Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/04

Hillary Clinton ka rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe aspiratat integruese të saj.

Sekretarja  e  SH.B.A-së, Hillary Clinton ka rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe aspiratat integruese të saj.

“Do vazhdojmë të mbështesim Kosovën në aspiratat për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së”, deklaroi Clinton.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, të mbajtur rreth orës 21 sipas kohës sonë, Clinton rivlerësoi marrëveshjet Kosovë-Serbi të arritura deri tani.

“Ne e vlerësojmë marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel. Marrëveshjet e arritura janë meritë e dy liderëve”, u shpreh shefja e diplomacisë amerikane.

Ndërsa Thaçi falënderoi sekretaren Clinton për mbështetjen e pakursyer të administratës amerikane.
“Sot diskutuam për disa çështje dypalëshe. Sa për marrëveshjet, ato janë kapituj të rinj mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Thaçi.

Më herët kryeministri kosovar u takua me kongresistin Eliot Engel, ndërsa më vonë pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden. Në ditët në vazhdim ai do të bisedojë edhe me zyrtarë dhe kongresistë të tjerë.

Atij i është rezervuar edhe një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili pritet të mbahet më 6 prill, por që nuk është përcaktuar ende zyrtarisht.
Në Shtetet e Bashkuara kishte në plan një vizitë edhe presidenti serb Boris Tadiq, por prania në të njëjtën kohë e Thaçit ia prishi atij agjendën e planifikuar.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...