2012-04-03

MPB vlerëson angazhimin dhe përpjekjet e mekanizmave ndërkombëtare në lirimin e dy policëve të Kosovës


Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër kidnapimin e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës nga ana e Xhandarmërisë Serbe. Pjesëtaret e Policisë së Kosovës në momentin e kidnapimit kanë qenë duke patrolluar në zonën e përgjegjesisë së Policisë së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre.
Ky veprim tinzar dhe i organizuar i Xhandarmarisë serbe dëshmon edhe njëherë orientimin dhe mentalitetin agresor të shtetit Serb ndaj Republikës së Kosovës. Përpjekjet e shtetit serb për agresion ndaj Republikës së Kosovës përmes veprimeve të tilla të nxitura nga Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, i cili me plot fanatizëm po dëshmohet si trashigimtarë i politikës agresore të Millosheviçit, kanë dështuar historikisht dhe do të dështojnë edhe tani.
Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga EULEX-i dhe mekanizmat tjerë relevant të Bashkimit Evropian, të kërkojnë nga Qeveria e Serbisë lirimin e menjëhershëm të pjesëtarve të Policisë së Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, fton institucionet e Bashkimit Evropian të gjykojnë veprimet e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim të plotë me rendin dhe ligjin dhe janë veprime anti-europiane dhe në dëm të perspektivës evropiane të rajonit.


Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, vlerëson angazhimin dhe përpjekjet e mekanizmave ndërkombëtarë, në veçanti EULEX-in, për lirimin e zyrtarëve policor të kidnapuar nga ana e xhandarmërisë serbe, më 31 mars 2012.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe njëherë shprehë bindjen se zyrtarët policor të kidnapuar tinëzisht nga ana e xhandarmërisë Serbe kanë qenë duke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së Policisë së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre.

Ne besojmë se KFOR-i dhe EULEX-i bashkërisht do të konstatojnë këtë fakt dhe do të vërtetohet se zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë patrulluar brenda juridiksionit të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme inkurajon të gjithë zyrtarët e Policisë së Kosovës të vazhdojnë kryerjen e detyrave të tyre sipas mandatit, në mbrojtje të integritetit territorial dhe në ruajtje të rendit dhe ligjit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.




Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vizituan drejtorinë rajonale të Policisë Kufitare në Luzhan të Podujevës.
Ministri Rexhepi, bisedoi me zyrtarët e policisë Kufitare për zhvillimet e fundit dhe u interesua për kushtet e punës së Policisë Kufitare, patrullimet në këtë pikë kufitare dhe me shqetësimet që kanë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, inkurajoi zyrtarët e Policisë Kufitare që të kryejnë punën e tyre sipas mandatit që kanë, në ruajtje të rendit dhe ligjit dhe në respektim të tërësisë territoriale, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ministri Rexhepi dhe drejtori Maxhuni gjatë kësaj vizite kanë qëndruar edhe pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër punën që po zhvillohet në këtë pikë kufitare. Ministri Rexhepi pa nga afër kolonat e gjata të qytetarëve të Kosovës që po pritnin në anën serbe të kufirit.
“Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj palës serbe në mënyrë që ata të kryejnë obligimet e tyre karshi marrëveshjes për lëvizje të lirë të arritur në Bruksel. Është e patolerueshme që qytetarët tanë që vinë nga perëndimi të mbahen me orë të tëra në kufi, për shkak të neglizhencës së qëllimshme të zyrtarëve serb. Kërkojmë që ky maltretim i qytetarëve tanë të merr fund”,- tha ministri Rexhepi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...