2012-04-03

Letërsia është art ...


LETËRSIA DHE GJINIT E SAJA


Letërsia është art i shkruar. Ajo pasqyron dukurit jetësore në 3 mënyra të cilat u klasifikuan në shek. XVIII- u krijuan gjinitë letrare dhe llojet e tyre.

EPIKA është gjini letrare më e përsosur. Ajo shënohet në prozë përveç poemës e cila shkruhet në vargje. Llojet e saj janë: përralla, tregimi, novela, romani etj. Ngjarjet merren nga një popull apo individ. Subjekti i saj merret në të shumtën e rasteve nga historia apo gojëdhënat.

LIRIKA është gjini letrare. Në këtë gjini poeti shkruan dhe shpreh ndjenjat, shqetësimet dhe dëshirat e tij si pjesë e popullit, nuk kemi subjekt apo rrëfim. Paraqitet vetëm në vargje.

 Ndahet:

• lirikë e lashtë (himni, elegjia, ditirambi, oda) dhe
• lirikë e sotme (poezia patriotike, sociale, peizazhist etj.).



DRAMATIKA është gjini letrare. Veprat dramatike njihen si drama. Dramatika luan rol të rëndësishëm për teatrin pasi pa të nuk mund jetoj teatri. Dramat shënohen me qëllim që të vihen në skenë, ajo paraqitet në skenë me an të personazheve të cilët paraqesin ngjarjen me dialog, monolog dhe në disa raste me prolog. Mungon përshkrimi i personazheve dhe skenës, ndërsa gjatë të shkruari paraqiten sidomos hyrja dhe dalja e personazheve nga skena. Dukurit që ndodhin gjatë paraqitjes së dramës rreth skenës quhet didaskaliet dhe këto shkruhen midis kllapave.

Në Greqinë e lashtë drama shkruhej në vargje. Ndërsa sot shkruhet në prozë pasi ajo është më e përsosur. U zhvillua në Greqi për nder të perëndisë Dionis ku para tij njerëzit me maska këndonin.

Temat e dramës janë të ditëve të sotme. Subjekti në kohët e lashta merrej nga gojëdhënat. Figurat stilistike si në shumë vepra tjera edhe këtu përdoren ndërsa disa autorë arrijnë që me fjalë të urta të shkurtojnë vëllimin e veprës ndërsa të zmadhojnë sipërfaqen e të menduari.

TRAGJEDIA është lloj i dramës, i lashtë i cili daton nga Greqia antike dhe atëherë ishte njëra nga llojet më të shkruara.

Kulminacionin e arriti në shek V. Organizoheshin për nder të perëndisë Dionis dhe përcilleshin me instrumentin lyra. Që atëherë filluan të jenë në një vend: fjala artistike, arti muzikor, arti skenik.
.
Kulmi i tragjedisë erdhi ne kohën e Shekspirit me veprat e tij “Hamleti”, “Romeo dhe Xhulieta”, Mbreti Lir”, “Makbethi” dhe vepra kryesore e tij “Të rrosh a të mos rrosh- kjo është çështja”.

Në gjuhën shqipe tragjedinë e zhvilloi Çajupi me “Burrin e dheut” më 1907 dhe Grameno me “Vdekja e Piros”. Ethem Haxhiademi shkroi tragjedi me motive nga mitologjia kombëtare.


KOMEDIA është lloj i lashtë i dramatikes, e cila ka për qëllim ngacmimin e veseve negative të njerëzve apo shoqërisë. Si vese negative paraqiten gënjeshtrat, dyfytyrësia, koprracia, xhelozia, mendjelehtësia. Por, në fund e gjitha mbetet si kujtim e qeshura e publikut.

Personazhet janë të zakonshëm që do të kenë fund të lumtur. Ato paraqiten me veshje e gjeste komike me çka edhe skena merr pamje komike.

Kjo gjini daton nga Greqia antike. Ajo filloi me vallet rituale që këndoheshin për nder të perëndisë Dionis. Kulmin e arriti në shek V p.e.s me Aristofanin i cili konsiderohet “baba i komedisë”.
Personi I cili shkruan komedi quhet komediograf. Komediografët më të njohur:
• Arsitofani- “Kalorësi”, “Bretkosa”
• Shekspiri- “Tregtar I Venedikut”, “Ëndrra e një nate vere”
• Gogoli- “Revizori”
• Pjer Kornej- “Melite”.
• Çajupi- “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”, “Pas vdekjes”
• Kristo Floqi- “Burrë-burrë” dhe “Vëllazëri e interes”

Peragtiti:F.B

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...