AFIRMIMI I KRIJUESVE TANË NË BOTË
1. Kohë më parë revista “DIOGEN pro
culture” që botohet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, botoi 11 poezi të
poetit kosovar Mexhid Mehmeti. Poezitë Metaforë
e zbrazur, Paradoksale, Anatomia e dhembjes, Kopsht i çuditshëm, Shtatë vjet,
Peizazh i ngrirë, Rrugëtim, Ekspozitë tmerri, Kurrë më, Pse të jetojmë bashkë
dhe Grabitje gjymtyrësh, u botuan të shoqëruara me biografinë e plotë, disa
foto – portrete të autorit dhe me një recension të shkurtër në gjuhën boshnjake
dhe angleze të kryeredaktorit të kësaj revisteje prestigjioze Sabahudin
Haxhialiq.
Poezitë nga gjuha shqipe në gjuhën boshnjake i përkëtheu shkrimtari ynë i
mirënjohur Hajro Ulqinaku.
2. Kryeredaktori dhe redaktori
përgjegjës i revistës “DIOGEN pro culture”, shkrimtari Sabahudin Haxhialiq nga
Bosnja dhe Hercegovina dhe shkrimtari nga Indija, Dr. Ram Sharma, janë
ko-autorët e botimit më të ri të Antologjisë së poezisë, përkatësisht pjesës së
III-të të “Poetët për paqë në botë” (POETS FOR WORLD PEACE) për vitin 2011.
Antologjia do të botohet sivjet në gjuhën angleze në Indi dhe Kanadë. Në këtë
antologji, sipas ftesës së autorëve, do të prezantohet edhe shkrimtari Mexhid
Mehmeti poezitë e të cilit në gjuhën angleze i përkëtheu Prof. Dr. Vesel Nuhiu.
Sipas njohtimit të autorëve të
Antologjisë, poetët që do të prezantohen në këtë botim vijnë nga të gjitha
meridianet dhe nga të gjitha kulturat e rruzullit tokësor, pa marrë parasysh
përkatësinë racore, gjinore, kombëtare apo përcaktimin e tyre fetar, duke pasur
si kriter të vetëm, para së gjithash, vizionin dhe kreacionin poetik, në mënyrë
që t’i mundësohet botës të bëhet vend më i mirë për të jetuar dhe për
krijimtari artistike.
Antologjia do të jetë botim i The
Stephen Gill World Peace Academy (Akademisë Botërore për Paqë të Stefan Gillit:
http://stephengillworldpeaceacademy.-vebs.com/), ndërkaq redaktorë të pjesës së dytë të Antologjisë në fjalë janë Dr.
Ram Shapra dhe Dr. Masam Sinha.
3. Poeti Mexhid Mehmeti është
prezantuar edhe Almanakun e Poetëve të Botës të vitit 2010 (WORLD POETRY
ALMANAC 2010), ku me poezitë e tyre janë përfshirë 188 poetë nga gjithësejt 101
shtete të botës.
Almanaqku ka 330 faqe dhe është
botuar në disa gjuhë të botës, ndërkaq editor i botimit është Dr. Hadaa Sendoo.
ISBN: 978-99929-830-3-5. Botuar në maj 2011 në Ulaanbaatar të Mongolisë.
4.
S’do mend se prezantimi më i denjë i Mexhid Mehmetit është bërë në
librin “SELECTED POEMS” (Poezi të zgjedhura) në gjuhën kineze të përkëthyera
nga Dr. Lee Kuei – Shien. Libri ka 118 faqe dhe është botuar në janar të vitit
2010 me këtë numër të ISBN: 978-986-221-332-2. Informacionet më të plota për
këtë botim mund të merren në rrjetin e internetit http://openlibrary.org/books/OL23978170M/Selected_poems .
P.S. Mexhid Mehmeti u lind më 1948 në Zhunicë të
Preshevës. Filloren dhe gjimnazin i kreu në Preshevë, kurse fakultetin
filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës
në Prishtinë. Ishte
mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendrën arsimore “Skënderbeu” në
Preshevë, në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës,
Corroticës dhe të Preshevës. Punoi edhe përkthyes – gazetar në “Flaka e
vëllazërimit” në Shkup, kurse që nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së
fundit në Kosovë punoi gazetar në “Rilindja” - “Bujku” (korrespodent nga Kosova
Lindore).
Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor i revistave
“Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të
gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshevës dhe edicionin botues të
këtij klubi, i cili është shquar me një sërë botimesh cilësore të autorëve të asaj
treve. Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar
dhe redaktor i rubrikës së kulturës.
Në periudhën 2005-2008, ishte anëtar i kryesisë së
Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është edhe anëtar i Asociacionit të Poetëve
të Botës.
Botoi: “Klithje e përmallim”, poezi, “Lumja”, tregime, “Frymëmarrje”, poezi, “Peizazh
i ngrirë”, poezi, “Monstrumiada”, katër drama, “Presheva”, poemë,
“Rikthim dhembjeje”, poezi, “Puthja vrastare”, tregime, “Hija e
korbit”, novela, “Pikë në zemër”, poezi, “Shtatë ditë pas
vdekjes”, roman, “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, “Furtuna”,
roman etj.
Është fitues i çmimit “Hivzi Sulejmani” për Prozën më të mirë të vitit 2006, për
romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, të cilin e jep Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.
Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste
universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gjuhë të
tjera.
(Nënës)
Nëpër motet e lëvarura
mallin n'shami t'ditës e shkeva
Nënë, dhembja ime - valë
loti im i parë
Ngushllim i shpirtit
dhembjen time
stinëve ia fala
në bebëza të kohës
Nënë, rrufe malli në shpirtin tim
GJETHET MA PËRKUJTOJNË
VDEKJEN TËNDE
(Demir Demirit)
Ec e ec e ec në kujtime
gjethet bien të zverdhura, në kurriz toke -
bien edhe në zemrën time
o, mjerë ajo loke!
shpirti turbullohet me retë,
nëpër hapsirë rigojnë
shiu e stuhitë, gjethet - na mbulojnë.
ec e ec e ec në kujtime,
nëpër atë hark jete -
plot mallëngjime!
medet - sa i vogël ai plumb i vdekjes
e sa i madh loti për ty!
- Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!
1971
PËRHERË ME TY
H. D.
Kur zbardh dita
horizonteve të pambarim
shoh buzëqeshjen tënde
në çdo lule të çelur
SHTEGTAR DITËSH
Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua
ajo le të mbetet më e dashura mrekulli
... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë
kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.
H. D.
Kur zbardh dita
horizonteve të pambarim
shoh buzëqeshjen tënde
në çdo lule të çelur
SHTEGTAR DITËSH
Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua
ajo le të mbetet më e dashura mrekulli
... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë
kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.