjinata më e sëmurë e maniakëve seksualë… Ky mit është një nga shfaqjet e shkallëzimit të degjenerimit të shoqërisë së sëmurë amerikane… Asnjëherë dhe asgjëkundi nuk mund të jetë poshtëruar femra në këtë mënyrë. …Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj… Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini!”
(Ismail Kadare, “Vepra Letrare”, “Një botë në rënie”, vëll. 12, f.271 – 294)
Për Che (Guevaren) më 1997, u botuan 5 biografi me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së tij, dhe u gjetën eshtrat afër një piste në aeroportin bolovian të Vallegrandes. Përvjetori tërhoqi vëmendjen mbi fotografinë e bërë nga Freddy Alborta trupit të vdekur të Che të shtrirë në një tavolinë, romantik si Krishti i pikturuar nga Mantegna. Është normale, që besnikët e një kulti nuk njohin të vertetën historike mbi heroin e tyre. Nuk habit fakti që ndjekësit aktualë të Che, admiruesit e tij të rinj postkomunistë, vetëgënjehen duke u kapur fort mbas një miti-me përjashtim të të rinjve argjentinas që përdorin shprehjen: “Tengo una remera del Che y no sé por qué”, “Kam një bluzë të Che dhe nuk e di përsenë”. Deri tani shumica e kanë konsideruar Che si ikonë të drejtësisë, rebelimit ndaj abuzimeve të pushtetit. Në Liban, protestuesit që protestonin kundër Sirisë mbi varrin e kryeministrit Rafiq Hariri (vrarë në vitin 2005) mbanin imazhin e Che. Thierry Henry, futbollisti francez që luan me Arsenalin, në Angli, u prezantua në një gala të organizuar nga FIFA, me një t-shirt të Che. Në një reçension të kohëve të fundit të publikuar tek “The Neë York Times”, për filmin: “Toka e të vdekurve që jetojnë” (Living dead man land), Manohla Dargis ka shkruar: “Shoku më i madh është transformimi i një zombie të zi në një lider të drejtë revolucionar. E pas të gjithash mendoj që Che jeton.” Më i famshmi përdorim i figurës së Che-së, ishte në ceremoninë e Academy Aëards të këtij viti, ku Carlos Santana e Antonio Banderas interpretuan temën muzikore të “Ditaret e motoçikletës” dhe Santana kishte veshur një t-shirt me Che dhe një kryq. Shfaqje të kultit të ri të Che gjenden kudo. Edhe një herë miti tërheq persona që luftojnë për të kundërtën e asaj që Che ishte. Në janar 1957, si shkruhet në ditarin e Sierra Maestra, Guevara i qëlloi Eutimio Guerra, i dyshuara, që kishte dhënë informacione: “E zgjidha problemin me një kalibër 32, në anën e djathtë të trurit...ajo që i takonte atij, tani ishte e imja”. Më vonë i qëlloi Aristidit, një fshatari që kishte shprehur dëshirën të largohej sapo rebelët të zhvendoseshin. E ndërsa pyeste veten “nëse viktima ishte aq fajtore sa të meritonte të vdiste”, urdhëroi vrasjen e Echevarrías, vëllait të një shoku për krime të papërcaktuara: “Duhej të paguante”. Në raste të tjera simulonte ekzekutimet pa i çuar deri në fund, një formë torture psikologjike. Luis Guardia e Pedro Corzo, 2 studiues nga Florida, kanë marrë dëshminë e Jaime Costa Vázquez, një ish komandant i ushtrisë revolucionare, i njohur si “El Catalán”, sipas të cilit shumë nga ekzekutimet që i atribuohen Ramiro Valdes, Ministër i ardhshëm i Brendshëm, janë në fakt të Guevarës, sepse mbi male Valdes zbatonte urdhrat. “Në rast dyshimi, vrisni” ishte urdhëri i Che. Në prag të fitores, sipas Costa, Che ka urdhëruar vrasjen e 20 personave në Santa Clara, në qendër të Kubës. E megjithatë “makina që vriste me gjak të ftohtë” nuk e tregoi të plotë egërsinë e saj deri sa pas rënies së regjimit të Batistës, Kastro i besoi drejtimin e burgut të La Cabaña (Kastro kishte një talent të lindur në zgjedhjen e personave të përshtatshëm për mbrojtjen e revolucionit nga infeksionet). San Carlos e La Cabañas ishte një kështjellë guri e përdorur në shek. 18 për të mbrojtur Havanën nga piratët anglezë; më vonë u bë kazermë ushtarake. Che u bë drejtor i saj në mesin e 1959, një periudhat më të errta të revolucionit. Javier Arzuaga, prifti bask që ngushëllonte të dënuarit me vdekje ka qënë dëshmitar i dhjetra ekzekutimeve. Ai kujton: “Ishin rreth 800 të burgosur në një hapësirë që mund të mbante vetëm 300: ish ushtarakë dhe policë të kohës së Batistës, gazetarë, ndonjë biznesmen dhe disa tregtarë. Trupi gjykues revolucionar ishte i formuar nga ushatarakë. Guevara drejtonte gjykatën e apelit. Nuk ka anulluar kurrë asnjë vendim. Vizitonte krahun e vdekjes në Galera de la muerte. U përhap lajmi se unë hipnotizoja të burgosurit sepse shumë qëndronin të qetë, prandaj Che dha urdhërin që të isha prezent gjatë ekzekutimeve. Pashë 55 të tilla. Ishte një amerikan Herman Marks, ish i burgosur. E thërrisnin “kasapi” sepse ndiente kënaqësi kur jepte urdhrin për të qëlluar.
Mbrojta shumë të burgosur para Che. Mbaj mend rastin e një djali, Ariel Lima. Che nuk devijoi nga vendimi i tij. Ndërroi ide Fideli, të cilit i bëra vizitë. Mbeta aq i tronditur sa në fillim të majit 1959 mu urdherua të largohesh nga La Cabaña. Shkova të kurohesha në Meksikë. Ditën që u nisa, Che më tha që secili nga ne kishte tentuar ta tërhiqte tjetrin nga ana e vet pa ia dalë dot mbanë. Fjalët e tij të fundit ishin: “Kur të heqim maskat, do të gjendemi armiq.” Dhe kjo është ana e vërtetë e medaljes Che, që shumë veta evitojnë t’a shikojnë. Eshtë ndoshta vendi më i përshtatshëm të vendosim sërisht përshtatjen që shkrimtari Petraq Kolevica, i bën vargjeve të A.Z.Çajupit me titull: “Klubi i Selanikut”, ku fjalën beu e zëvendëson me komunist:
ARMIQTË
“Si s’na u ndanë – armiqtë.
Të neveritshmit, barbarët – armiqtë.
Agresorët, të dobtit – armiqtë.
Të pabesët, provokonjësit – armiqtë.
Shekullorët, të munduarit – armiqtë
Edhe njëherë t’i goditim –
ARMIQTË
(Ismail Kadare, në librin: “Shekulli im”, f. 8)
“Ka gati gjysmë shekulli që populli shqiptar ushqehet me letërsinë socialiste shqiptare. NEVOJA e tij për të është e madhe… Kjo NEVOJË e nënvizon përgjegjësinë tonë përpara socializmit për të cilin kemi dyzet e pesë vjet që punojmë e luftojmë papushim.”
(Ismail Kadare, “Letërsia e sotme dhe koha e sotme”, revista: “Nëntori”, Tiranë, Nr. 1, 1990, f. 56, 67)
“Të afirmosh që unë isha një shkrimtar shumë i dashur i regjimit është spekullim i mirëfilltë.”
(Ismail Kadare, Gazeta, “Zëri i Rinisë”, 24. 12. 1994)
Zoti M. A. Plantey, President i Akademise Franceze të Shkencave Morale dhe Politike, me servilizëm, lëshon deklaratën gënjeshtër e të pabesueshme nga shqiptarët, ku, përpara të gjithëve i thotë Zotit Kadare:
"Vendi i shqiponjave" ishte ai i diktatures se fundit marksiste retrograde. Kete ju e keni luftuar. Vepra juaj e ka luftuar. Vepër tërësisht e drejtuar kundër totalitarizmit"
(Gazeta “RD”, Tiranë, 03. 11. 1996)
“Ç’rëndësi ka fakti se një shkrimtar i ka pranuar për vite me radhë privilegjet e regjimit, nga makina personale e deri te liria për të udhëtuar jashtë shtetit, nëqoftëse në fund të fundit, ka shkruar përherë atë që ndjente?”
(Ismail Kadare, Gazeta, “Gazeta Shqiptare”, 30. 11. 1993)
“Shqiptarët e kanë kuptuar që unë përfaqësoj këtu kulturën e tyre, si të thuash një simnol më tepër mbi flamurin e Shqipërisë.”
(Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca”, Tiranë, 20.08. 1994)
“Kadare duket qartë që është veçanërisht nga më të privilegjuarit se, sipas fjalëve të tij, çdo vit mund të shkojë lirisht në Francë si dhe në vende të tjera të perëndimit. Nga të 421 anëtarët e seksionit të shkrimtarëve (të Lidhjes…), vetëm pak mund të udhëtojnë jashtë vendit kaq shpesh dhe kaq lirë si Kadare.”
(Paul LENDVAI, në librin: “DAS EINSAME ALBANIEN”, 1985, (“Shqipëria e vetmuar”), f. 89)
“Kadareja ishte jo vetëm fëmija e përkdhelur e diktaturës në Shqipëri, por në të njëjtën kohë një anëtar mjaft i nderuar i partisë, që mund të udhëtonte jashtë shtetit sa herë të kishte dëshirë, t’i botonte librat e tij në Francë dhe gjetiu dhe të gëzonte të gjitha privilegjet që gëzonin bosët e partisë.”
(Prof. Arshi Pipa, Gazeta, “Sindikalisti”, 23. 09. 1991, f. 8)
Shqipëria kishte talente. I tillë ishte Lasgush Poradeci, i cili nuk la asnjë rresht për lavdi të partisë, që i kishte zhdukur me plumb, litar, gjyq e pa gjyq, miq e kolegë shkrimtarë dhe patriot. “E pra edhe ai, mund t’i bante lak plumbit e përsekutimit, për të fitue nder e lavdi, në emër të realizmit socialist e të diktaturës gjatakare, për të jetue mirë e jo me u ushqye me një kothere buke të thatë, në një dhomë t’errët e të varfën. Por Lasgushit, nuk i shkonte kafshata teposht, kur shikonte tmerrin rreth tij. Ndërsa Ismaili, e kishte stomakun e fortë dhe gëlltiste e bluante gjithçka: servilizmin, konformizmin, mospërfilljen, përbuzjen, vetëm për të arritë në podiumin e lavdisë, pa çka, se ajo lavdi, ishte e njomun me gjakun e lotët e vllazënve dhe motrave shqiptare (e nuk begenis t’i kërkojë të fala popullit të tij!.)
(Lek Pervizi, “Krahas genocidit njerëzor u krye edhe genocid kulturor”, Revista: “Kuq e Zi”, Belgjikë, “KUVENDI”, Viti IV, Michigan, USA, Dhjetor 2004, f. 102 – 113)
Kadaresë, i bëhet pompozitet me zor në të gjitha llojet e medias së shkruar, televizive dhe internet, për veprat e vjetra, duke na i ofruar si arritje të reja të “desidencës” së tij pa kufi, përkthime si identitet i regjimit. Ata ishin e mbetën turpi i letërsisë dje e sot, për të krijuar dhe mbajtur të zgjuar si gogol Perandorinë e Holokaustit të Kuq gjatë viteve 1944 – 1990 e ndonjë edhe pas vitit 1991. Për këtë, na sqaron, dituraku i urtë me origjinë italiane Prof. Injac Zampputi, kur shkruan se: Politika, ishte dhe është një gurë i rëndë, i varur në qafën e hollë e të lodhur të letërsisë martire shqiptare, që tash 61 vjet, ia ka marrë dhe merr frymën asaj.
Ju lutëm, duhet të keni mirësinë, të sqaroni, sesa popuj ka në Shqipëri, se një herë e një kohë deri në vitin 1990, Enveri, na jepej përmes librave, poezive, dramave, filmave, romave etj., si “babai i kombit”, ku poetët ishin gati t’i jepnin jetë nga jeta e tyre… Po sot çfarë ka ndodhur!? Mos ka dyndje masive të emigrantëve perëdimorë, që kërkojnë azil politik e ekonomik, si: amerikanë, francezë, italianë, anglezë, gjermanë, grekë, etj., dhe janë konvertuar në shqiptarë, që të mahnitur nga përkthimet e Ik, për komunizmin, më sëfundi e kanë “kuptuar”, se duhet shijuar e jetuar “lumturia socialiste” në tokën e djegur, që erdhi nga “fanari i Parajsës” së Spaçit, Burrelit, Bedenit, Kuqit, Tarovicës, Shkodrës, Tërbufit, Kavajës, Kalaja e Gjirokastrës, Maliqit, etj., Miku i tij i ngushtë i Kadaresë z. Ramiz Alia, që ka lënë këto shënime të përzemërta, në librin e Ik: "Nga njeri dhjetor ne tjetrin" (f. 135)
Ja një pjesë e tekstit:
“Vepra jote (i thotë Ramiz Alia Zotit Kadare), i është kushtuar luftës heroike të Partisë sonë e të shokut Enver Hoxha.... (kujtoj "Gjeneralin", "Kështjellën", "Dimrin e madh", "Perse mendohen këto male", "Shqiponjat flutorojnë lart", "Koncert..."). Kjo të nderon, jo vetëm si shkrimtar, por mbi të gjitha si luftëtar, si patriot, si komunist. Veprën tënde... e ka vlerësuar gjithnjë Partia. Mos harro, as atë ç'ka bërë Enveri për ty, as për anësinë time në favor tënd. Bile nëse të shkruaj kështu hapur, pa shumë "diplomaci", kjo ka lidhje me ato marrëdhënie miqësore që ekzistojnë mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes, që Partia vazhdimisht ka treguar për Ismail Kadarenë, të cilin e kemi dashur dhe e duam." Ky është edhe motivacioni me të cilin Ik u shpërblye si “Nderi i Kombit” (alias …) nga nxënësit e z. R. Alia.
Kjo të kujton "vepren": "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe gjithë librat e botuar deri në vitin 1990. Çdo njeri, ka një mendim të kristalizuar mbi autorin e "vlerat", me të cilat e ka ngopur leterësinë e socialrealizmit komunist. Kështu p.sh. libri "Nëntori i një kryeqyteti", mund ta krahasojmë me ngjarjet që lidhen me rrethimin e Stalingradit, një epokë, ndoshta e lavdishme për Luftën II Botërore, por që dafinat e saj, nuk mund ta zbukuronin në asnjë mënyrë kokën idhullit të tij beniaminit Enver Hoxhës. Libri tjetër "Kronikë në gur", me sjell ndër mend Rezistencën Franceze, ndërsa "Dimri i vetmisë se madhe", që me pas u botua me titullin "Dimri i madh", me jepte përshtypjen, se Shqipëria ishte një vend edhe ajo një supërfuqi ushtarake vetëm në sajë të Hoxhës.
Me fjalë të tjera, të gjitha librat e Kadaresë në përgjithësi, nuk ishin veçse një hyjnizim i figurës personale të E. Hoxhës, një kontribut i çmuar, për përjetësimin e pushtetit të tij personal në Shqipëri. Ai ka mbajt një qëndrimim deri në fund në favor të komunizmit, kur ne djemtë të rinj, që ndiçnim çdo lajm, që kishte lidhje me rënien e sistemit, prisnim që të bënte vete ai një levizje, që të përshpejtonte ardhjen e demokracisë. Si përfundim, ai e bëri këtë lëvizje në Tetor të vitit 1990, atëherë, kur nuk ia kishte njeri nevojën. i vetmi, që përfitoi nga kjo gjë ishte Ik e askush tjetër... Që nga ajo kohë kanë kaluar 16 vjet, e Ik pompohet e pozohet pa teklif, saqë objekti frymorë, i entuziazmuar, ia kalon fjalës “modesti”. Propaganda në favor të Ik, është sot e shumëzuar në progresion gjeometrik nga meskinët e servilët jargavitës e tij kudo të mveshur me pushtet politik e ekonomik. Edhe heshtjen e shqiptarëve, e merr si vlerësim pozitiv, kur në fakt rinia nuk do t’ia dijë për “veprat” e tij mbushur me kundërvlerë dhe “lumturi” për ballaballarët e tyre. Por Ik, si mospërfillës, zhvlerëson çdo fjalë të zgjedhur në favor të tij, kur me mendjemadhësi shprehet: “Shqiptarët e kanë kuptuar që unë përfaqësoj këtu kulturën e tyre, si të thuash një simnol më tepër mbi flamurin e Shqipërisë.” (Ismail Kadare, Gazeta, “Aleanca” organ i Partisë Aleanca Demokratike, Tiranë, 20.08. 1994)
Mund të lexoni, mendoni e gjykoni, të gjithë pa dallim, dashamirët ose jo, kuriozët, shkrimtarët, historianët, renegatët, “reaksionarët”, servilët dhe kundërkonformistët etj. etj. Kush kërkon shpjegime për fatkeqësitë personale, do të gjej informacion të mbledhur në vite, për njerëzit dhe ngjarjet e kohës, që veja e diktatorit Nexhmije (Xhunglini) Hoxha, i ka kaluar më pranë burrit Enver Hoxha.
Ajo hedh dritë mbi shumçka, të folur e përfolur. Ja sesi e shpreh habinë dhe zemërimin e saj:
“Siç dihet, Ismaili iku me nxitim nga Shqipëria. Pse?! Nuk e ndjente veten të sigurtë këtu?! Nga kush?! Motivet që e nxiten, i di ai vetë. Por një nga ato ishte: Çmimi Nobel. Ka shumë në Stokholm e në botë, që vlerësojnë lart krijimtarinë letrare të Kadaresë, por ka edhe të tjerë që bëjnë, me logjikë të ftohtë, pyetjen: Përderisa Enver Hoxha paska qenë "diktator" dhe regjimi i tij "diktatorial", atëherë si ka mundur Kadare të shkruajë veprat e tij më të mira, pa qenë në asnjëren "disident", madje as në "oponencë" të hapur në fushën e letërsisë? Në drekë, kur u mblodhëm në shtëpi, Enveri më tha, se kishte porositur Ramizin t'ia thoshte copë Ismailit se "kjo vjershë ishte armiqësore".
Organizata - bazë e partisë e Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i së cilës ishte dhe I. Kadare, e thirri këtë në një mbledhje të posaçme, për të dhënë shpjegime. Nga autokritika e tij, po shkëpus disa pohime e argumentime, që bën Ismaili me këtë rast. “Unë si komunist dhe si shkrimtar, në vend që të jem në ballë të situatës, të ndihmoj Partinë, jo vetëm që s'e zë këtë pozicion, por bëhem vetë problem për Partinë, pra, bëhem pengesë për të. Vetë ky fakt, është tepër i hidhur për ndërgjegjën time dhe nuk zmadhoj asgjë po të them, se ky është hidhërimi më i madh dhe vrasja më e madhe e ndërgjegjës, që unë kam pësuar ndonjëherë në gjithë jetën".
Ndërsa vijon të zbardhë gjithë autokritikën e gjatë të Kadaresë, zonja Hoxha, shpjegon ikjen drejt Parisit: "Fatale. Në fushën e krijimit, Ismaili e privoi veten nga emocione të fuqishme, të papërsëritëshme, që përjetuan njerëzit në Shqipëri, se kush në mënyrën e në konceptimet e veta, gjatë përmbysjeve e ndryshimeve të paimagjinueshme që ndodhen në Shqipëri me një violence e egërsi të tillë si e sa në asnjë vend tjetër ish - socialist.”
Por, siç shkruan vejusha Hoxha:
"Pas përmbysjeve, që ngjanë në Shqipëri, ai ndërmori një fushatë të padenjë, për emrin e tij, kundër Enver Hoxhës... ndaj do të ndalem më gjatë, duke ja lënë fjalën Ismailit, për çka thënë e shkruar dikur për Enver Hoxhën. Lexuesi le të gjykojë vetë...".
Zonja Hoxha, duke kujtuar një episod të kohës, shkruan: "Ramiz Alia, porsa ishte kthyer nga Enveri, të cilit i kishte lexuar një vjerëshe të Kadaresë, titulluar "Në mesdite u mblodh Byroja". Këtë vjershë, shkrimtari ua kishte kushtuar komplotistëve ushtarakë, duke i quajtur pashallarë të kuq dhe e kishte dorëzuar për botim në gazetën "Drita". Por në shtypshkronjë nuk kaloi dot. Kryeredaktori i gazetës, njoftoi Kryetarin e Lidhjes, Dritero Agollin, i cili ia çoi drejt e Ramiz Alisë, si duket pa folur më parë me Ismailin.”
Shumë vend zë shkrimtari, të cilin Enveri, sipas bashkëshortes:
"E mbështeti, e inkurajoi dhe kur e deshi rasti edhe e mbrojti nga dashakeqët a ziliqarët, në rrugën e tij të ngjitjes. Pas përmbysjeve, që ngjanë në Shqipëri, ai ndërmori një fushatë të padenjë për emrin e tij kundër Enver Hoxhës..." (Nexhmije Hoxha, "Jeta ime me Enverin 2", Tiranë, 2004)
Ndërsa z. Kadare i kundërpërgjigjet të vejes së diktatorit:
“Unë do i thosha që nuk ishim aq budallenj sa të ishim të sinqertë me ju. Natyrisht, shkrimtari ka detyrë të jetë i sinqertë me homologun e vet – njeriun, por jo me bishën e egër. Kur përpara i del bisha, shkrimtari ka të drejtë të mbrohet. Ata ishin bisha të egra, ishin vrasës, ishin tjetër racë nga neve. Ne nuk kishim asgjë të përbashkët. Prandaj unë mundohesha vetëm të jem i kujdeshëm sa të mos më zhdukin, asgjë tjetër.”
(“Ismail Kadare” marrë nga libri me intervista: “Ana e tjetër e pasqyrës”, të autorit Gjekë Marinaj, Richardson, TX 75083, USA, 2004, f. 115)
“Kur pranova postin e kryetares së Frontit Demokratik… me kërkesë të Ramiz Alisë, isha unë që propozova Ismail Kadarenë si zëvendëskryetar. Ne kemi punuar së bashku tre vjet. I a hapa dyert e arkivave e të korrespondencës së E. Hoxhës. I shpiegova vendimet e Komitetit Qendror me qëllim, që të mund të shkruante librat e tij. Nga ana e tjetër, ai (d.m.th. Kadare) na i kushtoi veprat e veta me fjalët: “Me dashuri dhe mirënjohje.”
(Nexhmije Hoxha, Gazeta “Le nouveau quotidien”, (Zvicër), 06. 12. 1991)
Kjo vinte pas përvojës së tij “profesionale”, që kishte marrë Ik në gazetën “Ze(h)ri i Popullit”, në muajin e ftohtë të Janarit të vitit 1974. Vetëm po citoj, “zbulimet” për At Gjergj Fishtën O.F.M. e prozatorin modern Prof. Ernest Koliqin, sikurse për miqtë e shokët e vet ish – komunistë, si: Fadil Paçramin e Todi Lubonjen. Pikëpytjet, pikëçuditjet e thojzat, le t’i vendos lexuesi, kur të dojë e sa të dojë:
“Epoka e kapitalizmit është në perëndim dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do t’i jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme idesh reaksionare. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi. Filo italian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Shovinist i tërbuar dhe njëkohsisht kozmopolit i tërbuar. …Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në vepren e tij reaksionare një teori aq të shtrenjtë për modernizimin e sotshëm, frojdizmin. Ai paraqitet herë si namuslli turkoshak, herë si një gagarel evropian. …Pseudoshkrimtar dhe armik i Partisë ishin kundërshtar të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urretja për foklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjatë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë."
“Unë gjithmonë e kam marrë seriozisht letërsinë dhe jo shtetin shqiptar. Shtetin shqiptar e kam marrë seriozisht vetëm sa për të mos më kafshuar, sa të mos më merrnin jetën. Në letërsi nuk e kam marrë asnjëherë seriozisht. Prandaj nuk kam qenë aq i tronditur prej tij. Edhe kur më bënin padrejtësira, më kritikonin etj., thosha që gjithmonë kishin të drejtë. Thosha me vete, për botën që jetojnë ata, për atë botë idiotësh dhe kriminelësh, unë jam një i huaj. Unë kisha tjetër atdhe. Unë kisha atdhe letërsinë. Nuk kisha atë atdhe që ata e përfytyronin me emrin Parti.” (asokohe Kadare thuhet se ka pasur “vdekje klinike” e se nuk ka jetuar me mend ne Planetin Tokë, por Mars… (“Ismail Kadare” marrë nga libri me intervista: “Ana e tjetër e pasqyrës”, të autorit Gjekë Marinaj, Richardson, TX 75083, USA, 2004)
Akademia e Shqiperise dhe e Kosoves propozojnë Ismail Kadarenë per Çmimim “Nobel”. Në 70 - vjetorin e lindjes së shkrimtarit të “njohur” (brenda shqipfolësve) shqiptar Ismail Kadare, Akademia e Shkencave të Shqiperise dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kanë paraqitur pranë Komitetit për Çmimin Nobel në Akademinë e Suedisë kërkesën (LUTJEN), që shkrimtari të merret në konsiderate për kandidat kryesor për Nobelin e ardhshëm. Në përshkrimin e motivacionit, pse Kadare duhet ta marrë një çmim të tillë, mes të tjerash në letër thuhet:
"Poet, prozator, eseist, Kadare, është shkrimtari ynë me i madh bashkëkohor shqiptar dhe përfaqesuesi më i shquar i kulturës së re shqiptare në botë. Vepra e tij, është shprehje e pasurimit të kulturës universale me traditat kombëtare artistike të popujve të vegjël me qytetërimin e lashtë. Ajo paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afresk të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, një udhëtim në hapesirë, në historinë dhe një shpirt shqiptar. Për vlerat e saj, vepra e Kadaresë është përkthyer në gjuhët më të mëdha të botës dhe jo më kot ai është vlerësuar nga kritika nderkombetare si nje nga shkrimtarët me të shquar të kohës sonë dhe ka marrë disa çmime të rëndësishme si dhe tituj të ndryshëm nderi".
“Illyria” New York, USA, #1521, 17 – 19 shkurt 2006, f. 32.
Për të parë se a ekziston Akademia e Shkëncave të Shqipërisë, po ofroj njoftimin e gazetës shqiptaro – amerikane “Illyria” (New York, USA, #1521, 17 – 19 shkurt 2006, f. 32), që del në Neë York. “Mbërriti të kërkurën në Tiranë prof. Pieter Drenth, i cili, në vitin 2003, është zgjedhur për herë të dytë President i Akademisë Mbarë – Europiane (ALLEA-All European Academy). Prof. Dreth, vjen për të ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në kuadrin e reformës që ka ndërmarrë Qeveria për shkrirjen e insitucioneve akademike dhe bashkëngjitjen e tyre universitetin, e pas kësaj marrjen nga Akademia jonë në një status tjeshtë honorifik.
Presidenti i ALLEA-s, i shoqëruar nga nënkryetari i ASH-së prof. Luan Omari dhe sekretari i përgjithshëm shkencorë prof. Eduard Sulstarova, u takua dje me presidentin Moisiu (19 shkurt 2006, shënimi im K.K.), paradite me kryetarin e parlamentit (në fakt është kryetarja e parlamentit Zj. Jozefina Topalli, shënimi im K.K.) dhe kryetarin e komisionit parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, prof. Ylli Pango, për të diskutuar mbi reformën në Akademi. Po dje prof. Drenth, bashkë me kryetarin e Akademisë së Shkencave prof. Ylli Popa, u takua me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo. Më pas, ai doli para medias, për të dhënë rezultatin e këtyre takimeve si dhe qëndrimin, që ai dhe rrjeti që përfaqëson kanë për çështjet e biseduara. Ka patur një diskutim të ashpër në Shqipëri (në të cilën ka qënë i përfshirë edhe Ismail Kadare, shënimi im K.K.) për të ardhmen e Akademisë së Shkencave. Gjatë kësaj vale diskutimesh të shkrihet apo jo Akademia e Shkencave, ka edhe reagime nga ONESCO, Këshilli Ndërkombëtar për Shkencën ICSU dhe rrjeti botëror i Akademive IAP, që harton projektet për fuqizimin e Akademive të vendeve të Europës Lindore. Kjo çështje do të diskutohet në një mbledhje, që do të organizohet nga këto instanca në datat 20 – 22 të këtij muaji…”.
Por pjesa më e çuditshme vjen më poshtë: “Një lajm i shpërndarë në shtypin shqiptar, gjatë dy ditëve të fundit (ku gazeta “Illyria”, nuk jep burimin nga është marrë lajmi), njofton se edhe Akademia e Kosovës, është bashkuar në këtë propozim (Kadare ka thene se “në Kosovë nuk ka shkrimtarë”, ku një pjesë e mirë e tyre bëjnë pjesë në Akademinë në fjalë, shënimi im K.K.). Është hera e parë, që ndërmerret një veprim i tillë në nivel akademish. Kohë më parë, pikërisht më 28 janar 2006, në ditëlindjen e Kadaresë, ishte Akademia Shqiptare e Neë York-ut, ajo që shpalli e para, se do t’i nisë një letër Akademisë Suedeze, për t’i akorduar çmimin “Nobel” Kadaresë.”

Sulmet denigruese të Ik
ndaj prof. Pipës dhe autogolat në portën e vet
Por Ik, nuk e ndali turrin, e kërkoi t’a shtrijë zonën e gjahut e tij deri në Amerikë, në sulmin denigues ndaj Prof. Arshi Pipës. Studiuesi e profesori i Universitetit “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Hektor Çifta (Master në Kritikë Letrare dhe Pedagog Letërsie, shënimi im K.K.), duke përshkruar jetën e veprën e përsonazhit Prof. Pipa, shkruan “Ardhja e dytë si diversant: Ndoshta askush nga brezi i 30 - vjeçarëve e lart në ditët e sotme, nuk do ta kishte mësuar, se kush ishte Arshi Pipa, po qe se për të nuk do të kishte shkruar Ismail Kadareja tek “Ftesë në Studio”. Një libër i çuditshëm ky, pa formë, i botuar mbas “arratisjes” së Kadaresë, por i shkruar përpara rënies së diktaturës. Një libër, në të cilin, autori i ngjan atij marangozit apo artizanit, që mbas ’90 - ës, meqë në treg dolën teknologji të reja, vendos të shesë të gjithë punishten me çmim shumice, se e di se nuk do ta përdorë dot më, dhe ngutet të heqë gjithçka, që ka në bodrumin, ku punon, përpara se të jetë shumë vonë.
Dhe kur një shkrimtar, nxjerr në treg bodrumin e tij, me fjalë të tjera copa ditaresh, apo shënimesh personale, që janë aq personale sa vetëm, për shkak të delirit, se është njeri i madh, ai kërkon t’i shesë për art, faktikisht ai nxjerr në public copa mllefesh të hershme, copa fantazish prej të sëmuri, paragrafë, që ka dashur t’i botojë, po nuk do t’i përmblidhte dot asnjë lloj libri e kështu me rradhë. Pikërisht në këtë libër, Kadareja merr pozicionin psikopatologjik të viktimës, jo prej rregjimit, por të viktimës prej kolegëve të vet të letrave, e fillon e fantazon historira, sikur ai është Moxarti e të tjerët Salieri e kështu me rradhë.
Ishte në këtë libër, që si çdo libër i Kadarëse, jepej me detyrim nëpër shkolla, që shqiptarët dëgjuan përsëri për Arshi Pipën. Këtu Kadareja, me mllefin e tij psikopatik, të pahijshëm e aspak artistik, shkon deri aty, sa nuk shkojnë ndoshta as dy të pirë, që grinden në kafe: tallet me emrin e Pipës, duke e deformuar në “Pipiç”, gjë që nënkupton një sharje shumë të rëndë. Profesor Pipa, atje portretizohet si njeriu, që në botën tjetër - përendimi dhe ShBA - së, kanë qënë për shqiptarët gjithmonë “bota andej, ose bota matanë”, pra bota e mistershme, e ndaluar- pra shkruante dhe botonte “letra anonime” kundër Kadarese, që regjimi komunist, mbasi të lexonte këto “letra”, ta dënonte Kadarenë si “armik”. Këto gjëra, Pipa, sipas Kadaresë, i bënte sepse e kishte zili këtë të fundit si shkrimtar e donte që ta “fundoste” përfundimisht.
Sesi kishin qenë këto “letra anonime”, pra, se çfarë kishte shkruar e thënë Pipa, që të meritonte këto sharje, kjo u mor vesh mbas – 90 - ës, kur gazetat i ribotuan, disa nga këta shkrimet, kaq shqetësuese të profesorit shqiptaro - amerikan. Bëhej fjalë për një studim: “Subversioni përkundrejt konformizmit-fenomeni Kadare”, botuar në vitet ’70 - të në ShBA - së në një revistë në gjuhën shqipe dhe që Pipa, me fare pak ndryshime e ka përfshirë në “Albanian Contemporary literature”. Shkrimi në vetvete, me argumenta studiuesi e kritiku letërsie, e në një frymë krejtësisht të re shkencore arrin në tezën, se në veprën e Kadaresë, për shkak se shkrimtari i përket fizikisht regjimit komunist, pamja e jashtme është konformiste me ideologjinë zyrtare, ndërsa për shkak të talentit të lindur dhe gjenialitetit, veprat përmbajne një subversion ideologjik, që nuk është antikomunizëm i mirëfilltë, por një lloj herezie e cila nuk vjen për shkak sepse shkrimtari është disident apo rebel, si bie fjala Jevtushenko apo Pasternaku, por sepse talenti i madh nuk i shpëton dot frymës së realizmit artistik.
Pra, sëpari, bëhet fjalë për një studim shkencor, dhe sëdyti, bëhet fjalë për elementet letrare të natyrës subversive, në raport me kohën në veprën e Kadaresë. Kjo e inatos Kadarenë e “Madh”, dhe bën që pikërisht në fund të viteve 90 - të, kur regjimi kishte marrë tatatëpjetën, ai ta akuzojë Pipën, për “mëkatin”, se kishte gjetur në veprën e tij elemente, që binin në kundërshtim me realizmin socialist.
Sot, Kadareja i ka harruar këto, dhe po bën çmos të proklamohet si shkrimtar disident e antikomunist, duke paguar shuma të mëdha, për materiale propagandistike si: “Dialog me Allen Bosquet”, apo si librat socrealistë të Maks Velos, Shaban Sinanit e Alfred Uçit, etj., apo duke provokuar debate e fushata të panevojshme mediatike, si ai mbi “Pashallarët e kuq”, një poemë fundekrye socrealiste, biles më konformiste sesa romani “Dasma”.
Të gjitha këto, do të ishin të panevojshmë, dhe jo kaq qesharake dhe groteske, sikur njerëzit, në vend që të merreshin me “Pashallarët e kuq”, të lexonin studimet e Pipës, ku, Kadareja del shume teper e më seriozisht i lavdëruar.
(Hektor Çiftja M. A, cikël shkrimesh në Revistën: “KUVENDI”, E permuajshme kombëtare informative dhe kulturore, Viti III - IV i botimit, Michigan USA, 2003 - 2004 - 2005).
Po për poetin e shkrimtarin Prof. Arshi Pipën, shkroi ish funksionari kulturor në Ambasadën Kineze (në kohën e juntës së Enver Hoxhës), rojtari fanatik i mishmashit të standartit të gjuhës “letrare” së njësuar, prof. Agron Fico në Neë York, e bëri "gërmadh", përmes fjalorit hua të marrë nga Kadare e Enver Hoxha, ose më saktë citoi: “Profesor Peter Prifti shkurt, saktë dhe bukur, e vlerëson kështu kongresin historik të vitit 1972: “Arritjet e kongresit përbëjnë një gur – nishan (lexoni mishmash, shenimi im K.K.) në historinë e gjuhës shqipe” (f. 150). Dihet se në këtë tubim shkencor gjuhësor, morën pjesë dijetarë të shquar nga Kosova, nga arbëreshët, pra ishte një ansamble gjuhësore kombëtare. Këtij procesi shkencor, kësaj arritje madhore, na thotë autori, iu kundërvunë disa shqiptarë, por “më i njohuri prej tyre është Arshi Pipa, profesor i italishtës në Universitetin e Shtetit Minesota, autor i disa librave dhe kritik i letërsisë shqipe… (f. 151). Më poshtë autori jep portretin profesional të Arshi Pipës: “Si një profesionist, Pipa nuk është gjuhëtar, filolog ose gramatikan. Por si autor dhe kritik, ai lë të kuptohet se është mjaft sensibël ndaj gjuhës.” (f. 151) Profesor Peter Prifti me argumenta shkencore dhe me një gjuhë të spikatur prej polemisti të talentuar rrëzon tezat e Pipës kundër gjuhës së përbashkët shqipe. Këto të ashtëquajtura argumente të Pipës, Peter Prifti i stigmatizon, duke i emëruar në këtë mënyrë: “augumenti statistikor”, “argumenti evolucionar”, “argumenti politik”, “argumenti kulturor”, “argumenti konsipirativ”. “Në këtë qëndrim të rrëmbyer ndaj gjuhës së njësuar letrare – na thotë Peter Prifti – Pipa nuk druhet të përdorë dhe fjalë fyese… (f. 154). Kulmi i këtij qëndrimi të hapur, kundër gjuhës shqipe, shtylla e kombit dhe shenja kryesore e identitetit kombëtar, është mendimi i shprehur nga Pipa, se “Zemërimi i maskuar i gegëve, mund të shpërthejë trazira civile dhe të çojë në përçarje të vendit.” (f. 154) Prof. Peter Prifti ia zbërthen brinjët një nga një kësaj gërmadhe pseudoshkecore dhe me plot mllefe primitive. Ai thotë qartë:
“…Ne jemi të mendjes se ky libër (është fjala për librin e Pipës “Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste”) nuk ia arrin qëllimi që pati autori të diskritojë gjuhën e njësuar letrare shqipe” (f. 155)”
Prof. Agron Fico vijon:
“Akuza banale e Arshi Pipës ndaj Prof. Androkli Kostallarit, në librin e tij, është një xhelozi profesionale primitive, se faktet që i citon Prof. Peter Prifti, por edhe realiteti, flasin në të kundërt. Prof. Androkli Kostallari, ishte një gjuhëtar i talentuar dhe atdhetar i zjarrtë. Ai gëzonte nderimin e kolegëve të ngushtë, Çabej, Domi, Demiraj, Rizaj, të studiuesve kosovarë dhe të një vargu albanologësh të huaj. Kanë kaluar gati tri dekada nga ajo ngjarje e madhe historike për gjuhën shqipe, dhe koha e ka dhënë fjalën e vet. Gati në të gjithë hapësirën shqiptare botimet e shumta (libra, gazeta, revista, programe televizive, etj.) janë në gjuhën e njësuar letrare shqipe. Në studimin e fundit për gjuhën në librat e Ismail Kadaresë, këtij shkrimtari me famë botërore, Tefik Çaushi ka gjetur mbi 2000 fjalë të reja Si ka mundesi kur Kadare nuk ka jetuar asnjë vit në Veri. Unë mendoj, se ai ka përvetësuar ose huazuar nga fjalorët gegë që deri më 1991 kanë qenë të ndaluar në Shqipëri me Kushtetutën e Kongresit të Ç’Drejtëshkrimit ose Bastardhimit, shënimi im K.K.), përdorur në librat e botuar kohët e fundit ose edhe në ribotime, që shkrimtari i shquar i ka marrë kryesisht nga dialekti verior dhe nga nendialeketet e kësaj treve.”
(Prof. Agron Fico, “Pesha e Fjalës” (Rreth librit “Mozaik shqiptar” të Peter Priftit), “ILLYRIA”, #1387, 19 – 21 tetor, 2004, f. 34)
Po ja, që Ik, ka pas fatin, nderin, duresën, privilegjin e kënaqësinë shpirtërore e materiale, zellin e përkushtimin për të dlirë me kujdes e duresë militanti Arkivat, bile ata më të rëndësishmit të KQPPSH - së nga kanë buruar të gjitha krimet kundër njerëzimit (mbasi kanë gjetur vdekjen shumë shtetas të huaj), në mes të Tiranës së kuqe e jo në Shkodër ose Gjirokastër. Ai, ka qenë i privilegjuar e me rekomandim direkt nga Nexhmije e Enver Hoxha dhe njerëzit e afërt të tij. Për këtë lexo elegjinë, që i kushton E. Hoxhës në vitin 1985, duke e falënderuar nga zemra për kushtet, që ai i krijoi për të bërë “veprat” e tij, sot të vetquajtura “desidente”:
“Në verën të vitit 1961, klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, aq edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia, për përballimin e bllokadës së re revizioniste që porsa kishte filluar forcat krijuese, ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika disa herë të mprehta.
Klima letrare u komplikua pikërisht nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve më të rinj e më të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet, ku po ndodhej vendi ynë, kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit. Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961, në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e të gjitha forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë një zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
Mbledhja u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë, se për ne shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë kritika, disa herë, të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në "të rinj" e të "vjetër" dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.
Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte me vëmendje diskutimin e secilit.
Në një nga pushimet, një shok që ishte në presidium, më tha: - Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t'ju dëgjojë edhe ju të rinjve. Këto fjalë sikur më hoqën në çast njëfarë mpirjeje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi. Në seancën e mbasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga "të rinjtë" dhe merret me mend, që auditori priste me interes se si do t`u përgjigjeshim ne shumë kritikave që na u bënë. Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, më tha: Ja, tani t'ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur. Këto fjalë të tij më dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e lexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i shokut Enver, shtova disa fraza që nuk i kisha të shkruara.
Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët edhe nga ne "të rinjtë", por megjithatë nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët e kishin gabim. Dikush kishte në thelb më të drejtë e dikush kishte më tepër keqkuptime. Ishte pikërisht ky thelb, që kapi në mënyrë të shkëlqyer shoku Enver në fjalëkalimin e tij, që pritej me padurim. Ai i bëri një zbërthim të thellë marksist leninist problemit, foli për raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s'ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lidhur me vendin e me kohën dhe se ndarja në "të rinj" e "të vjetër" s'i shërben askujt.
Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm më gjithë jetën letrare artistike. (Oops!!! Ore Ik e ke me gjithe mend ti apo ben shakaaa!?) U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri - tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se të gjithë shkrimtarët e rinj e të vjetër në moshë punonin për një qëllim.
E çliruar kështu në saje të ndërhyrjes së shokut Enver prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe.
2. Në vitin 1963 punoja si gazetar në gazetën "Drita", kur revista "Nëntori" botoi poemën time "Përse mendohen këto male". - Ishte paradite kur më kërkuan në telefonin e redaksisë. - Jemi nga sekretaria e shokut Enver, - më tha një zë. - Qëndroni te telefoni, shoku Enver dëshiron të flasë me ju. U hutova kaq shumë, saqë nuk arrita t'u thosha shokëve, me të cilët punoja në një zyrë, asgjë. U bëra vetëm një shenjë me dorë të mbanin qetësi, ndërsa shtrëngoja fort pas veshit receptorin. - Kadareja? - dëgjova zërin e shokut Enver, me timbrin e plotë karakteristik. Nuk jam në gjendje të riprodhoj fjalët e sakta që më tha, sepse isha tepër i emocionuar për t'i fiksuar ato në kujtesë. (Mos kjaj te lutem!!!! Oops!) Më uroi për poemën “Përse mendohen këto male?”, më tha se përse e kishte lexuar dhe se e kishte pëlqyer shumë. Më uroi sukses në punën e mëtejshme krijuese. Nga hutimi dhe emocioni, unë nuk arrita t'i them diçka, përveç fjalës faleminderit, që e përsërita shumë herë. Kur shoku Enver mbylli telefonin dhe unë e vendosa receptorin në vend, shokët e redaksisë, të cilët e kishin ndërprerë ndërkaq bisedën ngaqë u kishte bërë përshtypje sjellja ime në telefon, më pyetën: - Ç'pate kështu? S'të kemi parë ndonjëherë kaq të emocionuar. Unë i thashë atëherë, se me cilin kisha folur në telefon dhe atëherë ata m'u grumbulluan përreth të emocionuar, për të marrë vesh çdo detaj të bisedës...”
Dhjetë vjet më vonë Ik, i bën një vizitë në shtëpi të E. Hoxhës. Më mirë ta shijojmë sëbashku të gjithë “reaksionarë” e “përparimtarë”, gudulisjet, buzëqeshjet mes miqve të “vjetër” dhe të “rinj”:
“Më 24 mars 1971, unë, gruaja dhe vajza ime shkuam për një vizitë në shtëpinë e shokut Enver. Na pritën shoqja Nexhmije me vajzën, Pranverën... Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim nëse do të kishim fat ta takonim apo jo. Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të i gjatë dhe i qeshur u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i habitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë me vete: Ç'pati ky? - Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë Enveri - Të vij dhe unë? - tha ai duke qeshur, - s'besoj se ju prish muhabetin. Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja sesi mund të vinte shoku Enver, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë jashtëzakonisht të përzemërt. Ai pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite: Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të të përqafoj edhe unë).
Shoku Enver më pyeti se ç’kisha shkruar kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën, me titull Kronikë në gur. Do ta lexoj me kënaqësi, - tha ai - Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, - shtoi ai duke vështruar me një buzëqeshje ngacmuese të tjerët, - por se kështu është e vërtetë. Apo jo?
Kur shoku Enver më pyeti pastaj se me se po merresha aktualisht, unë iu përgjigja se po shkruja diçka për prishjen me sovjetikët! Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin, Dimri i madh, por në përgjigjen time, në vend të fjalës Roman thashë diçka dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive, ngaqë ende s'isha i sigurtë nëse do ta përballoja temën e madhe së cilës i kisha hyrë.
Për fat, shokut Enver nuk i tërhoqi vëmendjen ky detaj. Sapo dëgjoi fjalët prishjen me sovjetikët, fytyra e tij u bë në çast serioze. Ai tundi kokën ngadalë si të thërriste një kujtim jo të këndshëm dhe ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer ahere, të rëndë e të menduar. Ai foli shkurt për disa nga takimet e tij me "Hrushovianët", duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod të vogël me Kosiginin në darkën e Kremlinit, në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë dhe për vizitat e mysafirëve të natës, Nikojanit, Torezit etj.
Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, por për fat të keq ëndrra ime, për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte ai vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër dhe unë s'pata guxim ta pyesja për Moskën.”
Ndërsa tani, jemi në pjesën më interesante të elegjisë. Kundroni, sesi prononcohet vetë Ik, për shfrytëzimin imtësisht, që i kishte bërë e po i bënte dokumenteve të Komitetit Qendror të PPSh – së. Sikurse, thotë vetë Ik, Enveri, ua kishte ndaluar të shkruanin për figurën e tij, po ku do t’ia dijë “disidenti”. Sot pas 35 viteve, Kadare kërkon hapjen e dosjeve. Nuk e kuptoj, se për cilat dosje e ka fjalën, se ato janë hapur qysh në vitin 1971 e më parë, sepse ai po shkruante, sikurse thotë vetë librin: “Dimri i madh”. Ju lutëm lexues, bashkatdhetar, më ndihmoni t’a lexojmë sëbashku, sepse unë kam harruar të lexoj në shqip:
“Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin, unë shfrytëzova gjerësisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të ndihmësve të delegacionit tonë. Megjithatë duhet ta them se ajo bisedë e rastësishme e shokut Enver, më dha shumë horizont dhe materie artistike për veprën, se gjithçka tjetër. Krejt atmosfera e pjesës së dytë të veprës, nën titullin Mysafirë në kështjellë, vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, tingujt, tragjizmi dhe pesha e saj e kanë zanafillën e tyre tek ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e shokut Enver kishte një kolorit të jashtëzakonshëm, me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrezëllimin e llambadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit apo hijet rembrandekse mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. (Oops ore e ke me gjith mend apo ben shakaaaa!!!???) Dhe mbi të gjitha, biseda e tij sado e rastit t`ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.
Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim tjetër me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë: Kisha gjithmonë drojtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha dhe një arsye tjetër edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrare dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç'do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim. Kisha shumë frikë se ashtu si në shumë raste të tjera me shkrimtarë të tjerë, ai do ta refuzonte një gjë të tillë dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.” Ose më poshtë “disidenti” vijon:
“Po le të kthehemi te takimi me shokun Enver. Pas bisedës për Moskën, ra fjala për pasuritë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Menjani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar, më tha se do të ma jepte. Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë: - E kam lënë sipër oxhakut. Biseda u bë prapë e lirshme dhe e gëzueshme dhe meqë ishte fjala për njohjen e kulturës sonë në vendet e tjera, unë përfitova nga rasti për t'i thënë se kishin ardhur dy kineastë francezë, që kërkonin të drejtën e xhirimit të një filmi sipas romanit tim, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. M'u kujtua kjo gjë rastësisht, por shkaku që i thashë, ishte se pikësisht n'atë ditë po shqyrtonim këtë problem dhe nuk e dinim si t'i jepnim zgjidhje. Shoku Enver u mendua një hop.
- Dëgjo - tha - Duam apo s'duam ne ata po të dëshirojmë, e bëjnë filmin. Prandaj le të përfitojmë aq sa mund të përfitohet prej tyre, në mënyrë që Shqipëria të dalë sa më pozitive në këtë film. Përndryshe në qoftë se s'pranojmë të merremi vesh me ta, ata kanë për ta bërë pas qejfit. Kjo gjë ishte kaq e vërtetë, saqë flitej se amerikanët kishin ndërmend të bënin një film satirik, duke defiguruar krejtësisht romanin, një film ku, sipas tyre, shqiptarët e italianët, pasi kishin luftuar vite me radhë, njëzet vjet pas luftës po grindeshin për kockat e ushtarëve. Ia thashë këtë shokut Enver dhe ai tundi kokën duke qeshur.- Ç’ mund të presësh prej tyre, - tha. Pastaj shtoi: - Prandaj ti si autor duhet të jesh tolerant me këta kineastë që pranojnë të bisedojnë me ne. Të mos i bësh kërkesat siç do t'ia bëje Kinostudios sonë. Kështu vetëm për 2 minuta, shoku Enver na zgjidhi një problem me të cilin kishim javë të tëra që po ngatërroheshin të gjithë, pa i dhënë rrugë. Shoku Enver bëri prapë shaka me vajzën tonë të vogël. Pastaj bëmë disa fotografi. Ora po vente 8:30 dhe megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim akoma, ne morëm leje të largoheshim. Para se t'iknim, shoku Enver më dhuroi mua dhe gruas sime nga një libër të tij me autograf…”
(Gazeta: “Ballkan” (Tiranë, 2004), “Shkodra” nr. 164, Viti VII, E premte, 22 tetor 2004, f.6 – 7)
Publicisti, perkthyesi, shkrimtari, dramaturgu e kritiku Albri Brahusha, i bën anatominë e idhullit të rrejshëm, në mënyrë objektive e jo me hartime shkollareske, sikurse po përpiqen disa të mbronjnw të pambrojturin. E.Hoxha, nuk ishte aq budalla, sa të mos e shfrytezonte njeriun e dobët në carácter, z. Kadare dhe për t’a lënë përjetësisht të turpëruar para bashkatdhetarëve të vet, i botoi librat mbushur me “disidencë” të tij.
Po më mirë, kundro analizën e drejtuesit të revistës serioze “ARS” z. Brahusha:
“Kur ti zoti Ik, Ike, (atëherë mbasi kishe akuzue ata që Ikën para teje, si jashtëqitjen e kombit, sepse vetëm kështu do mundeshe me Ikë rehat) na kujtuem se ti Ike, se kishe ndërmend nji Shqipni t’re, por ti Ike për arsye tjetër, me mshehë gjurmët në Paris, a ndoshta me mujtë me rrejtë ndonji komision në Suedi. Por dështove zoti Ik, jo për gja po ti maspari ke Ikë nga vetja, ky asht problemi jot, e je kthye ketu ndër ne, si hija për të marrë atë çka të mbetet. Ta qaj hallin, duhet të jetë shumë e vështirë me jetue në këtë farë feje. Gjynah se ti ke pasë talent. Ernest Koliqin apo burra (a gra) të tjerë të shquem që kanë vdekë, ti zoti Ik, apo ndokush tjetër, bani mirë mos me i marrë nëpër kambë, se tash ju merren kambët. Unë kam me kenë gjithmonë në roje. Kaq sot për sot. Ka edhe ma. Dosje, dokumenta, sekrete, që po deshtët mund t’ju kujtojmë se kanë firmën tuej. Rrnoftë, Ernest Koliqi!” (ore kujdes ju tw ARS-it, mos e gudulisni shumw IK, se idhnohet Shabaaaa-ni i
Arshivave te Dullws e e ju nxjerr njw dosje edhe per ju e mua…. Oops!!!??? (Albri Brahusha, Revista: “MILOSAO”, e ribotuar në: “Shpresa”, 2004, Shtator – September, Viti XII, Nr. 4 (67), f. 46 – 47) Ndërsa më tej shkrimtari, studiuesi dhe profesori i Universitetit te Cozencas ne Itali Dr. Anton Nikë Berisha, analizon me titull: “Zhveshje e ideologjisë së kuqe të Ismail Kadaresë” (Petraq Kolevica, Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje. Studim kritik. Botoi “Marin Barleti”, Tiranë 2002) libër faktoshkrimor e profesional pasazhe të cilës janë: 1. Libër i dëshmive dhe i provave të shumta. Çështja Ismail Kadare dhe sistemi komunist tashmë është bërë pjesë e jetës sonë kulturore e letrare. Ajo zuri fill me kërkimin e strehimit (azilit) politik të Ismail Kadaresë në Francë dhe mbërriti një pikë të lartë me diskutimet që u bënë kohë më parë rreth poezisë së tij të pabotuar “Pashallarët e kuq”. Poezia në fjalë, bashkë me “Autokritikën” (lexo pranimin e fajit, pëndimin) e Ismailit për atë krijim, u nxorën nga Arkivi i shtetit dhe u botuan pak kohë më parë. Një varg autorësh në punimet e tyre e trajtuan dukurinë në fjalë: me një anë Ismail Kadare vetë dhe përkrahësit e tij, të cilët mohojnë përkrahjen e tij dhënë sistemit dhe udhëheqësit komunist, Enver Hoxhës, dhe, më anë tjetër, autorët – studiues e shkrimtarë – të cilët, me poezi e me pjesë të veprave në prozë të Ismail Kadaresë, dëshmuan të kundërtën.
Fatbardhësisht, gjërat e shkruara – të nënshkruara nga Ismail Kadare – janë të fiksuara në shenja, në fjalë, dhe, si të tilla, të botuara një herë, mund të sillen në formën e tyre të plotë, të pandryshuara, dhe ta bindin lexuesin për të vërtetën e mirëfilltë, pa marrë parasysh se çka thotë sot Ismail Kadare.
Një autor që shkoi më së largu në dëshmimin e përkrahjes që i ka dhënë I. Kadareja sistemit komunist e diktatorit, Enver Hoxhës, është Petraq Kolevica me librin “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje”, të botuar këto ditë nga shtëpia botuese “Marin Barleti” e Tiranës.
Autor i disa veprave letrare e përkthyes i disa vëllimeve nga gjuhë të ndryshme, Petraq Kolevica, për të dëshmuar konceptin komunist, që del në disa vepra letrare të Ismail Kadaresë, zgjodhi një rrugë sa të veçantë aq dhe të rëndësishme: në vend të analizimit e të interpretimit të mendimeve të Ismail Kadaresë, i mbushi faqet e librit të tij me shembuj të shumtë nga veprat e tij të botuara, ku del qartazi platforma e ideologjisë së kuqe dhe përkrahja, që shkrimtari Ismail Kadare i bëri atij sistemi. Pra, Kolevica flet nëpërmjet shembujve dhe këtë e pohon në mënyrë të qartë: “Duke dashur të jem sa më objektiv, në të gjithë shkrimin, do të përpiqem të paraqes sa më shumë fakte dhe të bëj sa më pak komente, në mënyrë që t’i lë lexuesit të vëmendshëm e asnjanës t’i nxjerrë vetë përfundimet.”(f.5)
Kolevica sjell me dhjetëra e dhjetëra shembuj nga poezi të ndryshme të Ismail Kadaresë, nga proza po dhe nga shkrime publicistike dhe kritike, të botuara në libra të veçantë ose në artikuj gjatë dhe pas diktaturës, para dhe pas kërkimit të strehimit politik në Francë.
2. Poezi të tëra për partinë e punës, për Stalinin e për Leninin
Qëllimi i Kolevicës, siç thashë, ishte t’i ofrojë lexuesit sa më shumë shembuj nga poezitë dhe nga veprat në prozë të Ismail Kadaresë, ku shihet drejtpërsëdrejti përfillja e sistemit komunist, përkrahja dhe adhurimi herë – herë i skajshëm deri në keqardhje, prandaj në librin e tij sjell citate nga poezitë dhe poemat e Ismailit si “Shekulli im”, “Poemë blindazh”, “Përse mendohen këto male”, “Te kështjella e Hamletit”, “Shqiponjat fluturojnë lartë”, “Vitet gjashtëdhjetë”, “Lenini”, “Buzëqeshja mbi botë”, “Në festën e brigadës”, “Kënga e ushtarit të vjetër”, “Toka kufitare”, “Qeni i kufirit”, “Antena”, “Ëndërr industriale”, “Lulemollët”, “S’lindëm ne princa”, “Perëndimi” e nga ndonjë tjetër. Mirëpo, në librin e vet Kolevica botoi edhe poezi të tëra (të plota), të shkruara nga Ismaili, të cilat dëshmojnë në mënyrë të pamëdyshtë për bindjet komuniste të Ismailit, të cilin ai synon të mohojë pa zgjedhur mjete e mënyra: dy poezi hymnizuese kushtuar Stalinit, me rastin e vdekjes “Lamtumira e fundit” dhe “Pranvera dhe Stalini” si dhe poezinë kushtuar partisë së punës “Partia ime”, ku poeti Ismail Kadare, pos të tjerash, thotë: “Atë, që dot s’ma jepte kush, / Partia ime, ti ma dhe” ose “Me mijëra zemra që janë lidhur / Si enë komunikuese varg / Në dejt e mi me anë të tyre / seç rrjedh ky gjaku yt i madh”.
Të bindesh për qëndrimin e thellë komunist të Ismail Kadaresë e të lavdërimit që i bëri ideologjisë enveriste, ideologji që kushtëzoi zhveshjen e popullit shqiptar nga tiparet dhe virtytet më të rëndësishme të qenësisë së tij, duke i sjellë dëme të jashtëzakonshme botës sonë, mjafton të përmendet poema e tij “Vitet gjashtëdhjetë”, (“Fener i komunizmit n’Evropë s’u shua”), në të cilën Kadareja këndon edhe për frymëzuesin e ideologjisë së kuqe:
“Shoku Enver Hoxha mbështetur te dritarja
Vështronte pejsazhin e gjerë mbi dhe…”
Ose nga “Shqiponjat fluturojnë lart”, ku poeti Kadare këndon me plot afsh e nderim: “Ditët tona/Do të marshonin me Partinë pa u ndalur/Drejt horizontesh të ndritura.”
Edhe ndalimin e fesë në Shqipëri, të bërë nga partia e punës, Ismail Kadareja e përcolli flakë për flakë me poezi e me punime të ndryshme dhe volli gjithçka që i erdhi në gojë kundër “klerit katolik reakcionar”, kundër Fishtës e veprës së tij madhore e autorëve të tjerë. Bashkë me barinjtë shpirtërorë, priftërinj e hoxhallarë, të cilët, sipas Ismajlit, të shurdhojnë veshët, duke bekuar gjakmarrjet, minaretë dhe kumbonaret (sic!), Ismaili fut (radhit) në poezinë e vet edhe disa poetë, që, të përgjumur, ulurijnë duke lavdëruar abstrakte gjenealogjike. Të parët (sipas Ismailit njerëz me veladonë të zezë si errësira kozmike) si dhe të dytët (poetët) duhet të dënohen ashtu si e meritojnë: “…Por turmat i mbytën njerëzit me veladona /Dhe poetët rebelë i shqyen me thonjë.”
Natyrisht, këto vargjet të Ismail Kadaresë ta ndalin frymën.
Ideologjinë enveriane, përkatësisht partishmërinë në një pjesë të veprës letrare të Ismail Kadaresë Kolevica e konkretizon edhe nëpërmjet romaneve: Dimri i madh (që është përpunim i botimit të parë, 1973, me titull Dimri i vetmisë së madhe sipas mësimeve të Plenumit IV të PPSH dhe të vëllimit të 19 të veprës së E. Hoxhës) dhe Dasma (roman i shkruar sipas “recetës të platformës komuniste”). Për romanin Dimri i madh vetë Kadareja shkruan: “Siç është lehtë të konstatohet, skena nga më të rëndësishme të romanit, dialogë dhe situata nga më dramatiket, janë bazuar në materialet e vëllimit të 19 të veprave të shokut Enver,” (“Nëntori”, n. 9 1979, ribotuar në I. Kadare, Vepra letrare vëll 12, f. 329). Mirëpo, edhe në romanin “Koncert në fund të dimrit” e në ndonjë tjetër, mund të gjinden elemente të mbështetjes e të përligjjes së konceptit të luftës së klasave sipas ideologjisë së kuqe.
3. Sa Ismail Kadare janë mbrenda Ismail Kadaresë?
Në librin e Kolevicës “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje” është dhe pjesa “Ç’thoshte, ç’thotë, ç’thonë”, ku sillen mendime të ndryshme të shkrimtarit Kadare, të thëna gjatë kohës së diktaturës komuniste dhe pas rënies së saj, për dukuritë e ndryshme të sistemit e të ideologjisë komuniste, për qëndrimin e tij ndaj sistemit përkatës, për librat e tij të shkruar gjatë këtij sundimi dhe mendime të autorëve të tjerë.
Kur i lexon njërin pranë tjetrit këto mendime krejtësisht të kundërta dhe kontradiktore (të të njëjtin person, të të njëjtit krijues që ka emrin Ismail Kadare), i cili deri më sot nuk ka hequr dorë publikisht prej tyre, atëherë çështja e parë që shtrohet është: sa Ismail Kadare janë mbrenda Ismail Kadaresë? A është kjo pasojë e “harresës” së pazakonshme, e shprishjes shpirtërore ose diçka tjetër? Pra, cili është Ismail Kadareja i njëmendtë dhe cilit duhet t’i besojmë? …Në artikullin e vet “Epika e themelimit të Shqipërisë”, që bën fjalë për veprën e Enver Hoxhës “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, Ismail Kadare e vlerëson librin e udhëheqësit shpirtëror komunist deri në hymnizim: “Epikë të vërtetë, të pikturuar me një gamë të gjerë tonalitetesh, të cilat shkojnë nga nuancat e Rembrandit, tek penelatat e ashpra të Brygelit…Krahas stilit epik që u pështatet ngjarjeve në mënyrë të përsosur, kemi dhe një lirizëm të shkëlqyer, një humor, sarkazëm dhe ironi therëse.”
Mirëpo, Ismail Kadare mohon çdo gjë të kësaj natyre dhe shkruan për veten e vet: “Të afirmosh që unë isha një shkrimtar shumë i dashur i regjimit është spekulim i mirëfilltë.”…
Të jenë vallë këta dy krijues, të cilët bashkë me Ismail Kadarenë, bënin tre shkrimtarët më të shquar të të ashtuquajturit realizëm socialist, “budallenj” (“me përjashtim të budallenjve”, sipas Ismailit) që nuk e paskëshin kuptuar se vepra e tij qe e ndaluar?! Po nëse u shtohen këtyre dy shkrimtarëve (Agollit dhe Harapit) emrat e një varg shkrimtarëve e krijuesve të tjerë, që dëshmuan (nëpërmjet shembujve konkretë) se me disa vepra letrare Ismaili e përkrahu ideologjinë komuniste, atëherë edhe këta na qenkan “budallenj”!
Dhe, para të gjitha argumenteve e dëshmive të shumta, Ismail Kadare vazhdon të bëhet i shurdhër për veprimet dhe veprat e veta me ngjyrim komunist, po nuk nguron të flasë për të tjerët. Duke vepruar mbi bazën e parimit “Ma mbaj kopilin t’i them përpara tjertës kurvë” ai flet për shkrimtarët, që kanë mbështetur regjimin komunist: “Nuk e mohoj. Ata kanë përhapur slloganet e Partisë. Ata u sollën, pa diskutim, si qen roje të regjimit. Po askush nuk i detyroi ta bënin këtë.” (Nga libri “Kohë barbare”, f. 17)
Kjo, thënë me një eufemizëm të përvujtë, është pikëlluese dhe për keqardhje.
4. Vetëlavdërime deri në paturpësi
Kolevica në veprën e tij konkretizoi edhe dukurinë e veçantë të Ismail Kadaresë: vetëlavdërimin dhe vetëhymnizimin si shkrimtar, edhe pse dihet se me vetëlavdërime: pështyn përpjetë e të bie syvet. Shkrimtari ynë harron atë që ka thënë shkrimtari i madh gjerman, Goethe: “Kush dëshiron të ruhet nga një e keqe, e di mirë se çfarë kërkon; kush lakmon diçka më shumë se ajo çka zotëron, i janë errur sytë.”
Ismail Kadare, i cili tash jeton në Paris, nuk e sheh të tepërt ta vërë veten edhe brenda flamurit kombëtar, prandaj thotë për veten e vet: “Shqiptarët e kanë kuptuar që unë përfaqësoj këtu (në Francë – v. ime) kulturën e tyre, si të thuash një simbol më tepër mbi flamurin e Shqipërisë.” (sic!)
Edhe për rëndësinë dhe vlerat e veprës së vet letrare Kadare jep mendimet e veta, pra i vetëvlerëson, prandaj shkruan pa pikën e turpit: “…pa e tepruar aspak, mund t’ju them se vepra ime letrare ishte aq shumë e njohur saqë ishte bërë zotëruese në Shqipëri. Ndikimi i saj te lexuesi shqiptar ishte më i madh se i krejt letërsisë tjetër marrë së bashku.” (siç!)
Mjerisht Ismail Kadare nuk e thotë se në ç’kuptim dhe në çfarë rrafshi u bë ky ndikim, në cilën periudhë dhe me cilat vepra, me ato të llojit “Pse mendohen këto male”, “Vitet gjashtëdhjetë”, me “Dimrin e madh”, me Dasmën” e të ngjashme? Ismail Kadare vetëshpallet si “Shkrimtar i parë i vendit”, prandaj shkruan për vetveten: “Më 1975, për shkak të poemës ‘Pashallarët e kuq’ gjith Shqipëria, e përsëris, gjithë Shqipëria… e mori vesh se Shkrimtari i parë i vendit kishte shkruar një poemë armiqësore (…) Pra publiku shqiptar e mori vesh qartë se midis shkrimtarit të parë të vendit dhe shtetit komunist ka një konflikt serioz.”
Dhe, natyrisht pohon në këtë mënyrë për një poezi të pabotuar, siç ndodhi me “Pashallarët e kuq”, për të cilën na paskësh mësuar (pa u botuar) e gjithë Shqipëria (sic!). Pra, për ta përforcuar gënjeshtrën dhe turpin e vet Kadare e përsërit: “gjith Shqipëria, e përsëris, gjithë Shqipëria.”
Ismail Kadare gjakon ta fusë minarën në thes, po ajo mjerisht nuk futet.
Vjershën “Pashallarët e kuq” Kadare në qenësi ia kushtoi udhëheqësit ideologjik, Enver Hoxhës. Mirëpo, duke dashur t’ia ndreqte në mënyrë të tepëruar vetullat, ia kishte prekur sytë: diktatorit nuk i kishte pëlqyer theksimi i tepruar i “fuqisë” së tij për të zgjidhur konfliktin me “pashallarët e kuq”, bashkëpunëtorë të tij politikë, që nuk i shkonin si duhet në linjën e përcaktuar ideologjike të pakurrizorëve. Dhe qëllimi i vjershës së pabotuar të Kadaresë për “pashallarët e kuq”, kishte “rrëshqitur” për shkak të lavdërimit të tepruar. Edhe lexuesi më i zakonshëm, që e lexon këtë krijim të Ismailit nuk e ka të vështirë të përcaktojë qenësinë e mesazhit të Kadaresë (po jo dhe të mesazhit poetik; në të s’ka mesazh poetik; gjithë poezia është një deklaratë e menduar për të stërlavdëruar diktatorin Hoxha). Vallë, e kishin detyruar Ismailin që ta shkruante ketë poezi patetike, që e hymnizonte diktatorin, apo ai me vullnetin e vet e kishte shkruar dhe e kishte dërguar ta botonte në një organ letrar, të mbikëqyrur rreptësisht nga regjimi, në “Drita” – për të dëshmuar devotshmërinë përballë udhëheqësit komunist? Sido që të jetë, kush e lexon këtë poezi të dërguar për botim nga vetë poeti Kadare dhe pastaj “Autokritikën” e tij (ku ai mallkon “ndërgjegjen e tij më të zezë” për poezinë “Pashallarët e kuq”, që e kishte shkruar) nuk mund të mos ndiejë keqardhje të thellë për autorin e saj. Ndoshta, kjo është pasojë, si do të thoshte Hemiguej: “…si e kanë tradhtuar një herë veten (shkrimratët – v, ime), zënë e përpiqen të justifikohen për atë që kanë bërë e atëherë, ajo që shkruajnë, katranoset edhe më keq.