Deputeti i PS, Erion Braçe ka pranuar publikisht përçarjen në Partinë Socialiste. Tashmë, kjo parti është kthyer në një bunker dhe këtë fakt e vërtetoi edhe moslejimi i Braçes që të flasë në Konventën Kombëtare. Deputeti Erion Braçe nuk u lejua të mbajë fjalim në Konventën Kombëtare, duke thelluar edhe më shumë përçarjen e PS. I ndodhur në këtë situatë, Braçe kritikat e tij ndaj mënyrës se si po drejtohet PS i ka shprehur në faqen zyrtare në Facebook. Në mënyrë të pangatërrueshme, ai ka deklaruar se, "PS ka probleme parimore, forumet vendimmarrëse janë inekzistente e në formalizëm, dhe se një person i vetëm kontrollon gjithçka".
Ai ka konfirmuar se, paraja po korrupton partinë e Edi Ramës dhe se ai s'e dinte nëse do ishte akoma në listën e kandidatëve për deputetë. "Shqetësimi im dhe problemi që identifikoj ka të bëjë me vakumin institucional, në të cilin ndodhemi prej muajsh, vakum i cili, dukshëm ka zbehur fuqinë organizative e funksionale të partisë, në momentin më të rëndësishëm për ne. Funksionaliteti i çdo strukture partiake të burojë nga qëllimet e përbashkëta të administruara nga rregullat statutore (një organizatë demokratike nuk mund të vihet në lëvizje nga paraja, as nga qëllimet e parashumëve; paraja e korrupton partinë, zhbën demokracinë, çdo normë e rregull, në fund dhe vetë partinë), pra, parimore jo personale", shprehet deputeti i PS, Erion Braçe.
Gjithashtu, ai shprehet se çdo strukturë e Partisë Socialiste është inekzistente. Sipas tij, kryesia, sekretariati, asambleja dhe Grupi parlamentar funksionojnë sipas interesa personale. Deputeti socialist tha se, funksionimi statutor dhe i programuar i partisë po zëvendësohet nga spontaniteti, dhe më keq partia po vihet në lëvizje nga qëllime personale për ta sunduar, jo për ta drejtuar atë.
"Funksionimi statutor dhe i programuar i partisë po zëvendësohet nga spontaniteti, më keq partia po vihet në lëvizje nga qëllime personale për ta sunduar, jo për ta drejtuar atë. Institucionet dhe vendimmarrja; Kryesia e partisë nuk funksionon; për shkak se është bërë e pamundur që Kryesia aktuale të funksionojë larg interesave personale dhe në shërbim të partisë, duke patur qoftë edhe një produkt minimal: të mos i bëjë dëm kauzës së përbashkët për votën e lirë; Sekretariati Ekzekutiv funksionon personalisht apo nuk funksionon në sektorët më kyç, atë politik e të strategjisë, programor, zgjedhor, organizativ, ligjor etj; për shkak se objektivat e disa prej shokëve drejtues janë dukshëm në kundërshti serioze, deri në veprim kundër e kalim përtej hendekut parimor e Kushtetues", shprehet Braçe në fjalën e tij.
Erion Braçe nuk është deputeti i vetëm që akuzon kreun e PS-së se po shkatërron partinë, pasi disa ditë më parë deputeti i Kukësit, Asllan Dogjani e akuzoi atë, se po shkatërron strukturat e PS dhe se, po ndërmerr emërime dhe shkarkime brenda PS, pa u konsultuar me strukturat e partisë. Dogjani ka arritur deri aty sa t'i shprehë në sy të të gjithë deputetëve socialistë se, Rama nuk është i pazëvendësueshëm në postin e kryetarit, madje ai e ka akuzuar atë deri në kërcënime direkte drejtuar socialistëve. Prej disa ditësh, përplasjet midis Kryetarit të PS-së dhe deputetëve të tij ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.