2012-04-04

Si të ulet ndikimi grek në Shqipëri ?


 






NGA FAIK KRASNIQI


Rrugët sesi mund të ulet ndikimi grek në Shqipëri varet vetëm nga ne Shqiptarët. Deri më sot shqiptarët blejnë në Greqi edhe letrat që përdorim për të shkuar në tualet, duke mos përjashtuar ujin “Zagori” për të kaluar tek çimentoja, birra, makaronat e deri tek telefonia celulare që dy gjigandët që operojnë në Shqipëri ”Vodafonë” dhe ”AMC” janë me pronarë grekë.
Bëra një listë më sipër me mallra që mbajnë vulën “Made in Greece” për të treguar sesa valutë Shqipëria çon në Greqi kur fare mirë këtë valutë mund ta çonin në Kosovë. Firma e cigareve greke ”COOPER” që shet një firmë shtetërore shet në Shqipëri duhan që shkon deri në tre milionë dollarë xhiro në vit. Të mos përmend këtu firmën” Karelia” që arrin deri në dhjetë milionë dollarë. Pra llogaria është fare të bëhet sesa euro shqiptarët janë duke i dhënë Greqisë. Shqipëria me një treg prej 3,8 milionë banorë që pompojnë në bankat greke miliona euro. I vetmi produkt shqiptar që shitet në Greqi sot është hashashi “Made in Albania”. Mos e merrni si reklamë, por në Kakavijë drejt Greqisë shkon vetëm hashah ose gur i gdhendur që është i pamundur të shkurtojë deficitin tregtar me Greqinë. Nuk vazhdoj më tej me të mirat që ne shqiptarët i kemi sjellë ekonomisë greke që nga '92 e këtej, por sesi ekonomikisht duhet të forcohemi ne. Rruga Durrës-Kukës që e lidhë Shqipërinë me Kosovën, është pika kyçe që e lidhë Kombin Shqiptar. Pikërisht këtu unë mendoj se ne jemi në rrugën e duhur dhe gjëja më e mençur që ka bërë kombi ynë. Krijimi i kësaj arterie që është ndërtuar do të lidhë biznesin mbarë shqiptar mes Shqipërisë dhe Kosovës është dhe duhet të jetë primar. Shkurtimi i distancës së transportit të mallrave, ulja e kësaj kostoje të transportit dhe heqja e barrierave me Kosovën do ta çlirojë Shqipërinë jo vetëm nga ndikimi grek por edhe nga shtete të tjera. Nëse Shqipëria dhe Kosova do të shikohen si një treg i vetëm nga investitorë të huaj atëherë ky treg merrë një rëndësi akoma më të madhe. Sa më i madh të jetë tregu aq edhe më i lartë do të jetë interesi i kompanive të mëdha. Pra mendimi im është se çelësi është funksionimi i tregut të Shqipërisë dhe atij të Kosovës në një të vetëm. Le të ketë kufinjë politikë (deri në Ri-Bashkimin e trojeve etnike shqiptare), mjafton të mos ketë barriera nëpër dogana dhe të ketë një infrastrukturë të shëndoshë në dy anët e kufirit me rrugë automobilistike si edhe me hekurudhë. Vetëm kështu mund të ulet ndikimi grek në Shqipëri.
( Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes''ALEANCA KUQ E ZI'')

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...