Secila figurë dhe secila ngjarje duhet të vendoset në kontekstin meritor të kohës dhe të rrethanave historike, pa ngjyrime politike dhe ideologjike
Shkruan: Hilmi SARAÇI
Nuk ka dilema se historia jonë është shkruar edhe nga të tjerët që nuk e kanë njohur historinë, prandaj ka mjaft pasaktësi dhe shtrembërime me tendenca që nuk mund të pranohen. Këto shtrembërime kanë rrjedhojën edhe nga fusha të tjera, siç është trysnia ideologjike dhe politike. Për këtë arsye historinë duhet lënë historianëve dhe njohësve të mirëfilltë të historisë, prandaj në këtë fushë ka dilema dhe paqartësi për të gjetur të vërtetën. Për këtë arsye duhet ta dimë që secila figurë dhe secila ngjarje duhet të vendoset në kontekstin meritor të kohës dhe të rrethanave historike, pa ngjyrime politike dhe ideologjike. Në këtë kontekst vështirësitë për ndriçimin e disa ngjarjeve dhe të figurave të shquara janë të pranishme, siç është figura e Ahmet Zogut dhe shumë figurave të tjera…
Rrugëtimi i popullit tonë gjatë historisë
Populli shqiptar ka rrugëtime të hidhëta dhe të gjata gjatë historisë. Bëri shumë luftëra, pati edhe shumë viktima, pati personalitete që mbeten të pandriçuara sa duhet, pati shumë organizata dhe lëvizje të panumërta ilegale dhe legale që gjatë historisë patën vlera të larta dhe të mirëfillta, jo vetëm për historinë tonë, por edhe për historinë e rajonit me të cilën me të drejtë krenohet populli shqiptar. Në këtë fushë vlen të përmenden figurat emblematike si Skënderbeu, Nëna Terezë, Adem Jashari e shumë personalitete të tjera që me veprën e tyre na bënë krenarë dhe të njohur në botë si komb me tipare të larta kombëtare dhe njerëzore. Shumë luftëtarë heronj të kombit që në rrugën e gjatë për çlirim dhe për bashkim të kombit sakrifikuan jetën si para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duke vazhduar para e pas Luftës së Dytë Botërore e deri tek vitet e fundit të shekullit XX. Kjo do të shihet qartë në historinë e popullit tonë në të kaluarën e hershme dhe në të tashmen- fillimet e shekullit XXI.
Prandaj historia e popullit shqiptar në këta 100 vjet të kaluar është trajtuar jo vetëm nga historianet tanë, por edhe nga historianët e huaj të cilët janë munduar t’i përcjellin dhe t’i trajtojnë ngjarjet më relevante që nga 28 Nëntori 1912, deri me 17 shkurt 2008, që janë ngjarje kulminante të historisë së popullit tonë. Mirëpo, shtrohet pyetja sa kemi qenë dhe sa jemi të përgatitur për të paraqitur (vlerësuar) drejt dhe pa ndikime ngjarjet historike më të rëndësishme të popullit tonë, respektivisht figurat e shquara për liri dhe pavarësi kombëtare?
Paqartësi dhe reagime rreth rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog
Shteti shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë përveç shënimeve, përkujtimeve dhe festimeve për nder të këtij përvjetori (jubileu) me rëndësi të veçantë, kishte planifikuar edhe bartjen e eshtrave të Ahmet Zogut nga Franca dhe në këtë mënyrë të bëhet rivarrimi i tyre (eshtrave) në mënyrë festive (solemne) pranë mauzoleut të familjes mbretërore si në shumë vende të botës, pasi personaliteti i mbretit Zog meriton të nderohet, sidomos me rivarrosjen e eshtrave në atdheun e tij, në Shqipëri. Mirëpo në këtë rast pati (ka) disa paqartësi historike, reagime rreth rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog në atdheun e tij, pranë anëtarëve të familjes mbretërore. Mendoj se në këtë drejtim, për një vlerësim të duhur ndaj figurave të shquara të kombit tonë, por edhe ndaj figurës së Ahmet Zogut ka munguar, prandaj po zhvillohen debate, diskutime dhe opinione të panevojshme, pas kohe, sepse për këto është dashur të flitet para rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog dhe jo tani në këto momente festive, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të krijojmë paqartësi, huti dhe përçarje në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve të figurës së Ahmet Zogut. Këto debate, shkrime dhe opinione nëpër medie të shkruara dhe elektronike sikur nuk janë të prezentuara mirë, respektivisht disa autorë me shkrimet e tyre po krijojnë ndasi para opinionit dhe nuk po dinë kah të anojnë dhe nuk po kuptojnë mirë të vërtetën për të kaluarën e mbretit Zog dhe për vendin e merituar të tij në historinë tonë kombëtare.
Mendoj se nuk është bërë gabim kur kanë vendosur që eshtrat e mbretit Zog të kthehen në Shqipëri, në atdheun e tij. Kjo ka qenë një obligim dhe një nder jo vetëm për familjen mbretërore, por edhe për popullin shqiptar. Nuk ka njeri (prijës, lider udhëheqës, mbret e të tjerë ) që nuk ka gabime gjatë karrierës së vet vepruese dhe sunduese, ashtu siç pati edhe mbreti Zog. Mbreti Zog gjatë karrierës së vet si mbret i Shqipërisë ka pasur mjaft gabime që nuk arsyetohen lehtë. Mirëpo, gabimet e tij për të cilat po flitet dhe po interpretohen nëpër medie sikur nuk po arrijnë të ndriçojnë sa duhet figurën e mbretit Ahmet Zogut. Në këtë çështje janë përzier shumë “gishtërinj” që nuk kanë njohuri për një vlerësim të duhur, sepse në disa gazeta në të kaluarën, por edhe në të tashmen disa shkrime nuk mund të jenë bazë e duhur për ta vlerësuar personalitetin e mbretit Zog dhe shumë të tjerë, siç nënvizohen nga disa historianë dhe politikanë në shkrimet dhe deklaratat e tyre. Kur flitet për anët negative të mbretit Zog duhet të flitet edhe për anët pozitive. Ai (Zogu) ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm si burrështetas dhe si mbret i Shqipërisë (1924-1939), njëri që tregoi aftësi, mençuri dhe gjindshmëri në fushën e shtetndërtimit dhe diplomacisë shqiptare, duke hapur rrugën diplomatike me shtete në rajon dhe në botë…