2012-01-28

Gjuhëtari i fshatit!


PROF.DR.TOMOR OSMANI

Gjuhëtari i fshatit!

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së pedagogut dhe gjuhëtarit prof. dr. Simon Pepa. Sëmundja qe e pamëshirshme dhe ai ndërroi jetë kur kishte arritur të hartonte disa monografi, por së fundi, mundi të shohë të botuar veprën më të mirë të tij “Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor” në dy vëllime. Ky botim ishte rrjedhojë jo vetëm i kërkimeve të prof. Simonit, por edhe i faktit se ai e njihte mirë fshatin, psikologjinë e tij, gjuhën zakonet, ritet etj.
Prof. Simon Pepa, ky gjuhëtar dhe personalitet që vdekja e rrëmbeu në moshën 65-vjeçare, lindi në Shkodër, më 31 dhjetor 1936, 75 vjet më parë dhe vdiq në Bari të Italisë, më 10 maj 2002 pas një sëmundjeje të rëndë, kur ishte në kulmin e veprimtarisë pedagogjike dhe shkencore. Pasi shërbeu për 19 vjet në fshatrat e Shkodrës si mësues, në vitin 1973 në moshën 37-vjeçare u transferua në Universitetin e Shkodrës si pedagog i gjuhës shqipe dhe më pas kaloi si sekretar shkencor në sektorin shkencor të albanologjisë pranë këtij institucioni. Qe një nga redaktorët dhe recensentët e disa botimeve të këtij institucioni, duke përfshirë edhe kolanën “Studime shqiptare”.
Sëmundja qe e pamëshirshme dhe ai ndërroi jetë kur kishte arritur të hartonte disa monografi, por së fundi, mundi të shohë të botuar veprën më të mirë të tij “Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor” në dy vëllime, Shkodër, 2002. Menjëherë u ndie jehona me vlerësimet që i bënë këtij botimi në letrat përshëndetëse dërguar autorit dhe pas vdekjes familjes, si dhe në recensat dashamirëse që iu bë kësaj vepre me rëndësi në fushën e gjuhësisë. Ky botim ishte rrjedhojë jo vetëm i kërkimeve të prof. Simonit, por edhe i faktit se ai e njihte mirë fshatin, psikologjinë e tij, gjuhën zakonet, ritet etj. Ai qëndroi në fshat 19 vjet, por kohën nuk e kaloi kot, pasi me atë biçikletë që bënte rrugën nga fshati në qytet pranë familjes, me atë mjet shkonte në shtëpitë e fshatarëve për të mbledhur materiale gjuhësore, folklorike etj. Fshatarët ia hapnin me kënaqësi derën e shtëpisë, pasi ai ishte shumë i komunikueshëm dhe tërheqës, dhe në bisedat me ta ishte gojëmbël dhe i këndshëm.
Punova shumë vjet më të dhe u njoha me natyrën e tij fisnike dhe dashamirëse. Ishte njeri i fjalës. Vendosën të hartonim një monografi dhe e botuam me titull “Tabu dhe eufemizma në gjuhën shqipe”, Shkodër, 2000. Ishte shumë e lehtë të punoje me të. Për çdo problem diskutonte me gjakftohtësi dhe bindej kur i jepje ndonjë mendim tjetër. Ishte shumë aktiv në punën që merrte përsipër. Dhe jepte me kompetencë mendimin e tij për çdo çështje që na lindte gjatë punës. Duke gjetur një gjuhë të përbashkët e botuam monografinë, e cila qarkulloi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Më pas na lindi ideja që ta zgjeronim botimin e parë dhe filluam të grumbullojmë material të tjera, pasi vepra pati recensione pozitive dhe u shit shpejt. Më vjen keq edhe sot që nuk mujtëm ta vazhdojmë punën e nisur, pasi miku, shoku dhe kolegu im ndërroi jetë në moshën më aktive.
***
Simon Pepa qe edhe një pedagog i aftë. Kishte një veprimtari të pasur pedagogjike si mësimdhënës dhe botues, pasi shërbeu në shkollat e arsimit parauniversitar për dy dekada jo vetëm si mësues, por edhe si drejtues. Ishte bashkautor i katër teksteve mësimore dhe i shumë shkrimeve me karakter pedagogjik dhe metodik. Por mësuesi i fshatit nuk e pati të lehtë të ndërrojë kursin e jetës. Shkolla e lartë kishte objektiva dhe kërkesa të tjera. Por departamenti ku ai do të punonte kishte personalitete të shquara të gjuhësisë shqiptare, që njiheshin me botimet e tyre të shumta jo vetëm brenda, por edhe jashtë shtetit. Do të punonte me prof. Jup Kastratin, në atë kohë përgjegjës i Departamentit të Gjuhësisë që shquhej si studiues i mirëfilltë i gjuhës shqipe, deradian, bibliograf që kishte botuar dhjetëra monografi dhe studime; me prof. Kolë Ashtën, njohës i veçantë i autorëve të vjetër, ( ai së bashku me T. Osmanin do të fillonin të botonin monografinë e këtij autori “Leksiku historik i gjuhës shqipe” që sa qe gjallë S. Pepa u arrit të botoheshin dy vëllimet e para); me prof. Fadil Podgoricën një etnolog i mirënjohur, njohës i thellë i folklorit shqiptar dhe me pedagogë më të rinj që kishin bërë emër në gjuhësinë shqiptare me veprat dhe shkrimet e botuara në shtypin shkencor dhe periodik. Ky mjedis bëri që ai t’i përvishej punës me seriozitet, në mënyrë të veçantë duke vlerësuar kohën në maksimum, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën dhe përvojën e kolegëve të departamentit; Simoni nga dita në ditë rritej, lexonte vazhdimisht, botonte në shtypin shkencor dhe periodik dhe shkallë-shkallë arriti të marrë tituj dhe grada shkencore. Kështu në vitin 1989 mbrojti me sukses disertacionin për gradën “Kandidat i shkencave” dhe në vitin 1995 ajo u konvertua “Doktor i shkencave”. Po në atë vit mori titullin “Profesor i asociuar”. Nuk u kënaq me aq dhe vazhdoi punën kërkimore-shkencore me mjaft intensitet duke shkruar dhe botuar dhe kjo bëri që në vitin 1999 të marrë titullin akademik “Profesor.”                                                    
***
Prof. Pepa la të botuara, përveç teksteve mësimore, këto vepra: “Gjurmime kulturore”,Shkodër, 2000; “Tabu dhe eufemizma në gjuhën shqipe”, si bashkautor, Shkodër, 2000; “Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor”, në dy vëllime, Shkodër, 2002; “Zadrima dhe bijtë e saj”, Shkodër, 2003; “Breng dhe gaz nga Shkodra ime”, Shkodër, 2001. Ka shkruar dhe botuar me dhjetëra studime dhe artikuj shkencorë dhe divulgativë dhe ka kumtuar në Shkodër, Tiranë,
Elbasan, Kosovë etj., por edhe jashtë shtetit si në Zagreb, Nju Jork dhe Broz të SHBA-së.
“Gjurmime kulturore” është një përmbledhje me studime, artikuj dhe kumtesa. Në këtë përmbledhje autori ka përfshirë shkrimet për figura të shquara, disa të njohura, disa të persekutuara nga regjimi i kohës. Shkrimin e parë ia kushton Frang Bardhit si autori i fjalorit të parë latinisht – shqip (1635). Si lektor i leksikologjisë, S. Pepa analizon vlerat e këtij fjalori, dobësitë, por edhe rëndësinë që ka për leksikografinë shqiptare. E mbyll shkrimin me këto fjalë: “Frang Bardhi i dha shumë atdheut dhe kulturës shqiptare…, është në nderin e kulturës shqiptare që emri dhe vepra e këtij atdhetari të shquar duhet të zërë vendin që i takon.”  Simoni vazhdon me trajtimin e dy vëllezërve Filip e Kolë Kraja, të Fulvio Kordinjanomit. Me një respekt të veçantë autori i kësaj përmbledhjeje, shkruan për atë Justin Rrotën. E nis shkrimin me këtë vlerësim: “Në radhën e atyre dijetarëve që u përpoqën me mish dhe shpirt për gjurmimin e studimin e gjuhës dhe të letërsisë së bukur shqipe, që punuan me këmbëngulje dhe dashuri për të nxjerrë në dritë thesare të kulturës shqiptare, radhitet edhe dijetari i shquar atë Justin Rrota.” Kontributi i Justin Rrotës qe i shumanshëm. Ai qe studiues me emër i gjuhës shqipe, hartues tekstesh shkollore dhe monografish për autorët e vjetër dhe historinë e alfabetit të gjuhës sonë, letrar etj. Dhe gjithë vepra e tij pas viteve ’90 po ribotohet nga biblioteka françeskane, duke përfshirë edhe veprën madhore në dorëshkrim “Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore” Shkodër, 2006, f. 612  që ka lëndë nga leksikologjia, fonologjia, morfologjia, sintaksa dhe etimologjia, si dhe të dhëna për disa lëvrues të shqipes. Dhe S. Pepa shtron nevojën që të bëhen kërkime për të gjetur korrespondencën e tij të pasur me personalitete të shquar të kulturës sonë, si me N. Joklin, A. Desnickajen, A. Xhuvanin, E. Çabejn, G. Petrotën etj. Megjithëse i sëmurë, i ngujuar në një karrige, me dy gishtërinjtë që i punonin shkroi pa pushim. Ishte adhurimi i pakufi dhe pasioni për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare për të cilat Justin Rrota shkriu gjithë jetën e tij.
 Një vend të rëndësishëm zënë edhe trajtimi i figurave të tjera me kontribute të veçanta për gjuhën shqipe, si: D. Nikollë Gazulli, themeluesi i leksikografisë krahinore dhe i asaj onomastike, i kontributit të prof. E. Çabejt për leksikologjinë dhe leksikografinë shqiptare, i Kolë Ashtës që një jetë ia kushtoi kulturës shqiptare etj. Pastaj autori në pjesën e dytë merret me veçori të gjuhës shqipe dhe të veprave të disa autorëve.
Vepra e dytë dhe më e arrira e prof. Pepës është Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor,në dy vëllime, Shkodër, 2002. Këtë monografi autori e ka ndarë në dy vëllime: vëllimin e parë ia ka kushtuar studimit teorik, ndërsa në vëllimin e dytë jepet një fjalor prej 1461 fjalësh dhe shprehjesh nga fusha e bujqësisë së gegërishtes veriore, duke bërë vise-vise edhe krahasime. Hartimi i një monografie të tillë nuk ka qenë një punë e lehtë, por ai, duke punuar për një kohë të gjatë në fshat është njohur me traditën bujqësore, njëkohësisht duke qenë i dhënë pas gjurmimit të fjalës shqipe, e ka ndihmuar autorin që të shkruajë një vepër të tillë me kompetencë profesionale dhe shkencore. E veçanta, përveç të tjerave, është se në këtë monografi fjalët dhe shprehjet e paraqitura këtu, në shumicën e rasteve, nuk i ka fjalori i gjuhës shqipe, prandaj është më vlerë se shërben për pasurimin e tij. Ai ka qenë një studiues i hollë dhe fjalën nuk e ka parë thjesht në vështrimin leksikor, por e ka krahasuar edhe me të folme të tjera të shqipes brenda dhe jashtë vendit. Si leksikolog që ishte, drejtimi i analizës së fjalës është nisur nga shumëkuptueshmëria e tyre, si: sinonimia, homonimia, antonimia. Autori nuk ishte një vëzhgues i thjeshtë, por ai do të zbulonte tek këto fjalë, terma dhe shprehje pasurinë e madhe të leksikut krahinor, vjetërsinë e tyre, duke u ndalur edhe në veçoritë fonetike, morfologjike dhe fjalëformuese. Leksiku bujqësor, që i përket një tradite të hershme pasqyrohet edhe në onomastikën veriore dhe në regjistrat kadastralë apo edhe në autorët e vjetër. Për mendimin tim, kjo monografi është një ndër sprovat e para me këtë tematikë, duke sqaruar me kompetencë probleme të diskutueshme të hershme dhe të sotme nga kjo temë. Një meritë e veçantë është edhe shoqërimi teorik i kësaj teme me një fjalorth shumë të pasur dhe të domosdoshëm për një disipline të tillë. Prandaj në të gjitha aspektet monografia është një vepër e arrirë dhe e suksesshme e autorit, vepër që e nderoi atë.



Vepra
Vepra tjetër titullohet “Zadrima dhe bijtë e ndritur të saj”. Autori e ka ndarë këtë monografi në shtatë kapituj. Pjesa më e madhe i është kushtuar martirizimit të klerit katolik, por kapitullin e dytë ia kushtuar disa prej figurave më të shquara që kanë dalë nga kjo krahinë, si: Frang Bardhi, Pjetër Zarishi, imzot Gjergj Koleci, atë Gjergj Fishta, dom Gjon Gazulli, dom Nikollë Kazazi dhe dom Jak Zeka. Ndërsa “Breng dhe gaz nga Shkodra ime”, Shkodër, 2001 përfshin disa lirika nga qyteti i lindjes, si dhe disa poezi humoristike.

Pedagogu
Pedagogu dhe gjuhëtari Simon Pepa, ky studiues me horizont, që gjatë punës në shkollën e lartë u shqua jo vetëm si mësimdhënës me ato leksione të pëlqyeshme nga masa e studentëve, të cilët dëgjonin me shumë vëmendje çdo fjalë të tij, por edhe si gjuhëtar i afirmuar. Vdekja nuk e la të realizonte ëndrrat e tij, ndonëse kishte shumë për t’i dhënë gjuhësisë shqiptare.  

I palexuar!

PROF.DR.KLARA KODRA 





Poetika e Nolit, në 130-vjetorin e lindjes; Mitrush Kuteli dhe Arshi Pipa dhanë për këtë autor mendime diametralisht të ndryshme: i pari zbuloi dhe zbërtheu bindshëm origjinalitetin e tij të veçantë, ndërsa i dyti që e vlerëson si përkthyes, nuk e pranon si poet. Gjatë diktaturës poezisë së Nolit iu dha një interpretim kryesisht politik dhe mjaft subjektiv, ndonëse nuk iu mohua origjinaliteti. Në njëzetvjeçarin e fundit janë shkruar mjaft artikuj për të dhe një monografi me mjaft vlera nga studiuesi Nasho Jorgaqi, por forma e poezisë së Nolit është një minierë e pasur ende shumë larg shterimit. Shekulli i njëzetenjëtë duhet t’i bëjë më në fund një lexim objektiv këtij autori...
I palexuar!

Vepra krijuese e Fan Nolit i ngjan një xhevahiri shumëfaqësh me ngjyra e drita të ndryshme nga të cilat poezia shkëlqen me dritë të veçantë. Megjithatë numri i poezive të shkruara nga Noli në hapësirën e jetës së tij të gjatë – reale dhe krijuese – është i paktë.
Madje studiuesi Elsie me të drejtë pohon se “është për të ardhur keq që Fan Noli dhe Faik Konica, këta dy stilistë më të mëdhenj të gjuhës moderne shqipe... t’i kenë kushtuar kaq pak energji krijimtarisë letrare”.
Për më tepër të gjitha vjershat e Nolit i takojnë llojit të shkurtër. Noli s’e arriti kurrë poemën që në përgjithësi ka qenë e parapëlqyer, qoftë nga pararendësit qoftë nga bashkëkohësit e pasardhësit e tij. Pak lirika, pra, po që spikasin për origjinalitet, kanë vulën e veçantë të personalitetit nolian.
Problematika e këtyre poezive është politike dhe në disa raste edhe sociale. Vetëm tre janë me frymëzim erotik dhe të trajtuar jo në rrafsh lirik, po nëpërmjet prizmit humoristik, vetëm njëra mund të quhet filozofike, ndonëse mesazhi filozofik tek ajo është i pandarë nga mesazhi social (“Tallja përpara kryqit”).
Midis lirikave të Nolit nuk gjejmë as edhe një lirikë peizazhi, gjë që e dallon nga shumica e poetëve shqiptarë të dashuruar me natyrën, edhe nga ata më të angazhuarit politikisht dhe në plan shoqëror si Naimi, Mjeda, Migjeni.
Megjithatë, problematika e poezisë së Nolit, edhe pse jo e shumëllojshme, dallon për thellësinë e mesazhit dhe forma për një përsosmëri të veçantë stilistike dhe metrike. Në këtë poezi ndeshim një galeri të tërë personazhesh, apo më saktësisht, tipash: udhëheqësi popullor, luftëtari, despoti gjakatar, oportunisti, aventurieri politik, renegati, i pavendosuri.
Noli shkrin në poezinë e vet veçoritë e fushave të tjera krijuese. Duke qenë politikan i dha karakter politik, si prift i dha motive biblike, si orator oratorinë, si kompozitor muzikalitetin.
Kjo veçori e fundit i ka falur poezisë së Nolit një aureolë të magjishme. Ai zbuloi muzikalitetin e ashpërsisë në gjuhën shqipe si Lasgushi muzikalitetin e ëmbëlsisë të kësaj gjuhe, qe mjeshtër i formës dhe për këtë shkak shumë i vështirë për t’u përkthyer në mos i papërkthyeshëm.
Është e çuditshme si një poet aq i angazhuar që e çoi në skajshmëri karakterin qëllimor i cili e dalloi përherë letërsinë shqiptare (është quajtur si themelues i lirikës politike në këtë letërsi) të tregojë një kujdes aq të madh për lëvrimin e formës, duke kombinuar në mënyrë aq të mrekullueshme mjetet shprehëse si figuracionin dhe metrikën (Noli ka madje një varg të vetin, trembëdhjetërrokëshin si Naimi gjashtëmbëdhjetërrokëshin), duke krijuar një shumëllojshmëri neologjizmash.
Dihet se poezia e angazhuar politike i ngjan një shkëmbi, duke u përplasur me të cilin talentet mediokre thyhen, ndërsa talentet e mëdha e hedhin në erë me forcën e energjisë së tyre dinamike.
Kur kjo problematikë mishërohet në formën artistike i duhet të ndeshet me dy rreziqe, me atë të racionalizmit dhe me atë të retorikës së zbrazët. Poezia e Nolit është padyshim retorike, po me një retorikë të çiltër. Është poezi mendimi, po jo racionaliste, as e sforcuar, shkrin thellësinë e mendimit me fuqinë e ndjenjës, tablotë e gjalla të realitetit dhe portretet e goditura të personazheve.
Poezia e Nolit është poezi e çastit se u shkrua në momente të caktuara historike, është aktuale në kuptimin e ngushtë të fjalës, është thellësisht autobiografike, po kjo s’e pengon të kapërcejë me bukurinë e saj caqet e kohës dhe të vendit (është thellësisht shqiptare me portretet e njerëzve shqiptarë që jep, me koloritin e gjuhës, po është njëkohësisht moderne dhe evropiane, me prirjen çmitizuese dhe me kultin e fjalës). Kjo poezi trajton edhe probleme të mëdha ekzistenciale si liria, përgjegjësia, pushteti, thelbi njerëzor.
Në poezinë e Nolit shkrihen patosi heroik, patosi tragjik, patosi romantik dhe patosi satirik. Është në thelb një poezi realiste që ka trashëguar diçka nga energjia romantike dhe për të cilën nuk është i huaj kulti i së ardhmes.
Është një poezi lirike, epike, dramatike, satirike. Ka një koncizitet të jashtëzakonshëm, kështu që mund të pasqyrojë me pak vargje një periudhë të tërë historike, madje shekuj historie. Cikli i poezive me motive biblike pasqyron revolucionin e 1924-s, kurse poezia “Himni i Flamurit” na jep me gjashtë strofa katërshe tërë historinë e Shqipërisë dhe vjersha me dhjetë strofa “Tallja para kryqit” pasqyron tërë historinë e krishterimit.
Poezia e Nolit që dallohet për karakterin e vet shpërthyes i ngjan një shpërthimi vullkanik, veçse poeti duke përdorur me kujdes punën e limës dinte t’i jepte formë llavës, të disiplinonte kaosin e mendimeve dhe të ndjenjave. Si gjithë njerëzit e mëdhenj Noli u lavdërua, u himnizua, u kritikua ashpër, u kuptua dhe u keqkuptua. Është interesant që dy figura të shquara të kulturës shqiptare si Mitrush Kuteli dhe Arshi Pipa dhanë për këtë autor mendime diametralisht të ndryshme: i pari zbuloi dhe zbërtheu bindshëm origjinalitetin e tij të veçantë, ndërsa i dyti që e vlerëson si përkthyes, nuk e pranon si poet. Gjatë diktaturës poezisë së Nolit iu dha një interpretim kryesisht politik dhe mjaft subjektiv, ndonëse nuk iu mohua origjinaliteti.
Në njëzetvjeçarin e fundit janë shkruar mjaft artikuj për të dhe një monografi me mjaft vlera nga studiuesi Nasho Jorgaqi, por forma e poezisë së Nolit është një minierë e pasur ende shumë larg shterimit. Shekulli i njëzetenjëtë duhet t’i bëjë më në fund një lexim objektiv këtij autori, në një nga aspektet e tij më të veçanta, botës së poezisë së tij, pa ekzaltime dhe pa kritika nihiliste, duke gjetur çelësin që do të lejojë të depërtojë në poetikën e tij.



“Nënshtrimi i ëmbël” i femrës

KUJTIM MORINA



 Dashuria dhe tragjizmi në poezinë e Myftar Gjanës. 

Poezitë e dashurisë janë sa të pranisë aq edhe të mungesës, në to përvijohen kërkimet e pasosura të ndjesive, “nënshtrimi i ëmbël” i femrës, si dhe energjia mashkullore për dashurinë
“Nënshtrimi i ëmbël” i femrës

Në këtë shkrim do të bëjmë fjalë për një poet që e shkruan poezinë e tij pa bujë, pa rendur në redaksitë e gazetave apo të televizioneve apo pa e publikuar poezinë e tij në çdo faqe interneti që i del përpara. Ky është poeti Myftar Gjana. Librin e parë me poezi “Elipsi i humbjes” ai e botoi në vitin 1993, kur ishte 33 vjeç, në moshën e Krishtit, pra në një moshë të pjekur, i rrahur me refuzimet e poezive në redaksitë e shtypit të regjimit komunist, me refuzimin për shtatë vjet të studimeve universitare, me leximet e shumta që e bënë ta sfidonte në heshtje regjimin e kohës por edhe duke biseduar në konfidencë me intelektualë dhe njerëz mendjehapur për brutalitetin e atij regjimi.
“Gjak e pupla para meje
si të ta varros gjakun pa trupin
shpend i lodhur pafajësie”.
Më tepër se për imazhin që krijon, autori reflekton edhe humbjet e veta që ai ka dëshirë t’i përsërisë shpesh në poezinë e tij. Qysh në librin e parë, poeti Gjana nuk ka frikë të poetizojë me vdekjen, t’i afrohet natyrshëm pa shumë frikë, të mendojë përtej saj dhe të gdhendë unin e tij poetik të pa shkatërrueshëm nga ky fatalitet. Është me vend, besoj, të kujtojmë shkurtimisht disa fragmente jetësore të poetit dhe njeriut Myftar Gjana. Ai ka qenë një ndër drejtuesit e lëvizjes studentore të vitit ’90 për rrëzimin e komunizmit, aktiv në shtypin e fillimviteve ’90 duke ngritur gazetën “Kosova” me një theks të fortë opozitar, antikomunist, që arriti një tirazh që do të ishte i lakmueshëm sot edhe për gazetat më të shitura. Pas librit të parë me poezi që e përmendëm më sipër, në vitin 1995, boton librin e dytë “Sa një pasthirrmë kam jetuar” të cilin e riboton me disa përmirësime në vitin 1997. Pastaj me zhgënjimet e demokracisë si shumë intelektualë shqiptarë, ai u tërhoq gradualisht nga angazhimet politike, duke mbetur lexues i vëmendshëm dhe krijues që shkruan rrallë si dhe përkthen e boton poezi, ese dhe filozofi. Në vitin 2006, poeti Myftar Gjana boton librin me poezi “Njeriu në sferë” si dhe ngre shtëpinë botuese “Princi”, ku ka botuar një pjesë të mirë të veprave të Arshi Pipës, të këtij studiuesi të shquar, poeti dhe politologu që bëri emër në Amerikë por mbetet ende jo shumë i njohur për lexuesin shqiptar, të pasuar nga poetë të tjerë që dolën nga errësira në dritë si Zef Zorba, Primo Shllaku, Muhamet Ademi etj.
Heshtjes së tij publike vitet e fundit, do t’i kujtonim vargjet poetike të librit të parë:
“Asnjëherë s’do të flas
edhe po të kem zë
gjersa të këndojnë papagajtë.”
Si e ndërton poezinë Myftar Gjana? Poezia e tij i ngjan një rrëfimi poetik, jo prozaik, me gjetje që vijnë njëra pas tjetrës, të ushqyera me kulturën e tij të gjerë. Duket se ky autor priret drejt poezisë moderne, me varg të lirë, është ithtar i “artit për art”, duke i hequr poezisë funksionet shoqërore, patriotike, kombëtare, edukative etj. Në poezitë e tij, ndihet së brendshmi fati i njeriut modern, më së shumti i palumtur, që ai nuk e shpëton dot sado që nganjëherë përpiqet ta projektojë në një dritë të re dhe t’ia heqë vellon e trishtimit. Poeti Agron Tufa shkruan për poezinë e Myftar Gjanës: “Misteri i brendshëm i qenieve dhe sendeve, makthet e hijezuara metafizike të kujtimit dhe vdekjes, ato regëtima të dridhshme që e shoqërojnë çastin dhe kohën si koncepte fantazmagorike përbëjnë filozofinë e metaforës së tij që është e konceptuar në lirikë si një arkitekturë e trishtë humbjeje, një elips që feks verbueshëm, mundimshëm dhe mjerisht pa fat” Është thënë gjithashtu se në fillimet e veta, poeti Myftar Gjana mori nga surrealizmi dhe ekzistencializmi por pastaj përpiqet të ndërtojë poezinë e vet të pangjashme me të tjerët, bredh pa sforco në botën e fiksionit me një gjuhë të pasur poetike ku mbizotëron metafora.
Poezitë e tij të dashurisë mbeten për mendimin tim, më të mirat e këtij poeti dhe një arritje dhe vlerë e pamohueshme në poezinë shqipe. Aty duket se poeti Gjana arrin harmoninë e emocionit dhe mendimit, ndjenjës dhe kumtimit, reales dhe virtuales. Kur shkruan për dashurinë, poeti është konkret deri edhe në emrin e së dashurës (Dona), depërton në ndjenjat dhe në refleksin e veprimeve të të dashurve në një hapësirë që vibron nga tërheqja e dy trupave me gjini të kundërt apo që plotësojnë njëri-tjetrin. Ai sajon lutje dhe gjetje poetike duke ndërtuar imazhe që të mbeten në mendje për veçanësinë dhe thjeshtësinë e tyre si në poezinë “Lutje për ditën e Shtunë”:
“Dhe lutem e lutem për ty,
Tek mban kovat e rënda me ujë,
Të shpërthehen papritur në rrugë
Të mos të përkulet trupi i brishtë.”
Poezitë e dashurisë së Myftar Gjanës janë sa të pranisë aq edhe të mungesës, në to përvijohen kërkimet e pasosura të ndjesive, “nënshtrimi i ëmbël” i femrës, si dhe energjia mashkullore për dashurinë. Poeti i jep krahë fantazisë që rrok hapësira të pamata, endet në ëndërrimet e së shkuarës dhe së ardhmes në një dialog të ëmbël duke menduar të pa mendueshmen. Pavarësisht nga kjo mënyrë të shkruari lirshëm për dashurinë, ka nota të forta tragjizmi në këto poezi, që e bëjnë këtë ndjenjë të shkojë përtej jetës dhe përtej vdekjes. Përdorimi i antitezës në shumë poezi duket se sjell përbri gjithnjë ndjenjat e kundërta që e shoqërojnë njeriun në çdo hap të jetës dhe kjo është një veçanësi e këtij poeti që e zgjeron dimensionin e tij poetik.
Simbolika e disa poezive si: “Sharra e vetmisë”, “Një mi i hirtë trishtimi”, “Zog i pavarr”, “Dje vara veten për ty”, “Kam një kufomë në gjoks”, “Sfinksi i kuq” etj, të kujtojnë Migjenin por vetëm si pikënisje sepse pastaj poeti reflekton në pasqyra të ndryshme duke sjellë çdoherë diçka të ndryshme që nuk e shmang sidoqoftë nuancën e zymtë, ku mund të kujtojmë:
“Pas mesnatave në gjumë
Me tingullin e ëmbël në veshë
Brejtëse dhe e padurueshme
Sharra e imët e vetmisë”
Kjo simbolikë e vargut i jep atij thellësi, forcë tërheqëse imagjinative dhe rendje në navigimet e këtyre situatave poetike. Poeti ruhet nga tepria e figuracionit të vargut dhe përqendrohet tek forca e simbolit apo simbolikës që rrezaton së brendshmi dhe së jashtmi. Fantazia e tij e pasur poetike bën që ndërtimi i poezive me një simbolikë të tillë të mos bëhet monoton por ta shikojë objektin poetik nga kënde dhe prerje të ndryshme.
Një tjetër motiv që e ka shoqëruar poezinë e Myftar Gjanës është ai i rikthimit. Me këtë motiv të vjetër sa bota, poeti poetizon me kohën që ka ndryshuar, mjedisin, pritjen që rri pezull, por më shumë me pluhurin që hedh koha mbi kokat dhe më shumë mendjet e të dashurve dhe reflektimin e vegimit të ri mbi pasqyrën e vjetër. Poeti udhëton shumë por poezia e rikthimit është më shumë udhëtimi dhe rikthimi i ëndërruar, që dëshiron t’i shohë gjërat ndryshe edhe nëse kanë mbetur siç kanë qenë. 

“Xhaxhi Islami” dhe “Ramushi” i PS-së

FETI ZENELI





Gafa më e fundit e kreut të PS-së, lidhur me kërkesën e tij zyrtare për takim në Kosovë me 

liderin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, ndërkohë që ky i fundit ndodhet prej afro një viti e 

gjysmë në burgun e Hagës, e përforcon edhe më tej opinionin e disa përfaqësuesve të 

Brukselit për papjekurinë politike të Edvin Ramës, të cilët e kanë quajtur atë “çilimi të 

politikës shqiptare”. Duke marrë shkas nga një gafë e tillë, nuk ka më kuptim që ne të 

tjerët, përveç atyre që duan ta bëjnë politikan me zor Edvin Ramën, të vazhdojmë ta 

artikulojmë emrin politik të kryetarit socialist si të jetë një i rritur. Kësisoj më e drejtë do të

 ishte, që këtej e tutje, emrin e përveçëm politik të kryetarit socialist ta artikulonim me 

përkëdheli, siç veprojmë për një “vogëlush”, duke mos e quajtur atë më Rama, por 

“Ramush”.



Rama është një “çilimi i politikës shqiptare” jo vetëm për gafat politike që bën, por edhe për mënyrën se si mundohet të justifikohet apo mbrohet publikisht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe lidhur me justifikimin për gafën më të fundit, ku “Ramushi” i PS-së i kërkoi takim zyrtar në Kosovë Ramushit të AAK-së, duke ia hedhur fajin për këtë “foshnjëri” politike politikanit të sprovuar socialist, z. Kastriot Islami. Një e përditshme pro “Ramushit” të PS-së, mundohet ta qetësojë “vogëlushin” socialist, duke i thënë, pak a shumë: “Ti mos qaj, se do t’ia rregullojnë qejfin atij xhaxhi Kastriotit!” A nuk konfirmon një mbrojtje të tillë të të rriturve për më të voglin shprehja e mëposhtme?!... “Të pyetur nga “Shekulli” për këtë e-mail, gazetarët që kanë emrin në këtë e-mail konfirmuan marrjen e tij dhe dërguesin Islami, që njihet, në fakt, për qëndrimet e tij të vazhdueshme në mediat proqeveritare kundër PS-së”. Sipas këtyre gazetarëve-kujdestarë të kreut të PS-së, ky Islami qenka një ngatërrestar i paparë, që ua bën shumë herë për të qarë “Ramushin” e tyre të vogël. Ndryshe nga ky rasti i fundit, më herët ka qenë vetë “Ramushi” socialist, që e ka drejtuar gishtin nga “xhaxhi Islami”; atëherë kur ky i fundit i llogariti rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve të 2009-s. Në të vërtetë “Xhaxhi Islami” i tha që, “pa programe qeverisëse dhe pa koalicione të gjera, PS-ja i humbet këto zgjedhje, siç i tha edhe për zgjedhjet lokale të 8 majit të këtij viti, por “kryevogëlushi” socialist, ashtu si çdo “vogëlush” tjetër në politikë, ka “tekat” e veta. Por politika nuk pranon “teka”, pasi është si një “mushkë xanxare”, siç thotë poeti dhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Janë pikërisht “tekat”, ato, që e bëjnë një politikan, të jetë me keq se një “çilimi”. “Ramushi” i PS-së i ka manifestuar këto kapriço fëmijësh jo vetëm si kryetar i socialistëve, por edhe si “bashkëkryetar” i shqiptarëve. Madje, në raport me shqiptarët dhe interesat e kombit ai është treguar një “Ramush” i keq e qurravec. Në njëfarë kuptimi kryetari i mazhorancës dhe ai i opozitës janë “bashkëkryetarë” të çështjes kombëtare, që do të thotë se në këtë rast interesat partiake kalojnë në plan të dytë. “Në politikë, - thotë Sharl de Gol, - është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin”. Por gjatë gjithë periudhës që “Ramushi” socialist ka qenë në krye të PS-së, ka parapëlqyer të tradhtojë interesat e vendit, deri në atë masë sa që ndërkombëtarët nuk e quajnë më vetëm “çilimi” por i shtojnë kësaj edhe fjalën “skizofreni”. Qëndrime të tilla antikombëtare, siç janë ato në dëm të integrimit të vendit, duke bojkotuar Parlamentin për të mos votuar ligjet me shumicë të cilësuar si kushte të Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, nuk mund t’i bëjë asnjë politikan sado foshnjorë që të jetë në politikë, po qe se nuk është njëkohësisht edhe një “i sëmurë mendor”.
Kreu socialist është burrë vetëm nga shtati, dy metra e ca i gjatë. Ai është gjithashtu burrë, madje nga ata të parët, edhe në raport me gratë, duke i sharë e dhunuar ato barbarisht. Burrë ai tregohet edhe ndaj ndonjë të vobekti në PS-së, për t’i thyer turinj me grushte. Po kështu, burrë apo “trim mbi trimat” ai është treguar edhe tek “Kurbani”, duke sharë si gratë e liga të madh e të vogël në Shqipëri e jashtë saj. Pa u zgjatur më tej në ilustrimin e këtyre ngjarjeve, ku faktet janë publikuar me dhjetëra herë, mjafton të themi se “Ramushi” i PS-së është burrë vetëm në kuptimin fizik. Por posti që mban dhe ai që lakmon të zërë më tej në të ardhmen kërkojnë që kreu i PS-së të jetë burrë në kuptimin politik. Kryetar i opozitës është potencialisht kandidati për kryeministër i vendit. Shqipëria, bazuar tek problematika që trashëgon edhe për shkak të së kaluarës komuniste, është një vend jo i lehtë për t’u qeverisur. Nga ana tjetër kryeministri aktual. z. Sali Berisha ka krijuar një standard të tillë qeverisës që është tepër e vështirë për t’u arritur, jo më nga “vogëlush” i politikës si Edvin Rama, por edhe nga “burra shteti”. Qeveria “Berisha” ka arritur të realizojë në këto 5-6 vjetë rezultate të tilla, që për gjithkënd tjetër do të kishin dashur dekada. Në saj të reformave të ndërmarra pas 2006-s, Shqipëria është sot anëtare e NATO-s, ka përfituar liberalizimin e vizave me zonën “Shengen”, ka aplikuar për statusin e vendit kandidat, ka kryer investime epokale në infrastrukturën rrugore, energjetikë, turizëm e në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe jetës politiko-shoqërore. Janë arritur tregues të atillë në fushën ekonomike dhe atë të të ardhurave fiskale, që e bëjnë vendin tonë të renditet përkrah vendeve më të zhvilluara të botës. Në këto kushte, ky “Ramushi” i PS-së, mund të bëhet kryeministër vetëm duke kapërcyer “ylberin” e standardit politiko-qeverisës që është krijuar dhe do të krijohet me tej nga z. Berisha, gjë që është praktikisht e pamundur. Z. Berisha tregohet shumë i sinqertë kur thotë: “me Ramën në krye të PS-së unë jam në pushtet sa të dua vetë”. Deri tani, kreu i PS-së ka dëshmuar se mund të bëhet “kryeministër” vetëm për disa socialistë që i rrinë para-mbrapa, për disa gazetarë që i tregojnë se fajin për dëshpërimin e tij fëminor e ka Islami, dhe kryesisht për “30 milionerët” që e rrethojnë me pare dhe poste të privilegjuara në parti.
Shpesh, pavarësisht “foshnjërisë politike”, edhe vetë “Ramushi” ka qenë i ndërgjegjshëm se pushtetin nuk mund të fitojë me zotësi, ndaj ka tentuar ta marrë atë me djallëzi, duke gjurmuar rastin kur pushteti mund të vijë si dhuratë nga qielli. Kjo ishte arsyeja që bojkotoi rrugën institucionale dhe doli në rrugë të madhe për demonstrata të dhunshme e të pa\dhunshme. Po kështu, këtë qëllim kishte edhe përpjekja më e fundit e tij për të marrë pushtet në tavolinë me “paktin dhjetëpikësh”. Edhe tani, pavarësisht se ka lejuar që grupi parlamentar i PS-së është futur në Parlament, ai përsëri ëndërron tek rruga joinstitucionale, pasi në vend që të formulojë programe e strategji politike, merret me deklarata cinike, ndaj atyre që ia marrin “bukën nga dora”. Ky “xhaxhi Islami” është, hëpërhë, më i rrezikshmi. Por jo më të “të mirë” po tregohen me të edhe Andis Harasani, Arben Malaj, Ben Blushi, Rexhep Mejdani, Musa Ulqini, Edlira Haxhiymeri e shumë e shumë të tjerë. Edhe tani që një pjesë të mirë të tyre i la jashtë strukturave të larta të Partisë Socialiste, përsëri ata po kërkojnë t’ia marrin “bukën nga dora” apo siç i thonë në gjuhën politike “po i vënë shkopinj nën rrota”. Problemi qëndron në faktin se “Ramushi” i PS-së është mërzitur prej tyre kur kanë qenë pak e të pagrupuar. Aq më keq do të jetë për të tani që ata janë më shumë e më të bashkuar, deri sa po krijojnë dhe parti politike, duke përçarë PS-në e “Ramushit” të vogël. Si do t’i vejë hallit kur shokët e “Xhaxhi Islamit” të bëhen akoma më shumë, megjithëse edhe kaq sa janë ata s’po e lënë të rritet politikisht kreu i PS-së? Natyrisht, kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen ata që mundohen ta mësojnë të shajë dhe ta qetësojnë të mos “qajë” kryetarin “vogëlush” të socialistëve, pasi vetë nuk arrin të kuptojë se rritja e tij politike në atë post ka mbaruar, qysh se kur filloi të kalonte nga humbja në humbje...
            e-mail <fetizeneli@yahoo.com>


Librat dhe rruga njëkahëshe e kombit

FATON ABDULLAHU








Të tre librat që u botuan në Shqipëri kohët e fundit, u promovuan apo u bënë të njohur në mënyrë të veçantë, jo fortë të zakonshme edhe për lexuesit në Kosovë. Edhe libri i Blendi Fevziut për Enver Hoxhën, libri i Edi Ramës “Kurban” dhe ai i Ben Blushit “Shqipëria” të gjithë këta u bënë të njohur nga mediet dhe janë vetë autorët që na i bënë edhe më të afërt me intervistat e tyre në mediat këtu në Kosovë, por edhe me promovime këtu në Prishtinë. Ata mund t’i gjesh kudo në libraritë e Kosovës. Kjo është shumë e mirë, s’ka t’pagum. Këtë e kemi pritur, këtë e kemi dashur  apo me shpresë se nuk tingëllon folklorike, për këtë edhe është luftuar. Sipas asaj që unë po përcjell, këta libra edhe në Prishtinë janë ndër më të kërkuarit. Prin sidomos libri i Blendi Fevziut për Enver Hoxhën, i cili, edhe pse sjell gjëra të reja, ai vetëm e përforcon bindjen tashmë të vjetër për diktatorin. Përkundër kësaj, një libër i tillë, fakte të tilla, që sillen aty, ende janë të nevojshme, sepse disa në Kosovë, e ai mund të jetë bile edhe një kryeparlamentar, edhe disa deputetë, mund të mos e bëjnë ende dallimin midis Enver Hoxhës diktator komunist, me të gjitha ato të këqija që  ka bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Ballkan, dhe Enver Hoxhës virtual, atij që e ngriti Kosova në një rrethanë të caktuar historike, sepse i duhej një ide, një figurë, një instrument për konsolidime dhe për shpresë, se ndihma nuk do të mungojë në luftën e tyre kundër Jugosllavisë dhe në përpjekjet për liri e pavarësi.

Gjithsesi  këta libra që i përmendëm në fillim, kanë një emërues të përbashkët, ato flasin për Shqipërinë dhe për shqiptarët atje; flasin për rrethanat aktuale dhe historike të Shqipërisë dhe ato nuk thonë pothuajse asgjë as për të tashmen, as për të kaluarën e Kosovës, edhe nëse thonë diçka, ajo është e thënë vetëm shkarazi. Por përkundër kësaj, këta libra bënë jehonë në Kosovë dhe po blihen nga ky lexues. Kjo do të thotë se lexuesit në Kosovë i intereson edhe e kaluara e Shqipërisë, edhe e tashmja e saj, se ai e njeh dhe di jo pak edhe për të kaluarën, edhe për të tashmen; për më shumë dëshiron të mësojë edhe më shumë dhe  nga pena e autorëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Është krejt e kuptueshme se një nga arsyet kryesore të gjithë kësaj pranie intelektuale në Kosovë, janë mediat e Shqipërisë të cilat janë të pranishme prej kohësh  në Kosovë. Reklama e bën të veten, gjithsesi ato zgjuan interesimin edhe te lexuesit tanë. 

Ta zëmë, Baton Haxhiu e ftoi Edi Ramën në Prishtinë ta bëjë promovimi e librit “Kurban”. Por ne nuk e kemi një Baton Haxhiu në Tiranë, sikundër e ka Tirana në Prishtinë që të ftojë, ta zëmë Mehmet Krajën atje, për të promovuar dhe reklamuar librin e tij “Identiteti kosovar”. Libri i fundit i Mehmet Krajës është libër që për nga thellësia e mendimit, struktura e idesë dhe bindshmëria e argumentit, por edhe për nga pasuria dhe stili i gjuhës, qëndron më lartë dhe më larg se secila nga tre librat që u botuan në Shqipëri, të cilët i përmendëm në fillim. Dhe në këtë libër të Krajës nuk flitet për një çështje që është e huaj dhe e panjohur edhe për shqiptarët e Shqipërisë. Është fjala për identitetin kosovar, diçka shumë e dobishme për diskutim, një nga temat më të rëndësishme për një komb të ndarë, dhe për një komb që mëton të integrohet. Sikur të ishte fjala ta zëmë për një libër ku flitet për jetën dhe veprën e Fadil Hoxhës, mund të ishte e kuptueshme që jo shumë lexues, sidomos të rinj atje, nuk do të gjenin ndonjë interes për të lexuar për këtë personalitet komunist, gjithsesi jo pozitë, dhe larg, më negativ, se prezantohet me subjektivizëm nga disa këtu në Prishtinë kohët e fundit. Kosova nuk e ka një “TV 21 Tirana” në Shqipëri ashtu siç e ka Prishtina, “Klan Kosovën”, për ta ftuar Jusuf Buxhovin t’i promovojë librat e tij atje, që të flasë për librat e tij dhe t’i bëhet atyre reklamë dhe t’i ofrohet libri me vlera të pakrahasueshme, libër që flet për historinë e shqiptarëve në Ballkan dhe atë nga një bazë e shëndoshë nacionale dhe me argumente të forta, nga i cili do të përfitojnë më së shumti ata që janë ushqyer me vite të tëra me historinë e shpjeguar, bazuar nga doktrinat moniste. Është mëkat që ky autor nuk mund t’i ofrohet shqiptarëve të Shqipërisë, ashtu sikundër na u afruan kohëve të fundit tre autorët me librat e tyre në Kosovë. Kështu si qëndron puna, mund të thuhet se ne kemi rrugën e kombit, me ç’rast librat po bëjnë udhën shpejt dhe mirë, por të shpeshtën ky rrugëtim po bëhet vetëm në një drejtim.

Por a është problemi vetëm tek mediat? Jo nuk është kjo e tëra. Vetëm mediat nuk janë problemi, ashtu sikundër faktit që rruga nuk është zgjidhja. Lexuesi nga Shqipëria nuk po gjen libra të mirë në Kosovë. Mund të ceket ndonjë përjashtim, por kjo nuk e mohon këtë konstatim. Pse? Kjo nuk do të thotë se nuk ka libra të mirë në Kosovë. Të merremi vesh, po flasim për libra të një kombi, jo për libra që janë të mirë dhe jetojnë gjatë në kohëra të ndryshme dhe tek shumë kombe. Por ku qëndron problemi tek ky komunikim i njëanshëm, që nuk po bëhet i dyanshëm. Kjo është një pyetje që hap një çështje sa komplekse aq edhe të pastudiuar mirë. Nuk është puna vetëm tek librat që kësaj radhe i morëm si shembull, është thënë edhe më parë kemi të bëjmë me të njëjtin sindromë edhe me komunikimin kulturor, artistik, shkencor edhe në fusha të tjera nga më të ndryshme. Gjithsesi problemi qëndron tek dallimet nga më të ndryshme, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tek dallimet e trashëguara, me decenie të brumosura në vetëdijet tona, të determinuara nga fakti se kemi jetuar plotësisht të ndarë. Sa shumë na mbetet për të bërë në këtë drejtim që realiteti të jetë ndryshe. S’do mend se së pari duhet të ekzistojë pajtimi dhe bindja se kjo duhet bërë dhe pastaj ta pranojmë se sa e vështirë është kjo për t’u ndryshuar dhe në fund na duhet për ta kuptuar sa është vitale dhe me interes për të gjithë ne që kjo të ndodhë. Dhe krejt në fund këtë nuk do ta bëjë Brukseli për ne, duhet ta bëjmë vetë.

Zhan Paul Sartër / 21 janar 1905-14 prill 1980 /


I  lavdishmi që përbuzi lavdinë
 
                              
 
                                      (esse)
 
 
Nga   Përparim   Hysi
 
           Ai  e arriti lavdinë,po e përbuzi dhe i nxorri gjuhën asaj. Dhe është për t'u çuditur që ky fëmijë jetim(i ati-oficer i Marinës Luftarake Franceze),vdiq pas një viti të lindjes së Zhan Polit.Për ZHanin u kujdes e ëma (ai e ka dashur shumë atë) dhe,qysh i vogël,sipas gjyshes së tij:Zhani qe fëmijë me të dhëna  aq të mira,sa shihej tek ai një e ardhme e madhe.Përkundrazi,Zhani kur u rrit dhe doli në jetë, e quajti veten pak si"mashtrues",se,sipas tij,mashturues je kur e sheh botën nën ndikimin e të tjerëve.
Vitet e para Zhani i kaloi si lehtë duke u marrë më shumë me sentimente kalimtare siç qe ajo me Kamilën e cila u bë e dashura e tij,pas një traume tundimi nga një mik i familjes.Sado që qe lidhje pak intime,i ndanë(Kamila punonte në një shtëpi publike) dhe,megjthatë,kjo"lidhje" vazhdoi fshehurisht edhe për nja 5-vjet të mira.
Por ajo që e ndryshoi jetën e Zhan Pol Sartrit qe e mënçmja dhe e bukura Simona de Bovuar.
Së bashku me Simonën,Zhan Pol Sartëri,pothuajëse,bëri epokë në letërsi dhe në filozofi.Ai njihet botërisht si "babai" i ekzistencialzmit me veprën e tij"Ekzistenca dhe mohimi".Aty Sartëri vë pikat mbi i për këtë rrymë që pati influencë në mbarë botën.Filozofia e ekzestincializmit e mohonte idenë e pushtetit dhe,sipas ekzistencialistëve,shteti,shoqëria dhe prindërit nuk duhet të mbajnë përgjegjësi.-Ju jini të lirë,prandaj zgjidhni,- shkruante Sarti.
 
                                                     *   *  *
Simona qe tri vjeç më e vogël nga Sartri dhe u njohën në Sorbonë më 1929.Ajo studionte letërsi dhe filozofi,por,siç duket,këtë çift e bashkuan idetë e përbashkëta.Të dy kishin të njëjtën pikëpamje qoft për martesën,qoft për bashkëjetesën.Nuk pranonin asnjërën dhe as tjetrën.Qenë si  një trup dhe flirtuan bashkarisht dhe veç,pa u prishur me njëri-tjetrin.Flirtet e Sartrit qenë të tilla që nuk kish si nuk e vije re,po,sa dukej në horizont Bovuari,fillonte"rrëfimi"( i gjynaheve,po të shprehm kështu) dhe mos kujtoni se ndodhte ndonjë traum apo ftohje?Përkundrazi harta e "orgjive" zgjerohej dhe vazhdonte nga një çift në trio apo dhe më tej.Simona u quajt nga Sartri "Kastor" (kastori,sipas biologëve,jeton në kope) dhe duket se Simona ka qenë "regjisorja" që ka vënë në skenë orgjitë"me tri apo më shumë partnerë.Kështu ka ndodhur jo vetëm njëherë dhe kanë patur se ç' "modelojnë" për rininë e atyre viteve dhe ca më tej.
Kështu kur Sartri dashuroi Ollga Kazakeviçin fluturoi për atje"Kastori",për t'u bërë karshillëk?Jo.U vu re se Ollga njëherësh donte dhe Zhanin dhe Simonën.Treshja sikur u ndje komode,por ja tek mbrriti e motra e Ollgës,Vanda  dhe"kopeja" u shtua.
Kur u desh që Sartëri të jepte mësime në Havër dhe"Kastori" në Ruanë,atëherë filluan letërkëmbimet e tyre që janë nga pastorlaet më me vlerë.Në këto letërkëmbime një vënd të veçantë zënë ato që shkroi ai në kohën e luftës.Tri ditë pas luftës së dytë botërore,sado 34 vjeç,Sartrin e marrin ushtar.Por atij prej kohësh ia kishin marrë mëndjen gratë.Rrethi i atyre grave që marrin letra nga ky ushtar i"moshuar",është paksa i gjatë.Veç Simonës e Ollgës,ai u shkruan letra Vandës,Bjanka Bjenfeldit(me oirgjinë çifute) dhe,sikur mos mjaftonte kaq,si "për të marrë hak","Kastori" bie në dashuri me ZHak Loren Bostin(ky student i Sartrit) dhe,për çudi,u fut në "kope",se dashuronte dhe Ollgën.
                                                *    *   *   
Por mbi gjithë dashuritë e tij,mbeti"Kastori".Kjo,si të thuash,ia fuste dy këmbët në një këpucë Zhan Polit:-Ti duhet të merresh me përpunimin e sistemit filozofik për deri sa ke kohë të lirë".Dhe Sartri shkroi "Ekzistenca dhe mohimi" dhe,pas saj,filloi të mbante ditar nga lufta dhe nxori romanin(trilogji)"Rrugët e lirisë".Natyrisht, që Sartri,e ndjente vlerën e Kastorit:"...ti më ke sjellë dhjetë vjet lumturi...je më e përkryera,më e mënçmja,...i vetmi njeri i sinqertë në jetën time.
 
                                                    *    *   *  
Në vitin 1940 kur gjermanët e pushtuan Francën,Sartri ra rob.Kur doli u rreshtua me forcat e rezistencës.Ai përqafoi idetë e majta dhe me "Kastorin" në vitin 1945 nxorrën revistën"Koha moderne".Të dy sikur kishin arritur apogjeun e tyre.Sartri u bë figurë mitike e intelektulëve dhe fytyra e tij doli në kopertinë e e revistës londineze"Tajms magezin".Ekzistencializmi,pothujëse,u bë  "modë".Po kështu (ai thoshte:qëllimi i jetës sime është vetëm të shkruaj) ai shkroi dy pjesë teatrore:"Prapa dyerëve të mbyllura" dhe "Pasioni mëkatar" ku lakohej çështja e lirisë së zgjedhjes.Pjesët u luajtën në Broduej dhe bën jehonë.
Por jo çdo gjë për të shkoi "vaj".Zunë që ta akuzojnë si amoral dhe ca më keq:si anti patriot.Kjo akuzë"absurde" iu bë se qysh në vitin 1961 mbështeti luftën e drejtë të popullit algjerian.Dhe u derdh "mllefi".Veteranët francezë në kor bërtisnin:"Vdekje Sartrit!".Dy herë nga  dritaret i hodhën granata,por Sartri nuk hoqi dorë nga bindjet e veta.
Ndërsa jashtë shtetit amplifikohej lavdia e tij,brënda në Francë,dëgjoheshin të tjera trumpeta.Edhe kur studentët u ngritën dhe gati digjnin parizin,Sartri qe idhulli mbështetës,dhe prapë boria alarmuese që binte:-Pse nuk e arrestoni Sartrin?Dhe Presidenti francez,përsëriti po ato fjalë të një mbreti të dikurshëm për Volteriin:-Nuk arrestohet Volteri!!! Përgjigja në gojën e presidentit flet shumë.
                                                          *   *   *
Këto ide të Sartrit,sado që Enver Hoxha e kish thurur me"klon" vëndin,mbrritën dhe në Shqipëri.Qe poeti Xhevahir Spahiu që duke u frymëzuar nga Sartri shkroi një poezi ekzistencialiste.E shkroi(me sa më kujtohet,poezia   qe e tillë:"Unë jam ai që s'qeshë/unë do jem/ai që s'kam qenë?!!!).Poeti të më fali në e kam shtrëmbëruar vargun(për punë kujtese,ndodh), po,për pak,desh e hapi portën e burgut me duarët  e tij.Së pari,më duket e lakoi Enver Hoxha dhe,fill pas tij,ishkryeministri Mehmet Shehu).Në burg nuk shkoi po e çuan atë në prodhim dhe,veç tij,e pësuan dhe disa të tjerë.
 
                                                        *   *   *  
Veprat e Sartrit janë të shumta,si:"Të vjellët",RRugët e lirisë,Krimi i ndjenjave,Muri,Fjalët,pa u ndalur në ato filozofike.Por ajo që dua të theksoj është fakti se Sartri e   arriti apogjeun e tij në shkrime duke i dhënë çmimin"Nobel" në vitin 1964,po ai e refuzoi këtë çmim.Dhe për ta bërë edhe më të plotë këtë figurë vigane të Letrave dhe Të Filozofisë,ai refuzoi edhe dekoratën më të lartë  të shtetit francez,atë të "Kalorës i Legjionit të nderit".As këtë dekoratë nuk e mori.Qe unik  në shkrime dhe në vepër.Por ajo jetë aq e tendosur e tij dhe përdorimi i simltantëve ia shpejtuan vdekjen.Para se të vdiste,ai kish vjete që,pothuaj,qe verbuar dhe nuk shkrunate më.Vdiq më 14 prill 1980 dhe  e kish lënë me gojë që mos bëhej ceremoni mortore.U repsektua ç'kish lënë amanet,po kur kortezhi po u afrohen varreve në Mosparnas,sikur dolën nga dheu dhe mbi 50 mijë veta i bën shoqëri.
Dhe"Kastori" ,ajo dashuria e tij e madhe,tha:"Vdekja e tij na ndau.Edhe imja ka për të na bashkuar,se ne që nga viti 1929 jetuam gjatë në harmoni të plotë."Kur varrosën Sartrin,Simona zuri shtratin.Dhe vdiq po në 15 prill të vitit 1986.Tani ata "janë"bashkë,përherë...
 
                                         27    janar 2012 

Akademi për Rugoven dhe promovimi i librit të Shefqet Dibranit‏


NGA AKADEMIA PËRKUJTIMORE, KUSHTUAR


 DR. RUGOVËS QË U MBAJT NË INTERLAKEN



PRESIDENTI RUGOVA KUR VIZITAT E TIJ I BËNTE JASHTË KOSOVËS ÇDO HERË DO TË NDALONTE EDHE NË ZVICËR

Me rastin e 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në Interlaken (BE), u mbajt një akademi përkujtimore në të cilën morën pjesë bashkatdhetarë të shumt nga ky regjion dhe më larg.

Akademinë e hapi aktivisti Gani Demi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit tha se përkujtimet e tilla për personalitete të rëndësishme të kombit sjellin, emocione, dhembje, nostalgji dhe krenari, prandaj themi se: "Janaret gjatë historisë ishin dhembje dhe krenari kombëtare".

Album anzeigen


Ne po i përkujtojmë të gjithë ata, shtoi z. Demi, sepse duke i përkujtua të rënët e janarve gjatë historisë ne vetëdijesohemi më mirë. Siç dihet Heroi Ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq më 17 janar 1468, Heroin i kombit Isa Boletini me të bijtë dhe shokët kanë rënë në luftime në afërsi të Podgoricës më 23 janar të vitit 1916. Heronjtë e kombit, martirët e frymëzimit për liri e demokraci siç ishin vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë më 17 janar 1982, në  Untergrupenbach të Gjermanisë, kurse  Heronjtë e lavdisë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në luftime me forcat e policisë serbe do të bien heroikisht më 11 janar 1984 në Prishtinë.


Heronjtë e parë të gueriles shqiptare, ose më mirë të themi nismëtarët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmon Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, u vranë në pusi në fshatin Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997. Edhe komandantët e luftës së fundit çlirimtare, deputeti Smajl Hajdaraj, komandanti kolonel Tahir Zemaj me djalë dhe nip do të vriten më 4 janar 2003. Po në janar vritet Enver Maloku (11.01.1999), dhe katër ditë më vonë do të ndodhë edhe masakra e Reçakut, (14 janar 1999).

Album anzeigenAlbum anzeigenAlbum anzeigen

Prijësi i Kishës Katolike të Kosovës Imzot Mark Sopi, vdiq më 11 janar 2006, si dhe profesori i nderuar Zekirja Cana dhe shumë të tjerë, por shtoi z. Demi, se Janari ka simbolikë tjetër pasi mbahet përkujtimi për Presidentin Historik, shpirtëror e moral, strategun e politikës dhe diplomacisë shqiptare, vizionarin e kombit Dr. Ibrahim Rugova.
Dhe sikur të mos ishte politika dhe diplomacia, e urtë e demokratike, për liri e presidentit historik, a do e kishim 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës?  Ishte Ai që i vuri themelet e shtetit demokratik të Kosovës tha pos tjerash z. Gani Demi.

Një biografi të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova e lexoi Qamil Çekaj, kurse ish kryetari i LDK-së në Zvicër dhe veprimtari shumëvjeçar z. Hajdar Sadrija evokoi kujtime nga takimet e tija të shumta me dr. Ibrahim Rugovën. Ai ishte mjaftë i mallëngjyer dhe njëkohësisht i emocionuar kur tha se kam nderin, që sot të paraqes disa nga kujtimet e mia të shumta që i pata me më të madhin e kombit dr. Ibrahim Rugovën.

 Për mua këto kujtime shtoi z. Sadrija, edhe sot e kësaj dite janë ngjarje të freskëta por se ishin takime të shumta, s'ka dyshim prandaj i kujtoj dhe i rrëfej me krenari dhe përplot nostalgji. Por mund të shprehem lirish se me kalimin e kohës takimet e mia me Presidentin Rugova u benë të zakonshme, dhe ishin të shpeshta pasi siç dihet presidenti Rugova, çdo vizitë të tij që e bënte jashtë Kosovës do të ndalonte edhe në Zvicër, kështu e pata fatin e mirë ta presë dhe ta përcjell në dhjetëra vizita e udhëtime të tija. Vështirë është t'i përshkruaj të gjitha ato takime, por z. Sadrija i përmendi disa të tilla që atij i kishin lënë mbresa më të mëdha.

Album anzeigenAlbum anzeigenAlbum anzeigenAlbum anzeigenAlbum anzeigen

Në pjesën e dytë të kësaj akademi u bë edhe prezantimi i krijimtarisë letrare të veprimtarit të LDK-së, shkrimtarit tashmë të afirmuar z. Shefqet Dibrani.  Për librin e tij të fundit "11 Minuta para orës '00", një analizë të thuktë që e kishte shkruar veprimtari i LDK-së Jusuf Demaj (në mungesë të tij) e lexoi Hajdar Sadrija, kurse profesor Sallah Januzi i bëri një qasje kritike librit si tërësi. Në fund të pranishmit dhe organizatorin i falënderoi vet autori, kurse me të pranishmit bë një diskutim letrar i cili vazhdoi edhe gjatë koktej të cilin e kishin organizuar me këtë rast!

Interlaken 21 Janar 2012
Hajdar Sadrija
Fotograf: Rexhep Rifati


 Fotografitë nga gazetari Rexhep Rifati nga mbrëmja e mbajtur në Interllaken (BE)

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...