Recension i lexuar me datë 2 qershor 2011 në promovimin e librit të Engjëll Koliqit për Ibrahim Rugovën
Shkruan: Dr.sc.Don Lush GJERGJI
Presidenti i parë i Kosovës dr. Ibrahim Rugova lindi në Cerrcë të Istogut më 2 dhjetor 1944. Pas dramës familjare, pushkatimit të babait Ukë Rugovës, më 10 janar 1945, doli në pah burrërresha e rallë dhe trimëresha e vërtetë, Sofë Rugova, e cila e theu traditën shekullore dhe vendosi ta rriste djalin Ibrahimin, kuptohet me shumë flijime dhe me dashuri shembullore.
Këto dy ngjarje janë rrënjët e thella dhe të forta në personalitetin e shquar të Presidentit tonë të ndjerë dr. Ibrahim Rugova, i cili ia dëshmoi botës lashtësinë, martirizimin, traditën, kulturën dhe qytetërimin tonë iliro-shqiptar, aftësinë për flijime, vëllazërinë gjithshqiptare, strategjinë paqësore jodhunore, nevojën, dëshirën dhe domosdoshmërinë për liri dhe demokraci me mjete paqesore.Shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, fakultetin në Prishtinë (1971). Gjatë një viti akademik (1976-1977) ishte në specializim në Pariz. Doktoroi në Universitetin e Kosovës në vitin 1984.
Dallohej si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për shumë vite, sidomos si mbrojtës i dinjitetit, identitetit dhe lirisë sonë kombëtare dhe kulturore, atëherë kur ishte rrezik të jetosh e jo më të veprosh në lëmin politik dhe kulturor. Të gjitha këto ai i përmbledhte në binomin bërthamor dhe me porosi tashmë të njohur: vetëvendosja dhe pavarësia e Kosovës.
Presidenti i parë i Kosovës dr. Ibrahim Rugova lindi në Cerrcë të Istogut më 2 dhjetor 1944. Pas dramës familjare, pushkatimit të babait Ukë Rugovës, më 10 janar 1945, doli në pah burrërresha e rallë dhe trimëresha e vërtetë, Sofë Rugova, e cila e theu traditën shekullore dhe vendosi ta rriste djalin Ibrahimin, kuptohet me shumë flijime dhe me dashuri shembullore.
Këto dy ngjarje janë rrënjët e thella dhe të forta në personalitetin e shquar të Presidentit tonë të ndjerë dr. Ibrahim Rugova, i cili ia dëshmoi botës lashtësinë, martirizimin, traditën, kulturën dhe qytetërimin tonë iliro-shqiptar, aftësinë për flijime, vëllazërinë gjithshqiptare, strategjinë paqësore jodhunore, nevojën, dëshirën dhe domosdoshmërinë për liri dhe demokraci me mjete paqesore.Shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, fakultetin në Prishtinë (1971). Gjatë një viti akademik (1976-1977) ishte në specializim në Pariz. Doktoroi në Universitetin e Kosovës në vitin 1984.
Lexoni:
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,21,55082Dallohej si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për shumë vite, sidomos si mbrojtës i dinjitetit, identitetit dhe lirisë sonë kombëtare dhe kulturore, atëherë kur ishte rrezik të jetosh e jo më të veprosh në lëmin politik dhe kulturor. Të gjitha këto ai i përmbledhte në binomin bërthamor dhe me porosi tashmë të njohur: vetëvendosja dhe pavarësia e Kosovës.
http://www.preshevajone.com/web/index.php?option=com_content&view=article&id=2402:botime-ibrahim-rugova-arkitekt-i-dardanise-se-re-republikes-se-kosoves&catid=15:kultura
Ishte studjues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qendrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thoja edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqesore dhe jodhunore. Shpesh thoshte: “Poltika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes.
Pastaj vazhdonte: “Arma jonë e fuqieshme është lashtësia, tradita, kultura, rrenjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë... Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike që t’na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askend... Nëse ne do ta mposhtim urrejtjen, ndarjet dhe pëprçarjet, sidomos traditën e gjak apo hak-marrjes, atëherë do të jemi të lirë dhe popull demokratik... Intelektualët shqiptarë duan të jenë në shërbim të popullit... Çka na duhet Kosova e përgjysmuar nga masakrimet apo përjashtimet... Tani është e rëndësishme ta shpëtojmë popullin. Do të kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare një fazë kalimtare, protektoratin ndërkombëtar për disa vite, e pastaj do të punojmë së bashku për pavarësinë e Kosovës... Në mua kanë ndikuar shumë pozitivisht dy personalitete botërore, Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze...”.
http://www.zeri.info/artikulli/4/22/26167/liber-per-rugoven/
http://floripress.blogspot.com/2011/05/se-shpejti-ne-prishtine-promovohet.html
http://agim.poeticforum.com/t15578-liber-per-rugoven-engjell-koliqi-dr-ibrahim-rugova-arkitekti-i-dardanise-se-re#21322
Këto mendime, vlerësime dhe përcaktime Presidenti dr. Ibrahim Rugova i ka shprehur shumë më herët, si vizion dhe profeci, që për disa dukeshin ëndërrime, utopi, pasivizëm, dhe ja, fatbardhësisht ato tani janë proces dhe në fazën e zbatimit dhe jetësimit në vazhdimësi, kuptohet, si risi historike dhe aktuale dhe në dobi dhe të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë.
Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e me çdo mjet dhe kudo e mbrojti popullin e pambrojtur shqiptar, sidomos Kosovën. Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askend, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhunën, duke u mbështetur në fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë.

Si “testament” kulturor dhe shpirtëror e la kompletin e tetë vëllimeve, kujtimin e njeriut të qetë dhe të urtë, të flijimtarit të pakursyeshëm, të strategut të paqes dhe të lirisë, këmbëngulesin e bindur dhe besnik të pavarësisë së Kosovës, të atij që diti dhe deshi të jetë në shërbim dhe flijim vetëmohues të Popullit tonë.
Bota e çmoi dhe nderoi me shumë shpërblime. Bota demokratike ishte me Presidentin tonë gjatë jetës së tij, sidoms në varrimin e tij madhështor, që në një mënyrë ishte edhe promovimi i pavarësisë sonë. Shpërblimi më i madh, kuptohet, nga ana e Zotit, është pavdekësia, amshimi, jeta e pasosur, ndërsa nga ana njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare, do të jetë pa dyshim pavarësia e Kosovës, jo vetëm nëpërmjet shpalljes dhe deklaratës, por në të vërtetë dhe në jetë, kështu që edhe ne gjurmave të tija të shkojmë dhe atë mos ta harrojmë, mbi të gjitha “ëndrrën” e tij, kërkesën dhe nevojën e tij dhe të tonën ta plotësojmë me përkushtim dhe me dashuri.
Engjëll Koliqi me mjeshtri dhe në stilin e tij tashmë të njohur enciklopedik, si edhe në veprën e mirënjohur kushtuar të Lumes Nënës Tereze, “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell”, Rugova Art, 2010, mblodhi shumë të dhëna të njohura dhe më pak të njohura nga jeta dhe vepra e Dr. Ibrahim Rugova, shënime, shkrime, shqyrtime, vlerësime të njerëzve të ndryshëm të politikës, shkencës, artit, kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare, duke na dhuruar një mozaik të çmuar dhe të vlefshëm jo vetëm për Presidentin tonë të parë, por nëpërmjet tij edhe për popullin tonë shqiptar vazhdimisht të kërcnuar dhe të rrezikuar, megjiathatë gjithnjë të gjallë dhe të qëndrueshëm në skenën historike dhe aktuale.
Ky botim është një kontribut i çmuar për ta njohur më mirë dhe për së afërmi jetën dhe veprën e Dr. Ibrahim Rugovës, si dhe të shumë flijimtarëve të tjerë, që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dashurinë me të cilën ai ishte gjithnjë në kërkim dhe shërbim të së mirës, të drejtësisë, të paqes dhe demokracisë, të përparimit dhe begatimit shpirtëror dhe kulturor, për protagonizmin pozitiv dhe konstruktiv të Republikës së Kosovës, që aq shumë e pati në zemër dhe i cili na solli botën në Kosovë, kështu që edhe Kosova të jetë tashmë pjesë e botës paqedashëse dhe liridashëse.
Vepra e tillë është një shenjë e vogël e dashurisë së madhe të Engjëll Koliqit, të miqve të Dr. Ibrahim Rugovës, të Kosovës dhe popullit shqiptar, si dhe një dëshmi burimore se pa histori nuk ka as ardhmëri. E vërteta dhe dashuria janë të pandashme dhe të pavdekshme, si edhe Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Kosova.
Dikush shkruan histori, dikush mbetet në histori, dikush është histori. Dr. Ibrahim Rugova shkruajti histori, si dhe mbeti në histori, dhe çka është edhe më e rëndësishme, Ai është për ne jo vetëm histori, por edhe e tashmja dhe ardhmëri.
Më lejoni ta përkujtoj një ngjarje, përjetim dhe kujtim personal. Në shoqërimin dhe bashkëpunimin tonë më se 30-vjeçar, prej vitit 1981 e deri në vdekje, patëm shumë takime, planifikime, bisedime, udhëtime dhe veprime të përbashëkta dhe të rëndësishme. Në një rast unë i pata thënë kështu: “”Dy gjykatës janë të pagabueshëm: Zoti – apsolutisht, dhe Historia – relativisht”. Mendime dhe vlerësimi im i pëlqeu shumë. Pas disa kohe në një gjendje të ngarkuar, mos të them të acarruar, disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit dr. Ibrahim Rugovës kërkonin prej tij qëndrim dhe veprim më të vendosur. Ai me maturi karakteristike dhe butësi shembullore iu përkujtoi thënjen time dhe e komentoi kështu: “Unë jetën, punën, veprën time ia besoj Zotit dhe Popullit, Historisë!”
Zoti i mirë dhe i dashur pa dyshim atë e ka shpërblyer me amshimin e lumtur, ndërsa historia, sidomos ajo shqiptare, dalngadalë po ia jep vendin e merituar.
Dhe si fund ia edhe një kostatim domethënës dhe porosi për mendjet dhe zemrat tona kushtuar Presidentit tonë të dashur: Njerëzit e tillë si Dr. Ibrahim Rugova, fatkeqësisht, lindin rrallë, por fatbardhësisht nuk vdesin kurrë. Ky botim dhe promovim edhe një herë këtë e vërteton dhe dëshmon.
Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar.
Edukimi Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare. Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë. Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është dorëzuar për botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë Drite”, që pritet të dalë nga shtypi brenda gushtit 2007. Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula. Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës. Në Brazil tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri!