Kujtime për prostitutat e mia të pikëlluara”, është vepra e parë në prozë e Gabriel Garcia Marquez pas një pauze disa vjeçare ...
Në dhjetë vitet e fundit, Gabriel Garcia Marquez nuk ka bërë jetën e një përtaci përkundër lëngimit nga kanceri. Nobelisti i famshëm kolumbian ka shkruar një reportazh të gjatë, të botuar si libër me titullin “Lajmi mbi një rrëmbim”. Vepra e dytë e Garcia Marquez-it gjatë dekadës së fundit është vëllimi me kujtime, më qartë: pjesa e parë e kujtimeve, botuar në pranverë 2002 me një tirazh fillestar një milion ekzemplarë. Nobelisti e quante vëllimin e parë të kujtimeve “fiksioni im i madh”. “Jeta nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që të kujtohet dhe si e kujton atë për të rrëfyer për të”,- thotë Garcia Marquez. Vëllimi i parë, në të cilin shkrimtari shkruan për fëmijërinë dhe vitet e rinisë, përfundon në vitin 1955, kur gazeta “El Espectador” e dërgon Gabriel Garcia Marquezin në Europë. Ndërkohë, derisa lexuesit presin vëllimin e dytë të kujtimeve, Garcia Marquez ka botuar një vepër në prozë, e para pas romanit “Mbi dashurinë dhe demon të tjerë”. Romani më i ri i tij titullohet “Memoria de mis putas tristes” (në shqip: “Kujtime për prostitutat e mia të pikëlluara”) dhe momentalisht mund të lexohet vetëm në spanjisht. Së shpejti priten përkthimet në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe në gjuhët të tjera të mëdha të botës. Përmbajtja e romanit, siç shpjegojnë gazetat spanjolle dhe gjermane, ka të bëjë me ëndrrat e një plaku për dashurinë dhe dhembjen, për bilancin jetësor dhe për hidhësinë e përditshmërisë. Një ditë plaku paralajmëron: “Në vitin kur të mbush 90 vjet, do të dëshiroja t’i dhuroja vetes një natë me dashuri të çmendur, me një vajzë, e cila do të ishte ende e virgjër”. Malli i zjarrtë i plakut bëhet realitet, një mikeshë ia gjen atij një virgjëreshë, me të cilën ai dashurohet çmendurisht. Por, nga ëndrra erotike s’del gjë, as nga nata e dëshiruar. Plaku kalon disa net me vajzën e virgjër. Asgjë nuk ndodh. Përveç dashurisë platonike. Ai e shikon Delgadinën (kështu quhet vajza) duke fjetur. Nuk e prek. Plakut i pëlqen ta shikojë vajzën ashtu, në gjumë. Këto çaste të qeta i shërbejnë plakut të mendojë për jetën e tij dhe përvojat erotike, të cilat nuk kanë qenë të varfëra. Për 90 vjet ai ka përfunduar në shtrat me gjithsejt 514 prostituta, të cilat i ka paguar gjithmonë. Romani është një lloj ditari, ku plaku, i cili para se të të dilte në pension ka qenë mësues i gramatikës spanjolle dhe i latinishtes, ka mbajtur shënime për përjetimet e tij erotike me emrat e partnereve, kohën, vendin dhe rrethanat e veçanta. Ndërsa shikon vajzën duke fjetur, plaku arrin në përfundim se “seksi është vetëm ngushëllim kur nuk të përqafon dashuria”. Netët e mendimeve ai i kalon duke i lexuar vajzës pjesë nga “Princi i vogël” i Saint-Exupéry-së dhe nga “Njëmijë e një net“, si dhe duke i kënduar bolero, këngë romantike për dashurinë. Më kot. Një ditë plaku merr vesh se Delgadina ka filluar të ushtrojë profesionin e prostitutës. Gabriel Garcia Marquez ka pranuar se për veprën e tij më të re “Kujtime për prostitutat e mia të pikëlluara” është frymëzuar nga romani “Bukuroshet e fjetura” të nobelisit japonez Jasunari Kavabata. Si gjithnjë pas botimit të librave të Marquez-it botuesi ka marrë të gjitha masat për të penguar piraterinë. Prapëseprapë në Kolumbi, një javë para botimit legal, në rrugë shiteshin kopje të romanit për një të tretën e çmimit (4 dollarë). I zemëruar nga piratët, Marquez “mori hak”: pak para se libri të shtypet ai ndryshoi kapitullin e fundit, kështu që versioni ilegal nuk është i ngjashëm me romanin e autorizuar.
Familja
Të afërmit që ndikuan më shumë te Gabriel Garcia Marquez ishin padyshim gjyshi dhe gjyshja nga e ëma. Gjyshi i tij ishte koloneli Nicolas Ricardo Marquez Mejia, një liberal, veteran i Luftës së 100 Ditëve. Jetonte në Aracataca, një qytet i famshëm për tregtinë e bananeve në Karaibe. Koloneli ishte si një hero për njerëzit e thjeshtë, mes të tjerave. Ai nuk pranonte t'i mbante të fshehta masakrat që kishte parë gjatë luftës së bananeve, duke paralajmëruar gjithandej denoncimin ndaj vrasësve në Kongres në vitin 1929. Një njeri kompleks dhe shumë interesant, koloneli ishte një tregimtar i shkëlqyer, që kishte patur një jetë intriguese. Kur kishte qenë i ri kishte vrarë kundërshtarin e tij në duel dhe thuhej se ishte baba i 16 fëmijëve të tjerë. Ai fliste për aventurat e kohës së luftës si të ishin përvojat më të këndshme, diçka e ngjashme me aventurat e një fëmije me armët. Koloneli i mësonte Gabrielit të ri fjalorin, e çonte çdo vit në shfaqjet e cirkut. Ai i kishte thënë nipit të tij të madh se nuk kishte “gjëmë më të madhe se të vriste një njeri”, një mësim që Garcia Marquez më pas do ta vendoste në dialogjet e personazheve të tij. Gjyshja e tij ishte Tranquilina Iguaran Cotes dhe nuk kishte patur më pak ndikim se i shoqi në jetën e Garcia Marquez. Ishte shumë e tërhequr nga supersticioni dhe bestytnitë popullore, ashtu si dhe motrat e saj, ndaj e mbushte shtëpinë me histori fantazmash, shpirtrash, parandjenjash e fatsjellësish, që injoroheshin vazhdimisht nga i shoqi, i cili një herë i kishte thënë Gabrielit të ri: "Mos e dëgjo atë. Janë të gjitha bestytni grash". E megjithatë ai e dëgjonte, sepse ajo kishte një mënyrë shumë tërheqëse të të rrëfyerit. Nuk kishte rëndësi sa të çuditshme apo të pamundura ishin rrëfimet e saj, ajo gjithmonë i tregonte ato si të ishin e vërteta e kulluar. Kishte një stil aq të qetë e të sigurt, saqë 30 vjet më pas, nipi do ta bënte të vetin për të shkruar novelën e tij më të mirë. Prindërit ishin pak a shumë të huaj për të, gjatë viteve të para të jetës dhe arsyeja është vërtet interesante. Nëna e tij, Luisa Santiaga Márquez Iguaran, ishte një nga dy fëmijët që koloneli kishte me të shoqen. Një vajzë shumë e gjallë, që fatkeqësisht ra në dashuri me një njeri të quajtur Gabriel Eligio García. "Fatkeqësisht" sepse Garcia ishte si një mallkim për prindërit e saj. Ai ishte konservator ashtu si të të ashtuquajturit “la hojarasca” ose “gjethja e vdekur”, ndryshe banorët e rinj të qytetit të tregtisë së bananes. Garcia njihej gjithashtu si një feminist , baba i katër fëmijëve të tjerë të paligjshëm. Ai nuk ishte tamam njeriu që duhej të fitonte zemrën e vajzës së kolonelit e megjithatë e arriti këtë me anë të serenatave me violinë, poezive të dashurise e letrave pa fund, madje edhe mesazh telegrafike. Ata të gjithë u përpoqën ta hiqnin qafe këtë njeri, por ai nuk hiqte dorë dhe ishte e qartë se edhe bija e kolonelit kishte rënë në dashuri me të. Përfundimisht ata iu dorëzuan tentativave të tij romatike dhe koloneli pranoi t'i jepte dorën e së bijës ish-studentit të mjekësisë. Për të zbutur disi tensionet, të sapomartuarit u vendosën në qytetin e lindjes së kolonelit, Riohacha. Historia e tyre tragjikomike e dashurisë do të përshkruhej më pas në “Dashuria në kohërat e kolerës”.
Fëmijëria
Gabriel Jose Garcia Marquez lindi më 6 mars 1928 në Aracataca. Prindërit e tij ishin të varfër dhe ndaj gjyshërit morën përsipër rritjen e tij. Viti 1928 kishte sjellë një kohë të vështirë për qytetin. Ishte koha e sulmeve dhe tragjedisë pas konfliktit të bananeve. Ky ishte një fillim i trishtë për jetën e tij, që do të binte në sy edhe në shkrimet e mëvonshme. I quajtur “Gabito” ose Gabrieli i vogël, ai u bë një djalë i qetë dhe i turpshëm, i dashuruar pas historive të gjyshit dhe bestytnive të gjyshes. Përvec kolonelit dhe atij vetë, në shtëpinë e tij kishte vetëm femra dhe më pas Garcia Marquez do të pranonte se bestytnitë e tyre e kishin frikësuar deri aty sa të hiqte dorë nga kreu i familjes, gjysmë i tmerruar nga fantazmat. E megjithatë, bazat e romaneve të tij të ardhshme kishin lidhje pikërisht me atë shtëpi, historitë e luftës civile, masakrën e bananeve, historinë e dashurisë së prindërve të tij, prakticitetin e matriarkatit supersticioz dhe fëmijët e jashtëligjshëm të gjyshit të tij. Më pas ai do të shkruante: "Ndjej se kam shkruar për të gjitha ato që kam ndjerë kur ndodhesha te gjyshërit”. Pas vdekjes së gjyshit, ai shkoi të jetonte me prindërit e tij në Sucre dhe më pas u dërgua në një shkollë në Barranquilla , një qytet-port pranë lumit Magdalena . Atje të gjithësve u dukej si një djalë i turpshëm që vecse shkrunte poema humoristike dhe vizatonte. Aq serioz dukej saqë shkokët e klasës i ngjitën nofkën “Plaku”. Në vitin 1940, kur ishte 12 vjeç fitoi një bursë për në Liceun Kombëtar në Zipaquira, qytet rreth 30 milje larg Bogotës. Aty ndjeu ftohtësinë dhe presionin e një qyteti të madh.
E ndjente se po rritej i nxitur nga studimet, shpesh lexonte shumë, por ende nuk kishte shkruar ndonjë gjë të rëndësishme e mëgjithatë dashuria për letërsinë e ndihmoi të fitonte reputacionin e shkrimtarit. Pas përfundimit të maturës në vitin 1946, djaloshi u regjistrua në Universitetin e Bogotës në degën e së drejtës dhe jo në gazetari. Gjatë kësaj kohe takoi edhe gruan e tij të ardhshme. U takua me një vajzë 13-vjeçare, Mercedes Barcha Pardo. E heshtur dhe shumë ezmere, vajza me origjinë egjiptiane ishte njeriu më interesant ai që kishte takuar deri atëherë. Mercedes i premtoi se do të bëhej e tij edhe pse u martuan 14 vjet më vonë.
Vitet e urisë
Ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë të mëdhenj që kishin studiuar për gjëra që nuk u pëlqenin fare, Garcia Marquez zbuloi se nuk kishte aspak interes për studimet e tij dhe nisi të bëhej dembel. U bënte bisht orëve të mësimit dhe nuk mësonte më. Vërdallisej në rrugët e Bogotës dhe lexonte më shumë poezi se leksione të së drejtës. Shkonte në kafenetë e lira, pinte shumë cigare dhe shoqërohej me njerëz të cuditshëm; socialistë të shkolluar, artistë të varfër dhe gazetarë të rinj. Megjithatë, një ditë jeta e tij ndryshoi, vetëm nga një libër që kishte lexuar. Njësoj sikur vijat e fatit të ngatërroheshin papritur në duart e tij, dikush i dha për të lexuar “Metamorfozën” e Kafkës. Pati një efekt të jashtëzakonshëm te Garcia Markez dhe e bëri atë të kuptonte se letërsia nuk duhej patjetër të ndiqte një vijë të drejtë tregimi dhe se ky ishte një komplot tradicional. Efekti ishte çlirues. “Mendova se nuk e dija që një njeri mund të lejohej të shkruante një gjë të tillë. Nëse do ta kisha ditur, do të nisja të shkruaja shumë më parë", tha ai. Pranoi gjithashtu se “tingujt e zërit” të Kafkës kishin të njëjtën jehonë te ai si zëri i gjyshes, që tregonte gjëra aq të pazakonta me një zë aq të qetë e të zakonshëm.
Mendoi të lexonte gjithçka që nuk e kishte lexuar deri tani. Lexoi shumë, duke përpirë gjithçka që i binte në duar dhe madje nisi të shkruante. Për çudi tregimi i parë “Dorëzimi i tretë” u botua nga gazeta e Bogotës “El Espectador”. Madje, redaktori, shumë entuziast, e cilësoi atë si “gjeniun e ri të letrave në Kolumbi” . Garcia Marquez hyri paskëtaj në një periudhë aktive krijimi, duke shkruar edhe 10 tregime të tjera për gazetën.
Në vitet që pasuan nisi të shoqërohej me një rreth letrar që quhej Grupi i Barranquilles dhe nën ndikimin e tij nisi të lexonte veprat e Hemingway, Joyce, Woolf dhe më të rëndësishmin, Faulkner. Nisi të studionte klasikët, duke gjetur shumë frymëzim te cikli i Edipit nga Sofokliu.
Faulkner dhe Sofokliu u bënë frymëzuesit më të mëdhenje të tij. Faulkner e cudiste me aftësinë e tij për të paraqitur fëmijërinë në një të kaluar mistike, duke shpikur një qytet dhe një vend kur të niste trgimi i tij. Në veprën “Yoknapatawpha” e Faulknerit García Márquez gjeti frymëzimin për Macondo-n dhe nga Edipi dhe Antigona e Sofokliut mori idenë e një komploti kundër shoqërisë dhe abuzimeve me pushtetin .
Garcia Marquez ishte tashmë i pakënaqur me tregimet e mëparshme, pasi mendonte se ato ishin shumë të veçuara nga përvojat e tij të vërteta. Ato ishin vetëm punime të thjeshta intelektuale, nuk kanë të bëjnë me realitetin. Faulkner i mësoi se një shkrimtar duhet të shkruajë për atë që ka afër dhe për vite të tëra García Márquez u përball me muzën e tij për të kuptuar se çfarë donte të thoshte vërtet me anë të asaj që shkruante.
Këto mendime do të merrnin formë vetëm kur të kthehej me të ëmën në shtëpinë e gyshit në Aracataca. Duke e përgatitur për shitje, ata panë se shtëpia ishte në gjendje shumë të keqe e pikërisht kjo e bëri t'i riktheheshin kaq shumë kujtime ndër mend.
Në të vërtetë i gjithë qyteti dukej i vdekur, i ngrirë në kohë. Gjithnjë kishte menduar të shkruante një histori bazuar në jetën e tij në këtë shtëpi, të guxonte me një novelë të titulluar “ La casa” (Shtëpia) e megjithëse e ndjente se ende s'ishte gati për ta bërë këtë, e kuptoi se kishte gjetur dicka që e kërkonte prej kohësh; sensin e vendit.
I frymëzuar nga kjo vizitë, kur u kthye në Barranquilla shkroi novelën e parë “Stuhia e Gjetheve”. Me një sens komploti si te Antigona dhe e vendosur në një qytet të vjetër, novela u shkruajt shumë shpejt e gjithë frymëzim. Ai i vuri më pas emrin "Macondo", emri i një plantacioni bananesh në afërsi të Aracatacas, ku shkonte shpesh kur ishte fëmijë. Për fat të keq në vitin 1952 novela nuk u pranua nga botuesi i parë, të cilit iu dërgua dhe ai u përfshi nga një sens i brendshëm dyshimi dhe kritike. Në vitin 1955, kur Garcia Marquez ishte në Europën Lindore, novela u gjet nga miqtë e tij në Bogota dhe iu dërgua botuesit. Kësaj here u botua. Pavarësisht refuzimit dhe viteve të tij shumë pranë varfërisë, ai ishte esencialisht i lumtur. Jetonte në një shtëpi publike, kishte shumë miq dhe shkruante editoriale për “ El Heraldo”. Në mbrëmje ai punonte me historitë e tij dhe fliste me miqtë, duke pirë cigare dhe kafe. Në vitin 1953 pati një fazë të papritur nervozizmi. U largua, e la punën dhe nisi të shiste enciklopedi në La Guajira bashkë me një shok. Udhëtoi pak, punoi mbi disa ide për historitë e tij dhe përfundimisht u fejua me Mercedes Barcha. Në vitin 1954, ai u kthye në Bogota dhe pranoi një punë në gazetën “ El Espectador” si shkrimtar tregimesh dhe dhe kritikash për filma. Aty flirtoi me socializmin, nuk mori parasysh politikën e diktatorit Gustavo Rojas Pinilla dhe e la punën si shkrimtar në kohën e dhunës .
Suksesi
Ma pas erdhi ai: Pagëzimi. Në janar të vitit 1965, ai dhe familja e tij po udhëtonin drejt Acapulco-s për pushime, kur pati një frymëzim të pazakontë. Kishte gjetur stilin e tij. Për herë të parë në njëzet vjet një rreze drite i zbuloi zërin e Macondos.
Më vonë do të shkruante:
“Papritur, nuk e di se si, pata një frymëzim të jashtëzakonshëm për të shkruar një libër. Ishte formësuar plotësisht, aq sa do t'ia kisha diktuar një kapitullin e parë një radhitësi fjalë pas fjalë".
Më pas duke iu referuar këtë frumëzim tha: “Stili që kam përdorur në ‘Njëqind vjet vetmi' ishte bazuar në mënyrën sesi gjyshja ime i rrëfente historitë. Tregonte gjëra që dukeshin të mbinatyrshme dhe fantastike, por në mënyrë aq të natyrshme…Ajo çfarë më bënte më shumë përshtypje ishte shprehja e fytyrës së saj. Nuk e ndryshonte aspak gjatë tregimit të historive dhe kjo e bënte aq interesante. Gjatë tentativave të para të të shkruarit, unë përpiqesha të tregoja histori pa u besuar vërtet atyre. Zbulova se gjithçka që duhej të bëja ishte të besoja tek ato dhe t'i shkruaja ftohtë, ashtu si gjyshja m'i tregonte mua”
Ai e ktheu makinën dhe u nis për në shtëpi. Atje Mercedes u mor me familjen, ndërsa ai vetëm shkruante. Shkroi çdo ditë për rreth 16 muaj, duke pirë deri edhe 6 paketa cigare në ditë. Për të mbajtur familjen shiti makinën dhe të gjitha pajisjet e tjera shtëpiake. Mercedes mbante familjen dhe i sillte cdo ditë në shtëpi shumë gazeta dhe cigare. Miqtë e quanin dhomën e tij të mbushur me tym “guva e mafias” dhe pas njëfarë kohe të gjithë nisën ta ndihmonin, si ta kishin kuptuar se ai po shkruante diçka të jashtëzakonshme.
Kreditë u shtynë, shtëpia u mbush sërish me pajisje dhe borxhet u falën. Pas më shumë se një vit punë, Garcia Marquez ia dërgoi tre kapitujt e parë Carlos Fuentes, i cili deklaroi publikisht: "Sapo kam lexuar 80 faqe nga një kryevepër". Kur novella, që ende s'kishte një emër po I afrohej fundit, suksesi ishte shumë pranë. Në fund ai vendosi atu edhe vetën, gruan dhe miqtë dhe e gjeti emrin në faqen e fundit “Njëqind vjet vetmi”. Më në fund doli nga “guva” e tij, me 313 faqe në duar, i lodhur e thuajse i helmuar nga nikotina, me mbi 10 mijë dollarë borxh e ndoshta edhe shumë pranë një lodhjeje të madhe mendore e fizike. E megjithatë ishte i lumtur, me të vërtetë euforik. Shiti disa placka të tjera për të paguar dërgesën postare te botuesi i tij në Buenos Aires.
”Njëqind vjet vetmi”, u botua në qershor të vitit 1967 dhe Brenda një jave 8 mijë kopjet u shitën menjëherë. Pas kësaj suksesi ishte i sigurtë dhe çdo javë në shitje dilte një botim i ri i novelës. U përkthye në 20 gjuhë dhe fitoi katër çmime ndërkombëtare. Gabriel Garcia Marquez ishte 39 vjeç kur bota mësoi emrin e tij. Fama më pas erdhi vetë. Çmime, mesazhe nga adhuruesit, intervista pafund; dukej qartë se jeta e tij kishte ndryshuar. Në vitin 1969, novela fitoi një çmim të mirënjohur në Itali dhe u cilësua si libri më i mirë i huaj në Francë. Në vitin 1970, u botua edhe në anglisht dhe u cilësua si një ndër 12 librat më të mirë edhe në SHBA. Dy vjet më pas ai fitoi çmimet “Romulo Gallegos” dhe “Neustadt” dhe në vitin 1971 një shkrimtar peruan, Mario Vargas Ljosa, shkroi një libër për jetën dhe punën e tij. Përkundër gjithë këtij suksesi, Garcia Marquez thjesht iu kthye punës. Vendosi të shkruante për një diktator dhe e transferoi familjen në Barcelonë të Spanjës, që po kalonte vitet e fundit nën regjimin e diktatorit Francisco Franco. Në novelën e re ai krijoi një mostër të përzier; një diktator nga Karaibet me duart e ashpra të Stalinit dhe vullnetin e një tirani tipik amerikano-latin. Ndërkohë libri tjetër u botua në vitin 1972, ndërsa në vitin 1973 ai botoi edhe një përmbledhje të shkrimeve gazetareske me titullin "Kur isha i lumtur dhe i paditur".
Për fat të keq në vitin 1999 Garcia Marquez u diagnostikua me kancer limfatik dhe ende sot ndodhet nën mjekim, gjë që e bën të shkojë shpesh nga Kartagjena apo Meksiko në klinikat e Los Angelosit, kur heton djali i tij, producenti Rodrigo García, lives. Duke lënë mënjanë letërsinë fiction, Gabo po shkruan tani kujtimet e tij, vëllimi i parë i të cilave u publikua në vitin 2001 me titullin “Të jetosh për të treguar”. Vëllimi parë i serisë së kujtimeve rrëfen në detaje jetën e Gabo-s deri në vitin 1955. Ai po punon për vëllimin e dytë, në të cilin do të përqëndrohet në shkrimin dhe botimin e veprave të tij kryesore, mes të cilave edhe e famshmja “Njëqind vjet vetmi”.
Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre. Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete …nuk do lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja.
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje copez jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre. D
o flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim. Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.
Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit…Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.
Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre. Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete …nuk do lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja.
Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "harresa". Mesova kaq gjera nga ju njerezit…
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret "faqen e pjerret". Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone . Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem i vdekur. Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera , do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri , perseri. Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t'i bejme gjerat sic duhet , por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja. Do doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do.
Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.
Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi , sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine qe t'i shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre. Fillo te besh realitet endrrat e tua. Tani eshte momenti!!!!!
Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane.
Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes.
Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.
Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv.
Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.Ne 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé.
Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitétin e Bogotá, dega drejtësi.
I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme.
Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit libéral Jorge Eliecer Gaitán.
Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën "El Universal".
Ne 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës "El Espectador" të Santa Fésë një tregim me titull "La tercera resignación".
Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë.
Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.Më 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës).
Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi.
Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull "Relato de un náufrago", që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët.
Në nëntor 1956 drejtori i gazetës "El Espectador", për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin.
Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar "90 días en la cortina de hierro". Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë.
Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanezëve e shtynë të transferohej në Meksikë.
Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij “Cien años de soledad“ (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.
Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta).
Aktualisht Gabriel García Márquez jeton në Mexico Disctricto Federal në Meksikë, ku shkruan autobiografinë e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.
Tituj të veprave
Njëqind vjet vetmi, (Cien años de soledad)
Vjeshta e patriarkut, (El otoño del patriarca)
Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili , (La aventura de Miguel Littín clandestino en Chile )
Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë, (El coronel no tiene quien le escriba)
Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, (Crónica de una muerte anunciada)
Gjethurinat, (La Hojarasca)
Një histori me paskuinë (La mala hora)
Dashuri në kohërat e kolerës, (El amor en los tiempos del cólera)
Gjenerali në labirintin e tij, (El general en su laberinto)
Erendira
Mbi dashurinë dhe demonë të tjerë, (Del amor y otros demonios)
Historia e një kidnapimi, (Noticia de un secuestro)
Kujtim kurvash të trishta, (Memorias de mis putas tristes)
Njëmbëdhjetë tregime piligrime, (Doce cuentos peregrinos)
Me gjërësisht lexoni:
Veprat nga Gabriel Garcia Marquez
- In Evil Hour (1962)
- One Hundred Years of Solitude (1967)
- The Autumn of the Patriarch (1975)
- Love in the Time of Cholera (1985)
- The General in His Labyrinth (1989)
- Leaf Storm (1955)
- No One Writes to the Colonel (1961)
- Chronicle of a Death Foretold (1981)
- Of Love and Other Demons (1994)
- Memories of My Melancholy Whores (2004)
- A Very Old Man With Enormous Wings (1955)
- Ojos de Perro Azul (Eyes of a Blue Dog) (1974)
- Innocent Eréndira, and Other Stories (1978)
- Collected Stories (1984)
- Strange Pilgrims (1993)
- The Story of a Shipwrecked Sailor (1970)
- The Solitude of Latin America (1982)
- The Fragrance of Guava (1982, with Plinio Apuleyo Mendoza)
- Clandestine in Chile (1986)
- News of a Kidnapping (1996)
- A Country for Children (1998)
- Living to Tell the Tale (2002)
Përgatiti Flori Bruqi