Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/04/01
Garcia Marquez rrëfehet: “Jam në krizë, nuk shkruaj më”
Nga Flori Bruqi
Vëllimi i parë i autobiografisë së Garcia Marquez "Gabos" mendohet të dalë në libraritë frënge, angleze e italiane para Krishtlindjeve. Në garën e përkthimit të kujtimeve do të marrin pjesë edhe shtëpitë (modeste) botuese shqiptare, të cilat, megjithatë do ta zgjasin ankthin e pritjes për më të dhënët pas realizmit magjik, letërsisë latino-amerikane dhe Marquez-it në veçanti.
Në Barcelonë, ku po merren me detajet e fundit të hedhjes në treg të "Vivir para contarlo" ("Të jetosh për të rrëfyer") si zakonisht shkrimtari nuk do të marrë pjesë në prezantimin e librit. Ndërkohë që korrektimet nuk kanë të sosur, kur vepra ishte përkthyer pothuajse e gjitha në një version që përpara dy muajsh.
Garcia Marquez është i impenjuar që prej tre vjetësh në garën kundër kohës. Ideja për të treguar jetën e vet në një vepër monumentale i përshkonte mendjen q'prej kohësh. Por qe goditja e qershorit 1999, kur në Bogotë i diagnostifikuan një tumor limfatik, zezona që e bindi njëherë e mirë se nuk kishte kohë për të humbur.
Duhej të ishin gjashtë volume, pastaj të shkurtuara në tre. Një vit më parë, vendimi për t'u ngulur në Los Angelos, pranë familjes dhe mjekëve, për t'u përqenduar i vetëm në rindërtimin e 75 vjetëve që ka jetuar deri më tash, me ndihmën e vëllait Jaime dhe pak miqve të besuar, u mor sa hap e mbyll sytë.
Në vëllimin e parë prej 600 faqesh "Gabo" tregon për 25 vitet e para të jetës së tij. Rrëfimi mbyllet me udhëtimin e parë në Evropë, në 1953, kur u ftua nga gazeta kolumbiane "El Espektador".
Tetë kapitujt, sipas botuesit të librit në të përditshmen e Katalanjës "El Periodico" janë një takim mes protagonistëve të jetës së tij reale dhe disa prej personazheve të romaneve të tij: historia e familjes, por edhe ajo e "Njëqind Vjet Vetmi", "Dashuri në Kohërat e Kolerës".
Marquez ndalet gjatë tek kurorëzimi i prindërve dhe tek figura e gjyshit të vet, kolonelit Nicolas Marquez, me të cilin ishte shumë i lidhur. Libri çelet pikërisht me kujtimin e një udhëtimi të bërë nga Gabo në moshën 23 -vjeçare, me nënën Luiza, tek gjyshi në qytetin kolumbian të Arakatakës.
Shkrimtari i çmimit “Nobel” pas disa vitesh pranon të japë një intervistë duke thyer heshtjen: “Nuk kam frymëzim, dhe njerëzit e nuhasin nëse nuk fut shpirtin”
Garcia Marquez rrëfehet: “Jam në krizë, nuk shkruaj më”
“Në 2005-n hoqa dorë nga letërsia”, jo si mospranim, po për mungesë frymëzimi. Kështu Gabriel Garcia Marquez, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1982, shpjegon për të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”, që del sot në qarkullim, heshtjen e tij të gjatë. “Viti 2005 ishte i pari vit i jetës sime gjatë të cilit nuk kam shkruar asnjë rresht”, shton shkrimtari kolumbian, i cili për herë të parë, pas shumë kohësh ka bërë një përjashtim kundër parimit të tij për të mos dhënë intervista. Gjatë një bisede të gjatë, autori i “Njëqind vjet vetmi” rrëfen edhe disa probleme të tijat, mes të cilave edhe raportin e vështirë me kompjuterin. E më pas pohon i lumtur që ka pasur mundësinë të zbulojë kënaqësitë e një pushimi krijues.
Duke folur në vijimësi nga shtëpia e tij në Meksiko, Marquezi pranon se nuk e përjashton mundësinë që frymëzimi mund t’i kthehet, edhe pse shprehet pesimist në lidhje me këtë. “Me përvojën që kam, mund të shkruaja një roman të ri pa probleme - pranon ai – megjithatë njerëzit e nuhasin kur aty nuk fut shpirtin”.
Garcia Marquez është konsideruar si baba i “realizmit magjik” dhe është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanojugorë. Ndër veprat më të famshme të tijat, veç “Njëqind vjet vetmi”, “Vjeshta e patriarkut” dhe “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar”, dhe libri i fundit, “Kujtime kurvash të trishta”, i vitit 2004.
Këto vitet e fundit kanë rrjedhur mes vuajtjesh dhe kujtimesh. Garcia Marquezi, siç e ka konfirmuar kohët e fundit dhe një vëlla i tij, duket se ka mundur kancerin limfatik që e kishte mbërthyer kohë më parë. E ndërsa autori luftonte kundër sëmundjes, në vitin 2001 i vdes, po nga kanceri, vëllai Elixhio; një vit më pas edhe e ëma Luiza (e cila kishte qenë shumë e rëndësishme për të, ndërsa lindte tek ai vokacioni i shkrimtarit).
Përtej vuajtjeve Gabo (siç e thërrasin miqtë) ka qenë në qendër të disa polemikave që lidhen me miqësinë e tij të hershme me Fidel Kastron: në 2003-in akuzohet, në fillim nga Susan Sontag, më pas nga peruani Vargas Llosa, pse hesht për realitetin kuban dhe se është “kurtizan” i Kastros.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment