2012-04-07

Enver Hadri në 4 pamje

1

MANEFESTIM I SHKELQYER I SHKOLLËS “ENVER HADRI” NË SMERKOVNICË TË KK-VUSHTRRI











Shkruan Prof.Halit Xhemë Elshani


Ky manefestim sivjet bëhët në:71 vjetorin e lindjës,21 vjetorin e vrasjës,31 vjetorin e organizimit një javor në përkrahjën e Demostratave të studentve në Kosovë dhe katër vjetorin e Pavarësis së Kosovës.
  Sot ishte ditë feste në shkollën nëndëvjeqare “Enver Hadri”në Smerkovnicë të Komunës së Vushtrrisë.Holli dhe koridori i shkollës ishte i rregulluar si as një here më paraë.Ishin present përveq arsimtarëve,nxanësve,prindreve ,drejtoratit të arsimit,z.Lirie Ferizi,një Shkodrane e martuar në Vushtrri dhe mergimtarët e ardhur apostafat nga Belgjika.
Pra këtë manefestm e nderuën:Riza Budakova bashkëveprimtar i ngusht i Heroit Enver Hadri,Ajshe Hadri e veja e Enverut,motra e tij Nediha dhe Feti Grapci si dhe Halit Elshani autor i librit:”Çeta e Brukselit(Mendime dhe opinione).Me intonimin e hymnit fillojë ky manefestim.Moderatorja ia dha fjalën drejtorit të kësaj shkolle z.Enver Musatafa,i cili beri një përmbledhje të punës,suksesi të kësaj shkolle.Kjo shkollë daton qe nga viti 1924.
Kjo shkollë nder më të vjetrat e mban emrin e Heroit Enver Hadri i cili e institucionalizojë çështjën e pa zgjedhur shqiptre nëpër mes Rrezistencës Kombetare Shqiptqre”Enver Hadri” qe botohej në dy gjuhë,organit të saj “Zeri i Kosovës”,nëpëmes rrezolutave,të cilit fatkeqesisht këtë rrugë ia pren barbarisht duke berë atentat në Bruksel,pra u flijue për kazën kombetare në Bruksel.
  
Drejtori Enver Musatfa,Në zyrën e Drejtorit:Nediha Grapci,Ajshe Hadri,Enver Mustafa,Riza Budakova dhe Halit Elshani
Duke marr fjalën Nediha Grapci motra e Enver Hadrit në mes tjerash tha;”Të nderuar arsimtar dhe nxanës të shkollës,kam nderin të jem në mesin tuaj,më gëzim e presi këtë ditë qe edhe ju do ta festoni më mua ditlindjën e Heroit tuaj dhe Herojt tim krenar.


 Jam e gëzuar qe ju jeni ata qe keni çmuar dhe me krenari mbani emrin e Enver Hadrit dhe se ju jeni ata qe do të mburreni më punën e tij drejt lirisë tonë.Me lejoni tu lexojë disa vergje të tij:Lirija është sukses
O ende nuk e kam përjetue
Ajo sit të isha
Një e zgjatur dore,
Ndaj deri në fund
Do të përjetoja
Agonin time!
Nediha Grapci,motra e Enver Hadrit
E ju nxanës të dashur,ju jeni ata qe e përjetoni lirin e suksesin e tij.Prandaj liria do të përjetohët më pasurimin e dituris tuaj.Gezuar dita e shkollës Enver Hadri! Më pastaj ju dha fjala shokut më të ngusht të Enver Hadrit,Z.Riza Budakova:Të nderuar pjesmarrës në kët ditë të bekuar,ju përshendes nga zemra për sukset e kësaj shkolle.Falenderojë zotin qe jam gjallë,falenderoj autorin e librit Çeta e Brukselit prof..Halit Elshanin,i cili është marrë më zabrdhjën e veprimtarisë se ndritur të Enver Hadrit.Une e kam pasë shokë e vëlla edhe nga fakti se qe të dyve na i kan pushkatue babalarët më 1945,jemi rrit jetima.
 
Riza Budakova dhe Halit Elshani ndajn libra për nxanësit më të dalluar
Duke përshendet të pranishmit autori librit evokojë punën dhe paralajmroj se shpejti do dal edhe libri dytë për Enver Hadrin.Shpresojmë se vitin e ardhshëm do bëhët promovimi i ketij libri dhe inagurimi i bustit.
I madhi ,i madhërishmi patrioti Riza Budakova
Autori ua dhuroj tri libra nx më të dalluar:Vlera Hyseni,Megzon Mustafaj dhe dhe Urim Hajdini.Pasatj e morri fjalën shkodranja Lirie Fejza në emer të Drejtoris se arsimit dhe shprehi fjalë miradije për suksesët e kësaj shkolle.Përshendeti familjën dhe shokët nga Brukseli.Gjithashtu paralajmrojë se kjo shkollë është në axhent për vitin e ardhshëm.Programi artistik më valle dhe recitime ishte storje e vaqant e kësaj feste.
Nxanësit parashkolor dhe shkollor duke recitue
Mësuesja e dalluar Valbona Kajtazi e kishte fitue vendin e parë më nxanësit e klasës V-sta-1 në një konkurs më një projekt të Kosova Vizion:Kopshti shkollor”e cila veq e kishte fillue implementimin e këtij objekti për rregullimin e oborrit,sipas projektit qe kishte fituar në një konkurencë të madhe.Fillimisht e kishte berë një fontanë,pastaj vendin e bustit qe kërkojë edhe ndihëm nga familja e Enverit sepse ata para tri vjete kishin premtue se do ndihmojnë në rregullimin e oborrit të shkollës.
 
Gjatë bisedës për projektin e fituar në konkurs nga mësuesja Lirie Kajtazi
Në fund vazhduën vallët karakteristike të pregadituraa nga arsimtarët dhe nxanesit e kësaj shkolle.Ishte e ftuar edhe presidentja Atifete Jahjaaga,por protokoli as qe e ka pa të arsyeshëm se paki të na përgjigjët!Vlen të cekët se për herë të parë erdhi një tev private e Mitrovicës,përkatesisht e prof.dr.Nexhmedin Spahis.Ështe e pa falshme mos prezenca e tv publik edhe pse ishin të ftuar.Mos gjirimi i kësaj ngjarje për Heroin e diplomacis shqiptare Enver Hadri është i pa falshëm.Pse ndodhë kjo duhët dikushtë jep sqarime.
Pamje nga manefestimi në festën e shkollës Enver Hadri në Smerkovnicë të Vushterrisë.
Dhe krejt në fund due të shërbehëm me fjalët e Heroi Enver Hadri:”Une ua sigurova miqët.
Bëra aq sa munda”.Në ju është q e ta vazhdoni këtë rrugë.



-----------------------------
2




Kush ishte Enver Hadri 

Enver Hadri (1941- 25 janar 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptareve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.



Vrasja

Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiç (Veshko), Andria Lakoniç, dhe Darko Asanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor.

Enver Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t'ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

Andria Lakoniç u vra një muaj më vonë nga bashkëatentatori i tij  Veselin Vukotiç (Veshko)në një diskotekë ( NANA ) në Beograd.

Darko Asanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995.

 Veselin Vukotiç (Veshko) është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.

Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjes së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Slobodan Milosevic në lidhje me vrasje të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Milosevic ka dëshmuar se zotëri Vukotic ka pranuar vrasjen e Enver Hadrit.

Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotic ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën.

Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundin që e ai e ka vrarë ka qenë Enver  Hadri.

Dekorimi

Më 2006, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi Enver Hadrin me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës", "për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës".

Mirënjohjet

Urdhri Hero i Kosovës

------------------------------

 

Sur la route d'Enver Hadri - Teaser


http://vimeo.com/36706503
3

Vrasja në pistën e vallëzimit




Novi Sadi, një qytet i çrregullt 80 km në veri të Beogradit, dikur ishte një përzierje mërzie e blloqeve të betonta të apartamenteve të epokës komuniste dhe ndërtesave të vjetra të kohës së Perandorisë Austro-Hungareze.

Tani qyteti shkëlqen nga baret e restorantet xixëlluese dhe zhvillon çdo verë festivalin EXIT - një nga festivalet më në modë të Europës. Novi Sadi pasqyron fytyrën e re që zyrtarët serbë priren t'ia prezantojnë botës.
Foto: Arbresha Rubovci
Qyteti gjithashtu mban edhe një nga vrasësit më famëkeq, emri i të cilit ende mbjell frikë në shumicën e banorëve. Megjithëse prania e kësaj figure të veçantë të nëntokës është diçka që zyrtarët serbë janë shumë më pak të prirur ta promovojnë.

Veselin Vukotiqi, 53 vjeç, boksier i bërë biznesmen, nganjëherë mund të shihet në restorantet e shtrenjta të qytetit, shoqëruar nga të rinj muskulozë me xhaketa lëkure dhe vajza të reja veshur plot glamur.

Kthesë jo e keqe fati për dikë që, pas disa negociatave të stërzgjatura ekstradimi me Belgjikën, sapo kishte filluar të vuante një dënim 20-vjeçar me burg për vrasjen në vitin 1997 të një njeriu në një klub nate malazez.

Vukotiqi vuajti tetë muaj në burgun e Novi Sadit para se të lëshohej pa bujë në gusht 2010 për “arsye humanitare” pasi vuajti, sipas zyrtarëve, një sulm dhe iu nënshtrua operacionit në zemër.

Ndërkohë që media ka spekuluar që ai u lirua për arsye të tjera nga problemet shëndetësore, BIRN’i ka mësuar se ai është bërë spiun dhe po jep informacione sensitive lidhur me gangsterët malazezë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, përfshirë pastrim parash dhe kontrabandim cigaresh e droge.

kp-gazetes.jpg
Kopertina e gazetës në gjuhën flamane,28 nënëtor 1990

Disa burime të larta policore dhe gjyqësore kanë konfirmuar se Vukotiqi tani po bashkëpunon me hetuesit serbe që mezi ç'presin të zbulojnë dëshmi që mund të implikojnë zyrtarë kyç malazezë në rrethet e krimit të organizuar.

Veskoja, siç njihet Vukotiqi, është vetë malazez, dhe gjatë viteve 1980 dhe 1990 kishte lidhje të ngushta me bosët e krimit dhe figurat drejtuese të nëntokës atje.

“I gatshëm të flasë”

“Vukotiqi na kontaktoi para lirimit nga burgu belg dhe na tha se do të ishte i vdekur brenda disa ditësh nëse do ta transferonin në Mal të Zi. Me sa duket, ishte prishur me partnerët e mëparshëm dhe ofroi informacione të çmueshme në këmbim të kësaj,” u shpreh për BIRN-in një zyrtar i lartë i ministrisë së drejtësisë serbe me kusht anonimiteti.

“Ai di shumë për bosat malazezë dhe është i gatshëm të flasë.”

Ndërkohë që nuk pranoi të jepte hollësi, zyrtari la të kuptohej se informacioni i marrë nga Vukotiqi mund të çojë në paditjen e sërishme dhe ndoshta zgjerimin e akuzave për Stanko Subotiqin, një biznesmen me banim në Zvicër që u dënua më 28 tetor me gjashtë vjet burg për kontrabandim cigaresh. (shih linkun)

Avokatët e Subotiqit, që mohon çdo akuzë dhe u gjykua në mungesë, thanë se do të nisnin procedurat e apelimit.

Zyrtari vazhdoi të shpjegonte se prokurorët serbë nuk kanë ndërmend ta nxjerrin Vukotiqin në bankën e dëshmitarëve ngaqë ka “probleme besueshmërie”, por tha se hetuesit po nxirrnin informacione për të kaluarën prej tij.

9.jpg
Preambula e gazetës në fjalë

Në këmbim të kësaj, autoritetet po bëjnë maksimumin që ta mbajnë Vukotiqin të gjallë – ai konsiderohet se është në rrezik vrasjeje nga kriminelët malazezë që janë shqetësuar se do të zbulohen – dhe, me sa duket, edhe larg burgut.

“Do të bëjmë ç'të mundemi për ta ndihmuar… brenda rregullave të procedurës [ligjore], sigurisht,” thotë zyrtari.

Vrasja në pistën e vallëzimit

Vukotiqi iku nga Serbia e Mali i Zi - atëherë pjesë e ish-federatës jugosllave – para se të mund të gjykohej për vrasjen e një marinari më 1997, Dushko Boshkoviqit, gjatë një grindjeje në pistën e vallëzimit.

Gjyqi jugosllav tregoi se Vukotiqi e gjuajti Boshkoviqin sepse marinari ia kishte derdhur pijen në trup. Vukotiqi u gjykua dhe u dënua me 20 vjet burg në mungesë.

Vukotiqi është gjithashtu i dyshuari kryesor në vrasjen në vitin 1990 të Enver Hadrit, një aktivist shqiptar në Bruksel dhe është i kërkuar për t'u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e një kolegu të njohur të nëntokës në klubin e natës Nana në Beograd, vetëm pak javë pas vrasjes së Hadrit.

Kur gjeti vdekjen, 49-vjeçari Hadri ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të Shqiptarëve, një organizatë që mblidhte të dhëna mbi shtypjen e kosovarëve shqiptarë etnikë nga forcat jugosllave të sigurisë gjatë viteve 1980.

Hadri ishte edhe anëtar i lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës”, një organizatë e fshehtë e përkushtuar në arritjen e pavarësisë nga ish-Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë fqinje.

Ai u vra pak ditë para se të prezantonte raportin e tij më të fundit para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Nyew York që detajizonte vdekjen e dhjetëra shqiptarëve etnikë në duart e policisë jugosllave. Raporti pastaj u paraqit nga Josef DioGuardi, kongresmen amerikan me prejardhje shqiptare.

Duke qenë se Brukseli, zemra e Bashkimit Europian, mban tri herë më shumë diplomatë sesa kryeqytetet e tjera, policia belge e bëri gjetjen e vrasësve të Hadrit përparësi kryesore.

Provat në terren ishin të pakta, ngaqë shumica e dëshmitarëve do të mbanin mend vetëm makinën e vrasësve, një Golf, dhe që brenda veturës kishte tre veta.

Prapëseprapë, kishte një të dyshuar: shërbimi i sigurisë i shtetit federal jugosllav i njohur si UDBA, shkurtim për Uprava Dërzhavne Bezbednosti.

Informanti

Policisë belge më vonë i ndriti fati, një gangster nga një qytet i vogël serb i quajtur Kristian Goluboviq u kap gjatë një grabitjeje në qytetin e Dusseldorfit në Gjermani.

Duke shpresuar se do të merrte dënim më të lehtë, Goluboviqi mëtoi se i kish takuar vrasësit e Hadrit disa ditë para vrasjes në një klub nate në Dyseldorf dhe i kishte dëgjuar të diskutonin një “goditje” në Bruksel.

Policia gjermane ia kaloi emrat që u kishte dhënë Goluboviqi homologëve të vet në Bruksel, ata ishin Darko Ashanin, Veselin Vukotiq dhe Andrija Lakoniq.

Më 1992, rrëfimi i Goluboviqit u mbështet nga Marion Kruegeri, gruaja e ndarë e Ashaninit, e cila sipas regjistrimeve të policisë gjermane konfirmoi se i shoqi i saj ishte pjesë e komplotit për të vrarë Hadrin dhe tregoi Lakoniqin si njeriun që niste Golfin dhe Vukotiqin si atë që kishte tërhequr këmbëzën.

Megjithatë, hetimi belg u pengua prapë ngaqë në fillim të viteve 1990 lufta po ushtonte anembanë rajonit dhe ish-Jugosllavia filloi të shpërbëhej. Përveç kësaj, Serbia, nën sanksionet diplomatike dhe ekonomike të Kombeve të Bashkuara, nuk kishte fort nxitje të ndihmonte Brukselin në zgjidhjen e rastit.

Më 27 shkurt 2008, dhjetë vjet pasi iku nga Mali i Zi, policia spanjolle ndaloi një njeri që sapo ishte kthyer në Barcelonë nga një fundjavë në Paris me të shoqen. Burri kishte pasaportë kroate me emrin Ludvig Buliq dhe një patentë shoferi me të njëjtin emër.

Spanjollët ishin sinjalizuar nga kolegët francezë se udhëtari nuk ishte kush tjetër përveç se Vukotiqi, që në këtë kohë kërkohej si nga autoritetet belge ashtu edhe nga ata serbe, ku këta të fundit kishin trashëguar rastin Boshkoviq pasi Mali i Zi u shkëput nga ajo çka kishte mbet prej federatës jugosllave.

Spanjollët e ekstraduan Vukotiqin në Belgjikë, por 18 vjet pas vrasjes së Hadrit, autoritetet nuk mundën të gjenin prova të mjaftueshme për ta rihapur gjyqin.

“Ishte lojë macja me miun, dhe macja ishte ai”, i tha BIRN-it me kusht anonimiteti një burim policor i frustruar belg i njohur nga afër me rastin. “Kishte qorrsokakë gjithandej”.

Dy vjet pasi u dërgua në Belgjikë, Vukotiqi u kthye në Serbi për të vuajtur dënimin me 20 vjet burg për vrasjen e marinarit malazez.

Ndërkohë që ende është teorikisht e mundshme që belgët do të kërkojnë ekstradimin e Vukotiqit në Bruksel nëse del në dritë ndonjë dëshmi e re, kjo është pak si shumë “mision i pamundur”, sipas një burimi nga gjyqësori belg që nuk deshi të identifikohej.

Vrasja në klubin e natës në Beograd

Një muaj pas vrasjes së Hadrit, u krye një vrasje tjetër që përfshinte të njëjtit tre personazhe rreth 1.400 km larg, në zemër të kryeqytetit serb.

Më 24 mars 1990 trioja Ashanin, Vukotiq dhe Lakoniq u takuan në Nana, një nga pak klubet private të natës të kohës. Ata ishin ulë në pjesën VIP me të dashurat e veta kur, sipas dëshmitarëve, shpërtheu një grindje mes Vukotiqit dhe Lakoniqit.

Plasën krismat dhe Lakoniqi u gjet i vdekur përdhe. Ashanini u dorëzua mëngjesin tjetër duke dorëzuar edhe armën e vet, që më vonë rezultoi të ishte e të njëjtit kalibër me armën e përdorur në vrasjen e Hardrit.

Ashanin doli para gjyqit për vrasje në shtator të atij viti, duke shkaktuar zemëratë mes serbëve që ende nuk ishin mësuar me vrasjet në stilin e bandave. Procedimet provokuan edhe më zemërim kur Miroslav Bizhiqi, një detektiv i policisë serbe, u padit ngaqë kishte ndihmuar Vukotiqin të largohej nga vendi menjëherë pas vrasjes.

Kur policia bastisi apartamentet e Lakoniqit, Ashaninit dhe Vukotiqit, u zbulua se ata kishin në zotërim disa pasaporta me emra të ndryshëm, të gjitha lëshuar nga autoritetet jugosllave, sipas raporteve gjyqësore të kohës.

Bizhiqi deklaroi në gjyq se Vukotiqi punonte për UDBA-n në atë kohë. Në fund, gjithsesi, Ashanini u shfajësua nga të gjitha akuzat dhe Bizhiqit iu dha një dënim pezullimi prej rreth pesë muajsh. Të dy u vranë nga dorasë të paidentifikuar, Bizhiqi më 1996 dhe Ashanini më 1998.

U lëshua një mandat ndalimi për Vukotiqin por ai nuk është marrë kurrë në pyetje zyrtarisht për vrasjen te Nana. A është i vetmi nga të katërt i gjallë sot.

Gjyqi për ngjarjen te Nana kishte edhe pasoja serioze politike. Dëshmia e Bizhiqit pasoi në ndryshime të strukturës së policisë dhe shërbimeve sekrete serbe, që transferuan më shum pushtet tek ministria e brendshme serbe.

Një forcë policie e kontrolluar centralist ishte saktësisht mjeti që i duhej një drejtuesi të ri populist për të arrit synimet e veta politike pasi erdhi në pushtet më 1989. Emri i tij ishte Sllobodan Milosheviq dhe ai i përdori më së miri këto ndryshime.

Zemërim për lirimin e Vukotiqit

Lirimi i Vukotiqit ka shkaktuar kritika brenda Serbisë dhe ka bërë shkaktuar reagimin e Komitetit të Helsinkit serb, që shkroi një letër të hapur botuar në janar 2011 nga revista Vreme duke kërkuar burgosjen e tij të menjëhershme ose ekstradimin në Mal të Zi.

Një shpjegim i mundshëm se pse shteti serb mund të jetë i gatshëm të bëjë marrëveshje me Vukotiqin qëndron në marrëdhëniet e ashpra mes Serbisë dhe Malit të Zi, çprejse Podgorica ishte republika e fundit që u shkëput nga federata jugosllave më 2006.

Divorci i Podgoricës nga Beogradi më 2006 ishte aspak miqësor. Prej atëherë, Serbia ka qenë e prirur ta portretizojë fqinjin e vet të vocërr si shtet mafioz dhe parajsë e kontrabanduesve ku bosët e krimit të mbështetur nga qeveria mbikëqyrin trafikun e drogës dhe import-eksportin e mallrave të kontrabanduara.

Kundërshtimi i Serbisë për ta ekstraduar Vukotiqin i tendosi më tej marrëdhëniet mes Beogradit dhe Podgoricës, që u ulën në një nivel më të ulët më 2008 kur Mali i Zi njohu pavarësinë e ish-provincës serbe të Kosovës, diçka që Vuk Jeremiqi, ministri i jashtëm i Serbisë, e përshkroi si “thikë pas shpine”.

Prej atëherë, dy vendet kanë lëvizur kujdesshëm drejt afrimit, por marrëdhëniet mbesin, sipas fjalëve të Igor Lukshiqit, kryeministrit malazez, “larg nga ideale”.

Gjatë konferencës për shtyp pas vizitës së tij të fundit në Beograd në shkurt 2011, Lukshiqi tha se rasti i Vukotiqit u diskutua në takimin me presidentin serb Boris Tadiq por pa arritur ndonjë marrëveshje.

Një shpjegim tjetër i mundshëm është që Vukotiqi – që besohet se i ka bërë favore shërbimeve të fshehta jugosllave dhe serbe prej mesit të viteve 1980 – mund të nxjerrë sekrete që dikush në Beograd është i prirur të mbesin të fshehta.

Sapo u mor vesh që Vukotiqi nuk ishte më pas grilave dhe i ishte dhënë e drejta e rigjykimit, Podgorica kërkoi zyrtarisht në janar të këtij viti ekstradimin e tij në Mal të Zi për të kryer dënimin për vrasjen më 1997 të Dushko Boshkoviqit gjatë grindjes në barin e Podgoricës.

Serbia e hodhi poshtë kërkesën duke cituar kushtet e transferimit të tij nga Belgjika, që e përjashtonin ekstradimin e tij në vende të treta.

Kundërshtimi i Beogradit për të dorëzuar Vukoviqin shkaktoi përgjigje të zemëruara nga Podgorica, ku Analitika, agjencia pro-qeveritare e lajmeve në Mal të Zi, paralajmëroi në janar 2011 se: “Vukotiqi mund të përdoret si as nën mëngë në ndonjë gjyq mostër të ardhshëm kundër drejtimit malazez.”

Sipas një raporti botuar të njëjtin muaj nga gazeta malazeze Vijesti, raportuesi i Parlamentit Europian nga Serbia, Jelko Kacin, i shkroi i zemëruar një letër Beogradit duke kërkuar shpjegime për lirimin e Vukotiqit.

Kacinit iu premtua një shpjegim i plotë nga Bozhidar Xheliqi, ministri i atëhershëm për integrimin europian, raportoi në atë kohë agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug. Kacin-i i tha BIRN-it se ende po e pret përgjigjen zyrtare.

Lejimi i rigjykimit të Vukotiqit

Vukotiqi, ende në lirim të përkohshëm, ka kërkuar dhe i është lejuar rigjykimi, duke thënë se nuk ishte në gjendje ta mbronte veten si duhet ndërkohë që u gjykua dhe u dënua në mungesë. Rigjykimi në fillim u caktua për prill, por u shty disa herë. Tashti ka për të filluar në nëntor.

Ndërkohë, duket se Vukotiqi s'mundet as të pyetet për vrasjen e Hadrit apo ngjarjen në klubin e natës Nana, si pas kushteve të marrëveshjes së ekstradimit të tij nga Belgjika.

“Marrëveshja shprehet qartë se personi i ekstraduar për një arsye nuk mund të paditet apo të merret në pyetje për asgjë tjetër,” thotë Zdenko Tomanoviq, avokat i Vukotiqit.

“Ngaqë ai u ekstradua për vrasjen e Boshkoviqit, ata mund ta padisin për të dhe vetëm për të… por edhe ai gjyq mund të zvarritet për vite të tëra… Shoh tepër pengesa teknike në këtë rast,” mëton Tomanoviqi.

Vukotiqi deri tani nuk ka pranuar t'i përgjigjet drejtpërdrejt asnjë pyetjeje lidhur me akuzat.

Ka mosmarrëveshje në lidhur me atë se a duhet ta trajtojë shteti serb Vukotiqin në këtë mënyrë.

“Qeveria nuk duhet të ketë punë me dikë si Vukotiqi, ai duhet të jetë në burg,” thotë një zyrtar i lartë i policisë serbe, përsëri duke folë me kushtin e anonimitetit.

Ai mëton, gjithsesi, se politikanët janë “në pozitë më të favorshme” për rastin e Vukotiqit.

Zyra e prokurorit të Serbisë nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi procedimin e Vukotiqit përtej thënies se ata “po e shohin rastin Vukotiq nga afër”.

Snezhana Maloviq, ministrja e drejtësisë e Serbisë, tha vetëm se ata po “ndjekin rregullat dhe rregulloret e shtetit” në lidhje me Vukotiqin.

Prandaj, mbetet të shihet nëse informacioni i dhënë nga Vukotiqi do të përdoret për të nisur procedime të reja a për të zgjidhur hetime e gjyqe aktuale, apo si vegël politike kundër elitës politike malazeze.

Duke pas parasysh se rastet në gjykatat serbe zvarriten për vite të tëra – edhe gjyqet relativisht të thjeshta të vrasjeve – është po ashtu e paqartë se për sa kohë do të jetë i lirë Vukotiqi të shijojë jetën e tij jashtëzakonisht të rehatshme.

Të tjerë vërejnë se shumica e shoqërive nuk do të pranonin të lironin një njeri që vrau prej impulseve një qejfli të klubeve të natës me arsyen se kjo do të krijonte rrezik të madh për qytetarët e thjeshtë.

Ka shumë pyetje pa përgjigje në rastin e Vukotiqit, por më e rëndësishmja nga të gjitha është se a do të zbulojë shteti serb se pranimi i shërbimeve nga njerëz si Vukotiqi shumë mirë mund të vijë me një çmim që i kalon fitimet.

Ndërkohë duket se edhe në Serbinë e re, me miqtë e duhur dhe po ashtu me armiqtë e duhur, mund të dalësh pa u lagur nga vrasja. Bile, disa herë rresht.



4
Kurora lulesh pran bustit te  Enver Hadrit.
Dita e Flamurit ka gdhirë në Pejë me bustin e patriotit Enver Hadri, i vrarë në vitin 1990 nga shërbimi sekret serb në Bruksel. Gruaja e tij, Ajshja, e gjendur në këtë ceremoni kombëtare, është shprehur se po ndihej e lumtur se pas 20 vjetësh autoritetet komunale po ia kthenin borxhin burrit të saj, Enverit, me një bust në sheshin “Skënderbeu”, në qendër të qytetit.

Kryetari i Pejës, bashkë me autoritete komunale dhe liderë lokalë politikë, pas zbulimit të bustit të Enverit, kanë qëndruar gatitu në aktin e ngritjes së flamurit kombëtar, pak metra nga ngjarja e parë, ndërkohë që më pas kanë nderuar me lule edhe bustin e Shkëlzen Haradinajt, shtatoren e Ardian Krasniqit dhe atë të patriotit të Lidhjes së Pejës, Haxhi Zeka.

Dita e Pavarësisë ka bërë bashkë partitë politike edhe në një akademi solemne, në teatrin e qytetit “Jusuf Gërvalla”. Pren Marashi i OVL-ve ka thënë se kjo ditë e veçantë në historinë e shqiptarëve po kremtohet sërish ndaras. Po të dielën, në Ditën e Flamurit, autoritetet komunale kanë bërë edhe përurimin e rrugës “William Walker”, atë “Enver Hadri”, si dhe kanë vënë gurin themeltar për ambulancën e lagjes “Kristal”. 


Një grup bashkëveprimtarësh  te patriotit Enver Hadri te kryesuar nga Rifat Kadriaj- Budakova dhe Halit Elshani që e përfaqësojnë Shoqatën Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës-Bruksel, janë pritur ne takim nga Kryetari i Pejës Ali Berisha dhe me pastaj kanë vendosur kurora lulesh pran bustit te  Enver Hadrit.

IMG_1604-(1).jpg
Një grup bashkëveprimtarësh  te patriotit Enver Hadri te kryesuar nga Rifat Kadriaj- Budakova dhe Halit Elshani që e përfaqësojnë Shoqatën Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës-Bruksel, janë pritur ne takim nga Kryetari i Pejës Ali Berisha dhe me pastaj kanë vendosur kurora lulesh pran bustit te  Enver Hadrit.

Me këtë rast ata i kanë dhuruar një mirënjohje Kryetarit të Pejës Ali Berishës,për respekt në kontributin e dhen për vlerat e aktivistëve të rezistencës kombëtare të Shqiptarëve. U prezantua edhe libri i profesorit të nderuar Halit Elshani “Qeta e Brukselit”.



Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...