2012-08-07

Zbulimi dhe kapja e agjentit jugosllav



"Gramafoni", agjenti potencial i UDB-së

Një nga agjentët jugosllav futur me kombinacion në mjediset tona, dhe me një “histori” të veçantë, me karakter përgjithësues për sa i takon formave dhe metodave të veprimtarisë së zbulimit jugosllav ndaj vendit tonë është agjenti “Gramafoni”, me origjinë nga Padeshi i Tropojës. I ati i tij, Syla, kishte qenë nënoficer i Zogut me shërbim ne qytetin e Vlorës, në vitet 1935-1939, dhe para këtyre viteve ishte rekrutuar nga zbulimi jugosllav me detyrë rezident i një prej grupimeve më të spikatura te këtij zbulimi në zonën bregdetare, në drejtim të zbulimeve të tjera, sidomos ndaj atij italian dhe grek, duke bashkëpunuar me zbulimin francez. Siç e kemi theksuar, Ahmet Zogu, pasi kishte refuzuar zbatimin e një varg kërkesave të Beogradit, për portet Durrës dhe Vlorë, si dhe për t’u shkëputur prej tyre gradualisht, i kërkoi ndihmë Musolinit dhe SIM-it italian, duke u theksuar atyre rrezikshmërinë e kësaj rezidence në qytetin e Vlorës dhe “pamundësinë” e tij, për neutralizimin e aktivitetit të saj agjenturor, ose mundet që t’ja faturonte Romës ekzistencën e saj, duke mos “u vetëkomprometuar” edhe për shkak të situatës delikate të marrëdhënieve me jugosllavët. SIM-i italian, tashmë me përvojë në sferën kundërzbuluese, si dhe për shkak të një veprimtarie gati 20-vjeçare në këto treva, kishte vendosur agjenturë kordoni gjatë gjithë bregdetit, sidomos në drejtim të zbulimeve franceze, greke dhe anglo-amerikane. Ndërsa në qytetin e Vlorës kishte organizuar veprimtarinë agjenturore të kamufluar pas agjencisë detare “Pulia”. Ky zbulim, pasi mori të dhënat e para, organizoi mbikëqyrjen e disa personave të dyshimtë, duke bërë dhe një varg arrestimesh sekrete, nga ku gjeti më vonë edhe disa kandidatura të përshtatshme për t’i rekrutuar me material ligjor komprometues, të cilët i shërbyen atij për t’i futur në grupet e para komuniste si dhe në Lëvizjen Nacional-çlirimtare. Dy-tre prej të cilëve arritën funksione të larta në pushtetin e dikurshëm. Kështu kjo rezidencë jugosllave pushoi përkohësisht aktivitetin agjenturor dhe një pjesë e saj u orientua nga zbulimi italian për kryerjen e detyrave të tyre, për të futur në dorë planet e Beogradit në drejtim të Ballkanit dhe të Shqipërisë. Pas viteve ´40-të, Syla kthehet familjarisht në Padesh dhe vazhdon lidhjet, tashmë me OZN-në jugosllave me detyra në drejtim të zonës dhe brezit kufitar me Jugosllavinë, si dhe detyra në drejtim të organizimit politik të zonës së Gjakovës. Duhet thënë se Syla kishte një memorie për t’u admiruar, kishte lidhje të shumta, si dhe episode jo të pakta në sferën agjenturore. Shtëpia e tyre u bë bazë e zbulimit jugosllav deri në vitet 1949-1950 dhe u frekuentua nga dhjetëra kuadro e diversantë të dërguar nga UDB-ja në Shqipëri.

Djali i agjentit jugosllav ndjek rrugën e të atit

Me qenë se mosha nuk e lejonte të ndërmerrte “inkursione” jashtë kufirit, majori i UDB-së, Çedo Mihoviç, me seli në Gjakovë, i kërkoi Sylës të bënte një marrëveshje, duke marrë shkas nga një letër bërë prej tij, për ta lejuar të shkonte në emigracion, për shkak edhe të pamundësisë së tij për zbatimin e detyrave të zbulimit jugosllav në Shqipëri. Thelbi i marrëveshjes ishte: Syla do të lejohej dhe do të ndihmohej të shkonte në emigracion, me konditë që djali i madh i tij, Qemali, të vazhdonte rrugen agjenturore të të atit, në shërbim të UDB-së. Kontrata u firmos nga të dy palët. Syla familjarisht shkon në Zvicër, ndërsa Qemali, që kishte lindur në Vlorë, pranoi bashkëpunimin me serbët dhe vazhdoi shkollën e zbulimit në Beograd dhe një kurs specializimi në këtë fushë në Selanik, ndryshon identitetin, duke u futur me kombinacion në një organizatë studentore, ”për të bërë praktikën e zbulimit të aktivitetit armiqësor të grupeve irredentiste shqipëtare”, në Prishtinë dhe gjetkë. Veprimtaria e kësaj organizate, për shkak “të rrezikshmërisë”, u centralizua në Sekretariatin e Punëve të Brendshme, në Beograd, dhe u ndoq me precedencë. Pasi agjentit të “infiltruar” po i mbaronte koha e praktikës, jepet urdhri nga lart dhe fillojnë arrestimet sekrete, ”hetuesia intensive”, dhuna psikologjike, por sidomos ajo e mirëfilltë fizike. Bashkë me disa të paraburgosur, u arrestua edhe Qemali, me gjithë kundërshtimet e tij dhe ekspozimin e faktit të detyrave që i kishin dhëne si “agjent i infiltruar” në mjedisin studentor kosovar. Në hetuesi e merr nënkoloneli Çedo Mihoviç, i cili e sqaron lidhur me arrestimin me qëllim që “të mos krijoheshin dyshime”, gjë që ka të bëjë me ”perspektivën e tij në sferën e veprimtarisë agjenturore”. Çedo përgatit dosjen e tij me të gjithë informacionet e dala gjatë dy muajve hetuesi intensive dhe me të marrë urdhrin nga zëvendëssekretari për Punët e Brendshme procedon në “rirekrutimin e tij”, këtë radhë me material komprometues me motivacionin “për veprimtari me rrezikshmëri të madhe shtetërore”. Kështu UDB-së nuk i mjaftonte rekrutimi i parë në bazë të kontratës, pasi nuk kishin sa duhet besim dhe me qëllim rritjen e shkallës së garancisë së tij, proceduan duke i hapur dosje, e në rast dekonspirimi ose tradhtie ta ekspozonin para kosovarëve, si dhe organeve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, si “provokator dhe denoncues i aktivitetit armiqësor të organizatës studentore”. Pas kurthit operacional, pasi kishin proceduar me agjenturë, duke e mbikëqyrur dhe provokuar, jugosllavët krahas dhunës së mirëfilltë, gjatë grumbullimit të “provave materiale” në ngarkim të tij, duke i futur në banesë si dhe në qeli vepra të E.Hoxhës, Historinë e PPSH-së, arritën të krijonin shumë prova fiktive, të shoqëruara me denoncime të marra me dhunë ose të fabrikuara, të gjitha këto plotësonin kuadrin e “garancive të plota, duke e vënë atë midis “tri zjarreve”: të opinionit publik kosovar, të ligjeve të shtetit jugosllav, si dhe para ligjeve të shtetit shqiptar, nëse nuk do të zbatonte detyrat e UDB-së. Nëse agjenti do të tradhtonte, atëherë masat represive do të përfshinin edhe familjen tashmë në Zvicër, banesën, deri në eliminimin e pjesëtarëve të familjes së tij, “me aksident automobilistik”, me sëmundje të papritur “infarkt miokardi” ose me “vrasje me porosi”, në bazë edhe të përvojës së degës sovjetike “Smersh”...


Para se zbulimi jugosllav të fuste “Gramafonin” në Shqipëri, i bënë atij një kurs intensiv dhe e pajisën me një ”histori“, të cilën duhet ta mësonte përmendësh dhe ta përsëriste në çdo kohë, që do t’i kërkohej, pa neglizhuar as edhe një presje të saj. Në vija të përgjithshme, “historia” e tij konsistonte në ekspozimin në kufirin shqiptar identitetin e rremë të tij, si dhe datëlindjen fiktive, duke fshehur 3 vjet të shkollës së zbulimit.


Kishte lindur në vitin 1936 në Vlorë dhe paraqitej i datëlindjes 1939. Tregonte se arratisej nga Jugosllavia për arsye se ndiqej nga UDB për shkak të aktivitetit të tij revolucionar, me një organizatë studentore të Prishtinës, që kërkonte veç të tjerave edhe “Kosova Republikë”. Të paraqiste edhe disa “dokumente e materiale të shkruara “kuptohej nga ekspertët kriminalistë jugosllavë”, ku pasqyrohej “ideali i tij kombëtar deri në vetëmohim, për realizimin e bashkimit me Shqipërinë”. Në këto materiale e shkrime të ndryshme, studime, një pjesë e të cilave, kishte vërtet origjinalitet, të cilat mund të kenë qenë produkte të kontrolleve të hapura apo sekrete të banesave, të mjediseve studentore dhe që u përkisnin studentëve dhe profesorëve kosovarë. Të tregonte dhunën çnjerëzore të përdorur nga policia e fshehtë jugosllave, duke demonstruar edhe plagët e blanat që kishte në trup, të cilat ishin reale. Të përsëriste shpesh shprehjen standarde se “ju nuk i njihni serbët”. Gjithashtu, do t’u jepte organeve të Sigurimit të Shtetit emra konkretë të kuadrove drejtues, inspektorë të shërbimit të fshehtë, deri gardianë të burgut, si dhe disa emra të personave, sidomos në zonën dhe brezin kufitar në Shqipëri, të cilët diheshin prej tyre se ndiqeshin nga shërbimi i fshehtë shqiptar, duke i paraqitur ata si “agjentë të UDB-së”, midis tyre për dezinformacion do të “ekspozonte” disa persona VIP, që mbanin lidhje me UDB-në, sidomos kosovarë, larguar nga Jugosllavia për në Shqipëri, pas viteve 1949-1950, ku përfshiheshin edhe disa profesorë të Universitetit të Tiranës dhe pedagogë, që jepnin leksione në Kosovë. Në këtë “histori” nuk harroheshin edhe disa kosovarë të internuar në Lushnjë, Shtyllas e në Berat, të cilët UDB-ja kishte vendosur për t’i djegur, duke ja “deleguar” Sigurimit të Shtetit shqiptar, pasi nuk zbatonin detyrat e ngarkuara nga inspektorët e fshehtë jugosllavë. Në xhepat e agjentit, ata nuk kishin harruar të vendosnin një bllok shënimesh të koduar me shkrimin e agjentit mbi etnogjenezën e shqiptarëve, mbi shpërnguljet me shifra në vite të kosovarëve, disa shënime me shifra për popullsinë shqiptare në Kosovë e gjetkë, një kartë anëtarësimi në bibliotekën e Prishtinës, si dhe një listë të koduar të studentëve të arrestuar nga UDB-ja”. Në këtë “histori“ bënte pjesë edhe “dëshira e tij për të bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë shqiptar, me qëllim hakmarrjeje ndaj shkjave”, si dhe propozimi dhe dëshira e tij për t’u vendosur në tri qytetet; Berat, Fier e Lushnjë. Në rast emergjence, kur nuk do të shikonte rrugëdalje në veprimtarinë e tij, do të kërkonte takim me ministrin e Brendshëm ose zëvendësin e tij.

Vendosja në qytetin e Fierit dhe dezinformacionet që jepte “Gramafoni”

Vendosja e këtij agjenti dukej e paragjykuar në qytetin e Fierit me detyrën e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare në një fshat afër qytetit, me qëllim që të mbahej nën kontroll të vazhdueshëm. Në fillim, ai mbante lidhje korrekte me punëtorin operativ të zonës dhe e informonte atë (më tepër duke e dezinformuar) për probleme e detyra që i ngarkonte atij operativi dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të zbulojë kontingjentet kryesore, që kontrollonte ky operativ në zonën e tij dhe, në varësi të interesave që kishte “Gramafoni” për ta, raportonte për veprimtari armiqësore në formën e propagandës për ata persona që dyshonte se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit, me qëllim zbulimin e veprimtarisë së fshehtë të operativit në zonë edhe më gjerë, duke parë me vëmendje interesimin e mangët të tij ndaj këtyre personave, që i anashkalonte si “pa vlerë e pa interes ndjekjeje të mëtejshme”, duke mos u dhënë detyra në drejtim të kontrollit të veprimtarisë armiqësore të raportuar nga “Gramafoni”. Mirëpo, agjenti jugosllav kishte marrë detyra nga eprorët e tij për të riorganizuar rrjetet agjenturore në këto tri qytete, fijet e të cilëve shkonin deri në qytetin e Vlorës. Krahas agjenturës së vjetër, shumica e të cilëve ishin në vendinternimet, atij i duhej për një kohë të shkurtër të studionte dhe të rekurtonte disa kandidatura nga moshat e reja, me qëllim rritjen e efektivitetit të veprimtarise informative dhe zbuluese të tri-katër rrjeteve agjenturore në këto rrethe, gjë që i duhej këtij agjenti të lëvizte, sidomos pas orës 17-18 të ditëve të shtuna dhe të diela. Në fillim edhe pse ishin dokumentuar disa lëvizje të tij, ato justifikoheshin gjoja se “ishte duke zbatuar detyrat e ngarkuara nga operativi”. Natyrisht, kjo nuk do të vazhdonte gjatë.


Zbulimi dhe kapja e agjentit jugosllav

Pas tri vjetësh, pra në vitin 1972, atij i “ngeci sharra në gozhdë” edhe pse ishte i përgatitur dhe i specializuar për të kapërcyer situata emergjente. Nga detyrat që merrte nga operativi i zonës, dhe mënyrën se si i servirte ai për t’i realizuar ato, agjenti “Gramafoni”, kuptoi se operativi kishte mangësi të theksuara në zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisë të sferës së zbulimit të agjentëve të huaj, çka i krijoi një përfytyrim të gabuar të aftësive dhe mundësive të tij për t’u vënë në kontakt me aktivitetin zbulues të tij, gjë që u shoqërua me një mendjemadhësi të pajustifikuar, duke nënvlerësuar dhe masat mbrojtëse që duhet të merrte, sidomos gjatë studimeve dhe rekrutimeve për llogari të shërbimit të fshehtë jugosllav. Qysh në momentet e para të aktivitetit, ai hasi në vështirësi. Në mënyrë sekrete një person i afruar nga agjenti edhe pse bënte një jetë jo normale për një të ri sipas ligjeve dhe normave të kohës, edhe pse ky pranon dhurata edhe para nga agjenti, kur erdhi puna, që “Gramafoni” po proçedonte me mendjelehtësi për ta rekrutuar Servet N., pa sonduar në botëkuptimin dhe pikëpamjet e tij, ky ”kandidat” me zgjuarsi e pyeste për demonstratat e studentëve në Kosovë, të drejtat e tyre të nëpërkëmbura nga serbët, sidomos “e drejta e arsimimit, që në Shqipëri ishte e spikatur dhe falas”, ndërsa “Gramafoni” i përgjigjej, duke thënë se “Shqipëria ishte vendi klasik i izolimit dhe i shkeljes së të drejtave të njëriut” etj. Kaq duhej dhe jo më shumë që Serveti të informonte shefin e sigurimit në Berat, i cili shtoi masat e kontrollit ndaj tij dhe brenda vitit “Gramafoni” u dënua me 10 vjet burg, se “kishte konsumuar figurën e krimit të agjitacionit dhe të propagandës armiqësore për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor, parashikuar nga neni 55/1 i Kodit Penal”. Pasi u dënua, u dërgua në Spaç, për të vuajtur dënimin. Atje, ai takonte disa të dënuar dhe zhvillonte një lloj “hetuesie” me ta, duke i pyetur fije për pe se: “Kush i hetoi? Sa qëndruan në paraburgim? Çfarë pranuan gjatë hetuesisë? Si i mbanin lidhjet me shokët dhe pjesëtarët e familjes? Për cilët persona dyshonin si bashkëpunëtorë të Sigurimit jashtë dhe brenda kampit të Spaçit?”.

Shërbimi i fshehtë sllav donte të rekrutonte drejtues të Ministrisë së Brendshme




Në tehun e veprimtarisë së tyre terroriste u vunë në shënjestër bashkëpunëtorë aktivë të Sigurimit të Shtetit, vetëm në rrethin e Dibrës, sidomos për A.Lleshin, Hasan Spata, nga Dibra, të cilit i kishin bërë disa kurthe edhe në “bashkëpunim” me disa agjentë potentë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët lidheshin me anë të agjentve dopiorolë, edhe pse kishin kuptuar se ndodheshin të tradhtuar, luftuan dhe punuan për zbatimin detyrave si atdhetarë për mbrojtjen e integritetit dhe të pavarësisë së vendit të tyre. Në rrugë operative në mënyrë të fshehtë kishin ardhur edhe një varg informacionesh që dërgoheshin nga një senator amerikan, të cilat nuk mund të grumbulloheshin veçse me anë të “stacioneve dhe antenave të fshehta” amerikane që kryenin aktivitetin e tyre brenda territorit jugosllav, Beograd e Prishtinë. Përveç rezidencës jugosllave të Tropojës, që ishte mjaft aktive dhe që aktiviteti i saj vazhdoi edhe pas viteve ´90-të, një tjetër rezidencë jugosllave vepronte në zonën e Hasit, që lidheshin ndërmjet tyre me anë të agjentit ndërlidhës dhe rekrutues Avdyl Aliu, që futej në mes të ditës në sektorin Dobrunë-Qafë Prush, dhe kishte armatosur pjesëtarët e kësaj bande, për të bërë terror në atë zonë. Kjo rezidencë ishte mjaft e organizuar dhe në të bënin pjesë disa agjentë jugosllavë tepër të rrezikshëm.

UDB në situatë të favorshme agjenturore në Shqipëri



Pra, të dhënat që dispononte UDB-ja ishin të sakta. Ata parashikuan detyra, mbi bazën e njohjes së situatës agjenturore, politike dhe operative dhe ndërtuan planin e tyre të koduar “Patkoi”, që në kuptimin figurativ do të thoshte, se do të shkelnin me këmbë të hekurt territoret e banuara nga shqiptarët në Kosovë e gjetkë, dhe do të përzinte irredentistët, siç bënë vite më vonë. Për këtë punuan nga të gjitha anët, sidomos me anë të veprimtarisë së fshehtë, edhe pse një pjesë e agjenturës kryesore të tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte neutralizuar, për shkak të dënimeve kapitale, por edhe të spostimeve të bëra. Edhe pse bashkë “me barin e thatë po digjej edhe bari i njomë”, agjentomania kishte marrë përmasa të mëdha. Në shumë letra të ndaluara, kërkoheshin “parulla lidhjeje”, ”mesazhe agjenturore”. Kjo ishte një pistë e dëshiruar nga zbulimet e huaja në përgjithësi, për të rritur frymën e mosbesimit dhe të provokimit, dhe për t’i larguar ato nga pista e vërtetë; që të operonin me anë të “Planit Patkoi”. Një detyrë tjetër me rëndësi, që agjenturistët jugosllavë i ishin kushtuar, ishte edhe dërgimi i grupeve operative në kufirin verior të Shqipërisë për t’u lidhur me aktivitetin konkret të grupeve agjenturore, rezidenturave të tyre në Tropojë, Kukës, Peshkopi dhe Shkodër, duke i aktivizuar me anë të presioneve, rekrutimeve me material komprometues, duke bërë gjithashtu trysni për shkatërrimin e banesave, keqtrajtimin e familjes dhe deri rekrutime në familje. Pikësynimi i afërt i UDB-së ishte destabilizimi, sidomos i Veriut të Shqipërisë, gjë që do t’i lehtësonte mjaft punën për zbatimin e menjëhershëm të këtij plani. Nëse do të arrihej që të kryheshin këto detyra, mbetej dërgimi i një ushtrie të vogël, e manovrueshme në territorin tonë malor, që do të futej në veprim me urdhër të Millosheviçit, brenda 24 orëve për të dalë në qytetin e Durrësit. Ata supozonin se nuk do të hasnin rezistencë, për shkaqe politike dhe ekonomike, dhe kështu do të zgjidhnin përfundimisht problemin e Kosovës. Brenda territorit të shtetit të tyre kishin parashikuar një varg detyrash të sferës agjenturore, për riaktivizimin sidomos të disa agjentëve në radhët e inteligjencies kosovare, të cilët ishin orientuar për të vepruar, në radhë të parë për “të zbutur klimën konfrontuese në Kosovë”, ”për orientimin minimal të kërkesave të demonstrueseve larg kërkesës për “Kosovën Republikë” dhe akoma më larg për “bashkimin e saj me Shqipërinë”, duke e paraqitur këtë të fundit si “vend të botës së tretë”, ku “mungonin liritë dhe të drejtat elementare të njeriut”, paçka se për to nuk kishte asnjë rezolutë të organizmave kryesorë ndërkombëtarë, si OKB, apo dhe “Amnesty International” ose “Human Right Watch”, që dënonte shkeljen e këtyre të drejtave. Parulla e ditës, që përdorte UDB-ja në këtë periudhë në sferën e “Luftës Psikologjike” ishte: “Një Shqipëri e destabilizuar është prosperitet për federatën jugosllave dhe çlirim i dytë për Kosovën. Në sferën e veprimtarisë së fshehtë, një vend të veçantë zinin në këto plane veprimtaria agjenturore, brenda dhe jashtë territorit jugosllav, duke rekrutuar agjentë nga subjekte të ndryshme. Pikësynimi kryesor i tyre ishte trupi i huaj diplomatik, ku përfshiheshin diplomatë të rangjeve të ndryshme. Kishte bërë bujë rekrutimi i sekretarit të ambasadës franceze në Beograd, Eugjen Rusos, duke përdorur mjete çnjerëzore shtrëngimi, ku u përdor jo vetëm terror psikologjik, por edhe terror i mirëfilltë fizik. Organet e zbulimit francez, SDECE e gjykuan mjaft ashpër Rusos. Është interesant fakti se informacionin kryesor për rekrutimin e këtij diplomati ua kishin dhënë francezëve Shërbimi i Fshehtë Amerikan (CIA). Mediat u morën shumë me këtë çështje, duke i dhënë asaj përmasat e “Çështjes Drejfys”. Gjithashtu, në botën e spiunazhit kishte bërë përshtypje të madhe angazhimi tej mase i shtypit në “Çështjen më të rëndësishme të spiunazhit pas Luftës së Dytë Botërore” atë të konsiderimit persona “non gratta” të disa funksionarëve sovjetikë të përfaqësive të tyre në Britaninë e Madhe, nga ana e shtetit anglez, ç´ka tregonte për revanshin që kishin marrë zbulimet e huaja njeri kundrejt tjetrit gjatë Luftës së Ftohtë. Në këto plane Shqipëri zinte një nga vendet kryesore, ku u aplikua me anë të Degës së Veçantë serbo-ruso me atavizma tepër të spikatura të shërbimit “Smersh”.

GESTAPOJA DO T’IA KISHTE ZILI UDB-SË



Më tepër se një muaj më merrnin në pyetje dy herë në ditë, para dite dhe në mbrëmje, pos të dielave, që me gëzim i prisja për pushim. Të torturohet njeriu një kohë të gjatë dy herë në ditë kjo zor të shihet e të dëgjohet. As në gestaponë hitleriane nuk i kanë torturuar kaq gjatë. Pastaj është fakt se mua nuk më kanë torturuar aq sa kam dëgjuar se i kanë torturuar të tjerët më parë. Në këtë kohë me torturat intensive nga dy herë në ditë, çdonjëri prej tyre po t’ua kishte lënë në dispozicion të zgjedhte torturat apo plumbin, pa hamendje do të zgjedhte këtë të dytin. Kështu do të shpëtonin nga torturat dhe të dilnin faqebardhë, sepse nga torturimi i parreshtur kishte njerëz që do të thyheshin përkundër qëndresës këmbëngulëse. Tërë kohën sa më mbanin në kthinat e UDB-së, 8-12 orë në ditë, kurrë s’më linin të ulesha në karrige e as të mbështetesha për muri. Më ulnin në karrigë vetëm atëherë kur ma fusnin lapsin me zor në dorë dhe më urdhëronin që të shkruaj për gjërat që s’i kisha parë as në ëndërr. Kur më ulnin në karrige më rrinin një para, një prapa shpine dhe dy anash. “Shkruaj”,- më bërtisnin, dhe posa përgjigjesha- s’kam çka të shkruaj,- më kërcitnin grushtat, shuplakat, pendrekët dhe shqelmat nga të gjitha anët. “Atëherë shkruaj për këto që po t’i themi ne”,- gërvalleshin udbashët, dhe posa përgjigjesha se “ato nuk janë të vërteta” më binin me tërë fuqinë me kërbaç duarve të cilat më parë m’i shtrinin në tavolinë.


Të lumtë, nëse qëndron!


Ata: “Shkruaj kush ka mundur të shpërndajë këtë afishe!”. Unë: Nuk di…Aq të poshtër e këmbëngulës ishin sa më thoshin se edhe derr të zi do të pjellësh se çare s’ke pa treguar. Si të duash, nëse do dajak, dajak do të japim. Ne kemi kohë dhe s’po na ngut kush. Nëse s’di të flasësh ne do të të mundojmë kështu nëntë muaj dhe ti nëse qëndron - të lumtë! Deri sot kurkush nuk qëndroi, e qebesa s’do të qëndrosh as ti, se nuk më thonë kot “specialist”, A.S. - dhe më binte me të dy duart përnjëherë veshëve. Torturuesit kryesorë ishin dy-tre serbë, që emrat s’mund t’ua di, pasi që ishte një praktikë që shqiptarët hetues i thirrnin me emra serbë, e serbët me emra shqiptarë. Mund të mësoje, p. sh. se njëfarë L. e thërrisnin Ramush. Ishte kjo një metodë pune për të mos u identifikuar torturuesit nga ana e viktimave të tyre. Ai kryesori ishte një njeri i madh me trup, me kokë të madhe si derri, fytyrën e kishte vrarë lie me dhëmbë si të kalit. Tamam kriminel, specialist për tortura. Ata vinin vetëm kur bëheshin torturat më të mëdha dhe më intensive. Torturues ishin edhe: F.N., M.D., B.B., e shumë të tjerë që s’ua mësova emrat.


Këtyre duhet t’ua çajmë kokën


Fytyra m’u pat enjtur dhe e bërë mavi nga të rënat. Buzët i kisha të çara dhe nga çdo e rënë shpërthente gjaku. Duart dhe këmbët të enjtura sa s’bëhet më, s’mund t’i mbathja as këpucët dot, e në UDB shkoja me papuçe. Kur kërkoja që të më shihte dhe të më kontrollonte mjeku, refuzonin si të tmerruar. Kur më torturonin e linin derën pakëz çelë. Në fillim nuk e dija pse, por më vonë e kuptova. Donin që torturimin ta dëgjonin edhe të burgosurit tjerë në lokalet e UDB-së. Na torturonin me radhë. Kështu, gjersa torturohej njëri, të tjerët merreshin në pyetje nga ndonjë udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakëz të çelura që të dëgjonin të rënat e shuplakave, të grushtave e kërbaçëve dhe britma e atij që torturohej. Të gjithë hetuesit dhe policët e tjerë, gjashtë-shtatë vetë, ishin në dhomën ku torturohej i burgosuri, dhe të gjithë me radhë ose bashkarisht merrnin pjesë në torturim. Të burgosurve tjerë u mbetej që të dëgjonin dhe të prisnin secili radhën e tij. Nuk kishte gjë më prekëse e më trishtuese se sa kur dëgjoheshin gjëmët e shokëve. Dhe kështu shkonin prej një të burgosuri te tjetri duke shfryrë ndjenjat shtazarake dhe gjithë mllefin e tyre personal mbi ne.


Më binin duarve aq sa duart nuk qëndronin më, dhe për të mos më lënë të pushoja ma mbanin dorën vetë dhe më goditnin pareshtur. Kur lodheshin duke m’i mbajtur duart, atëherë nga mllefi më godisnin ku mundnin nëpër trup. Posa lodhej njëri, e zëvendësonte tjetri menjëherë. Më kapnin me të dy duart për flokësh dhe ma përplasnin kokën për muri. Në këto momente torturuesit e nxitnin njëri-tjetrin. Shtazaraku bëhej gjoja human dhe i thoshte atij që më përplaste kokën për muri: “Mos kokën, ki kujdes po e lëndon!”, kuptohej me sy ia bënte të më binte edhe më shumë. Dhe ky përgjigjej: “Pse kujdes? Këtyre duhet t’ua çajmë kokën”, dhe më përplaste edhe më tepër. Më kapnin për organe gjenitale dhe më bërtisnin në fytyrë: “Kemi me të tredhë” dhe më shtrëngonin deri në alivanosje. Ujin e mbanin çdo herë gati, që kur të më binte të fikët të më hidhnin ujë trupit dhe fytyrës, dhe menjëherë do të vazhdonin punën. Më fyenin me sharjet më të ndyra, më ofendonin, më përqeshnin, më pështynin. Ishin këto poshtërime të rënda, por e dija se duhej t’i duroja dhe në veten time mbushesha me urrejtje të shumëfishuar për këtë regjim fashist e terrorist. Dhe kam të drejtë të tregoj për trajtimin shtazarak të policisë fashiste jugosllave ndaj meje, ta çjerrë maskën false të shoqërisë “demokratike” e “humane” që e propagandojnë me aq bujë e që në realitet s’ekziston kurrfarë nuance demokratike në këtë sistem të dështuar që mbështet kryesisht dhunën policore.


Ç’linin mangut hetuesit, e plotësonin gardianët


Edhe disa gardianë të burgut famëkeq të Prishtinës ishin të zgjedhur dhe të ushtruar për trajtim brutal të të burgosurve politikë. Në orët e vona të një nate, kur më kthyen nga torturimet, nuk isha në gjendje t’i kapja me duar batanijet dhe i thashë gardianit që më çoi në qeli. Ishte një djalë i ri si unë, që të m’i hidhte “çebet” në duar, sepse vetë s’kisha mundësi t’i kapja, sepse gishtat m’i kishin shtypur ndër tortura. –“Merri vetë!”- m’u përgjigj ai. Duke mbledhur forcat e fundit mezi i tërhoqa batanijet dhe i futa në disa qeli. Shumë të dresuar këta qen roje! Të mjerët! Nuk kuptojnë çfarë lodrash të përgjakshme të të huajit që janë. Meqë bënte ftohtë i madh, pata arritur ta vjedh një copë batanije të vjetër, duke shfrytëzuar rastin kur gardiani u detyrua ta ngriste receptorin e telefonit. Ishte rrezik të më shihte, por nevoja më shtyri të rrezikoja. Mirëpo, pasi çdo herë nuk isha në qeli, pra kur isha në UDB, apo në nevojtore, gardianët hynin në qeli dhe bënin bastisje detale. Unë mundohesha që ta fshihja gjysmën e batanijes në dyshek por njëri e kishte zbuluar “fajin” tim dhe më kishte denoncuar në UDB. Kështu që, kur më kthyen në qeli, ma mori me brutalitet dhe duke u çjerrë më tha: “Ty s’të takon batanija, bile edhe këto që t’i kam dhënë i ke tepër”.


Pas torturave - dy ditë pushim në javë


Pas më tepër se një muaji filluan të më merrnin në pyetje dhe të më torturonin vetëm mbrëmjeve, pos ndonjë përjashtimi, intensiteti i torturave ishte i njëjtë, pos që të shtunave nuk më mirrnin fare. Tash i kisha nga dy ditë në javë pushim. Kishte të burgosur që s’kishin mundur t’u qëndronin torturave dhe ishin thyer. Kishin pranuar të deponojnë gjëra çfarë u kishin thënë hetuesit, dhe kishin nënshkruar deklarata shpifëse dhe vetakuzuese. Deponimet e tyre me dorëshkrimin dhe nënshkrimin e tyre m’i sillnin dhe m’i tregonin, bile edhe m’i jepnin t’i shihja nga afër. Duke hasur në pathyeshmërinë time, as me deponimet e nënshkruara nga vet të burgosurit, ata përdornin edhe kartën e fundit: ballafaqimin. Mendonin se po të më thoshte ndonjë nga të burgosurit ( të cilët edhe i njihja), se kisha bërë këtë apo atë punë, se kishte kryer punë bashkë me mua këtë apo atë punë, se kishte kryer bashkë me mua këtë apo atë detyrë, se i kisha dhënë për të lexuar ndonjë libër apo gazetë të ndaluar etj., unë do të thyhesha dhe do t’i pranoja deklaratat e cituara nga udbashët dhe përdhunshëm të nënshkruara nga të torturuarit. Më ballafaquan me një të burgosur. Me atë rast salla qe e mbushur me udbashë për t’i përcjellë reagimet e mia. Kur i hodha poshtë deponimet e të burgosurit, u tërbuan fare. Thashë se do të më shqyejnë, aq keq më mbërthyen dhe më goditën duke më bërtitur: “More gomar, more idiot, në sy të dëshmoi para të gjithë neve dhe thua se nuk është e vërtetë. Vetë ai kërkoi të ballafaqohet me ty, ne e sollëm dhe ti tani na nxjerr bisht!”. Por, unë isha këmbëngulës dhe vazhdova në timen, se s’ishte e vërtetë çfarë thoshte deponuesi i këtyre dëshmive të rrejshme. Si ujq të uritur m’u lëshuan, kush me kërbaç e kush me grushta e shqelma. Nuk besoja se do të shpëtoja i gjallë. Isha i përgjakur dhe i tëri i dërmuar. Atë natë më patën çuar për krahësh në qeli, edhe pse isha në gjendje disi të ecja edhe vetë. Pastaj ma sollën të burgosurin për t’u ballafaquar dhe për të më thënë se kisha bërë këtë apo atë punë më të, se unë njihesha me filan personin, etj. I hodha poshtë me indinjatë edhe shpifjet e përdhunshme edhe të këtij të burgosuri, sepse e dija mirë se ai dëshmitar i shkretë ka kaluar nëpër të gjitha këto që po kaloja edhe unë, prandaj është detyruar ndër tortura që të akuzoj veten dhe mua.


Bile, një fjalë që ai e përmendte vërtetë e kisha dëgjuar, por edhe këtë e mohova me këmbëngulje. Egërsimi dhe tërbimi i hetuesve barbarë s’kishte kufi, kështu që më torturuan më shumë se asnjëherë më parë. Më thoshin: - “A të tha në sy se ti njihesh me filan personin?” Unë përgjigjesha: - “ Kjo që po e thuani ju dhe ai nuk është e vërtetë….” Ai duke më rënë: -“ Për ty të gjithë po gënjejnë, a?” Unë: -“ Ai dhe shumë të tjerë janë të detyruar të thonë gjëra që ju ua diktoni…” S’mund të merret me mend tërbimi i tyre.


Buzëqeshja me zor


Në këto situata edhe pse të vështira sa s’bëhet, për mua ishte një kënaqësi e veçantë kur i shihja të tërbuar nga inati duke shkumbuar si qentë e qartur. Shpesh më ndodhte edhe të buzëqeshja, ani pse boll me zor buzët i kisha krejtësisht të çara. Çdo buzëqeshje, natyrisht, më kushtonte shumë shtrenjtë, por mjaftohesha me tërbimin e tyre. Kishin kaluar gadi tre muaj hetime dhe tortura intensive gadi për çdo ditë. Por pas ballafaqimeve intensiteti i torturave filloi të bjerë. Tani më merrnin në pyetje dy ose tri herë në javë. Edhe torturat ishin më të paktat. Pas një kohe, kur kishin kaluar afërsisht katër muaj, filluan të më merrnin në pyetje vetëm njëherë në javë. Më vonë edhe këtë e rralluan, por nganjëherë më thërrisnin për nënshkrimin e procesverbaleve të hetimeve, edhe pse këto ishin kryesisht mohuese. Gjatë kësaj procedure të nënshkrimit provuan për të fundit herë të më mashtrojnë në lidhje me disa persona, por as këtu nuk u përkula dhe qëndrova në deklaratën time të dhënë më parë. Për disa çështje edhe pse nuk kishin të bënin fare me mua, mora përgjegjësinë mbi vete, vetëm e vetëm t’i shpëtoja disa persona, për të cilët interesohej UDB-a dhe mezi priste t’i burgoste.

Kështu e torturuan Rexhep Malën



Nga 19 veprimtarë të përfshirë në Procesin gjyqësor të Prishtinës, në vitin 1975, drejtpërdrejt në shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave antijugosllave, ishin të përfshirë vetëm Rexhep Mala dhe Ilmi Ramadani. Gjatë hetimeve të tmerrshme, as Rexhepi as Ilmiu, nuk do të pranojnë as edhe një fjalë të vetme me çka do të dënoheshin edhe 17 të arrestuarit e tjerë në krye me Adem Demaçin. Po ashtu, as gjatë procesit gjyqësor Rexhep Malaj nuk do të pranojë se i ka kryer aktivitetet për çka po gjykoheshin 19 veta. Në burgun e Idrizovës, në Maqedoni, në vitin 1977 e pyesin shokët Rexhep Malajn: “Pse Rexhep nuk e ke pranuar se ti dhe Ilmiu i keni kryer ato veprime dhe të liroheshin 17 të burgosurit e tjerë nga ky proces i montuar politik”. Rexhepi përgjigjet: “Kam qenë i bindur se si e pranova se unë dhe Ilmi Ramadani jemi kryes të veprave për të cilat dënoheshim, kurse 17 të tjerët nuk kanë të bëjnë asgjë me këto aktivitete, pra Adem Demaçi dhe shokët e tjerë, ata do të gjykoheshin patjetër. Por do të përfundojë Rexhepi,-sikur edhe gjysmën e Kosovës ta kishin burgosur dhe ta kishin qitur në bankën e zez, nuk do të kisha shkelur fjalën e dhënë për ruajtjen e sekretit”.


***


Pra gjatë ditës duhej të ulesha vetëm në dërrasat e kalbura të qelisë, që ishin të ftohta sa s’bëhet, pasi që nën to kishte beton. Dritarja nuk mbyllej sa duhej dhe binte nga veriu. Mund të merret me mend se ç’të ftohtë bënte. Në mur ishte e varur një letër. Ky ishte “rendi shtëpiak” i burgut, ku ishin edhe “të drejtat” që i takonin të burgosurit. Çfarë ironie! Më vonë do të provoja me mijëra herë se ky ishte vetëm një formalitet cinik, sepse në praktikë i burgosuri nuk kishte kurrfarë të drejtash, sidomos i burgosuri politik, i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë politike, pa lejën e së cilës nuk i jepej as ujë. Pas pak ma sollën mëngjesin. Po çfarë mëngjesi se ! Vetëm ujë të nxehtë, të turbullt nga kafeja.S’kishte kurfarë shije, s’kishte as sheqer. E shijova, por u detyrova ta derdh në qyp kibëll.Bukë në mëngjes nuk jepnin.Vetëm në drekë të sillnin një gjysmë buke dhe ti haje kur të duash gjatë 24 orëve! Pastaj më nxorën gjer te WC-ja. Duhej pastruar qypin dhe duhej marrë ujë për 24 orë. Aty kishte edhe lavabo ku mund të pastroheshin duart. Gjatë kohës, gjersa laja qypin dhe mbushja ujë, derën ma mbyllën me shul, sikur që mbyllej edhe qelia. Nuk vonoi dhe më morën e më çuan në UDB. Hetimet ndaj meje edhe formalisht filluan.Kisha dëgjuar se në UDB më parë fillojnë me lutjet dhe premtimet bashkë, me kërkesat për bashkëpunim, dhe vetëm pasi nuk do t’i arrijnë qëllimit do të fillojnë me kërcënimet dhe torturat. Prandaj rrija pak më shlirë. Mendoja q ët’i shoh se si i bëjnë këto paraloja para torturave.Por filloi krejtësisht ndryshe.



Fillojnë hetimet



Isha ulur në një karrige pranë derës. Në dhomë ishte një polic. Hyri hetuesi kryesor me dy-tre policë prapa. Meqë unë nuk ngrihesha në këmbë kur hynin dhe dilnin policët, nuk u ngrita as para këtyre. Hetuesi kryesor Asllan Sllamniku erdhi pranë meje dhe sikur të ishim miq më goditi lehtas me grusht në shpatullën e djathtë.Mendova: ç’bënë ky njeri kështu? Mos don të bëhet thuajse shok i imi, por të menduarit ma ndali një shuplakë mbrapsht, ne e quajmë “magjupisht”.Ishte e rëndë që sytë xixa më nxorën.Meqë reagova në këtë të rënë, më mbërtheu për flokësh dhe, duke mos më lënë të ngrihesha nga karriga, filloi të më sjellë me dorën që e kishte të lirë.Ndërsa policët tjerë rrinin gati hyn bren. Nuk po çohesh në këmbë, kur po hyj unë brenda a? Dije se këtu nuk je te shtëpia, por në UDB! Duhet të ngrihesh në këmbë për çdo kë kur hyn brenda!- më tha i poshtri dhe më urdhëroi të ulesha e të ngrihesha. Ia filluan pra, me kërcënime e me të rëna që unë të flisja nga frika, dhe ata të kryenin shpejt punë me mua:Ishin këto të rënat e para, sikur një racion para drekës së majme. Më vonë do të shihja se këto s’ishin asgjë nga ato që do të vinin më pas. Çdo pyetjeje i përgjigjesha me : nuk di, jo, s’kam parë, s’kam dëgjuar, se kam bërë as atë as këtë, etj. etj. Më mbajtën gjer në ora 14 e 30 minuta dhe më çuan në burg. Edhe kur më merrnin në burg për hetime(lexo: torturime) dhe kur më kthenin në qeli m’i vënin prangat, edhe pse burgu, siç thashë ishte i ngjitur me UDB-në. Në qeli më priste fasulja e ftohtë (fasule e i thënqin se ishte e tëra me ujë me vetëm disa kokrra) dhe buka. Kishte 48 orë që s’kisha ngrënë fare dhe e hëngra tërë bukën që ma kishin sjellë, edhe pse ishte për 24 orë. S’vonoi as një orë pas drekës dhe më morën prapë në UDB. Tani kishin ardhur 4-5 hetues. Në përgjigjjen time të parë ‘nuk di’, kërciti grushti në barkun tim, më ranë me shqelm, filloi njëri të më bjerë duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punën e tij e vazhdoi tjetri. Nga të rënat fytyrës, m’u çanë buzët dhe më shpërtheu gjaku për hunde dhe për goje. Nuk më linin as të merrja frymë. Më çuan shpejt e shpejt në lokalet të më pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe më kthyen prapë. Më rrëzuan në dysheme, më urdhëruan të zbathaj këpucët dhe çorapat.



Në fallak


- Ta shohim tash në fallak se si do të përdridhet- tha hetuesi. Menjëherë e kuptova. E dija se ç’është fallaku. Këtë metodë e kishin përdorur që në kohët e lashta dhe inkuizicionet e kishës. Filluan të ëm binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh e tjetri kishte hipur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia. Kjo ishte edhe për ata një puën e vështirë fizike, edhe pse e bënin me ëndje të posaçme. Lodheshin dhe shkumbëzonin si kuajt.Po ata kishin një përparësi, sepse sa lodhej njëri, menjëherë e zëvendësonte tjetri, dhe kështu me radhë.Në dy mënyra më goditnin shputave. Ndonjëri më binte vetëm në njërën këmbë nga 15-20 ‘kërbaçë’ e pastaj po aq me tjetrën, e prapë këmbës tjetër dhe kështu gjersa lodheshin. Ndonjë tjetër më binte me radhë herë në njërën e herë në tjetërn gjersa lodhej. Kjo e dyta më dukej më e lehtë. Këtë gjë sigurisht se e dinin edhe ata, prandaj më goditnin herë në një mënyrë e herë në nëj tjetër.S’mbaj mend të ketë ndodhur që dy veta radhazi të më kenë goditur në nëj mënyrë. Kohë pas kohe, e sidomos kur e ndienin veten të lodhur më urdhëronin të ngrihesha dhe të shëtisja nëpër dhomë. Ishin këto mundime të mëdha të ecësh me shputa të enjtura e të goditura pa mëshirë sikur të ishin cunga me mish njeriu. Kur nuk ngrihesha, më ngritnin me shqelma e me kërbaç. Dhe prapë fallak. Prapë shëtitje nëpër dhomë, të rëna duarve me ‘pendrek’, të rëna të forta me të dy duart në veshë përnjëherë, nga të cilat edhe sot më dhembin veshët. Të vetmin pushim e kisha kur pushonin edhe vet xhelatët. Dhe kështu vazhdimisht gjer në orët e vona të mbrëmjes.


- Kërkonin t’i identifikoja njerëzit që nuk i njihja fare dhe të thoja se ai është person që ka shpërndarë trakte apo q ëmë ka dhënë material propagandistic për ët lexuar. Kërkonin t’i pranoja aksionet që s’i kisha kryer dhe as q ëkisha lidhje me to.Kërkonin të pranoja se kam lexuar këtë apo atë libër të ndaluar, këtë broshurë, fletushkë, gazetë ilegale apo trakt e afishe të shpërndarë.


- Në ndërkohë, nga bisedat e hetuesve në mes vedi, kuptova se kishte edhe të burgosur të tjerë me mua.


Këmbët më dhembnin si drita e syrit


- Në qeli më priste pjata me makarona të ftohta dhe pa pikë yndyre. Kuptohet, bukë nuk kishte. Pjesën e bukës që e kisha për 24 orë e kisha ngrënë në drekë. Makaronat nuk haheshin, s’do t’i kishin ngrënë as derrat e uritur, aq shumë kundërmonin. Drita ishte fikur, s’kishte kohë të mendohesha më duhej të pushoja. Tërë trupin e kisha të dërmuar nga grushtat dhe kërbaçi. Këmbët më dhembnin si drita e syrit. Ishin enjtur aq shumë sa as këpucët nuk mbatheshin dot. Nuk di se si kam ardhur deri tek qelia. Kam ardhur vetë apo më kanë tërhequr nga krahët. Isha krejt i dërmuar, vetëm mendjen e kisha të kthjellët dhe e dija se si po veprojnë me mua, por krejt kjo ishte vetëm fillimi. Fundi ishte akoma larg. Shumë larg. Kisha dëgjuar se pak njerëz kishin mundur t’u qëndronin torturave të këtyre përbindshave me pamje njeriu. Isha i vetëdijshëm për pafajësinë time, por i dhashë vetes për detyrë të qëndroja gjer në fund, të mos tradhëtoja, të mos kallëzoja askënd dhe me asnjë çmim të mos pranoja akuzat e tyre.


- Duhej t’u jepja shembull edhe të tjerëve që do të vinin pas.


- Në kthinat e hetuesisë vdisnin patriotët


Filluan kështu torturat shatzarake të policisë fashiste jugosllave. Këta nuk ishin hetues, po bisha, që s’kishin kufi në shfrenimin e instikteve shtazarake, ishin të uritur për mish njeriu; të etur për të pirë gjak. Është fakt se kishte hetues që i thonin vetes “shqiptar”. Ishin këta tradhëtarët më të fëlliqur të popullit tonë, të cilët kryenin punët më ët poshtra. Hetimet i udhëheqte një shovenist serb, i specializuar për torturat më çnjerëzore dhe vetëm formalisht ishin vënë hetuesit “shqiptar”. E pse jo! Kjo u duhej për propagandën e tyre të ndyer se , gjoja, në UDB punojnë shqiptarët dhe, nëse do të akuzoheshin përpara opinionit botëror për terror e represalje ndaj shqiptarëve, prapë të fajësoheshin shqiptarët, se ata punuekan në UDB. Në kthinat e kësaj UDB-je kishin vdekur, siç vdesin edhe sot, shumë patriotë shqiptarë nga torturat. Por, specialistët e rryer për krimet monstruoze, gjithmonë do të kujdesen dhe do të gjejnë mjekë që do të nënshkruajnë se nga ajo apo nga kjo sëmundje ka vdekur i burgosuri. Mjeku patriot shqiptar, Ali Sokoli-specialist i sëmundjeve të mushkërive, ishte ndër ata mjekë të rrallë që qysh atëherë mundi t’u bëjë ballë presioneve dhe me guxim t’u kundërvihet kërcënimeve të UDB-së, e për të mos nënshkruar se patrioti i pavdekshëm, Fazli Greiçevci, vdiq nga mushkëritë e sëmura! Edhe pse UDB-ja do të gjente mjek tjetër për të dhënë diagnozë të tillë, populli do të mësojë shumë shpejt për torturat shtazarake dhe qëndrimin heroik të Fazli Greiçevcit, por edhe për qëndrimin burrëror të Ali Sokolit.


Rexhep Mala : Më torturonin udbashët shqiptarë e serbë


Rexhap Malaj herën e parë është burgosur në vitin 1968, për organizimin e demonstratave të atij viti në Gjilan, së bashku me Irfan Shaqirin, Ilmi Ramadanin, Xhavit Dërmakun dhe Ahmet Hotin. Herën e dytë është burgosur në vitin 1973, për kalimin ilegal të kufirit Kosovë-Shqipëri, së bashku me Sami Dërmakun dhe Isa Kastratin. Herën e tretë është burgosur në vitin 1974, po ashtu për kalimin ilegal të kufirit Jugosllavi-Austri. Ndërsa, herën e katërt është burgosur në vitin 1975 së bashku me Adem Demaçin, Skënder Kastratin, Isa Kastratin, Osman Dumoshin, Sami Dërmakun, Ilmi Ramadanin, Selatin Novosellën, Ilaz Pirevën, Irfan Shaqirin, Xhavit Dërmakun, Nijazi Korçën, Hetem Bajramin, Hasan Dërmakun, Fatmir Salihun, Sherif Masuricën, Zijadin Spahiun, Nazim Shurdhanin dhe Ahmet Hotin.

Jemi të Sigurimit shtetëror! Në emër të ligjit je i arrestuar, më thanë

!

Për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot, kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatëseve. ( !!! )



Shkruan Tahir Gecaj

_________________________



Më 28 dhjetor ’08, vetë i dyti, hyra në „Grand“ për të pirë kafe. Dhe, deri sa shikoja për të gjetur vendin ku do të uleshim, më ranë sy dy grupe njerëzish, rreth dy tavolinave. Grupi i parë përbëhej prej dhjetë apo më shumë vetash, ndërsa i dyti, prej 5-6 syresh. Në grupin e parë ishte në qendër të vëmendjes Muharrem Dana, kurse në të dytin, R. H. Të gjithë të pranishmit e të dy grupeve, dukej se ishin rreth e mbi moshën 50 vjeçare. Nga ata të grupit të parë, më kishte rënë ta njihja vetëm atë, më të rëndësishmin për ata, - idhullin e atyre që rrinin me të - Muharremin, kurse nga grupi i dytë, i njihja thuaja të gjithë, por me R. H., e kisha ngrënë „një thes kripë“, siç thuhet, në burgun e Zrenjaninit dhe të Somborit. Edhe të tjerët rreth tij, ishin ish-të dënuar apo të përndjekur politikë në Kosovë apo në Shqipëri.



Duket kjo hyrje paksa e çuditshme për të dalë te tema e „Dosjeve“ dhe e hapjes së tyre, e aktualizuar kohëve të fundit, në gazetën „Express“, por besoj se më lejohet për ta vazhduar edhe paksa dhe për të treguar si e njoha unë Muharremin, apo si më njohu ai mua. Pra, pa dëshirë po më rikthehet skena e mëngjesit të 22 marsit 1982, ditës kur më patën arrestuar, për të parën herë.



Me të dalë nga ndërtesa ku banoja, pata vërejtur një „Golf“ të ndalur buzë rrugës, me dyer të hapura dhe pranë tij dy - tre njerëz. Pa shfaqur ndonjë kureshtje qesh kthyer në të majtë për të vazhduar rrugën, por dy prej tyre më dolën përpara:



- Në emër të ligjit je i arrestuar, më thanë?!



- Cilët jeni dhe ç’doni nga unë, i pyeta, por pa marrë përgjigjen, para meje qe shfaqur Zyberi, ish-nxënësi im, të cilit i kisha dhënë mësim, shumë vite më parë, në Gjimnazin e Deçanit.



- Jemi të Sigurimit shtetëror! Kemi për detyrë të të çojmë në një vend të caktuar, qe përgjigjur Zyberi. Pastaj, ish-nxënësi im, Zyber Zyberi, i cili, me atë rast s’më quajti „profesor“ si herave të tjera, më dha shenjë të ulesha në ndenjësen e pasme të „Golfit“ të Sigurimit. Vetura mori drejtimin e daljes nga qyteti. Ata nuk flisnin. Mbase meditonin për punën që po e bënin, ndërsa unë vrisja mendjen për shkaqet e një kidnapimi të tillë, por edhe për shumëçka tjetër, që duhej të prisja nga makineria e UDB-s, në radhët e të cilës vepronin edhe shërbëtorët e saj me përkatësi shqiptare, e njëri prej tyre ishte edhe ish-nxënësi im, Zyber Zyberi, që më çonte drejt një vendi të panjohur, diku në Maqedoni.



Pas nja dy orësh grahje, kur vetura nisi t’i ngjitej një shpati të mbuluar me pyll të dendur, ata më urdhëruan të gërmuqesha, në mënyrë që mos ta shihja rrugën se në ç’drejtim do të më çonin, ndërkaq pak më vonë deri sa vetura duke gjëmuar i ishte afruar cakut, më lejuan të qëndroja në pozitë normale.



Përballë nesh u shfaq një ndërtesë në dukje të një hoteli. E mora me mend se ai ishte “konaku” ku do t’ më vendosnin. Në fakt, kisha dëgjuar edhe më parë për ekzistimin e hoteleve - burgje, të ndërtuara qysh në periudhën e Rankoviqit (1945-1966), të cilat shërbenin si shtëpi rekreacioni për punëtorët e UDB-s, kurse podrumet e tyre përdoreshin si burgje speciale. Kur vetura u ndal, rreth saj u gjendën tre - katër policë. Më nxorën dhe më çuan në podrumin - burg, më bastisën, m’i nxorën të gjitha gjësendet nga xhepat, m’i hoqën lidhëset e këpucëve, kravatën, rripin dhe më detyruan të qëndroja në këmbë me fytyrë të kthyer nga muri. Derën e lanë të hapur, kurse ata vetë qëndronin para saj, duke llafosur në gjuhën e tyre, sllavo-maqedone.



Qëndrova për një kohë të gjatë në atë pozitë, deri sa njëri syresh, më tha ulu në karrige. S‘vonoi shumë dhe erdhën dy punëtorë të Sigurimit Shtetëror:

· Hasan Mehmeti, shef i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror të Prishtinës dhe

· Muharrem Dana, funksionin e të cilit nuk e dija, që të dy të përkatësisë shqiptare.

Pesë ditë me radhë m’u kërcënuan dhe më pyetën për shumëçka, që kishte të bënte me demonstratat e vitit 1981, e madje edhe për ca çështje për të cilat nuk kisha dëgjuar më parë... Pra, kështu e kisha njohur idhullin e grupit të njerëzve që llafosnin atë ditë rreth tij, në “Grand”.



Udbashët Hasan Mehmeti dhe Muharrem Dana, në vitin 1975/76 morën pjesë në keqtrajtimin dhe gjykimin e grupit të Adem Demaçit etj. ( Lexo: KËTU )




Mendoj se skena e dhënë nga salla e hotelit “Grand”, e paraqet gjendjen reale të botëkuptimeve politike, të një pjese jo të vogël të inteligjencës kosovare, qofshin ata anëtarë apo jashtë partive politike.

- Nëse nuk është kështu, atëherë si mund të kuptohet ndryshe e dhëna, sipas së cilës del se Parlamenti i Kosovës pritet ta miratojë Ligjin për ish - të dënuarit politikë, ndërkaq, po ai Parlament ( në këtë apo në përbërje të mëparshme ) në emër të votës së popullit, i kishte emërtuar në pozita gjykatësish e prokurorësh, madje edhe prokurorësh specialë, pikërisht personat që morën pjesë aktive së bashku me UDB-ën serbo-shqiptare, qoftë në konstruktimin e provave dhe montimin e proceseve politike, si dhe gjykimin e tyre përmes aktakuzave të kunstruktuara?!

- Rasti më eklatant është ai prokurorit special, Reshat Millakut, i cili në emër të do farë interesash të pasqaruara të ndonjërës prej partive në pushtet, vazhdon ta ushtrojë atë pushtet të pacenueshëm, pikërisht si në periudhën e pas vitit 1981. Për të qenë befasia edhe më e madhe, Millaku ishte prokuror edhe i ndonjërit prej ish - të dënuarve politikë, deputetë në Parlamentin të Kosovës.



Reshat Millaku, prokuror i prokurorisë speciale




Dhe, tani shtrohet pyetja:

- cili ligj mund ta mbrojë një ish dënuar politik nga teket e Reshat Millakut apo të ndonjë prokurori a gjykatësi tjetër të periudhës së perënduar?!

Thënë sinqerisht asnjë ligj.

- Pra, për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatëseve.

„Katundi që shihet s’do kallauz” - thotë populli.



* * *

Vrasja, burgosja dhe dënimi i shqipatëve në „emër të popullit“!

Është dëshmuar sa e sa herë deri tani se Armata Jugosllave, e ashtuquajtura “Armatë Popullore e Jugosllavisë”, në fakt nuk ishte asnjëherë popullore. Ajo armatë, që nga themelimi i saj e deri në ditët e shpartallimit, të paktën si një armatë e rregullt, ishte e dominuar dhe shumë e dominuar nga elementi serb, që udhëhiqej nga qarqet shoviniste serbomëdha, madje që nga koha e të ashtuquajturës Luftë Nacional Çlirimtare.

Gjatë asaj lufte radhët e këtushme kishin shtabin e tyre suprem të LNÇ-së për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, ku komandant ishte një shqiptar, por më vonë, me ndryshimin e raportit të forcave si në fushëbetejë, ashtu edhe në kabinetet politike, pikërisht kur edhe duhej shkelur dhe mohuar vendimet e marra në Konferencën e Bujanit, janar 1944, e në radhë të parë të drejtat e popullit shqiptar që të vetëvendoste për fatin e vet, qarqet ushtarake-politike nisën spastrimin e kuadrove komanduese në radhët dhe brigadat e UNÇ-së të Kosovës. Zëvendësimin i tyre u bë me serbë dhe malazezë. Dhe, çfarë ndodhi pas kësaj, dihet fare mirë në opinion tonë: u vendos administrimi ushtarak në Kosovë, ndërmerren krime të papara mbi popullin e pambrojtur shqiptar, ndërkohë që bëhen masakra në Drenicë, Gjilan, Tivar, Shkup dhe në shumë vende të tjera shqiptare.

Kjo politikë e qarqeve ushtarake dominoi edhe gjatë periudhës së pas luftës, sidomos pas vitit 1981, pas demonstratave të vazhdueshme të popullit shqiptar kundër padrejtësive që i janë bërë nga pushtuesit sllavë.
Situata aktuale politike në Kosovë, në fillim të muajit prill të vitit 1981 e detyroi kreun më të lartë ushtarak jugosllav, të ngritë shkallën më të lartë të mobilizimit në Armatën Jugosllave, duke përforcuar me trupa të mëdha korpusin e Prishtinës dhe duke i sforcuar të gjithë mekanizmat ushtarakë dhe policorë, shërbimet sekrete, shërbimin e propagandës speciale dhe asaj publike, organet politike, organet gjyqësore, perfeksionimin e metodës së zbulimit etj. Të gjitha këto masa i ndërmori APJ duke pasur parasysh ngritjen e vazhdueshme të ndërgjegjes kombëtare e klasore, intensifikimin e luftës së tij për të drejta e liri.

Mobilizimi dhe bashkimi i paparë i popullit tonë si dhe numri i madh i shqiptarëve në AJ (çdo i treti ushtarak ishte shqiptar) paragjykohej me të drejtë si rrezik potencial në destabilizimin e Armatës Jugosllave, si dhe në destabilizimin e Jugosllavisë në përgjithësi. Mobilizimi i shpejtë i njësive dhe nisja e tyre për në Kosovë në prill të vitit 1981 i tronditi shumë ushtarët dhe eprorët shqiptarë, pasi që nuk kishin informata rreth misionit të tyre në Kosovë. Mendonin se në Kosovë është luftë, se atje duhej luftuar kundër popullit shqiptar, prandaj dezertuan shumë ushtarë, refuzuan urdhrat e eprorëve të tyre, u shkruanin letra lamtumirëse familjeve, etj.

Këtë më së miri e shpjegon më vonë gjenerali Mladen Bratiq, sekretar për informin në LK të AJ-së, i cili pati deklaruar: ”Funksionarët e lartë dhe oficerët nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në Kosovë, sepse nuk janë «të marrë» të shkojnë e të vdesin në Libanin jugosllav. Atje i dërgonin vetëm naivët dhe kadetët pa përvojë, sepse të vjetrit nuk pranonin të komandonin në territorin e Kosovës”.

Shumë garnizone së Armatës të Parë mbetën me një përqindje të vogël të ushtarëve dhe eprorëve. Asokohe në Kosovë ishte dislokuar një korparmatë të Ushtrisë Jugosllave me rreth 40.000 pjesëtarë. Korparmata ka qenë e përbërë me mbi 80 për qind të eprorëve dhe ushtarëve të nacionalitetit serb, gjersa komanda e saj qind për qind me pjesëtarë të serb. Veprimet e tyre si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj ishin të orientuar kundër shqiptarëve. Ata filluan me provokime të pareshtura në orët politike dhe jashtë saj e shpeshherë edhe fyerje të rënda kundër popullit shqiptar në përgjithësi. Nga eprorët ushtarakë shqiptarë kërkonin që para ushtarëve ta kenë si temë qendrore, situatën në Kosovë dhe t’iu shpjegojnë arsyet pse Kosova nuk mund të bëhej republikë.

Në një takim të udhëhequr nga gjenerali Bunqiq, organizuar nga Armata e Parë ishin prezentë të gjithë eprorët të lindur në Kosovë. Në këtë takim nuk u bë fjalë për çka ishim të ftuar, por takimi u bë me qëllim për t'i provokuar eprorët shqiptarë, me pyetje të ndryshme, si për shembull, pse Kosova nuk mund të bëhet republikë, nëse do të merrnin detyra në Kosovë, si do të kishim reaguar ndaj «nacionalizmit» dhe «irredentizmit» shqiptar, pse nuk i denonconin sjelljet e dyshimta të ushtarëve shqiptarë, etj. Me insistimin e organit të sigurimit në foltore, eprori Ramadan Behluli u përgjigj në pyetjen e parashtruar “Pse Kosova nuk mundet të bëhet Republikë”? Eprori shqiptar, në kushtet dhe rrethanat e atëhershme u përgjigj shkurt:”Kosova nuk mundet të bëhet Republikë pasi që ekziston një shtet shqiptar”. Kjo përgjigje e revoltoi pa masë gjeneralin Bunçiq. Kjo përgjigje i kushtoi Ramadanit me qëndrim më tepër se një orë në foltore, deri sa i përsëriti të gjitha “arsyet” gjeneralit Bunçiq.
Gjatë të kësaj kohe maltretimet, fyerjet ,dhe poshtërimi ishte prezent para shumë pjesëmarrësve në këtë tubim, i cili u inskenua enkas për provokime në një anë, e në tjetrën u bë edhe prezantimi i ynë para shërbimit të KOS-it, të cilët ishin të pranishëm aty. Ky «tubim» zgjati më tepër se gjashtë orë. Presioni psikik mbi eprorët, kadetët dhe ushtarët shqiptarë, u pasua më vonë edhe me masa represive në “zbulimin” e të dyshimtëve dhe largim e tyre nga APJ-ja. Kjo fushatë represive filloi qysh nga gushti i vitit 1981, fillimisht me eprorin më të lartë, Sadik Sutaj, i cili u dënua me 4 vjet e gjysmë burg, për shkak se kolegëve të tij u tregoi për situatën aktuale politike dhe ushtarake në Kosovë, si dhe angazhimin e njësive të blinduara kundër demonstruesve shqiptarë.

Në maj të vitit 1982 u dënua edhe eprori ushtarak, Skënder Ibishi, si anëtar i organizatës ilegale “PKMLSHJ” ai fillimisht u dënua 12 vjet burg të rëndë, më vonë u zbuluan disa grupe të eprorëve dhe ushtarëve brenda AJ-së.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...