2012-04-04

Më lehtë me “Peshqit e vegjël”

1bv


















Ka më se pesëdhjetë ditë që ka marrë në duar timonin për të udhëhequr prokurorët e EULEX-it që veprojnë në Kosovë, çekja Jaroslava Novotna, pos që po ambientohet me punën në Kosovë, ka mësuar “fjalët e mëdha” të paraardhësve të saj për të arrestuar “peshqit e mëdhenj”.
Në intervistën dhënë gazetës “Zërin”, punonjësja shumëvjeçare në hetimin e rasteve në Republikën e Çekisë, pranon se është më e lehtë të arrestohen “peshqit e vegjël”, por si synim në mandatin e saj e ka punën në arrestimin e personave kyç të korrupsionit në vend.
Lufta ndaj korrupsionit, sipas saj, i duhet Kosovës, andaj edhe thotë se po punon për të mbështetur kolegët e saj që të jenë sa më të efektshëm në këtë drejtim.
Ajo nuk pranon të flasë për raste konkrete, duke e lënë këtë në kompetencë të prokurorëve që merren me ato raste.
Novotna konfirmon se janë duke u hetuar 456 raste, në të cilat po punojnë prokurorët e EULEX-it. Kërkon kohë për të treguar rezultatet në punën që po bëhet, ndërsa mohon zërat se nuk ka rezultate në katër vjet të funksionimit të misionit.
Ajo thotë se po punohet nga prokurorë profesionalë dhe pa ndonjë presion nga Brukseli zyrtar. Pranon se drejtësia kërkon kohë dhe e di se njerëzit presin shumë, por drejtësia e ngadalshme, sipas saj, nuk është vetëm në Kosovë

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...