2013-03-02

Së shpejti : Rokadë në Qeverinë e Kosovës


Ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeveritar mësohet se do të konkretizohen deri javën e ardhshme.  Brenda dy partive në pushtet, Partisë Demokratike dhe asaj Aleanca Kosova e Re kanë konfirmuar se bisedimet për ndryshime do të vazhdojnë edhe sot në mes të partnerëve të koalicionit.


                                           Fadil Ismaili


Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re janë në fazën përfundimtare të marrëveshjes për ndryshime në kabinetin qeveritar. Burime brenda dy partive në pushtet kanë thënë se çështja e emërimeve pothuajse është vendosur dhe deri javën e ardhshme do të jetë gati përbërja e re.

Sipas të njëjtave burime, Aleancës Kosova e Re do t’i jepet Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe emri i ministrit është vendosur të jetë shefi aktual i Rrjetit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë (KOST) Fadil Ismaili.

                                            Besim Beqaj


Ndërsa, Prof.Dr.Besim Beqaj, mësohet se do të lëvizë në Ministrin e Integrimit. Megjithatë, ai ka kërkuar të shkojë ministër i Financave pas largimit të Bedri Hamzajt. Për postin e ministrit të Financave është në kombinim aktualisht edhe Safete Hadërgjonaj që kryeson Komisionin Parlamentar për Financa si dhe Behxhet Haliti, shefi aktual i departamentit të Administratës Tatimore.


                    Bedri Hamzaj                     Kadri Veseli 


Ajo që dihet gjithashtu është se dr. Bajram Rexhepi do të lërë postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Për ta zëvendësuar në këtë post mësohet se personi më i pëlqyer është Vlora Çitaku, ministrja aktuale e Integrimit.

                                       Safete Hadergjonaj 


Lëvizje pozitash do të ketë edhe në nivel zëvendësministrave, për të cilat AKR ka kërkuar katër pozita.


                Behxhet Haliti                   Nuredin Lushtaku 

Ajo që është mësuar gjithashtu është se postin e zëvendësministrit të diasporës do ta lërë edhe Nuredin Lushtaku dhe kjo pozitë do t’i jepet dikujt nga Partia e Drejtësisë.





                                          Bajram Rexhepi 

Në këtë rifreskim pozitash në ekzekutivin e vendit, në kombinim për t’u bërë pjesë e strukturës qeverisëse është përmendur gjithashtu edhe emri i Kadri Veselit.



                                        Vloara Çitaku 

Megjithatë, deri më tani, askush nuk ka pranuar të flas zyrtarisht as në Partinë Demokratike e as në Aleancën Kosova e Re.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...