2011-07-15

Cikël poetik nga Saranda Shala


image 

Ka emër ndër më të veçantëm Saranda Shala , emrin e qytetit më të bukur jugor. Por ajo që e bën më intersant këtë emër është se emrin ja ka vendosur  xhaxhai kur ai ishte në burg nga regjimi i  serboçetnikut Sllobodan Milosheciqit.

Saranda Shala u lind më 16  .04.1986 në Prishtinë. Që në bankat e shkollës fillore ajo kishte talent për  shkrime dhe poezi. Pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësis” Dr.Ali Sokoli”, ajo, vazhdoi studimet në fakultetin e “Komunikimit Masiv-Gazetari”, në Prishtinë. Ambiciet e saj për një të ardhme më te mirë e shtynë të vazhdoi studimet ne degën e “Psikologjisë”, në  Universitetin e Prishtinës.Një kohë ka qenë bashkëpuntore në  gazetën “Epoka e Re”,dhe “Nacional Plus”.Poezinë, ajo, e shkruan me një lirikë të thellë.Të gjitha ato ndjenja që ia thotë shpirti, ajo i hedh në letër.Shkrimin ajo e konsideron pjesë të pandashmë dhe përbërëse të personalitetit.

Mesazhi i saj  në jetë është: ”Çdo ditëtë dëgjosh një këngë, të lexosh një poezi të mirë, të shikosh një pikturë të bukur dhe, po qe e mundur, të thuash ca fjalë të  mençura.”


E vetmuar mendoj 

Atmosferë e zymtë ndihet brënda
tik taket e orës s’kanë të ndalur
jashtë ben ftohtë, si nje stuhi që rreket pa pushim
vjeshta mbuloi qytetin tim..!


Gjethët e shprishura i ndiej si bien 
një nga një
pushoi në dërrasen e kalbur që moti
mundohem të ik nga kjo apati
ka ditë që shpirti më vlon 
të të them dicka në këtë letër të bardh
as shkronjat s’mund t’i gjej dot

Vjen nata si furtunë brënda meje
torrua me harresën me ikën prap
vetja nuk me ngjan si një e re
lodhja trupin ma ka mpirë
Netët e trishta që nuk mbarojnë

Prape fillo nga e para
t’i numeroj njl nga një…!!!

Gjërë sa unë të jem e harruar
nga ju O miqtë e mi
të gjitha 
do t’i hedh ne det 
sdo t’i kujtoj
dhe bashk me dallgët e detit
të nisem nga perëndon 
Dielli…

TË KËRKOJ
Një zë i paharruar del nga zemra
Emocionet shfaqen kur kujtoj fytyrën tënde
Të kërkoj, s’të gjej askund.
Një xixellonje nga qielli ra,
As ajo nuk bënte dritë
Shpresa u shua duke pritë..
Sonte as hëna për dreq nuk përgjigjet,
Yjet largohen në oqeanin tjetër,
Unë rrugëtoj..
Kërkimi im vazhdon në male,
Pyes zanat, mos të kanë parë sonte?
Ato, nuk më pergjigjen, ikën me shpejtësi..
Kam nevoje të të takoj..
Jeta më neglizhon, më ironizon
Ah, ky mall ma trazon shpirtin.
Kam nevojë për mbështetjen tënde..
Për fjalët e tua të arta..
Për buzëqeshjen tënde të ngrohtë.
Ty askush nuk mund të të zëvëndësojë,
Kërkimi mbetet vetëm ëndërr
Por, unë prape të kerkoj!...
KËRKOJ
LABIRINTH

Në dhomën time gjendet një fletë e bardhë
Në të mund të shkruaj vargjet e palexuara më parë

Mund të shkruaj gjithçka që di
Nuk jam ndonjë Markez apo gjeni për poezi

Nuk i njoh të gjitha misteriet e botës
Por, kam kuptuar qe bota sillet rreth nesh

E kjo botë vjen dhe më pyet..?
Pse rri vet në hijen e skëterrës time?
Eja dhe ti në brendësinë e botës sime...

Bota më donte ashtu si dhe  unë  e dua ,
Qëndroja me orë të tëra duke shikuar përreth.
Në të pash disa mrekulli ..
Fëmijë, margaritarë, që shkëlqenin  si rrezet e diellit
Djem e vajza që shëtisin me shpirt, me dashuri.
Të moshuar, ku pleqëria duket se shpirtin ua ka gërry

Midis mallit dhe dhimbjes
Në horizontet e jetës u rilinda përsëri

Sonte nuk më ndalon askush
Prandaj, mund të shkruaj
Gjithçka që di e që më duket që  asgjë nuk  di.

LYPSARI

Çdo ditë në rrugën e askujt
dorën e mpier
kërkon lëmosh
zemra nuk është gur
loti më tradhëton
ca lekë porsa ja lëshoj
vazhdon tek tjetri
ikën..
Tek tjerët shkon
deri në mesnatë
sorollatet rrugëve
shikimi i vujtur
fëmiju i Zotit,
lutet
Disa tallen me të
fyejnë e poshterojnë
nuk kanë zemër
me shpirt të shkretë
harrojnë se do të vdesin
akujt nuk i takon kjo
botë
Një nënë fisnike
befas vjen
një bukë i'a ofron
mori bukën me vrap ikën
sikur ndihet i turpëruar
lypsari
Tek ai shoh shpresën e heshtur
forcën dhe energji
dashuri per jeten
tek ky fëmijë
ardhmërinë ...


DEJA VU


I prishur e me ulëse te vjetra
çdo ditë vij të vizitoj
të më shpije
në ato karriga të vjetra
ku zemrat tona të reja
nuk e ndjenin lodhjen
e trenit
Vendi i dijes ku qendroja gjatë
shkruaja ditë e natë
nga të ftohtit e stacionit
strukenim nën barraka te mbyllura
me librin në dorë e fletorën e kaltër
ngrohtësi !
Hedhja në letër ëndrrat
esete e poezitë,
shpërthenin me vrull
zemrës studentore
Orët kalonin..
Çdo natë dëgjohej nga larg
Bethoven,simfonia e shtatë
mbi linja erë e madhe fërshëllente
nuk zhurmonte sirenë
lajmëtare
Përsëri të nesermen
prisja në stacion
treni i fundit filloi të vijë
që andej nga dritarja
më veshtroje
aty të takova ty
të parën dashuri

Përgatiti :Flori Bruqi

Ju tregoj cili ka qënë Esati...



image  
Mithat Frashëri 
 


Esat Toptani në kujtimet  e  Mitat Frashërit                              

                             Ju tregoj cili ka qënë Esati...     

“Eshtë fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik, ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200.000 frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe "taborin" e vet  të famshëm.”



Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1860. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh. Qysh në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht.
Kur u rrit, Gani beu sillej në Tiranë si një cub i vërtetë, duke ngjallur terror ndërmjet miqve dhe armiqve të tij. Në një çast të caktuar, ai u detyrua të arratisej në Greqi për t'i shpëtuar ndjekjes së qeverisë osmane: ky ishte fillimi i karrierës së tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo arratisje, së cilës i kushtonte një rëndësi politike, e tërhoqi atë në Konstantinopojë dhe e futi në batalionin e truprojës së tij.
Në Konstantinopojë, Gani beu u tregua shumë pak skrupuloz dhe bënte një jetë të shthurur; një rivalitet lindi ndërmjet tij dhe Xhavit Beut, djali i vezirit të madh të asaj periudhe, Halil Pufat Pashës dhe Gani beu gjeti vdekjen një mbrëmje në Pera, nga dora e një personi të quajtur Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i përmendur më lart.
Kjo vrasje mbeti e padënuar, gjë që bën të mendohet se Abdyl Hamit Beu ishte lodhur nga i përkëdheluri i tij.
Esati ishte rritur në Tiranë dhe e kishte zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete kurdoherë të paligjshme.
Pasi gjeti mjetin për t'u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës, guvernator i Durrësit (i cili nuk duhet ngatërruar me homonimin e tij, vrasësin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar. Rreth vitit 1895,  u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; ky post i kushtoi atij 1500 lira turke, të cilat iu paguan marrshallit Dervish Pasha...
Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës greko-turke të vitit 1897, ai  grabiti të gjithë bagëtitë, të imëta e të trasha, që gjeti  pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës dhe  i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Eshtë e pamundur të bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
Për këtë, ndër të tjera, mund të përmendim: ai arriti të grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Përmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesë së Koshtanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit të Teqesë së Frashërit; 1200 lira vëllezërve Xhelal dhe Mehmet bej KëIcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.
Pas vrasjes së vëllait të tij - Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dërgoi në Konstantinopojë shërbëtorin e tij të quajtur Haxhi Mustafa, lindur në Krujë, i cili vrau Xhavit Beun, në mes të Urës së Gallatës.
Vrasësi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumë butësi: në burg ishte një shef i vogël e pak kohë më vonë u lirua dhe u caktua rojë në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kënaqur nga asgjësimi i Xhavitit. Esati, edhe pse i njohur nga të gjithë si autori i vërtetë i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.
Por, pak nga pak, marrëdhëniet e tij me qeveritarin  e përgjithshëm të Janinës, Tatar Osman Pasha, u tendosën dhe për shkak të një skandali që ndodhi ndërmjet të dyve. Esati u transferua në Shkodër, gjithnjë me detyrën e shefit të xhandarmërisë. Ky ishte një rast për tiranin që t'u diktohej bashkëpatriotëve të tij, mbasi ai banonte në Tiranë, në vend që të banonte në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu, forca që kishte, i dhanë atij mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk e pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së tij, ose që me anë të pasurisë të tyre mund ta shqetësonin. Pikërisht në këtë periudhë nis me të vërtetë fuqia e tij në Tiranë e Durrës, sepse, duke persekutuar njerëzit e ndershëm, në të njëjtën kohë ai mbronte njerëzit e ligj dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit; kjo ishte mënyra e tij për të garantuar sigurimit publik, ashtu sikurse kishte bërë në Janinë.
Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mënyrës së tij të vjetër të administrimit, pra ai nuk mund të kishte marrëdhënie të mira me personat e regjimit të ri dhe duhej në mënyrë fatale të shmangej.
Por heroit tonë nuk i mungonte aspak shkathtësia: ai shkoi shpejt në Selanik, ku ndodhej selia e komitetit “Bashkimi dhe Progresi”. Thuhej se xhonturqit e kishin dënuar me vdekje, por 500 lira turke, qëndrimet e përulura dhe premtimet e rreme, i dhanë atij mundësi të hynte në shërbim të shefave unionistë, të cilët e përkrahën dhe e ndihmuan të merrte mandatin e deputetit të Sanxhakut të Gjirokastrës për Parlamentin Osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhështinë e tij Abdyl Hamitit, këtë herë duhej të mbështetej te armiqtë e Sulltanit.
Pra, ai e kishte vendin në Dhomën Osmane, duke mos marrë asnjëherë pjesë në të, duke mos dashur të luajë asnjë rol si deputet shqiptar dhe që shqetësohej tepër pak për mbrojtjen e interesave të kombit të tij; ai mbajti më tepër një qendrim servil me padronët e kohës, deri në atë pikë sa u caktua nga këta të fundit si anëtar i delegacionit që do t'i njoftonte Abdyl Hamitit rrënimin e pushtetit të tij.
Esati njihej atëherë si një nga shefat unionistë dhe këto marrëdhënie të mira vazhduan për sa kohë që këta të fundit kishin pushtetin. Kur xhonturqit filluan të dobësohen, kur partia kundërshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjëherë kampin, duke u shprehur armik i Talatëve,  Xhavitëve dhe  Xhahidëve. Pikërisht në këtë çast nacionalistët e rinj shqiptarë hynë në lidhje me të në Konstantinopojë: ai u premtoi ndihmën e tij për lëvizjen antiturke që zhvillohej në Shqipëri (fillim i vitit 1912). Megjithatë, mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistët u treguan të kujdesshëm dhe nuk u bazuan plotësisht në fjalën e tij.
Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e qeverisë liberale të Myftar Pashës, Esati u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazesve, që rrethuan qytetin e Shkodrës (1912-1913).
Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Bej (më parë quhej Hasan Riza Pasha). I konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në kështjellën e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t'i bënte ata të marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë e tyre. Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë ( 28 Nëntor 1912) dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës) se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre.
Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esatit.
Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një kundërshtar i komitetit "Bashkim e përparim" dhe se ai donte të vinte kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë të tjerë, një fanatik unionist. Esati donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për ta zëvendësuar vetë atë dhe Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një armik të partisë së tij: Esati dhe Kiamerani u morrën vesh deri në fund, domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913.
Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim me malazestë, sapo ishin larguar; pra ata ndodheshin përballë forcash të reduktuara dhe, për më tepër, mbretit Nikita i ishte dorëzuar ultimatumi i Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë rrethimin. Esati, pra, kishte shumë mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të kapitullonte duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak.
Por, qysh nga ajo periudhë, ka pasur zëra se gëzimi i Esatit kishte shkaqe të tjera nga ato të "ndereve" ushtarake dhe se një shumë prej 600 000 frangash iu dha nga malazezët. Gjithashtu, mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambicjet e tij personale: po ditën e kapitullimit të qytetit, malazestë përhapën zëra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë. Megjithatë, Esat bej Toptani, u mjaftua, në fillim, të tërhiqet në Tiranë, me ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra.
Ai kënaqej me përfitimet dhe intrigat që thurrte, duke përkëdhelur pasionet e ulëta, fanatizmin fetar të klasës reaksionare, duke mos u sprapsur përpara asnjë premtimi, përballë asnjë mjeti terrorizimi.
Pak nga pak, u përvijua qëndrimi i tij: ishte e qartë se ai ishte nxitur nga sllavët dhe grekët, duke u premtuar të parëve Shkodrën dhe të dytëve, Shqipërinë e Jugut. Ai nuk gjente në vend shumë përkrahës, por përdorte forcën që i siguronin shqiptarët e Dibrës dhe të Ohrit, rajone që ishin aneksuar së fundi nga serbët dhe të cilëve u premtonte çlirimin e vendit të tyre, premtim mashtrues që merrte një ngjyrë të vërtetë nga diskutimet e serbëve, të cilët linin të shpresohej për evakuimin e Dibrës dhe Ohrit në rastin kur Shqipëria do të njihte Esat Pashën. Për më tepër, duhet nënvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndërmjet Dibrës dhe Ohrit u shkatërruan nga serbët, tetor 1913, Esati gjeti një pretekst më shumë për arratisjet e tij në Tiranë dhe në rrethinat e saj.
Duke e ndjerë veten të fortë nga kjo mbështetje, Esati e shpalli veten të pavarur nga qeveria provizore e Vlorës. Rusia pa dyshim mbështeste Esatin dhe Italia nuk vonoi ta tërhiqte atë në sferën e saj me shpresën për t'ia kundërvënë Austrisë dhe për të kundërshtuar ndikimin e kësaj rivaleje.
Në fillim të muajit mars 1914, princi Vid mbërriti në Durrës: një delegacion kishte shkuar në Nenvid për t'i ofruar kurorën e Shqipërisë, delegacion në krye të të cilit ndodhet Esati: ky gjest i tiranit të vogël nuk mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnjë iluzion për të; dihej se ai vazhdonte të mbante interesin të gjallë me rifillime gjyqesh, me fanatikë hajdutë dhe keqbërës dhe ishte e qartë se ai do të përfitonte nga rasti i parë për t'u deklaruar edhe një herë.
Ai u deklarua herën e parë, kur shpërtheu çështja e Perandorisë. Dihet se, mbasi Greqia nuk donte t'u bindej vendimeve të Konferencës së Londrës dhe të evakuonte Shqipërinë e Jugut (Korça dhe Gjirokastra), ajo përdori një komedi kriminale, të quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipërisë 300 fshatra të djegur e të bërë shkrumb e hi nga grekët. Jugu kërkonte përforcime me armë e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizëm; synimi i ndjekur ishte evident: bëhej fjalë për të mbrojtur grekët, për të dobësuar Shqipërinë, për ta reduktuar atë (sidomos krahinat jugore, të cilat e kishin njohur atë si shef xhandarmërie dhe ishin shumë kundërshtarë me të) dhe për të arritur t'i imponohej Shqipërisë së vogël qëndrore.
Por, pak kohë më pas, tradhtia e Esatit mori një karakter edhe më të rëndë, kur u njoh bashkëfajësia e tij në trazirat që ndodhën në rrethinat e Durrësit. Atëherë ai u arrestua dhe do të gjykohej e do të dënohej, po të mos ishte ndërhyrja e Italisë, që e mori në mbrojtje duke ua shkëputur nga duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministër fuqiplotë i Italisë, urdhëroi që ai të merrej me një anije italiane; para se të largohej nga Shqipëria, Esati u angazhua, duke u betuar me shkrim, që të mos shkelte më në Shqipëri.
Por, pas largimit të princ Vidit nga Shqipëria, ky betim u harrua nga Esati. Ai shkoi nga Roma në Greqi e në Serbi dhe, me një forcë të rekrutuar në territorin serb, u paraqit në Durrës. Veprimi i tij i parë ishte të shkonte në pallatin e princit, të ndërpriste lidhjet e vendosura nga Komisioni Ndërkombëtar dhe të bënte kërdinë me objektet e çmuara që ndodheshin atje, objekte të cilat në pjesën më të madhe ndodhen edhe sot në Gjenevë. në shtëpinë që Esati kishte marrë atje me qira.
Esati qëndronte me shumë vështirësi në Durrës ku u rrethua nga popullsia, që do ta detyronte të largohej nga qyteti dhe Shqipëria. po të mos ishin serbët që shkuan në ndihmë të tij, të cilët e zhblokuan, i dhanë trupat dhe armët e nevojshme për t'iu imponuar shqiptarëve. Tirani përfitoi nga kjo fuqi për t'u hakmarrë me armiqtë e tij - tridhjetë veta u ekzekutuan dhe shumë u vranë: ndërmjet tyre përmendim Koxhatin, prefekt i Durrësit, i cili ishte ftuar nga Esati në shtëpinë e tij. Pastaj mori urdhër të shkonte në Dibër; por, sipas udhëzimeve të dhëna nga tirani, u ndalua jashtë qytetit të Durrësit, u dërgua në pronat e Esatit dhe atje e vranë duke i rënë me hunj, pasi e kishin futur në një thes!
Nuk duam të diskutojmë këtu për çështjen e ndihmës që Esat Pasha u kishte dhënë serbëve gjatë tërheqjes së tyre dhe nëse kjo ndihmë është vepër ekskluzive që i interesonte tiranit ose më tepër një aksion pa interes i vetë shqiptarëve. Esati në kujtimet e tij, të cilat gazeta "Koha" i botoi dy ditë pas vdekjes së tij, kërkonte ta kishte vetë gjithë meritën dhe për këtë ai nuk ngurroi aspak të blasfemojë kombin e tij. Ky ishte karakteri i vërtetë i Esatit, për të cilin asgjë nuk ekzistonte dhe nuk duhet të ekzistonte jashtë personit të tij.
Eshtë fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atë të serbëve, aleatë dhe bamirës të tij dhe si i tillë, ai u detyrua të largohet nga Shqipëria e të kërkojë strehim në Selanik, ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisë Shqiptare, titull që e kishte marrë gjatë diktaturës të shkurtër dhe të përkohshme që ai ushtronte në Durrës. Në Selanik, Esati u trajtua mirë nga grekët dhe francezët, por sidomos u mbrojt nga serbët, që i dhanë një pension mujor prej 200.000 frangash për shpenzimet e të ashtuquajturës qeveri të tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerëz që merrnin tituj ministrash si dhe "taborin" e vet  të famshëm.
Nuk ka asnjë arsye të flitet keq për shqiptarët që përbënin taborin e tij dhe që, në fund të fundit, ishin njerëz të guximshëm, të sinqertë dhe të ndershëm; por nuk mund të thuhet e njejta gjë për shefin e tyre, i cili mendonte vetëm për veten e tij, ndërsa ushtarët e tij mendonin më shumë për atdheun e tyre. Këta njerëz nuk vepronin aspak nga vlerësimi dhe konsiderata që kishin për Toptanin; në të kundërtën, prania e Esatit në Selanik me të drejtë mund të konsiderohet si një incident fatkeq dhe nuk u krijonte aspak besim shqiptarëve: dëshmitarë janë shqiptarët e Korçës, të cilët kanë bashkëpunuar me besnikëri me trupat franceze, por që kanë kërkuar me këmbëngulje që Esati të mos shkelte më në Shqipëri. Kështu. edhe banorët e Gjirokastrës kanë luftuar krahas trupave italiane për t'i shërbyer në këtë mënyrë çështjes së Aleatëve dhe asaj të pavarësisë së atdheut të tyre.
Gjatë qendrimit të tij në Selanik, qëndrim shumë skandaloz, shtëpia e tij, sikurse thuhej, ishte një vatër e vërtetë çrregulli, një shtëpi loje dhe korrupsioni. Të rinj të Selanikut, me qëllim që t'i shpëtonin shërbimit ushtarak, merrnin nga pashai çertifikata të kombësisë shqiptare dhe ushqime, veshje  etj, që intendenca ia dorëzonte pashait për trupat e taborit të tij, të cilat i dërgonin te të preferuarit dhe të preferuarat, ose te shitësit me pakicë. Për më tepër, ndodhi një skandal, ai i pagimit të taborit, i cili nga pashai kërkohej në flori, por që ushtarëve iu dorëzua në kartëmonedha. Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, që Republika kishte caktuar pranë Esatit, duhet të dinë diçka lidhur me këtë temë.
Kanë dashur ta trajtojnë Esatin si aleat besnik të Francës, nuk kihej parasysh se heroi ynë nuk e ka pranuar kurrë bindjen, por interesat. Ai ishte një egoist, zotëronte në një shkallë të lartë "egoizmin e mallkuar". Para së gjithash, sidomos kur bëhej fjalë për personin e tij, ajo që injorohet është fakti se, përfundimi i betejës së madhe i u duk i dyshimtë, ai u përpoq të afrohej me perandoritë qendrore dhe filloi të hynte në lidhje me legatën osmane në Bernë.
Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për një njeri të kallëpit të tij, për faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarët, ai tradhtoi më në fund italianët dhe u bë armiku i tyre për të kaluar në kampin e serbëve.
Por, shansi filloi të lodhej. Ishte fillimisht Anglia, që duke iu përgjigjur një thirrjeje të Dhomës së Komunave, deklaroi se nuk njihte asnjë funksion zyrtar të Esatit (1918); pastaj, rreth fundit të vitit, Franca ndërpreu çdo idhje me të dhe u thirr Krajevski.
Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris. Ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t'i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit.
Jeta e tij në Paris mund të njihej lehtë: e dashura e tij i kushtonte më se 2 000 000 franga: me qej fe, automobil etj.: pa llogaritur shpërdorimet e ujit nëpër qytete.
Po, përse e përdor ai këtë kohë dhe titullin e kryetarit të qeverisë shqiptare e të delegacionit shqiptar, që ia cakton vetes? A e ngriti ai ndonjëherë zërin kur vendi i tij kërcënohej të përçahej? Jo, ai argëtohet, intrigon kundër vendit të tij, duke menduar vetëm për veten.
Fillimisht në muajin maj, katër shqiptarë: Imzot Koleci. peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku, shkuan në Paris për të biseduar me Esatin dhe u përpoqën të depërtonin edhe një herë në mendimet e tij. Dy shqiptarët e fundit, nga katër që ishin, qendruan në hotelin" Kontinental" ku qendronte vetë Esati dhe që të katërt patën shumë takime me këtë të fundit, i cili vazhdimisht u deklaronte:
1- Serbia i jepte një pension mujor për shkak të simpatisë që kjo qeveri kishte për të, por se këto shuma nuk ishin aspak një borxh i Shqipërisë.
2- Nuk kishte asnjë konventë ndërmjet vetë Esatit dhe Malit të Zi.
3- Në të kundërtën, ai u kishte premtuar serbëve një korrigjim të kufirit në favor të tyre dhe të bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bë kaq naiv sa e dorëzoi vetë tekstin e marrëveshjes së tij me Jugosllavinë, ashtu sikurse është paraqitur nga një memorandum i kësaj mbretërie në Konferencën e Paqes.
4. Hasan Rizai në fakt ishte vrarë nga Osman Bali, por ai pretendonte se kjo nuk ishte bërë aspak me urdhër të tij.
Nga ana tjetër, kur ai nuk ishte në vetë dhe xhindosej, betohej të hakmerrej me të gjithë armiqtë e tij politikë, në se do të arrinte ndonjëherë të shkelte në Shqipëri.          .
Por ai e dinte mirë se nuk mund të shkonte në Shqipëri sepse do të ndalohej, do të gjykohej dhe do të varej. Italia u akuzua pa të drejtë se e kish bërë të pamundur kthimin e tij në Shqipëri. Gjë që njihet pak është fakti se Esati kishte pasur gjatë katër muajve të fundit takime të fshehta me agjentët italianë Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati të ndërronte kamp, ta linte Serbinë për Italinë dhe në këtë nuk ka asgjë të jashtzakonshme, aq më tepër mbasi urrejtja për qeverinë shqiptare të Tiranës, urrejtje që
italianët dhe Esati e kishin në të njejtën masë, e bënin bashkëpunimin e tyre krejt të natyrshëm.
           
P. S. - Disa hollësi për karakterin e tij:

Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre: Esati u martua përsëri me një turke, pasi kishte harxhuar pasurinë e gruas së tij të parë dhe duke mos u shqetësuar aspak për të dy vajzat e tij.
Një ditë, ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme të cilën e pyeti se e kujt ishte. - Jam vajza jote, - iu përgjigj fëmija i pafajshëm.
Me dokumente false, ai siguroi pronësinë mbi pasuritë e kushëririt të tij, Selim Pasha.
Në Janinë, ai syrgjynoste njerëz të rëndësishëm për t'i detyruar të paguanin haraç; kështu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumë të tjerë.
Pasi urdhëroi vrasjen e Hasan Riza Beut në Shkodër, ai i dërgoi fjalë Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo që do ta denonconte vrasësin.
Për vrasjen tragjike të Nexhat Efendiut, ai nxorri një qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me një shumë të madhe që ai e kërkonte dhe i premtoi një shpërblim atij që do ta zbulonte.



                                                                                                 Lumo Skëndo



________
1. "Chi e què Esat'?" Paris 1920

Nga veprat e tradhëtorëve edhe atdhetarëve shqiptarë



Shkruan: Prof. Dr. Nexhat ABAZI, (ligjërues në Universitetin Shtetëror të Shkupit “Kirili dhe Metodi” dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës)

          Roli i armiqve  t’Shqipnis u luajt me anë të argjandit ashtu si deshin ata, se lakmonjësit shqiptar për pushtet e pari shterën ndërgjegjen e vet e sa ma shum  s’do kursejn atnin e tyne  t’cilën e bën tym e flagë, prush e hië, tuj përdor vegël feen, së cilës si kurse dokush i vû pykël nan bishtin e sajë  t’a çajnë.
          Po  t’mund ej  t’këmbehet dhe kombtarnia me ni tjetër kombtarni ashtu sikundra këmbehet fea me ni tjetër fee, - na do ishnim ma  t’parët që do këmbenim kombtarnin ton si shqiptar me ni tjetër kombtarni, se na vjen turp ne  t’quhemi shqiptar  prej veprave  t’kqia e  t’pugoshme të tradhtorve shqiptar,  të cilve emni po u shkruhet me shnesa   t’zeza në istorin e fatzezës Shqipni.

Na personisht nuk jemi kundra drejtsis dhe kundra feave e fetarve, por

jemi kundra tradhtorve e kundra fanatikve, të cilët (II) përdorën dhe  po përdorin feen si vegël për prishjen e kambit si shtet i përsëritun dhe i siguruar t’jetojnë si shtet në Sinisit Ballkanit. Shtetet e mdhaja u nanshkrujtën në Konferansët të Londrës për jetimin e Shqipnis si shtet në vette, por mjerisht e për faqe  t’zezë të tynejse disa prej ktynej Shteteve e lëpitin at pështymën qyrrake dhe çuan ni fuqi  t’padukshëm në duart të mâ t’madhit zrathtor t’Esat pash Toptanit, i cili me t’prishunit e t’pa karaktershmit (D’libre ?) – në – nkrehi lak me stërkamza  t’thuruna prej bishtit fess dhe deshte me zënë Princin të gjall në kët lak të pugoshëm, në  t‘cilën më 19 të  Majit 1914 m. râ vet dhe do bëhej copa e thërmija po  t’binte në duart e nacionalistve shqiptar, por nji falnderje ambasadorit t’Italis dhe ushtris sajë që e shpëtoj prej thojve  t’idealistve  t’cilët punuan dhe do punojn për ni Shqipni  ( III )  ideale e jo fetare e fanatike.

                Nuk domë me thën se  t’gjith myslimanët e Shqypnis jon  t’liq e barbar si Esat pasha me shokët e tijë, por na dumë me thën se shumica e krenve myslimanve  shqiptar kan qën dhe janë ma  t’kqi e  t’pugoshëm barbar se tyrku e qyrdi. . .  Pashallarët që përmbajshin sulltanin. . . kan  të drejt ti thon baba, se vetë në Shkodër dërgonte ka 15 mi lira djelmve të Shkodrës. Kështu u dërgonte edhe Dibranve ( IV )  e Dibranasve dhe tjerve të cilët tani më s’kan asni shpres për ni rrojtje si ajo e para rrojtje që jetonin si dema nërmjet mëshqerkave Çerkeska e Tyrkesha, me  t’cilat prishën karakterin dhe hujet e bukura të mëmës Shqipni.
          Krerët shqiptar patën  fuqi  t’madhe në kohët e kalume dhe luajtën nji valle devallare me parat dhe me titullat e bejllëket e tynej   t’cilat i fituan pa asni dituni e shërbim,  ja sikundra e ka fitue faqeziu Esat Toptani pashallëkun e tië me bukurin e vet dhe me fiqe  Rashniku 1) ,  prej   t’cilve fiqve për viti i çonte sulltan Hamitit në Stamboll, tuj e përshëndet me fjalët: “ Merre  pemën e tokës  tëndë   t’bukur që ke në Shqipni   t’cilën anë unë me hutë në dorë po e ruaj prej anmiqve   t’brendshëm dhe   t’jashtëm”.
          ( V )  Na me Esat pashën jemi shum së afërmi  t’njohun dhe kemi ngran e kemi pië bashk më ni tryes, po kjo  s’mundën me na ndalue  t’shkruajm  për veprat e tia  t’pugoshma dhe për qëllimet e liga që kishte për prishjen e Shqipnis.  Ky deshte me da Epirin dhe Shkodrën prej Shqipnis mesme, në  t’cilën deshte  t’prokllamohet  për prenc, e xfaq kët anë për nji Shqipni myslimane e jo  t’përziet me  t’krishten.  Domethën, ky faqezi 

s’kujtonte për ni Shqipni ideale e  t’madhe, por për ni Shqipni   t’vogël !  Ose  ma mir e ma drejt  t’a thomi, ky deshte me formue ni Tyrki   t’vogël prej myslimanve shqiptar,  t’cilët i vorroj  tuj i çue  t’vriten vllau  me vllan në shum lufta për kët  qëllim. Kështu duhet  t’farohen  dyke u vra njani  me tjetrin, që tu mbushet mendja e atynej që mbeten gjall, se Shqipnia do mbetet në vette si ni Shqipni ideale e popullore, e jo fetare dhe e vogël si do gjak pirësi Esat pash Toptani, e cili për shkinën Sërbi prishi Shqipnin e bukur.
          ( VI )     Për me shkrue   holl e gjat për  t’gjitha manierat dhe nisjet e mënyrat e Esat pashës se si e qysh verbonte njerzin për me i antarue, - na duhet  ni koh e gjat dhe shum  kart e ngjyr, po na dot’përmendim disa ma  t’nevojshmet mnyra e vepra të kti burri të  shitun.
          Nji ditë para dreke më 25 të shkurtit vitin që kaloi vajtëm ne pasha me qëllim që  t’a pyesëm se ç’të shkruam në nomerin që vjen të gazetës “Ushtim i Krujës” për Prenc Viedin, për  t’cilën at kohë, përveç shtypit huaj,  t’gjitha gazetat kombtare shkruajtën mjaft shum dhe i botuan ftyrën e Prencit shum herë.
          Në bisedimt që kishim për të tjerat punë – i përmendëm për  Prencin, tuj e pyet se ç’të shkruajm. Esati u skuq befas dhe u kthye mbë neve me fjalët e ndyra: “ Allah belasëni versin prensën da Bullgaria da që sebep alldullar bukadar bir Tyrkie mileti ezdiler da perushan ettiler”. dmth. Perëndia dhënt ngelje prencit dhe Bullgaris ( VII ) që u bë shkak  t’shtypin nji kaq  t’madh popull si të Tyrkis e ta bëjn  t’vobekt.  Na gritëm në  at moment  t’zembrimi  të Esat  pashës, por prap nuk u trembëm,  se pyetja jon ishte pyetje e jo urdhnim.
         


Mbas zembrimit  t’pashës për pyejtën  që  pyetëm mbretnoj ni qetësi vorrake për nja  2-3 minuta dhe mbas kësaj u kthye  pasha mbë neve dhe na thot me nji ton të unjët këto fjalë: Ju shkrujni vetëm për ata që shkrujn kundra meje;  shkruajni kundra Ismail Qemal beut ashpër dhe lëvdoni punët e mia,  se un jam i zoti ta qeverisi Shqipnin e jo tjetër;  e sa për at Prencin që thon se do vine këtu – ju të shkruani se Fuqiat e Mdhaja na prezantojn ni gjerman për prenc dhe na do ta bëjm kabull tash për tash dhe do ta presëm në Durës,  por ma tej  t’shohim se ku do ta vendojm.  Kështu të shkruani në gazetat për gjermanin: “ Allah belasëni versën gjermanit “  dhe gazetës  t’cilën më vjen ta bëj copa.
          ( VIII )     U gzuam na pak për lejen që na dha pasha  t’shkruajm pak për Prencin dhe për ardhjen e tië dhe dualm jasht  prej odës pashës dyke ju ul këti si shërbetor i bindun,  tuj u mendu,  sesi  qysh  t’a shkruajm artikullin që ti pëlqejnë kryeqeveritarit të Shqipnis  mesme.
          Mbas shum mendimi filluam dhe nisëm të shkruajm artikullin e N-6 të  “ Ushtimit Krujës ” me  kryen:  “ Shqipnia e ree dhe vepra e qeveritarvet Sajë  “.  Artikulli u shkrua gudulisht limuar me lavda për njanin e qërtime për tjetrin që  t’fitojm të tretin dhe kështu dorshkrimi para se  t’rradhohet për botim ju këndue pashës që  t’apë fjalë  t’botohet ose jo.  Pashës i pëlqeu artikulli dhe na me gas  t’madh e botuam më  24 – 6   t’vitit që  kaloi. Artikulli asht shum i interesatshëm dhe shërben të përbotohet,  po mjerisht se  s’kemi fush të gjandë në këta kohra plot me krizë e me mundime të mdhaja.
          ( IX )      Tham ma nalt,  se Esat pasha përdorte shum mënyra për me antarue gjindjen muhamedane që  t’luajn rolin e vet ashtu, si dështe  ay.  Ky pritte dit për dit me qinda vet  gostiar prej muslimanve  t’Shkodrës dhe kur i

përcillte u ipte secilit gostiar nga  2-3 litra në dorë për udhën e mbar.  Kështu mundi me antarue parsin e Shkodrës myslimant shqiptar Alush Lohja,  Salo Koli,  Hamz Kazazi,  Muharem Sylbegu,  Man Hoti,  Sulço Begu,  Sait Juka,  Him Kastrati,  Ibrahim Begu dhe tjer,  të cilët kjen edhe kryetar të kryengritjes që në kryet njer në fundin e kryengritjes vitin që kaloi.
          Qazim Kruja si anëtar i Esatit propagsndonte nëpër fanatikët kryengritës me formën e veshun si pash dhe i hipun  në kalë shatitej qytet më qytet  e nëpër katundet,  tuj emnue vetten Burhanedin,  se  i gjan  t’birit sulltan Hamitit dhe u thoshte fanatikve: qëndroni  burra në luftat,  se na hupi dini me kaurrin princ,  i cili âsht biri  i  kryqit e jo i hanës bekume.
          ( X )       Deli begu bashk me bijt e vet dhe me gjithë fisin i venduar në  punës me gjith  t’vetit si anëtar i Esatit boni ashtu si deshte,  se hesap  s’kish se kush  ti kërkojnë.
          Gjith kështu  nji Tiranas, shef kontabël në  Berat i quajtun Veli, fanatik   i  rrepët  pes  namazet  i  falte  në  kancellari. . .
          Qazim bej Tirana nënpretor në Pretori të Durësit si vegël i Esatit bashk  me Tefik Mandiqin, i cili ishte kryeshkronjës në ministri  t’punvet brendshme luajti  ni rolë të mirë tuj çue lajme kryengritësve dit për dit për çfarë do nevoje e pune për përparimin e tynej,  se  s’dinin me shkrue as emnin e vet më gjuhët amtare që  t’shërbejn si titullar të qeveris shqiptare.  Kështu si këta kishte edhe të tjer titullar. . .
          ( XI )       Selim  Dema  Gorica,   komandant  i  xhandarmeris në Tiran
si oficer luajti nji valle  t’madhe për kryengritjen si dhe kajmekami  i Kavajës allkoholik mundi  t’bëjnë ate që deshte Esati dhe aji vetë.


          Etem  bej  Starova dhe Hazis efendi Bërzeshta ishnin Esatist në Starov ku mblidhnin gjindjen e atjeshme me qinda vet dhe nisnin për plaçk nëpër katundet,  të cilët  i zhveshën dhe u mbyllën derën shumë familjeve dyke vra e pre  t’pafajshmit shqiptar fatzes.
          ( XII )       Tham ma nalt se ka në Shqipni burra  t’mirr e idealist prej muslimanve shqiptar, ja si: Mehmet bej Frashëri,  Mustafa Drito,  Hafëz bej Dibra,  major Ali Fehmiu,  Mazar beu me  t’bijt,  Refik benë e Murat bej Toptanin,  t’cilët  u dogjën e u poqën hië e pluhën për iden e shent  “Shqipnia për gjith Shqiptarët “ .
          Ne pam  myftij e hozhallar shum të liq e të ndyr njerëz, ja si myftia i Tiranës dhe i Kavajës,  t’cilët  hipnotizuan dhe marruan gjindjen për me vra vllau vëllan e motra motrën. Si vall kta myfzij  s’mundën  t’bashkojn popullin me anët fesë,  e cila kur  t’përdoret për  t’mirë bën shum të mira njeriu e jo  t’liga,  sikundra bënte  t’liga e punra  t’papëlqyeshme Hafëz Ali Korça,  i cili predikonte  anë e mban se mos u hupet dini me abecen latine,  e tjera e tjera turpe,  si të sheh  Dervish Ibrahimit,  i cili ishte dedektif e vlla vramës.
          ( XIII )       Na  s’mundim me folë keq për myftin Vehbi efendiun, i cili përpiqej vepërisht për   t’miren e Shqipnis, tuj  ju lut Perëndis më gjuhët amtare në xhami,  Sulltan Feti të Durësit, për   t’cilin shkak Esati e gjykoj për vdek me vramje e therje dhe e gjuante matan të trimave të tij,  t’ja  bajn vorrin nji orë  ma shpejt.
          Kështu  s’mundim me fol keq për të ndelgjyerit: Ceno Sharra,  Haki Slina dhe për shoket e tyne që u vran në Roshbull afër Durësit më  23  t’Majit vitin që kaloi,  më nji luft te rrepët për jetimin e Shqipnis.


          S’mundim  me fol keq për  atdhetarët e vërtetë:  Ibrahim Shytin, Hairi Krespani, Dalip Demon dhe për Nazif Policin,  por mundin me fol keq për direktorin e burgut të Durësit ryshfetçin Qamil efendi Dacin, i cili na turpnoj gjith Shqipnin me veprat e tija të ndyra. . .
          ( XIV )       Kështu shërben qërtim dhe Hakif efendi Monastiri, i cili si direktor i postës Durësit mbushti xhepat me flori dhe luajti rrolin ma  t’madh për Kryengritjen si shërbetor  besnik i atniprishësit Esat halldupit.  Ky halldup Esati, luajti nji  rolë të madhe me Arif Hikmetin dhe me Jusuf bej Zagolin e me kusarin e ndërgjuar Mehmet Xheka Viçishta, i cili shkretoj  t’krishterët e katundeve të Dibrës, duke  u marrë pasunin dhe gjën e gjall,  se kajmekani i Dibrës,  Jusuf Zagoli ishte pjestar i këtij kusari të ndëgjuar.
          Qeveria e Turhan pasha halldupit dërgonte me anë të HafËs efendis me mia lira Jusuf  bej Zagolit korse ( gjoja )  të organizojn xhandarmërinë e Dibrës dhe  t’u bjer kryengritësve në kverg, por lirat e qeveris Durësit shkonin kot dhe gjindja e Dibrës organizohej  non flamurin e Sërbis të ngritun  prej Arif Hikmetit brenda në kufiat e Shqipnis.
          ( XV )       Na njiherë guxuem të shkruajm nji antrafile në gazetët “Ushtim  i  Krujës ”,  për masakrat  e sërbve në Dibër dhe desh shkuam therorë,  se  Jusuf   bej Zagoli  lajmoj Esatin për kët antrofile dhe Esati urdhnoj oficerin Ramiz Dacin për me na gjet kohën   t’na  shtinë  në tokë të vdekun,  por  na u msuam  për kët vështirsin dhe ruheshim si miu prej macës,  se mordja jon ishte  gati  t’na përpinë  për andën e halldupvet trathtorë.
          Krutanët pik  s’pari  t’gjith kishin idea  t’mira për jetimin e Shqipnis si nji principat e ungjin,  por  që kur dërgoj  Esat pasha Ramiz Dacin si komandant të xhandarmëris në Krujë,  gjindja e kti qyteti  t’istorikshhëm e kthej qerren përsëprapi dhe Asllan Denizi  t’mbramën  herë  ngriti flamurin e halldupit, në vendt  të çkëlqymet flamur  kombtar, për rrëzimin e  t’cilit e kapçoj gjuhën Asllan Denizi,  se trimi dhe i vërteti shqiptar Abas  Rystemi e vrau flamur – ulësin  As ( llan )  Denizin në at moment kur ngriti flamurin e kuq me hanë,   ( XVI )  nan hien e  t’cilit  s’ka pas dhe  s’do ket kurri qytetnim e përparim,  por barbarni e regres dhe varfuni e marria; ja si marriat e myslimanvet shqiptarë  t’cilët u ngritin  kundra   vetes  t’a  prishin e  t’a shuajn prej  faqes dhuet  tani kur përparon dhe Kinezi e Arabi. . .
          Kryengritja  . . .  na dha të kuptojm se kot u munduem për kaq vjet të krihojm  nji shtet  të idealshëm për nji  popull  që  ka nji gjuhë e nji huje, se myslimani  shqiptar  asht  fort  shum  prapa  në dituni,  se ky edhe asht  në  t’errtën abus  t’padies dhe  s’ka asni   shpres për shëdritjen e kti . . .

EPIDEISTIKA PRINDËRORE NË NJË ANTOLOGJIE POETIKE



image  
 
Nga Gjekë Marinaj
 
 




Ndaj në radarin e këtij projekti hyn menjëherë një grup miqsh të përbërë nga disa poetë, shkrimtarë dhe intelektualë. Zemra Prindërore,  ashtu si të gjitha projektet e tjera në letërsi që nisin me një ide apo me një grup idesh filloi dhe u realizua edhe botimi i antologjisë poetike Zemra Prindërore. Por askush më parë se poeti Agim Bacelli, ideator i këtij botimi, nuk do të ishte dakord se distanca midis një ideje dhe realizimit të saj është shpesh aq larg sa ç’është ëndërrimi nga realiteti. Për fat të mirë ideve të mira u bashkëngjiten gjithmonë njerëzit e mirë.
Përgatitur, redaktuar dhe korrektuar nga tre anëtarë të shquar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, sekretarja e shtypit pranë shoqatës Këze (Kozeta) Zylo dhe Kostaq Duka, duke pasë pranë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të kryetarit të shoqatës z. Dalan Luzaj. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim dhanë edhe konsultantët Mardena Kelmendi e Edmond Ismailati, krijuesja e arti grafik Eva Saliu si dhe redaktori teknik Albert Zholi. Këtë mozaik poetik e kanë bërë edhe më të shndritshëm dy poetë të ftuar si poet nderi, dy ikona të poezisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Agim Shehu. 
Të gjithë prindërit e mbi pesëdhjetë poetëve të përfshirë në këtë antologji do të ishin krenarë me paraqitjen teknike dhe kualitetin e poezive të kësaj antologjie që u dedikohet ekskluzivisht atyre. S’do mend, siç ndodh me të gjitha botimet e antologjive, mund të ketë edhe nga ata që do e kundërshtonin përfshirjen në antologji të disa poetëve më pak të njohur në komunitetin letrar. Por për fat të mirë, grupi i punës është mbështetur në qëllimin e mirë të tyre dhe është përkrahur nga njerëz që zakonisht flasin me vepra. Në këtë vorbull hyjnë edhe sponsorët e veprës si nënkryetari i shoqatës Mëhill Velaj, Mardena Kelmendi dhe studiuesi e përkthyesi i njohur Dr. Selaudin Velaj. Me shumë të drejtë, kjo Antologji është e ndërtuar tërësisht me poezi që poetët u kanë dedikuar prindërve të tyre e që andej të gjithë prindërve shqiptarë.
Për misionin e shenjtë që kanë, të gjitha poezitë, pa përjashtim, janë të mira dhe shumë prej tyre të shkëlqyera. Ato janë poezi të drejtpërdrejta, të pastra dhe të depërtueshme. Ajo që të tërheq vëmendjen është hollësia e detajeve, seleksionimi i kujtimeve; secili poet ka idenë e vet se cilat kujtime duhen përfshirë e cilat duhen lenë jashtë poezisë. E gjithë kjo dhënë me atë ndjenjën dhe dashurinë që vetëm poetët e kanë kapacitetin letrar ta thonë në vargje.
Ndarja me prindërit, me tokën në të cilën janë rritur, është një farë vdekjeje për poetët. Distanca gjeografike dhe koha e shkëputjes, vuajtjet për të na rritur dhe sekretet e mbijetesës, gjendja e shëndetit apo humbja e tij, mundësia e vdekjes apo vetë vdekja përbëjnë universin drejt të cilit graviton pesha e madhe e shqetësimit të poetëve për ata që i lindën dhe i rritën me dashurinë më të madhe dhe me mundimin më të sinqertë.
Ja me ç’mjeshtëri poetike e me ç’pastërti mendimi filozofik e kthen në vargje ndjenjën e ndarjes dhe natyrën rreth saj poetja Raimonda Moisiu: “Nata, para se të nisesha për në kurbet, / Kishte hënë—si fytyrë e vdekjes nata—e qetë” (Raimonda Moisiu, “Gurët e Rrugicës Sime”, fq. 139). Apo poetja tjetër e talentuar Julia Gjika, e cila di ta humanizojnë subjektin e vetmisë në atë mënyrë sa të bën që ta përjetosh atë në nivelin që e përjeton ajo vetë kur shkruan: “Kur dikush i troket në derë, / ai nuk e dëgjon, / po të dëgjojë, / nuk beson, / se dikush troket për të. / Babai jetim në pleqëri” (Julia Gjika, “I vetëm brenda katër mureve”, Fq. 82). Duke poetizuar në të njëjtën ide poeti Adnan Mehmeti e zgjeron hapësirën e mendimit duke i shtuar atij nocione inventive përshkrimesh shpirtërore: “Në thinjat e mia / Fëmijët përkëdhelin / Bardhësinë e tyre. / Kujdes, mos u dashuroni me to, / Se në zbardhjen e tyre, / Sodis thinjat e babait ti” (Adnan Mehmeti, “Thinjat”, fq. 20)
Për prindërit të gjithë fëmijët janë poetë ndonëse ata mund të mos shkruajnë poezi. Ndaj disa prej tyre nganjëherë janë mospërfillës ndaj kësaj të fundit.  Edhe mospërfillja e prindërve tanë ndaj poezisë, në këtë vepër, eksploron vetveten si një çelës sa krijues aq edhe sofist në brendësinë e një origjinaliteti të rrallë në varg. Poetët dhe shkrimtarët e ndjejnë më mirë se kushdo tjetër se çdo lëvizje që bëjmë në këtë jetë gjeneron një forcë energjie dhe se kjo energji duhet vënë në shërbim të suksesit jo vetëm të vetes por edhe të tjerëve.
Poeti ynë kombëtar Dritëro Agulli, e sheh raportin midis vetës dhe babait të tij jo si baba e poet por si baba e bir, një energji poetike kjo që do të jepte jetë edhe te lexuesi më i plogët: “S'e thur poemën aq të gjatë, / Me vargje si litarë, / Se kushedi e gris im atë / Dhe dredh me te cigare” (Dritëro Agolli, “Poemë për babanë dhe veten”, fq. 16). Nisur nga fakti se universi operon nëpërmes shndërrimeve dinamike të cilat marrin kuptim më së miri në jetën dhe veprimtarinë e njerëzve të mirë, të atyre që u japin të tjerëve një pjesë të vetvetes, në cilëndo formë të jetë e mundshme dhe e përshtatshme, mund të themi se edhe prindërit tanë na duan pa pretendime për shpërblime qoftë edhe nga ato artistike. Ja mendimet e poetes Arta Mezini në këtë pikë: “Kam frikë pena ime, kam frikë / Prej botës së madhe asgjë nuk marr hua / Dhuratë kam gjithçka, veç zemrës që rreh / Udhën e jetës dhe udhëtarët që dua” (Arta Mezini, “Buzëqeshja e penës”, fq. 31).
Ngaqë prindërit përbëjnë një pjesë kaq esenciale në jetën e poetëve në fjalë, Zemra Prindërore vjen te lexuesi si një reflektim i kësaj lidhje shpirtërore, si shteg në kërkim të përjetësisë së tyre në format e pranueshme të shoqërisë prej së cilës vijmë. Madje edhe marrëdhëniet me prindërit tanë u nënshtrohen ligjeve të marrjes dhe dhënies së anasjelltë të kësaj sentonie. Siç do e shohim më poshtë të perceptuar në metafora të goditura, të japësh dashuri nënkupton edhe të pranosh atë. Poezia “Një pjesë e imja” e Diana Seitajt e ilustron më së mirë këtë koncept: “Dhe po të më pyesin nesër, çfarë do të zgjidhja për ju, / sërish, pavdekësinë do të thërrisja! / E nëse them, se jeni një pjesë e imja, / besoj se unë për ju.., jam e tëra” (Diana Seitaj, “Një pjesë e imja”, fq. 39). Sado që mundohemi ta idealizojmë jetën, ngaqë ajo ka një fund dhe fundi i saj do i shkaktojnë dhembje të tjerëve që mbeten pas, jeta mbeten një harmoni komunikimi e të gjitha elementeve të shpirtësisë që përbëjnë strukturën e ekzistencës. Ky fund edhe kur nuk është peltik është dhe mbetet i frikshëm, i përmallshëm e deri në fund njerëzor: “Natën vonë kur doli hëna, / Mbi bar na gjeti nëpër ëndrra. / Veç gjallë nëna shuplakat hap, / Si tjegulla mbi ne e vesa s’na lag”(Çerçiz N. Myftari “Në shuplakë të nënës”, fq. 38).
Nga Myftari mësojmë një nga arsyet se pse ndjehemi gjithmonë të vegjël para prindërve tanë. Dashuria prindërore ka një ligj të koduar në gjakun tonë si shqiptarë dhe si humane që jemi. Kjo qëndron edhe më e tillë për ne krijuesit ku ligji është në një manifest me të cilin shpallim parimet e qëllimeve tona themelore. Brenda këtij ligji e shohim veten në një proces të çuditshëm ku observuesi behet i observuari, një proces ky i ngjashëm me atë ku ëndërruesi manifeston ëndrrën e tij. Për ta shijuar në një formë më të bukur këtë ide  le t’i referohemi të talentuarës Zylo:“Nga kripa e currilit të lotit, / S’duronin dot këtë lloj vese, / Që buronte nga zërat e mekura, / Brenda pentagramit që s’buzëqeshte!” (Këze (Kozeta) Zylo “Rrudhnin Fletët”, Fq. 94). Edhe Valbona Dardha ka mënyrën e saj të poetizimit në këtë pikë: “Ti akoma vazhdon të më përkundësh, / Për ty, unë akoma fëmijë i parritur / Mbuluar me thinja” (Valbona Bardha, “Mall Etern”, Fq. 172). Pikërisht për këto nivele sa personale aq edhe të përgjithshme poeti Dhori Thanasi sugjeron: “Ti ruajmë “të lashtat”/ Le të rrjedhin si lumë / Të duash është pak / Të kujdesesh është shumë” (Dhori Thanasi, “Kujdes”, Fq. 43).
Mendimet e Thanasit janë jo vetëm pjesë e ingranazhit të kulturës sonë por edhe të etikës që e vlerësojmë aq lart. Sepse burimi i gjithë krijesës është vetëdija, potenciali që gjakon shprehjen e dashurisë dhe dhimbjes, të bukurës dhe të shëmtuarës, të bekuarës dhe mëkateve nëpër të cilat kalon njeriu gjatë jetës. Atributet e tjera që përfshijnë këto aspekte të vetëdijes janë zakoni, heshtja e pafund, ekuilibri, thjeshtësia si dhe cilësi të tjera esenciale të natyrës tonë. Të asaj natyre të ndërtuar nga Zoti dhe të zbukuruar nga ne dhe brezat e tjerë papa nesh.
Në “Zemra Prindërore” poetët nuk e kanë lënë pas dore se komponentin e vuajtjes si pjesë e jetës. Kostaq Duka e thotë si s’ka më mirë: “Im atë punëtor është, / nga më të thjeshtët, nxjerr gëlqere të bardhë”… / Ç’më erdhën ndërmënd këto vargje, / vargjet e parë për babanë”(Kostaq Duka, “S’janë vetëm disa fjalë”, Fq. 90). Kurse Petraq Pali, i njohur si poet që jep maksimumin e vet në lartësimin e figurës së babait të tij Janko Pali (mësues i popullit) për këtë antologji vë në pah edhe vuajtjet e së ëmës. Ja me ç’maturi poetike e kryen këtë akt autorial: Kur litari nëpër supe / Të kish prerë e të kish grirë / Mbushur bucela me ujë.... / Tharë buza shkretëtirë!” (Petraq Pali “Bucela”, Fq. 136). E si mund të mos i vlerësosh vargjet që pasojnë: “Më pret gjithnjë tek prag’ i portës, / Duart nën përparëse sikur fsheh diçka, / Njëlloj si nënat në mëhallët e botës, / Nëna ime, e plakura” (Thani Naqo, “Nënës” Fq. 166).
Mundësitë e interpretimit të këtij aspekti poetik si nga pikëpamja e dialogut me të kaluarën ashtu edhe të formalizmit sentonik të realitetit jepen me mjeshtri dhe ndjenjë edhe nga një poet tjetër i përfshirë në këtë antologji. Ai është Gëzim Llojdia, një fragment i poezisë të së cilit vijon:“Mullarët e barit u kalbën, te konakët tanë, në katundin e largët. / Oborri gri i heshtur ditën dhe natën, kasollja e lopës me bajga tharë, / thupërishtet rënë, mbi thanë. / Fener poçethyer, gjysmë i ngrënë” (Gëzim Llojdia, “Do ti mbledh lotët e gjyshes pas plisit”, Fq. 62).      Ndërsa poeti Shqfqet Dibrani, në një nga poezitë më të arrira të tij, trishtimin njerëzor e vë mbi hallet e përditshme që karakterizojnë shumicën e nënave tona. Ai e kthen atë në një dramë të vërtet. Në fakt ai e përkufizon domethënien e vuajtjes njerëzore në mënyrën e tij, duke e lënë lexuesin në shkallën e gjykimit të vet për zinë që vetëm pak vite më parë u përzie me ajrin që thithte njeriu kosovar në rrugën e vështirë të lirisë së vet: “Diku në rrugët e Prishtinës, Nëna ra / Lemeria e klithmës sate shpirtrat shurdhon pa pra…“ (Shefqet Dibrani, “Baladë për nënën dhe motrën Xifë duke ikur nga Prishtina”, Fq. 160).
            Poema e Dibranit na futë në një shteg poetik ku potencialet semantike dhe estetike të poezisë e fuqizojnë mendimin se mungesa e prindërve tanë ka diçka të shenjtë dhe humane në vetvete. Gjë që shpjegon se standardet e larta intelektuale dhe morale të poetëve bëjnë që roli i prindërve në vargun e tyre të shkëputet nga realja te surealja edhe anasjelltas. Ndue Hila dhe Skendër Rusi, secili në mënyrën e vet, e konsiderojnë këtë aplikim të jetës sociale si fenomen sa të pamundshëm aq dhe të paevitueshëm në marrëdhënie me veten. I pari shkruan: “Marr të flas me të, por nuk mundem / Marr t’i shkruaj por jo. / Sa shumë unë për të po vuaj, / Siç vuan për mua dhe ajo.” (Ndue Hila, “Malli për Nënën” 128). Ndërsa Rusi thotë: “Gjithnjë po bëhesh më e kërrusur, / Sikur po i afrohesh tokës! / Unë jam atje,në sytë e rrudhur, / Ku është fillimi i gjithë  botës!” (Skënder Rusi, “Nënës sime”, Fq. 155).
Si të tillë poetët duhet të falën për ndjenjën e një krenarie të ligjshme që rritet më parë brenda gjoksit e pastaj brenda vargut të tyre. Sepse poetët, siç dihet, janë gjithmonë në luftë të brendshme midis arsyes dhe dashurisë distinktive që kanë për prindërit:“Dhe ikja larg teje shumë herë / dhimbja lozte me këmbët e mia / mërzia frynte furishëm si erë / e çdo ditë prej mallit të mbinin thinja!..” (Lekë Gjoka, “Nënës” Fq. 98).  Po kështu edhe poeti Edmond Ismailiati me një intuitë vërtet fine poetizon dhimbshëm: “I trishtuar çohem çdo mëngjes, / Me shpresë se do të përqafoj, / Krahët bosh i mbledh me përtesë, / Mbushur plot dhimbje i shtrëngoj” (Edmond Ismailati, “Tek loti mungesën  përjetoj—Babait tim Sherif Ismailati”, Fq. 44). 
Intelekti poetik që gjendet në këtë antologji është i përbërë nga një fenomen që paraqitet here si gjysmë-art e here gjysmë-instinkt, por që të dyja janë të përdoruara me efektivitet në gjuhën poetike dhe tonin përmallues që zotërojnë në vetvete poezitë e tyre. Këto efekte mundësojnë apo argëtojnë idenë se dashuria prindërore i përket sa ekzistencës njerëzore aq edhe asaj hyjnore. Një ide kjo që gjeneron fuqi të mëdha ndjesishë dhe elaboron pastër në aspektet e shqetësimit intelektual dhe kapacitetit të vetëdijes humane që tentojnë në varg: Ne jemi lisa me rrënjë / në gurë e varre / jehonë zërash të rinj / oshëtimë zërash të të parëve (Mëhill Simon Velaj “Fragment Historie” Fq. 121). Këtë vetëdije poetja e re Marjeta Ismailati e thotë me një sinqeritet gati fëmijëror dhe me një pastërti te admirueshme mendimi: “Më kujtohet gjyshi im ! / Këngë labe seç këndonte, /  Kur arat me parmendë lëronte, /  Unë ecja si flutur pas tij, / Nëpër gjurmët që ai lëshonte” (Marjeta Ismailati, “Më kujtohet gjyshi im—Shahin Tusha” Fq. 115).
Edhe zhvillimi i cilësive morale është një dukuri interesante në këtë libër. Rëndësia e mësimeve të prindërve nuk humbet në mes të rreshtave por është një e dhënë direkte dhe me forcën poetike që meriton. Në shumicën e poezive tabani ideor shtihet në sferat e instinkteve sociale përfshi këtu edhe rolin e prindërve që shkojnë si vektorë paralel me jetën në vazhdim. Këto instinkte janë shumë komplekse e nganjëherë drejtohen drejt disa veprimeve specifike që kanë lënë gjurmë në kujtimet e poetëve. Elementet kryesore që përbëjnë këto episode janë dashuria, emocionet dhe simpatia, të cilat tek poetët, më duket mua, gjenden në një shkallë më të lartë se në pjesën tjetër të popullsisë. Poetët e skanojnë dashurinë prindërore më një përkujdesje të veçantë. Ata e lartësojë karakterin e lartë prindëror dhe derivacionin e tyre deri në nivel interpersonal. Ja një fragment poetik nga Resmi Corbaxhi: “Herë më rri në krah /  më jep një këshillë /  Bir! / Shokë pa gabime mos kërko, / është e kotë / në qoftë se ti do / të mos mbetesh pa shokë (Resmi Corbaxhi, “Hija e tij” Fq. 142) . Llemadeo Dukagjini është një poet tjetër që me një vizion filozofik të filtruar në traditën burrërore të vendlindjes së tij ndër të tjera shkruan: “Ndërsa njëzëri, etrit, që të dy më thanë; / ‘Sa të mundesh o bir të ligun e duro, / Por largohu prej tij po munde´ një ditë udhe larg… /  Kurrë besë mos i fal, as borxh´ kurrë mos i kërko’! “ (Llemadeo Dukagjini, “Porosi e etërve” Fq. 102).
Sipas këtyre sy poetëve, vlerat e prindërve janë të pazëvendësueshme në jetën tonë pavarësisht nga statusi personale që fitojmë në jetë. Orvatja për ekzistencë apo nevoja për të mbijetuar është dhënë në një mozaik ngjyrë-plotë metaforash, që lë vend si për interpretim shpirtëror ashtu edhe filozofik. Kushtet e pafavorshme të jetesës së prindërve të poetëve nuk paraqiten si intriga politike ndaj fatit të tyre, por më tepër si përpjekje për të rritur fëmijët pavarësisht vështirësive që mund të sjellë koha. Poeti Gjeto Turmalaj gjendet brenda këtij perceptimi: “Se është krijesa ma e madhe e dashnisë, / Se është shpirti ma i madh i ngrohtësisë, / Edhe kur të mbarojë drita e Diellit e Hanës, / S’ka për të mbarue madhështia e Nanës” (Gjeto Turmalaj, “Për Nanën”, Fq. 70). Ja edhe Flori Bruqi: “Ti kërkon  dritë  / se ishe dritë / siç janë dritë / të gjitha nënat” (Flori Bruqi, “Rreze drite”, Fq. 55). Fatjon Pajo futet direkt në zemër të kësaj vërtetësie: “Sot bie shi… / Mbështes ballin në gjoksin tend / E me vehte them: / -S’ka si Ti!” (Fatjon Pajo, “Tim eti” Fq. 52). E njëjta rrjedhë e vetëdijes se prindërit janë gjithçka për fëmijët e tyre buron edhe nga poezia kuptimplote “Zemra Prindërore” e poetit Agim Bacelli (titull ky që është huazuar dhe si titull i antologjisë) “Askush në botë s’ju do më shumë / Se prindi që ju ka sjell në jetë! / Prindi ju bëhet çadër apo gunë  / Në stinën përvëluese a në qamet” (Agim Bacelli, “Zemra prindërore” fq. 24).
Pa u larguar nga ky kuzerizëm, si gjithmonë magjik ne fjalën e tij, poeti Dalan Luzaj shkruan: “Rëndojnë mbi të tetëdhjetë e ca vite / çdo vit i solli një dhuratë / Me shpirtin e pastër prej fëmije / Atdheut ia nisi për shpatë” Dalan Luzaj. “Babai” Fq. 56). Poeti dhe përkthyesi mirënjohur Vangjush Ziko, po ashtu, vë në lëvizje ndjenjat e thella që ka në një nga poezitë e bukura të tij tme titull “Ikja e babait”: “Si na e bëre kështu,baba?!...  / Flisje,buzëqeshje,rënkoje ngadalë. / Brym'e verdhë mbi fytyrën tënde ra, / Tingëllove dhe heshte si një këmbanë.”
Natyrisht, poezi të arrira nga shumë drejtime janë edhe ato të poetëve  Zeqir Gërvalla, Mardena Kelmendi, Argetina Tanushi, Maliq Lila, Hysen Cifligu, Zaho Balili, Vitore Stefa, Rozi Theohari, Eleonora Gjoka, Agim Vatoci, Robert Martiko, Vangjush Ziko, Riza Lahi, Mimoza Ahmetaj, Eduard Dilo, Belul Shaqo Arapi, Hasibe Alishani-Bllaca, Gjezide Isufi, Medije Vraniqi, Gëzim Ajgeraj, Fatjon Thanasi etj.
Së fundi, duket qartë se poezitë e kësaj antologjie janë të frymëzuar nga motivet më humane të poetëve dhe organizatorëve pjesëmarrës. Qëllimi i mirë u jep vlera edhe të mëdha virtyteve të tyre të mëdha. Perceptimi artistik që gjejmë në këtë grup poetësh është karakteristikë e poetëve shqiptarë, të cilët me dashurinë më sublime i vënë nënat dhe baballarët e tyre në një platformë të atillë njerëzore e sociale që për shumë njerëz në botë një perceptim i tillë do të konsiderohej si një lloj utopie brenda ligjeve të trashëgimisë familjare. Shkurt “Zemra Prindërore” është një antologji deri në fund poetike në kuptimin më poetik të fjalës.

“Shumë e dashuna nanë”



image  
 
Pjeter Arbnori


Shtepia botuese "Nacional" ka nxjerr ne treg edhe librin “Shumë e dashuna nanë” te Pjeter Arbnorit. Letrat qe ka derguar Pjeter Arbnori, nenes se tij gjate viteve te burgimit politik.


Zbrazja e katarzës....


image Tahir Bezhani 
 
 


Për librin  “Krisht i harruar”, i Lulzim Logut  
        

Zbrazja e katarzës

“Shprehur më konkretisht, Lulzim Logu, është poet me ndjesi të thella shpirtërore, poet i frymëzimeve të çastit ku përfshihen segmentet e jetës si dhimbja, dashuria ndaj çdo gjëje njerëzore. Këto frymëzime nuk dalin jashtë shpirtit të tij pa krijuar  dridhjet shpirtërorë brenda tij, pa ngjizur e harmonizuar mirë e mirë me karakterin e tij njerëzor e plot humanizëm. Janë këto dhunti e begati që jeta dhe natyra e kanë kalitur  poetin.”


Nga Tahir Bezhani



Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i poetit Lulzim Logu,”Krisht i harruar” -haiku e tanka i cili u botua në Tiranë nga Shtëpia botuese “Vllamasi” nën përkujdesjen e poetit të mirënjohur, Milianov Kallupi. Ky libër vjen i teti me radhë pas: ”Kohen e engjëllit”, ”Hiri”, ”Pinoku i qytetit magjik “,”Akoma hiri im”, tëmtha me poezi, ”koha vdes si zemër”, haiku e tanka, ”Tropoja”,enciklopedi e vogël  dhe e fundit, libri në fjalë,”Krisht i harruar”. Te gjitha  botimet e lartcekura janë një tregues se poeti Logu, është ndër krijuesit më cilësorë e të spikatur që tani ka Tropoja. Në veprën e tij të fundit,”Krisht i harruar”,vërehet një shpërthim i fuqishëm e me shumë elegancë poetike, i cili tek lexuesit do jetë një kumbim, një sihariq i mirëpritur  në duart  e dashamireve të fjalës së vërtetë poetike. Vetë titulli librit sa karakteristik aq sinjifikativ, e mban lexuesin pezull e të rrëqethur nga vargu në varg. Që në fillim të librit  vërehet një  fuqi vargu që të rrëmben, të shtrydhë kujtesen dhe të lë të meditosh kohë të gjatë që të gjesh formulën e zbërthimit të vargut poetik. Ja vargjet:


“Hera-herës
 Jam Krisht i harruar
Maje gozhde.....”

Në veprën poetike “Krisht i harruar”-haiku e tanka e Lulëzim Logut, hetohen të gjitha baticat e zbaticat e jetës dhe provat qe bartë ajo, herë të lehta e me shumë të rënduara, ku autori përherë provon të zbutë hidhërimet deri në përmasën erotike me qëllim të tejkalimit të  dramave  që ngërthen jeta njeriun në vorbullën e vet të përditshmërisë. Dashuria për jetën dhe gjithçka që e rrethon atë, janë premisat kryesore të poetit i cili me mjeshtri i ikë territ duke lënë ëmbëlsirën jetësore si ballafaqim njerëzor. Jetën duhet dashur nëse do ta jetosh. Kjo sintezë buron nga porositë poetike të poetit Logu. Ja një poezi brilante që bartë porosi humane:Ku të shkoj pa ty/Kam rrugë të gjatë/Pa busullë.....Porosi apo imanentë shprehimore e përditshmërisë: lexo; Ai nuk ka shtëpi/Por një kasolle të vjetër/Ku pikon dashuria....
Pra kemi të bëjmë me një krijues talent që për mrekulli din ta harmonizoi vargun poetik me ngarkesat e kohore dhe racionalizon  mrekullueshëm harmoninë me disharmoninë psikologjike të cilën ia njeh fare mire popullit të vet me te gjitha hallet qe e rrethojnë  Ja disa vargje si shembull tipik i një formësimi të fenomenit filozofik të jetës:Jetoje çastin sa një jetë/ Jetoje jetën sa një çast/Dielli ikën pas majës...
Duke u bazuar në shprehjet poetike të poetit, mund të them se  hetohet një potencial i fuqishëm poetik i cili në fushën e artit merr rrugëtimin e sigurt me të gjitha cilësitë e artit bashkëkohorë .
Shprehur më konkretisht, Lulzim Logu, është poet me ndjesi të thella shpirtërore, poet i frymëzimeve të çastit ku përfshihen segmentet e jetës si dhimbja, dashuria ndaj çdo gjëje njerëzore. Këto frymëzime nuk dalin jashtë shpirtit të tij pa krijuar  dridhjet shpirtërorë brenda tij, pa ngjizur e harmonizuar mirë e mirë me karakterin e tij njerëzor e plot humanizëm. Janë këto dhunti e begati që jeta dhe natyra e kanë kalitur  poetin.

               LOGU POET I DASHURUAR NE HAIKU

Haiku e tanka,një trevargësh e pesëvargësh me prejardhje japoneze, te poeti tropojanë ka lënë gjurmë të thella dhe me gjasë,krijues qe mbi të gjitha, e do këtë formë të shprehjes së botës së vet të brendshme. Sikurse poeti Logu,ka zgjedhur një formë mjaft të vështirë komunikimi me lexuesin e vet nga se vetëm me një talent të tillë çfarë posedon z. Logu mund të japësh aq shumë nga vetja me tri vargje.Dashuria e poetit për t’u marrë me këtë formë të vjershërimit është zgjedhja e tij më e preferuar si stil ku vjen në shprehje zbrazja e katarzës së tij me fuqinë plot meditacion. Ja dy shembuj karakteristik të këtij lloj vjershërimi:
Po shkoj i lumtur/Shtegut të haikut/Sa vonë e njoha.... Ose:/ Haiku është dridhje/Një minutë jetë e rrallë/ sa humba....

   DASHURIA NDAJ BUKURIVE     NATYRORE

Në gjithë krijimtarinë e poetit Logu e posaçërisht në veprën e fundit në mënyrë të veçantë, shohim atdhedashurinë e sinqertë të ekspozuar përmes vargjeve shumë të fuqishme. Këtë pjesë të atdheut Logu e viziton shpesh dhe dehet me bukuritë e rrafshit e bjeshkëve të Dukagjinit. Me këtë anë të gjeografisë së atdheut të përbashkët e lidhë edhe ndjenja farefisnore,prandaj dashuria e tij e zjarrtë,është e theksuar me një intonacion të veçantë e të kujdesshëm,plot emocione nga thellësia shpirtërore prej një poeti të madh.




I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...