Nga Flori Bruqi
Abetarja e pare e gjuhes shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurter e i perdorshem Evetar shqip", u pergatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombetare, Naum Veqilharxhi.
Hartimi dhe realizimi i kesaj abetareje e vuri Shqiperine ne rradhen e vendeve te qyteteruara, duke treguar se ky vend i vogel ka nje popull me karakteristikat e tij, me gjuhen dhe zakonet e veta dhe me nje thesar te trasheguar nga brezat.Ky program i pare kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull "Fare i ri Evetar shqip per djem nismetare", me 50 faqe dhe me disa copa leximi.
Punen e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, nje figure tjeter e shquar e Rilindjes Kombetare, i cili ne vitin 1867 botoi nje abetare gegerisht dhe nje toskerisht dhe u mesoi me to shqipen shume bashkeatdhetareve gjate udhetimeve neper Shqiperi.Epoken e re per librat shkollore dhe pergatitjen e truallit per shkollen kombetare e pergatiten figurat e njohura si Jani Vreto, Sami Frasheri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhes shqipe".
Me pas, rruga e hartimit te Abetares shqipe kalon nder emra te njohur, te cilet punuan me perkushtim brenda dhe jashte vendit si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe ne vitet e mevonshme A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar keshtu nje tradite te mire.Punimi i mirefillte shkencor i Abetares shqipe u be pas vitit 1944, pergatitja e te cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhesore. Abetaret e viteve te fundit jane perpunuar duke u mbeshtetur ne arritjet e gjuhesise dhe te pervojes se fituar nga shkolla shqiptare te shoqeruara me ilustrime, te cilat i pershtaten vecorive psikologjike te moshes dhe kerkesave gjuhesore te femijve.
Abetarja e parë në Kosovën e pavarur, më frymëzuese dhe më profesionale deri më tani, me autorë: Agim Deva dhe Islam Krasniqi, arriti falas, ashtu sikurse në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ...
Në qoftë se njeriu dëshiron t’i gëzohet jetës së vet të shkurtër, ai duhet të përpiqet ta zbukurojë, jo vetëm jetën e vet, por edhe jetën e të tjerëve, sepse gëzimi i tij varet nga gëzimi i të tjerëve. – Teodor Drajzeri
Kjo ABETARE shoqërohet me më shumë burime e materiale mësimore. Është, pra një pako-abetare. Në të nxënësit nismëtarë do të kenë: paraabetaren, abetaren, fletoren e punës fletoren e diktimit (1 dhe 2), abetaren rrotulluese, shkronjëtoren, tabelën magnetografike, CD-në me animacione, me recitime e lexime artistike të vjershave dhe të teksteve të shkurta, si dhe librin e mësuesit…
Abetarja e Kosovës do të shkruhet sipas shqipes standarde dhe do të shmangë dialektizmat, njoftojnë mediat e Tiranës, sikur e deritshmja nuk ka qenë sipas standardit?!
"Teksti shkollor me të cilin do të mësojnë nxënësit e klasës së parë në Kosovë, vitin e ardhshëm, do të jetë më i kuptueshëm për nxenësin dhe më metodik për mësuesin. Me këtë abetare të re mund të mësojnë dhe nxënësit shqiptarë, por kjo do të jetë në varësi të zgjedhjes që do të bëjnë mësuesit pasi në shkollat tona funksionon sistemi i teksteve alternative dhe kjo do të jetë abetarja e katërt në dispozicion të nxënësve të klasave të para".
Më tej theksohet se janë rreth 13 shtëpi botuese nga Kosova dhe Shqipëria që kanë dërguar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës versionin e tyre të abetares, ku ai final pritet të shpallet nga një komionin i posaçëm vlerësues me 10 profesorë të njohur nga të dy vendet në muajin qershor. Kriter kryesor për shpalljen e fituesit do të jetë mënyra e hartimit të tekstit, por edhe çmimi i cili nuk duhet të kalojë vlerën prej 700 lekësh.
Abetarja e unifikuar do të jetë teksti i parë ligjor mes Shqipërisë dhe Kosovës, botimi i të cilës ka dhe një vlerë simbolike në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.
Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip", u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi. Nga ajo kohë kanë kaluar plot 162 vjet.
Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Lajpcig, Konstancë, Aleksandri të Egjiptit etj. Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat.
Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri. Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhës shqipe".
Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë. Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.
Autorët
Ana funksionale e këtij teksti popullor nuk është më e madhe se ajo shkencore-didaktike. Shumica e autorëve të tyre janë të njohur në analet e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogë të shquar, si didaktë të aftë dhe si metodistë të përsosur e origjinalë në mjeshtërinë e mësimdhënies.
Të tillë kanë mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jan Risto Terova, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspër Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandër Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolë Xhumari, Mehmet Gjevori etj. Janë këta autorë, që kanë njohur metodat sintetike dhe ato analitike, që kanë ndjekur me kujdes evolucionin (zhvillimin) e tyre gjatë shekujve dhe që kanë zbuluar përshtatjet me veçoritë e gjuhës sonë.

Shefi i Trupit Koordinues Milan Markoviq ka prezantuar sot në Bujanoc abetaren dhe fletoret punuese në gjuhën shqipe për klasën e parë të shkollës fillore, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe shkencave të Serbisë.
Në konferencë për medie kanë marrë pjesë shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Dimistiros Kipreos, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar Galip Beqiri.
Kryetari i KNSH, Beqiri deklaroi se "marrja e lejes për abetare dhe fletoreve punuese është vetëm një pikë në deti në raport me kërkesat e nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe", mirëpo është një e mirë që "ka filluar të zgjidhen problemet".
Ai ka deklaruar se së bashku me Trupin Koordinues janë marrë vesh që këtë vit të zgjidhet problemi me tekstet mësimore për klasat e ulta, ndërsa në vitin e ardhshëm të zgjidhet problemi për mungesën e teskteve shkollore në klasa e pestë deri në klasën e tetë.
"Kemi me qindra teksste mësimore që na mungojnë për momentin, ku këtyre duhet ti shtohet edhe rreth 300 tekste të shkollave të mesme. Presim që një pjesë e teksteve të përkthehen në gjuhën shqipe, një pjesë të botohet nga autorët nga Presheva dhe Bujanoca dhe një pjesë të merren nga Shqipëria dhe Kosova" ka thënë Beqiri.
Ambasadori i Shqipërisë Shpëtim Çaushi ka thënë se "abetarja që ka ardhë nga Shqipëria është një dhuratë e thjeshtë për fëmijët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës" dhe i përket gjuhës që do të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar.
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i’u është mohuar e drejta që flamuri kombëtar të figurojë, madje, edhe në brendi të Abetares së shkollarëve të klasës së parë.
Qeveria serbe ka kërkuar që ky libër të hiqet nga përdorimi, pikërisht për shkak se në faqen ku mësohet shkronja F, figuron flamuri kombëtar shqiptar.
Dhe kjo është pranuar nga Tirana zyrtare. Qeveria e Shqipërisë në datën 14 shtator nga dërguar si “dhuratë” në Luginën e Preshevës një mijë copë Abetare, të punuara me “standardet” e kërkuara nga qeveria e Serbisë, pra duke hequr flamurin dhe simbolet tjera kombëtare nga brendia e saj.
Paraprakisht, kësaj i ka prirë një dakordim nga vetë Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Ambasadori, Shpëtim Çaushi, me një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të Serbisë, kishte përcjellë pëlqimin për ta ndërruar, respektivisht për ta shkombëtarizuar Abetaren për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Veç flamurit, nga Abetarja që iu dedikohet nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës, Shkodra është zëvendësuar me Nishin dhe shumë toponime e emërtime shqiptare, janë zëvendësuar me ato serbe.
Nxënësit shqiptarë të Preshevës, kur të mësojnë shkronjën SH, do të mësojnë se “qyteti i NISHIT është qytet i bukur”, ku në origjinal është “SHKODRA është qytet i bukur”. Për të gjitha këto, ka qenë dakordimi dhe pëlqimi paraprak skandaloz i shtetit dhe i diplomacisë së Shqipërisë.
Ateroi Abetarja nga Shqiperia, ndersa e edhe zyrtarisht e inaguroi vet Serbia. Tani e tutje nxenesit e gjenerates 2011/12 jane te paret ne KOsoven Lindore qe mesojne nga po ajo Abetare qe mesojne edhe vellezerit e tyre ne Tirane dhe kudo ne Shqiperi. Kjo sdo koment se eshte lajm i mirepritur por sa kohe duhet qe te presim qe barierat te hiqen nje here e pergjithmone ne te gjitha sferat e arsimit. Arsimi nuk do te duhej te njeh kufij. Kufijt duhet te shkrihen ngase Evropa nuk pranon ne gjirin e vet ata qe bejne bariera mes njerzve. Sot kur jetojme ne shekullin e Informatikes dhe Komjuterizmit, kur ne cast merr informaten nga cdo cep i botes, po u dashka te kerkohet leje dhe te behet inaugurim per ate me qenesoren me thelbesoren – alfabetin amtar.
Por shqiptaret duhet te kene parasysh se ne duhet te kemi vetem nje ABETARE. Planprogramet mesimore duhet te jene unike ne cdo cep te shqiptarise. Autoret mund te jene te ndryshem por planprogrami duhet te njejte unik. Kjo per Abetare nuk vlen. Shqiptaret me nje Abetare.
Abetare e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, por pa Maqedoninë. Kjo tani është bërë reale ku për abetaren e përbashkët dhe tekstet e tjera shkollore kanë nënshkruar ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Ramë Buja dhe Myqerem Tafaj.
Zv/ministri i Arsimit i Maqedonisë Safet Neziri nuk ka mundur të gjejë kohë të prononcohet dje lidhur me këtë çështje, por ka reaguar në mënyrë ekspres kreu i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Nuhi Dardhishta.
“Puna e abetares nuk mund të shkojë pa pëlqimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoni. Ne kemi kërkuar nga MASH-i që të pranojë këtë abetare dhe mendojë se nuk do të ketë ndonjë problem iniciativa e tillë të realizohet sepse ekziston marrëveshje për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe Kosovës në sferën e arsimit. Tani presim njëherë që abetarja të përpilohet nga komisionet e Shqipërisë dhe Kosovës dhe më pas edhe MASH-i të pranojë, me disa ndryshime të vogla të arrijë dhe te nxënësit tonë”, ka thënë Dardhishta.