2011-08-05

REFLEKSIONE NË PRAG TË DITËLINDJES


Fatmir Terziu

Arqile Gjata para disa ditësh në prag të ditëlindjes së tij rrëmoi në arkivat e tij letrare dhe na solli edhe ditëlindjen poetike të tij me një poezi të krijuar aty nga vitet 1966-të. Poezia “Shqerka” na sjell mes vetë vargjeve të saj këtë ditëlindje poetike në një prag me Ditëlindjen fizike të poetit. Kjo poezi citon:

“Shqerka mbetur aty,
           si më parë
           në një fletore.

                             E bukur  si një lule,
                             me fustan të bardhë.
                             E mallëngjyer

                             i gëzohej vështrimeve...
        Luleshqerka me sy të njomë
        si deti,
        e buzë qumështor,
        nxitonte...
        me gjoksin rritur nëpër ëndërra.

                          Sytë e saj luanin me ngjyrat
                          e dëshirave
                          dhe ca rënkime nxirte dita-ditës.

      Luleshqerka,
      si era e detit, iku,

      e larguan....!
Nga koha kur  Arqile Gjata e ka shkruar këtë poezi në Selenicë-Vlorë, pra e ka shkruar më 1966-en dhe përpunuar këto dite që po qëndron në Vlorë, pas një rikthimi nga emigrimi në Greqi, përbën një fakt real në rrugën e hershme të poetit, por me shumë domethënie në rrugën e tij të gjatë e të pjekur. Kjo poezi është një pikëtakim malli me njeriun e mirë, familjarin, poetin që sjell gjithmonë freski rinore në moshë të tendosur jete. Të takosh Arqile Gjatën, natyrshëm është njerëzore. Takon një njeri me vyrtyte, me moral, ndjenjë, arsye dhe dashuri njerëzore. Një njeri që mbart mbi supe e rrudha amfiteatrin gjigant të një jete me potere, zgrima e ndukje të tëra transformuese. Por, ke takuar Njeriun. Të takosh poetin Gjata është kërkesë. Është jashtë çdo plani, jashtë çdo lidhjeje tjetër, se është Poezia. Është poezia e tij që vjen në kohën e duhur, e pjekur dhe jo e ‘zhuzhatur’. Para disa ditësh ja ç’më shkruante ai edhe pse konfidenciale unë mendova se për poetin duhet pak ‘publik’. Duhet pak ajër dhe liri edhe në ‘konfidencialitet’! Dhe konfidencialja në fakt është vetë vyrtyty që e ndjek Njeriun e pastër Arqile dhe Poetin e mençur, Gjata: “Kur vendosa që të shkruaj poezi, kërkova dhe i thashë vetes, të kem në vëmendje këto kushte parasysh:
1-Për moshën që kam dhe për atë përvojë të domosdoshme të përfituar nga koha, jam munduar të mos përsërisë atë që kanë thënë të tjerët, por duke pasur gjykimin e mendimin tim poetik të ndryshëm nga të tjerët.
2- Jam munduar që poezinë time mos ta reduktoj vetëm tek mesazhet që mund të përcjell, por dhe të krijoj një realitet poetik, që sigurisht sot, apo nesër do më gjykojnë.
3-Gjithashtu kam pasur shumë parasysh mendimin e Nekrasovit të madh kur thotë: ‘’Poet mund të mos jesh, por qytetar duhet të jesh’’...”
Kështu në prag të aritmetikës që numëron vitet e tij, vitet dhe vargjet e djersshme poetike dhe jo thjesht vargore, kjo aritmetike që shënon së shpejti 70-të, duket se është në një cep të flortë rinor ku vitet kapërcehen lehtë dhe sfidojnë elementaren e një aritmetike tip gozhde në jetë. Në hapësirën e kësaj metafizike, poezia e tij është më shumë se ‘refleksion në prag të ditëlindjes’ të cilën ne do ta shpalosim pak më herët, duke thyer edhe një zakon të festimit dhe urimit të saj në ditën dhe datën e duhur, por të rikujtimit të saj logjik në një kohë që duhet të mbetet pak më gjatë mes nesh, të paktën në ditët që gjallojnë me poetin e poezinë e tij. Arqileja, ky poet që ka vënë gjrmët e tij me poezi në mjediset letrare shqiptare, shprehet:  ‘’Krijimtaria poetike i përngjan asaj vijës së horizontit, të cilës sa më shumë i afrohesh, aq më shumë ne (krijuesit) i jemi larg saj.’’ Me këtë dua të them thotë Gjata, se, unë jam një gjethe në një pyll të pafund të poezisë. Por, kjo ‘gjethe’ më duket se meriton më shumë se sa një ‘rrap’ që ka mbetur vitesh e vitesh në një korrije me lëvdata të urdhëruara. Arqile Gjata, poeti vlonjat tashmë me emrin e tij në letrat shqipe, edhe kështu si një ‘gjethe’ me tërë funksionin e saj të pastrimit të CO2 –shit dhe të prodhimit të O2 të pastër poetik natyrisht meriton më shumë. Më shumë në këtë ditëlindje të tij të 70-të! Me kwtw rast nw kwtw ditwlindje tw dyfishtw tw poetit po sjellim pwr lexuesin gjithë poezitë e shkruara nga poeti në harkun kohor Janar 2011 deri më datën 5 Qershor 2011. Tw gjitha janw të shkruara në Athinë dhe kwto janw shumica dhe një pjesë në Vlorë.
ÇDO DITË LODROJ NË KOPSHTIN TËND
E dashur,
u bëra mik me portretin tënd...!
Çdo ditë lodroj në atë kopsht,
dëfrime mbledh tek sytë e tu.
Në mëngjes puthem me mall
me zërin tënd,
më pas duroj vetmin,
me shpresë
të puthem me buzët e tua.
***
Globi,
dhe pse rrotullohet,
ne,
me shpatulla e shtyjmë,
të bjerë në greminë
ku shtrihet një fushë e begatë
me pemë të pavdekshme.
***
Vendi im, i mërzitur...
faj kam edhe unë
për dramën që luhet nga ngjyra gri
për ditët e pajetuara.

***
Një mëngjes,
 më kujtohet ikja e yjeve
nga frika e mureve të ftohtë,
për vajzën e bukur, iku...
pa kthyer kokën pas.
***
Shpesh, më shfaqet një merak,
për lotët e tua,
mikja ime!
Çdo ditë,
ti kafen e pi me burrin
varrosur në shtratin bashkëshortor.
Nuk na kuptojnë...
Pije kafen të hidhur,
zier me lot,
me pak shpresë!
***
Mendoj për veten,
për të ardhmen...
eshtrat t mi mbillni  buzë detit,
sa i bukur do ishte varri im!!
***
Njeriu vdes mbi tokë,
në ujë,
duke pritur...
apo në gjumë.
Poeti vdes në ajër,
i patretur ...!
***
I zhveshur,
jam në luftë me të ardhmen.
Të gjithë kemi harruar të qajmë,
na i vodhën lotët
njerëzit e tokës time.
***
Ata që ikën.
i quajta të gjithë të vdekur.
Më vijnë si dritë,
nga dritaret,
mes tyre është dhe ajo...
Ja dhe motra!
E çuditshme,
s’paskeni ndryshuar fare,
ju mbaj mend!
Uluni...të shmallemi!
Mos ikni,
ku shkoni!?

***
Në ajrin e sëmurë
u plakën idetë,
deti u thinjë deri në rrënjë
pikë loti nuk ka në sy.
Veç zogjtë jetojnë të lumtur.
***
Ah nënat...
jeta mbi prerin tuaja mbahet!
Netëve,
të dëshpëruara, ju jeni sy çelur,
guximtare,
ninulla këndoni me duar ngarkuar me fruta.
***
Vjeshta e sivjetme
s’pati të mbaruar,
të papunët u zverdhen
bashke me gjethet.
Trishtimi ua kanë këputur duar e këmbë.
Jashtë,
janë mbledhur fëmijët
me dhimbje në mëlçi.
Ora është një e ditës
dhe dreka shtruar ka urinë
për pak bukë...
Tek pragu i derës, gruaja
me barkun tek buza djersinë,
për një kokërr frutë.
***
Profesioni im
këndon përmes telave,
e miq të kujdesshëm me veten jemi,
si zogj sjellim diell në banesën tuaj.  
***
Të vrarët,
rinë aty, shtrirë në bulevard
gjaku i tyre shndrin pikë-pikë
 Katër të pagjumë,
viktima të heshtjes, përmbys...
përgjatë ditës, natën me hënë
presin nëpër ëndrra
çastin që zogj fluturak
të vinë me këngë në Sheshin e Dëshmorëve.
***
Pesha ime është e lodhur
nga fjala e hijes sime.
Hijedritat në garë me kohën
mbushen me ide për të ardhmen.  
KUR E SHËMTUARA RRUGËN TË KA ZËNË
Ç’më tha e nesërmja...!

E shëmtuara
ju ka zënë rrugën e stinëve.
Do ecësh,
do lodhesh nga fajet e të vdekurve.

As turp, as frikë mos ki,
gënjeshtrën kyçe,
porta hap!
Grindjet e njerëzve,
mos i puthë,
kryqëzoje urrejtjen në vende të pashkelura.
JAM NJERI I VENDIT TIM
Të moçmin qiell sodis...
Kur isha foshnje
yjet dëshiroja t’i kapje me doçka.
Përsëri kokën lart e ngre...
Toka është plakur,
yjet rinuar
sy nuk kemi t’i shikojmë ato thërrime drite
skuqur si zjarr,
zëri na digjet nga etja,
nga uria.
I PËRLINDURI
I përlinduri mbuluar me hënë
njeri i bardhë,
lakuriq vizaton poezi.
Pranë i shkon edhe era.
E dashura që pi ujë aty
sheh vargjet e vjershëtorit
sesi rrëshqasin përmes kopshteve
e më pas i bënë portretin.
***
Ia vlen të shikosh botën e tij,
në të majtë puhit e vargjeve,
djathtas një këngë e gjatë,
e gjatë sa vetë mosha.
Detet dhe ngjyrat urtësohen
në shpirtin e pagjumë.
Me gëzim të pa cak
ai,
shumë lehtë mund të vdes,
të këputet si petale qershie.

FSHEHURAZI, BINTE  BORË
Ajo,
u shkroi letrën e fundit
nënës dhe shokëve.
Në të gdhirë sy më sy me xhelatin,
në lak të litarit jeta e saj lëkundej.
Mbi kalldrëmin e akullt
një palë nallane druri...
Dy malet e hirta
qyteti i gurtë mbytur në lot.
***
Në ajër është ende aroma
me duar të shtrira drejtë dritës.
AJO KOMPOZON DRITË
Sapo lind dielli
ajo ngre zërin zbukuruar me melodira
mëngjesore.
Së brendshmi ia praron fytyrën
një sifoni
kompozuar nga zogj fluturues mbi ylber.

Ajo dita-ditës lëshon dritë
mbi një lëndinë me lulëkuqe,
ku miq ka përherë në sytë e saj.

 Tingujt shkojnë larg...
tej mbulesës së bardhë të trupit
e një pëllëmbë më lartë
zemra rikompozon dritë të kuqe.
 JETA
Jetë,
mbamë dhe pakëz!
Akoma nuk ka rënë nata
për mua.
Do të mbaj shtrënguar!
Të dua jetë,
ashtu si je,
lakuriq!
Ende jetoj
dhe emrin nuk e kam harruar.   
KUR NATA IKËN PREJ MEJE
Sa herë që nata ikën prej meje,
unë shndërrohem.
Dua të ngelem ku ka gjëra të ndaluara
nga deriçka të fshehta
të futem në botën  e mëkateve...
Është marrëzi!
Kështu janë të gjallët,
botën e mbajnë dhe mbi supe
veç me të bukurën të çmenden...
DHIMBJA E SUKSESIT
I neveritshëm suksesi,
karikaturë e pështirë që të tradhton
kur dhimbje ndjen.
Dehur nga humbja e përfaoljes,
si gurë i ftohtë
përsëri dhimbja dëfrehet me suksesin.
Rritur nëpër gjethe
ushqyer me të korrat e lotëve,
ndodh...
ndonjë fluturak guxon t’i thotë:
Eja,
fluturo me mua!
Të mos lagesh nga shirat
e suksesit
dhe i vdekur të ngrohesh
në dëshirat e njerëzve.      
ËSHTË KOHA KUR NJERIU PO VDES
Njeriu...
me fytyrë binjakësh
mes armësh shkruan vdekjen.
Të poshtëruarit,
parajsë nuk kërkojnë,
veç rivëllazërim për mollën e ndaluar
të ngrohin gjakun e ngrirë
me shurupin e vdekjes.
TEK AJRI JANË GJITHË GERMAT E SHPIRTIT
Kur linda,
u bëra mik me ajrin.
Çdo mëngjes puthem etshëm me të,
është drithërues,
rreth tij shpaloset natyra.
Ai m’i dhuron këngët e zogjve.
Tek ajri janë gjithë germat e shpirtit,
ato si degëzat e pemëve luajnë mrekulli
kur rrugën harron e vetmitar qëndron,
me shpresë
të durosh vetveten, mendje zhveshur,
a me xhaketë pranvere.
***
Pas frymës së ajrit,
si durimtar vrapon vargu im.
Nëpër ëndrrat e jetës
e qeshura,
zgjatë dorën të ledhatoj ajrin e virgjër.
***
Sa e dhimbsur poezia...!
Gjakosur nga hëna,
lodhur
nga rrugëtimi nëpër pyje
fryrë si sy kau,
dehur me verë.
Nën këmbët e poezisë
shoh botën të sillet me të
si fëmija,
me një kurorë në dorë
nëpër legjendat e kalldrëmta
përqafuar me diell.
NATA E BARDHË
Në natën e bardhë
së larti zbret me jehonë
i shenjti lis,
Adem Jashari!
***
U çelën portat e festës..
Për të kuvenduar
Ai,
nga zemra e maleve hapon drejt Kullës,
ku ende është varur qielli i vranur.
Është në këmbë...
Fytyrë veshur me diell
nëpër gurtonët e flakëruar
që kanë një emër,
këndon këngët e lirisë.
Në të gdhirë
me të dy krahët mbledh yjet
në qiellin e zjarrtë,
i shtron në sofrën e madhe
të Ditë-Lindjes.
Si rreze drite rend nëpër Dardani
bashkë me gjakun e shokëve
kënga ‘’U KRY BAC’’
i dhanë Ymër Mëvetësisë...
Nga vlaga e tokës
pëshpërimat e shpirtrave të vrarë
kanë çelur luleborat...!      
VAJZA E KËNGËS LABE
Vajza e këngës labe
nga majëmalet
hapi derën e mëngjesit...
Bukurisë së saj
i rrinë afër retë dhe erërat.
E pavëmendshme prej tyre
qëmton këngë
me iso labe në trastën e saj
për ditën e Shën Valentinit.
***
Shikonte lindjen...
Nga një zhurmë e bardhë,
nën gjethet e një lisi
iu shfaq dëshira
për ta thyer qelqen e moshës.
***
Dua të soditem,
t’i jepem djalit të isos!
Tingëllimën e qelqtë ta shijojë
si melodi këngësh
dalë nga oshtima e zërave tanë,
në ditën e të dashuruarve
kur dielli do shlodhet
dhe hëna të fle.  
IMAZHE ËNDRRASH
Leshra prishur nëpër re
me zë burri, ëndërrimtar
i këndoj vendit tim,
si i mitur në përrallë.
Fluturoj nëpër erë
të shohë çatinë prej kartoni
buzagazin, vendin tim,
kur ai ndërron vend 
nga një dorë e ngrohtë
pa përmbysur kujtime.
***
Dremitem  mes vështrimeve të ëndrrave,
me ato nuk ka heroizëm...
zhytesh thellë,
rrokullisesh humnerave.
Pas zgjimit
veten e shikon të kthjellët.
***
Kur isha djalë
qeshja shpesh,
tani e qeshura është frika që kam
nga vetja
e në dritë të vetëtimës
më ka filluar t’më vdes koha
nëpër duar.
***

E qeshura ecën vrullshëm nëpër  ëndrra,
as dashuria nuk shuhet.
Nëpër rrugica të këndshme, buzëqeshja,
shpirtin ta bënë pasqyrë nga thinjat.
MONOLOGU I SHURDHUR
I betuar,
në sytë e kohës
ndërgjegjja ime qëndron si kockë
në këngë
e hovshëm merr frymë
monologu i shurdhur.
Monologu...
pret  të shkruaj mes erërave
në qiellin që pikon yje
të nesërmen,
mbetur në asht të trupit.
***
Në vite ndërtuam gjigandë,
më pas i tretëm rrëzë maleve
ngrohur në dritën e hënës.
Në monologun e shurdhur,
hija ime
banon me vdekatarët
ku stinët kremtohen me dhimbje.
***
Të gjithë ankohemi për keqësimin e motit,
më shumë natë se ditë,
me mall e kurajo pimë gotën e verës
nëpër rrathë ku nuk ka rrufe djegëse.
***
Flokët e monologut
krehin mallëngjimet e detit,
ku e djeshmja mungon
në përgjigjen time,
veç e nesërmja zgjatë krahët
të shuaj etjen e moshës.

HIDHËRIMI PËR KOHËN, VDEKJA SI PROCES EGOIST DHE VARRIMI ME HILE…!


nga Sejdi Berisha


Nganjëherë, për t’ua vënë kapakun gjërave të çuditshme, çuditshëm të sjellën edhe vargonjtë e jetës rreth qafet, që të bëhet sikur të pëlcasin, ose, e lozin rolin e aktrimit si në teatër, kur një personazh tërë kohën përplaset me vuajtjet dhe vdekjen, por, kjo nuk ndodhë, sepse, loja bëhet në teatër por,… ndoshta edhe jashtë teatrit! Kur e pikatë këtë temë për t’u sfiduar rrastë e pashmangshëm me te, atëherë, parakalojnë si në paradë karnavalesh periudhat kohore, me të cilat edhe kënaqesh edhe çuditësh, por edhe trembësh… Se për çfarë, ndodhë që asnjëherë nuk mund të përgjigjesh, dhe atë, mu sikurse në këtë shkrim, i cili të duket sikur loz me kutia e katrorë lojërash…!

1.
Njeriu, kur shpjegon për ngjarjet nga burgu dhe për burgun, tash, në këtë kohë duken aq të thjeshta dhe naive, sa që më as nuk të bëjnë përshtypje! E, në fakt, ato janë aq me ankth pritjesh e demoralizimesh nga më të ndryshmet. Bile, kjo ndodhë për shumë arsye, por, ndoshta edhe për shkak se dot nuk i mbanë mend të gjitha ngjarjet për t’i treguar, apo, ndoshta edhe pse të bëjnë lëmsh e ta ngritin nervozen edhe mbi dritën, edhe mbi lirinë. Pastaj, i harron të gjitha rrëfimet që i ke pasur të shtresuara në mendje t’i përjetësosh apo t’i tregosh si njeriu që bën marri.
Keq është kështu, ngase njerëzit nuk të besojnë. E, nëse “flenë” shumë në burg, atëherë, edhe të konsiderojnë tradhtarë, të dyshimtë apo edhe kush e di se çfarë. Por, ta lëmë këtë temë, sepse, lexuesit mund ta marrin si provokim, dhe atëherë kush e di se çfarë të dhëna dalin për kohën dhe jetën! Megjithatë, dua t’ua rrëfej një tregim, të cilin si pahir ma tregoi një mik kur flisnim për vuajtjet dhe lezetet në kohën e fëmijërisë dhe të rinisë.
Burri i botës, e kishte pas babanë sa vite e vite në burg, dhe ai thelbi i trupit dhe i mendjes i zhvillohej dhe i rritej me shkrumbin për mungesën e babait, por edhe me shkrumbin për vuajtjet që prindi kurrë nuk i tregon as nuk rrëfen për to deri në fund, vetëm e vetëm për ta ruajtur pastërtinë e rritës dhe të fëmijërisë. Por, ai, duke treguar për takimin befas dhe të papritur me babanë e vet, sa vinte e lotët ia skuqnin sytë, edhe pse ende nuk ia kishin përlarë faqet tash të moshuara:
-Takimi me babanë tim ka qenë i çuditshëm.
Atë ditë, kur iu kishte liruar babai nga burgu, vogëlushi gjashtëvjeçar, i cili dot nuk e harronte atë takim, kishte qenë tek tezja. Dhe, shih. Merr rrugën këmbë për t’u kthyer në fshatin e vet, që kishte bukur do kilometra. Kishte ecur pa u lodhur fare, sepse, fëmijëria e trimëronte për historinë e burgut dhe për jetën e babait. Ecte rrufeshëm dhe për çdo hap sikur ndizte nga një yll lumturie e madhështie. Por, problemi kryesor ishte, se ai, nëse do ta takonte babanë, nuk do ta njihte. Kështu, gjatë rrugës, ëndrrat nuk kishin të sosur. Të themi, si ëndrrat sot, a?!
Ndoshta nuk e kishte kaluar as gjysmën e rrugës për deri në fshatin e vet, dhe pasi dëgjon trokun dhe tingëllimën e patkonjve të kalit, kthen kokën prapa… Kishte qenë një njeri i cili në atin e vet e kishte hipur një njeri plak dhe të parruar. Kur ky njeri iu kishte ofruar çunakut, e ndalë kalin dhe e përqafon djalin me plotë ëndrra dhe shpresa:
-Ku je duke shkuar? -e pyet vogëlushin.
-Po kthehem në fshatin tim!…
Njeriu me atin e tij dhe me plakun e parruar, e shikoi edhe njëherë “picirrukun” dhe sërish e puthi në dy faqet, edhe pse plakut hipur në atin pullali i dukej njëmijë vjet deri në shtëpi. Njeriu që shtrëngonte frerin e kalit, ngriti kokën lartë dhe e pyeti plakun i cili mëzi mbahej në shalën e atit:
-E njeh këtë vocërrak?!… -ai vetëm bëri me supe në shenjë mohimi.
-Jo! Ku ta njoh unë… -pastaj ky njeri iu drejtua djalit me faqe si molla:
-E ti, a po e njeh këtë njeri hipur në kali?!
Edhe ai rrudhi krahët, dhe po ashtu sikur edhe këtij, kjo vonesë ia pengonte planin për të arritur me kohë në shtëpi.
-Eh, dëgjo… -iu drejtua plakut. -Ky është djali yt që e ke lënë krejt të vogël,… foshnjë.
Pastaj, iu drejtua faqekuqit:
-Ky është babai yt!…
Pa hezitim, gjaku dhe malli i shtyri, pa u sqaruar, të përqafohen dhe të bëhen si një trup. Ai takim solli lot e gëzim. Në shtëpi hynë dy njerëz që i takonin dy gjeneratave që tani frymonin njësoj, me frymën e kohës, por, të cilën kohë, prapë siç e kam unë shprehi, lexuesit le ta mundojnë kokën dhe le të mendojnë për te! Po, po. Sepse, koha,… edhe burgu, janë dy histori të armiqësuara në mes vete. Për besë, po…!
Ky ishte një prej takimeve babë e birë në këtë tokë. As i pari as i fundit i kësaj natyre! Çfarë të them,… thuajeni ju më mirë se unë. Por, ju lutëm, mos bëni telashe…!

2.
Në burgje ka lloj-lloj takimesh. Një rrëfim tjetërfare ma tregon miku im, i cili është dashamirë i letrave, e që ka bërë edhe libër me këtë temë edhe për njerëzit që janë djegë e përvëluar, për njerëzit që janë kalbur e kanë vdekur nëpër burgje, shumë prej të cilëve edhe eshtrat nuk u dihen se ku u janë tretur. Por, këto janë tema bizare, prandaj, po kam dëshirë vetëm të shpjegoj si dukej syzimi i vëllait me vëllanë në dhomat e takimit në burg. Kaq dhe asgjë tjetër. Prandaj, mos më vëni në peshojë për asgjë, por edhe as për ndonjë mesazh apo edhe rrëfim provokimi. E, nëse ju këtë ia detyroni vetvetes, atëherë, vrap babëlok pas dëshmive e shënimeve për dritë e ndriçim të gjërave…!
Ka shumë burgje, ka pasur edhe më shumë…
-Hyra në burg pasi mora lejen për ta vizituar vëllanë. U ula në një tavolinë të gjatë. Si unë kishte edhe shumë vizitorë të cilët e krijuan radhën në krahun ku isha ulur unë… Ndërkaq, në krahun tjetër, përballë ishin ulur të burgosurit për tu takuar me të afërmit e tyre.
Përballë meje kisha një njeri me fytyrë të ënjtur, por kur i ngulita mirë sytë në te, vëreja se nëpër damarët e trupit të tij sikur qarkullonte gjaku i vëllait tim. Vetëm kështu e perceptova se ishte vëllai im! Pa asnjë fije kontrolli, lotët rrokulliseshin nëpër fytyrën time flakë dhe all. Më besoni, nga lotët nuk kam mundur të flas dhe as të çmallëm as me një të vetme fjalë me vëllanë tim, i cili ishte më i madhi në familjen tonë. Dora ime nuk ia mbërrinte të tijën në tavolinën e gjerë. Si duket e kishin goditur enkas për këtë qëllim. Megjithatë, ngrohtësia dhe etja e syve të tij më thoshin gjithçka.
Pra, vetëm kaq për takimin tim më vëllanë në burg. Por, kjo ka qenë dikur,… dikur moti! Mirëpo, është kujtim që historinë mund ta këpusë në rruzë të rruzës,… historinë me donga e me mjegulli. Haj medet, për çfarë takimesh i bie ndërmend dhe i teket njeriut të shkruaj. Po,… punë e madhe. Pëlcitni. Sepse, shumëçka do të ndriçohet…!

3.
Bibliotekat kanë gjithçka përbrenda. Kanë edhe libra,… kanë edhe dokumente, besa! E, kush i lexon librat,… kush i “shpurdhë” dokumentet?! Të krisurit. Ata që janë të dashuruar në shkronja…! Atë ditë i dorëzova dy veprat më të reja që i kam botuar sivjet: “Kërkoj dhembjen time” dhe “Mallkimi i heshtjes”. Hajt, thash, me këta tituj t’i provokoj edhe librat dhe dokumentet në këtë tempull me zë e pa zë! Jo, nuk duhet të jetë kështu…
Derisa i dorëzova këto dy vepra, zonja e cila punonte në bibliotekë, sikur u fascinua me titujt, dhe mori guximin edhe të bisedojmë për letërsinë, për poezinë… Më tha se para do ditësh, për poezinë e saj ishte shpërblyer në Sarajevë. Edhe ajo ishte poete dhe ma dhuroi librin e saj me poezi “Umorna od puta” (“E dërmuar nga rrugëtimi”)…
Dola nga biblioteka. Ishte vapë. Ditë vëre, më. Kalova pranë Radio-Kosova (dikur Radio-Prishtina) dhe e shikoj këtë histori, e cila akoma nuk flet sa as si duhet, dhe si duket heshtë për fletët dhe faqet e këtij institucioni (le ta merr e ta kuptojë kush si të dojë), i cili ishte themel i ecjeve vertikalisht të popullit, por gjithnjë nëpër teh thike e brisku. Për disa sekonda m’u parafytyruan tërë ato periudha në këtë objekt prej nga shpërndahej fjala, unë them, për të mirën e popullit, dhe ashtu është. M’u kujtuan sa hyrje-daljet dhe sa ngritje-zbritjet me ashensor, i cili, nganjëherë, nga pesha e mendimeve dhe e problemeve ngelte në heshtje, në te mbretëronte heshtja e zërit i cili mund të shpërthente në çdo çast. M’u kujtuan edhe shumë kuadro, edhe kryeredaktori përgjegjës Sh. H., i cili para pak muajsh. Po, po. Para sa ditësh ndërroi jetë, e që atëbotë ishte kuadër që rrezatonte me vullnetin, me energjinë e gatishmërinë e çeliktë për zhvillimin dhe afirmimin e informimit cilësor, të drejtë dhe me kohë të opinionit. M’u kujtuan edhe rëniet dhe ngritjet e tij, por edhe vuajtjet dhe shtrëngimet gjithfare të gazetarëve.
Me të gjitha këto, m’u kapërthur edhe hidhërimi për kohën e me kohën: po si nuk doli askush ta shkruajë një fjalë për ikjen e tij. Kjo ma turbulloi mendjen e mendjes, dhe atë bash për gjithçka…!

4.
Në atë amulli mendimesh, kthej kokën dhe shikoj Rektoratin e Universitetit të Prishtinës: dy histori të tij, dy rrugëtime ndryshe, dy krenari, por edhe dy dhembje ndryshe. Pse?! Vetëm po ua përkujtoj themelimin e Universitetit dhe punën deri në prag të luftës, por edhe punën e problemet e tij pas lufte…
Njëri më tha: merre me mend, sikur të analizohej cilësia e punës, vonesat në ligjërata, mungesat në ligjërata,… ligjërimi i profesorëve katër-pesë fakultete etj.
Mu turbullua edhe më shumë mendimi. Dhe, për ta hequr qafet këtë problem, thashë: …këto “madhështi” analizoni dhe përdorini ju në mendjen dhe arsyen tuaj. Se çfarë del pastaj, se…! Kaq! Dhe, më mirë mos të provokoj më me këtë rrëfim “bosh”…!
Tash, në tavernën e hotelit, nën një hije të lehtë kumbulle, mendoj dhe bezdis vetveten me këto shkrime të “papeshë”! Duke pirë ujin e ftohtë, i lejova vetvetes të shëtis pakëz… Unë tregoj drejtë. Duke shkruar në bllokun tim, këtu m’u harxhua ngjyra e stilolapsit që ma kishte dhuruar një mik imi nga Londra. Merrje me mend. Tani u merakosa pse mu në këtë moment m’u sos ngjyra për shkrim(!). Mora një stilolaps tjetër dhe vazhdova “shëtitjen” me shkrimin tim…
Nuk vonoi, dhe në tryezën përballë meje u ulën dy burra të cilët i shoqëronte një zonjë. Por kjo nuk më bënte përshtypje, sa shtrëngohesha për t’ia qëlluar se prej nga i njoh këto dy figura. S’më shkoi huq. Ishin dy nga ish kryetarët e shtetit amë, R. M. dhe A. M. Më erdhi zjarrmi kënaqësie: pinë kafe pa protokoll, dhe vetëm si dy njerëz të thjeshtë, këto dy figura të cilët dikur udhëhiqnin shtetin amë e tash pinë kafe në Kosovë…!
Besoni, sa u gëzova që më larguan nga shkrimi i mësipërm, por sërish, tërë gëzimin sikur ma kapërdiu kujtimi për historinë tejpërtej të të gjitha kohërave të atdheut, të popullit tim. Por, i lash rehat dy ish kryetarët të pinin kafe bashkë(!) nën hijen e pemës freskuese. Nëse doni, mos e leni vetveten rehat me ta. Provokimi i mendjes është si limonadë që freskon, ose, si spec i djegës nga i cili të qesin flakë edhe birat e veshëve…!

5.
Nxitoj për në varrim. Kishin ardhur shumë miq e qytetarë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit mikut tim në vapën e korrikut. Gjatë ceremonialit të varrimit, njeriut i bie të dëgjoj biseda nga më të ndryshmet. Bile, aty, nganjëherë “harrohet” edhe i vdekuri!
Njëri, pak metra larg meje, me ironi u thotë shokëve të vet:
-Edhe varrimi bëhet me hile!
-Pse?! -thanë.
-Sepse, varrtari më pat thënë me një rast, këtu mund të porositet varreza sipas dëshirës. Për shembull; a do varrezë të thjeshtë,… a do varrezë të murosur, apo, do varrezë “dhomë”, domethënë, varrezë me pllakë sipër! Zgjedh…!
Një gjë e tillë më grishi shumë, e që nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë më parë. Ndoshta i pasherr, por kurrë nuk kisha dëgjuar se ka varrim, siç tha ai, me “hile”! Ndërsa, derisa e sjellin kufomën deri tek varri, sa shpesh janë të hapura varret, desh sa nuk thyen qafen dhe të bien në ndonjë varr aty afër!
-Pse i kanë hapur varret kaq shpesh, aq afër njëri-tjetrit?! -fliste njëri vetë më vete e me plotë pezëm.
-Po, duhet fituar në hapësirë, ore. A nuk po e ditke, a?! -ia ktheu tjetri afër tij.
Unë, me zë pak më të lartë vetëm thashë:
-A duhet të ketë projekt e plan urbanistik për varreza,… a duhet të kanë nishan e kulturë?!
Pastaj, duke e lëshuar një grusht dhe mbi varrin e mikut, më përftoi “shërimi” i tij në shumë spitale(!). S’më hiqet mendjes shpresa për shërim e mikut tim, i cili së fundi kërkoi ilaç edhe jashtë vendit, ku atje edhe lëshoi frymën e fundit. Dua të ju them se në celular kisha marr sinjalin e mesazhit. Atëbotë, hapa telefonin dhe në ekran lexoj: mesazh, dhe kishte vetëm pika,… pa asnjë fjalë, pa asnjë shkronjë?! Vetëm kaq kishte në mesazhin e mikut, që para se t’i numëroheshin minutat e fundit të jetës ma kishte dërguar këtë “shkresë” kaq me peshë të madhe shpirtërore. Ndërsa, lotët e tij dhe fjalët e pathëna, ndoshta vetëm unë i di, që i ngjajnë etjes së amanetit,… etjes së porosisë! Më, kurrë nuk ia dëgjova as zërin, as nuk e pashë mikun tim. E kthyen në vendlindje hermetikisht të mbyllur në katërfish mbështjellës!
Tash, pa lidhje m’u kujtuan shumë vdekje të papritura që ndodhin, por edhe shumë sosh edhe të çuditshme,… të pandriçuara,… enigmatike,… të dhembshme,… Të kuptohemi, jo vetëm tek ne… Po, pse ndodhë kështu?! Për këtë, vetvetes i shtrova pyetjen: athua, vdekja është si proces egoist, apo është diçka tjetër?! Ndërsa, varrimi me hile, a është diçka që e “zbukuron”,… apo diçka që e çoroditë edhe jetën edhe vdekjen. Nëse nuk është kështu, atëherë, çfarë është e vërteta! Por, jo, jo. Mos e bezdisni vetveten se mund të bëhemi përrallë…!            
(Sejdi Berisha është një poet i mirënjohur kosovar. Ai është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës.Berisha deri më tani i ka  mbi 27 vepra të botuara me poezi, ese, prozë, dramë, monografi etj.)

KROKAMAT


........“Dëgjo këtu, plak matuf, dëgjo mirë! Ti ke kodin në kokë. Ti di kodin. Ti di… Po ne dimë…” – dëgjohej ky zë në një dhomë, ku ai që fliste ishte me kurriz nga dera dhe me sytë nga dritarja e vogël.
Unë jam Stefi, punoj për shtetin. Kam vite që merrem me këtë punë. Njoh pleq, të rrinj, të reja, nipër e mbesa. Njoh e s’më njohin. I njeh puna ime në fakt. Puna ime është si era. Era fryn. Era është e lehtë e butë, por era është e fuqishme, shumë e fuqishme, e rreptë. Era e rreptë rrokullis shkrepa e s’gudulis. Era e fortë s’bën shaka. Ajo në fakt ka emër tjetër në këtë rast. Dhe unë ngjaj me të. Në fakt unë preferoj të parën, deri sa dhëmbët s’më kërcasin. Dhe ti o plak kur të shohësh dhëmbët të më kërcasin, atëherë ka marrë fund kodi yt, nuk hyn në punë më ndihma jote”- përfundoi Stefi duke ia ngulur sytë plakut.
Plaku lëvizi ngadalë. Pastaj vuri dorën mbi një dalje hekuri, fshiu buzët. Kaloi dorën tek hunda dhe pastaj tek flokët.
“Unë e kam thënë atë që di. Unë e kam thënë. Atë di. Atë tregova. Kaq di…”- tha plaku.
“Lehtë, lehtë! Butë, butë. Thiri edhe njëherë mendjes! Qetësohu! Thiri asaj delikates!”- foli Stefi, duke kthyer kokën nga një makineri që bluante e bluante papushim dërrasa të thata diku nga fundi i asaj errësire.
-“Unë…”- tentoi të fliste plaku, ashtu gjysëmserbez e me një drithmë nëpër buzë.
-“Mos fillo më me unë, mos më, por me numra, shifra, gërma, fjalë”- ia preu fjalën Stefi dhe vazhdoi më tej. “Më thuaj kodin! Kodin!?”
Stefi dridhej e dridhej si thupër. Fytyra i ndryshoi në çast dhe i mori një çehre si të një tulle të pjekur shumë. Bëhej më i egër e më i egër në çdo detaj, në çdo lëvizje e në çdo pjesë trupore shfaqej ky egërsim. Iu afrua aq shumë plakut sa u duk sikur ia kafshoi hundën.
Plaku mbante veten, por jo qetë. I përhumbur. I shushatur. Pastaj kafshoi buzën dhe solli nëpër mend atë ditë, atë çast. Atë moment, sebepi i të cilit e mbante aty. Kurrë se
kishte menduar këtë mesele të ishte e tillë, por ja që ajo ishte e tillë për fatin e tij.
Ndoshta s’duhej të kujtonte më, por ja që…

***
…Aroni ishte më i moshuari i vendit të tij të vogël, njeriu që kishte hyrë në librin “Guinness’. I kishte kapërcyer prej kohësh të njëqindat dhe ende mbahej i fortë. Ai ishte nga derë e pasur. Kishte toka, prona, kishte pasuri të trashëguar. S’kishte fëmijë, edhe pse kishte qenë dy herë i martuar. Kishte një shërbëtor. Sherbëtori ishte nga vendi fqinj. E kishte rritur sherbëtorin si djalin e vet. Atë e kishte gati çdo gjë. Unë isha miku i tij, miku i vetëm.
Atë ditë më dërgoi Goron, shërbëtorin e tij të më thërriste. Ika me vrap. E gjeta ulur në salon.
“Ulu!”- më tha.
U ula. Prisja të më fliste. Nuk foli. U ngrit. Kaloi nga salloni në dhomën e parë majtas. Unë gati kisha qepur shikimin pas tij. Pas pak erdhi. Mbante një rrobë në dorë. Ishte një triko e thurrur leshi. Dukej e vjetër, e bërë ndoshta vite e vite më parë. Nga brenda trikos nxori një lëkurë qingji të vogël të palosur. E vuri në tavolinë. Pastaj mori pak miell. E spërkati. E fërkoi mirë miellin mbi të. Aty u shfaqën ca viza, ca zhgaravina të lëna jo fort me kujdes mbi lëkurë.
“Na, mbaje. Mbaje!”- më tha. “Është për ty. Është për këtë vend. Këtu fshihet fati ynë. Këtu është fati i këtyre gurëve, kësaj fushe, këtu. Dhe u mbush me lot. Trepika loti, dy nga e majta dhe një nga e djathta rrëshqitën prirazi me hundën, derisa ndaluan aty ku mjekra formon një grykënajë të vogël me buzët. Pastaj heshti. Mbeti gati gjysëm i ngrirë mbi tryezë. Unë shtanga. S’dija si të veproja. Thirra Goron. Ai në fakt kishte qenë në krahun tim të djathtë.
“Ai iku. U nda nga ne!” – i thashë Goros.
“Ah, - tha Goro, ai kishte ditë që s’ndihej i qetë. Kishte ditë që kishte ikur.
Diçka serioze e mbante midis nesh, ashtu pa bukë e pa ujë.”
Pastaj e mora lëkurën e palosa mirë e mirë dhe nisa t’i bëj adetet trupit të pajetë të Aronit, mikut tim të paharruar, ndërsa trikon e leshit s’e luajta nga vendi. Nuk pashë as s’e ç’kishte tjetër në të brenda.
“Pra, Goro? Kush është ky Goro? Fol, fol!” – ulëriu Stefi aty mbi kokën e tij, ndërsa fytyra e Stefit herë i dukej afër e herë larg e shumë larg syve të tij të turbulluar, që shihnin vetëm imazhe në atë çast.
Fshiu sytë. “Kush Goro?”- pyeti Stefin, gati si i harruar dhe i papërmbajtur.
“Goro, që thatë më parë, ai që pëmendët vetë”- ia ktheu Stefi.
“Pse fola unë…fola?!”- tha duke u dridhur, sikur të ishte mes ngricave.
“Ti në fakt nuk fole. Folën metodat e mia. E sheh tani atë mrekulli. Ai brumbull i çuditshëm metalik ka zbërthyer dhjetra e dhjetra syresh, edhe më kokëfortë se ty.
“Goro? Goro është në një bunker. Goro është disa mijë kilometra larg që këtu. Ai iku me gjithë trikon e leshit. Iku të shpëtonte e të jetonte i lirë. Por, ata e trajtuan ndryshe. Ata e mbyllën në atë bunker për gjithë jetën e tij. Ai ndodhet mes malesh. Ndodhet aty ku edhe dielli hyn me zor. Ndodhet aty ku veç gjak kullon përditë. Aty as zogu nuk fluturon dot. Aty hyn i gjallë dhe del i vdekur…Aty…”- iu ndërpre fjala.
“Aty, aty?!”- turfulloi Stefi dhe u kthye prapë me shikimin nga ajo dritare që
dukej sikur qëndronte mbi shinën e tyre.

***


Në ekranin e madh blu, para Antonit u shfaq Marku.
“Dhuratë e bukur, Anton!?- foli Marku duke kërcitur dhëmbët, dhe vazhdoi
prapë.
“Por, prapë ti je i humbur, ti. Kot mundohesh të shpërndash inatin. A e di që ai plaku s’vlen më? A e di s’e ai nuk kushton asnjë grosh. Diçka tjetër vlen më shumë. Është diçka tjetër, Anton?! As laboratori nuk të vjen në ndihmë të planit tënd. Unë kam tashti një dhuratë për ty. Ja shikoje. Marku u shfaq menjëherë në zyrën e Presidentit të atij vendi. Zyra plot me njërëz të kollarisur. Të gjithë të ulur. Vetëm Marku rrinte në këmbë, duke mbajtur në dorë atë tip kompjuteri të vogël në dorë.
Antoni u shtriq dhe nisi të flasë nxitimthi.
“Unë e dija edhe atë punë. E dija. Po në fakt thesi me kockat mund të të bëjë më komod në atë zyrë. Shiko ti dhe shiko mirë këtu. E sheh këtë vend? Këtu ka dy thasë. Të ngjashëm. Me kocka të njëjta, të një madhësie, të një ngjyre. Janë prodhuar mjeshtërisht në laboratorin tim. A e di Presidenti se cilin thes ke ti? A e di Presidenti se cilin thes ke marrë ti? A e ka parë Presidenti këtë film të shkurtër? Ja shikojeni të dy dhe dëfreni pastaj në atë dasëm torrollakësh.”- shfryu Antoni dhe shtypi butonin e
tij karakteristik, që nxorri në ekran imazhet e dy mushamaveshurve të vënë në gjumë prej njërëzve të Antonit. Pastaj imazhet e filmuara paraqitën skenën kur arkeologët gërrisnin dhe njërëzit e Antonit duke ndërruar thasët.
“Tani puthu me Presidentin tënd dhe timin bashkë. Ju s’dini të luani. Unë luaj më mirë jashtë atyre zyrave, që ju kanë dhjamosur edhe trutë.”- foli Antoni dhe mbylli ekranin.

***
Presidenti dha alarmin. Marku nxiu i tëri. Ora po afronte. Po afronte më shumë e më shumë. Akrepat kishin marë vrapin e çmendur. Ishte ora kur Komisioni i ndërtuar nga anëtarë të shteteve të fuqishme do të shihte faktet. Ishte ora që do të vinte në vend fatin dhe ofshamën e një shpirti që ende ndodhej në një udhëkryq, në atë udhëkryq ku ndodhej edhe mëmëdheu që donte dhe për të cilin luftoi ai shpirt kur ndodhej në atë trup burri të bëshëm e të fortë.
“Fundja shpirtrat janë shpirtra. Dhe amanetet janë amanete, por ato nuk i tret as dheu ndër ato anë.”- kështu u duk se dikush psherëtiu në atë rrëmujë, por s’u pa mirë.

***
Punët ishin trazuar edhe planet kishin marrë drejtim të padëshiruar. Ç’do gjë e komplikuar. Tani dukej si një kod tjetër më vete e gjitha kjo mesele që fshihej në një thes, nën një triko leshi, në një lëkurë qingji dhe më së shumti në një lojë plot rrëmujë zyrash, në një çoroditje mendjesh, në një skenë me dy fate, që në fakt vetëm se luanin me fatin e atij Kombi, atij trualli të larë më gjak moçëm e moçëm. Makina e shtetit ishte në lëvizje. U dha urdhëri i prerë.
“Asgjë të mos kurrsehet!”
“Asgjë! Para, flori, ç’do gjë në shërbim të këtij trualli, zemrës sonë”- fliste e fliste ai
njeri dhe fjalët dilnin nga një fyt që dukej se i transformonte të gjitha fjalët në rrokje
me karakter ushtarak. Fjalët dilnin egër në fakt…

***
Në fakt dielli kishte kohë që kish perënduar, kur më i vjetri i mushamaveshurve hapi derën e pasme të Kampusit qëndror në godinën e vjetër të Universitetit të atij vendi.
“Si e bëre?”- pyeti më i riu.
“Hajde pas meje”- ia ktheu ai.
Ecën njëri pas tjetrit. Hijet e tyre qafonin herë portrete fizikantësh e herë panorama të varura nëpër mure në ato koridore të gjata e që dukeshin si pakrye. Diku u ndalën. Aty vetëm një orë tiklonte. Dhe vetëm kaq. Pastaj ra qetësi. Nuk dëgjoheshin më hapa. Më i vjetri kishte dremitur. E kishte kapluar lodhja. Më i riu rrinte gati si i përhumbur në atë sallë të gjërë e të gjatë. Ai vetëm shikonte stendat dhe portretet e varuara nëpër mure. Pastaj edhe ai u ul dhe pushoi një cast.

***
“Male që fluturonin mbi kokën time. Një yll që dukej se herë ngjitej e herë këputej në hapësirën e nakatosur gri në të zezë. Pastaj m’u shfaq dielli si një fytyrënjeriu dhe më buzëqeshte. Papandehur ca korba fluturuan dhe diç përsëritën atë krokamën e atij përroi ku gjetëm eshtrat. Ata më zgjuan.”- tha më i moshuari, dhe vazhdoi.
“Çuditshëm,- thashë me vete, edhe ëndërrat të shpien atje ku s’ka lidhje, por ama të zgjojnë në kohë.”
Pastaj ktheu kokën nga ora që tiklonte në mur.
“Janë minutat e fundit!”- tha.
“Unë s’dua të vdes, s’dua që…”-foli i tmerruar më i riu.
Më i vjetri iu afrua më afër. I kapi dhe i shtrëngoi dorën e djathtë, pastaj buzëqeshi
dhe foli:
“Edhe unë s’dua..”
“Unë isha i ri. Vetëm shkollën kisha ëndërr. Mendoja ndryshe nga ata. Por ata më kishin inat. Më ndiqnin. Një ditë dikush më ndali në rrugë, kur po kthehesha nga leksioni i fundit i arkeologjisë. Unë gati sa nuk mora fund. Kaq e pati jeta ime thashë.
“Pas meje”- më tha ai. “Ec pas meje”. Dhe vetëm kaq. Nuk më tha se kush ishte. Unë
e ndoqa. Hymë në një shpellë në të dalë të qytetit, aty ndanë ullishtes. Gërmoi nën tokë dhe nxorri një pështjellë. Na më tha. Merre! Merre këtë. Ti mund t’a kuptosh. Ti mund t’a lexosh atë. Unë kujtova se ishte kurth. Kurth si ato që i kishin thurur qindra të tjerëve që mendonin ndryshe. Por në fakt pastaj mora vesh se ishte ndryshe. Ishte një emër. Goro, ishte emri që shkruhej aty, dhe pas atij emri një histori e çuditshme. Ai e kishte lënë këtë tek ai njeri para se ta dënonin në sallën e gjyqit të inskenuar. Aty ishte ajo që unë pastaj kërkova dhe zbulova. Ishte ajo që unë fiksova në atë gazetë lokale me pseudonimin që zbërthen të vërtetën e kësaj historie të çuditshme. Por pse pikërisht ai njeri? Pse ai njeri më ndali mua? Kjo më ka munduar. Në lojën e kockave hyra se mos zbuloja pikërisht këtë lidhje.”- foli dhe ia lëshoi dorën që ia mbante shtrënguar.
U ngrit. Iu afrua orës. E rrotulloi kapakun e madh të saj. Aty ishte një celular. E montoi. Formoi një numër. Pastaj foli:
“Alo! Jam unë autori i atij shkrimi. Unë jam Arseni. Flas nga Universiteti juaj. Ja kodi…”
Më i riu gati kishte ngrirë dhe s’u besonte syve.

***
Në vendin e vogël kishin filluar fishekzjarrët. Komisioni kishte rrëzuar pretendimin e shtetit tjetër. Tre ekrane të mëdhenj në të tre sheshet e qyteteve kryesore të atij vendi, herë jepnin mesazhin e qartë historik të fatit të atij vendi, herë fytyrën e përlotur të Arsenit.

FATMIR TERZIU

XHELADIN MJEKU:POEZI NË FRYMËN E EDUKIMIT DHE MESAZHIT


Shefqet Rexhepi: “PRINCESHA BËHET FLUTUR”, vjersha për fëmijë, botoi “ANDENA”, - Prishtinë, 2010

Shefqet Rexhepi (1951), prej vitesh është i pranishëm në letrat shqipe me krijimet e tij të nduarnduarshme, si kritikë teatri, informacione nga kultura, e sidomos shquhet në krijimtarinë për fëmijë. Poezitë e tij tashmë janë pjesë e pandashme e faqeve të revistave për fëmijë.Është autor i disa librave, si: “Si e mëson Luli historinë”, “Trekëndëshi artistik”, etj. Libri në shqyrtim “Princesha bëhet flutur”, që karakterizohet me simbolikën e shprehur në frymën e figurave të ndryshme, të luleve dhe shpezëve, etj. që në masë të konsiderueshme rrisin vlerën artistike dhe interesimet e lexuesit për zbërthimin e kësaj materie të ndërtuar brenda kopertinave të kësaj përmbledhjeje na imponohet si art i të shprehurit bukur  dhe si mesazh i prekjeve të ndjeshmërisë tematike nga bota fëmijërore, njëkohësisht.
Loja e fjalëve në kontest të krijimit të figurave dhe simboleve
         Shprehia e të lexuarit dhe  edukimi i gjeneratave ka vazhduar prej fillimit të hapjes së shkollës së parë. Kontributi i veçantë i takon edhe nxënjes së dijes përmes lëçitjes së poezive të rilindasëve, që kujdesshëm, por me sinqeritet vunë themelet e letërsisë për fëmijë, përballë temave të nxehta të kohës që po jetonin. Ky aktivitet vazhdon të zhvillohet gjithnjë deri në kohën që po jetojmë, duke nxjerrur emra të shumtë krijuesish, që lënë gjurmë të thella me krijimet e tyre, duke ndërtuar unin krijues me prurjet letrare dhe artistike  të dëshmuara. Krijohet përshtypja se edhe Shefqet Rexhepi ecën rrugës së pafund të gjeneratave, që me ngulm kërkojnë margaritarët e fjalës së tyre poetike, për të ndërtuar këtë botë letrare dhe artistike të nisur që moti.
             Përmbledhja e poezive për fëmijë “Princesha bëhet flutur”, si titull simbolik  krijon një fushë të gjërë të mendimit filozofik me shprehje të kuptimeve të gjëra në rrafshin metaforik, si materje e ndërtuar mbi veçantinë e krijimtarisë pretendente të vlerave bashkëkohore dhe shtjellimeve interesante nëpër cikle e poezi të saj. Kjo nuk mund të anashkalohet pa u hetuar si  pasuri kulturore që lakmohet nga adhuruesi i botës imagjinative-letrare të krijimtarisë për fëmijë, këtyre viteve të fundit. Intuita krijuese e autorit sikur ka arritur të hap një galeri të pashterrshme  temash që mund të sjellin vlera të vargëzimit poetik, me sigurinë dhe guximin prej hulumtuesi të temave dhe motivacioneve preokupuese të botës fëmijërore. Ndërtimi dhe strukturimi i librit mbi një organizim ciklesh si: “Andena kapërcen Alpet”, “Shqipja fle në djep flamuri”, “Muret i vesh me dritare”, “Sykaltra Arbri”, Fjala dhemb më shumë se plaga” dhe “Thikën na e shesin për flori”, lidh një periudhë të gjatë kohore historike, duke portretizuar emra e figura të së kaluarës, gjithnjë në funksion të kuptimit të drejtë të zhvillimeve të lavdishme të popullit tonë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë kulturor. Poashtu aty takojmë edhe veti e fenomene të  shumta nga përditshëria, ku fal përkujdesjes artistike rrezatojnë vlera edukativo-arsimore për lexuesin. E gjithë kjo që lexojmë këtu ka një petk që i shkon mirë një krijimtarie për fëmijë dhe të rinjë, duke i dhënë ngjyrën  bashkëkohore me elemente letrare dhe artistike të qëndrueshme.
             Prekja e situatave dhe vetive karakteristike të fëmijës, paraqitja e panoramike e ambienteve të lojës, këngës, vrapimeve, shoqërimi me flutura, me zogj e gjallesa të ndryshme, që të shumtën e herave zbukurojnë botën fëmijërore, të ndërlidhura ngusht me imagjinatën dhe shkathtësitë e tyre, vazhdojnë gjatë gjithë cikleve të këtij libri të bukur poetik. Fenomenet natyrore, ninullat, kurbeti, dhe motive e tema të tjera e zgjerojnë fushën e krijimeve të Shefqet Rexhepit, që të ndërtoj kështu një botë sa interesante aq edhe të vlerave të qëndrueshme deri në imponim të mbamendjes për kohë të gjatë nga receptori  i vëmendshëm dhe kurreshtar. Edhe figurat historike, ngjarjet dhe epokat e lavdishme paraqesin pjesën tjetër të bukurive poetike që pasurojnë kujtesën e lexuesit me njohuri të shumta, për të ndërtuar kështu një pasqyrë të gjërë njohurish nga zhvillimet e shumë ngjarjeve historike, betejave, fitoreve dhe përpjekjeve të panumërta në rritjen e kultivimin e traditave dhe kulturës kombëtare nëpër shekuj:

                                                    “Shkëlqen Korça nismëtare
                                                    Lum fëmijësh me abetare.
                                                    Një porosi e lë Sotiri
                                                    Shkronjat s’i peshon floriri.
  
                                                                            (“Shkronjat nuk i peshon floriri”- fq.51)

            Në përgjithësi, poezitë e përmbledhjes “Princesha bëhet flutur” paraqesin botën fëmijërore me të gjitha karakteristikat e lojës, jetës në familje, shoqërisë, peripetitë sociale, etj. Veçanërisht veprimet e të mëdhenjëve në raport me fëmijët,  duke iu imponuar nganjëherë edhe ndonjë ves a sjellje  të tyre krijojnë situata të ndryshme tek të vegjlit, por këtu autori tregon kujdes të veçantë  deri në nivelin e të kuptuarit të drejtë dhe me mirësjellje, që këto mendime filozofike t’i zbërthej në mesazh, që nënkupton veprimet e ndërlidhura mes të rriturve dhe fëmijëve në frymën edukative. Në poezinë e tij Shefqet Rexhepi nuk ka lënë pa prekur edhe veset e këqia duke i satirizuar ato fenomene në shkallën e mbarështrimit të kujdesshëm të  problematikës së fiksuar në temë, (“Secila fjalë plasaritje e re”, “Kësaj nuk i thonë mirë”), etj.
           Loja e fjalëve në kontest të krijimit të poezisë e ndërtuar mbi bazën e figurave dhe simboleve që u folën këtu e bëjnë këtë përmbledhje një gurrë vlerash të qëndrueshme, duke i dhënë vend në radhët e krijuesve të këtij zhanri letrar.


Pasioni i të ndërtuarit të modelit të poezisë për fëmijë
  
           Gjithnjë në funksion të gjetjes së temës dhe ndërtimit të opusit të tij krijues, me qëllim të krijimit të një rrethi të gjërë adhuruesish të mendimit të tij poetik, Shefqet Rexhepi edhe në këtë përmbledhje poezish ka krijuar një galeri personazhesh nga bota fëmijërore, për t’i shoqëruar me sende e gjallesa të tjera, që simbolikisht identifikojnë sjelljet dhe karakteret e tyre deri në krijimin e ambienteve ilustrative me imagjinatën e tyre. Figurat, metaforat, emërtimet e sendeve, hapsirave të lojës, fjalë e shprehje nga thesari popullor në funksion të ndërtimit artistiko-letrar të vargut poetik i japin formën poezisë. Gjatë gjithë leximit të kësaj përmbledhje takojmë angazhimet e autorit që në krijimet e tij të ndërtoj model të veçantë që bashkëvepron në harmoni me lojën e fëmijëve, me dëshirat që i synojnë ata, me ëndrrat dhe këngët e tyre, duke komponuar fjalë e shprehje të reja që portretizojnë pëllumbin, fluturën, shqiponjat, etj. që artistikisht krijojnë pikturën e dëshiruar në fantazinë e imagjinuar të fëmiut, në zbërthimin e ëndrrës dhe në sajimin e lojës së mrekullueshme të tij.
           Me pasionin e krijuesit, ai nuk pushon në kërkim të ndërtimit të modelit të poezisë së tij, gjithnjë duke ruajtur vlerën artistike dhe mesazhin edukativ  dhe didaktik.  Pastaj autori shfrytëzon thesarin e pasur popullor për të ndërtuar poezinë e tij me mjeshtri duke e shprehur në funksion të këshillëdhënjes për brezat, si një model që duhet kultivuar edhe më tutje, duke vjelur të mirat e kulturës dhe traditës shekullore me synim të prezantimit brezave që po vijnë.
          Në mbyllje të këtyre mbresave do të shtoja  dëshirën që edhe në të ardhmen të takojmë krijime të këtilla me vlera gjithnjë në rritje dhe ndërtim të vargut që premton. Vargjet e tij gjasojnë në princesha të fjalës së bukur poetike që përshkojnë hapsirën krijuese në çdo kënd të  botës fëmijërore.

Nga Flori Bruqi : PORTRETI I NËNËS




image 
Nga Flori Bruqi

















“Nënë për ta shpëtuar jetën Ty,dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin”(Prof.dr.sci.Mirlin  Bruqi)

 http://www.fjalaelire.com/poezi/11550.html

Nga qytetet e fshatrat e largëta vijnë
Banorë(të përkohshëm)në Prishtinë
Pleq
Plaka
Të reja
Të rinj
Me shporta të vogla në duar
Vijnë çdo të diel
Vijnë(ndoshta)çdo ditë
Te dera  e Spitalit
Në orën 14


Gumëzhijnë korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnë pavijonet
Korridoreve…
Zvarritët rrëqanthi vdekja
Në dhoma hyn shqetësimi
Secili me de(r)t
Për të afërmin e vet
Kështu çdo të diel
Kështu çdo  ditë
Në orën 14
Burbuqja kurajon Nënën
Mirlindi jep lëkurën e vet
Për ri(ngjalljen)e Saj
Të afërmit shërim i dëshirojnë
Të tjerët shpresojnë…

Ja dhoma…
Ora mbi radio
Trëndafilat e freskët
Mbi tavolinë
Tok(gati) e gjithë familja
Babai qëndron e mejton
Ndoshta…
Kujton profiling e dhëndrrit
Ja rrudhat e nënës sime
(Kujtoj zënkën e prindërve për mua)
Tik-taku i orës
Dikur pushon
Në orën 4 të mëngjesit
Një qetësi…


Unë
Kam parasysh
Profilin e fëmijëve të mi
Shoh në sy
Profilin e Granitit e Diamantit
Mullarët e sanës
Në oborrin e braktisur
Ja(gati) e gjithë familja
Mungon(vetëm fizikisht)Ajo
Mungon Nëna  ime


Në dhoma hyn:
Ajri
Drita
Dashuria
Jeta
Shokët
Shoqet
Babai
Të dashurit….


****

Dhe një hije
Më ndjek pas
Shëndijë kohe
Profil i Nënës
Zjarr i Diellit!

Kur lexon Mërkurin e çmuar

Nga Fatmir Terziu

 

Hapësirë për hyrje

image





 













Nuk është thjesht një ‘stacion’ i rastësishëm letrar. As edhe një ndalesë e rastit. Është fjala për ‘ndalesën’ e domosdoshme letrare tek krijimtaria e Timo Mërkurit. Krijimtaria e larmishme, e pasur dhe tejet domethënëse. Njohje me krijimtarinë e shqiptarit me vlera, Timo Mërkurit. Pra është në fakt një njohje e largët, por jo fizike. Thjesht një njohje me veprën e tij. Që kur e nisa projektin tim “Fjala e Lirë” vite e vite më parë, plot dhjetë tashmë në emigrim, dikush më pati përmendur këtë emër. Ma kishte kujtuar në Elbasan. Ishte një poete me emër në letrat shqipe. Ishte Beatriçja e “Harpa”-s, autorja e këtij vëllimi tipik poetik që më kishte cituar këtë krijues. Më vonë vinte rishtas dhe gati pjesë-pjesë e tërë krijimtaria e Mërkurit mes një poste tejet miqësore e dashamirëse të Agim Matos. Agim Mato do të zbulonte edhe një fakt tjetër: “Duke përfituar nga ky moment, po ju nis diçka nga krijuesi sarandiot Timo Mërkuri, i cili m'u lut tua postoja, pas bisedës me mikun tonë të përbashkët, Pandeli Koçi, me të cilin i ndamë bashkë shumë ditë në Sarandë.” Pra ishte miku i mjaft krijuesve shqiptarë, i mirënjohuri Pandeli Koçi, allias Sazan Goliku. Dhe kështu Mato do të zgjerohej duke na shtuar “Edhe njëherë ju përshëndes me respekt e mirënjohje. Duket se kurioziteti im për t'u njohur me "Fjalën e Lirë" nuk ngeli kuriozitet sepse unë tashmë informohem rregullisht nga faqja e juaj dhe jam habitur kur në të gjej miq të mi të vjetër, të shpërndarë nëpër botë. Vizitoj shumë faqe të karakterit letrar që krijuesit shqiptarë që nga Amerika e deri në Itali e Greqi, kanë ngritur  për mbijetesën e tyre kulturore. Faqja juaj është një magazinë që akumulon produkte të reja shpirtërore të një brezi  sqimtar dhe kjo e bën  të spikatur në këtë treg interesant.”

Prognoza e leximit të Mërkurit

Vinte më pas mes postës së Matos krijimtaria e Mërkurit, vinte nga Saranda e largët, dremitësja e kaltër e bukurisë joniane nëpërmjet kokrizave digjitale, drejt e në zemër të metropolit britanik. Pastaj interesimi u shtua rreth tërë asaj krijimtarie, që kish lënë mbresat e saj që në fillim. Dhe unë kisha lexuar e botuar me radhë “Madhëria e saj- Kënga” ku çudia e këngës ishte vetë meseleja e oborrit. Kjo për gjetjen e Timos ishte vetë gjuha me të cilën ai gjente të magnetizonte më tepër “Ka mbetur nëpër biseda ndodhia e atij fshatari nga Dukati, i cili ishte ftuar në dasmën e mbretit Zog, si përfaqsues i fshatit apo si mik personal i tij, kjo s’dihet saktësisht. Por ajo që dihet është fakti se ai shkoi në dasëm, hëngri, piu e këndoi, dha dhuratat e caktuara për këtë punë dhe të nesërmen në mëngjes, ndërsa priste t'i sillnin kafen e mëngjesit tek rrinte në sallon bashkë me dasmorë të tjerë, befas sheh të hyjë mbretëresha –nuse me tabaka plot me filxhane të mbushur me kafe, në duar. Çdo gjë e prisnin dasmorët, por që kafen e përcjelljes t'ua jepte vetë mbretëresha, këtë s'e kishin parashikuar...”

Prezantimi para lexuesit

Pastaj lexova dhe botova menjëherë atë që lidhej me këtë emër, me këtë krijues shqiptar që kërkonte vëmenjden e duhur. Pra kush ishte vetë ky autor:   TIMO MËRKURI:
Lindur në 22.09.1955 në qytetin e Sarandës ku  dhe mbaroi shkollën e mesme  të përgjithëshme.U diplomua për Ekonomi  Dega Financë-Kontabilitet në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz në vitin 1978.Ka punuar  në sistemin e Bujqesisë gjer në vitin 1991, në sistemin financiar  e doganor gjer në vitin 1997 dhe me pas ne  industrinë e naftës. Banon në qytetin e Sarandës dhe punon në qytetin e Gjirokastrës.
Ka botuar;
‘’Bulevardi i dhimbjes’’  poezi 2001
‘’Loti i detit’’            poezi       2003
‘’Klithma e pulebardhes’’    Poezi     2004
‘’Anatomia e lotit ‘’    Poezi        2008
‘’Poezi’’     Poezi shqip-greqisht          2008
‘’Madhëria e saj –kënga isopolifonike’’- sprovë    2007
‘’Shënjtëria e isos ‘’     sprovë        2008
‘’Gjerdani i këputur’’  përmbledhje me këngë,vaje e bejte pilurjote   2005
‘’Te lisat në Shënkoll’’   përmbledhje me këngë,vaje e bejte pilurjote 2005
‘’Iso…more djema’’  përmbledhje me këngë,vaje e bejte pilurjote  2005”. Ky ishte autori që më kishte dhënë sinjalin e detyruar të ndalesës në stacionin e tij të vruullshëm e të begatë letrar.

Kërkimi për ta detajuar

Dhe në këtë stacion letrar më pas do të vinin në ndjesinë time studiuese edhe shënimet e Agim Matos që përcillnin këtë krijimtari që vinte e bëhej përditë e më interesante: “Nuk e di ti, o Farmir, që pilurjotët e Himarës, bijtë e Këmbëcjapit, pra të Panit të lashtë mitologjik, janë shumë këmbëngulës. Kur pa se mori një kala, tha t'i marr të gjitha. Eh, më la nja tetë a nëntë kapituj për iso polifoninë dhe unë po t'i nis një e nga një, pa e ditur se cila është e para dhe cila është e fundit. Unë mendoj se përfytyrimi që ka ai si poet për të  hulumtuar në këtë rrafsh të kulturës popullore, është një risi që ka brënda edhe informacionin edhe deduksionin, pa u futur nëpër pyllin terminologjik për të të mbushur mëndjen.
Këto ditë mund t'ju nis edhe një cikël me poezi, dy prej të cilave, siç më tha Pandi, mund ti përfshini në antologjinë e shpallur kundrejt të gjitha detyrimeve, ose... përjashtimeve.” Dhe menjëherë më erdhi një nga esetë më të bukura të Mërkurit, “Ecja e këngës nëpër vite”, ajo ese që më vonë do të më shtynte të hulumtoja më shumë edhe për Neço Mukon. Gjuha dhe ngulmi studiues i Mërkurit më forconte bindjen se ishte një studues dhe njëhës i mirëfilltë teksa lexoja prej tij: “Kënga iso-polifonike është një organizëm i gjallë që ecën,ndryshon e ritet nëpër vite ashtu si fëmija.Por ndërsa fëmija rritet nga të ushqyerit dhe përkujdesja e nënës, kënga  ka nevojë për më shumë se kaqë.Duke qënë e madhe vetë,duhen viganë që ta marin përdore, ta ushqejnë e ta ritin duke e bërë të aftë t’i  rezistojë kohës dhe zhvillimeve të saj.” Sipas Mërkurit “Treva e Bregdetit dhe e Labërise,  duke qënë djepi ku u  përkund dhe u rit kënga iso-polifonike  gjer në atë stad sa filloi të quhej thjeshtë ‘’këngë labe’’, kishte  pothuaj të njëjtin ritëm të kënduari, gati gati edhe të njëjtën melodi aqë sa të dukej se këndohej njësoj në të gjithë fshatrat, ndonëse me tekste të ndryshme.” Dhe më tej mësoja edhe sekretin se “Sado bukur të këndohej, krijohej një monotoni melodike e cila dalngadalë filloi tu vriste veshin njerëzve, qoftë dëgjuesve qoftë edhe vetë këngëtarëve. Pikërisht në këtë kohë doli në skenë Neço Muko Himarjoti i cili falë dhuntisë së tij natyrore dhe dashurise së tij  për këngën,bëri hapin e madh  te kënga labe,duke shkëputur prej saj  këngën himarjote.” Dhe për Timo Mërkurin “Të këndosh këngë labçe nuk është e lehtë,por të këndosh këngë himarjote duhet të keshë dy palë mushkëri.Aqë e vështirë është isua në këtë këngë. Teknika e përdorur nga Neço Muko tani është e njohur;dhënia e një funksioni të ri të hedhësit të kësaj kënge dhe forcimit të isos. Falë kësaj teknike si dhe mjeshtërisë të këngëtarëve Neço Muko, Andrea Bala, Koço Çakalli, Pano Kokaveshi etj kënga himarjote dallohej  në të gjithë  trevën e Himarës dhe të  Labërisë. Ajo me të drejtë mund të quhej ‘’Margaritari i Kurorës  Iso-Polifonike”.

Vrulli krijues dhe ‘çelësi magjik’
Kështu teksa Timo Mërkuri e cilësonte këngën në konsideratë “Margaritari i Kurorës Iso-Polifonike” padyshim nuk ishte më habi të gjeje vetë atë margaritar që i ngjizej tërë atij vrulli krijues nën firmën Mërkuri. Ishte vërtet “Mërkuri i Çmuar” shqiptar që vlente aq shumë, por që ishte lënë disi në haresën ‘kulturore’ tipike alla shqiptare. Por, jo fare. Timo Mërkuri është vlerësuar e vlerësohet çdo ditë, nga ata që kanë zell krijimtarinë, që kanë ngjizje me tërë hovin jetik të saj. Bardhyl Maliqi shkruan për Timon: “Poeti Timo Merkuri, njëherësh edhe mbledhës e studiues i folklorit, bëhet me vetëdije dhe tërharës vlerash, pasi di të qëmtojë arritjet cilësore dhe t’i respektojë orakujt-poetë në tempujt e vet.”
Pra Timo Mërkuri është çelësi magjik që i ka hapur lexuesit porta të arta kulturore me esse të tilla si “Prishësit e këngës”; “Si erdhi kënga nga vajtimi” ; ”Shënjtëria e valles”; “Të heqim vallen e rrëndë”.

Poezia çatia e krijuesit

Por jo vetëm kaq. Ai është krijuesi që ka ndërtuar pemën e tij krijuese letrare me një sërë krijimesh të tjera. Poezia e tij është ‘stacioni’tjetër që të bën të ndjehesh në kohën, vendin dhe hapësirën e duhur. Është një poezi që mbart tërë dimensionin shpirtëror të poetit mes të cilit jeta, suazat e saj dhe madhëria tejçuese e hapësirës jetike mbartin koloritin tipik sa jonian aq edhe Mërkurian. Timo Merkuri tek poezi të tilla si “Dhimbja” sjell për lexuesin pikërisht atë tejçim jetik që gjen hapësirën qytetëse si tektonikë filozofike e vargut: “Dhimbja është banore e qytetit tim,/në lagjen time e ka shtëpinë,/në jetën tonë hyri pa trokitur./Oh, ç’bujtëse e përzishme, e zymtë./Tani bisedat na ngjajnë me përshpirtje/dhe lulet në ballkon kanë aromë thimjani./Po kur do të ikë prapë në punë të saj/e trëndafili të bjerë era dashuri.” Po kështu procesi metafizik i dhimbjes që shndërrohet në identitet (Benbasa, 2009:23), ka kategorizuar krijimtarinë letrare në momente kyçe. Këto momente për Mërkurin janë shprehur qartë tej poezia “Bulevardi i dhimbjes” që lexohet si një rast unik i poezisë qytetëse: “Unë nuk mund të shëtis/në bulevardin “1 Maji” në Sarandë/ku dielli shkëlqen ftohtë/si një pllakë përkujtimore/dhe neonet ndrijnë mbi qepallat e mbrëmjes/si lotët në sytë e nënës së Hysen Açakos./Në këtë Bulevard,/ ku në skaj të pranverës/kortezhit të luleve u prijnë dy pëllumba të gurtë/që kanë parcelizuar jetën në trembëdhjetë vjet/këtu dhimbja ka një emër fëmije/dhe vdekja ka emrin shtet.” Sakaq kujtesa e memorjes përpos kësaj dhimjeje vjen siapas psikoanalizës frojdiane në një kënd të detajuar, skicuar dhe prognozuar qetë. Vjen tek poezia “Përkujtimore” dhe citohet si një moral tipik njerëzor që vjen me tërë dimensionin poetik më të arirë dhe figuracionin perfekt: “Sa të pikëlluara janë përkujtimoret/ndanë rrugëve. Sa të pikëlluara/e të zymta. Si policë në kohë shtetrrethimi/që të ftohin zemrën/e të thonë në çdo çast:/Këtej kaloi vdekja, ndalohet gëzimi!/Pranë tyre njerëzit ecin ngadalë/e të heshtur. Sikur shkelin mbi plagë/të pambyllura. Sikur zgjojnë dhimbjet/te buzëqeshja e murosur/në porcelan, që dëshmon/se lumturisë i janë mbyllur shumë shtigje./Përkujtimoret ndanë rrugëve,/si qirinj të porsandezur në një varrezë./Para tyre ditët tona kalojnë si kortezh.”
Proceset filozofike të jetës natyrshëm kanë lidhjen e vet në poezinë e Mërkurit. Është bukuria femërore që vjen mes zbrazëtisë Derridiane dhe kapërcen pragjet urtore duke na dhënë simbolikën e përhumbjes me shpresën e natyrales që nusëron, simbolikës e lules. Poezia “Vajzat kanë mërguar” është dyfish kuptimplote në këtë pikë: “... e te pragu i shtëpisë sime/një trëndafil i bardhë nusëron./Mëngjeseve kur nisem për rrugë/më përcjell me dënesa e lot./E diç më thotë mes psherëtimave./Por unë s’mund ta këpus/se s’kam kujt t’ia dhuroj.”
Le të shohim paksa më të detajuar poezinë “Shtëpia e refugjatit të humbur”. Autori thekson mes vargut të tij vendin duke e ripërsëritur atë “Është një shtëpi aty në Jug”, pastaj detajon dimensionet e saj “e vogël. Si shtëpia e kukullës” duke argumentuar kështu mes teorisë brilante të Deleuze për hapësirën dhe vendin. Vendi është domethënës. Është në Jug. Është aty ku plaga godet shekujsh. Është aty ku kjo shtëpi e humbur ka moralin, dhe tërë amoralitetin që e rrethon. Ka tërë atë strukturë që e detyron të humbasë. Ajo përshkruhet: “Me dritaret mbuluar nga qerpikët e pjergullës/e me manin te pragu,/që iu thanë pëllëmbët e gjetheve në degë/pa e thënë urimin “Mirëseerdhe, bir”./Është një shtëpi aty në Jug,/e heshtur. Si një plakë e braktisur./E një vijë uji që kalon te pragu, si vija e fatit/në një pellg, në pëllëmbë të oborrit mbledh gjithë yjet./por nuk ia zbardh dot ditët vetmisë./O, kjo shtëpi e vogël në Jug,/si një pikë loti nën qepallë,/është nga pak shtëpia e ne të gjithëve.” Është kjo shtëpi pra që i jep tërë vargut të saj dimensionet e ‘catisë’ simbolike të krijuesit tashmë me emër, Mërkuri. Është më pas nën këtë çati gjithë struktura e figuracionit sintaksor, që modelohet tek poezi të tilla si “Çast”: “Bunacë e lehtë/dhe një shi që rigon./Është vjeshtë vërtet/apo vendlindja ime,/me shaminë e natës ulur mbi ballë, vajton.”
Dhe duke përfunduar po sjell poezinë e këtij autori me një temë shumë sublime “Kostandini”. Ndërsa autori sjell filozofinë e tij mes vargjeve të tilla si “Kostandini është nisur të sjellë Doruntinën,/motrën, që s’i erdhi në nëntë morte/se i shoqi e kishte nxjerrë trotuareve prostitutë./Patjetër do ta sjellë. Ndaj e braktisi varrin/që nëna të mos qajë të gjallë për të vdekurit/e të mos mallkojë të vdekurit për të gjallët/që rrojnë me turp.”, ne me plot gojë themi se Mërkuri e kishte prurë të shtrenjtën e tij “Mërkurin e çmuar” kohë më parë se ne ta pikasnim, por tashmë ajo prurje duhet tejçuar me kujdesin më të madh aty ku i takon. Pikërisht në këndin e ‘poezisë’ së fildishtë me aromë joniane.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...