2012-04-01

ISHULLI I LUFTËS





Flori BRUQI


Pa ndonjë qëllim, duke dalë në kopsht të ishullit ku ishim vendosur gjatë luftës, me disa gjëra në dorë, sikur dëgjova një zë që më hynte në vesh. Kush mund të jetë vallë, pyeta veten.

Unë isha mërzitur shumë, dhe me gjithë kënaqësi e kapja atë zë të njohur e të dashur.

Me të hyrë në tendë ndjeva se prapë më thërriste dikush. “Lori,Lori!’’ Dihet se ajo studentja e Arteve të Prishtinës dy-tre herë kishte ardhur në ordinancë, pastaj ishin ndeshur në korridor, e herë-herë edhe para Akademisë, dhe kishte shprehur një ndjenjë afrie e respekti.

Dhe, shpeshherë më thosh sesi unë isha një i zgjedhur, për çfarë kjo më pati bërë të mos flija gati tërë natën.

Çuditesh pak me veten, dhe gjithnjë mendoja , po unë s’jam një adolishent, ç’më ka gjetur , o Zot!

Në ishull ishim si të humbur, na kishte kapluar një ndjenjë mallëngjimi, ndërkaq unë bëja disa skica për tregime, që në rastin e parë do t’i botoja në ndonjë gazetë dhe në rastin e parë si libërth.

Flutura ecte sikur pa u ndier e vetmuar. Më thosh:” Unë të kam në zemër. Më nuk largohem dot”, edhe pse akoma s’kishim kushedi çfarë..

Por, në esencë sikur nuk e ndiej gjithaq, sepse më kishte kapluar një lloj ankthi në ishull, të shumtën e heras dëgjoja zëra se duan të na tresferonin edhe nga këtu.

Dhe, eh, po ku të vemi, o Zot! Unë e vështroja Fluturën sesi më afrohej, dhe, saherë më fliste edhe unë ndieja diç, por nuk ia shrehja hapur.

Ajo herë-herë më vështronte me buzëqeshje dhe, saherë donte të më thoshte diç sikur ngurronte.

Nuk e di përse. Mbase ishte një kohë mërzie dhe papritur shtroheshin dilemma hamletiane “do të jesh apo të mps jesh”.

Dhe, Fluturës vështrimi i ikte nga fytyra, ajo fytyrë shumë e adhuruar për mua, por që unë sikur nuk kisha guxim ta shprehja publikisht.

E mbaja të ndryrë në vete atë dashuri në ishull, dhe, shpeshherë më dukej vetja se gjendesha para një skllavi, që më dashuron marrëzish.


” Unë jam skllav i dashurisë”, më kujtoheshin fjalët e një mikut tim dikur kur u pamë përherë të parë në ishull.

Ishulli ziente nga zhurma, dhe unë i thosha:”Ti Flutura je shumë, shumë e bukur.

Një mbrëmje, kur ra terri, kur yjet zunë të ndritnin në qiellin blu fryu një erë e lehtë, kur papritmas m’u shfaq përpara, duke fiksuar fytyrën e saj nën errësirën e çuditshme.

Dhe, duke menduar për shansin e atyre ditëve, më përqafoi pa më pyetur, që ishte një zbulim dashurie apo akt i çiltër, i shfaqur në ato rrethana, që për mua ishte një befasi e këndshme.

O zot sa më trembe, i thashë.

Po pse, o Lori?, më tha.

Çfarë duhet të bëjë tjetër, fola me habi.

Po ti mbase e kuptuar se unë kam mundur të udhëtoj kudoqoftë në botë, por jam kthyer këtu në ishull vetëm për ty.

Ç’më flake, Lori! Pate diç tjetër të më thuash?

Flutura,Flutura!, e thirra.

Pa u larguar nga njëri-tjetri, vazhdonim të sodisnim ishullin andej-këtej, duke e mbytyr melankolinë. Pastaj, shtrënguam duart dhe me gjysmëshpirti u ndamë, me shpresë për t’u takuar të nesërmen.

Unë e kisha takuar Fluturën përherë të parë në një ndenjë, kisha bërë ca tregime të shkurtra, dhe kisha kërkuar nga ajo një lexim për të vazhduar me shkrimin, dhe, duke e parë se ajo ishte shumë e zënë unë e lashë të qetë. Erdhën kohë të vështira, u larguan pothuajse të gjithë, ndërkaq ajo nuk më shqitej nga mendja.


Më ka kërkuar edhe në këtë ishull, të cilit akoma s’ia kam mësuar emrin. Zaten ç’duhet t’ia dish emrin një vendi kur dikush të do?!

Dhe, po atë çast kur mendoja se më s’do takohem me Fluturën simpatike, që m’u shfaq papritur si në ëndërr më humbi dhe gjumi, dhe tani përnatë fillova të vuaja nga pagjumësia.

Lori, kërkoj falje për vonesën,- më tha, - edhe pse të thashë do shihemi pas një jave. A mos u vonova shum?

Jo,- i thashë.

Vrasjet, dhunimet, të zhdukurit, më në fund gjithçka nga lufta më përftonin në ato caste të ëndërrimit, që unë e quaja gati një akt barbarie; isha bërë si I humbur dhe mërrzitesha shumë.

S’ke nevojëtë kërkosh falje, - i thashë.-Jo, unë vërtet të prisja, sepse këtu në ishull njeriu vërtet mërzitet ku mbetet vetëm.

Ne të gjithë e ndiejmë pothuajse të njëjtin mallëngjim,- më tha.

Ne…, desha ta mbaroj mendimin, por ajo m’u afrua dhe buzët na u lagën të dyve.
Dhe unë jam përsëri këtu.

Flutura më pati premtuar se s’do më lërë më vetëm. As unë nuk e mendoj se do rri më vetëm. Ky ishull më vdoqi nga malli. Nesër vjen një aeroplan për ne dhe mbase do ikim ikah.

Por,pres që të takohem sa më pare me Fluturën, të dalë nga kjo botë e vetmuar, të arrij në atdheun tim, pa të cilin as ddashurinë nuk e ndiejmë si duhet.

Nuk e di prej nga a si, por çuditërisht ra një heshtje. Nesër në mëngjes do udhëtoj fill i vetëm apo me mua do vi vijë dhe Flutura. Dhe sikur ndiej një çikë habi,eh, jam sall ankth…

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...