Kur Nait Hasani kishte dalë kundër emërimit të Nazmi Mustafit – anëtar i Këshillit të Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, me arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i regjimit të Miloshevicit, ky prokuror ishte ankuar se i është dëmtuar karriera në rrugën e tij për t’u bërë ambasador i Kosovës në Beograd.
Si rezultat i refuzimit të deputetit të PDK-së, Hasani, më 22 janar 2009, Nazmi Mustafi kishte marrë vetëm 13 vota pro emërimit në Këshillin drejtues të IGJK. 62 deputetë ishin deklaruar kundër dhe dy kishin abstenuar. Ai nuk kishte kaluar...
Këto argumente të këtij deputeti kishin bërë që prokurori boshnjak, Nazmi Mustafi, ta ndiente të dëmtuar veten. Ia kishte thënë në sy Hasanit pretendimet që kishte në karrierën e tij.
“Kam pas një takim me të (Nazmi Mustafi v.j.) në hollin e Kuvendit, me ç’rast më ka thënë se ka pas ambicie të bëhej ambasador i Kosovës në Beograd. Njëkohësisht e ka pranuar se ka punuar për sistemin e Miloshevicit dhe se është i gatshëm që të punojë prapë për të njëjtin sistem nëse ai vjen në Kosovë”, kishte thënë Hasani në një seancë të Kuvendit të Kosovës.
Tre vjet më vonë, karriera e prokurorit special mund të përfundojë këtu për shkak të dyshimeve se gjatë punës së tij ka marrë ryshfet në këmbim të mosakuzimit të disa të dyshuarve për korrupsion.
Shefit të Task-forcës kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit, i është caktuara masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, Reshat Zherka, i është caktuar masa e arrestit prej 15 ditësh, ndërkaq është arrestuar edhe vëllai i këtij të fundit, Xhelal Zherka.
Mustafi, udhëheqës i Task-forcës së themeluar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për luftimin e korrupsionit, është arrestuar të hënën pasdite në lidhje me një hetim për korrupsion, të cilin po e zhvillojnë prokurorë të EULEX-it që veprojnë në Prizren dhe Pejë. Ndërsa vlezërit Zherka dyshohet të kenë qenë ‘sekserët’ e prokurorit Mustafi.
Mustafi, udhëheqës i Task-forcës së themeluar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për luftimin e korrupsionit, është arrestuar të hënën pasdite në lidhje me një hetim për korrupsion, të cilin po e zhvillojnë prokurorë të EULEX-it që veprojnë në Prizren dhe Pejë. Ndërsa vlezërit Zherka dyshohet të kenë qenë ‘sekserët’ e prokurorit Mustafi.
Zëdhënësi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, Nicholas Hawton, ka deklaruar se vendimin për masën e arrestit e ka marrë një gjykatës i EULEX-it në një gjykatë në Pejë.
Arrestimi i Mustafit nën dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, përkatësisht për siç thuhet “zhvatje parash nga një i dyshuar”, ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive si dhe ka nxitur zhgënjim dhe humbje te shpresave tek qytetarët e Kosovës për luftë kundër korrupsionit.
PASHK MIRASHI
Rrezikon që nëse gjenden prova të bollshme të dënohet me burgim mbi 10 vjet.
Të hënën, është arrestuar edhe Reshat Zherka nga Gjakova që dyshohet se ka ndërmjetësuar në mes të Mustafit dhe të dyshuarve për marrje të ryshfetit. Ndërkaq të martën në mëngjes është arrestuar i kërkuari i tretë, Xhelal Zherka. Gjykata e Qarkut në Pejë ia ka caktuar Mustafit 30 ditë paraburgim me kërkesë të prokurorit, derisa Reshat Zherkës, 15 ditë.
Pashk Mirashi, është ai që ka denoncuar tek EULEX-i prokurorin Nazmi Mustafi, ndërsa ia ka rrëfyer ekskluzivisht KTV-së historinë e tmerrshme gati dyvjeçare të tij dhe të familjes. Thotë se më lehtë do ta pranonte vdekjen se sa gjërat që kishte përjetuar. Mirashi refuzonte të jepte para, por punët po i ngushtoheshin, pasi prokurori e përdorte ligjin për ta shantazhuar. Ky 50-vjeçar nga Gjakova ka rrëfyer kur i ishin kërkuar 50 mijë euro e më pas ishte paraburgosur, të gjitha me urdhër të prokurorit Nazmi Mustafi. Ishte lodhur nga gjithë kjo histori me prokurorinë dhe për ta rifituar lirinë kishte vendosur t’ua falte 20 mijë euro “sekserëve” të prokurorit dhe, siç thotë Mirashi, është liruar brenda ditës. Por, pas këtij rasti, kanë filluar ditë të mira për të. Prokuroria e Qarkut i ka pushuar hetimet ndaj tij. E më pas, një lëndë tjetër ndaj tij, e hapur nga po i njëjti prokuror, është pezulluar menjëherë nga kryeprokurori i EULEX-it.
Pashk Mirashi
Në një komunikatë për media Kabashi thotë se ekzistojnë informata të cilat e inkriminojnë prokurorin e arrestuar edhe për raste të tjera, për të cilat ai kërkoi ndihmën e qytetarëve.
“Me anë të kësaj deklarate shpreh indinjatën e thellë, për faktin se një prokuror i sistemit prokurorial dhe njëherësh udhëheqës i Task Forcës anti-korrupsion, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka rënë në kundërshtim me ligjin dhe dyshohet të ketë kryer vepra penale, për luftimin e së cilave vepra kishte pozitë kyçe në sistemin prokurorial”, thuhet në komunikatën e prokurorisë së shtetit.
Më tej në komunikatë thuhet se “ekzistojnë edhe raste të tjera të natyrës së njëjtë, me të njëjtin prokuror, andaj i ftoj publikisht të gjithë ata që kanë prova apo informata lidhur me këtë rast, që të na ndihmojnë duke i paraqitur informatat që i kanë tek kryeprokurori i Shtetit, prokurori i rastit në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë apo në Policinë e Kosovës”.
Taskë Forca anti-korrupsion në Kosovë ekziston prej tetë vitesh ndërsa prokurorët e saj janë mbështetur vazhdimisht nga qeveria e Kosovës. Por kjo për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuci nuk do të thotë se ekzekutivi është i përfshirë në faktin se një prokuror rezulton i dyshuar për korrupsion.
“Prokurorët nuk i emëron kryeminstri. Qeveria i ka dhënë mbështetje prokurorisë që ta themelojë Task Forcën, porkurorët i cakton dikush tjetër dhe ne vetëm u sigurojmë buxhetin. Askush nuk është mbi ligjin, vendimet që vjnë nga drejtësia janë të respekuteshem ndaj kujtdo që vijnë. Unë jam i bindur që organet e drejtësisë do ta kryejnë punën e vet”, tha Hajredin Kuci, zëvendës/Kryeministër i Kosovës.
Por pjestarë të shoqërisë civile e thonë se ky rast dëshmon edhe njëherë për dëshine e mekanizmave të shumëfishtë të krijuara nga institucionet politike në Kosovë.
Nazmi Mustafi është prokurori i cili ka kryesuar Task Forcën anti-korrupsion në Kosovë ndërsa rastet e tij kryesisht ndërlidhen me krime ekonomike.
Emri i tij më së shumti është dëgjuar në rastin ish-guvernatorit Hashim Rexhepi, i cili pas 1 viti e gjysëm gjykim, u shpall i pafajshëm.
Veprat për të cilat po hetohet prokurori kosovar janë janë shpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit.
Denoncuesi i rastit është ish-likuidatori i Bankës Kreditore të Prishtinës, Pashk Mirashi nga Gjakova i akuzuar pikërisht prokurori Mustafi për korrupsion.
Ai kishte dërguar në prokurori dëshmi të cilat tregojnë se si prokurori Mustafi kishte kërkuar shuma të mëdha parash ose në të kundërtën do ta akuzonte, cfarë edhe e ka bërë. Por prokuroria speciale në mars të këtij viti pezulloi hetimet ndaj Mirashit, ndërsa vetëm një muaj më vonë pasoi arrestimi i shefit të Task Forcës anti-korrupsion.