2011-06-11

POLICIA SERBE DHE SPIUJT SHQIPTARË

Shqiptari  që mbrojti Sllobodan Milosheviqin



Beograd, 11 qershor- Ai quhet Muharrem Ibraj dhe ka lindur në Gjakovë, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës. Por, Muharremi nuk i ka parë. Në vend të kësaj, thotë se krimet i ka bërë UÇK-ja, prandaj ka shkuar në Hagë për ta mbrojtur kasapin e Ballkanit, Sllobodan Milosheviq.

RTS sjellin rrëfimin e Ibrajt që është krenar që ka dëshmuar në Hagë në favor të Milosheviqit, dhe këtë e ka bërë pa e fsheshur identitetin. Ai jeton tash në Serbi dhe thotë se shqiptarët ia kanë kidnapuar e më pas vrarë djalin, tre vëllezërit dhe 2 nipër, si shenjë hakmarrje, transmeton Indeksonline.

“Shumë njerëz janë detyruar të gënjejnë. Unë nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, ka pohuar Ibraj.

Ai ishte pjesë e Policisë së Serbisë dhe tash jeton me një pension diku në Serbi. Thotë se e ka edhe një dëshirë. ‘Dua ta takoj sy më sy Haradinajn dhe t’ia them të gjitha që i ka bërë. Këtë dua ta bëj”, ka thënë me bindje Ibraj.

http://www.kohaditore.com/?page=1,15,58376

________________________________________________________

POLICIA SERBE DHE SPIUJT SHQIPTARË

Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshë m i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarë t dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Bajram Haliti etj. E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar. Njëri ndër kolaboracionistë t dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturë s "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj. Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet. Piromanët sadistë e kolaboracionistë t me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.

Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë),
Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë),
Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë),
Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë),
Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë),
Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë),
Nue Upi (Ujzë, Gjakovë),
Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë),
Binak Dema (Vogovë, Gjakovë),
Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë),
Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë),
Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë),
Fran Marku (Doblibare),
Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë),
Martin Hasani (Bec, Gjakovë),
Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë),
Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë),
Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë),
Arif Rama (Molliq, Gjakovë),
Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë),
Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë),
Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë),
Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë),
Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë),
Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë),
Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë),
Xhafer Halili (Bec, Gjakovë),
Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Florim Rama (Piskotë, Gjakovë),
Sylë Brahim Sylaj (-).

Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS(Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura  nga UÇK në Gjakovë, më 25 shtator .1999.

Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë...

Prishtine, maj 2007.                        Flori Bruqi/Agjencioni Floart-Press/




-----------------------------------------

Redaksia Floripress,për hirë të vërtetës historike(shkencore)boton shkrimin e publicistës së mirënjohur nga Çarrabregu i Deçanit ,kolonel Fitnete Ramosaj:

RRUGËTIMI I LIRIBËRËSVE TË KOSOVËS

Liria e Kosovës përmbledh në vete përpjekjet, flijimet sublime dhe sakrificat shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Padyshim se periudha më meritore është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me flijimet dhe përpjekjet e gjithanshme të këtij populli, mileniumin e dytë e kurorëzoi me fitoren e lirisë.



Heroizmi vetëflijues i djemve liridashës…

      Në historinë jo të largët të UÇK-së, një kapitull të veçantë zë edhe furnizimi me armë, ku vetëm në kufirin e dhunshëm shqiptaro-shqiptar ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të mirë. Edhe pse të ndodhur përballë forcave të shumta pushtuese serbe, të koncentruara përgjatë gjithë brezit kufitar me qëllim të ndërprerjes së furnizimit me armë që ishte aorta kryesore e luftës sonë, liribërësit nuk e ndalën rrugëtimin për asnjë çast, edhe pse ishin të vetëdijshëm se në çdo hap i priste vdekja. E këtillë është rënia e Luan Haradinajt, pastaj rënia e 23 luftëtarëve nga Hereqi e Sllupi, të atyre nga Prejlepi, Raushiqi, rënia e komandant Mujë Krasniqit me 35 bashkëluftëtarë, rënia e 21 të tjerëve në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit në krye me komandantët Agim Zenelin - “Cergashin” e Agron Ramën, rënia e të tjerëve në Bjeshkë të Belegut e në dhjetëra raste të tjera...
      Por lufta kërkonte armë, kërkonte barot, kërkonte flijime mbinjerëzore, e heroizmi vetëflijues djemve liridashës nuk u mungoi kurrë. Edhe përkundër rënieve të lavdishme, edhe përkundër rreziqeve të mëdha nëpër të cilat detyroheshin të kalonin, hapën shtigje e rrugë të reja për t’ua shtuar shokëve barotin, për t’ia shtuar një pushkë më shumë luftës për liri, të bindur se ai që bie për atdhe gjaku nuk i humb kurrë. E të këtillë janë edhe katërmbëdhjetë dëshmorët e rënë në krye të detyrës dhjetë vjet më parë në Shishmon të Bokës.

Drejt Kosovës...

      Meqë në Zonën Operative të Dukagjinit edhe gjatë periudhës së dimrit asnjëherë nuk kishte ndërprerje të luftimeve kundër forcave serbe, përballja me mungesën e municionit e teknikës luftarake ishte e pashmangshme. Aq më tepër kur në prak të fillimit të stinës së re, forcat pushtuese serbe veç kishin bërë lëvizjet dhe përgatitjet e duhura për një ofensivë të re kundër zonave të luftës dhe kundër gjithë Kosovës.
      Për këtë arsye, më 17 mars 1999, grupi i luftëtarëve i përbërë nga Naim Avdiu (Lata), Besim Rama, Canë Demiraj - “Korabi”, Bashkim Lokaj, Naman Demolli etj., meqë ishin njohës të mirë të terrenit të brezit kufitar, dhe iu kishte rënë shpesh herë të shkelin edhe rrugë të pashkelura nëpër atë terren, urdhërohen nga Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit që të kalojnë nga vijat e luftës në Dukagjin për në Shqipëri për të sjellë një kontigjent armatimi dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh vullnetarë që kishin një kohë të gjatë që po pritnin për të hyrë në Kosovë, madje kishin tentuar të hyjnë disa herë, por pa sukses. Më 22 mars 1999, kjo njësi niset drejt Kosovës. Në brezin kufitar në drejtim të Padeshit hasin në fushë të minuar. Aty plagosen lehtë disa luftëtarë. Meqë depërtimi në atë drejtim ishte i pamundur, detyrohen të kthehen prapa për të gjetur rrugë të re.

Beteja heroike te “Livadhet e Gjata”

      Më 28 mars, grupi i përbërë prej dyzet e katër luftëtarëve tejet të përgatitur, të pajisur mirë me armatim modern të paparë deri atëherë në frontet e luftës, niset sërish nga Vlana e Shqipërisë për të marshuar drejt Kosovës, edhe pse e dinin se në brezin kufitar, sidomos pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ishin përqendrur forca të shumta serbe me arsenal të rëndë luftarak. Kishin kaluar kufirin. Kishin hyrë brenda në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, plot të papritura. Mesnatën e kishin lënë pas. Diku rreth orës 02.15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të papërshtatshëm për luftime, ndeshen në pritën e forcave serbe, të ngritur “ad hoc” mbase vetëm disa orë më parë enkas për ta... Krahas forcave ushtarake serbe thuhet se kanë marrë pjesë edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e Serbisë, që në këtë anë drejtohej nga famëkeqi Muharrem Ibraj... Të gjendur në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në një përleshje të rreptë e të pabarabartë, në një luftë mbinjerëzore bien heroikisht katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë e njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e lehtë. 

Bashkërisht e shkruan historinë me një vetëflijim të pashembullt

      Shumica prej të rënëve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkërisht historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një vetëflijim të pashembullt...

·       ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI
- u lind më 8 shtator të vitit 1976 në një familje bujare në Gjakovë. Si i ri mori pjesë në të gjitha demonstratat gjithëpopullore të viteve ’89 - ’91 në Gjakovë e më gjerë. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashku më 2 korrik të vitit 1998 në fshatin Nec të Gjakovës, ku bënte pjesë në njësinë e luftëtarit të njohur të UÇK-së, komandant Shaban Golës. Aty qëndroi deri në rënien heroike të Shabanit. Pas kësaj, Armendi kalon në Shqipëri, prej nga disa herë u kthye për të ndihmuar popullatën civile të përndjekur nga pushtuesit serbë. Në një aksion të tillë Armendi plagoset në këmbë dhe në krahëror, prandaj detyrohet të shtrohet për shërim në spitalin e Shkodrës e në atë të Tiranës. Menjëherë pas shërimit, në momentet më të vështira për Kosovën, vendosë të kthehet në frontet e luftës. Në këtë përpjekje, më 29 mars 1999, bie dëshmor për të mos u harruar kurrë.

·       BESIM (ALI) RAMA
- u lind më 6 korrik të vitit 1963 në fshatin Batushë të Gjakovës, në një familje atdhetare. Gjatë viteve të ‘90-ta, dënohet me 2 vjet burgim për shkak se në shtëpinë e tij policia serbe kishte gjetur armë. Edhe shumë herë të tjera u keqtrajtua rëndë nga organet e sigurimit serb. Prandaj, që në muajin prill të vitit 1998, inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës, ku bënte pjesë në Njësinë Speciale, ku mori pjesë në luftime të rrepta në Smolicë, Dobrosh e Junik. Disa herë mori pjesë edhe në sulme guerile kundër forcave serbe të pozicionuara në Batushë e Koshare. Pas rënies së Junikut, në gusht të vitit 1998, Besim Rama kalon në Shqipëri, ku pa vonuar kthehet në Kosovë dhe sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala” në fshatin Qëndresë (ish-Ratishë). Në bazë të veprimtarisë së palodhshme, sakrificës dhe guximit të pashembullt, caktohet komandant i Njësisë Speciale të kësaj brigade. Besim Rama mori pjesë në dhjetëra aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe. Do të udhëheqë dhjetëra rrugë për furnizim deri në brezin kufitar dhe anasjelltas, por do të jetë edhe në ballë të betejave të njëpasnjëshme frontale. Në muajin mars, Besimi caktohet nga Komanda e ZOD-it që me disa bashkëluftëtarë të tjerë të kalon nga Qëndresa në Shqipëri për të sjellë armatim dhe vullnetarë të rinj. Ky ishte rrugëtimi kur në të kthyer bien në pritën e forcave pushtuese serbe, duke pasur një rënie madhështore për lirinë e Kosovës, pasi e pagoi veten shumëfish. Besimi ishte i martuar dhe la pas vetes pesë fëmijë, tre djem e dy vajza.

·       BUJAR (BEQIR) SHALA
- u lind më 20 mars të vitit 1978 në fshatin Rashiq të Pejës, në një familje atdhetare që gjithnjë ishte halë në sy të regjimit serb, e cila herë pas here u bastis e u keqtrajtua. Menjëherë pas Betejës së 24 marsit ’98, Bujari mobilizohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Gllogjanit, ku bashkë me disa bashkëluftëtarë kryen edhe stërvitjet ushtarake nën komandën e komandantit Bedri Shala (dëshmor). Në radhët e UÇK-së ishin të mobilizuar familjarisht. Në prill të vitit 1998, derisa gjendej në Gllogjan, merr pjesë në betejat e rrepta të zhvilluara në Baballoç e Gramaçel. Pas kësaj kohe, Bujari me disa bashkëfshatarë të tij urdhërohet që të kthehet në fshatin Rashiq dhe të ndihmojë mobilizimin. Një herë kishte qenë edhe për furnizim me armë. Në kuadër të shtabit lokal të fshatit do të veprojë si pjesëtar i njësisë speciale, e cila intervenonte në vija të luftës, ku paraqitej nevoja. Mori pjesë në luftimet e zhvilluara në Loxhë, Gllogjan, Bokshiq, Kijevë, Kryshec, te Përroi i Gërvallës, Vranoc, Bokshiq, Raushiq etj. Bujar Shala bie heroikisht më 29 mars 1999 në Shishmon të Bokës.

·       BUJAR (ESAT) SYLA
- u lind më 14 nëntor 1974 në Gjakovë, në një familje të përndjekur nga regjimi serb. Si nxënës i shkollës së mesme ishte pjesëmarrës në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1989-1991. Bujar Syla ndërpreu studimet e larta, Dega e Veterinarisë që po i vazhdonte në Institutin e Bujqësisë në Tiranë. Nuk mund të rrinte duarkryq kur populli i vet po i nënshtrohej dhunës, masakrave e terrorit të shfrenuar serb. Prandaj, lë në gjysmë vitin e katërt të studimeve dhe u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”. Kryen stërvitjen në Vlanë dhe më 28 mars nisen drejt Kosovës. Kalojnë kufirin e dhunshëm ndërshqiptar, ku ishin stacionuar forcat më elite të Serbisë e mbetjes jugosllave. Arrijnë deri në Shishmon të Bokës, ku në një përballje të pabarabartë bien për të mos vdekur kurrë.

·       FLORIM (ELEZ) SEJDIJA
- u lind më 2 qershor 1976 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje atdhetare e cila u trajtua egërsisht gjatë regjimit komunist serbosllav. Axha i dëshmorit, Hasan Sejdija, kundërshtar i regjimit që po instalohej në Kosovë, në vitin 1947, kapet nga ushtria jugosllave. Atë, thanë se e dërguan në burg në Maqedoni, por familja e tij kurrë më nuk pati as gjurmë, as shenjë. Një vit më vonë, tërë familjen ia burgosin duke e mbajtur në burgun e instaluar në Brovinë. Florimi si student i Elektroteknikës, duke e parë dhe vlerësuar drejt gjendjen në të cilën gjendej Kosova, lë studimet dhe radhitet në radhët ilegale të UÇK-së, në njësitin e Smolicës, qysh më 10 shkurt të vitit 1998. Vazhdimisht kryen detyra të furnizimit armë. Pas daljes haptazi, në prill të vitit ’98, caktohet komandant i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Smolicës. Këso kohe Smolica ishte bërë qendër e njohur e luftës dhe qëndresës, ku për pesë muaj me radhë forcat serbe edhe pse përdorën tërë makinerinë e rëndë dhe njësitë më të përgatitura ushtarake, policore e paramilitare, nuk mundën ta thyejnë qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Aty u shquan edhe luftëtarët tani dëshmorë si: Florim Sejdija, komandanti Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lata, Burim Hamza, Avdyl Tahiri, Fetah Krasniqi etj. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe. Florimi me njësinë e tij për një kohë stacionohet në Nec të Gjakovës, ku ndërmerr aksione të shumta kundër forcave serbe, aksione për minimin e rrugëve si në Smolicë, Nec, Shishman, ku kolonat e motorizuara serbe disa herë patën humbje të mëdha. Gjithnjë u dallua për luftë të pa kompromis kundër pushtuesve serbë, deri në rënien e lavdishme.

·       IBRAHIM (KADRI) ASLLANI
- u lind më 5 korrik të vitit 1973 në fshatin Devë të Gjakovës, në një familje atdhetare, anëtarët e të cilës shpesh herë u keqtrajtuan e burgosën nga regjimet serbe. Ibrahimi inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës qysh më 10 mars të vitit 1998. Më vonë, në Nec emërohet komandant togu. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe deri më 2 gusht 1998. Ibrahimi luftoi e veproi me vetëmohim në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”, duke marrë pjesë në furnizim me armë nga Shqipëria, por edhe në luftime frontale e aksione guerile. Bie për të mos vdekur kurrë më 29 mars, së bashku me 13 dëshmorë të tjerë.

·       JAHJA (REHAN) DANUZA
- u lind më 27 prill 1971 në Rahovec, në një familje atdhetare e cila në disa gjenerata ishte angazhuar aktivisht në ngjarjet e kohës për liri e çlirim. Më 3 maj 1998 kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në Shtabin e Rahovecit, të cilin e drejtonte komandanti i shquar i UÇK-së dëshmori Xhelal Hajda – “Toni”, fillimisht duke u angazhuar në furnizimin me armë nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në betejën e Vrajnstenës, përkatësisht në marrjen e Rahovecit më 17 korrik 1998 dhe në të gjitha frontet tjera në këtë anë. Luftoi e veproi në kuadër të Shtabit “Arti” derisa u detyruan të tërhiqen në drejtim të maleve të Izbishtit e Retisë. Në fund të gushtit detyrohet të kalojë në Shqipëri. Prej andej kalon në Zvicër. Ndërgjegjja nuk e linte të qetë të qëndronte larg Kosovës që po digjej në flakët e luftës. Kthehet në Shqipëri dhe bashkë me 43 bashkëluftëtarë niset drejt Kosovës, për të rënë heroikisht në Shishmon të Bokës.

·       JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”
- u lind më 16 shkurt të vitit 1962 në fshatin Strofc të Vushtrrisë, në një familje të njohur atdhetare, e cila kishte dhënë dëshmorë edhe në vitin 1945, kur gjyshi i dëshmorit luftoi përkrah Shaban Polluzhës. Jashari në vitin 1981 u burgos për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Kurrë nuk u përkul para shtypjes së regjimit pushtues serbo-jugosllav. Në vitin 1990 kishte emigruar në Holandë, e prej andej dy vjet më vonë kaloi në Gjermani ku ishte bashkë me familje. Ndër të parët la mërgimin dhe iu bashkua radhëve çlirimtare në Kosovë. Më 8 mars 1998, arriti në Tiranë, për të hyrë në Kosovë vetëm katër ditë më vonë. Që nga ai moment mori pjesë në luftime të rrepta e të njëpasnjëshme në Zonën Operative të Drenicës. Jashar Jashari, i njohur me nofkën e luftës “Duraku” ishte komandant në Shtabin e Çiçavicës. Para ofensivës së shtatorit 1998 shkoi për armatim në Shqipëri, që ishte aq i domosdoshëm, ku qëndroi deri më 28 mars 1999, gjithnjë duke punuar në organizimin dhe mobilizimin e rekrutëve të rinj në Kalimash. Në çastet më të vështira ishte nisur drejt Kosovës, për të pasur një rënie të lavdishme dhëmbë për dhëmbë me forcat pushtuese serbe së bashku me 13 bashkëluftëtarët tjerë. Gjithë familja Jashari ishin të mobilizuar në luftë, kush me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vijat e frontit e kush me angazhim maksimal për sigurimin e ndihmave dhe armatimit për luftën. Kjo familje lirisë së atdheut ia fali dy dëshmorë Jashar Jasharin dhe vëllanë e tij Januzin. Ka lënë pas vetes gjashtë fëmijë: dy djem e katër vajza.

·       KADRI (MUHAMET) BERISHA
 - u lind më 28 prill të vitit 1966, në fshatin Pozhar të Deçanit, në familjen e Demë Ali Pozharit, e cila më shumë se një shekull, brez pas brezi, qëndroi në ballë të luftërave kundër pushtuesve serbo-malazezë, për çka gjithnjë ishte në shënjestër të regjimeve pushtuese, e keqtrajtuar dhe e përndjekur për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarisë atdhetare. Në periudhën kohore që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e këndej, kjo familje dha pesëmbëdhjetë dëshmorë të kombit. Në luftën e fundit ranë dëshmorët e rinj Kadri Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së që në nëntor të vitit 1997, duke marrë pjesë në një varg aksionesh. Pas shpërthimit të luftës frontale, si luftëtar i Shtabit të Gllogjanit do të merr pjesë në një varg luftimesh të zhvilluara në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” dhe të Zonës Operative të Dukagjinit. Ishte edhe epror në Shtabin Lokal të fshatit Pozhar. Kadriu mori pjesë dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Dashinoc, Prejlep, Baballoç, Gramaçel, Llukë të Epërme, Isniq, Strellc, Broliq, Carrabreg, Sllup, Voksh, Pozhar etj. Disa herë ka organizuar edhe bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet familjarëve të tij që gjendeshin prej kohësh në Shqipëri. UÇK-në e ndihmoi dhe e përkrahu me tërë qenien, duke vënë në dispozicion të luftës gjithçka kishte. Ra në fushën e nderit më 29 mars ’99 në përleshje të pabarabartë me forcat serbe në Shishmon të Bokës, duke lënë pas lavdinë për jetën dhe veprën heroike. Ka lënë pas vetes katër fëmijë, dy djem e dy vajza.

·       MEHDI (ADEM) ZABELI
- u lind më 16 mars të vitit 1968, në fshatin Lum i Madh të Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje atdhetare e Zabelit të Drenasit, e cila gjatë tërë kohës ishte në shënjestër të regjimit pushtues serb, pasi që familja e tyre ishte çerdhe e Ballit Kombëtar. Ky persekutim i përcolli deri në fillim të luftës çlirimtare. Mehdiu në vitin 1989 kishte kaluar në Austri, ku vazhdimisht mori pjesë në protesta e demonstrata të organizuara për Kosovën. Çlirimin e vendit e ndihmoi edhe materialisht. Në fillim të korrikut ’98 lë përgjithnjë Austrinë, mobilizohet në radhët e UÇK-së dhe kthehet në Kosovë. Meqenëse nuk arrin ta mobilizojë fshatin e tij që ishte me popullatë të përzier ku gjysma ishin serbë, Mehdiu sistemohet në fshatin Zhilivodë, në kuadër të Shtabit të Çiçavicës. Mori pjesë në aksionin luftarak në Hamidi ku u shkatërruan dy blinda të kolonës së motorizuar serbe dhe u vranë e plagosën disa policë. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në këtë rajon deri në gusht të vitit 1998, si zëvendëskomandant njësie. Mehdiu plagoset në vijat e frontit, për çka detyrohet të kalojë për shërim në Shqipëri. Menjëherë pas kurimit vendosë të kthehet në Kosovë. Pesë herë u përpoq të hynte por më kot. Herën e gjashtë hyjnë brenda kufirit, por bie heroikisht për të mos vdekur kurrë në Shishmon të Bokës. Ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes dy djem. Trupin e tij nuk kishin mundur ta gjejnë forcat serbe, sepse atë bashkëluftëtarët e tij kishin arritur ta tërheqin. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në vitin 2002, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë varrosur me nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë. 

·       MON (MUHAMET) MAQI
- u lind më 11 prill të vitit 1975, në fshatin Shishmon të Gjakovës, në një familje e cila u keqtrajtua herë pas here nga regjimi serb i pasluftës së Dytë Botërore deri në fillim të luftës. Në radhët e UÇK-së u inkuadrua në prill të vitit 1998 në Shtabin e Smolicës, ku u angazhua me theks të veçantë në furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftime, ku duhet veçuar luftimet e zhvilluara në fshatin Nec gjatë vitit 1998. Bie dëshmor më 29 mars 1998 pikërisht në vendlindjen e tij, së bashku me 13 bashkëluftëtarë të tjerë, për të mos u harruar kurrë.

·       NAIM SHIN AVDIU - LATA
- u lind më 21 janar të vitit 1977 në Smolicë të Gjakovës në një familje të ndershme e atdhetare. Ishte ndër të parët në këtë fshat që u inkuadrua në radhët ilegale të UÇK-së, që nga 10 shkurti i vitit 1998, në Njësitin e Smolicës, ku ishte njëri ndër luftëtarët më të dalluar. Pas daljes haptazi të UÇK-së në Smolicë, që në fillim të prillit 1998, Naimi luftoi me heroizëm të rrallë në fronte të shumta të luftës në Rekë të Keqe e në mbarë Dukagjinin, si në Smolicë, Morinë, Ponoshec, Dobrosh, pastaj në Kallavaj të Junikut, ku luftimet u zhvilluan plot trembëdhjetë ditë pandërprerë. Qëndroi sypatrembur dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Ponoshec, ku së bashku me Agron Ramën, Florim Sejdiun e dhjetëra luftëtarë të tjerë nga viset shqiptare i thyen keq forcat serbe, edhe pse fshati u sulmua me tanke, blida e helikopterë luftarakë. Gjatë vitit 1998, duhet veçuar edhe betejën e zhvilluar tek Ura e Musë Imerit në Smolicë, ku së bashku me shokë minoi rrugën në gjatësi prej 200 metrash, me ç’rast forcave serbe iu shkaktuan dëme tejet të mëdha: dy tanke të shkatërruara, një kamion, një blindë e mbi 20 ushtarë të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur. Me depërtimin e forcave serbe në Smolicë, Naim Lata me disa bashkëluftëtarë niset drejt Gllogjanit, ku që nga 8 gushti deri më 12 gusht 1998 lufton heroikisht në këtë vijë të frontit. Naim Lata ishte betuar se deri në vdekje do t’i qëndrojë besnik UÇK-së. Në Brigadën 134 “Bedri Shala” veproi si komandant kompanie në kuadër të Batalionit të Parë dhe zëvendëskomandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të kësaj Brigade. Edhe pas ofensivës së shtatorit ’98, atë e gjejmë në aksione të shumta të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe dhe në luftime të rrepta si në Jabllanicë, Gërgoc, Ratishë të Epërme, Dujakë, Irzniq, Pozhar e shumë e shumë vende tjera. Merr pjesë edhe në betejën e 17 dhjetorit ’98 në Gllogjan, por edhe në betejën lavdiplotë të janarit të vitit 1999 të zhvilluar në Ratishë e Dashinoc nën drejtimin e komandantëve Shkëlzen e Daut Haradinaj. Më 17 mars, Naim Lata me një njësi, urdhërohet nga Komanda e ZOD-it që të kalojë në Shqipëri për të sjellë një kontigjent me armë dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh të lirisë. Deri në vdekje qëndron në krye të detyrës. Naimi në luftime po përballej si vigan. As prita e pabesë, as plagët e rënda në krahëror, në dorë e në këmbë nuk ia ndalën jehonën e pushkës e të këngës, kujtojnë bashkëluftëtarët e tij. I ishte shpenzuar municioni i automatikut, por nuk u ndal, pranë kishte bombat dhe revolen… Ishte betuar se nuk do të tërhiqej kurrë, por do të binte në krye të detyrës pa rënë i gjallë në duart e armikut, dhe për të mundësuar tërheqjen e shokëve të tjerë... Vargjet e këngës që e kishte kënduar shpesh me bashkëluftëtarët “Diell e hanë shndrit atdhenë / Nanë Kosovën ku kam le / Ku së pari e rrita shtatin / Në këto troje derdha gjakun…”, po jehonin nga goja e tij nëpër errësirën e natës e krismat e armëve gjëmonin deri në frymën e fundit. Dikur i plagosur rënd vret veten të mos bie i gjallë në duart e armikut.

·       NUHI (HAXHI) ELEZAJ
- u lind më 27 prill 1981, në fshatin Lubizhdë të Hasit, në një familje të ndershme e punëtore. Që në vitin 1996 punoi në Tetovë për të siguruar ekzistencën, prej nga u kthye me t’u dhënë kushtrimi i luftës. Pas një tentimi të pasuksesshëm që të kalojë ilegalisht kufirin, kur kapet dhe burgoset nga ushtria maqedonase, Nuhiu arrin ta kalojë kufirin më 7 mars 1999 dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së në Vlanë të Shqipërisë. Për dy javë mbaron stërvitjet dhe me grupin e 44 luftëtarëve nisen drejt Kosovës. Bie heroikisht më 29 mars ’99, në Shishmon të Bokës.

·       XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU
- u lind më 12 mars 1964, në Gjakovë, në një familje të dalluar atdhetare (e ardhur nga Gjilani), e cila që në vitin 1920 iu kishte kundërvënë drejtpërsëdrejti regjimit pushtues serb. Në vitin 1944, kur partizanët hynë në Gjilan familjes Abdullahu ia ekzekutuan njëmbëdhjetë anëtarë të familjes. Edhe Bajram Abdullahu, luftëtar i Ballit Kombëtar, vritet nga sigurimi jugosllav. Në vitin 1955 kjo familje detyrohet të shpërngulet në Shkup, prej nga kthehet në vitin 1958 dhe vendoset në Gjakovë. Xhemajli ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore gjatë viteve 1989-1990, kur i vriten shokët Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha. Ndërsa Xhemajlit policia i vëhet në ndjekje. Për këtë arsye detyrohet të largohet nga Gjakova. Vendoset në Korçul të Kroacisë. Me shpërthimin e luftës mobilizohet në radhët e kroatëve. Pas përfundimit të luftës në Kroaci, kalon në Gjermani. Fillimi i luftës në Kosovë e tronditi shumë dhe nuk mund të rrinte larg saj, ai që kishte luftuar për lirinë e të tjerëve. Më 10 qershor 1998, lë Gjermaninë dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së, duke u sistemuar në Shtabin Rajonal të Rekës së Keqe. Disa herë shkoi për furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftimet e rrepta të zhvilluara në Prejlep të Deçanit. Nga ana e komandantit të ZOD-it, Ramush Haradinaj, emërohet komandant i një njësie speciale dhe dërgohet përforcim në Smolicë. Luftoi me heroizëm të rrallë përkrah dëshmorit Shaban Gola, në betejat e përgjakshme të zhvilluara në Dobrosh, Kallavaj, Nivokaz etj. Gjatë gjithë kohës u shqua për përdorimin e të gjitha llojeve të armëve, sidomos të atyre antitank. Mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara në Carrabreg dhe në Gllogjan. Pas rënies së Smolicës detyrohet të kalojë në Shqipëri. Më 28 mars niset sërish drejt Kosovës, për të pasur një rënie tepër të jashtëzakonshme e të lavdishme. Pas rënies, forcat serbe me trupat e tyre kishin ngritur stivë, aty kishin grumbulluar edhe armatimin e tyre... ua kishin vënë zjarrin dhe kishin minuar terrenin përreth... E pasuksesshme ishte edhe përpjekja e një njësie speciale të Brigadës 134 “Bedri Shala” për të bërë diçka, e cila kishte depërtuar nga Qëndresa (ish Ratishë) në atë rajon, me të marrë të lajmit për rënien në pritë të këtyre luftëtarëve... Meqë andejpari ishin stacionuar forca tejet të mëdha të njësive speciale, paramilitare e ushtarake serbe, pas katër ditë kërkim nëpër terren mjaft të rrezikshëm detyrohen të kthehen prapa... Që në ditët e para të pasluftës, bashkëluftëtarët e tyre të Brigadës 137 “Gjakova” dhe 134 “Bedri Shala” u drejtuan drejt vendit të rënies. Duke nxjerrë eshtrat e këtyre dëshmorëve lëndohen në mina edhe dy luftëtarë të tjerë...Dhe ata që kishin ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës në një rënie të përbashkët, në ditët e para të lirisë, më 30 qershor 1999, me nderime të larta ushtarake, në praninë e mijëra qytetarëve, 13 prej tyre në një arkivol u varrosën në një varr të përbashkët në varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, si shembull unikat i bashkimit dhe flijimit të madhërishëm. Këto flijime të shtrenjta edhe sot janë mesazh i qartë për të ruajtur të paprekur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Hajdin Abazi(Lum Haxhiu),z.ministër i kulturës Fitues i Metfaorës poetike në Festivalin e poezisë "Drini poetik"


Nga Flori Bruqi






Që nga orët e paradites të së premtes dhe të shtunës (10 dhe 11 qershor 2011), të gjitha rrugët dhe sheshet e Prizrenit gumëzhinin nga mijëra qytetarë, të cilët kishin dalë me synimin e asistimit në ndonjërin nga shumë evenimentet, të cilat po mbahen në këtë qendër të lashtë e piktoreske të Kosovës, në suazat e shënimit të 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare. Fillimisht(10 qershor 2011) në platonë e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare, u mbajt një Akademi me karakter solemn, në të cilin, të pranishmë të shumtë kanë dëgjuar disa referees, të cilët kanë folur për rëndësinë e Lidhjes Shqiptare, si një ogur të mirë për të ardhmen e shtetit shqiptar. Kështu, në foltore, pos rkeut komunal Prof.dr.Ramdan Muja, për shkaqet dhe rrjedhat e Lidhjes ka refruar historiani Enver Bahtiu, e që pastaj ceremniali të vazhdojë edhe me manifestimin e poezisë “Drini poetik”, ku në mes tjerash vargje kushtuar Lidhjes, ka deklamuar edhe poeti Zeqir Gërvalla,Prof.dr. Shyqri Galica,Prof.dr. Sabile Basha, prof.dr.Begzat Baliut ,por edhe poetë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria( Namik Selmani,  Ataol Behramoglu /Stamboll/, Hajdin Abazi, Sadri Fetiu, Viola Isufi, Beste Sakalli /Qipro/,Kadri Rexha, Prend Buzhala, Agim Desku, Lumo Kolleshi, Avni Dehari, Jonuz Fetahaj,  Tafil Duraku, Agim H. Berisha, Bedri Halimi,  Salajdin Krasniqi, Behram Hoti,  Arben Rashkaj, Ibish Neziri, Anton Papleka, Rushit Ramabaja, Irena Gjoni, Salajdin Salihu, Beste Sakalli/Qipro/, Sazan Goliku, Muhamed Kërveshi, Kozeta Zavalani, Anton Gojçaj, Arif Bozaxhi, Raimonda Moisiu, Sali Bytyçi, Shqipe Hasani, Uzeir Ajradini,   Shefqet Rexhepi,  Fatime A.Ahmeti, Flori Bruqi, Adem Zaplluzha, Albina Idrizi,  Nuhi Veselaj, Nebih Bunjaku, Avdi Ibrahimi, Beste Sakalli, Nexhat Rexha, Dren Shala, Nezir Prokshi, Riza Greiçevci, Skënder R. Hoxha, Agim Rifat Jeseren, Veli Veliu, Gjon Gjergjaj, Ibrahim Skënderi, Ali Alidemaj, Sadik Përvetica ,Eynel Beksaç, Sarë Gjergji, Bedri Zyberaj, Esat Loshaj, Sabit Idrizi, Yrjet Berisha, Kadri Osmani-Mani  etj).

 Ndërkohë në sallën e stërmbushur me të interesuar në shtëpinë e këtushme të kulturës, nën patronatin e Alenacës shqiptare “Kuq e Zi” nga Shqipëria, u mbajt një simpozium shkencor me temën “Sfidat Shqiptare”, me ç’rast rreth ngjarjes madhore, Lidhjes Shqiptare të Perizrenit, e mbajtur në qershor të vitit 1878 në Prizren, sipas programit t, në këtë panel Kreshnik Spahiu do të referojë mbi “Një komb, një gjuhë, një histori, një të ardhme”, Esat Stavileci me “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe të drejtat e shqiptarëve”, Kim Mehmeti me “Të mendojmë kuqezi! Mbi partitë politike”, Parim Kosova “Integriteti tokësor dhe mbrojtja e interesave kombëtare”, Lorik Cana “Nuk shitet Shqipëria! Nuk ndërrohet kombësia!”, Mehmet Kraja “Kultura, arti, letërsia shqiptare dhe mbrojtja e vlerave të tyre kombëtare”, Uran Butka “Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri”, Ekrem Kryeziu “Globalizmi dhe shoqëria shqiptare”, Aleksandër Çipa “Mediat dhe sfidat shqiptare”, Sabri Maxhuni “Drejt shtetit kombëtar”, Ibrahim Gashi “Unifikimi i teksteve shkollore”, dhe Hysen Matoshi “Histori dhe kombi”, pastaj edhe Parim Kosova, Sabri Maxhuni, Ago Nexho. Madhështinë e manifestimit e rriti prania e Princit Leka.Siç shihet, kumtesat përfshijnë si çështje kulturore, historike dhe kombëtare.,. Ndërkaq që manifestimi i sotëm, kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kanë vazhduar edhe në orët e pasditës me aktivitete të shumta sic janë promocione librash, koncerte të muzikës zbavitës, popullore, por edhe me hapjen e ekspozitave në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës.. Lidhja e Prizrenit njihet si datë me rëndësi tek shqiptarët, por këtë vit duket të ketë një mobilizim më të madh për manifestime sesa viteve tjera. Nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Sipas të dhënave historike, qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja njihet si përpjekja e parë e madhe për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
Kuvendi i Përgjegjshëm u mbajt më 10 qershor në Prizren, e që morën pjesë 300 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga shoqëritë shqiptare. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvend janë: Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdyl Frashëri, Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, etj. Lidhja Shhqiptare e Prizrenit është ngjarja më madhore e shqiptarëve, e cila ka krijuar kombin modern shqiptarë dhe ka përcaktuar konceptin për shtet , liri dhe pavarësi të shqiptarëve, anipse idealet e kësaj Lidhje, që është veprimi sublim i Rilindjes Kombëtare shqiptare nuk janë sendërtuar as pas 133 vjetësh dhe shqiptarët vazhdojnë të jetojnë të ndarë në pesë e më shumë shtete, pas një golgote të gjatë tu vuajtjes së tyre si komb dhe një dhune që u ushtrua mbi shqiptarët si komb dhe si individë nga fqinjët e tyre sllav dhe grekë. Ky përvjetor shënohet pa Emblemën e Lidhjes së Prizrenit në logon e komunës, që është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ky përvjetor u shënua edhe në Shkup. Në kuadër të vizitave të vendeve historike, dje edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga i bëri një vizitë monumentit të Lidhjes së Prizrenit, duke i dhënë manifestimit karakter institucional.

****
 
Dje në orët e pasditës në Shtëinë e Kulturës u hap Ekspozita letrare e librave si  dhe u promovuan këta libra: 
 Zeqir Gërvalla, Me orë Kosovë, poezi, referues prof. Abdyl Kadolli 


Prof.dr.Sabile Keçmezi-Basha, Kujtesën e ka kapur skleroza  dhe Metaforë iberike , poezi, referues prof. dr. Begzad Baliu

Namik Selmani, Pesha e qiellIt të vendlindjes, poezi, referues Faik Xhani

Prof.dr.Myrvete Dreshaj- Baliu,  Jusuf Gërvalla - Jeta dhe vepra, monografi,  referues prof. dr. Emin Kabashi

Mr.sc.prof.Sadri A. Kelmendi, Liqeni i zanave,  roman, referuese Shqipe Hasani  
Ibrahim Skënderi, Dritëhënë, poezi, referues Ismet Lecaj.

Sot  në Sallën  e Asamblesë Komunale të Prizrenit,u mbajtë Sesioni letrar  me titull "Si trajtohet letërsia shqipe sot?" ku shkrimet ( kumtesa)u lexuan nga :  
Prof. dr. Agim Vinca, Statusi i letërsisë shqipe sot

 Dr. Irena Gjoni, Përfaqësimi i letërsisë shqipe sot në tekstet e letërsisë të sistemit parauniversitar në Shqipëri 
Dr. Arben Hoxha, Gjendja e letërsisë sot: një përfundim i pritur apo një fillim i ri

Rushit Ramabaja
, A u duhen shqiptarëve shkrimtarët? 
Lauret të ketij Festivali u shpallën:  
1.Hajdin Abazi alias Lum Haxhiu,z.ministër i Kulturës  
2.Flutura Açka ,poete nga Tirana 
3.Dren Shala,poet nga Prishtina. 

Vushtrri: Përfundoi “Takimi i poeteshave shqiptare 2011”

Në një pikë-takim, me mbi 1 mijë metra lartësi në malet e Çyçavicec, është bërë ndarja e çmimeve për poetet fituese pjesëmarrëse në festivalin e poezisë shqipe “Takimet e poeteshave shqiptare 2011”, i cili është organizuar për të 29- herë më radhë në qytetin e Vushtrrisë, njofton Koha.Net

 Anëtaret e komisionit për vlerësimin e poezive Arsim Rexhepi, Ibrahim Kadriu dhe Xhevahire Izmaku, në përfundim të këtij festivali ndan çmimin e parë për dy poetet, Yllka Filipi, nga Shqipëria me poezinë “Sëpata”, si dhe Puntorie Zibës, nga Maqedonia me poezinë “Një rrugë Kolosit të filmit, Bekim Fehmiut”. Vendi i dytë sipas komisionit vlerësues i takoi gjilanases Lindita Ramushi, me poezinë “Më lerë të psherëtij”, dhe poetes nga Prishtina Aida Rexhepi, me poezinë “Duan të na marrin”.





Ndërkaq dy çmime për vendin e tret shkuan për Shefqete Gosalci, nga Prishtina, me poezinë “Fole mbi dallgë”, si dhe për poeten vushtrriase Sevëme Fetiqi, me poezinë “Macja me virtyte”. 

Një çmim si debutuesja më e mirë e këtij festivali mori edhe poetesha Teisa Haxhiu, me poezinë “Jam dhe s’jam”, ndërkaq çmimin që ndau këtë vit Drejtoria e Arsimi e Komunës së Vushtrrisë, ishte për poeten nga Tirana Venka Capa, me poezinë “Jam grua”.

Festivali është themeluar para tri dekadave si manifestim që mblidhte femrat krijuese në Kosovë, ku pas çlirimit të vendit ky manifestim mori karakter gjithëkombëtar duke përfshirë edhe poete nga të gjitha trojet e gjeografisë shqiptare, ku tani nikoqirët e këtij festivali deklarojnë se e kanë në plan që atë ta bëjnë me karakter ndërkombëtar

Nga gjithsej 83 poete që kishin konkurruar, në konkurrencë për tri çmimet kryesore janë kualifikuar 46 poete.

Edhe sivjet ky manifestimi ka mbledhur në Vushtrri një numër të madh të poeteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, por edhe nga vendet e Evropës perëndimore, përderisa organizator i këtij manifestimi ka qenë Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe Sportit

Ambasadori palestinez në OKB: Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës



 










 Nga Nefail Maliqi 

Palais des Nations – ONU     
S. de presse  II, bureau 22      
1211 Genève 10  SUISSE 
 
Tel.  +41 (022) 917 10 34
Mob.+41 (079) 225.03.07





I pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, Muhamed  Nabhan, se gjoja “Kosova nuk ka qenë e okupuar” apo “paska qenë pjesë e Serbisë..”, ambasadori  Khraishi i ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze dhe “mund të them se ato janë private, personale të tij, sepse dihen qartë qëndrimet e shtetit të Palestinës ndaj Kosovës”. 

Gjenevë/UNO, 10 qershor/AIK-Presheva Jonë


Dr. Ibrahim Khraishi, ambasador i Palestinës pranë misionit të OKB-së në Gjenevë situatën në Kosovë e ka vlerësuar shumë të mirë në krahasim me kohën kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia, apo kur ishte pjesë e ish-Jugoslalvisë.

“Unë e njoh situatën mirë në Kosovë dhe Serbi, bile në këtë të fundit kam jetuar disa vite para më shumë se një decenie si përfaqësues i organizatave palestineze në Beograd. Si në Serbi, edhe në Kosovë gjërat kanë ndryshuar në kahe pozitive sepse dy vendet, si ish-rajone të Jugosllavisë, janë dy shtete në vete dhe më vjen mirë kur dëgjoj se mes tyre ka nisur dialogu, të cilin edhe ne e preferojmë më shumë se sa problemet të zgjidhen me kallashnikov”, ka deklaruar ambasadori Khraishi.

I pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, Muhamed  Nabhan, se gjoja “Kosova nuk ka qenë e okupuar” apo “paska qenë pjesë e Serbisë..”, ambasadori  Khraishi i ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze dhe “mund të them se ato janë private, personale të tij, sepse dihen qartë qëndrimet e shtetit të Palestinës ndaj Kosovës”.

“Shteti i Palestinës, pra qeveria jonë mbështet proceset e filluara për integrimin e  Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj. Njohja e saj nga shteti ynë është vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e Kosovës, kemi pasur takime me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Rasti i  Palestinës dallon shumë pak nga ai i Kosovës”, ka theksuar pos tjerash diplomati palestinez në fund, duke shtuar se “dallimi i vetëm mes Palestinës dhe Kosovës ekziston vetëm aty se ju keni përkrahje më të madhe nga SHBA-ja, të cilën edhe ne jemi duke e kërkuar”.  

******

Ambasadori palestinez persona non grata për Kosovë

Ambasadori palestinez në Beograd z.Mohamed Nabhan: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë , ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit."

 

http://www.botasot.info/img/l-palestineze.jpg

Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. "Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit. Këto janë territore të okupuara ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë", thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën "Danas" të Beogradit. Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falenderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autotitetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestianez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. "Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe muslimave e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin". Kështu mendon ambasadori pelestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështer fuqishëm palestinezët, ai thotë se "tani edhe Serbia na mbështet". Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.
 
http://floripress.blogspot.com/2011/06/ambasadori-palestinez-persona-non-grata.html
 

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM




Vullnet Mato

FUNDI FATAL I NJERËZVE TË TMERRSHËM

Njerëzit e tmerrshëm i pjell mitra e egoizmit,
ngjizen me spermën përdhunuese të djallit të zi.
Rriten në prehrin me thumba gërricës të cinizmit,
ushqehen me tërbimin e etur për pushtet pa kufi.

Ku u shua jeta demoniake e Neronit të llahtarshëm,
që mbuloi Romën e lashtë me shkrumb dhe hi ?
Ku u mbulua me rrënoja Ivan Grozni i tmerrshëm,
që hëngri edhe kokën e të birit bashkë me Rusinë?

Ku u burgos në vetmi Bonaparti i zhgënjyer,
që gjysmën e Evropës e ktheu varr për të vdekur?
Në cilin bodrum piu helmin Hitleri kryqethyer, 
që e bëri qiellin e botës të vjellë vetëm hekur?

Ku plasi si dinamit zemra e Millosheviçit serbomadh,
që derdhi përrenjtë e lotëve të Bosnjës e Kosovës?
Në cilin tunel u fsheh si miu Sadami mustaqemadh,
që mbolli Irakun me çelikun e predhave të botës ?

Në ç’thellësi oqeani ushqen peshkaqenët Bin Ladeni,
që zbrazi damarët e gjakut arab me kamikazët e tij?
Ku po përgatit varrin e vet kodoshi Kadaf koloneli, 
që mbolli një shkretëtirë me kufoma nëpër Libi?

Si nuk mësojnë pasardhësit e tyre të zellshëm,
që popujt e pavdekshëm po kërcënojnë kurdoherë,
se kali i marrosur i revanit të tyre të tmerrshëm,
të shpie domosdo e me siguri vetëm në humnerë?...

Shkrimtari Mexhid Mehmeti nga Prishtina ,prezentohët në disa antologji poetike botërore



AFIRMIMI I  KRIJUESVE TANË NË BOTË

            1. Kohë më parë revista “DIOGEN pro culture” që botohet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, botoi 11 poezi të poetit kosovar Mexhid Mehmeti. Poezitë Metaforë e zbrazur, Paradoksale, Anatomia e dhembjes, Kopsht i çuditshëm, Shtatë vjet, Peizazh i ngrirë, Rrugëtim, Ekspozitë tmerri, Kurrë më, Pse të jetojmë bashkë dhe Grabitje gjymtyrësh, u botuan të shoqëruara me biografinë e plotë, disa foto – portrete të autorit dhe me një recension të shkurtër në gjuhën boshnjake dhe angleze të kryeredaktorit të kësaj revisteje prestigjioze Sabahudin Haxhialiq.
Poezitë nga gjuha shqipe në gjuhën boshnjake i përkëtheu shkrimtari ynë i mirënjohur Hajro Ulqinaku.   
            2. Kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i revistës “DIOGEN pro culture”, shkrimtari Sabahudin Haxhialiq nga Bosnja dhe Hercegovina dhe shkrimtari nga Indija, Dr. Ram Sharma, janë ko-autorët e botimit më të ri të Antologjisë së poezisë, përkatësisht pjesës së III-të të “Poetët për paqë në botë” (POETS FOR WORLD PEACE) për vitin 2011. Antologjia do të botohet sivjet në gjuhën angleze në Indi dhe Kanadë. Në këtë antologji, sipas ftesës së autorëve, do të prezantohet edhe shkrimtari Mexhid Mehmeti poezitë e të cilit në gjuhën angleze i përkëtheu Prof. Dr. Vesel Nuhiu.
            Sipas njohtimit të autorëve të Antologjisë, poetët që do të prezantohen në këtë botim vijnë nga të gjitha meridianet dhe nga të gjitha kulturat e rruzullit tokësor, pa marrë parasysh përkatësinë racore, gjinore, kombëtare apo përcaktimin e tyre fetar, duke pasur si kriter të vetëm, para së gjithash, vizionin dhe kreacionin poetik, në mënyrë që t’i mundësohet botës të bëhet vend më i mirë për të jetuar dhe për krijimtari artistike.
            Antologjia do të jetë botim i The Stephen Gill World Peace Academy (Akademisë Botërore për Paqë të Stefan Gillit: http://stephengillworldpeaceacademy.-vebs.com/), ndërkaq redaktorë të pjesës së dytë të Antologjisë në fjalë janë Dr. Ram Shapra dhe Dr. Masam Sinha.
            3. Poeti Mexhid Mehmeti është prezantuar edhe Almanakun e Poetëve të Botës të vitit 2010 (WORLD POETRY ALMANAC 2010), ku me poezitë e tyre janë përfshirë 188 poetë nga gjithësejt 101 shtete të botës.
            Almanaqku ka 330 faqe dhe është botuar në disa gjuhë të botës, ndërkaq editor i botimit është Dr. Hadaa Sendoo. ISBN: 978-99929-830-3-5. Botuar në maj 2011 në Ulaanbaatar të Mongolisë.
            4.  S’do mend se prezantimi më i denjë i Mexhid Mehmetit është bërë në librin “SELECTED POEMS” (Poezi të zgjedhura) në gjuhën kineze të përkëthyera nga Dr. Lee Kuei – Shien. Libri ka 118 faqe dhe është botuar në janar të vitit 2010 me këtë numër të ISBN: 978-986-221-332-2. Informacionet më të plota për këtë botim mund të merren në rrjetin e internetit http://openlibrary.org/books/OL23978170M/Selected_poems .

            P.S. Mexhid Mehmeti u lind më 1948 në Zhunicë të Preshevës. Filloren dhe gjimnazin i kreu në Preshevë, kurse fakultetin filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Ishte mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendrën arsimore “Skënderbeu” në Preshevë, në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës, Corroticës dhe të Preshevës. Punoi edhe përkthyes – gazetar në “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, kurse që nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fundit në Kosovë punoi gazetar në “Rilindja” - “Bujku” (korrespodent nga Kosova Lindore).
            Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshevës dhe edicionin botues të këtij klubi, i cili është shquar me një sërë botimesh cilësore të autorëve të asaj treve. Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës.
Në periudhën 2005-2008, ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është edhe anëtar i Asociacionit të Poetëve të Botës.
Botoi: “Klithje e përmallim”, poezi, “Lumja”, tregime, “Frymëmarrje”, poezi, “Peizazh i ngrirë”, poezi, “Monstrumiada”, katër drama, “Presheva”, poemë, “Rikthim dhembjeje”, poezi, “Puthja vrastare”, tregime, “Hija e korbit”, novela, “Pikë në zemër”, poezi, “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman, “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, “Furtuna”, roman etj.
Është fitues i çmimit “Hivzi Sulejmani”  për Prozën më të mirë të vitit 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, të cilin e jep Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.
Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gjuhë të tjera. 

DHEMBJA E PAMBARIM

(Nënës)



Nëpër motet e lëvarura

mallin n'shami t'ditës e shkeva



Nënë, dhembja ime - valë

loti im i parë



Ngushllim i shpirtit

dhembjen time

stinëve ia fala

në bebëza të kohës



Nënë, rrufe malli në shpirtin tim

GJETHET MA PËRKUJTOJNË

VDEKJEN TËNDE

(Demir Demirit)



Ec e ec e ec në kujtime

gjethet bien të zverdhura, në kurriz toke -

bien edhe në zemrën time

o, mjerë ajo loke!



shpirti turbullohet me retë,

nëpër hapsirë rigojnë

shiu e stuhitë, gjethet - na mbulojnë.



ec e ec e ec në kujtime,

nëpër atë hark jete -

plot mallëngjime!



medet - sa i vogël ai plumb i vdekjes

e sa i madh loti për ty!

- Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!



1971

PËRHERË ME TY



H. D.



Kur zbardh dita

horizonteve të pambarim

shoh buzëqeshjen tënde



në çdo lule të çelur





SHTEGTAR DITËSH



Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji

që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar

dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi

e të më sjellë më të bukurin thesar



një det dëshirash përditë rritet në mua

e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi

po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua

ajo le të mbetet më e dashura mrekulli



... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë

unë gjendem përherë më afër qëllimit -

pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë



kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi

rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.


AFIRMIMI I KRIJUESVE TANË NË BOTË‏

Të nderuar përfaqësues të medieve,
Në cilësinë e menaxherit të Shtëpisë Botuese "URA" Prishtinë, kam kënaqësinë të Ju dërgoj disa shënime përkitazi me sukseset e arritura të krijuesit të mirënjohur Mexhid Mehmeti, i cili gjithnjë e më shumë po prezantohet jashtë trojeve shqiptare në revista dhe Antologji të ndryshme edhe me karakter ndërkombëtar e të botuara në gjuhë të ndryshme të botës.
Padyshim afirmimi i krijuesve tanë në botë na gëzon të gjithëve, e për Shtëpinë Botuese "URA" është kjo një kënaqësi e madhe, duke pasur parasysh se shkrimtari Mexhid Mehmeti thuaja të gjitha veprat e fundit i botoi tek "URA".
Mbetemi me shpresë se këto njoftime të bashkëngjitura, do të gjejnë hapësirë në mediet Tuaja, përmes të cilave do të jenë më afër lexuesve të shumtë në Kosovë e më gjerë..

Me nderime,
Xhemë Karadaku
Menaxher i SHB "URA"
Tel: 044 990 829
       049 200 279

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...