NGA FLORI BRUQI
Regjion në lindje të Kosovës, përkatsishtë Shqipëria Verilindore. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri.
Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional.
Harta e Luginë së Preshevës
Pozita gjeografike
Pozita gjeografike e Luginës së Preshevës ka pozitë shumë të përshtatshme edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës Pozitën e përshtatshme e bënë jo vetëm se shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik , por edhe rrjedha ujore e Moravës dhe Vardarit. Këta dy lumenj ia kanë hapur rrugën për në viset veriore dhe jugore të Ballkanit, duke i lidhur me pjesët e tjera të Evropës. Në të vërtetë Lugina paraqet korridorin më të rëndësishëm dhe më të shkurtër të daljes së shteteve te Evropës në Detin Egje. Presheva dhe Bujanoci gjinden në rrugën kryesore të Moravës, ndërsa Medvegja ka pozitë periferike dhe më të pavolitshme gjeografike. Medvegja gjendet në rrjedhën e lumit Jabllanicë, degë e Moravës Jugore.
Relievi
Strukturën e relievit të Luginës e përbënë relievi kodrinoro-malor në të dy anët e lumit Morava, dhe në mës fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ( nga edhe e ka marrë emrin ky regjion). Luginën e Preshevës në perëndim e mbyllin Malet e Karadakut, e në lindje mali Rujen. Lumenjtë, duke rrjedhë prej maleve të larta , kan krijuar luginat e veta të thella dhe të ngushta e kështu kanë formuar reliev mjaft të copëtuar dhe të llojllojshëm. Fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ka prejardhje tektonike. Dikur (në terciar) ajo është fundosur(ulur) dhe është mbushur me ujë, pra është shëndrruar në liqe, ndërsa pastaj më vonë uji është derdhur përmes Lumit Morava , duke u shëndrruar në fushë të gjërë.
Klima
Lugina e Preshevës e ndodhur në thellësi të Gadishullit Ballkanik, e hapur nga veriu me luginën e Moravës dhe nga jugu me luginën e Vardarit, ka ndikuar në gërshetimin e e masave ajrore të ftohta nga veriu dhe të nxehta nga jugu. Temperaturat mesatare vjetore është 11.5 gradë celsius dhe është më e lartë se ajo e Rrafshit të Kosovës. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë të janarit është 0.5 gradë celsius, ndërsa ajo më e nxehta e korrikut 26.5 gradë celsius. Reshjet mesatare vjetore nuk janë të mëdha dhe arrijnë në 637 mm. Sa i përket reshjeve i ngjanë shumë Rrafshit të Kosovës. Lugina e Preshevës ka pak reshje dhe këtë e kompensojnë rrjedhat ujore të Moravës dhe të Jabllanicës.
Hidrografia
Lumenjtë e Luginës së Preshevës kanë prurje të ndryshme gjat vitit. Periudha e prurjeve të mëdha është në pranverë dhe në fillim të verës për shkak të shkrirjes së borës në viset e larta. Në këtë kohë prurjes i ndihmojnë edhe reshjet e mëdha të shiut që përputhen me këtë kohë. Në këtë kohë këto prurje ndikojnë që Morava të dalë nga shtrati dhe të shkaktoj vërshim të tokave punuese, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Gjat verës prurja është e vogël, edhe pse nevojat janë të mëdha për ujitjen etokave bujqësore. Nga kjo shihet se ky regjion ka nevojë të madhe për ndërtimin e liqeneve akumulues për ujitjen e tokave.Lugina e Preshevës është e pasur me ujra nëntokësor. Ne kët regjion ndodhen disa burime termo-minerale. Rrëzë Maleve të Gollakut është Banja e Sijarinës, e cila me burimet e saja të nxehta, afro 69 gradë celsius, shëron shumë sëmundje.Banja e Bujanocit me ujrate sajë të nxehta dhe me përmbajtjen e mineralave është afirmuar për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Demografia
Ndër të gjitha shtimi i lartë i popullsisë. Këtë regjione karakterizon shkalla e lartë e lindshmërisë, dhe shtimi i lartë natyror. Lugina e Preshevës ka një territor prej 1250 km katror në të cilën jetojnë mbi 100 000 banorë. Me mbi 80 banorë në km katrorë është ndër regjionet me dendësi të madhe të popullsisë.
Numër më të madh të popullsisë ka komuna e Bujanocit, ndërsa dendësi më të madhe ka komuna e Preshevës. Medvegja edhe pse është dy herë më e madhe ka dy herë ma pak popullsi se komuna e Preshevës.
Sipas dy regjistrimeve të fundit komunat e Preshevës dhe Bujanocit tregojnë rritje të popullsisë , ndërsa ajo e Medvegjës tregon ulje për 400 ose rreth 20%.Lugina e Preshevës me potencialet e veta natyrore të kufizuara dhe me numrin e mafh të popullsisë së aftë për puinë paraqitet si krahinë emigruese.
Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë, dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë
Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 40 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë
Statistikat për Preshevën si vendbanim
Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 50 000 banorë, dendësi 95 b. km2 dhe me 60 % shqiptarë.
Komuna e Medvegjës ka 524 km2, me 21 000 banorë, dendësi 33b km2 dhe me 32% shqiptarë.
Statistikat për Medvegjën si vendbanim
Ekonomia
Struktura ekonomike e Luginë së Preshevës tregon ngjashmëri me shumë krahina të Kosovës. Bujqësia është degë kryesore e ekonomisë. Afër 70% e popullsisë merret me bujqësi. Fushëgropa e Preshevës dhe e Bujanocit është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Kulturat kryesore që kultivohen janë drithërat, ndërsa prej bimëve industriale më së tepërmi kultivohet duhani.
Deri vonë kultivimi i duhanit ka përfshi sipërfaqe të mëdha , sepse leverdia ekonomike ishte e madhe. Kohëve të fundit janë duke u zvogëluar sipërfaqet e mbjellura me këtë kulturë industriale.
Qendra më e rëndësishme e Luginës është Presheva ( 7.00 banorë), qendër komunale e njohur me industrinë e materialit ndërtimor, industrinë e përpunimit të duhanit dhe të lëngjeve joalkoolike. Në veri të Preshevës është zhvilluar Bujanoci (7.500 banorë), si qendër komunale me industrinë ushqimore dhe të ujit mineral.

Viti | Banorë | Grafiku |
---|---|---|
1948 | 5102 | |
1953 | 5051 | |
1961 | 5680 | |
1971 | 7657 | |
1981 | 11637 | |
1991 | 15107 | |
2003 | 17899 |
Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë, dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë
Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 40 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë
Statistikat për Preshevën si vendbanim
Statistikat për Bujanocin si vendbanim
Viti | Banorë | Grafiku |
---|---|---|
1948 | 3177 | |
1953 | 3681 | |
1961 | 4603 | |
1981 | 11789 | |
1991 | 17050 | |
2003 | 14613 |
Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 50 000 banorë, dendësi 95 b. km2 dhe me 60 % shqiptarë.
Statistikat për Medvegjën si vendbanim
Viti | Banorë | Grafiku |
---|---|---|
1948 | ||
1953 | ||
1961 | ||
1981 | ||
1991 | ||
2003 |