Ndjej dhembje në shpirtë për ketë njeri që i dha gjuhës shqipe vargun e tij aq të bukur e kuptimplotë. Ai do na mungojë shumë në këto lista shqiptare.
Ishte themeluesi i Sterkales,por ishte nje njeri teper rigoroz,ne cdo aspekt. Ne listen e tij nuk ka lejuar qe te pranohen shpifje e sharje. Kjo liste eshte e ruajtur e paster fale punes se tij te madhe qe ai bente...
EVJENI
Shumë fjalë të huaja qenë
tonat, ashtu trazuar.
Eh , Evjeni,
… kësaj bote me ty jetuar
.
Në zemër të Europës
dhe më tutje
me ty në dashuri.
Eh, Evjeni!
Me ty
dhe pa ty!
………………….
Shikoj sërisht valët e detit,
Dajtin më të lartin mal
që jam ngjitur.
Dhimbjet shpërthejnë si vullkani.
Si vullkan,
Evjeni!
Në llavën e tij
me ty
e pa ty,
Evjeni!
***
Mban mend si perkedhelnim degët
tek një pemë limoni?
Mban mend si nxirrnim kecat
në kullotë?
Eh , Evjeni,
me ty
dhe pa ty!
Me evjeninë tënde,
Evjeni!
***
Sa herë unë dhe ti
për darkë ftonim Dean.
Ajo kërcente me mua.
Oh!…Evjeni,
ti gjithë xhelozi,
gjithë evjeni!
e ‘lige,e lige”
Gjithe dashuri.!
S’kisha prurë në jetë vargje
kaq të bukura,
të ngrohta,
të sinqerta..
Pas puthjes me ty
…e mban mend?
PA EMER
Oh!…(Pa emer)
mbetem si lulia e thare,
…
ne c`mole
ne c`breg te thepisur,
nje pike uje
te vije te te jap.
Oh!…(Pa emer)!
Sa vite me dogje kaq larg!
S`te vret jo,
as plumbi, as, thika,
te vret dashuria e pare.
Oh!…(pa emer),
qe kurr s`te harrova ne jete
As dielli,
as zjarri s`me dogji,
vec kjo dashuri e vertet!
Ti,(ke emer)!
E mban mend
nje puthje plot zjarr?!
Ste vret,
as plumbi,as thika,
Te vret ngrohja e pare.
Oh!
Ti gjithë xhelozi!
E marrë, e marrë!
Gjithë dashuri. ..
Eh…!
Kaq sa për t`u kujtuar.
Sot kemi vdekur të dy.
Të dy:
ti dhe unë,
Evjeni!
Ku je sonte?
Një ëndërr e prapë më zgjoi.
Shpërthim se nga e ku!…
…
Të gjitha i fshiu,
veç t`bukurën e syve të tu.
Dhe me to
në një imazh
lodhem, tretem
pa kufi.
Pres nga lart,
që të më bjerë,
të më bëjë
shkrumb e hi.
Ku je sonte, që të dua
dhe trazoj një oqean?
Ku je shpirt i patrazuar,
që si rob po më mban?!
Ku je sonte, që të pres,
si shiun toka në thatësirë?
Jam vapori,
që pres baticën,
të dal nga kjo cektësirë.
Ku je sonte,
që zjarri më është shuar.
Në zemër të akullit po digjem,
në thelb të tij
jam duke u përvëluar!
E poshtera jete
Kujtime,
tham ne jete ti ruajm
Dhe ti perciellim ne fund`jete.
Ashtu si endrrat t`na mbajne zgjuar
Zgjuar mengjezeve ,t`i rrefejm.
Me pabesi koha me pruri
Te prek e sho nje puhi.
Te loz e cmendem si di vet
Ne virgjerin dashuri.
Te kem me vete sot si bad`
Te me ruajn se mos vdes.
Te thon me vete ;
ky i marr
Pas dekadash
C`ben e c`pret.?!…
Po ja ,
ska me trotuare
As lule maji nga te parat.
Kan vdekur dhe harabelat
Qe hanin grurin tek arat.
Po ja qe s`ka me stol mbi det
Ku puthjet
jo, s`kishin fund.
Te gjitha bere si ti det
Nga ku era te perkund.
…
Shikoj me endje nje pulebardhe
Ca dallendyshe neper ere.
Dhe nje kufome qe rri perball
E pret nje “plake”
Dallga ta bjere.
…
Nje urugan me merr pa frike
E me perplas qoshe me qoshe.
Me thot si pa meshire
Ik, ik ….
Permendem,
ne gjumit ve kujtimet
Me teper jeten qe me lodh.
Te ikim ,them nga kercenimet
Retrospektiven t`a harrojm
Zoti larte me degjoi
Me sjell pulebardhat si atehere.
Dashurin,kujtimet marrin
I mbisin ne te madhin det.
….
Mbarova, thash dhe koken tunda
Si nje I pir ku s`di ku shkel
Te putha ,
qava,lotet fshive
Te shava,
E poshtera jete
ZBRAZE MBI MUA
Mbush një shami me yje
me baltë,
me det
dhe eja!
eja, mbi djersën time,
mërzinë,
lodhjen.
Zbraze mbi mua dhe ik!
ik
e qofsh mirë!
me baltë,
me det
dhe eja!
eja, mbi djersën time,
mërzinë,
lodhjen.
Zbraze mbi mua dhe ik!
ik
e qofsh mirë!
C`presim tjeter te shikojme?!
Syt mberthyer ne qyell,
“ndihmona o zot!”
Ne c`rruge te mbare,
ne c`rruge te nemur?!
Mite “legjende”,
popuj te shembur.
Ne breg permbi det
dallge ngriti Marmaid
e pershendeti te bukuren Dea
(eksodi dhe ate e ka marre)
Aty ne lekures
luten te dyja:
“nxirri matan dhe kete rradhe!”
S`jane vetem djem muskuloze,
te pa lodhur dhe nata.
zvarriten mjerushem plakat e ngrata,
foshnjat me nenat-kangur.
Lote.
c`presim tjeter te shikojme?!
Eksodi si perbindesh ha njerez
dhe loja vazhdon.