Sot studentët e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM, organizuan një aksion simbolik para ndërtesës se Qeverise se Kosovës. Kjo pasi, sipas tyre, Qeveria e Kosovës karakterizohet me një veçori - Korrupsionin!
“Kryeministri me vartësit e tij për vite me radhë e ka dëshmuar se është mjeshtër i praktikave korruptive. Ai e ka perfeksionuar kaq shumë këtë zhanër sa që ne besojmë se meriton çmimet më të larta ndërkombëtare. Për këtë arsye, ata kanë përgatitur një listë çmimesh “Oscar” për mjeshtrit e aktrimit, regjisë e teknikave të tjera, pasi që kemi vërejtur se këta vërtetë i meritojnë ato. Këto çmime u ndahen të gjithë atyre që kanë merita të larta për pasurim në kurriz të popullit dhe instalim të pushtetit e hajnisë”, kanë thënë drejtues të kësaj lëvizje.
Çmimet simbolike të ndara të Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM janë:

Filmi më i mirë/Producenti: Fitues - Kadri Veseli
Aktori më i mirë në rolin kryesor: Fitues - Bajram Rexhepi (Afera e Pasaportave)
Aktorja më e mirë në rolin kryesor: Fituese - Mimoza Kusari-Lila, (Taksa për çimenton)
Aktori më i mirë në rolin mbështetës: Fitues – Blerim Shala
Aktorja më e mirë në rolin mbështetës: Fituese - Vlora Çitaku (Punësimi i familjareve të Shefit të Shefave)
Regjia më e mire: Fitues - Hashim Thaçi
Filmi më i mirë i huaj: Çmimi ndahet në mes të Bechtel Enkas, - Billion Dollar Highëay, dhe KEDS - Sold for Pennies
Filmi më i mirë i shkurtër: Fitues - Behxhet Pacolli për Grandin

Skenari më i mire: Fitues – Chris Dell, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli (Për zgjedhjen e Presidentes nga zarfi)
Skenari më i mirë i adaptuar : Fitues - Forenzika (Konkludimi për rastin Dino Asanaj)
Efektet speciale më të mira: Çmimi shkon për - Zhdukja e Xhabir Zharkut përmes aeroportit të Prishtinës
Zërimi më i mirë: Çmimin e merr - Adem Grabovci (Pronto Afera )

Sipas, studenteve, në Kosovë korrupsioni nuk është spontan por është i organizuar e i orkestruar.
“Ky organizim shihet me se miri ne procesin i cili po quhet "privatizim i ndërmarrjeve publike". Në emër të privatizimit Qeveria fali dhe pritet të falë ndërmarrjet publike me vitale në vendin tonë të cilat janë shpresa e vetme për punësimin e qytetarëve tanë tani dhe në të ardhmen. Për më tepër, ato janë potenciali i vetëm me të cilën mund të rimëkëmbet ekonomia e Kosovës”
Organizata studentore vlerëson se, qytetarët e Kosovës sot jetojnë në varfëri të skajshme, 45 % e popullsisë jetojnë në varfëri dhe 19% në varfëri të skajshme me nga 0,92 cent në ditë. Kjo gjendje e cila po vjen drejt përkeqësimit, sipas tyre, është edhe falë organizimit korruptiv e kriminal të modelit qeverisës të Hashim Thaçit me shokë.
Studentët nuk kanë lënë pa kritikuar edhe Universitetin e Prishtinës, për siç thonë ata uzurpim të partisë në pushtet.
“Kjo vërehet qartazi në Universitetin e Prishtinës, të cilën partia ne pushtet e ka uzurpuar dhe e ka bërë vegël të vetën. UP-ja nga pushteti përdoret për plaçkitjen e studenteve dhe përdorimin e parasë së tyre për t'i financuar fushatat elektorale”.