2013-03-04

Metafora dhe roli i saj në krijimtarinë artistike

Studiuesit dhe estetë e arteve pamore, por edhe piktorë të ndryshëm, kanë theksuar se disa krijues në veprat e tyre japin jo atë që shohin, por atë që e njohin. Pra, mu këtu qëndron ajo “mosmarrëveshja”e njohjes së veprave të tyre në krijimtarinë artistike. Kështu që në vijimësi është një pjesë e krijuesve, që vazhdimisht krijojnë forma [ide] të reja, s’do mend, të shumtën e herëve, të panjohura për shikuesin. Dhe, në këtë kuptim krijuesit krijojnë tablo me figura të shndërruara, njerëz me pamje të qenit ose të një figure tjetër që nuk kanë ngjasim në njeri. E, mu këtu, fillojnë të paraqiten imazhe dhe përfytyrime me kuptime metaforike.
Shndërrimet metaforike

description

Gjithsesi, këto shndërrime dhe kuptime metaforike e nxisin shikuesin që të mendojë dhe të analizojë veprën e krijuar. Shumëkujt këto vepra të krijuara mund t’i jenë dukur të pakuptueshme në shikim të parë. Ato gjithsesi kërkojnë angazhim dhe përqasje “pak më ndryshe” për t’i kuptuar. Dhe, në këtë drejtim, mund ta përmendim veprën omonime “Guernika” të Pikasos, që gjithsesi paraqet shndërrime dhe përzierje të ndryshme figurash dhe detajesh. Këtë metaforë përzierjeje e ka paraqitur edhe piktori Mark Shagall në veprën “Violinçelisti”. Zaten, kështu edhe vijimisht kështu janë krijuar edhe shumë vepra të tjera me imazhe pangjashme me figurën reale. Kuptohet, këto përfytyrime dhe imazhe të tjera lidhen ngushtë me përfytyrimet e botës shpirtërore të krijuesit. Dhe, doemos do të lindin pyetjet; Si duhet kuptuar ato shëmbëllime dhe tepër të shndërruara dhe, si duhet t’i qasemi mënyrës për t’i kuptuar ato përngjasime dhe shndërrime? Autorët e librit “Teoria e letërsisë”, Uorren dhe Uellek, theksojnë: “Poezia është figuracion, ose tropologji, pra është një mënyrë “figurative” e shprehjes, një lloj ligjërimi i tërthortë, që funksionon me metonimi e me metaforë, që pjesërisht krahason botë të ndryshme, që saktëson objektin e vet duke e hedhur atë në gjuhë sistemesh të tjera” [f. 175].
Po kështu edhe shkrimtari ynë i madh, I. Kadare, në “kitaristi”, figurën e njeriut e paraqet me një kokë si shpellë, “Gjashtë telat si udhë zgjatën në mugëtirë”, [koka-shpellë, telat-rrugë].
Shikuesi dhe simboli i krijuar në veprën artistike
Fusha e artit figurativ shfrytëzon mjete të veçanta të shprehjes, simbole dhe lidhje të imazheve që japin kuptime të tjera dhe ndonjëherë edhe me karakter polivalent. Kjo ndodh shpeshherë në artet figurative. Në këtë drejtim mund ta përmendim shikuesin tonë që ende nuk është i mësuar nga praktika e disa krijuesve të artit pamor që me të madhe i përdorin këto shndërrime dhe metafora të shumta. Dhe, në këtë drejtim medoemos krijohet ai “hendeku” midis shikuesit dhe krijuesit. Këtë hendek, sado-kudo, e ka për detyrë ta plotësojë kritika jonë artistike që sot për sot, realisht, ende është e paktë. Gjithsesi karakterin metaforik të këtij arti e shpreh qartë studiuesi dhe kritiku i artit Hivzi Muharremi, në monografinë për piktorin Muslim Mulliqi. Ai thotë: “Në hapësirën e shkriftë figurat dhe format ekzistojnë simbolikisht, si shprehje të një gjendjeje shpirtërore të përjetimit poetik dhe dramatik të një fati njerëzor. Për këtë arsye nuk e zotërojnë konkretizimin e vet material, por vlerën joreale të metaforës”. Zakonisht nëpër disa ekspozita kolektive, por edhe individuale të disa autorëve tanë, por edhe të disa autorëve të jashtëm që po ekspozojnë në galeritë tona artistike, po vërehet me të madhe kjo metaforë e imazheve dhe e përfytyrimeve të paraqitura në tablotë e ekspozuara. Dhe, në disa vepra të krijuara kjo metaforë aq shumë po dhunohet dhe aq keq po keqpërdoret, saqë po e humbin vlerën e artit dhe po kalohet në antiart, që vetvetiu po shfaqet si sindrom i keq artistik. Këto vepra janë antihumane, antinjerëzore dhe fundi i fundit antiartistike. Mendoj, kjo mund të quhet, pse jo, edhe anticivilizim, që asgjë nuk ka të përbashkët dhe fare nuk ka të bëjë me veprën artistike.
Metafora dhe rëndësia e saj në krijimtari
Gjithsesi, metafora dhe shpërfaqja e saj në krijimtari është e madhe. Dhe, në këtë kontekst disa kritikë të arteve pamore, duke e analizuar veprimtarinë e pikturimit të piktorit E. Hila, kanë konstatuar se funksionimi i shenjave dhe shndërrimi i tyre në tablotë e tij kanë krijuar tablo me kuptime të larta metaforike, që gjithsesi zgjojnë kërshërinë shpirtërore të shikuesit. Arti modern më tepër se drejtimet e tjera artistike e shfrytëzoi dhe po e shfrytëzon këtë simbolikë dhe këtë metaforë artistike. Dhe, në këtë drejtim mund t’i përmendim veprat e disa krijuesve që u dalluan me shfrytëzimin e kësaj metafore të ravijëzuar. Si p.sh., Mark Shagall, Pikaso, Paul Klle, Eduad Mung, De Kiriko e ndonjë tjetër. Dhe, “Ndërgjegjja estetike e artistike dhe bota, u shkrinë, duke marrë epërsi dhe theksim të veçantë “uni” si në poezinë lirike. Kështu arti pamor nisi t’i shfrytëzojë pamjet e shumta të gërshetuara në rolin e shenjave, të cilat në struktura komplekse të reja, nxisin kuptime dhe emocione të tjera” [J. Mato]. Andaj, estetë dhe studiuesit e ndryshëm të arteve pamore kanë potencuar rolin e lartë dhe të mirëfilltë që kanë simbolet dhe matadora. Dhe, vijimisht duke menduar të shprehin jo atë që shohin, por atë që e njohin. Këto shndërrime të imazheve në metaforë do ta kenë vlerën e duhur nëse janë paraqitur me shtrirjen më të lartë kreative. Andaj, kjo vlerë do të shndrisë bukur në veprën artistike nëse shndërrimet janë realizuar me ndijimin e ndjesive të larta shpirtërore dhe sensin e lartë kreativ dhe rrezativ në veprën artistike. Andaj, metafora e do kreativitetin logjik dhe shpërfaqjen tejet ndiesore të imazheve dhe të ideve të shumta që vazhdimisht kërkojnë shpërfaqjen e mirëfilltë në veprën artistike. Dhe, se sa do të jetë e kuptueshme për krijuesin, që ta shpërfaq atë në kreativitetin logjik, aq do të jetë e kuptueshme për vizitorin tonë për ta kuptuar atë.

Bombë avokatit Xhevat Bicit që nuk i paguante haraç


Bombë avokatit që nuk i paguante haraç

Dheu që shihet tek policët, ka rënë pasi ekipi i deminimit, kryejti shpërthimin e kontrolluar të bombës në dritaren e avokaturës Bici.

Tri vjet përsiatje me një familje problematike, e mësuar si duket të mbijetojë më shumë se sa nga djersa nga forca e kërcënimit, duket të jetë kthyer në rrezik për ekzistencën e avokatit Xhevat Bici.
Ai sot e kishte filluar punën si çdo ditë tjetër në zyrën e tij, rreth orës 10.00, pa vërejtur asnjë rrezik apo kërcënim, derisa i vie një palë në zyre. Ndërsa po bisedonin pala i thotë avokatit, çfarë është ajo në dritare? Mos është bombë? Dhe përnjëherë dalin jashtë avokati Bici dhe pala e tij. “Sapo dola jashtë e pash edhe nga afër se ishte një bombë, e ngjitur në dritare. Nuk kisha edhe aq frikë meqë, e dija se ashtu tani për tani nuk mund të shpërthente. Por, unë mendoj se ajo është vënë gjatë natës. Dhe është aq poshtë, sa mund ta kishin lëvizur fëmijët, e madje edhe një erë paksa e fortë. Sa viktima do të mund të ishin”, thotë Bici për “Bota sot”.

Ndërkohë, kalon një orë thuaj dhe më në fund arrin ekipi i deminimit.
Pas pak dëgjohet një krismë, derisa polici i veshur me veshje speciale, provoi me gjasë një shpërthim të pasuksesshëm apo vetëm shpërthimin e kapsulës së bombës. Krisma jehoi, dhe dhjetëra qytetarë të mbledhur për të shikuar, sikur u lehtësuan, po ashtu edhe banorët në pallat që shikonin pas dritareve. Por, jo shpërthimi kishte dështuar. Edhe njëherë nga fillimi, rinis procedura, që do të zgjaste edhe rreth gjysmë ore. Pas pak, disa minuta para orës 12.00 ia arrijnë edhe zjarrfikësit dhe një ambulancë emergjente, në rast lëndimi të ekspertëve të deminimit apo edhe të ndonjë kalimtari rasti apo banori të pakujdesshëm nga katet më lart.
Pas pak minutave, më në fund gjithçka është gati dhe të gjithë urdhërohen të largohen 70 metra nga rrezja e bombës. Megjithëse një pjesë nuk u largua më shumë se 30 metra, shpërthimi i fuqishëm jehoi, doli bloza e tymit, dhe u përhap dheu. Pas pak policia verifikoi se askush nuk ishte lënduar.

Avokati Bici, edhe pse u kishte deklaruar hetuesve për rastin, shkon në polici edhe njëherë të rrëfejë për dyshimet dhe kërcënimet ndaj tij.
Avokati Bici ka dyshime të bazuara se kush mund të jenë kërcënuesit e tij. “E di kush ka mund ta bëjë, mendoj se edhe policia ka informacione të mjaftueshme, sepse më kanë kërcuar dhe për këtë e kam informuar edhe policinë, mirëpo pas marrjes në pyetje është liruar personi”, tha avokati Bici.
Policia e Kosovës e konfirmon se në ora 10.00 e kanë pranuar një informatë se ekziston një mjet shpërthyes në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.
Avokatura e z.Bicaj gjendet në fund të lagjes Aktash, rreth 100 metra më poshtë restorantit “Rugova”, dhe ndodhet në katin përdhes në pjesën e pasme të rrokaqiellit buzë rrugës “Agim Ramadani”, që ndodhet në fund të rrugës “Gazmend Zajmi”.
Sipas një rasti kërcënimi të deponuar në policinë e Kosovës, i dyshuar duket të jetë i njohur për policinë, (po ashtu për redaksinë) N.N., një person që duke pretenduar të kërcënonte edhe komunën e Prishtinës, kishte vendosur dy bomba dore, në një pako në objektin e komunës së Prishtinës.
Avokati Bici njihet si një nga avokatët më me eksperiencë në çështje civile dhe viteve të fundit ka pasur raste kontestesh, prej më të mëdhave dhe më të rrezikshmeve në vend.
Menjëherë, pas informimit të policisë, disa dhjetëra policë e kanë rrethuar vendin e ngjarjes, me shirit dhe kanë larguar të gjitha veturat në afërsi të vendngjarjes, për të pastruar vendin para ardhjes së ekipit special të policisë për deminim apo për neutralizim të vendit. 

Në Bruksel, Blerim Shala pas dere


Thellohet ndarja, AAK planifikon kundërsulm të Ramush Haradinajt kundër Hashim Thaçit

Ditëve të fundit AAK-ja ka vënë në mëdyshje prezencën e Blerim Shalës (AAK) në stafin e Hashim Thaçit (PDK) për bisedime me Ivica Daçiqin e Serbisë. Në bisedimet në Bruksel, Blerim Shala po lihet mbas derës. Sapo mbyllet dera, Thaçi dhe Daçiqi llafosen dhe vendosin për çështje të mëdha. Ndërsa, Blerim Shalës i mbetet kohë e lirë të bëj ndonjë fotografi nëpër Bruksel, të shijoj ndonjë gotë verë, të bredh në lagjen “Groete Markt” për të blerë gjësende, dhe të lexoj ndonjë gazetë. Të premten e kaluar deputet të AAK-së folën publikisht në parlament se janë të pakënaqur në trajtimin që Thaçi po i bën Blerim Shalës, i cili s’po bëhet pjesë e protokollit zyrtar dhe takimit me Ivica Daçiqin. Shfaqja e shqetësimit nga ana e AAK-së në parlament ka reflektuar se po thellohet ndarja në mes të AAK-së dhe PDK-së. Përkundër faktit se në nëntor 2012 të dy partitë u pajtuan të jenë së bashku në dialog me Serbinë.
Që nga e premtja, është e diskutueshme prezenca e Blerim Shalës si koordinator për bisedime. Edhe AAK-ja ka shfaqur dyshimet se çfarë mund të ketë biseduar Hashim Thaçi me Ivica Daçiqin.

Gjykimet e Fatmir Limajt nisin me 8 dhe 9 prill 2013


Gjykimet e Limajt nisin në prill
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancat për dy gjykimet ndaj ish-ministrit dhe deputetit, Fatmir Limaj.
Seanca fillestare për rastin për korrupsion në Ministrinë e Transportit është caktuar me 8 dhe 9 prill. Ndërsa shqyrtimi kryesor për krime lufte i njohur si rasti “Kleçka” është caktuar për 18 prill.
Këto data i ka konfirmuar avokati i Limajt Tomë Gashi. Sipas tij përballja me dy gjykime në të njëjtën kohë nuk paraqet problem për mbrojtjen,sepse Limaj sipas tij do të mbrohet me të vërtetën dhe këto fakte të vërteta do ta lirojnë atë nga aktakuzat.
Ndaj Fatmir Limajt dhe personave tjerë EULEX-i ka ngritë aktakuzë nën dyshimin për korrupsion në kohën sa ishte ministër i Transportit.
Ndërsa rasti “Kleçka” vitin e kaluar është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme e Kosovës, pasi paraprakisht Gjykata e Qarkut e Prishtinës të gjithë të akuzuarit i kishte shpallur të pafajshëm. Limaj gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Bajram Rexhepi: MUP, BIA aktive ne veri


Bajram Rexhepi: MUP, BIA aktive ne veri
Mund të jenë edhe 1,000.
Por, në fakt, autoritetet kosovare nuk e dinë saktësisht numrin e forcave që Serbia ka sistemuar brenda strukturave të veta të sigurisë në veri të Kosovës, që Prishtina i quan si struktura ilegale.
Por çka dinë saktë institucionet në Prishtinë, është se shërbimet e inteligjencës policore dhe ushtarake serbe, ka argatët e vetë matanë Ibrit. Ka policë dhe ish-policë të MUP-it.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha për Radion Evropa e Lirë, se shtrirja e institucioneve serbe të sigurisë në veri, është e evidentuar.
“Në numër është shumë vështirë të dihet numri. Por në shumicën e rasteve, është llogaritur se janë diku rreth 200 deri në 400. Ky numër ka variruar varësisht nga situata. Këto janë struktura të MUP-it. Kurse për strukturat e BIA-së nuk kemi ndonjë informacion".
"Ndërsa të Mbrojtjes Civile, llogaritet diku që mund të jenë rreth 500-600, se aty përfshihen edhe zjarrfikësit, edhe përpara mbrojtja territoriale-siç e kanë quajtur-kanë funksionuar të gjithën nën petkun e Mbrojtjes Civile,” numëroi ministri.
Ai sqaroi se Serbia ka struktura të shtrira në veri që vijnë nga aradhet e policisë, dhe ish-pjesëtarët e MUP-it.
Detaj tjetër, sipas ministrit Rexhepi, është se disa prej këtyre policëve të Serbisë janë qytetarë të Kosovës, por ka edhe nga Serbia.
Beogradi zyrtar, në veri ka funksionale edhe Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës-BIA, por jo vetëm kaq siç shpjegon ministri.
“Kanë edhe një formacion të inteligjencës ushtarake. Dhe si struktura ilegale të cilat kamuflohen nën petkun e veprimeve emergjente, ose të mbrojtjes civile, janë ish-strukturat qoftë ushtarake të formacionit, që nën petkun e zjarrfikësve ose reagimeve emergjente, kanë pretendime edhe ata që në situata të caktuara të jenë të armatosur dhe të veprojnë,” shpjegoi Rexhepi.
Kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq janë duke tentuar që të gjejnë një zgjidhje në Bruksel për zhbërjen e strukturave që Serbia ka në veri të Kosovës. Ose të paktën përfshirjen e këtyre nëpunësve në strukturat kosovare të sigurisë.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati tha se negociatat për këtë problem, po bënë që këto formacione në terren të shtojnë veprimet kriminale.
“Ato janë struktura kriminale, të cilat thjesht po e vlerësojnë se ju ka ardhur fundi. Edhe janë të interesuara të bëjnë çrregullime maksimale, për të mundur edhe më tutje eventualisht të mbijetojmë. Janë struktura të cilave nuk ju konvenon qetësia, nuk ju konvenon paqja. Prandaj, ata bëjnë krejt çka është e mundur që të krijojnë probleme, e të krijojnë destabilizim. Por sigurisht se nuk do t’ia dalin”, tha ai.
Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, thotë se nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i ka informacione që e konfirmojnë praninë e të paktën tri formacioneve të sigurisë që Serbia ka në veri të lumit Ibër.
Por sqaron se nuk është kompetent për t’i numëruar ato.
Në ndërkohë, Prishtina zyrtare ka bërë gati një plan për periudhën transitore, që pritet të pasojë me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për zhbërjen e institucioneve që Serbia ka në veri.

“Tre Pharm” eksporton produkte farmaceutike


Kompania farmaceutike “Tre Pharm”, për herë të parë po eksporton produkte farmaceutike jashtë vendit. Drejtues te kësaj kompanie thonë se eksporti ka filluar me Shqipërinë për të vazhduar se shpejti edhe në disa shtete arabe.


Vaide Morina

“Në kompaninë farmaceutike “Tre Pharm”, prodhohen disa grupe të barnave. Para dy vitesh produktet e kësaj kompani farmaceutike kanë filluar të shiten ne tregun vendor”, thotë Mërgim Prishtina, drejtor ekzekutiv në këtë kompani.

Sipas tij, kompania “Tre Pharm” së fundmi ka filluar edhe me eksportimi e produkteve të saj.
“Tre Pharm” eksporton produkte farmaceutike
“Kemi eksportuar produktet farmaceutike eritromicinë, Dollofix që është gama e paracetamollave, i kemi eksportuar për herë të parë në Shqipëri. Ndërsa tani jemi duke përgatitë pjesën e dytë apo porosinë e dytë që janë shtetet më të largëta që janë shtetet arabe. Porosia e parë na ka mbërri, e ne për momentin jemi duke prodhuar këtë porosi që është një sasi pak më ë madhe”, tha ai për Radio Kosovën.

Mergimi Prishtina tha se deri me tani kemi arritur që të prodhojmë disa lloje të grupeve të barnave të cilat qarkullojnë në tregun vendor.

“Ne prodhojmë dikund rreth pesë gupe të barnave antibiotikë, kardiovaskulare, analgjetik, anti-diabet kurse kemi edhe disa vitamine”, tha ai.

Ahmet Hoxha, specialist i kontrollit të barnave në këtë kompani tha se përpos barnave, në laborator, po behën edhe teste të tjera të gjërave ushqimore.

“Ne jemi të autorizuar edhe nga Agjensioni i Veterinës dhe i Ushqimit, për t’i bërë analizat e ujit dhe ushqimit si laborator i tretë”, theskoi Hoxha.

Drejtoi i “Tre Pharm”, Mergim Prishtina, thotë se përdorimi produkteve vendore, ndihmon drejtëpërdrejt ne zhvillimin ekonomik të vendit.

Asgjësohen 8,950 litra alkool i kontrabanduar

RTK





Sot me datë 04.03.2012 u asgjësuan 8.950 L alkool, sasi kjo e ndaluar dhe sekuestruar nga Policia dhe Doganat e Kosovës. E gjithë kjo sasi e alkoolit është tentuar te futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës.Asgjësimi i kësaj sasie është realizuar ne depon e mbeturinave ne Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve te agjencive ne MIK.
        Asgjësohen 8,950 litra alkool i kontrabanduar

16:55 / 04.03.2013


Bashkëpunimi mes tri agjencive për ruajtjen e kufirit të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit ( MIK) është duke treguar sukses ne parandalimin e tregtimit apo shitjes se gjitha mallrave që nuk i’u nënshtrohen kontrollës zyrtare që kryhet në pik kalimet kufitare nga inspektoret e AUV-se.

Këto alkoole ne momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre , certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit, disa nga to nuk kanë pas deklaracion të produktit.

Si të tilla konsiderohen si të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg. Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz.

Andaj ftojmë të gjithë qytetaret qe hasin ne treg produkte të dyshimta pa dokumentacion të njoftojnë organet shtetërore për siguri publike, thuhet ne njoftim.
(RTK)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...