2012-08-14

Prof. Arben LLALLA :KUSH E VRAU HASAN PRISHTINËN!?! NË ARKIVAT E SELANIKUT ZBULOHET MISTERI I VRASJES !


Arben Llalla


Si u vra Hasan Prishtina në Selanik




         
          Më 13 gusht u mbushën 74 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeminsitri i Shqipërisë Hasan Prishtina. Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik në arkivat e këtij qyteti zbulova një gazetë të vjetër që përshkruante ngjarjen e vrasjes së atdhetarit të shquar Hasan Prishtina. Në gazetën “Maqedonia e Re” e datës 14.8.1933, ishte botuar fotografia e Prishtinës i vdekur dhe fotografia e vrasësit Ibrahin Çelos.



 Gazeta e asaj kohe shkruante për jetën, veprimtarinë dhe pasurinë në Selanik të Hasan Prishtinës dhe na sjell një fakt të vërtetë për datën e vrasjes së tij që deri më sot shumë historianë shqiptar që janë marrë me figurën e tij e kanë gabuar duke shkruajtur si datë të vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetës së kohës është data 13 gushti i 1933.

          Hasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë tre katëshe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga dikur zonë e privilegjuar. Ndërtesa trekatëshe rrethohet prej një oborri gjigant me sipërfaqe rreth 1500 m katrorë, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë milion dollarë amerikanë. Thuhet se mjaft vite më parë pronën e kërkoi e mbesa e Hasan Prishtinës, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdhmemecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. Është e drejtë dhe detyrë që përfaqësuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luftën për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi më mirë të vdesë nëpër malet e Kosovës, se sa në kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti.

Hasan Prishtina nëpër faqet e historisë

          Hasan bej Prishtina ka qenë njëri nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurinë e dha për çështjen kombëtare shqiptare. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatit
ën ngritjen e Flamurit në Vlorë. Hasan Prishtina lindi në vitin në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, Polaci (tani Hasanprishtina). Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci.

          Mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përsëri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu në Stamboll. Shovinizmi i xhonturqve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të cilët ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912) në Shqipëri. Esat Pashë Toptani mori përsipër krahinën e Shqipërisë së Mesme dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morën përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail bej Qemali u nis për në Europë, për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina mori përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin.

          Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës. Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes “ZUKRE” (Afërdita) që ka dalë më 1911. Për arsye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy vjetëve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; “Pessembe Mebusu Hasan” (deputeti së enjtes). Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministër i punëve botërore në qeverinë e Durrësit.

          Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojnë Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mori pjesë në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjes (1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftëtar për mbrojtjen e “zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës kundër sundimit serb. Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen pas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.

          Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate - Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar. Në fund të muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.

“Tradhëtari” Hasan Prishtina

          Më 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë. Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që kryente Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit në dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve, Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut. Deri në vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilësuar tradhëtar i kombit shqiptar. Kështu mbreti Zog e vrau, ndërsa qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhës e rivrau, sepse pseudohistorianët shqiptarë shfrytëzuan deri më 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse për të bërë historinë e Shqipërisë dhe vlerësimet e disa figurave të ndritura politike shqiptare. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën.

Përshkrimi i atentatit nga gazeta greke e kohës
“Maqedonia e Re” (Μακεδονικα Νεα)

          “Maqedonia e Re” e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, shkruante për ngjarjen që tronditi Selanikun më 13 gusht të vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shënonte se Hasan Prishtina është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”.

     Ibrahim Çelos



Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Në faqet e gazetes shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën. 


Ndërtesa- shtëpia e Hasan Prishtinës nëSelanik

          Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.



          Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregëtores “Beharnae” të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turrur drejt rrugës “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojes së policisë. Por nuk mundi t’i shpëtojë egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vijë skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasësin. Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte antentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke ishkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysëm vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën “Paleon Patron”, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara. Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2.50 minuta mbasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.

          Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogu. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit t
ë mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhëtar. Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të shlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar për rininë, vërshtirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Mori pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare”.

·        Autori ëshët anëtar i Këshillit Shkencor i Institutit të
    Studimeve të Çamërisë

Si u vra Hasan Prishtina?


Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik dhe duke kërkuar nëpër arkivat greke gjeta gazetën greke “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) të asaj kohe që mbetet i vetmi dokument historik që sjell një foto të Hasan Prishtinës i vdekur si dhe ngjarjen me imtësi.
Në gazetën “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) e datës 14.8.1998, është botuar dhe fotografia e vrasësit Ibrahin Çelos. Gazeta shkruan për jetën, veprimtarinë dhe pasurinë në Selanik të Hasan Prishtinës dhe na sjell një fakt të vërtetë për datën e vrasjes së tij që deri më sot shumë historian shqiptar që janë marrë me figurën e tij e kanë gabuar duke shkruar si datë të vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetës së kohës është data 13 gushti i 1933.



Afër vendit ku është qëlluar Hasan Prishtina ndodhej vendi i punës ku unë punoja për disa vitesh në Selanik, ndërsa shtëpia e tij ishte afërsisht 1 km larg, dhe mund të kaloja disa herë në ditë në atë rrugë, por asnjëherë nuk do më shkonte ndërmend se ai vend do të kishte lidhej me një ngjarje tragjike për historinë e kombit tonë. Për fat të keq nga shumë studiues dhe historian që janë marrë me figurën e Hasan Prishtinës anashkalohet data e vrasjes së tij dhe shtëpia që ndodhet në qytetin e Selanikut.
Disa herë bëra përpjekje se mbase gjendej ndonjë dashamirës për të financuar një film dokumentare rreth viteve të jetës së këtij burri të shquar, por ndesha në vesh të shurdhër.

Gazeta greke “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, shkruan për ngjarjen që tronditi Selanikut më 13 gusht të vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shënonte se Hasan Prishtina është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike €të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Në faqet e gazetës shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 28 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën.
Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Ēimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxori rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes.
Fill pas krimit të tij vrasësi, që ti ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregtores “Beharnae” të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turrur drejt rrugës “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojës së policisë. Por nuk mundi t’i ik egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vije skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: - Shqyeni, shqyeni, vrasësin. Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte atentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysmë vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara.
Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia.
Në orën 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.
Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaro-maqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjetë ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun.
Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhtar.
Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të çlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar për rininë, vështirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Morri pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare”.

Mbi 100 studiues të shqipes bashkohen në Prishtinë

Në Prishtinë ka nisur sot Seminari XXXI për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Në aktivitetin më të madh të albanologjisë në Kosovë marrin pjesë më shumë se 100 studiues të kulturës shqiptare.Seminari do të zgjasë 13 ditë, ndërsa sesionet shkencore të tij mësohet se do të përqendrohen në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.







Mbi njëqind studiues të albanologjisë e kulturës shqiptare do të bëhen bashkë edhe një herë në kryeqytet. Seminari XXXI për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është bërë sebep që ata që merren me trashëgiminë dhe krijimtarinë shpirtërore të popullit shqiptar, të shpalosin kumtesat e tyre para kolegëve në Kosovë. “Maratona” trembëdhjetëditëshe e aktivitetit më të madh të albanologjisë në vend do të nisë sot (e hënë). Ceremonia e hapjes së këtij edicioni do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Një ditë para nisjes së aktiviteteve që do të mbahen nën ombrellën e këtij organizimi, Bardh Rugova, drejtor i Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka thënë se organizatorët janë kujdesur për të gjitha detajet.

“Jemi përgatitur për Seminarin XXXI. Tashmë një pjesë e mysafirëve ka arritur në Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, numri i studiuesve që do të lexojnë kumtesat e tyre në kuadër të seminarit, nuk ndryshon shumë nga edicionet e kaluara.

“Nuk ndryshon numri i pjesëmarrësve nga vitet e shkuara. Do të jenë aty pak mbi njëqind të huaj dhe po aq shqiptarë që do të marrin pjesë në kuadër të referimeve dhe të sesioneve shkencore”, ka thënë Rugova, derisa ka shtuar se përveç prezantimit të kumtesave, Seminari edhe sivjet ngërthen në vete edhe kurset e gjuhës shqipe.

“Studiuesit e huaj do t’i ndjekin kurset e shqipes në tri nivele”, ka thënë ai.

Në kuadër të sesioneve shkencore që organizon Seminari çdo vit, këtë herë, vëmendja më e madhe, sipas Rugovës, do t’i kushtohet përvjetorit të 100-të të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Edicioni i këtij viti përkon me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Për këtë do të mbahet një tryezë e veçantë e Seminarit, por edhe sesionet shkencore do të jenë të lidhura me këtë ngjarje”, ka thënë Rugova. Edhe sivjet Seminari do të ketë sesionin e gjuhësisë, për të cilin është caktuar tema “Gjuhësia shqiptare (1912-2012)”, si dhe atë të letërsisë që këtë vit do të ketë për temë “Studimet letrare shqiptare (1912-2012)”.

Organizatorët e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, po ashtu janë kujdesur që të nderojnë poetin e ndjerë, Ali Podrimja.

“Poeti Ali Podrimja ka qenë pjesë e seminarit vazhdimisht në një mënyrë ose tjetrën. Ai u nda prej nesh, pasi ne e kishim dërguar në shtyp programin e Seminarit. Mirëpo ne kemi vendosur që të gjejmë një hapësirë brenda programit dhe t’ia kushtojmë një orë letrare poetit Podrimja, duke lexuar disa nga poezitë më të bukura të tij”, ka thënë Rugova.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare do të mbahet deri më 25 gusht. “Miti serb i Kosovës” i Enver Mehmetit, është titulli i kumtesës së parë që do të lexohet në kuadër të seminarit. Ndërkohë, kumtesa tjera që janë pjesë e programit të sivjetmë janë edhe “Funksioni i parafjalëve më, në, nën dhe mbi në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase” e Irena Manovska, “Theksi i fjalës në morfologji të shqipes: teoria metrike dhe e optimalitetit” e Gjorgje Bozhoviq, “Shënime për standardin morfologjik të Korpusit nacional të shqipes” e Marija Morozova, “Kaj nas” folësit e Boboshticës në kontakt me popullin autokton” e Anna Kapitanovas, “Politikat religjioze të perandorëve romakë” e Naser Ferrit, “Shkolla Arbërore në Venedik në shek. XV-XVI” e Jahja Drançollit etj.

Krijimtaria poetike e Ndue Ukajt dhe Anton Gojçajt


Subjekti trans-atlantik në poezinë moderne shqipe

Shkruan: Peter TASE


Viti 2012 shënon jo vetëm njëqindvjetorin e formimit të shtetit Shqiptar por gjithashtu edhe trevjetorin e anëtarësimit të këtij të fundit në aleancën e vetme dhe më të suksesshme euroatlantike, NATO, një aleancë e cila ndër të tjera ka dhe ndikimin e saj edhe në poezinë moderne Shqipe, e përfaqësuar në këtë tekst nëpërmjet dy shkrimtarëve të afirmuar, Anton Gojçaj dhe Ndue Ukaj. Nuk është koincidencë që Kongresi Ndërkombëtar i Artistëve Shkrimtarëve dhe Poetëve PEGASI po zhvillohet në Kosovë dhe Shqipëri në të njëjtin muaj kur tre vjet më parë është ngritur flamuri shqiptar në Bruksel, në selinë qendrore të NATO-s.

Në të vërtetë, në këtë kongres historik që karakterizohet nga një pjesëmarrje e gjerë, është e rëndësishme të vihet në dukje teknika dhe stili trans-kontinental që janë gjithmonë të pranishme në vargjet e Anton Gojçaj dhe Ndue Ukaj, dy shkrimtarë shumë të njohur jo vetëm në Ballkan por edhe përtej Atlantikut dhe në diasporë. Ukaj dhe Gojçaj janë shkrimtarë që me penën e tyre afrojnë shqiptarët së tepërmi nëpërmjet stilit të tyre letrar, fjalorit sa bashkëkohor aq edhe tradicional në vargjet e tyre, por gjithashtu edhe metrika e zgjedhur nga këta dy poetë bën që të jetë vërtet fillimi i një epoke të re në poezinë shqipe.

Ndue Ukaj dhe Anton Gojçaj transmetojnë tek publiku vlerat e traditës së moralit perëndimor dhe si rrjedhojë megjithëse integrimi i Shqipërisë ka pësuar një ngërç dhe deri më sot vendi ka ngelur gjysmë i integruar – anëtare me të drejta të plota në NATO por ende është duke trokitur në portat e Europës për të marrë statusin e vendit kandidat në BE – e vetmja pjesë e cila është më afër Europës është poezia e këtyre dy shkrimtarëve të afirmuar të cilët ndajnë me botën e qytetëruar dhe veçanërisht me Hemisferën perëndimore; traditën e lashtë dhe të zhvilluar të letërsisë, folklorit dhe poezisë shqipe. Anton Gojçaj dhe Ndue Ukaj janë vlerësuar nga shumë studiues shqiptarë por edhe ndërkombëtarë.

Për poezinë e Gojçaj studiuesi shqiptar dr. Anton Berishaj shkruan: “ Poezinë e Anton Gojçajt e karakterizon një dinamikë e veçantë tekstore, një tekstualitet i gjallë, i pazakonshëm, origjinal. Autori e arrin këtë me një shumësi procedimesh dhe teknikash kompozicionale e strategjish retorike.”

Ndërsa vargjet e “Godo nuk Vjen” të Ndue Ukaj, historiani i njohur amerikan dhe biografi i Abraham Linkoln-it, Harold Holzer i ka cilësuar si “të mbushura me mendime, prekëse, të fuqishme dhe me bukuri të rrallë.”

Anton Gojçaj lindi në vitin 1966, në Podgoricë. Ka studiuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Jeton në Tuz (Mali i Zi). Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, diçka më rrallë merret edhe me përkthime letrare nga gjuhët e sllavëve të jugut në shqip dhe anasjelltas. Punimet e Gojçaj janë botuar në periodikun letrar në: Kosovë, Malin e Zi, Shqipëri, Zvicër, Maqedoni, Rumani, Greqi, Kroaci, Slloveni dhe në fund të 2012 pritet të botohet vëllimi i tij me poezi “Dëgjohet një violinë, në suferinë...” edhe në Shtetet e Bashkuara.

Vargjet të tij janë botuar në një përmbledhje të letërsisë së popujve pakicë në Malin e Zi me titullin “Nga çerdhja gjer në qiell” Podgoricë 2010, pastaj në panoramën e krijimtarisë letrare të shqiptarëve nga Mali i Zi, me titull: “Dritaren lëre hapur,” Zagreb 2010.

Deri tani ka botuar këto vepra letrare: Poezi, Illyricum, 2001, Tuz; Qengj i harruar natën në mal, tregime, Shpresa, 2003, Prishtinë ; Tema e heroit nacional në letërsi, ese, AIKD, 2004, Prishtinë; Passio, roman, Buzuku, 2004, Prishtinë; Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit, studim, Buzuku, 2007, Prishtinë; Shija e librit, vështrime, recensione, AIKD, 2009, Prishtinë; Passio, ribotim, Enti Botues “Gjergj Fishta”, 2009, Lezhë; Ndërmjet kapakëve, tregime, Art Klub, 2010, Ulqin; Dëgjohet nje violinë, në suferinë , ribotim i vëllimit me poezi, EB “Gjergj Fishta” 2011, Lezhë; Biblioteka e Hirushes - Letërsia shqipe në Malin e Zi, reçensione, Art Club, 2011, Ulqin.

Në vargjet e Gojçaj vihet re qartë komunikimi midis kulturave ashtu siç mund ta vëmë re edhe në poezinë me titull “Ishulli i Ri,” ku shkrimtari ndodhet “në mes të oqeanit me një mijë kufij për një natë e krijoi njeriu i ri / duke braktisur shtëpinë e shoqërinë ngase s’e qiti më dashurinë / ky ishull që duket si tavolinë me një shishe birrë dhe një kuti cigare / ma kujton nëpër mjegull vdekjen e Mozartit / jetën tonë të dashur teatrin e çastit.../

Me një mjeshtëri për t’u patur zili, Gojçaj ndërthur fare bukur jetën e tij idilike në një kontekst më të gjerë, ku përfshihet oqeani që lag shumë brigje por edhe Mozarti që vjen nga një vend siç është Salzburgu i Austrisë, një shtet pa dalje në det. Gojçaj shpalos një propensitet të papreçedent në formimin e lidhjeve midis kulturave të ndryshme.

Në poezinë “I biri i Frankenshtajnit”, Gojçaj me një stil të pa-parashikueshëm përmbledh në vetëm katër vargje krijimin e botës nga Eva dhe Adami por edhe elementin Historik, shume dimensional, të Kalit të Trojës; vargjet rrjedhin si vijon: / bijat e Evës e lumturojnë botën si në kohët e para / derisa Adamit po i ndryshon fara… / një engjëll o demon më rraset pranë gojës / jam brenda a përballë kalit të Trojës.../

Ndërsa në poezinë tjetër, “Regëtime,” Gojçaj përshkruan rrugëtimin e gjatë krahas sentimentalizmin njerëzor, poeti tërthorazi pse jo edhe me një gjuhë paksa të drejtpërdrejtë, ka përfshirë edhe temën e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane: /nuk qajnë kambanat / veç pranvera vonohet / për bashkimin tonë / që nuk po realizohet.../

Pasi lexojmë këto vargje, shtrohet pyetja e thjeshtë, çfarë kuptimi ka fjala bashkim në këtë strofë? Këtu zbardhet elementi i integrimit evropian të Shqipërisë, i cili shfaqet gjatë nën-kuptimit kontekstual.

Ndue Ukaj në dy vëllimet e tij me poezi shpalos pastër ndjenjat miqësore me popullin Amerikan kur shprehet si më poshtë: “Mes dhimbjeve të akullta dhe shikimeve të hasmërua / Mbi retë e zeza dhe furtunat rrëmbyese / Rri shikimi i bukur i Amerikës krahëhapur / Që përqaf plagët e meridianëve/ Me këto vargje Ukaj, bashkon gjithmonë e më shumë vlerat e përbashkëta midis dy popujve, Shqipërisë dhe Amerikës. Në vëllimin e tij me poezi “Godo nuk vjen” dallohet dëshira, vullneti, konturet e një lidhje të veçantë midis Shqiptarëve dhe popullit Amerikan.

Ukaj hedh dritë gjithashtu edhe në subjektet biblike të cila bëjnë një pjesë integrale, të konsiderueshme në Letërsinë Shqipe, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit. Në poezinë “Eva Ime” poeti shkruan: “Ti Eva ime,/ Ke rënë në gjumë lehtë / Lehtësisht përkëdhel kohët / Dhe i mbyll në kopshtin tënd / Dhe ashtu turbullueshëm / Ruan misterin e përjetshëm / Të gjarprit / Dhe mollës / Dhe lakuriqësisë.
Ndue Ukaj, ka lindur në vitin 1974 në Stubëll e Sipërme, të Kosovës.

Ka ndjekur studimet Universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës. Vëllimin e tij të parë me poezi, “Ujëvara e metaforave,” e ka botuar në vitin 2004 dhe më pas krijimtaria e tij është pasuruar gjithmonë e më shumë me vepra të tjera poetike përfshi: “Itaka e Fjalës,” “Godo nuk vjen,” por edhe një libër dedikuar kontekstit biblik në Letërsinë Shqiptare. Ukaj është fituesi i çmimit të librit më të mirë me poezi në Kosovë, për vitin 2010; ky çmim iu dha librit të tij “Godo nuk vjen,” që tashmë është botuar në SHBA, dhe përkthyer në anglisht e spanjisht.

Për poezinë e Ndue Ukaj studiuesi i mirënjohur dhe filozofi kosovar Prend Buzhala shkruan: “Jehona e tillë intertekstuale, bartet edhe te libri i dytë “Godo nuk vjen”, sidomos tek poezitë që kanë emër-shenjën e përbashkët “Godo” (figurë asociative e personazhit të Beketit, që sugjeron paradoksin alegorik të pritjes, një humnerë të boshllëkut, asgjësë). Madje, libri i dytë shënjon një shkallë më të ngritur poetike, një hapësirë e re, e ardhur si jehonë nga libri i parë.

“Kufijtë e librit asnjëherë nuk janë të qartë: ata gjenden edhe jashtë një titulli, jashtë linjës së parë, jashtë konfigurimit të tij të brendshëm e trajtës së tij të pavarur, tek përfshihet në strukturën e referencave të librit të dytë, të teksteve tjera, të thënieve tjera.”

Këta dy shkrimtarë me një krijimtari të veçantë, shërbejnë si ambasadorët më të mirë të poezisë moderne shqipe dhe artit të shkruar në botën perëndimore e cila është e etur që të mësojë dhe implementojë një dialog ndër-kulturor kaq të nevojshëm midis popujve dhe qytetërimeve.

Ashtu siç e artikulon shume bukur edhe Prend Buzhala: “Poeti gjendet gjithmonë në anën e të lënduarve, me revoltën [komunikimin] e tij poetik-jetësor e me verbin e tij rebelues.”

Një revoltë për të cilën bota ka më shumë nevojë se krismat e armëve.

Burgjet e diktaturës...


69-vjeçari Miho Gjini, ai që ka bërë kritikë teatri dhe teatër, kritikë letërsie dhe letërsi, tani bën jetën e një emigranti, që me të zbardhur dita niset të nxjerrë bukën e përditshme me forcën e muskujve të mplakur, siç thotë ai. Është autori i 13 librave, i disa dramave të vëna në skenë, njeriu i ditur i dikasterit të dekadave më parë të arsim-kulturës dhe regjisori i suksesshëm i disa vënieve në skenë. Miho Gjini është një emër me autoritet profesional i viteve ‘60 e ‘70 në punën e gjatë me trupa artistike në terren. Është njeriu që diktatura i rezervoi burgun, si pjesëtar i "çetës" së liberalëve në art e letërsi. Në këtë jetë të vështirë e të shpërfillur pas dënimit në burgjet e diktaturës, thotë se pas vitit 1982, kur la qelitë e Tepelenës, Ballshit e të Spaçit, jetoi burgun nën qiellin e hapur, që i bëhej në emrin e të famshmes luftë të klasave.
Miho Gjini, njeriu që bëri artin, provoi ferrin dhe jeton arratinë
Miho Gjini, njeriu që bëri artin,
 provoi ferrin dhe jeton arratinë

Kjo klimë vrasëse e bëri krijuesin të renditet ndër të parët që mori rrugët e kurbetit të detyruar, sikurse e quan. Një barake me llamarina në një lagje thuajse të pabanuar jashtë Athine, të quajtur Koropi, është banesa e jetës së viteve të vështira të emigrantit të vonuar, por edhe studioja e krijuesit që nuk kuptohet dot pa penën në dorë e letrat e bardha, që i mbush me mendimin estetik e kritik, me muzën e krijimit të tregimeve, novelave e memuareve nga jeta në ferr, nga arratisja e kujtesës etj.

Këta togfjalësh mbajnë për tituj disa nga vëllimet e fundit të botuar pas vitit 2000, për të cilat ai le tryezën e krijimit ditën, për t‘iu kthyer asaj mbrëmjeve edhe me tufën e eurove, të nevojshme për të jetuar e për të botuar. Kohë më parë atë e ktheu në vendlindje një tjetër nderim që i është bërë: Komuna e Lukovës e shpalli "Nderi i Bregdetit".

INTERVISTA

Është e pakonceptueshme sot se si një njeriu, një krijuesi, një intelektuali mund t‘i nxiroset jeta nga "Njollat e murrme". Si ndodhi?

Nga një njeri tepër i varfër, unë munda të bëhem diçka në jetë. Atëherë kur unë mendova se kisha arritur diku afër majës, pësova një rifillim të tmerrshëm dhe rashë mu në fund. Në fillim ishte e thjeshtë. Ishte një furtunë që Enver Hoxha u bëri armiqve fantazmë që i shfaqeshin natën. Midis tyre ishin armiq që ai i quante liberalë dhe e quante shumë të rrezikshëm këtë liberalizëm, sepse vështronte nëpërmjet kësaj dritareje që e quante liberalizëm, hapjen drejt botës, drejt Evropës. Pra, u desh ta pësoja edhe unë në këtë mes si mbrojtës i disa dramave që ai i quajti liberale dhe të rrezikshme për ideologjinë, konkretisht duke sjellë në festivalin kombëtar të teatrove dramën "Njollat e murrme", që ai e quajti manifest të revizionizmit. Unë e përjetova këtë si një tmerr dhe nuk kam dëshirë as ta kujtoj dhe e quaj diçka të harruar.

Çfarë erdhi pas këtij ferri? Ndërroi diçka te Miho Gjini me ndërrimin e sistemit?
Me keqardhje e pohoj këtë "asgjë", përveç njëfarë lirie për të lëvizur e për të shkuar deri në Greqi si argat për nxjerrjen e bukës me shpatullat e mia. Nëpër sirtarët e zyrave të "demokratëve" që erdhën në pushtet dhe më pas edhe të "socialistëve", mund të gjeni mbi 30 lutje e kërkesa, që humbën si kripa në ujë. Asnjë kambanë nuk po bie, dreqi ta marrë, në këtë "varrim të përjetshëm" që po na bëjnë së gjalli pushtetarët! Ç‘kërkonte vallë ky Miho Gjini? Vetëm strehë dhe punë.
Me përfundimin e këtij ferri, ku unë pikërisht shpresoja se do të arrija një rimëkëmbje, pikërisht kur themelet e shtetit po lëkundeshin dhe po lindte dielli i demokracisë, po lindte dielli i lirisë së vërtetë dhe komunizmi po jepte shpirt, unë shpresova dhe shpresa ime ishte shumë e flaktë se ndryshimet do të ndodhnin shumë shpejt. Ndoshta këtu u gabova, se ndryshimet ishin milimetrike dhe nuk mundëm të merrnim sadisfaksionet që prisnim.

Cilat ishin këto sadisfaksione?

Një punë të profilit tonë, një strehë për të futur kokën. Për çudi, kaluan pesë vjet, kaluan dhjetë vjet, 15 vjet dhe vura re me trishtim që sirtarët e pushtetarëve të rinj mbusheshin me kërkesat tona prej letre dhe ato mbetën gjithmonë "kërkesa prej letre". Kështu që u detyrova të marr rrugën në emigracion. Por rruga e emigracionit ishte me ato privacione të punës së rëndë për të mbijetuar, një mbijetesë për të siguruar diçka. Por ama shpirti im prej artisti do të jetonte, do të mbijetonte dhe u mundova dhe arrita ta realizoj këtë që krahas punës së rëndë të mos i ndahem pasionit të vjetër për artin, për letërsinë dhe pikërisht te letërsia gjeta pasionin e dytë pas teatrit. Veç katër librave studimorë për artin skenik, shkrova edhe gjashtë libra të tjerë me karakter letrar, me tregime, novela dhe një roman autobiografik dhe tani jam duke shkruar një libër që përfaqëson një triptik kritik letrar.

Sa larg teatrit, dashurisë tuaj të parë, ndiheni duke shkruar libra?

Teatri është tamam dashuria ime e parë. U ndamë përkohësisht prej egërsisë së kohës e më pas prej emigrimit që na u imponua me po kaq egërsi. Ndaj iu kushtova letërsisë. Tri librat me tregime e novela, që kam shkruar gjatë kësaj periudhe, kanë të bëjnë me këtë lloj letërsie. Por më është dhënë rasti t‘i rikthehem edhe një profesioni shumë të dashur për mua, regjisurës. Po vë në skenë një komedi të Skënder Demollit në kohën time të lirë, me miqtë e shokët e mi emigrantë, doemos artistë profesionistë (disa syresh studentë të mi), që kanë mall për skenën e "braktisur", sikundër edhe unë.

Braktisjen e shtetit a e ke ndjerë?

Mua më mungon vendi im, deri dhe Saranda e Piqerasi. Dhe u habita që pas një harrese jo të gjatë, dy vite më parë më vjen nga Presidenti i Republikës stimuli moral që më emocionoi tepër. Më jepet para dy vjetësh titulli " Mjeshtër i Madh" dhe s‘kalojnë as dy vjet dhe njerëzit e mi të krahinës, Komuna e Lukovës, më japin dje edhe një sadisfaksion tjetër moral, duke më bërë "Qytetar nderi" të bregdetit.

Për mua është një kënaqësi e dyfishtë dhe kjo sikur m‘i përgjysmon vuajtjet që kam hequr.

Si mundeni të botoni kaq dendur libra, ndërkohë që jetoni në vështirësi ekonomike në emigracion, ku bëni punë të rënda jashtë një moshe pune.

Është e mundur. Sa më shumë shtohen vuajtjet, sa më shumë kalojnë vitet, sa më tepër e ndjen plakjen njeriu, kërkon në vetvete forca të atilla që të mposhtë edhe vuajtjet e kaluara edhe punën e rëndë edhe largimin nga vendlindja. Unë i kushtohem në mënyrë të trefishtë pasionit të krijimtarisë, ajo është një nga gëzimet më të rralla që përjeton njeriu i letrave, njeriu i artit dhe sikur na mban gjallë shumë më tepër nga ajo puna e rëndë që bëjmë. Unë dhe shokët e mi në emigracion nuk e ndajmë veten nga vendlindja, nuk e ndajmë veten nga letërsia që botohet këtu. Kemi krijuar një lidhje të shkrimtarëve dhe të artistëve në emigracion. Kemi krijuar disa shfaqje skenike në gjuhën shqipe, kemi botuar libra që i mëshojnë temës së emigracionit.

Çfarë mendon për zhvillimet e sotme të artit profesori i artit skenik dhe i arteve të bukura në përgjithësi i kohës së monizmit?

-Ka një frymëmarrje që e ka nxjerrë artin, kulturën, letërsinë në një diapazon jo vetëm të dukshëm, por edhe cilësor. Ka një kërkim dhe kërkimi është i dukshëm në të gjitha gjinitë e artit dhe të letërsisë. Ka eksperimentime në letërsi, në artin skenik, në balet, në televizion e kudo. Dhe kjo hapësirë, kjo rritje cilësore s‘ka si të mos ndihet, s‘ka se mos na përkëdhelë sedrën e të na nxitë që edhe ne si krijues ta shtojmë begatinë e artit dhe të kulturës sonë.

Cili është borxhi që i ka artit dhe artistëve politika e re dhe ky shtet i ri postkomunist?

Unë mendoj se nga qeveritarët e rinj do të marrë fund indiferentizmi i tmerrshëm. Ne shkruajmë, botojmë, marrim pjesë në media, bëjmë shkrime, libra, artikuj të ndryshëm dhe këto nuk shpërblehen dhe vazhdojmë akoma të qëndrojmë në sadisfaksionet morale. Kjo duhet kapërcyer nga politikanët, nga Parlamenti shqiptar. Të ketë ligje vlerësimi për artistët, për shkrimtarët, të kenë konsiderata, ligje për t‘i përkrahur, për t‘i evidentuar punët e tyre, se dihet që atë që bën një vepër letrare, ose një vepër skenike, nuk mund ta bëjnë dot 100 politikanë.

Po personalisht ty?

Në prizmin personal unë mund të them që megjithëse jam në moshë të thyer, kam një plagë që më vjen rëndë ta theksoj vazhdimisht: që nuk kam një strehën time në Shqipëri. I vetmi faktor që më bëri të emigroj është se strukturat e ligjet janë të atilla që nuk të favorizojnë shumë.

Josif Papagjoni: Miho Gjini, filozof i teatrit

Për Miho Gjinin, kritiku i artit Josif Papagjoni thotë se është më së pari kritiku i teatrit, më i zëshmi i fundit të viteve ‘60 e fillimit të atyre ‘70. Ai kujton se Gjini i përket një periudhe kur teatri njohu zhvillime cilësore, kur ai u përball me probleme të ndërlikuara të rritjes. Në këtë klimë kritika u ofrua të thotë një fjalë të mençur. Në këtë fushëpamje, Miho Gjini në përfytyrimin e Papagjonit mbetet "një nga artikuluesit jo vetëm emocionalë të fjalës mbi teatrin, por edhe mendimtar i rrallë dhe filozof i këtij teatri". Pikërisht për sinqeritetin e fjalës së tij dhe për atë dashuri të madhe që kishte për teatrin, ai doemos u detyrua të paguante edhe një haraç të pamerituar, sikundër qe burgimi.

Unë kam dhe një lidhje të dytë, se unë vetë jam nga Bregdeti dhe e kam ndjerë si student që isha dhe më pas si kritik i ri, dorën e Miho Gjinit, shprehet kritiku Papagjoni, duke dalluar tek ai dashurinë për vendlindjen dhe njerëzit e saj.
Studenti i profesorit të atëhershëm të artit dhe kritikës së teatrit veçon si një vlerë të dallueshme stoicizmin e Miho Gjinit.


"Fati i tij, shprehet ai, ishte tejet i trishtuar, tragjik, hoqi picirin burgjeve komuniste, mirëpo vetëm me një optimizëm shumë të madh, një njeri i ushqyer nga dashuria për jetën dhe nga bukuria e kësaj natyre që ofron Bregdeti dhe lirika e hapësirave të mëdha që jep fantazia e detit, bëri që ky njeri optimist në thelb ta përballojë tragjedinë e vet dhe situatën e ardhur më vonë.

Ai ndihet mirë kur e sheh si një njeri që di ta gëzojë jetën dhe kur ajo i ka falur pak, si një njeri që nuk e lëshon penën nga dora, edhe pse po bën shumë vite jashtë. Botimi i librave të rinj për teatrin, memuareve për artistë të shquar të teatrit, por edhe publicistikë, librat me novela dhe tregime të ndjera e të bukura, që vijnë nga jeta e vështirë e tij, është një sprovë qëndrese dhe mbijetese.

Pjesë e këtyre botimeve janë kujtimet për pjesën e burgut, të cilat Papagjoni i quan me shumë vlerë për të njohur tërësinë e këtij njeriu që do ta quaja një nder për fshatin e vet, për krahinën e Bregdetit, për Sarandën dhe më gjerë për teatrin shqiptar dhe letrat shqipe.

Udha e Kombit bashkoi shqiptarët që i nxorri në dritë nga sketerra shumë shekullore.








APOLOGJIA E REXHEP SHAHUT 

PËR UDHËN E KOMBIT


“Apologji për Udhën e Kombit”, është libri më i ri, i shtati në radhë, i poetit dhe gazetarit Rexhep Shahu që sapo ka dalë në qarkullim.

Ky libër publicistik me polemika me ata që kanë kundërshtuar ndërtimin e kësaj arterie të kombit shqiptar, me redaktor Izet Duraku dhe recenzent Skender Zogaj, është i ndërtuar në tre kapituj, Apologjia ime, Apologjia e politikës dhe Apologjia e Miqve. Është një libër voluminoz me rreth 500 faqe, shtypur në shtypshkronjën “Geer”, Tiranë.

Kapitulli i parë “Apologjia ime” përfshin shkrime të autorit si “Nuk ishte luftë, ishte fjalosje”, “Dhe dashuria e Edi Ramës për udhën e Kombit”, “Deshpërimi nuk e çelë derën e pushtetit”, “Folkpatriotizëm”, “Gëzohu me mua zoti Lubonja”, “A flet si toskë Mustafa Nano”, “Shtribalizimi i Partisë Socialiste”, “Udha e Kombit po i shërben kombit”, “Sharës me pagesë”, “Replikë me hijen dhe hijet e hijes”, “Një metaforë me gratë vjeneze”, “Histori personale ku unë mund të jem ti”, “4 shkurt 2007 – shpërthimi i parë tek tuneli”, “Faqja e falenderimeve” etj, etj.

Kapitulli i dytë “Apologjia e politikës”, përfshin disa prej debateve më të nxehta politike në parlamentin shqiptar. Aty janë debatet kryesore të tri interpelancave për Udhën e Kombit. Si autorë janë të përfshirë, sipas radhës së diskutimeve, Erion Braçe, Sali Berisha, Lulzim Basha, Sokol Olldashi.

Kapitulli i tretë, “Apologjia e Miqve”, të cilët Rexhep Shahu i falenderon në libër si bashkëmendimtarë që e kanë frymëzuar dhe mbushur me dashuri e besim, është ndërtuar me shkrimet e 27 personaliteteve te njohur, shqiptarë e të huaj që kanë shkruar me dashuri për Udhën e Kombit Shqiptar, siç janë : Ndue Dedaj, Gjergj Marku, Elinda Marku, Jemin Gjana, Preç Zogaj, Eliot Engel, William Walker, Izet Duraku, Edison Ypi, Veton Surroi, Artan Fuga, Kastriot Myftaraj, Pandeli Majko, Kim Mehmeti, Benet Koleka, Aleksandër Çipa, Roland Qafoku, Shkëlzen Maliqi, Dalip Greca, Ramiz Lushaj, Agron Gjekmarkaj, Riza Hoxha, Sulejman Dida, Arbnora Dushi, Jean-Arnault Derens & Laurent Geslin, Karl-Peter Schwarz, Jonuz Hallaçi.
Që në ballinë të librit autori ka vendosur fraza të zgjedhura të thëna nga përsonalitete të ndryshme si :
Dritëro Agolli: Kjo udhë do të mbesë në historinë e vendit, për madhështinë e saj, për simbolikën dhe funksionin që ka si arteria kryesore e Shqipërisë me rëndësi të madhe kombëtare. Pas 20-30 vitesh nuk do të kujtohet njeri se sa ka kushtuar kjo rrugë, por vetëm do të mbahet mend koha kur është ndërtuar. Këto janë vepra të mëdha që mbeten në histori. Sepse kjo udhë nuk lidh vetëm Shqipërinë me Kosovën, por ajo lidh gjithë pjesën veriore të Ballkanit me jugun e tij.

Sali Berisha: Nëse do të duhet, ne do të shesim bizhuteritë e grave tona për të përfunduar këtë autostradë.
Ibrahim Rugova: Kërkojmë fonde nga Bashkësia Europiane për ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës - Prishtinë.

Eliot Engel: Nga kjo rrugë, nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni. Do e bëjë Shqipërinë një qendër progresi në rajon.

Pandeli Majko: Ka pasur lobe kundër ndërtimit të rrugës. Të jemi të sinqertë, për mua e rëndësishme është që rruga të bëhet, që unë të ec në asfaltin e asaj rruge.

Lulzim Basha: Imuniteti është më e pakta që jap për këtë rrugë.
William Walker: Rruga Durrës – Morin bashkon Shqipërinë me Kosovën



Nga biografia e Rexhep Shahut

Rexhep Shahu u lind në vitin 1960, në Bardhoc të Lumës, fshat i ngritur mbi rrënojat e Gabulit të lashtë, pranë kufirit me Kosovën, i ndodhur në gjurmën e udhës së vjetër “Via Publica” që lidhte Dardaninë ilire me Adriatikun dhe i njohur me këtë emër që në shekullin e 13-të.

Shkollën e mesme teknike - mekanike e kreu në Durrës në vitin 1980.
Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.

Ka provuar gjithëfarëlloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar e punuar me mineralkërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, Radio Tirana, Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit dhe në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, ku dhe ende punon për një detyrë tjetër.

Por veten e gjeti në profesionin e gazetarit. Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe prej vitit 2005 edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare” organ i Ministrisë.

Veç librit “Apologji për Udhën e Kombit”,” ky autor ka botuar edhe gjashtë libra të tjerë, tre vëllime poetike dhe tre libra me publicistikë: “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988; “Bregu i Brengës”, poezi, Prizren, 2000; “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; “Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006; “Lis i Vetëm në Fushë”, poezi, Tiranë, 2011.







MIHO GJINI


Një libër voluminoz prej 500 faqesh mund ta trembë lexuesin në “marrjen e kohës”, por mua m’u duk se nuk më mjaftonte koha e durimi për ta lexuar pa e hequr nga duart, ngado që shkoja nëpër Athinë, në radhët e krizës, nëpër autobuza, trena e metro, aq sa dy herë radhazi përfundova në aeroportin e Spatës i humbur në leximin e librit me titull “Apologji për Udhën e Kombit” të Rexhep Shahut!



Më duhej t’i “përpija” ato rrjeshta të shkruara plot pasion, në një publicistikë të kulluar e me një nerv letrar të mirëfilltë. Se nuk e kisha idenë se çfarë qe bërë në të vërtetë; se më qe “infektuar truri” (në largësi), që atje, nëpër male, ishte bërë kërdia nga “shkatërruesit ekologjikë” dhe nga “mafiozët e vjedhjeve gjigande”!; se, nuk besoja që atë rrugë, që e pata bërë dikur edhe vetë për 8 – 10 orë, i rropatur për vdekje, mund ta përshkoja tani për dy orë!

Dhe do t’i thoshnja këtij Rexhep Shahut, që e ka shkruar këtë ese publicistike tepër të gjatë, me shumë ngrohtësi njerzore, e që është edhe poet, se e ka rrëmbyer “poetika e fluturimeve” irreale; se mua më dukej që “shpikja letrare” e tij ia kalonte edhe fantazisë së Jul Vernit.

Ca më tepër kur harxhon një pasion të zjarrtë polemike, jo vetëm me politikanë partiakë kundërshtarë të Udhës së Kombit, por edhe me anonimët e “kuq” a të “gjelbër” që villnin vrer kundër kësaj rruge, natën dhe ditën…

I ndarë në tre kapituj të mëdhenj ( I,- Apologjia ime; II, - Apologjia e politikës; dhe III, - Apologjia e miqve), libri i Rexhep Shahut është jo vetëm real, i mbështetur mbi një realitet konkret, por edhe në argumente logjike.

Aty ka një polemikë të ndershme e pa fyerje me kundërshtarët e rrugës, të cilët kanë përdorur një mijë arsye që kjo udhë, (që lidh kombin tonë me dy pjesët e ndara!), është e panevojshme, e parakohëshme, shterruese e fondeve publike, apo terren maskarenjsh e hajdutësh të thekur.

Publicisti Shahu që është vetë aty nga mesi i kësaj udhe gjigande, e cila ia ka ndarë pragun e shtëpisë në Bardhoc me varrezat e të parëve (!), me një gjuhë shqipe elokuente e të pastër, të krijon atë kuturisje e imazh që është gati përrallor dhe që hera – herës i ngjan një marrëzie. Marrëzi e njerzve të guximshmëm për të bërë rrugë nëpër shtigjet e dhive e për të “shpuar malet” tejpërtej!

Udha e vjetër e këmbësorëve nëpër Luginën e Fanit, mezi shquhej buzë humnerave, ndersa fragmentet e rrugës së dikurshme automobilistike në atë luginë, kanë mbetur si gjarpërinj të coptuar buzë shkurreve e drunjëve anës rrëpirave.

Gjithçka i ngjan një shpëtimi nga humbja e madhe e katastrofa e shekujve që mund të mbetej e përjetshme. Po, një shpëtimi. Një shpëtimi të madh.

Gjithëçka i ngjan një zgjimi të madh…

E megjithatë, nuk më mbushej mendja dhe e qortova Rexhepin se i kishte rënë shumë “në qafë” mikut tim të vuajtjeve, Fatos Lubonjës dhe analistit Mustafa Nano, me një polemikë tepër të ashpër.

Pozicioni është i kundërt, gati ekstrem, por ka gjithmonë në mes një logjikë të pakundërshtueshme : Udha e Kombit e përfunduar! Një udhë e magjishme… Udha ballkanike më e mirë që e sjell tërë Ballkanin në “dyert e Adriatikut”! Një mrekulli që bind dukshëm miqtë dhe armiqtë…

Një rrugë që u shërben që të gjithëve : atyre që na duan e atyre që nuk na duan. Një udhë që duhej ngritur mbi çdo sakrificë, mbi të gjitha humbjet e sakrificat. Përdorimi i metaforës së dhurimit të bizhuterive të florinjta të grave austriake për ndërtimin e Teatrit të Vjenës është tepër i goditur për ngritjen e këtij dekoracioni gjigand të “Teatrit Malor” midis Shqipërisë dhe Kosovës që i ngjan inskenimeve të legjendave më të madhërishme.

Krijimtari e një vepre arti, e cila ia kalon edhe tablove të përkryera që vetë natyra e ka “pikturuar”! Dhe asnjëherë nuk mund ta besosh realizimin e kësaj vepre po nuk e përshkove vetë këtë Udhë debatesh, polemikash e luftrash të mëdha politike.
“Që ta besosh më mirë e më shpejt, - më tha Rexhep Shahu, - nesër, që do shkojmë në Prizren, nuk po e pijmë kafen në “Kafe Europa” në Tiranë, por te Shatërvani. Aty ku është lindur gjyshja ime, do të mbërrijmë më shpejt se sa të vemi në Vlorë apo në Fier…”. E pashë me mëdyshje.

Por e dija se ky përson, ky poet, që para një viti më ka befasuar edhe me librin poetik “Lis i vetëm në fushë”, është një tip “i ngulur” dhe i fortë siç është edhe vetë lisi i atyre anëve… Fjalëpakë dhe vëzhgonjës i mprehtë. Njeri i tavolinës së miqve dhe njëherësh edhe i foltoreve të mediave publike.

I butë dhe i ashpër në të njejtën kohë. Sfidant e zemërak kur ia do puna dhe tepër i dhimbsur e njerzor kur je pranë tij. Njeri që di të përlotet po aq sa edhe të buzëqeshë, apo befas të shpërthejë në urrejtje. Nuk do të zemërohet Rexhepi po të shtoja këtu që është një “malok” i ashpër, po aq sa edhe një “ujk i zbutur”. Ndofta ngaqë veriori Shahu ka patur gjithmonë mësonjës nga të jugut. Shkurt, (se e zgjata fort), po të shprehesha me fjalët e shkëlqyera të Dritëroit, “është burrë i zoti!” ky Rexhep Shahu.

Rrugëtimi për në Prizren, qysh në orët e para të mëngjesit, do të më linte pa mend e pa gojë posa do të hyja në Luginën e Fanit e do t’u “ngjitesha” majëmaleve. Në rrymën e kundërt të autostradës do të shikoja vetëm vargun e pafund të makinave me targa të huaja e targa të Kosovës. Një lumë i vërtetë makinash. 27 mijë (të tilla) atë ditë, - sikundër më tha më pas një zyrtar në doganën e Morinit, vërshojnë drejt brigjeve tona detare.

Pata përshtypjen se ai lumë makinash delte nga fantazia e Homerit, midis gurësh mitologjikë, poshtë shpellës së Polifemit. Përtej tyre paskësh qenë gryka e tmerrshme e Spaçit që na e përgjysmoi jetën bashkë me ëndrrat tona…

Gjithësesi, gërryerjet apo gdhendjet e maleve nuk do të më bënin më përshtypje, tek ndërroheshin pamjet e më rrëmbente ndjenja e hapsirës së tanishme.

Dhimbja e dikurshme sikur tretet kur hapet “sipari” i vargmaleve e i honeve si në një shetitje ajrore. Mali i Shejtit, i Munellës, i Gur-Nusit, i Zebës, i Thirrës e i Rrunës, do të mbeten pas e frymëmarrja të qëndron pezull gjer në Kalimash.

Pas urës 200 metërshe të Repsit do të vinte ajo 300 metërshe e grykës së Burgjonës dhe kur hyn në tunelin 6 kilometër të gjatë në zemër të malit të Rrunës, njeriu s’ka më kohë të mendojë se kanë ekzistuar edhe kundërshtarë të kësaj rruge që bashkon Shqipërinë me Kosovën.

Udha e mëpastajme përbri liqenit të Kukësit, krijon vetëm një qetësim shpirtëror, që i ngjan ngazëllimit.

Përballë nesh shfaqen befas tre malet më të lartë, Gjallica, Pikëllima dhe Pashtriku dhe ne sikur “humbasim” në gjirin e tyre, për të dalur paskëtaj në “vijën e dhimbjes” që i ka dhënë emrin Pikëllimës, ku paska ende një kufi ndarës midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe ku gjithësesi, duhej të lindte si një shpresë, si një dritë kjo Udhë e Bekuar e Kombit tonë…

Ndërsa Prizreni më mbrapa, pas këtij “fluturimi” dy orësh, i ngjan vetëm një çudie.
Një kafe në Prizren tek çezma e vjetër në sheshin e Shatërvanit përbri Lumbardhit, lumë në të cilin u krodh hiri i princit shqiptar të kinemasë, Bekim Fehmiu, të cilit i pata shkruar letër nga qelia ku dergjesha në burgun e Spaçit, nuk ka të paguar dhe vështirë të të shijojë ndokund më shumë.

Udha e Kombit tani vazhdon brenda meje, brenda teje e brenda kujtdo…


“APOLOGJI PËR UDHËN E KOMBIT”




IZET DURAKU

(Mbresa për librin e Rexhep Shahut me titull Apologji për Udhën e Kombit, botuar në Tiranë, në qershor 2012)

100 vjet më parë kur Shqipëria do të shpallej e lirë dhe e mosvarme, vendi do të trashëgonte krahas varfërisë, analfabetizmit edhe mungesën e lidhjes me rrugë të krahinave dhe vilajeteve me njëri-tjetrin. Bie fjala, deri në vitin 1940, për të shkuar në Kukës duhej të udhëtoje ose nga Maqedonia, në Prizren e në Kukës ose nga Mali i Zi, në Pejë, Gjakovë, Prizren e Kukës. Po në kushtet kur këto treva u ndanë me kufirin e vitit 1913, lidhja mund të bëhej vetëm në shtigje karvanesh e këmbesorësh të raskapitur me ditë e javë larg.
Rajoni mespërmes të cilit u ndërtua kjo udhë, ndonëse me një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e kombit, ka qenë rajoni më i lënë pas dore, më i përbuzuri, më i braktisuri. Qindra mijë shqiptarë, një politikë antikombtare synonte t’i izolonte në kurthin e maleve të veta të begata për të prodhuar minerale e dritë edhe për të tjerët, por edhe ironi poshtëruese pushtetarësh që në vend të ndihmës reale pillte slloganin e ndihmës ndaj zonës verilindore duke i sjellë dublantë komikë që shtuan varfërinë dhe zhvatjen prej kastës burokratike të regjimit komunist. Përmes këtij libri bëhet më i dukshëm shembja e malit të pengesave dhe shprehja “dritë në fund të tunelit” nuk mbetet thjesht nje frazë e zbraztë, por na lejon të shohim se përmes kësaj udhe kemi hyrë në shekullin e ri bashkë me familjen e popujve së cilës i përkasim.
Edhe sipas autorit Rexhep Shahu, udha Durrës-Kukës-Morinë-Prishtinë siguroi lidhjen fizike të shqiptarëve në dy pjesët e ndara të kombit dhe për këtë arritje në këtë 100-vjetor kemi një krenari të ligjshme. Sikur kjo rrugë të realizonte vetëm lidhjen e Mirditës dhe të Kukësit me zona të tjera të vendit, pa përmendur Kosovën, do të ishte plotësisht e arsyetueshme hapja e saj. Tashmë, që udha ka mbaruar, duket se është mbyllur gjithashtu edhe një rreth i gjerë polemikash shoqëruese. Këto polemika të natyrshme e të panatyrshme morën udhë nga shtypi i shkruar e televizionet, përfshin sallën e Kuvendit dhe përfunduan në dyert e Prokurorisë dhe të Gjykatës. Gjithë kjo polemikë, me një frymëzim të dukshëm nga politika, tashmë duket se është shuar. Shpeshherë ajo mori trajtat e një teatri absurd, ku autorët e pseudodramave nuk mund të fshihnin alogjizmat e dukshme: “E duam Kosovën, por udha që lidh Kosovën me Shqipërinë është e panevojshme. Jemi progresistë dhe duam zhvillimin, por kjo udhë do të sjellë rrënimin tonë, etj., etj.”
Gjithë tematika dhe argumentat e kësaj polemike kundërshtuese, herë-herë me tone të qeta, por më së shumti me tone të dukshme emocionale, që sillen në këtë libër, mbeten si një fushë studimi për t’u analizuar edhe më vonë me gjakftohtësi. Ndoshta ka vend sërish për të hulumtuar dhe gjetur burimet që e ushqyen polemikën shurdhuese e shkatrruese, kush e sponsorizoi atë, çfarë traumash dhe dëmesh shkaktoi, ç’gërmadha u bënë si pasojë e dridhjeve të saj të jashtme e të brendshme, etj, etj.
Gjithashtu, me vend do të ishte që të shihej dhe të merreshin masa për riparimin e dëmeve, vragave, tektonikës dhe çarjeve të krijuara shpeshherë të rihapura mu mbi plagë të vjetra, që kërkojnë kohë dhe mund të madh për t’u shëruar. Apo mbase e gjitha kjo sherrnajë, ashtu siç do autori dhe do të donin bashkë me të, të shumtët e këtij vendi, ka përfunduar paqësisht tashmë, pa asnjë lloj dëmi dhe ndaj nuk ka arsye pse të shqetësohemi për mungesën e pasojave.
Stili i autorit është i saktë, i qartë, i drejtpërdrejtë. Vetë rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën, për shkak të përmasave të saj, i përjashton teprimet dhe përdorimin e hiperbolave, sepse ajo qëndron sipër çdo teprimi dhe hiperbole. Ajo është thjesht mahnitëse dhe madhështore. Përmes saj sigurohet bashkimi fizik i dy pjesëve të ndara të Kombit. Bashkimi shpirtëror, kohezioni, ngjizja e aq elementëve përbashkësues që janë formuar në mijëra vjet, përmes këtij bashkimi fizik do të forcohen e përsosen më tej.
Natyrisht, që është shumë vështirë të mbetesh në pozicionin si kundërshtar i kësaj rruge, ose më keq të shpallesh armik i saj. Shumë nga kundërshtimet për rrugën janë harruar, ose janë mohuar nga autorët e tyre. Në një betejë të hapur rruga ka mundur dhe do të mundë çdo lloj kundërshtari. Udha e Kombit tonë drejtpërdrejt, jo në mënyrë figurative, që në krye të herës është hapur në dobi të të gjithëve dhe në dëm të askujt.
Me historinë tonë 100-vjeçare, pas shpalljes së Pavarësisë mund të krenohemi për shumë gjëra. Por ajo që na bën vërtetë krenarë është se nga gjiri i Kombit tonë, që prej të ndriturit Sami Frashëri e këndej, asnjë studjues, politikan a kushdoqoftë nuk ka hartuar projekte, traktate, elaborate, studime e as ka thurë plane në dëm të të tjerëve. Që nga “Shqipëria çka qenë ç’është e çdo të bëhet”strategjia e zhvillimit tonë është kundruar krahas me zhvillimin e të gjithëve në këtë rajon të Ballkanit, duke i shërbyer gjithnjë bashkëjetesës paqësore.
Autori merr ne shqyrtim ndarjet fizike te shqiptarëve te krijuara kryesisht gjatë natës së gjatë otomane, por edhe në këto 100 vitet e fundit, që përveçse kanë përçarë hapësirën shqiptare fizikisht, kanë sjellë edhe ndarje të tjera gjuhësore, zakonore etj, të cilat mund të çonin në thërrimzime e përçarje të mëtejshme. Mbi këtë bazë ndarjesh e përçarjesh janë ngritur një sërë paragjykimesh krahinore. Duke sjellë bashkimin, përveç begatisë ekonomike, sipas autorit, udha do të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin dhe paragjykimet e pabaza do të treten, nuk do të kenë më vend.
Struktura e librit “Apologji për Udhën e Kombit” ngrihet mbi 3 pjesë, ku fjala apologji –mbrojtje, përsëritet 3 herë. Apologjia e autorit bashkohet me apologjinë e politikës dhe apologjinë e miqve. Toni polemizues i veprës I argumentuar dhe emocional, synon të bashkojë dhe jo të ndajë. Pra, shkon në një vijë, ose në një drejtim me Udhën e Kombit. Autori kapërcen mbi mallkimin e tabuve, heton thellë në psikologjinë e demagogëve që thjesht duan do përfitime personale qoftë edhe duke rrënuar krejt ngrehinën e përbashkët. Ai i kundërvihet me gjithë shpirt shpifjes, trillimit, përbaltjes, mllefit partiak e urrejtjes që shkon deri në racizëm të një pakice ndaj shumicës. Autori, si polemist, nuk trembet, gjithashtu, nga frika se mos e quajnë të njëanshëm. Prej kohësh nuk e tërheq moda e qenies mbi palët, sepse paanshmëria në shumë raste është krejt e pamundshme, thjesht e pambërritshme, madje e pakuptueshme. Gjithmonë vihesh përpara dilemës së zgjedhjes dhe autori nuk trembet përpara zgjedhjeve të tilla të domosdoshme, si midis të mirës dhe të keqes, të ndarjes dhe bashkimit etj, etj, të zgjedhë anën e duhur.

Gjuha e veprës, ndonëse me një kolorit të butë krahinor, është një gjuhë e pasur në fjalë e frazeologji dhe me një sintaksë të mbrojtur nga moda e modernitetit shpërfytyrues. Një gjuhë me figuracion dhe natyrshmëri.
Natyrisht shumkush mund të kërkojë më shumë nga autori. Kundruar në përgjithësi, nuk ekziston libri që do t’i kënaqte të gjithë, ndërsa libri që promovojmë sot pretendohet as nga autori se është është i pakritikueshëm. Do të ketë të pakënaqur që do të duan edhe një ose disa këndvështrime tjera, të shtojnë ose të heqin nga argumentet e trajtuara në libër. Duke kaluar nëpër filtrin njerzor është e tepër të kërkohet nga autori shmangia e plotë e subjektivizmit. Vetëm zoti do të kishte fuqinë për të kundruar në mënyrë të drejtë e të gjithanshme jetën.

Nga ana tjetër kjo vepër e madhe, e përmbushur vetëm në një aspekt të saj, ka vend sigurisht për vepra të tjera. Është fat që në këtë kohë secili mund të shkruajë librin që dëshiron, të ndjehet i qetë me ndërgjegjen e vet, i qetë gjithashtu me gjyqin e kohës.

Autori është i bindur që udha e kombit ka krijuar tashmë kushte të mëdha për të begatuar tërë vendin. Përmes saj do të shtohen mundësitë e punësimit dhe mundësitë e mbërritjes më lehtë drejt tregut. Kjo rrugë do të mundësojë të na shtojë si shqiptarë, që hapësira jonë në Ballkan të shtohet numerikisht dhe të mos derdhemi drejt zhdukjes dhe të mos shërbejmë si material gjenetik e biologjik për popuj të tjerë, për t’i rinuar të tjerët dhe për tu plakur për vete.

Në falenderimet e tij, autori shpreson me të drejtë se përmes këtij libri ka ndriçuar disa të vërteta për sot dhe për nesër. Ndërtimi i Udhës së Kombit u bë shkollë për shqiptarët, shkollë për politikën shqiptare dhe një gur prove për aftësitë dhe guximin tonë. Ajo do të na japë gjithnjë besimin e duhur se nuk ka gjë që nuk ndërtohet në këtë vend, mjafton të arrihet vullneti i duhur i vendimmarrësve. Tash që u shemb muri i shqiptarëve i Berlinit, u ça mespërmes Mali i Rrunës, me një tunel 11.6. km, që duke lidhur Mirditën me Lumën, lidh pjesë të ndara të Kombit, çdo tunel i ri që do të hapet më vonë do të na ngjajë edhe më lehtë i arritshëm.
Ku ishe ti kur luftohej për lirinë e Kosovës, ku ishe ti kur u ndërtua udha e kombit?? Këto dhe pyetje të tjera secili prej nesh ia bën vetes, por kjo nuk do të mbetet thjesht si brerje vetiake e ndërgjegjes. Vetë koha nuk do të ngurrojë të na bëjë pyetje të tilla. “Apologji për udhën e kombit” i Rexhep Shahut, duke pasqyruar në historinë tonë më të re, një moment kyç zhvillimi, vjen si përmbushje e detyrës së tij si gazetar, si detyrim për të kaluar provën e kohës. Një përballje e sukseshme. Secili ka për detyrë të pasqyrojë aktualitetin e jetës së tij, ashtu siç e sheh , siç e ndjen. Aq më tepër temat e mëdha, meritojnë gjithnjë edhe vëmendjen më të madhe.
Më në fund, me lëjoni ta falenderoj Rexhepin për kontributin e tij dhe përfitoj nga rasti të falenderoj gjithashtu dhe gjithë kontribuesit që bënë të mundur realizimin e kësaj vepre madhështore, siç është Udha e Kombit.

Përgatiti : Flori Bruqi

Trishtim i trefishtë...



Nga Osman Caka

JEHON KËNGA

Nga këto shkrepa, hej jehon kënga
Në këto shkrepa mua m’lindi nëna.
Ku asnjëherë nuk shkrihet dëbora
Bukuria përrallore e maleve tona.

Nëna më lindi në këto shkrepa
Ku shqiptarët thonë Tungjatjeta.
Lokja më pështjelli me flamurë
Atdheun hej mos ta harroj kurrë.

Kush ia fali, ej, bukurinë Malësisë
Uji i pastër sikur lotët e Shqipërisë.
Po ku buron hej lumi Valbona
Atje ku e ka folenë shqiponja.

N’ato shkrepa kush po ban dritë
Trimave tanë u shëndrisin sytë
Në Malësi i këndojnë atij burrit -
Këngë e trimave të Bajram Currit.

Kush po këndon ej në ato kodra
Ku lindi nana more Mic Sokola
Me qifteli kush i këndon kombit
Zëri i trimes sonë Fatime Sokolit.

Kush i këndoi Dedë Gjon Lulit
Dragobisë dhe Bajram Currit
Dervish Shaqa me sharki në dorë
Për Nanën Shqipëri e për Kosovë.

Kush i këndoi Azemit dhe Shotës
Zëri Fatimes ia dridhi tokën botës
Të këndoftë zemra e t’u shtoftë nami
Oj sokolesha jonë me za prej alltani.


KUSHTRIMI

Lëshon kushtrimin mali i Sharrit
Po ku jeni trimat e Adem Jasharit.
Lëshon kushtrimin Mali Korabit
Po ku jeni trimat e Xhem’ Gostivarit.

E lëshon kushtrimin e tërë Kosova
Po ku je burr i madh Ibrahim Rugova.
Oj Rini e Kosovës hej marrja këngën
Këndoni të madhit, ej, Fehmi Aganit.

Shka o bir ej kush ta prishi gardhin
Burri i madh more Agim Ramadani.
Kush e bëri Kushtetutën e Kaçanikut
Sali Çeka që ia plasi zemrën armikut.
NJË LETËR

Nga Atdheu erdh një letër
Jo rëndom si diku tjetër
E rrëfen një grua një histori
Se si e kalon jetën n’varfëri

Shipirtin ajo ma ka lëndue
Këtë letër që ma ka shkrue
Nji motër e jona shqiptare
Kjo trimneshë e atdhetare.

Është motër shumë fisnike
Nga nji familje patriotike
Por destini ta kthen shpinën
Në vend të verës sjell dimën.

Jo moj motër mos ki dert
I ke vllaynit moj në gurbet
Vllazën e motra në Kosovë
Mikpritjen e ke në Gjakovë.

ME SHEKUJ

Me shekuj malet tona ushtojnë
Armiqtë deshën të na pushtojnë
Malet e kodrat përherë luftuan
Por neve kurrë nuk na pushtuan.

Si n’stinë t’dimrit që pëlcet guri
Po sa herë lart është ngrit Flamuri
Kështu na mësoi neve Nanaloke
Për me i dal zot hej kësaj toke.

Plot gjashtë shekuj kurrë ne pa u nda
Tuj luftue her me turqit e her me shka
Duke luftue burra në jug me Greqi
Por edhe në viset tona n’Maqedoni

Shpejt do të valojë shqipja në Çamëri
Edhe në viset shqiptare në Mal të Zi
Do të flutoroj shqiponja deri te Nishi
Zoti një ditë hartës vijat do t’ia prishi.

JETA

Dikush lind por pse
Mos të kishte lindur
Pse nuk e dij
As nuk e kuptoj
Pse u lind e çka bëri
Në këtë jetë
Ku i pasuri azdiset
E i varfëri
Përjeton një jetë të shkretë.
Lind dikush në varfëri
Por më mirë
Mos të kishte lindur
Athua pse
Nuk di se pse
Por më mirë
Mos të kishte lindë
Shumë më mirë do ishte.

Athua çka dha
Në këtë botë
Dha shumë e s’mori gjë
Vetëm mundim e asgjë
Edhe po të mos ishte
Pa të bota rëndësi s’do kishte.
Lindi jetoi e jetën s’e përjetoi
Nuk foli keq për askend
Nuk dha gjë
Pos një mundi të pamundur
Dhe asgjë tjetër
Përtacinë duke e lënë
Për botën tjetër
Për përtacin
Me rëndësi ishte
Ajri dhe buka
E asgjë tjetër.

Nuk di si jetoi kjo lule
Dhe çka bëri nuk di
Por e di se digjej
Për punë e dituri
Bota për te ishte
Djep i gjallë për jetë
Lulja ime ishte motra ime
E lindur për mundime
E mençur dhe trime
Bëri një jetë të qetë
Jeta jonë pa të
Do të ishte më e shkurtë
Sepse jeta me gjerdan mbresash
Është një fluturim shpresash.

LULJA

Ku e more lule këtë aromë
I jep hijeshi oj kopshtit tonë
Në çdo pranverë sjell bukuri
Na fal aromë na sjell freski.

Lule e dashur qofsh bekuar
Sa shumë nana i ke gëzuar
Kur çel lule n’kopshtin tim
Na fal aromë për çdo agim.

Sa herë un’shkoj në shkollë
Çantën krah e lulet në dorë
Nji tufë lule mësueses sime
Rrofsh sa malet me gëzime!

BUKA E BEKUAR

Nënë dua bukë
Qante fëmija.
Nënës së shkretë
I shkëlqenin sytë
Ndjente një dhimbje
Në shpirtë
I ndryshonte fytyra
Çka të bëjë e shkreta
Si ta kalojë jetën
Në këtë skamje
Të gjithësisë,
Si t’a ushqejë fëmijën?
Mo dhashtë zoti
Të më vdesin
More prej urisë!

Bukë thot o nënë
Po ban vaj e xham
Prit pak more bir
Në vend ishte mpirë
Dikush thëret te dera
Nëna del sikur era
Urdhëro tha o bir
Të solla ca miell
Dhe ca bukë të solla
Në këto orë të vona!

Faqeve lot gëzimi
A të mashtroi syri
Djali u ul në sofër
Zoti të ruajt i tha
Në atë votër
Për ditë te sotit
Fëmijës nga gëzimi
I buzëqeshi fytyra.
Porsi lulja e prillit
Në atë moment
Nëna e shkretë ra
Në prehër të djalit
Duke ndërruar jetë.

Vaj o zot tha nëna
Më mirë mos ta dini
Se edhe dielli e hëna
Dridhen nga trishtimi
Dhe mallëngjimi!

ËNDRRA IME

Ika me rrezet e diellit
Bashkë me retë e qiellit
Lart e lart un’ në hapësirë
Ku lind dielli pa u gëdhirë.

Thellë isha në mendime
Ëndërroja vendlinjen time
M’u kujtue mua shqiponja
Fluturonte mbi malet tona.

Lart në qiell duke fluturuar
Sytë hapur duke ëndërruar
Pash’ se nana më doli para
Si dikurë kur ishte në ara.

Isha humbur e isha tretë
Thuaja se unë isha vetë
Erdhi koha të zbres n’tokë
Mendja ime sillej në kokë.

Unë te shtëpia kur shkova
Fëmij e vëllezër i përqafova
Nanën e prita të dal përpara
Ajo s’ish n’shpi e as në ara.

Hyra në shtëpi e s’u rehatova
Ika shpejt shkova ndër varre
Shumë qajta mbi varrin e saj
Zogjtë mua më shoqërun në vaj.

U ula në gjuj dhe nëma kurbetin
Atëherë nanës iu rrafshue dheu
Thashë Qofsh i shkret’ kurbet i zi
S’i pashë ma gjallë prindërit e mi.

TE GURI SHPUEM

(Trimave të Kaçanikut)

Te Guri i Shpuar
Përtej brigjeve të Diellit
Valëvitej shqipja
E sokolave të Kaçanikut
Që i morrën gjak
Në vetull armikut
Idriz Seferi
Me trimat e tij
E dëboi ujkun
Në Stamboll e në Serbi.
Këtu lindi Sali Bajra
Ua mbylli shtegun
Maqedonëve
S’ s’e dinte ç’është tuta
Këtu u shpall Kushtetuta.

Këtu lindi një zog shqiptari
Trimat e Kaçanikut

Agim Bajrami trim me fletë
Hetem Hasaj e Reshat Shahu
Bijtë e shqipes ranë dëshmorë
Për lirinë e vendin tonë
Fadil Qaka lëshon një za
Po ku ke humbur more vlla
Ja ku jam o Feriz Guri
Në Kaçanik valon Flamuri.
Komandant Bardhi
Qamil Ilazi e bij të tjerë
Trima si zana
Bekuar qumshtin
Që ua dha nana
Trima shkrepash
E burra bujarë
Ranë trimat për liri
Për të shtrenjtën Dardani.


GJAK E TRISHTIM

Gjak e trishtim
Vendi im
Nënat vajtonin
E peshë të çonin
Bilbili qëndronte
Edhe ai vajtonte
Nuk dij as unë
Por nuk din as ti
Çka bani shkau
Shkau shka ma
Pushktonte
Shunonte
Maltretonte
Çdo gjë që ishte shqiptare
E digjte ajo farë barbare.

Me dhunë more
Na depërtuan
Prej Toplicës
E prej Dernicës
Na masakruan
Vajza e gra
Na i dhunuan
Nuk di deri kurë
Do t’i shkojë
Uji nën urë
Barbarit pa kulturë!
Thonim për ne atëherë
Kur kishte lindur
Një pranverë.
Kanë lindur shqipe
Në malet tona
Gjëmonte pushka
Edhe jehona
Për liri në trojet tona
Luftuan trimat
Për Atdhe e Pavarësi
Për Flamurin Kuq e Zi
Dhe për tokën arbërore
Që na e dhuroi zoti
I Gjergj Kastriotit
E Skënderbeut
Për Lirinë e Atdheut.

TOPLICA E PËRGJAKUR

Balada në rrënjët e një molle
Gurë që tremben të flasin
Të rrokullisur në tingujt
E latuar të dashurisë
Së përjetshme...
Histori e përgjakur
Trishtim i trefishtë
Me brenga të thinjura
Toplica e zemrave tona
Furtunë e mosharresës
Murmurimë e degdisur
Deri në Nish…
Kushtrime Ilirike
Me zjarrin e shhpirtit tim
Me vërshime tingujsh
E trazime lirike
Furtuna e kujtesës
Balada e dashurisë…
Brengat do të degdisen
Me fluturim shpresash
Kur deri në Nish
Do t’i ritrasojmë
Shtigjet e Dardanisë…


TOPLICA

Gjenocidi parë në botë
Është bërë në Toplicë
Kurr’ nuk harrohen dot
Prej atëherë e këto ditë.

Sa Shqiptarë depërtuat
Sa i vrat’ e i masakruat
Sa djepa mbetën shkretë
Sa buka mbetën në çerepë.
Etnocidi ishte i pa parë -
I pari n’botë e n’Ballkan
Trojet tona mbetën shkret
Mijëra varre, vaj medet!

Shumë sofra mbetën shtruar
Një familje shqiptare e Toplicës duke ikur nga gjenocidi serb (1878)

Mijëra fëmijë të masakruar
Shumë gra mbetën të veja
Pa burra, hej, nuse të reja.

Po kush e bani këtë masakër -
Bishat e egra, hej, serbosllave
U mbushën fushat plot varre
Dëshmi, toponimet shqiptare.

Kurrë mos t’harrohet Toplica
Masakrat që kanë bërë bishat
Kurrë nuk harrohet moj Serbi
Çka ke bërë me vllezërit e mi.
Masakrat që bërë ti n’Toplicë
Do ta lash këtë borxh një ditë!


MITROVICA

Qanin e thanin
Gur e dru
Gjysëm shtize
Edhe flamuri
Është lëshue
Jan mbështet’ ej
Njerëzit për muri
Nga dhuna
E tradhëtia
Janë mbyllë ej
Gra e fëmijë
Nëpër shtëpia
E thonë:
Ku është Liria!

Po pranvera
E dimri ku shkuen
Thua moti e stina
Na u ndërruen
Më duket se dielli
Nuk po ban dritë
Atje lart
Në Mitrovicë
Pse atje në veri
Ende nuk ka liri?

Mitrovica është
Ndarë më dysh
Pse armikun
S’e përzumë more
Atëherë kur ishte dita
Kur na thërriste
More Mitrovica
Në dysh
E kanë ndarë
Thujse nuk ka
Ma shqiptarë.

Nuk dimë deri kurë
Armikut që bën bujë
Kungulli mbi ujë
Do t’i shkojë
Deri kurrë do të zgjasë
Kjo bujë e kjo lojë
Porsi uji nën urë
Rrëshqet me rëmujë
Kjo kohë pa liri
Të lirë në robëri
Zanë rrugët
E bëjnë barikada
E shef krejt bota
Sehir ban Europa.



Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...