2013-02-24

Shqipërisë i mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të rehabilitimit moral, shoqëror dhe financiar të ish të burgosurve


Visar Zhiti mbi ish të përndjekurit politikë


Këtë javë, në Shqipëri u përkujtua 22 vjetori i rrëzimit të monumentit të ish diktatorit Enver Hoxha. Ndonëse kanë kanë kaluar 22 vjet, Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare i mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të rehabilitimit moral, shoqëror dhe financiar të ish të burgosurve dhe të përndjekurve të regjimit komunist, thotë shkrimtari Visar Zhiti, vetë ish i burgosur politik. Zoti Zhiti ka kryer një dënim me 10 vjet burg, u bashkua me lëvizjen demokratike në fillim të viteve 90-të, punoi për gazetën Rilindja Demokratike, ka shërbyer si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë dhe tani i është kthyer përsëri shkrimeve. Kohët e fundit ai ka shkruar dy libra me titull, Rrugët e Ferrit dhe Ferri i Çarë. Këtë javë ai ishte ftuar për një aktivitet të organizatës shqiptaro-amerikane Freedom House për të folur rreth vuajtjeve të tij në një prej regjimeve më të ashpra komuniste.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...