PROKURORI I SHTETIT
Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur, me autoritet dhe me përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit të Shtetit rregullohen me ligj. Prokurori i Shtetit pasqyron përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe respekton parimet e barazisë gjinore. Mandati fillestar për prokuror është trevjeçar. Në rast të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit, sikurse është përcaktuar me ligj, përveç nëse shkarkohet në pajtim me ligjin.
Kryeprokurori i Shtetit emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatëvjeçarë, pa mundësi riemërimi.
http://www.psh-ks.net/?page=1,9
http://www.psh-ks.net/?page=1,11
http://www.psh-ks.net/?page=1,16
Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës Nazmi Mustafi, si dhe një person jozyrtar i afërt me prokurorin në fjalë. Këta të fundit janë prangosur nën dyshimin për përfshirje në afera korruptive. Këto arrestime vijnë disa ditë pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Kristofer Dell, për zhytjen e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës në korrupsion.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e këtyre personave ka nisur rreth orës 14 e 30 me bastisjen e zyrës së prokurorit në Prokurorinë Speciale, si dhe dy shtëpive të personave të dyshuar njëra në Prizren dhe tjetra në Pejë. Burimet e njëjta kanë thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe mund të ketë arrestime të reja të personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Po ashtu është bërë e ditur se prokurori Nazmi Mustafi është arrestuar me dyshimet që kanë të bëjnë me një transaksion bankar nga Zvicra. “Prokurori në fjalë kryesisht është marrë me lëndë të cilat kanë pasur të bëjnë me raste të rënda korruptive financiare, dhe se dyshimet për të janë se gjoja atij i është bërë një pagesë nga shteti i Zvicrës, por nuk dihet ende se cilat janë arsyet se pse i është bërë ky transfer i parave”, është shprehur burimi për gazetën. Ai po ashtu ka bërë të ditur se rasti është hetuar nga Prokuroria e Qarkut në Prizren, ndërsa hetimet i ka kryer drejtoria e krimeve të rënda në Prishtinë, të cilët bashkërisht e kanë hetuar këtë lëndë
KRYEPROKURORI I KOSOVËS KABASHI
“Kam informata se ekzistojnë edhe raste të tjera të natyrës së njëjtë, me të njëjtin prokuror, andaj i ftoj publikisht të gjithë ata që kanë prova apo informata lidhur me këtë rast, që të na ndihmojnë duke i paraqitur informatat që i kanë tek kryeprokurori i Shtetit, prokurori i rastit në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë apo në Policinë e Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Kryeprokurori i shtetit duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka kërkuar nga Zyra e Inspektoratit Gjyqësor dhe Prokurorial dhe nga Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës që menjëherë të fillojnë procedurën disiplinore kundër prokurorit Nazmi Mustafi, si dhe ta trajtojnë këtë rast me prioritet absolut, sepse veprimet e prokurorit paraqesin në të njëjtën kohë edhe shkelje të Kodit të Etikës për Prokurorë, që mund ta vë në pikëpyetje integritetin e sistemit prokurorial të vendit.
Kryesori i luftës kundër korrupsionit në Kosovë, Nazmi Mustafi, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimin për afera korruptive, ishte njeri me “shpinë të fortë”. Kështu të paktën e vlerësojnë disa nga ish kolegët e tij, të cilët ndonëse e kishin ditur mirë se veprimtaritë e tij janë të dyshimta, nuk kishin arritur që asnjëherë ta hetojnë.
Ai ishte bërë edhe më i fuqishëm kur në shumë raste tek persona të ndryshëm ishte paraqitur si person që ka mbështetjen e madhe nga Qeveria e Kosovës.
Për të pasur më shumë ndikim ai është paraqitur se ka mbështetjen e kryeministrit Hashim Thaçi. Madje, Mustafi është paraqitur se ka marrë premtimin e “shefit” se në të ardhmen do të jetë edhe kryeprokuror i Kosovës.
Këtë “trimëri” mësohet se prokurori, tashmë i paraburgosur Nazmi Mustafi, e ka fituar pasi që është emëruar shef i Task-Forcës Kundër Korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, mekanizëm ky i krijuar pas një vendimi të kryeministrit Thaçi.
Nga zyrtarë qeveritarë nuk konfirmohet nëse Mustafi ka gëzuar mbështetjen e ekzekutivit,
por ajo që dihet është se persona që tashmë të njohur për hetuesinë, u kanë treguar këtyre të fundit se në çfarë mënyre është paraqitur Nazmi Mustafi tek personat ku ndikimi i tij i ka kontribuar financiarisht...
Në Kosovë, autoritetet e policisë së EULEX-it dhe të policisë së Kosovës kanë arrestuar udhëheqësin e forcë kundër korrupsionit në prokurorinë e posaçme të Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në korrupsion. Nazmi Mustafi, shef i forcës kundër korrupsionit dhe një qytetar nga Gjakova, janë arrestuar “nën dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, përkatësisht për siç thuhet zhvatje parash nga një i dyshuar”.
Duke reaguar pas këtij arrestimi, Transparency International Kosova ka theksuar se kjo ngjarje ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive si dhe ka nxitur zhgënjim dhe humbje te shpresave tek qytetarët e Kosovës për luftë kundër korrupsionit.
Zyrtarë të institucioneve vendase e ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile thanë sot ndërkaq se lufta kundër kësaj dukurie nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Këto komente u bënë gjatë hapjes së një portali për luftimin e korrupsionit nëpërmjet mediave sociale, projekt ky i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe disa organizatave vendase, që synon angazhimin e qytetarëve për raportimin e rasteve të korrupsionit në Kosovë.
Faik Ispahiu, nga Internews Kosova thotë se qasja e madhe e qytetarëve të Kosovës në internet është një mundësi më e madhe për raportimin e këtyre rasteve.
“Në Kosovë, 71.5 për qind e shtëpive kanë qasje në internet. Kjo është një forcë e madhe sepse këta njerëz munden të komunikojnë jo me komshiun e parë, jo me personin e qytetit tjetër por, këta njerëz munden të komunikojnë me të gjithë botën. Ajo që ne duam ta bëjmë është shfrytëzimi i këtij komunikimi, në mënyrë që të fuqizohet qytetari për të rritur presionin duke u nisur prej kryetarëve të komunave e deri te qeveria qendrore, duke i përfshirë të gjitha institucionet brenda saj”, tha zoti Ispahiu.
Osnat Lubrani nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara tha se në Kosovë korrupsioni është problem që ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
“Një nga faktet më shqetësuese është se kur bëjmë matjen e perceptimit të publikut mbi shkallën e korrupsionit, dëshmohet se ai është shumë i lartë dhe opinioni i publikut është se përpjekjet për të luftuar korrupsionin nuk janë mjaft të frytshme”, tha zonja Lubrani, duke nënvizuar se nisma e sotme është një mundësi më shumë.
Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit Hasan Preteni, tha se media sociale është bërë një mjet me rëndësi për ndryshime pozitive duke krijuar mundësi që vetë qytetarët të ndihmojnë luftimin e kësaj dukurie.
“Publiku kosovar është mjaft i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në shoqërinë tonë. Unë shpresoj në reflektimin e tyre, pasi që fenomeni i korrupsionit i dëmton të gjithë, madje edhe përditshmërinë e shumicës së njerëzve”, tha zoti Preteni.
Autoritetet në Kosovë thonë se janë të përkushtuara në luftën kundër korrupsionit, dukuri kjo që sipas agjencisë kundër korrupsionit është mjaft e lartë dhe i kushton shtrenjtë buxhetit të Kosovës. Sipas, agjencisë vetëm gjatë vitit 2011 janë mbledhur 160 informata për raste të dyshimta për korrupsion, prej të cilave 121 janë denoncuar në prokurori.
Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell tërhoqi vërejtjen se korrupsioni, në të gjitha format e tij, është bërë njëri prej kërcënimeve kryesore me të cilat përballet shoqëria e Kosovës....

Kryeprokuror i Shtetit është z. Ismet Kabashi. Në këtë pozitë është emëruar në shkurt të vitit 2010.
Në pozitën e kryeprokurorit ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve në Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe mbikëqyrjen e të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës. Para emërimit të tij në këtë pozitë, ai ka shërbyer në pozitën e zëvendës-kryeprokurorit të Shtetit. Kryeprokurori Kabashi është edhe kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai poashtu është trajner në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
http://www.psh-ks.net/?page=1,11
PROKURORËT
Zyhra Ademi
Jusuf Mejzini
Rexhep Kabashi
Laura Pula
ZËVENDËSKRYEPROKURORE
Sevdije Morina