2011-08-07

Jeta dhe vdekja

nga Anton Pashku

 
image 



Nuk e pa ma diellin tue u luhatë në valëzat e lehta të lumit të gjanë; e kishin mëshefë  mbas shpinës së tyne kodrat, përmoi të cilat qielli ishte i shkarravitun pa kurrëfarë lidhje, si prej dorës së përlyeme të fëmisë, me ngjyrë të kuqe, të cilën ai mandej mundohet me e fshi ngutshëm, tinëz nanës. Ktheu kryet dhe zu të kundrojë lëvizjet e gjalla të peshqve të vegjël, të cilët bridhshin papra bregut  atypari, rreth kambëve të tij të zhytuna n’ujin e kthjellët që pranë bregut asht i vokët dhe gati i palëvizshëm.
Për çdo mbramje ia kishte anda me ardhë e me i llapërçitë kambët në lum, me soditë syprinën e tij që zhubravitet vetem prej ndonji peshku që këcen, përhidhet dreqnisht n’ajër e, tue i vetue luspat e barkut, përdridhet edhe nja dy a tri herë, rrëxohet dhe zhytet n’ujë ku, në fillim, sajohen shum valëza të vogla që shkojnë lehtas tue u përhapë ngadalë kah bregu. Kjo lojë i pëlqente. Lojë e valëzave të qeta. Dhe, sa herë që rrin ulë në vendin e tij të zakonshëm, këtu, aty pak ma poshtë burimit të cemtë, shikimi i tij ndalet gjithmonë tue shetitë nëpër to, prej valëzës në valëz, në krahnorët e të cilave dridhet, përkundet andshëm si me dashtë me ra me fjetë dielli që, ashtu si shef ky, i duket se asht tue u kotë. N’ato çaste i duket se pushon. Si foshnjë. Si fëmi. Dhe- ate përherë ia ka pasë anda me e pa. Ashtu të çkujdesun. Tue ndejtë lirisht. Të qetë. Por, kështu ndodh kur asht mot i mirë, si ky që asht tue zgjatë sa ditë, sa kohë. E kaherë ka që nuk i ka ndodhë mos me e pa. Vetëm njiherë i ndodhi. Atëherë kur lumi i ishte dukë si ndonji rrugaç që thyen e vjedh çdo gja që sheh përpara ...

Atëherë kishte qenë mëngjez. Të gjithë grepat i kishte pasë lëshue me zanë peshq. Kudo përreth kishte ra në pre një heshtje e randë, të cilën mezi mundnin me e përtypë gjelat me kikirimën e tyne. Kishte pasë zgjedhë barkën e tij për me lundrue në lumin që i dukej se rridhte qetësisht, ndërsa atje larg, si këlbaza të mëdha, shiheshin vransinat që ishin turrë me kaplue qiellin. N’at çast i kishte ra ndërmend se, në mbramje, ia kishte pasë qëllue shum bukur se moti do të vërshonte  e të mirrte tanë  fushën- edhe pse gati të gjithë tjerët kishin pasë profetizue mot të mirë. Prap e kishte lidhë barkën në vendin e saj dhe ishte ulë pranë grepave e, tue shikue syprinën e lumit që kishte marrë nji ngjyrë të mbyllët, mbështuell cigaren. Grepat nuk lëviznin vendi që kishte qenë gjithmonë i pasun me ta, kishte ndie se si në dorë e kishte pasë lagë nji pikë e madhe shiu. Ajo ishte përhapë nëpër lëkurën e dorës së tij, dhe ky ishte pasë mbetë tue shikue me nji buazëqeshje disi të pakuptimtë. Mandej kishte pa nji pe të hollë zjarri tue gjarpnue nëpër qiell. Mbas saj ishte ndëgjue nji murmurimë e gjatë, së pari e fortë, shum e fortë, që kishte ardhë  tue u zvoglue, fashitë. Dhe, prap-heshtje e zapllueshme, të cilën kaherë  nuk e kishte pasë ndie aq të randë. I dukej se ajri ishte rrallue. E përreth, ishte terrinë. Ndëgjonte ma thekshëm zhumhurin e valëve kah rrahshin barkën e tij, që puthte bregun orë e çast. Edhe grepat luejshin me ujin, ose ma mirë me thanë, uji me ta. Dhe kishte vështrue: vendi i dukej si i shkretë dhe nuk mundej me pa tjetër, përveç nji kalorsi që e diktoi tue ardhë Xhadës së Madhe. Ishte i krrusun dhe, këtij, n’çast, ia kishte pasë marrë mendja se ai ishte i plaguem.i kishte dalë përpara me e pyetë se prej nga vinte ashtu, por ai i kishte thanë se duhej të shkonte nalt, atje te Lugu i Karcejve. Atje lumi me siguri kishte dalë prej shtratit të vet. Kishte gufue. Dhe ndjeu disi, në shpirt, njifarë parandjenje të zymtë, e cila e kishte përshkue nëpër tanë trupin e tij. Tash i dhimbeshin njerzit që ndodheshin atje, te Lugu i Karcejve, tue u mundue me e ndalë, me e vu për shtrat të vet lumin që vinte gjithnji e ma tepër, shum e ma shum, tue u trazue, tue ardhë ma i trubullt.
Grepat i muerën valët dhe ky, për nji çast, mbeti tue shikue kah tretshin teposhtë. Barka ishte plot me ujë, kurse përskaj shavarit të madh syni i zu në diçka të pajetë, që notonte nëpër lum. I ra përreth, zdathi opingat, përvoli pantollonat deri në gjujë, hyni n’ujin e shqetësuem dhe – dora i ndeshi në trupin e nji ushtari të vdekun. E tërhoq në breg. Ky nuk kishte pa kurr aso petkash ushtarake. Ushtarët që kishte pa në qytet kishin rrobe e kapele tjera. Në gjoks kishte pasë nji pllakë me disa shkronja dhe fjalë të nji gjuhe të huej, kurse në brez të ngjeshun  këllëfin e thatë të revoles. Kishte pasë edhe çizme të mira. Njiherë i kishte shkue mendja ma ia marrë, por menjiherë i ishin kujtue fjalët e babës që i kishte thanë se – asht keq me marrë gja prej të vdekunit. Padashas, fare padashas për ku me dijtë se çka i shpëtoi dora dhe shtyni ushtarin e huej, i cili në setër kishte nji medalje që në të vërtetë ishte njifarë kryqi si i thyem. Valët e kapën, e rrëmbyen ushtarin e huej dhe shkonin  tue e shty përpara. Ky e shikonte at trup që gjithnji e ma tepër zvogëlohej në sy, pa dijtë mirë se pse u tregue aq i ftohtë ndaj tij dhe ma në fund  nuk e nxuer në breg. Shum pak ia trazoi ndiesit ai trup i atij ushtari të huej. Dhe, në heshtje, ia kishte kthye shpinën. Ishte ulë pranë barkës, përskaj të cilës notonte nji tra. Prej blozës, me të cilën ishte e përlyeme, ia muer mendja se ishte i kulmit të ndonji shtëpije. Mandej mbi valë pa edhe nji derë. Dikur edhe nji shtrat. U shtang. Për bri barkës u përplas nji trup fëmije. Këte nuk e kishte pa deri më tash. I ishte dukë se kishte pasë gufue prej mbrendësisë së valëve. Hyni n’ujë deri në shokë, e muer fëminë, e lëshoi në breg dhe – u ndal tue e shikue. S’e njihte. Në sytë e tij shikoi diçka si të fikun me zor. Kjo gja e pikëlloi. Dhe muer kupinin, rrëmihu me te dheun dhe e vorrosi aty, në breg. Kur e lëshoi plisin e mbramë mbi vorr, i iku shikimi plot troha pikllimi andej kah lumi, ku pa nji herë nji, mandej dy, dikur tre e, në fund, shum trupna njerëzish  ... Nxue njenin, mnadej tjetrin, nxuer shumë ... dhe nisi me i vorrosë. Vorrosi nji, dy, tre ... U lodh. Tanë trupi i dhimbte. Por vorroste edhe ma, derisa iu thye kupini. Tash  trupi edhe me dashtë, s’kishte me çka me rrëmihë dheun. Prandej u shtri. Shiu binte papra. Ndëgjonte hukamën e egër të lumit, kah i cili nuk ndiente ma kurrfarë vullneti me shikue. E dinte se nëpër valët e tij notonin njerëz, njerëz të vdekun. Edhe shum e shum ushtarë të huej. Edhe pjesë t’orendive të shtëpijave, dyer, duer të thyeme dhe çkamos. Por, lumi i sillej papra para sysh. Ate nuk e kishte pa kurr t’atillë. E, pra, përherë ishte frigue se nji ditë do ta shihte ashtu. Të çmendun. Me të vërtetë, kishte pasë mendue, pse katundi nuk kishte ndreqë nji pendë  të fortë? Mendët i kishte te Lugu i Karcejve. Ku me dijtë se çfarë mundimesh heqin njerzit atje, ku me dijtë! Ky, i shtrimë në ranë, i lagun qull vetëm e mirrte me mend se çka ndodhte atje. Mendonte: sikur ta dijnë njerëzit, qysh tash do t’ia nisnin me ndërtue nji pendë të fortë edhe pse asht stuhi. I dukej se, mu atëherë, ishte çasti për nji punë të këtillë, sepse njerëzit me sy, me veshë  e me shpirt shihnin dhe provonin shkumën e idhët të valëve të lumit të tërbuem. Dhe n’atë egërsi të tij, ky mendonte se duhej të ndërtohej penda. Mendonte, mandej, se me këtë mendim ndoshta bante nji perjashtim të rrallë. Por, e dinte se mashtrohej. Nuk ishte vetëm. Për këtë ishte i sigurt. Por, ia kishte anda me mendue kështu për veti: se ishte i pari. E, sikur të ndodhej atëherë atje dikund në Lugun e Karcejve, menjiherë kishte me u thanë njerëzve  me e ndreqë pendën. Ndoshta kishin me e shpallë të marrë? Në këtë dyshoi. Sepse ky do t’u thoshte: burra, tash sa jemi tue u përpjekë me dëbue ujin prej arave e fushës sonë, tash, pra, ta ndreqim pendën! Me nji rrugë dy punë! Të bajmë kështu, që të mos kthehet kurr ma ujë me shkretnue gjallnin tonë!... Mandej do të buzëqeshte kur do ta pyetshin- se me çka me e ndërtue at pendë të fuqishme? O, këtu tash i ishte dukë se ishte lehtë me i bindë se penda e bukur dhe shum e fortë do të bahej sikur në themelin e saj të përdoreshin gurët, shkambijt e shkëputun prej maleve. Buzëqeshi: sikur të bajmë kështu! Por, ndoshta, edhe bajnë, more bablok-kishte pasë mendue atëhere i shtrimë në ranë, i lodhun prej vorrimit të trupava të njerëzve. Por, lodhjen dhe të gjitha mendimet tjera në atë çast ia kishte zëvendësue dëshira me dijtë se sa vorreza kishte ba, sepse as vetë nuk e dinte se sa ishin ato që i kishte çelë me kupin ... Atëherë i ra ndërmend trupi i fëmisë. U trishtue. Iu kujtue, mandej, edhe trupi i ushtarit me petka të çuditshme, me këllef të zbrazët në brez e me medaljen e kryqit në setër, të cilën e shtypin duert e valëve. Tash fëmija ishte në vorr, pranë tij, kurse ushtari ku me dijtë se ku-ishte zhdukë moti prej syprinës së lumit. Buzëqeshja e fëmisë nuk e linte me u kotë, kurse hija e shkueme e ushtarit të huej e qetsonte . ajo e solli atë buzëqeshje  të fëmisë. E ate lumi i çmendun, zhumhuri i të cilit e kishte pasë lodhë. Të tanë: në mbarë trupin, në veshë, në sy. Dhe, atbotë, këlkatset i ishin lëshue ...
I kujtohej se e kishin pasë zgjue prej kllapisë së randë disa zane, disa jehona çekajsh të mëdhyenj, njifarë zhurme. E kur kishte pasë çue kryet, të cilin e kishte ndie të randë, kishte pa  njerëzit tue punue diçka: zbardhonte nji themel i gjatë dhe i trashë, zbardhonin dy themele nga të dyja anët e lumit. Pranë tyne: gurë, shkambij. Asi gurësh e shkambijsh për të cilët kishte mendue se ishin shum të mirë  për ndërtimin e pendës. Por, për këtë gja nuk donte me u çuditë. I dukej punë e natyrshme. Ishte çue. Kishte pa se barka e tij ishte e lidhun ende në vendin e saj të zakonshëm, por me brij të thyem prej valëve t’ujit. Kurrgja, kishte mendue, kurrgja s’asht kjo, kam duert dhe mundem me e ndreqë! Mandej ishte ulë në vendin e vet, aty pak ma poshtë burimit të cemtë, uji i të cilit ishte ma i kthjellët  se përpara. Aty kishte mbetë tue shikue ato muret e gjata, që shkojshin gjithkah, kah gjarpnonte lumi. Ai lum tash, mendonte, nuk do të mundet me dalë ma prej shtratit të vet – do të jemi të qetë prej tij! Në heshtje shikonte syprinën e lumit, të cilën  prap kishin pasë fillue me e xiglue peshqit e vegjël, të cilët sikur sonte, bredhshin pranë kambëve të tij të zhytun n’ujë.

"Letër nga një grua e marrë"... dhe të tjera...

image "Letër nga një grua e marrë"... dhe të tjera... , poezi nga Nizar Qabbani

        Nga Nizar Qabbani




Nizar Qabbani (1923-1998), poet sirian, nje nder me te vleresuarit e poezise arabe te
shekullit XX. Me stilin e tij te thjeshte e elegant ai ikendon dashurise e erotizmit, femres e feminizmit, besimit e nacionalizmit arab. Ne perendim, por dhe ne vendet arabe, Qabban konsiderohet nje revolucionar i dashurise dhe i barazise mes burrit e gruas, nje revolucionar i thjeshtesise dhe thellesise se fjales e shprehjes poetike.


         

(Letër për një burrë)

        

        1.

        Mjeshtri im i dashur,

        kjo eshte nje leter e nje gruaje te marre,

        e nje gruaje te marre perpara meje, shkruar per ty!

        Emri im? Me lejo t’i leme menjane emrat

        Rania, o Zaynab

        a te mevonshmet si Hayfa

        Gjeja me e pamend qe mbajme mbi vete, Mjeshtri im, emrat jane…

        

        2.

        Mjeshtri im,

        kam frike te te them mendimin tim

        Kam frike-pse e kam bere-

        qe qiejve u djegsha.

        Per Lindjen tende, Mjeshtri im i dashur,

        te konfiskosh letra blu,

        te konfiskosh endrra nga arka e thesarit te grave.

        Ushtrim shtypjeje mbi emozione e grave,

        perdor thika ..e sakica

        per te folur me grate

        e ben kerdine mbi pranveren e ndjenjave e

        gershetat e zinj.

        Eshte Lindja jote, i dashur Mjeshter,

        Prodhon kuroren delikate te Lindjes

        me kafkat e grave

        

        3.

        Mos me kritiko, Mjeshter,

        nese shkrimi im eshte i varie

        sepse shkruesi dhe shpata jane jashte portes sime,

        jashte, pertej kesaj dhome eshte tingulli i eres dhe lehja e qenve

        mjeshtri im.

        “Antar al Abys” pas portes sime pergjon

        Ai me vret

        nese letren time do te shihte,

        ai koken do ma priste atje jashte

        nese do flisja per torturen time,

        ai koken do ma priste atje jashte

        nese do shihte Sheerness-in ne veshtjet e mia.

        Per Lindjen tende, mjeshtri im i dashur,

        rreth e rrotull grave me ushta.

        Eshte Lindja jote, mjeshtri im i dashur,

        qe zgjedh burrat per t’u bere profete

        e varros grate neper pluhur.

        

        4.

        Mos m’u besdis,

        mjeshtri im i dashur, nga keto rreshta,

        mos m’u besdis!

        Nese thyeni denoncimet e bllokuara ne shekuj,

        nese une s’do kisha ruajtur vetedijen,

        nese s’do kisha ikur

        nga kupolat e haremit ne keshtjella…

        sepse u rebeluan kunder vdekjes sime

        kunder varrit tim, kunder rrenjeve te mia…

        Mos m’u besdis, mjeshter i dashur,

        Sepse kam shfaqur ndenjat e mia

        Per burrin oriental.

        Nuk eshte çeshtje poezie o ndjenje,

        Burri oriental, me falni per shprehjen, nuk e kupton gruan,

        perveçse mbi çarçafe…

        

        5.

        Me vjen keq, mjeshtri im,

        -nese pafytyresisht kam sulmuar mbreterine e Burrave

        per letersine e madhe te rruges-

        eshte letersia e burrave.

        Edhe dashuria gjithnje ka qene

        Percaktim i burrave,

        edhe seksi gjithnje ka qene

        nje helm i shitur prej burrave

        Nje perralle e ngjashme,- liria e grave ne vendet tona,

        qe nuk eshte liri!

        Eshte ndryshe liria e burrave…

        Mjeshtri im!

        Thuaj gjithçka deshiron per mua. S’ka rendesi

        Shalloë .. Stupida .. Crazy ..E marre…thjeshte mentalitet.

        qe s’me perket …

        

        Ajo qe shkruan shqetesimet e saj…

        ne llogjiken e burrave quhet

        nje grua e marre.

        Nuk te kam thene ne fillim

        Qe jam nje grua e marre??

        ***

        Gjeja me e bukur e dashurise sone eshte se ajo

        nuk ka arsye e as logjike

        Gjeja me e bukur e dashurise sone eshte se ajo

        ecen mbi uje dhe nuk fundoset

        ***

        Vendi im i trishte

        Si nje vetetime

        Me ke kembyer nga nje poet qe shkruante poezi dashurie

        Ne nje poet qe shkruan me majen e thikes

        

        ***

        Mos mallko qiellin

        Nese te braktis

        Mos mallko rrethanat

        Zoti ia jep fitoren atij qe ai do

        Zoti nuk eshte kovaç qe mpreh shpatat



        

 Pa titull I
        

Ajo qe ndjej eshte mjaft pertej fjaleve

Duhet te turperohemi per poezite tona.

        

 Pa titull II

Drita eshte me e rendesishme se llampa,

poezia - me e rendesishme se fletorja,

puthja -me e rendesishme se buzet

Letrat e mia per ty

Jane me te fuqishme e me te rendesishme se ne te dy:

jane te vetmet dokumenta

ne te cilat njerezit do te zbulojne

bukurine tende

dhe marrezine time…

       
        

 Pa titull V

Shvishu,

prej kaq kohesh

mbi toke nuk ndodhnin mrekulli…

Zhvishu, zhvishu…

une behem memec,

por trupi yt njeh te gjitha gjuhet.

        

Pa titull VI

Dikur

gjinjte e tu deshironin qetesine

porsi pellumbat.

Pse valle gjinjte e tu jane bere
si ne diten e revoluzionit?

Piktori i Popullit Skënder Kamberi rrefen si i hoqi ambasadori serb pikturën për Kosovën më 1981

image Piktori i Popullit Skënder Kamberi rrefen si i hoqi ambasadori serb pikturën për Kosovën më 1981


Piktori i Popullit Skënder Kamberi rrefen  si i hoqi ambasadori serb pikturën për Kosovën më 1981
Kamberi: Si mbajta të fshehtë që  studioja për pikturë

Një ndër pikturat e mia më    njohura  është Kosovarja me xherdanin e fishekëve dhe fëmijën… e ekspozuar në vitin 1981 në një ekspozitë e cila bëri reaksion pasi deri atëherë nuk   kishte një piktur të tillë  kundër serbëve  pavarësisht ngjarjeve të dhunshme që zhvilloheshin atë pranverë në Kosovë. Mbaj mend se në  në ekspozitë erdhi edhe  ambassadori serb i cili  tha se  “kjo pikturë është kundra nesh !” Këta servilët tonë e hoqën menjëherë.  Unë protestova duke u thënë se  e dua me çmim dyfish që ta kem sërish timen dhe kështu ndodhi. Sot  piktura është në Itali. Unë jam shumë i lumtur që më vonë bëra një tablo tjetër  që tronditi edhe Italianët, por  unë vazhdova punën time. Parashikimi i artistit është në favor të kombit dhe jo interesave poltike. Unë kam shumë dashuri  për kombin shqiptar anekënd botës dhe i uroj çdo të mirë dhe një bashkim të shpejtë në një shtet si të gjitha kombet e europës.”

Nacional: Vlora në djepin e saj ka rritur figura të shquara të artit, le të flasim pak për fëmijërinë tuaj ?
S.Kamberi: Fëmijëria ime pas lufte ka qenë periudha më e vështirë e Europës, kemi kaluar një fëmijëri pak të keqe ekonomikisht. Shqipëria ka trashëguar nga e kaluara shumë, unë nuk e ndieva pasi jam marë me pikturë. Unë jam dalluar që herët në klasë për pikturë, mbaj mend kur  mësuesi më thoshte ngrihu dhe bëj piktura, bëj këtë pikturë dhe unë ngrihesha. Edhe në shkollë bëja karikaturat e murit, kam qenë i dalluar dhe në shkollë, piktura më merrte shumë kohë. Pastaj shkoja në Shtepinë e pionierit ku përfitova shumë dhe mora disa  çmime. Aty u përgatita për të konkurruar në Lice në Tiranë.Në atë kohë erdhi në Vlorë piktori i famshëm Sadik  Kaceli, që më vonë do ta kisha  pedagog në Lice,  i cili e drejtoi konkursin. Unë mora pjesë  dhe natyrisht fitova. Në shtator do të lija Vlorën për të ardhur në shkollë në  Tiranë.Duke qenë i pari i fëmijëve të familjes,  babait nuk i erdhi mirë. Ai ishtë shofer dhe me futi marangoz, në pushimin e drekës unë bëja karroca të vogla dhe kukulla prej druri sa punëtorët thonin ky nuk është për ne,  duhet të shkojë në Liceun Artistik. Më pas unë shkova në lice por mbaj mend që  babai më thoshte se “kur të vish këtej mos thuaj se jam për pikturë se këta nuk të kuptojnë”, kishte të drejtë se ishin në profesione tjera, vetëm pak mësues kishte. Kjo puna e marangozit më dha një të mirë se në lice nuk rrija asnjë moment pa punuar, që nga 1955-1960 nuk kam lënë kodër të Tiranës pa dalë, pa bërë punë, kam shumë kujtime. Dhe diga është ngritur nga ne studentët. Unë vazhdova Insitutin e Lartë të Arteve dhe deri më sot jam piktor. Kam një tezë të një piktori Japonez, formulë që e mbaj qysh atëherë i cili thotë : nuk kam lënë ditë pa punuar, vetëm kur jam martuar dhe kur më ka vdekur nëna, dhe unë vetëm kam punuar deri më sot.

Nacional: A ka patur piktura të ndaluara në kohën e diktaturës dhe si e keni ndjerë veten pas viteve 90-të?
S.Kamberi: Unë do të jap një mendim që nuk përkon me të tjerët.  Diktatura  kishte kufizimet e njohura, por  nuk ka bërë diktaturë me artin në atë masë sa thuhet. Është spekulim politik dhe mashtrim të mendosh se ajo kohë nuk krijoi vlera, ashtu sic pati edhe piktorë të talentuar të denuar vetëm  për shkaqe ideologjike si Ali Oseku, Sadri Ahmeti, Maks Velo etj. Për shembull në atë kohë  të talentuarit bënin vepra arti të talentuara edhe për socializmin, ndërsa mediokrit bënin shumë më tepër vepra të shëmtuara dhe mediokre për socializmin, por ata nuk ishin medikoër për shkak të sistemit por për shkak të aftësive të tyre dhe nuk epsozonin shumë, por ky nuk mund të quhet përsekutim. Kam krijuar një pikturë realiste, dhe  realizmi është  realizëm, ai  ka lindur qysh në vitet 50-të në Francë, pra ishte realizëm që pasqyronte socializmin.Në kuptimin e krijimit të një vepre më art apo të shëmtuar,  nuk e kanë fajin ata që ishin në pushtet, artistët e kanë fajin pasi të bëje punë me art nuk ta ndalonte njeri, artin se ndalonte askush. Mua s’më ka thënë kush asgjë, kritikë ka pasur sigurisht, shumëkush më ka thënë mendime por unë jo se të gjithë i dëgjoja, unë isha artist dhe i referohesha shprehjes : “je artist, frymëzohu dhe krijo, bëj atë çka ndien”. Nuk bëhem pishman se çdo system  ka të bukurën dhe të shëmtuarën. Në një emission Grek unë iu përgjigja pyetjes se cili sistem është më i mirë, unë thashë të gjitha sistemet kanë të mirat dhe të këqijat e veta por ne duhet të zgjedhim atë  që ka më pak gabime për popullin.

Nacional: Ju jeni “Piktor i popullit”, a është kjo mirënjohje  e shoqërisë tonë për punën tuaj  të gjatë dhe cilësore ?

S.Kamberi: Po, kjo është një mrënjohje e vertetë. Unë nuk kam gënjyer kurrë dhe të them të drejtën askujt nuk ia kam patur kurrë me hile. Në atë kohë shokët i kam patur të sinqertë dhe i kam dashur shumë. Në të gjithë deshironim  evoluimin në art pavarëisht kufizimeve ideologjike të sistemit të kaluar.Unë kam qenë një nxënës dhe artist i përkushtuar në punë, dhe  s’më interesonin shumë  medaljet, por më kanë kurorëzuar si një shpërmblim për punën dhe botën time. Unë kam qenë shumë korrekt dhe  suksesin  e kam bazuar vetëm tek puna. Ajo ishte punë e bërë me shumë dashuri, pasi e kisha mendjen vetëm tek piktura.  Natyrisht që edhe sot kam  një falenderim për shoqërinë  që më dha këtë çmim.

Nacional: Keni bërë shumë ekspozita brënda dhe jashtë vendit cfarë mund të na thonë rreth tyre ?
S.Kamberi: Edhe në atë kohë diskutonim rreth nivelit të pikturës tonë dhe asaj që krijohej në botë. Duke qenë pak të izoluar me kontaktet kulturore, kjo hamendje rritje më shumë.Unë për fat  kam qenë në dy ekspozita kombetare në Pekin dhe Ankara. Me këtë rast kontaktuam me pikturën reale të tyre. Në pikturonim  sipas traditës më të mirë artistike nga realizmi  deri tek impresionizmi dhe punët më të mira të mijat dhe kolegve qëndrojnë edhe sot, kur bota është hapur dhe kontaktet më artin modern bashkëkohor janë të lira, pa pengesa ideologjike dhe fizike.
Nacional: A keni një mendim për pikturen e këtyre njëzet viteve ?
S.Kamberi: Gjatë këtyre  20 vjet ka pasur zhvillime të reja teknika të reja dhe hapje me botën.Konkurenca është bërë globale. Shumë piktorë shqiptarë të rinj dhe të vjetër kanë hapur ekspozita në shumë vende të botës kanë marrë edhe cmime. Në Tiranë organizohen konkurse nderkombëtare të pikturës dhe kjo është shumë pozitive.Nga ana tjetër pas shumë vitesh koncepti për pikturën ka ndryshuar, pasi mund të  shikosh dërrasa, letra dhe shumë gjëra të tjera pa vlerë... Ky u quajt arti banal dhe shqiptarët e shikonin si një aventurë moderne, për  bela se modernja është tjetër gjë, ka kuptim të zhvillohesh, moda nuk është gjithmonë zhvillim, mendoj se moda është ndryshim por jo evulucion në art. Piktorët  filluan të emitojnë në mënyrë të pakufizuar pikturat e fillimshekullit të  20-të, kopje totale. Më kujtohet në Luksemburg, drejtoresha më dha një libër, më tha nesër do jesh, të shikoj ndoshta mund të vij, shkova dhe pashë një sallë bosh, një portmonto, shkallë dhe asgjë, kjo është ekspozita, thashë ... Piktura ka ndryshuar kursin e vet, ku këto s’kanë të bëjnë fare me pikturë, edhe piktura le të bëhet ndryshe por le të jetë pikturë. Dhe këta zotërinjtë që marin përsipër të bëjnë pikturë dhe jo spekulime me pikturën,  pasi lindin dhe vdesin menjëherë pasi piktura është elitare, e rëndësishme në tre komponentët kryesorë: letërsi, muzikë, pikturë. Dhe jua këshilloj të gjithëve të bëjnë pikturë të vërtetë.
Nacional: A i keni bërë portret diktatorit, në rast se po  me dëshirë apo me kërkesën e tij?
S.Kamberi: E  kam bërë pesë herë, më dëshirën time katër herë dhe njëherë me porosi. E bëra njëherë më portret të madh ku në ekspozitë nuk u vendos për xhelozi, dhe pas 90-ës u dogj. E kam bërë dhe kur Hoxha ka qenë i vogël, me fashtarin e varfër. Në vitet 80-të, i bëja për qejfin tim e jo për të fituar reputacion apo përfituar.

Nacional: Një ndër pikturat tuaja të  njohura  është Kosovarja me xherdanin e fishekëve dhe fëmijën…?
S.Kamberi: Artistët ndonjëherë janë dhe të çmëndur, në vitin 1981 më ftuan në Fier se kush është tema më e veçantë për tu bërë pikturë, unë i studiova  të gjitha situatat dhe unë mendova që Kosova duhet të fitojë të drejtën e saj, dhe kjo bëri reaksion pasi nuk e  kishte thënë kush deri atëherë. Bëra këtë grua pasi kisha një ngarkesë emocionale. Serbët kanë ardhur, kanë bashtisur shtëpinë, ndërsa kosovarja  kishte futur fishekët në djepin e fëmijës. Serbët i kam vënë përtej gruas kosovare ndërsa   po djegin një shtëpi tjetër, pasi kështu ishte platforma e tyre në Kosovë.Këtu pashë Shqipërinë të ndarë në dysh dhe u trishtova shumë. Shumë popuj janë të ndarë dhe pse janë të një gjuhe, por ka dhe popuj që janë me gjuhë të ndryshme dhe janë bashkë, po si ka mundësi që ne jemi të ndarë...!  Ne nuk shesim pallavra për popullin tonë, por deshiroj  që të jemi të bashkuar pasi do të jetë  një  faktor paqeje edhe për Evropën edhe për rajonin. Mbaj mend se në  në ekspozitë erdhi edhe  ambassadori serb i cili  tha se  “kjo pikturë ishte kundra nesh.” Këta servilët tonë e hoqën menjëherë.  Unë protestova duke u thënë se  e dua me çmim dyfish që ta kem sërish timen dhe sot  piktura është në Itali. Unë jam shumë i lumtur që bëra një tablo tjetër  që tronditi edhe Italianët, por  unë vazhdova punën, parashikimi i artistit është në favor të kombit, unë kam shumë respekt për kombin shqiptar anekënd botës dhe i uroj cdo të mirë dhe një bashkim të shpejtë në një shtet si të gjitha kombet e europës..

“TRIOJA” e Skënder Sherifit, kritike nga Mimoza Ahmeti

image 

“TRIOJA” e Skënder Sherifit

Skënder Sherifi ka jetuar që prej fëminisë së mitur e deri më sot në boten frankofone
evropiane, dhe është formuar në të, gjë që bie në sy që në kontaktin e parë, nga mënyrat e sjelljes, narrativiteti i mendimit dhe emfaza ndaj jetës në tëresi.
Librat e tij janë shkruar ekskluzivisht në gjuhën frenge, në vijimësi, deri në vitin e fundit.« Trioja » është e para thyerje duke u shkruar mirëfilli si tekst në shqip, dhe kjo gjë nga pikëpamja psiko-linguistike shënon një evenement në jetën e autorit.
Së pari kjo vepër të befason për nga pasuria dhe autenticiteti i saj. Idetë shprehen në një shqipe të lirë, spontane, të guximshme, dhe që përmban mbrenda vetës ngjyren, atmosferen  e kosmopolitizmin e autorit, ashtu siç e njohim ne që prej njezet vitesh, në marrëdhëniet e tij me hapësirat letrare e kritike në vendin tonë.
Është një hap i madh për Skënder Sherifin që na propozon universin e tij me këtë shqipe aq të bukur, të lirë e të dekompleksuar, ashtu siç ka vepruar edhe me dekada me gjuhen frenge, duke operuar e eksperimentuar në horizontin e saj.
Tani për shka na flet kjo vepër ? Tre personazhet kryesore të Trios simbolizojnë tre
arketipe ose ikona të mbarë njerëzimit modern : figuren e artistit në boten e tij
imagjinare, ëndërrimtare, fantazmatike e jashtëtokësore kundrejt jetës praktike të
përditshme ... figuren e femrës me magjinë e bukurinë e saj, paradokset dhe kërkesat
e saj në mes ëndrrave, qejfeve, lukseve, materializmit, por edhe thellësitë shpirtërore,
dikund gjysmë « Simone de Beauvoir » e gjysmë « Viktoria Beckam », gjysmë shpirtë i thellë, e gjysmë show, materie dhe aparencë siperfaqësore, objekt sensual dëshire, luksi e konsumi.
Dhe më në fund figura e biznesmenit ose e miliarderit që jeton për të krijuar pasuria të
pafundme, duke menduar se e sundon dhe e kontrollon boten e njerëzit me fuqinë e tij financiare, sepse çdo gjë shitet e blehet në jeten moderne. Por nga një herë i kujothet që i mungon pak shpirt, pak sensibilitet e fantazi dhe disa herë dështon, sepse femra i reziston. Këto tre personazhe që njihen nga ne të gjithë, janë stereotipe, por edhe futen në debate, në kontradikta, në kërkesa dhe pyetje permanente me veten dhe me tjetrin. Përplasen pa e gjetur kurrë përgjigjen për problemet e tyre jetësore, nga që kërkojnë të pamunduren, duan të kompletohen me gjithëçka, duan ta gjejnë alter egon e shpirtit, partnerin e tyre ideal, dashurinë sublime, pasionin vulkanik të Romeos e Julietës, duan që jeta t'ua plotësojë gjitha dëshirat mbi këtë tokë, duke u zhytur në nje epikurianizem të shfrenuar, duke u vetëbërë objekt admirimi e narcisizmi, qendra e marrëdhënjeve njerëzore në gjitha raportet e dashurisë me tjetrin, sepse janë individualistë, egoist e deficient ... pastaj e shofin veten në pasqyren e tjetrit, e cila i mhanit për elementet që ata vetë nuk i kanë, por në fakt  e urrejnë tjetrin që ua paraqet gjitha defektet e mungesat, duke e trajtuar si armik potencial e konkurent, sepse e urrejnë në thelb pjesen e errët të tyre. Trioja na shpreh një kërkesë dashurie, pasioni, erotizmi, humaniteti të pafund, si një vullkan  i ndezur plot gjurulldi e përplasje, duke strukturuar rreth temës qëndrore universale, të gjitha problemet aktuale që preokupojnë qenien, ku përfshihet edhe pjesa kombëtare. Flitet mbi botên e globalizimit, të betonimit, të anti humanizmit, të reklames, të konsumit
të shfrenuar, të ekranizimit e robotizimit, të klonizimit, të gjitha formave moderne të larjes  së trurit, flitet për problemet ekologjike, për temat e mëdha filozofike, për vendin e artit në kohen ku jetojmë, dhe pos asaj, shtrohen me shum arsye, disa pyetje mbi boten tonë shqiptare, absurditetet dhe disfunksionimet e saj. Trioja e Përjetshme është një vepër, një libër me interes, dhe hapë sipar, horizont modern për skenen, duke i rinovuar kodet, temat e skemat tona skenike tradicionale, duke na futur në një univers të ri që harmonizohet me kohen. Ajo vepër e meriton një tjetër jetë,  nëpërmjet gjallërimit në skenë, i shërbyer nga një regjisor i provuar, në nivelin e duhur, me aftësi e vizion modern per skenen dhe publikun shqiptar.

LLOJET E TORTURAVE NË BURGJET KOMUNISTE

 
(Kumtesë e mbajtur në Akademinë Kulturore "Iliria" në Romë )

Sipas teorise komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund te arrihej duke shkaterruar sistemin ekzistues me anen e revolucionit proletar ose luftes se armatosur. Sipas saj, forca levizese e shoqerise ishte lufta e klasave e cila ishte e perjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe perjetesimi i pushtetit te ri realizohej me anen e diktatures se proletariatit qe nenkupton vendosjen e dhunes mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirine, mungesen e ligjit mbi shtetin ligjor. Per t’u realizuar diktatura e proletariatit u ngriten institucione dhe organizma shtypese kryesisht te fshehta, autoritare dhe frikesuese. Sipas kujtimeve qe nga femijeria dhe nga sa kam degjuar, mbaj mend, qe gjermanet iken naten e 28 nentorit 1944 dhe Shkodra pa brigadat partizane qe hyne dhe parakaluan me 29 nentor. Naten e 28 netorit u vra ne Shkoder nje furrtar i cili kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodres para 28-es ishin degjuar te shtena te vazhdueshme, por nuk u muar vesh te ishte bere ndonje lufte. Bombat qe shperthenin ishin nga depot e ndezuara te gjermaneve, sidomos tek shtepia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u pane te rreshtuar edhe qindra pjesetare te cetave balliste, zogiste etj te cilet ishin dorezuar me porosi te komandave te tyre. Shumica derrmuese kishin hequr shqiponjen nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga nje yll te kuq.

Masat e para te pushtetit te ri ishin:

Rregjistrimi i vullnetareve per ne brigaden partizane te Shkodres te krijuar nje dite pas çlirimit.
Mobilizimi me detyrim i atyre qe nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosoves, drejt Berlinit.
Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatoviçi u nis krahinave per te zene edhe shtypur te arratisurit.
U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peçi per kontroll te arratisurish per kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" qe quheshin "te luftes".
Venia e triskave te bukes me 250 gram ne dite.
Krijimi i mencave te asistences sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRA
Ne dhjetor te 1944 u pergatiten 60 vete per te dale ne gjyqin special dhe pas tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.
Behet nje miting para bashkise se Shkodres. Mbahet nje fjalim dhe pastaj pa gjyq denohen me vdekje dhe pushkatohen ne vend ne mes te popullit 8 persona nder te cilet edhe Coku qe ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe.
Ne Divizionin e Mbrojtjes se Popullit bente pjese Seksioni i Sigurimit i cili merrej me informacionin, me biografite, me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Seksioni i Sigurimit ishte nje organizem sekret, nje perbetim per te ruajtur perjtesisht pushtetin komunist ne Shqiperi. Ne 46 vjet diktature nuk ka patur ligj per Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetem nje vendim te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH. Ne Komitetin Qendror ekzistonte nje zyre e Goditjes qe planifikonte masat ndeshkimore dhe nje zyre e Thashethemeve qe drejtonte disinformacionin per te hutuar njerezit. Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze te partise, por nuk e humbi bashkepunimin me te. Sigurimi i Shtetit kishte celulate veta ne lagje, fshatra, ndermarrje, institucione, reparte ushtarake. Nga ana e vet Organizata Baze kishte nen vezhgim politik dhe shoqeror zonen e vet dhe me anen e anetareve aktive te partise merrte ne shqyrtim raportimet, pergojimet, vezhgimet me karakter politik ose te dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit te Partise i cili kishte nje zyre te vecante qe mblidhte cdo raportim per ceshtje te dyshimta, per probleme te dyshimta dhe ia komunikonte Sigurimit per veprim. Çdo njeri do te shkruante autobiografine çdo vit me te gjitha hollesite, sidomos me gjerat e dyshimta. Organizata Baze shtonte imtesite e veta ne kartelat prane Komitetit te Partise.Nje organizate tjeter me e gjere qe perfshinte gjithe popullsisne e rritur te Shqiperise, me perjashtim te kulakeve dhe armiqve te shpallur ishte Fronti Demokratik. Faza e pare e goditjes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskes se Frontit me ceremoni. Ne vendin e punes goditja kishte shkallezime te tjera: ulja ne kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalim e kantjere te largeta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malesi, pushim nga puna.Ne fillm te viteve 50 u vu ne perdorim Libri i Shtepise, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar te shenoje cdo njeri qe te vinte ne shtepi qofte per te fjetur edhe nje nate. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyren e Keshillit, te shenoje kush ka ardhur, cfare lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do te qendroje c’numer dokumenti ka dhe te bleje edhe pullen edhe t’ia ngjisje faqes se librit.
Metodat e diktatures ishin te shkallezuara, synohej te krijoheshin gjithnje psikoza.
Ngjallja e frikes: imperializmi, revizionizmi, armiku i klases, sabotimi, bile u fol edhe per buburrecin amerikan.
Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime te jashtezakonshme. Kush nuk i paguante futej ne burg. Jane te njohura torturat per t’i detyruar te paguanin.U krijua koncepti qe cdo tregtar ishte njeri i poshter.
Aksionet ishin te panderprera: pune vullnetare, feste e panderprere, mitingje te vazhdueshme.Filloi me aksionin kunder karkalecit ne vitin 1945, rruga Kukes Peshkopi 1946, hekurudha Durres-Elbasan, Durres-Rrogozhine, Durres-Tirane, Shkoder-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhen aksionet "Tu qepemi kodrave e maleve", pyllezimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerezit te dalin vullnetare. Kishte shume qe shkonin vete, kishte shume qe frikesoheshin.Tregojne se Skender Sallakut, nje humoristi te shquar i thane te dilte vullnetar. Ai rrudhi supet :- Sa per forme-, i thane,- se nuk te çojme ty. Pasi u regjistrua e pyeten: -Ku e do?-Ke? -Vendin e aksionit? –Ketu,- tha e ngriti gishtin.-Ku e pyeten prape.- E dua ne lule te ballit-tha"
Fushatat "Lemi i pare shtetit" ishin te zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
Huate shteterore. Zhvillohej nje gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, eshte me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumen.
Shpallja kulak. Fshataret me te gjalle, me te zotet, me punetoret, me te pasur shpalleshin kulake, shpronesoheshin, u merrej toka, bagetia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik.
U krijuan repartet e punes."Reaksionaret" i mblidhnin vecmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune te detyruar ne Ushtri, gurore, toka te reja, keneta, bonifikime.

Internimet politike

Te gjithe familjet e te arratisurve dhe te dyshimteve i largonin nga kufiri i conin ne zonat kenetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet. Gjyq per ta nuk kishte, vetem komunikim shtese intenimi.Internimi ekonomik. E pesonin njerez qe kishin bere pune private pa leje.Internim per probleme morale: internonin per kurveri, per bizhoz, internonin prifterinj. Mbaj mend qe internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin te pafajshme dhe te dyja varen veten. Njerezit i internonin ne fshatra me te keqinj, me te varfer, me te thate.Hapeshin dosje per shumicen e popullsise se rritur, gra e burra , djem e vajza. Spiunet ishin ne numer shume te madh, me teper se ia merr mendja cilitdo. Duheshin per te kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri eshte spiun. Kjo nuk ishte e vertete, por duhej per te krijuar pasiguri mes njerezve. Edhe spiunet kishin kategori. Rezidentet quheshin me tallje "brigadieret qe mbledhnin letra".Bazat , shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin nje rrjet i gjalle te cilit ishte e veshtire ti ikje. Kishte spiune nga deshira, spiune nga detyrimi, spiune qe paguheshin 120 leke te vjetra, spiune qe imponoheshin se i kishin zene duke vjedhur, vajza ose gra qe i kishin zene ne imoralitet. Rekrutonin shume te rinj ne Ushtri , ne shkolle, per te fituar burse etj.Arrestimet.Si beheshin ?Fshehtas, naten.Diten ne ndermarrje, ne institucion, me ceremoni.Ne mbledhje te lagjes, te frontit, me demaskim, me pergatitje demaskuesish. Kur donin te mos merrej vesh, e nisnin personin me sherbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin per te ikur dhe i zinin ne prite.Hetuesia, biruca.Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkoder per shembull nga nje burg ne vitin 1946 u bene 13 burgje.: Manastire fetare, katolike, shtepia tregtaresh, Kinema.Mbaj mend femije: Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Franceskan, Shtepia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtepia e Ulqinakut, Shtepia e Faslli Ademit, Shtepia e Dr. Karamitrit, Shtepia e Ciurcise, Policia te Murgeshat etj. Te arrestuarit vinin nje nga nje, dy, pese, dhjete ne nje dhome, vinin ne korridore mbeshtjellur me rrogoz, ne banjo kishte raste kur i lidhin edhe per nje dru ne oborr.Ne Tirane ishin tri pale birucash: Birucat e burgut te vjeter qe ishin dhoma te verteta, te medha, me derrase, me dritare te medha. Ishin ndertuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i benin me te vogla. Ne oborrin e burgut te vjeter ishin ndertuar 50 biruca te vogla qe quheshin birucat e Kocit. Per to kishte dhene urdher per t’i ndertuar Koçi Xoxe, ministri i Puneve te Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me te vogla se te parat, nuk kishin dritare fare, vetem ne tavan kishte nje brime, te mbuluar me çimento si tunel siper, ku thuajse nuk dukej drita.
Po ju jap pershkrimin e bere nga nje bashkevuajtes, qe ishte tmerruar nga keto biruca."Me moren me makine gaz, me nje thes ne koke dhe si me sollen rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqen nga koka thesin e miellit qe me kishte marre frymen. Ne nje porte te erret dy rreshta policesh me nga nje hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Une vrapoja qe te shpetoja koken dhe hyra ne nje korridor te ngushte, te ngushte dhe te gjate qe nuk mbaronte kurre.Majtas kishte dyer te vogla, te vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare me doli nje kthese tjeter me nje korridor pa fund. Si te them, sikur te hyje te Fusha e Aviacionit dhe te perfundoje tek Spitali Civil.Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne nje biruce te erret ne nje pellg uje ne dysheme. Kthej koken anash: ne asnje ane te murit nuk kishte asnje dritare. Ngre koken lart. Ne tavan nje vrime 20cmx 30 cm me nje rrjete teli dhe e mbuluar me cimento me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht uji, ishin perballe njeri-tjetrit, sigurisht per te te lagur diten dhe naten, ndryshe nga do te ishte formuar gjithe ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjeter aty e merrnin korrentin per te torturuar. Me kontrolluan, me hoqen rripin e mesit, me hoqen llastikun e te mbathurave, pastaj nisen te me kepusin nje nga nje pullat e xhaketes, te pantallonave, te kemishes.Une edhe u tmerrova edhe u cudita. Me lane vetem pullen lart te pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden.Me pyeten, me kercenuan, me shane, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vazjen e vogel. Me akuzuan me gjera qe nuk m’i merrte mendja. U terbova. Kapa tavllen metalike, nuk levizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk levizte as ajo, i kishte kater kembet e ngulura ne cimento, kapa tryezen e vogel edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si shperblim me permenden edhe gruan me te gjitha rimat e Sigurimit te Shtetit, edhe me goditen. Ate cast m’u zberthye kopsa e vetme e pantallonave dhe perpak sa s’me rane breket. I mbajta me njeren dore. Ate cast me thane se me kishin arrestuar edhe motren time. M’u be terr e nuk mbaj mend asgje me teper. Me doli te fiketit ne biruce. Njera kembez me ishte lagur ne pellgun e ujit. Ne gjysme erresire pashe sportelin qe u hap. Pastaj kerciten celesat, u hapen drynjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga nje cante lekure ne duar : "C’pate-tha hetuesi- qe ne fillim, keshtu! Me shikuan zemren, me hoqen xhaketen, me pervolen mengen dhe njeri nxorri nje vegel, sigurisht vegel korrenti ishte. Me mbeshtollen krahun dhe puf, puf, puf, puf me fryne duke me shtrenguar fort. Une u tmerrova. :" Cfare ben more! Cfare ben!Cfare beni! Po me leshonin korentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afer, me bene qull fare dhe erdha ne vete:-E ke tensionin 5 e gjysme- me tha civili qe thoshte se ishte mjek.Me vone mora vesh se isha ne nje biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani.Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korentit per driten. Llampe nuk kishte ate nate. Kur e vune me iku nje pjese e frikes."Birucat e treta te hetuesise, jane te Burgut te Ri. Ato jane ndertuar me dritare te medha, por ne vitet 50 kane mbyllur tre te katertat e me teper dhe lane vetem nje frengji sa per te marre pak fryme dhe per te njohur njeri-tjetrin ne gjysme errresire.Me rregull kishte nje ore ne dite ajrosje ne nje kuti tullash pa tavan, por ne fakt te linin dy here ne jave nga 10 min. Banje te nxehte nuk kishte kurre, mund te laheshe nje here ne gjashte muaj me uje te ftohte. Hetuesia ishte e gjate. Une kam bere afer dy vjet, shto dy vjet te tjera izolim te plote pas hetuesise dhe gjyqit.Birucat e Burgut te Ri ishin me cimento. Kishte nje batanije, 2 sipas deshires se hetuesit.Ushqimet liheshin jashte ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjte e medhenj shetisnin lirshem ne korridore dhe benin c’te donin me ushqimet tona.Racioni zyrtarisht ishte 500 gr, por ne fakt 1600-1700gr ndahej katersh dhe nje e katerta ishte racioni yt, ai qe pastronte korridorin merrte nje buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po te donte te jepte nje pjese nga hisja jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me nje cope marmalate. Ne fushaten e patates buka zevendesohej me patate te ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e veshtire e urise.Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte nje spirileng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza te zeza. Nuk flas per nje, dy a tre, por per qindra miza qe duhej te mbyllje syte e t’i kaperdije. Kripe kishte 5 gr, vaj kishte 6.5 gr, por ne fakt kurre nuk shihej nje gjurme yndyre. Kur kishte leng fasuleje ishte dite feste. Nje here ne muaj kur kishte patate ne gjelle,ajo ishte shume e shijshme. Do t’ju them dhe nje gje: kur qellonte qe te te rrihnin ( se nuk te rrihnin perdite), kur ktheheshe ne biruce haje buken me aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem.Ne biruce te jepnin tri cigare ne dite, nje ne mengjez, nje ne dreke dhe nje ne darke. Kuptohet po te rrije urte. Ndryshe te kapercente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej te prisje deri te nesermen ne dreke.Ne biruce vinin edhe ushqime nga familja. Nje here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, kater kg.Po ne biruce ka edhe histori te tjera. Sa vete kane vrare veten ne hetuesi? Sa jane hedhur nga dritaret, plasur trute ne sokak, sa jane varur me carcafe ose me kemisha te grisura ?Me e renda eshte: pasiguria ne biruce. Ajo ishte nje front i hapur, ku sulmi mund te te vije nga cdo ane e ti nuk nuk mund te mbrohesh nga asnje drejtim.

Torturat:
Pas kongresit te pare 1948 u tha se çfare torturash ishin zhvilluar nga Sigurimi i Shtetit. Po japim disa deshmi te dhena nga te torturuarit dhe torturuesit qe gjenden ne fondin e Ministrise se Puneve te Brendshme.

Shaban Zoreci: Me eshte aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lene 16 dite te varur per kembesh.Me kane dhene nje leter me 11 pika per te plotesuar se isha anetar i Organizates Tekniko-Industriale. Ne hetim kane marre pjese edhe tre oficere jugosllave qe hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet.
Vango Mitrojorgji tregon per nje proces fallso te bere gjoja per te burgosurin Kole Kuqali i cili kishte kohe qe kishte varur veten. Ky proces i tregohej te burgosurve te tjere si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat, deputet i Kuvendit Popullor, baba i deshmorit Gjike Kuqali.
Kleanthi Andoni tregon per torturat me hekurin e skuqur te bere mbi avokatin Myzafer Pipa deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag te vdekjes.
Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci kemi pasur kartabjanka per te torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerez ne duar.Me kujtohet nje plak me mbiemrin Shandeda, te cilin e kam rrahur une Avokat Myzafer Pipa eshte torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une.Cdo i burgosur ka kaluar ne tortura. Koci Xoxe deklaron ne gjyq:
Une kam dhene udher t’u pakesohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturen e vdekjes. Per Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhene urdher Vaske Kolecit qe te vriste pa gjyq. Per vrasjet pa gjyq kam qene keshilluar dhe jane bere me urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha.
Kam pasur edhe vendim byroje per kete.

Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)

Rrahje me dru deri sa te behen palge dhe te bjere mishi.
Kruarje e plageve te qelbezuara me dru
C'puarje e mishit me te djegur.
Elektrik ne veshe.
Futje e kripes ne mish.
Lagia me uje te ftohte.
Lenia pa buke deri ne vdekje.
Lenia pa buke per disa ore
Lenia zhveshur ne te ftohte.
Jeleku i forces.
Dinamit ne vehte.
Shtrengimi i gishterinjve me pinca.
Fekale ne goje.
Varje me koke poshte.
Lidhje per peme.
Lenie ne diell.
Macoku ne tumane.
Pergatitje varri, pushke ne goje.
Tentative per çnderim te vajzes.

Grupet armiqesore krijoheshin sipas situatave: Akuzat Falso, Prifterinjte spiune te Vatikanit. Tregtaret torturoheshin per t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh te Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteveGrupi Tekniko-Intelektuale i Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistences i sajuar nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet Shehut.
Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashte.Shoqeroheshin te lidhur ne kembe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin: "Ne litar kriminelet!". Edhe rruges edhe ne rreshtat e pare. Avoketerit kercenoheshin. Myzafer Pipa avokat u arrestua ne salle te gjyqit dhe doli i vdekur.Denimet:Ngjiteshin pllakata te shtypura. Pushkatimet ne mengjez prane varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.
Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne 1938, kur ishte kryeminister Koco Kota. U ndertua per kriminele te posacem ordinere se atehere te burgosur politike nuk kishte.Pa u mbushur dhjete vjet Koco Koten e vrane pa gjyq ne po kete burg. E quajne me te drejte Burgu i Tmerrshem i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te prisnin me parullen:" Burrel-hyn e s’del".Ne te vertete burgun e mire apo te keq e ben rregullorja dhe njerezit qe e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte planifikuar te ndertohej me dy kate oshte punishte, lart fjetore. Por burgu nuk arriti te kryhej per shkak te okupacionit italian te 7 prillit. Ate vit perpara fati e desh qe familja ime te gjendej ne Burrel. Qendra e banimit ishte e vogel: shkolla, xhamia, zyrat e nenprefektures, qendra shendetesore, rrethkomanda e Xhandarmerise ku im ate Filip Toma ishte oficer,shkolla e xhandermarise qe pergatiste kursante dhe disa shtepi banimi. Jashte qytezes ne nje pyll me shkurre ngrihej ndertesa e burgut plot me skela si kantjer ndertimi.Para 7 prillit babai erdhi ne shtepi, nxorri nagantin e ma vuri ne dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te terhiqija kembezen, nje krisme shurdhuese u degjua pastaj tjetra, e tjetra.Krisen edhe arme te tjera. Mbreti Zog ishte bere me djale. Po ate dite nje grumbull civilesh dhe ushtaresh te armatosur u nisen ne Durres per te pritur Italine me lufte.Bazi i Canit ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerezit. Im ate u vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie qe qelloi me topa nga kodrat e Durresit me 7 prill. Pas disa ditesh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i deshperuar.Kishte deshtuar cdo gje. Atdheu ishte pushtuar,mbreti kishte ikur. Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, ne katin e pare.Hekurat e zgjatur te kollonave i kam gjetur akoma ne vere te vitit 1967, kur me sollen te lidhur nga kampi i Elbasanit per te vuajtur dhjetera e dhjetra vite denimi.Ne kohen e Italise, burgu u perdor per disa muaj per disa te burgosur, me vone u kthye si strehim i regjimentit te Divizionit Malor te Artilerise. Mushkat qe bartnin mortajat lidheshin me zinxhire per hallkat e mberthyera ne mur, kur u kthyen ne burg ne vitin 1946 keto hallka te mushkave, por u perdoren per te lidhur njerezit dite e nate. Burgu ishte rreth 120 meter i gjate dhe rreth 10 meter i gjere. Korridoret e gjata e te ngushta arkitekti i kishte ndertuar nga Veriu, nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda paksa ne dimer, ndersa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i madh, por vit pas viti erdhen duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund te kaloje. Ne vitet 70, oborri u nda me dysh me mur te larte, pastaj aty u ndertuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizem-leninizmit.Keshtu qe oborri cdo vit e zvogelohej.Ne oborr kishte nje pus ku nxirrnim uje.Uji ishte problem ne Burrel.E nxirrnim me gaveta te lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin 700-800 te denuar pat arritur nje gavete te shitej me nje pakete cigare partizani.Ne pus qe hedhur brenda per t’u mbytur kolonel Sami Koka i denuar 25 vjet.Grindja e pare ne Burrel mund te behej per vendin, minimumi i hapesires se dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra nje gjeresi gazete. Zenka e dyte behej per dritaret. 30-40 vete ne nje dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajer i mbytur, ajer i qelbur, njerezit semureshin, me te diturit kerkonin te hapeshin dritaret, pleqte e fshataret kerkonin ti mbyllnin derisa me leje te komandos njerezit u ndane sipas dritareve. Zenka e trete ndodhte per rradhen e nevojes, per qypat e shurres, qe gjindeshin ne çdo dhome, ne qoshe. Koha e daljes per nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do te zije rradhen e nevojes, qellonte qe gjithe koha e ajrimit te mos mjaftonte per te kryer nevojat personale; mbushje uje, larje e dalje nevoje. Naten dera nuk hapej. Dhe kush ishte keq do te kryente nevojen ne sy te 30-40 apo 50 burrave. Naten ishin aq ngushte sa nuk mund te ktheheshe ne anen tjeter pa zgjuar shokun nga gjumi. Po te ngriheshe naten per te shkuar tek qypi, mund te mbeteshe ne kembe, sepse te tjeret ishin zgjeruar dhe te kishin zene vendin.Atehere do te prisje sa te ngrihej nje tjeter nevojtar, duhet t’i rrije gati e t’i zije vendin.Zenka e katert mund te ndodhte per rradhen e leximit te gazetes, per rradhen e govates per larje, per peshoren e bukes etj, etj, etj. Kur ishim 700-800 vete te gjithe korridoret ishin zene me dysheke te shtruar, ishin te zena edhe 26 birucat ku ne secilat fusnin 7 vete me gjithe placka. Ata rrinin si sardelet tre nga dera kater nga dritarja, me kembe nga goja e tjetrit. Me vone kur u pakesuan te denuarit ne 400-500 vete, birucat perdoreshin per ndeshkime te renda, ku te linin nje muaj ne cimento me dritaren hapur ne dimer, te zhveshur, te lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume njerez qe shpesh here, nuk kishte qofte edhe nje aspirine. Ne kohet e veshtira shume kane vdekur nga uria, veç kesaj edhe vetvrasjet kane qene te shpeshta, rrahje ne biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.

Si negocoi Azem Galica me serbët për pavarësinë e Kosovës

Shpata e panjohur franceze për  heroin e Kosovës  

Si negocoi Azem Galica me serbët për pavarësinë e Kosovës


Në pranverë të vitit 1918, pas betejave të pandërprera në Pridvoricë të Koloshinit, takohen Azemi e Kostë Vojvoda – Peçanci, komandant i çetnikëve serbë e malazezë. Lidhet një “marrëvjeshje” se, “pas çlirimit nga Austro-Hungaria, aty ku ka më shumë shqiptarë, kryetari do të jetë shqiptar. Shkollat do të jenë në gjuhën shqipe. Bile, edhe Kosova do të jetë e pavarur”.

Më 15 tetor 1918, kah ora 4 pas dite, në Mitrovicë hyjnë ushtria franceze e serbe. Vjen Azem Galica me afër 1000 ushtarë austro - hungarezë, të zënë robër në mes të Pejës e Runikut. “Komandanti francez, gjenerali Bashle, në sallën e bashkisë, i organizon pritje solemne. Mban një fjalim përshëndetës për Azemin dhe popullin shqiptar. Ia jep një shpatë të oficerëve, që dhurohej vetëm për heronjtë e luftës.

Dr. Mehmet Rukiqi

Më 25 korrik 2008, janë mbushur 84 vjet, nga dita kur Azem Galica, Komandant i Përgjithshëm i Lëvizjes Kaçake të Kosovës (1912-1924),ndërmjet fshatrave Gllarevë e Përçevë, afër Klinës, ndërroi jetë. Shkaktarë ishin plagët e rënda që mori në luftën historike të Galicës, dhjetë ditë më parë. Shpella legjendare e Përçevës, në mbrëmjen e asaj dite, në thellësinë e vet prej 75 m. “me pikëllim të madh, e mori në mbrojtje trupin e Azem Galicës, fizikisht  të pajetë, e shpirtërisht të përjetshëm. E pranoi trupin e një titaniku të papërseritshem,  me “besë”, që armiqtë serbë, për sa të ketë jetë mbi tokë, s’do të dinë, s’do t’i shohin as s’do t’i prekin eshtrat e Azem Galicës”. Shpella, sikur u betua se: “Sa të është Azem Galica në gjiun tim, do të jetë i gjallë,  do të jetë mbrojtje engjëllore e kombit të vet dhe tmerr misterioz për xhelatët karpatianë”.  Ishte luftëtari më i madh i shekullit që i takoi, kundër okupatorëve të tokës shqiptare.
Krijimtaria gojore, në prozë dhe në poezi, me Azem Galicën, protagonist kryesor, spikat ndër format më të larta të përvetësimit estetik të realitetit. Është edhe kjo një dëshmi se foklori dhe historia shkojnë paralel. Aristoteli thoshte: “Derisa historia flet për të veçantën, poezia flet për të përgjithshmen dhe, në shumë raste, del si dituri më e thellë e më serioze se historia”. Azem Galica, edhe në artin gojor, është tip ideal shoqëror. Është frymëzues në krijimtarinë e shumë gjinive e llojeve të artit gojor e letrar. Është simbol i së kaluarës, plot sakrifica e tragjedi gjithëkombëtare.
 Ideja artistike, e materializuar nëpërmjet Azem Galicës, si prototip ekzistent, është më e qëlluara në artin poetik në përgjithësi, e në epikën historike në veçani. Nëpërmes krijimtarisë gojore, Azemi u vendos në piedestalin e të mirës etike dhe të madhërishmes estetike, për trimëri e për luftën e drejtë, kushtuar mbrojtjes së popullit të vet. Me pushkë në dorë demonstroi artin e çlirimit të atdheut, si dimension i jetës së tij.


Babai i Azemit, Bejtë Galica, ishte trim e atdhetar i madh

Azem Galica (1889-1924) u lind në Galicë. Rrjedh prej një familjeje të varfër. Babai, Bejtë Galica, dallohej ndër trimat e kohës së vet, në Drenicë. Dha jetën në një betejë me ushtrinë osmane, afër Deviqit, më 1903. Nëna, Sherife Galica, ishte bija e Kurt Selacit, atdhetar i dëshmuar. I patën 5 djem e një vajzë, Seferin, Zenelin, Azemin, Ademin, Hetemin e Mihanen. Azemi, që nga mosha rinore, si bari, jepte shenja të një trimi të pashoq. Bisedat e tij ishin të frymëzuara për luftë kundër robërisë. Kishte vetëdije të lartë patriotike. Nga moshatarët, shquhej me shkathtësinë fizike, me rreptësinë e mjeshtërinë e përdorimit të armës. Ishte këmbëngulës në vendimet që merrte.

Shpata franceze për Galicën

Luftën e parë kundër okupatorit serb, sipas tregimtarëve popullorë, Azem Galica e zhvillon në mars të vitit 1913. Xhandarët e rrethojnë në kullën e Musli Mikushnicës. Vriten tre prej tyre, po edhe Dan Radisheva, i vëllai i Shotës. Azemi plagoset në dorë dhe, për herë të parë e të fundit, kapet nga armiqtë. Një vit e vuan në burgun e Pozharevcit. Më 1915 sulmon Austro-Hungaria. Ndiqen kaçakët si “njerëz të rrezikshëm”. Më 6 mars 1917, në kullë të Sefer Smakiqit, në Obri të Poshtme, lufton me forca të xhandarmërisë bullgare. Me Azemin ishin vetëm Shota dhe i vëllai Ademi. Të dy vëllezërit plagosen, pasi i lënë disa armiqë të vrarë. Po në këtë vit, në male të Radishevës, bashkohen me Çetën Kaçake të Shaqir Smakës, komandant i çetave kaçake të Drenicës Veriore. Në Bajë, rrethohen nga xhandarmëria austriake. Ndër të tjerë, mbetet i vrarë edhe Shaqiri, Tani, Azem Galica, në moshën 28- vjeçare, mbetet në vend të tij. Në luftën që zhvillohet në Klladernicë, nga Kulla e Sali Bekës, Azemi me shokë i vret tetë xhandarë. Për hakmarrje, në malin Gamna të Galicës, nga xhandarët e tjerë pushkatohen dy vëllezërit e Azemit, Seferi e Zeneli.
Në pranverë të vitit 1918, pas betejave të pandërprera në Pridvoricë të Koloshinit, takohen Azemi e Kostë Vojvoda – Peçanci, komandant i çetnikëve serbë e malazezë. Lidhet një “marrëvjeshje” se, “pas çlirimit nga Austro-Hungaria, aty ku ka më shumë shqiptarë, kryetari do të jetë shqiptar. Shkollat do të jenë në gjuhën shqipe. Bile, edhe Kosova do të jetë e pavarur”. Merret vendimi për një “luftë të përbashkët”. Ishte fundi i Luftës së Parë Botërore. Më 15 tetor 1918, kah ora 4 pas dite, në Mitrovicë hyjnë ushtria franceze e serbe. Vjen Azem Galica me afër 1000 ushtarë austro - hungarezë, të zënë robër në mes të Pejës e Runikut. “Komandanti francez, gjenerali Bashle, në sallën e bashkisë, i organizon pritje solemne. Mban një fjalim përshëndetës për Azemin dhe popullin shqiptar. Ia jep një shpatë të oficerëve, që dhurohej vetëm për heronjtë e luftës.


Negocitatat e deshtuara të  krajlit të Serbisë

Njëri nga serbët e pranishëm, Azemit ia përcolli edhe “Urdhërin e krajlit”, se: “Azem Galica do të jetë vojvodë i Kosovës, nëse e njeh Serbinë si shtet”. Azemi i përgjigjet: “Ne askend nuk e njohim si shtet, përveç Kosovës së pavarur nga Serbia dhe flamurin shqiptar”. Ndërkohë, nga Selaniku, kthehet Milan Nediqi, kryetar i qeverisë serbe në Beograd. Posa hyn në Mitrovicë, e ndërron Ibrahim Devën, kryetar i rrethit dhe, në vend të tij, e vendos Jovo Kotorrin. Azemi, vetë i shtati, i hyn në zyrë dhe i thotë: “Nëse Ibrahimi s’kthehet në vendin e vet të punës, brenda 24 orëve, unë do t’u shpall luftë”. Niset për Pejë, ku së bashku me mijëra shqiptarë, e ngrisin flamurin kombëtar. Këtë hap e kundërshton “besëlidhësi”, Kostë Vojvoda, antishqiptari më i tërbuar.
Lufta e parë, pas “marrëveshjes”, me Kostën fillon në Suhogërllë. Vritet Rexhep Haliti, i vëllai i Shotës dhe Vuqina e Radishevës, ndihmësvojvodë. Prej kësaj lufte, Çetës së Azemit, vetëm nga fshatrat e Drenicës veriore, i bashkohen mbi 200 veta. Nga ana tjetër, rivendoset regjimi serb, edhe më i egër. Përfaqësuesit më të theksuar të këtij regjimi, nëpër krijimet popullore, janë krajl Aleksandri  e kryeministri Nikolla Pashiqi: naçallnikët, si Cvetko Stamenkoviqi për Vushtrri, Angjelko Neshiqi për Drenicë, Radisav Nekiqi për Mitrovicë, Miliç Kërsta për Pejë e Istog e tjerë. “Nikollë Pashiqi, edhe në poetikën popullore, del si fytyrë më e urrejtur, si hartues i politikës shfarosëse të një populli dhe si mashtrues i zellshëm i shqiptarëve të mashtruar. Shovinistët serbë i këshillonte: “Gjeni sa më shumë munafikë shqiptarë. Merrni me të mirë e rrihni krahëve. I lavdëroni para syve dhe u jepni grada të thata, se ata tani do të vrajnë vëllau-vëllanë. Veproni sipas parimeve “përçaj e sundo” , “gjuaj gurin e fsheh dorën”, “vraj natën e qaj ditën”. Ushqehet në kuzhinën e gënjeshtrave në Moskë.  Mulla Ibrahim Palaci, atdhetar i shquar, paska thënë: “Kur të bani amin, lutnu: “O Zot, na shpëto prej rrenave të Rusisë e prej sherrit të Serbisë”. Përmenden edhe agjentë, që ia ndriçonin rrugën armikut, për të bërë krime, si prijës të tragjedisë së popullit të vet. Në një anekdotë, thuhet: “Zenel Çaushi i thotë Shote Galicës: “Gjynah asht me bajtë grueja tesha të burrave”. “Paj, edhe ti, bre zotni çaush,-i thotë Shota- kishe ba ma sevapë edhe ishe dokë fort ma i mirë me i pasë veshë teshat e grave”.

Azem Bejta si orator

Prej shkurtit të vitit 1919, Azem Galica konsiderohej si Komandant i Përgjithshëm i Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Tani  luante edhe rol të komandantit për edukatë moralo-politike. Kaçakëve, shpesh, u thoshte: “Për njeriun që ka arritur të bëhet i njohur dhe përfaqësus i ndonjë lufte për çlirim nga i huaji, mjafton një fjalë pa vend, një akuzë pa bazë, a një vepër antinjerëzore dhe ai të bjerë poshtë. Mjafton të gënjejë vetëm një herë e të mos i besohet asnjëherë”. Azemi, nga kjo pozitë, ishte kundër demagogëve që flasin shumë, për të mos thënë asgjë; që shprehin mendime me fjali të stërgjatura, të lodhshme e të ndërlikuara; që u largohen fjalive të thjeshta, për të mos u dalur rrenët në fushë”. Si gëzimin, ashtu edhe hidhërimin, i shprehte brenda kufijve të tolerancës. “Asnjë kaçak nuk i ka shpëtuar pa ia njohur biografinë e tij, pa e pyetur “mos je në hasmëri me dikë”, “mos ke inat ndaj kujdoqoftë”, sepse duke e shfrytëzuar për të keq pozitën e kaçakut, duke vrarë e plagosur njerëz jashtë frontit të luftës, ia merr fytyrën krejt Lëvizjes Kaçake. “Edhe Lëvizja Kaçake e drejtuesit e saj, patën probleme me kaçakët e rrejshëm. Ata kishin ardhur në çeta si dezertues ushtarakë, vrasës, me motive politike ose për hakmarrje. Ishin cuba e hajna. Ishin kaçakë të shtetit, të paguar si kaçakët e Ceroviqit. Mbanin armë dhe leje të veçanta. Minonin Lëvizjen. Ishin të padëshiruar nga çetat kaçake dhe jatakët”. Sipas krijuesit e rapsodit popullor, Dervish Goxhulit:
“Azem Bejta çka paska thanë,
Burrë i meçum kush t’donë me kanë,
Punëve t’kqia hyzmet s’u ban,
Se vjen nji ditë si i bjen pishman”.

Azemi shpesh i theksonte pasojat që na i solli deri këtu regjimi serb: “Serbia në Kosovë e qiti farën më të keqe ruse e sllave. Kur mbiu kjo farë, na i solli të gjitha të zezat në ne e për ne. Mbiu agresiviteti e arroganca, cinizmi e çoroditja, degjenerimi e demagogjia, dyfytyrësia e dhuna, edukimi i keq e euforia, falsifikimi e gënjeshtra, hajnia e hilja, hipokrizia e inati, intrigat e konfliktet, politika djallëzore e paturpësia, urrejtja e xhelozia”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...