Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/02

Krerët e Prizrenit dyshohen për shpërdorim dhe përfitim







Zyrtarët e lartë komunalë të Prizrenit akuzohen nga Prokuroria e EULEX-it se gjatë ushtrimit të mandatit të tyre në disa raste kanë shpërdorur pozitën zyrtare ose autorizimin, të cilat më pas kanë rezultuar me shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takonte Komunës së Prizrenit.

Madje në mesin e përfituesve direkt nga këto shkelje në aktakuzë është përmendur emri i drejtorit të Administratës, Minir Krasniqi.


Minir Krasniqi - drejtor i Administratës në KK të Prizrenit,

Hasan Hasani - drejtor i Shërbimeve Publike në KK të Prizrenit

dhe Dr.Ramadan Muja - kryetar i KK të Prizrenit.

 Në aktakuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it, i cili akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin, drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn, ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin, drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin, drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...