Shqiptari që mbrojti Sllobodan Milosheviqin
Beograd, 11 qershor- Ai quhet Muharrem Ibraj dhe ka lindur në Gjakovë, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës. Por, Muharremi nuk i ka parë. Në vend të kësaj, thotë se krimet i ka bërë UÇK-ja, prandaj ka shkuar në Hagë për ta mbrojtur kasapin e Ballkanit, Sllobodan Milosheviq.
RTS sjellin rrëfimin e Ibrajt që është krenar që ka dëshmuar në Hagë në favor të Milosheviqit, dhe këtë e ka bërë pa e fsheshur identitetin. Ai jeton tash në Serbi dhe thotë se shqiptarët ia kanë kidnapuar e më pas vrarë djalin, tre vëllezërit dhe 2 nipër, si shenjë hakmarrje, transmeton Indeksonline.
“Shumë njerëz janë detyruar të gënjejnë. Unë nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, ka pohuar Ibraj.
Ai ishte pjesë e Policisë së Serbisë dhe tash jeton me një pension diku në Serbi. Thotë se e ka edhe një dëshirë. ‘Dua ta takoj sy më sy Haradinajn dhe t’ia them të gjitha që i ka bërë. Këtë dua ta bëj”, ka thënë me bindje Ibraj.
http://www.kohaditore.com/?page=1,15,58376
________________________________________________________
POLICIA SERBE DHE SPIUJT SHQIPTARË
Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshë m i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarë t dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Bajram Haliti etj. E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar. Njëri ndër kolaboracionistë t dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturë s "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj. Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet. Piromanët sadistë e kolaboracionistë t me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.
Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999
Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë),
Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë),
Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë),
Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë),
Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë),
Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë),
Nue Upi (Ujzë, Gjakovë),
Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë),
Binak Dema (Vogovë, Gjakovë),
Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë),
Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë),
Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë),
Fran Marku (Doblibare),
Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë),
Martin Hasani (Bec, Gjakovë),
Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë),
Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë),
Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë),
Arif Rama (Molliq, Gjakovë),
Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë),
Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë),
Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë),
Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë),
Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë),
Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë),
Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë),
Xhafer Halili (Bec, Gjakovë),
Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Florim Rama (Piskotë, Gjakovë),
Sylë Brahim Sylaj (-).
Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS(Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura nga UÇK në Gjakovë, më 25 shtator .1999.
Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë...
Prishtine, maj 2007. Flori Bruqi/Agjencioni Floart-Press/
-----------------------------------------
Redaksia Floripress,për hirë të vërtetës historike(shkencore)boton shkrimin e publicistës së mirënjohur nga Çarrabregu i Deçanit ,kolonel Fitnete Ramosaj:
RRUGËTIMI I
LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS
Liria e Kosovës përmbledh në vete përpjekjet, flijimet sublime
dhe sakrificat shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Padyshim se
periudha më meritore është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me
flijimet dhe përpjekjet e gjithanshme të këtij populli, mileniumin e dytë e
kurorëzoi me fitoren e lirisë.
Heroizmi vetëflijues i djemve
liridashës…
Në historinë jo të largët të UÇK-së,
një kapitull të veçantë zë edhe furnizimi me armë, ku vetëm në kufirin e
dhunshëm shqiptaro-shqiptar ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej
luftëtarëve më të mirë. Edhe pse të ndodhur përballë forcave të shumta pushtuese
serbe, të koncentruara përgjatë gjithë brezit kufitar me qëllim të
ndërprerjes së furnizimit me armë që ishte aorta kryesore e luftës sonë,
liribërësit nuk e ndalën rrugëtimin për asnjë çast, edhe pse ishin të
vetëdijshëm se në çdo hap i priste vdekja. E këtillë është rënia e Luan
Haradinajt, pastaj rënia e 23 luftëtarëve nga Hereqi e Sllupi, të atyre nga
Prejlepi, Raushiqi, rënia e komandant Mujë Krasniqit me 35 bashkëluftëtarë,
rënia e 21 të tjerëve në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit në krye me komandantët
Agim Zenelin - “Cergashin” e Agron Ramën, rënia e të tjerëve në Bjeshkë të
Belegut e në dhjetëra raste të tjera...
Por lufta kërkonte armë, kërkonte
barot, kërkonte flijime mbinjerëzore, e heroizmi vetëflijues djemve
liridashës nuk u mungoi kurrë. Edhe përkundër rënieve të lavdishme, edhe
përkundër rreziqeve të mëdha nëpër të cilat detyroheshin të kalonin, hapën
shtigje e rrugë të reja për t’ua shtuar shokëve barotin, për t’ia shtuar një
pushkë më shumë luftës për liri, të bindur se ai që bie për atdhe gjaku nuk i
humb kurrë. E të këtillë janë edhe katërmbëdhjetë dëshmorët e rënë në krye të
detyrës dhjetë vjet më parë në Shishmon të Bokës.
Drejt Kosovës...
Meqë në Zonën Operative të Dukagjinit edhe
gjatë periudhës së dimrit asnjëherë nuk kishte ndërprerje të luftimeve kundër
forcave serbe, përballja me mungesën e municionit e teknikës luftarake ishte
e pashmangshme. Aq më tepër kur në prak të fillimit të stinës së re, forcat
pushtuese serbe veç kishin bërë lëvizjet dhe përgatitjet e duhura për një
ofensivë të re kundër zonave të luftës dhe kundër gjithë Kosovës.
Për këtë arsye, më 17 mars 1999, grupi
i luftëtarëve i përbërë nga Naim Avdiu (Lata), Besim Rama, Canë Demiraj -
“Korabi”, Bashkim Lokaj, Naman Demolli etj., meqë ishin njohës të mirë të
terrenit të brezit kufitar, dhe iu kishte rënë shpesh herë të shkelin edhe
rrugë të pashkelura nëpër atë terren, urdhërohen nga Komanda e Zonës
Operative të Dukagjinit që të kalojnë nga vijat e luftës në Dukagjin për në
Shqipëri për të sjellë një kontigjent armatimi dhe për të shoqëruar një grup
luftëtarësh vullnetarë që kishin një kohë të gjatë që po pritnin për të hyrë
në Kosovë, madje kishin tentuar të hyjnë disa herë, por pa sukses. Më 22 mars
1999, kjo njësi niset drejt Kosovës. Në brezin kufitar në drejtim të Padeshit
hasin në fushë të minuar. Aty plagosen lehtë disa luftëtarë. Meqë depërtimi
në atë drejtim ishte i pamundur, detyrohen të kthehen prapa për të gjetur
rrugë të re.
Beteja
heroike te “Livadhet e Gjata”
Më 28 mars, grupi i përbërë prej dyzet
e katër luftëtarëve tejet të përgatitur, të pajisur mirë me armatim modern të
paparë deri atëherë në frontet e luftës, niset sërish nga Vlana e Shqipërisë
për të marshuar drejt Kosovës, edhe pse e dinin se në brezin kufitar, sidomos
pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ishin përqendrur forca të shumta
serbe me arsenal të rëndë luftarak. Kishin kaluar kufirin. Kishin hyrë brenda
në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e
rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, plot të papritura. Mesnatën e kishin
lënë pas. Diku rreth orës 02.15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te
“Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të
papërshtatshëm për luftime, ndeshen në pritën e forcave serbe, të ngritur “ad
hoc” mbase vetëm disa orë më parë enkas për ta... Krahas forcave ushtarake
serbe thuhet se kanë marrë pjesë edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e
Serbisë, që në këtë anë drejtohej nga famëkeqi Muharrem Ibraj... Të gjendur
në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në një përleshje të
rreptë e të pabarabartë, në një luftë mbinjerëzore bien heroikisht
katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë e njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e
lehtë.
Bashkërisht
e shkruan historinë me një vetëflijim të pashembullt
Shumica prej të rënëve e kishin mbushur
vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në
beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin
në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të
Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet
e luftës çlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala,
Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha,
Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e
shkruanin bashkërisht historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një
vetëflijim të pashembullt...
·
ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI
- u lind më 8 shtator
të vitit 1976 në një familje bujare në Gjakovë. Si i ri mori pjesë në të
gjitha demonstratat gjithëpopullore të viteve ’89 - ’91 në Gjakovë e më
gjerë. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashku më 2 korrik të
vitit 1998 në fshatin Nec të Gjakovës, ku bënte pjesë në njësinë e luftëtarit
të njohur të UÇK-së, komandant Shaban Golës. Aty qëndroi deri në rënien
heroike të Shabanit. Pas kësaj, Armendi kalon në Shqipëri, prej nga disa herë
u kthye për të ndihmuar popullatën civile të përndjekur nga pushtuesit serbë.
Në një aksion të tillë Armendi plagoset në këmbë dhe në krahëror, prandaj
detyrohet të shtrohet për shërim në spitalin e Shkodrës e në atë të Tiranës.
Menjëherë pas shërimit, në momentet më të vështira për Kosovën, vendosë të
kthehet në frontet e luftës. Në këtë përpjekje, më 29 mars 1999, bie dëshmor
për të mos u harruar kurrë.
·
BESIM (ALI) RAMA
- u lind më 6 korrik
të vitit 1963 në fshatin Batushë të Gjakovës, në një familje atdhetare. Gjatë
viteve të ‘90-ta, dënohet me 2 vjet burgim për shkak se në shtëpinë e tij
policia serbe kishte gjetur armë. Edhe shumë herë të tjera u keqtrajtua rëndë
nga organet e sigurimit serb. Prandaj, që në muajin prill të vitit 1998,
inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës, ku bënte pjesë në
Njësinë Speciale, ku mori pjesë në luftime të rrepta në Smolicë, Dobrosh e
Junik. Disa herë mori pjesë edhe në sulme guerile kundër forcave serbe të
pozicionuara në Batushë e Koshare. Pas rënies së Junikut, në gusht të vitit
1998, Besim Rama kalon në Shqipëri, ku pa vonuar kthehet në Kosovë dhe
sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala” në fshatin Qëndresë
(ish-Ratishë). Në bazë të veprimtarisë së palodhshme, sakrificës dhe guximit
të pashembullt, caktohet komandant i Njësisë Speciale të kësaj brigade. Besim
Rama mori pjesë në dhjetëra aksione guerile të kryera në prapavijë të
armikut, në rajonin e Rekës së Keqe. Do të udhëheqë dhjetëra rrugë për
furnizim deri në brezin kufitar dhe anasjelltas, por do të jetë edhe në ballë
të betejave të njëpasnjëshme frontale. Në muajin mars, Besimi caktohet nga
Komanda e ZOD-it që me disa bashkëluftëtarë të tjerë të kalon nga Qëndresa në
Shqipëri për të sjellë armatim dhe vullnetarë të rinj. Ky ishte rrugëtimi kur
në të kthyer bien në pritën e forcave pushtuese serbe, duke pasur një rënie
madhështore për lirinë e Kosovës, pasi e pagoi veten shumëfish. Besimi ishte i
martuar dhe la pas vetes pesë fëmijë, tre djem e dy vajza.
·
BUJAR (BEQIR) SHALA
- u lind më 20 mars
të vitit 1978 në fshatin Rashiq të Pejës, në një familje atdhetare që
gjithnjë ishte halë në sy të regjimit serb, e cila herë pas here u bastis e u
keqtrajtua. Menjëherë pas Betejës së 24 marsit ’98, Bujari mobilizohet në
radhët e UÇK-së në Shtabin e Gllogjanit, ku bashkë me disa bashkëluftëtarë
kryen edhe stërvitjet ushtarake nën komandën e komandantit Bedri Shala
(dëshmor). Në radhët e UÇK-së ishin të mobilizuar familjarisht. Në prill të
vitit 1998, derisa gjendej në Gllogjan, merr pjesë në betejat e rrepta të
zhvilluara në Baballoç e Gramaçel. Pas kësaj kohe, Bujari me disa
bashkëfshatarë të tij urdhërohet që të kthehet në fshatin Rashiq dhe të
ndihmojë mobilizimin. Një herë kishte qenë edhe për furnizim me armë. Në
kuadër të shtabit lokal të fshatit do të veprojë si pjesëtar i njësisë speciale,
e cila intervenonte në vija të luftës, ku paraqitej nevoja. Mori pjesë në
luftimet e zhvilluara në Loxhë, Gllogjan, Bokshiq, Kijevë, Kryshec, te Përroi
i Gërvallës, Vranoc, Bokshiq, Raushiq etj. Bujar Shala bie heroikisht më 29
mars 1999 në Shishmon të Bokës.
·
BUJAR (ESAT) SYLA
- u lind më 14 nëntor
1974 në Gjakovë, në një familje të përndjekur nga regjimi serb. Si nxënës i
shkollës së mesme ishte pjesëmarrës në demonstratat gjithëpopullore të viteve
1989-1991. Bujar Syla ndërpreu studimet e larta, Dega e Veterinarisë që po i
vazhdonte në Institutin e Bujqësisë në Tiranë. Nuk mund të rrinte duarkryq
kur populli i vet po i nënshtrohej dhunës, masakrave e terrorit të shfrenuar
serb. Prandaj, lë në gjysmë vitin e katërt të studimeve dhe u bashkohet
radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sistemohet në kuadër të Brigadës
134 “Bedri Shala”. Kryen stërvitjen në Vlanë dhe më 28 mars nisen drejt
Kosovës. Kalojnë kufirin e dhunshëm ndërshqiptar, ku ishin stacionuar forcat
më elite të Serbisë e mbetjes jugosllave. Arrijnë deri në Shishmon të Bokës,
ku në një përballje të pabarabartë bien për të mos vdekur kurrë.
·
FLORIM (ELEZ) SEJDIJA
- u lind më 2 qershor
1976 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje atdhetare e cila u trajtua
egërsisht gjatë regjimit komunist serbosllav. Axha i dëshmorit, Hasan
Sejdija, kundërshtar i regjimit që po instalohej në Kosovë, në vitin 1947,
kapet nga ushtria jugosllave. Atë, thanë se e dërguan në burg në Maqedoni,
por familja e tij kurrë më nuk pati as gjurmë, as shenjë. Një vit më vonë,
tërë familjen ia burgosin duke e mbajtur në burgun e instaluar në Brovinë.
Florimi si student i Elektroteknikës, duke e parë
dhe vlerësuar drejt gjendjen në të cilën gjendej Kosova, lë studimet dhe
radhitet në radhët ilegale të UÇK-së, në njësitin e Smolicës, qysh më 10
shkurt të vitit 1998. Vazhdimisht kryen detyra të furnizimit armë. Pas daljes
haptazi, në prill të vitit ’98, caktohet komandant i Njësisë Speciale pranë
Shtabit të Smolicës. Këso kohe Smolica ishte bërë qendër e njohur e luftës
dhe qëndresës, ku për pesë muaj me radhë forcat
serbe edhe pse përdorën tërë makinerinë e rëndë dhe njësitë më të përgatitura
ushtarake, policore e paramilitare, nuk mundën ta thyejnë qëndresën e
luftëtarëve të lirisë. Aty u shquan edhe luftëtarët tani dëshmorë si: Florim
Sejdija, komandanti Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lata, Burim Hamza, Avdyl
Tahiri, Fetah Krasniqi etj. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në
Rekë të Keqe. Florimi me njësinë e tij për një kohë stacionohet në Nec të
Gjakovës, ku ndërmerr aksione të shumta kundër forcave serbe, aksione për
minimin e rrugëve si në Smolicë, Nec, Shishman, ku kolonat e motorizuara
serbe disa herë patën humbje të mëdha. Gjithnjë u dallua për luftë të pa
kompromis kundër pushtuesve serbë, deri në rënien e lavdishme.
·
IBRAHIM (KADRI) ASLLANI
- u lind më 5 korrik
të vitit 1973 në fshatin Devë të Gjakovës, në një familje atdhetare, anëtarët
e të cilës shpesh herë u keqtrajtuan e burgosën nga regjimet serbe. Ibrahimi
inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës qysh më 10 mars të vitit
1998. Më vonë, në Nec emërohet komandant togu. Mori pjesë në të gjitha
luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe deri më 2 gusht 1998. Ibrahimi luftoi e
veproi me vetëmohim në kuadër të Brigadës 134 “Bedri
Shala”, duke marrë pjesë në furnizim me armë nga Shqipëria, por edhe në
luftime frontale e aksione guerile. Bie për të mos vdekur kurrë më 29 mars,
së bashku me 13 dëshmorë të tjerë.
·
JAHJA (REHAN) DANUZA
- u lind më 27 prill
1971 në Rahovec, në një familje atdhetare e cila në disa gjenerata ishte
angazhuar aktivisht në ngjarjet e kohës për liri e çlirim. Më 3 maj 1998
kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në Shtabin e
Rahovecit, të cilin e drejtonte komandanti i shquar
i UÇK-së dëshmori Xhelal Hajda – “Toni”, fillimisht duke u angazhuar në
furnizimin me armë nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në betejën e Vrajnstenës,
përkatësisht në marrjen e Rahovecit më 17 korrik 1998 dhe në të gjitha
frontet tjera në këtë anë. Luftoi e veproi në kuadër të Shtabit “Arti” derisa
u detyruan të tërhiqen në drejtim të maleve të Izbishtit e Retisë. Në fund të
gushtit detyrohet të kalojë në Shqipëri. Prej andej kalon në Zvicër.
Ndërgjegjja nuk e linte të qetë të qëndronte larg Kosovës që po digjej në
flakët e luftës. Kthehet në Shqipëri dhe bashkë me
43 bashkëluftëtarë niset drejt Kosovës, për të rënë heroikisht në Shishmon të
Bokës.
·
JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”
- u lind më 16 shkurt
të vitit 1962 në fshatin Strofc të Vushtrrisë, në një familje të njohur
atdhetare, e cila kishte dhënë dëshmorë edhe në vitin 1945, kur gjyshi i
dëshmorit luftoi përkrah Shaban Polluzhës. Jashari në vitin 1981 u burgos për
shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Kurrë nuk u përkul para shtypjes së
regjimit pushtues serbo-jugosllav. Në vitin 1990 kishte emigruar në Holandë,
e prej andej dy vjet më vonë kaloi në Gjermani ku ishte bashkë me familje.
Ndër të parët la mërgimin dhe iu bashkua radhëve çlirimtare në Kosovë. Më 8
mars 1998, arriti në Tiranë, për të hyrë në Kosovë vetëm katër ditë më vonë.
Që nga ai moment mori pjesë në luftime të rrepta e të njëpasnjëshme në Zonën
Operative të Drenicës. Jashar Jashari, i njohur me
nofkën e luftës “Duraku” ishte komandant në Shtabin e Çiçavicës. Para ofensivës
së shtatorit 1998 shkoi për armatim në Shqipëri, që ishte aq i domosdoshëm,
ku qëndroi deri më 28 mars 1999, gjithnjë duke punuar në organizimin dhe
mobilizimin e rekrutëve të rinj në Kalimash. Në çastet më të vështira ishte
nisur drejt Kosovës, për të pasur një rënie të lavdishme dhëmbë për dhëmbë me
forcat pushtuese serbe së bashku me 13 bashkëluftëtarët tjerë. Gjithë familja
Jashari ishin të mobilizuar në luftë, kush me
pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vijat e frontit e kush me angazhim maksimal
për sigurimin e ndihmave dhe armatimit për luftën. Kjo familje lirisë së
atdheut ia fali dy dëshmorë Jashar Jasharin dhe vëllanë e tij Januzin. Ka
lënë pas vetes gjashtë fëmijë: dy djem e katër vajza.
·
KADRI (MUHAMET) BERISHA
- u lind më 28 prill të vitit 1966, në
fshatin Pozhar të Deçanit, në familjen e Demë Ali Pozharit, e cila më shumë
se një shekull, brez pas brezi, qëndroi në ballë të luftërave kundër
pushtuesve serbo-malazezë, për çka gjithnjë ishte në shënjestër të regjimeve
pushtuese, e keqtrajtuar dhe e përndjekur për shkak të pikëpamjeve dhe
veprimtarisë atdhetare. Në periudhën kohore që nga Lidhja Shqiptare e
Prizrenit (1878) e këndej, kjo familje dha pesëmbëdhjetë dëshmorë të kombit.
Në luftën e fundit ranë dëshmorët e rinj Kadri Berisha dhe Shkëlzen Berisha.
Ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së që në nëntor të vitit 1997, duke marrë
pjesë në një varg aksionesh. Pas shpërthimit të luftës frontale, si luftëtar i Shtabit të Gllogjanit do të merr pjesë në një varg
luftimesh të zhvilluara në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf
Gërvalla” dhe të Zonës Operative të Dukagjinit. Ishte edhe epror në Shtabin
Lokal të fshatit Pozhar. Kadriu mori pjesë dhe u dallua në luftimet e
zhvilluara në Dashinoc, Prejlep, Baballoç, Gramaçel, Llukë të Epërme, Isniq,
Strellc, Broliq, Carrabreg, Sllup, Voksh, Pozhar etj. Disa herë ka organizuar
edhe bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet familjarëve të tij
që gjendeshin prej kohësh në Shqipëri. UÇK-në e ndihmoi dhe e përkrahu me tërë qenien, duke vënë në dispozicion të luftës
gjithçka kishte. Ra në fushën e nderit më 29 mars ’99 në përleshje të
pabarabartë me forcat serbe në Shishmon të Bokës, duke lënë pas lavdinë për
jetën dhe veprën heroike. Ka lënë pas vetes katër fëmijë, dy djem e dy vajza.
·
MEHDI (ADEM) ZABELI
- u lind më 16 mars
të vitit 1968, në fshatin Lum i Madh të Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje
atdhetare e Zabelit të Drenasit, e cila gjatë tërë kohës ishte në shënjestër
të regjimit pushtues serb, pasi që familja e tyre ishte çerdhe e Ballit
Kombëtar. Ky persekutim i përcolli deri në fillim të luftës çlirimtare.
Mehdiu në vitin 1989 kishte kaluar në Austri, ku vazhdimisht mori pjesë në
protesta e demonstrata të organizuara për Kosovën. Çlirimin e vendit e
ndihmoi edhe materialisht. Në fillim të korrikut ’98 lë përgjithnjë Austrinë,
mobilizohet në radhët e UÇK-së dhe kthehet në Kosovë. Meqenëse nuk arrin ta
mobilizojë fshatin e tij që ishte me popullatë të përzier ku gjysma ishin
serbë, Mehdiu sistemohet në fshatin Zhilivodë, në kuadër të Shtabit të
Çiçavicës. Mori pjesë në aksionin luftarak në Hamidi ku u shkatërruan dy
blinda të kolonës së motorizuar serbe dhe u vranë e plagosën disa policë.
Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në këtë rajon deri në gusht të
vitit 1998, si zëvendëskomandant njësie. Mehdiu plagoset në vijat e frontit,
për çka detyrohet të kalojë për shërim në Shqipëri. Menjëherë pas kurimit
vendosë të kthehet në Kosovë. Pesë herë u përpoq të hynte por më kot. Herën e
gjashtë hyjnë brenda kufirit, por bie heroikisht për të mos vdekur kurrë në
Shishmon të Bokës. Ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes dy djem. Trupin e
tij nuk kishin mundur ta gjejnë forcat serbe, sepse atë bashkëluftëtarët e
tij kishin arritur ta tërheqin. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në
vitin 2002, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë varrosur me
nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve në Dumnicë të Poshtme të
Vushtrrisë.
·
MON (MUHAMET) MAQI
- u lind më 11 prill
të vitit 1975, në fshatin Shishmon të Gjakovës, në një familje e cila u
keqtrajtua herë pas here nga regjimi serb i pasluftës së Dytë Botërore deri
në fillim të luftës. Në radhët e UÇK-së u inkuadrua në prill të vitit 1998 në
Shtabin e Smolicës, ku u angazhua me theks të veçantë në furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftime, ku duhet veçuar
luftimet e zhvilluara në fshatin Nec gjatë vitit 1998. Bie dëshmor më 29 mars
1998 pikërisht në vendlindjen e tij, së bashku me 13 bashkëluftëtarë të
tjerë, për të mos u harruar kurrë.
·
NAIM SHIN AVDIU - LATA
- u lind më 21 janar
të vitit 1977 në Smolicë të Gjakovës në një familje të ndershme e atdhetare.
Ishte ndër të parët në këtë fshat që u inkuadrua në radhët ilegale të UÇK-së,
që nga 10 shkurti i vitit 1998, në Njësitin e Smolicës, ku ishte njëri ndër
luftëtarët më të dalluar. Pas daljes haptazi të UÇK-së në Smolicë, që në
fillim të prillit 1998, Naimi luftoi me heroizëm të rrallë në fronte të
shumta të luftës në Rekë të Keqe e në mbarë Dukagjinin, si në Smolicë,
Morinë, Ponoshec, Dobrosh, pastaj në Kallavaj të Junikut, ku luftimet u zhvilluan
plot trembëdhjetë ditë pandërprerë. Qëndroi sypatrembur dhe u dallua në
luftimet e zhvilluara në Ponoshec, ku së bashku me Agron Ramën, Florim
Sejdiun e dhjetëra luftëtarë të tjerë nga viset shqiptare i
thyen keq forcat serbe, edhe pse fshati u sulmua me tanke, blida e
helikopterë luftarakë. Gjatë vitit 1998, duhet veçuar edhe betejën e
zhvilluar tek Ura e Musë Imerit në Smolicë, ku së bashku me shokë minoi
rrugën në gjatësi prej 200 metrash, me ç’rast
forcave serbe iu shkaktuan dëme tejet të mëdha: dy tanke të shkatërruara, një
kamion, një blindë e mbi 20 ushtarë të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur.
Me depërtimin e forcave serbe në Smolicë, Naim Lata me
disa bashkëluftëtarë niset drejt Gllogjanit, ku që nga 8 gushti deri më 12
gusht 1998 lufton heroikisht në këtë vijë të frontit. Naim Lata ishte betuar
se deri në vdekje do t’i qëndrojë besnik UÇK-së. Në Brigadën 134 “Bedri
Shala” veproi si komandant kompanie në kuadër të Batalionit të Parë dhe
zëvendëskomandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të kësaj Brigade. Edhe
pas ofensivës së shtatorit ’98, atë e gjejmë në aksione të shumta të kryera
në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe dhe në luftime të rrepta
si në Jabllanicë, Gërgoc, Ratishë të Epërme, Dujakë, Irzniq, Pozhar e shumë e
shumë vende tjera. Merr pjesë edhe në betejën e 17 dhjetorit ’98 në Gllogjan,
por edhe në betejën lavdiplotë të janarit të vitit 1999 të zhvilluar në
Ratishë e Dashinoc nën drejtimin e komandantëve Shkëlzen e Daut Haradinaj. Më
17 mars, Naim Lata me një njësi, urdhërohet nga
Komanda e ZOD-it që të kalojë në Shqipëri për të sjellë një kontigjent me
armë dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh të lirisë. Deri në vdekje
qëndron në krye të detyrës. Naimi në luftime po përballej si vigan. As prita
e pabesë, as plagët e rënda në krahëror, në dorë e në këmbë nuk ia ndalën
jehonën e pushkës e të këngës, kujtojnë bashkëluftëtarët e tij. I ishte shpenzuar municioni i automatikut, por nuk u ndal,
pranë kishte bombat dhe revolen… Ishte betuar se nuk do të tërhiqej kurrë, por
do të binte në krye të detyrës pa rënë i gjallë në duart e armikut, dhe për
të mundësuar tërheqjen e shokëve të tjerë... Vargjet e këngës që e kishte
kënduar shpesh me bashkëluftëtarët “Diell e hanë shndrit atdhenë / Nanë
Kosovën ku kam le / Ku së pari e rrita shtatin / Në këto troje derdha
gjakun…”, po jehonin nga goja e tij nëpër errësirën e natës e krismat e
armëve gjëmonin deri në frymën e fundit. Dikur i plagosur rënd vret veten të
mos bie i gjallë në duart e armikut.
·
NUHI (HAXHI) ELEZAJ
- u lind më 27 prill
1981, në fshatin Lubizhdë të Hasit, në një familje të ndershme e punëtore. Që në vitin 1996 punoi në Tetovë për të
siguruar ekzistencën, prej nga u kthye me t’u dhënë kushtrimi i luftës. Pas
një tentimi të pasuksesshëm që të kalojë ilegalisht kufirin, kur kapet dhe
burgoset nga ushtria maqedonase, Nuhiu arrin ta kalojë kufirin më 7 mars 1999
dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së në Vlanë të Shqipërisë. Për dy javë mbaron
stërvitjet dhe me grupin e 44 luftëtarëve nisen drejt Kosovës. Bie heroikisht
më 29 mars ’99, në Shishmon të Bokës.
· XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU
- u lind më 12 mars 1964, në Gjakovë, në një
familje të dalluar atdhetare (e ardhur nga Gjilani), e cila që në vitin 1920
iu kishte kundërvënë drejtpërsëdrejti regjimit pushtues serb. Në vitin 1944,
kur partizanët hynë në Gjilan familjes Abdullahu ia ekzekutuan njëmbëdhjetë
anëtarë të familjes. Edhe Bajram Abdullahu, luftëtar i Ballit Kombëtar,
vritet nga sigurimi jugosllav. Në vitin 1955 kjo familje detyrohet të
shpërngulet në Shkup, prej nga kthehet në vitin 1958 dhe vendoset në Gjakovë.
Xhemajli ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore gjatë viteve
1989-1990, kur i vriten shokët Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha. Ndërsa
Xhemajlit policia i vëhet në ndjekje. Për këtë arsye detyrohet të largohet
nga Gjakova. Vendoset në Korçul të Kroacisë. Me shpërthimin e luftës
mobilizohet në radhët e kroatëve. Pas përfundimit të luftës në Kroaci, kalon
në Gjermani. Fillimi i luftës në Kosovë e tronditi shumë dhe nuk mund të
rrinte larg saj, ai që kishte luftuar për lirinë e të tjerëve. Më 10 qershor
1998, lë Gjermaninë dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së, duke u sistemuar në
Shtabin Rajonal të Rekës së Keqe. Disa herë shkoi për furnizim me armë. Mori
pjesë edhe në luftimet e rrepta të zhvilluara në Prejlep të Deçanit. Nga ana
e komandantit të ZOD-it, Ramush Haradinaj, emërohet komandant i një njësie
speciale dhe dërgohet përforcim në Smolicë. Luftoi me heroizëm të rrallë
përkrah dëshmorit Shaban Gola, në betejat e përgjakshme të zhvilluara në
Dobrosh, Kallavaj, Nivokaz etj. Gjatë gjithë kohës u shqua për përdorimin e
të gjitha llojeve të armëve, sidomos të atyre antitank. Mori pjesë edhe në
luftimet e zhvilluara në Carrabreg dhe në Gllogjan. Pas rënies së Smolicës
detyrohet të kalojë në Shqipëri. Më 28 mars niset sërish drejt Kosovës, për
të pasur një rënie tepër të jashtëzakonshme e të lavdishme. Pas rënies,
forcat serbe me trupat e tyre kishin ngritur stivë, aty kishin grumbulluar
edhe armatimin e tyre... ua kishin vënë zjarrin dhe kishin minuar terrenin
përreth... E pasuksesshme ishte edhe përpjekja e një njësie speciale të
Brigadës 134 “Bedri Shala” për të bërë diçka, e cila kishte depërtuar nga
Qëndresa (ish Ratishë) në atë rajon, me të marrë të lajmit për rënien në
pritë të këtyre luftëtarëve... Meqë andejpari ishin stacionuar forca tejet të
mëdha të njësive speciale, paramilitare e ushtarake serbe, pas katër ditë
kërkim nëpër terren mjaft të rrezikshëm detyrohen të kthehen prapa... Që në
ditët e para të pasluftës, bashkëluftëtarët e tyre të Brigadës 137 “Gjakova”
dhe 134 “Bedri Shala” u drejtuan drejt vendit të rënies. Duke nxjerrë eshtrat
e këtyre dëshmorëve lëndohen në mina edhe dy luftëtarë të tjerë...Dhe ata që
kishin ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës në një rënie të përbashkët, në
ditët e para të lirisë, më 30 qershor 1999, me nderime të larta ushtarake, në
praninë e mijëra qytetarëve, 13 prej tyre në një arkivol u varrosën në një
varr të përbashkët në varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, si shembull unikat i
bashkimit dhe flijimit të madhërishëm. Këto flijime të shtrenjta edhe sot
janë mesazh i qartë për të ruajtur të paprekur lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës.