2013-03-10

DERA QË DHURONTE DASHUNI


Nga Fritz RADOVANI:

DERA  QË  DHURONTE  DASHUNI

65  VJET  PERPARA…Me 11 Mars 1948...


“Të gjithë diktatorët kerkojnë shnderimin dhe shpartallimin e çdo Derës,që dhuron Dashuni e Mirësi falas!” 
Autori.

            Shikonje mirë këte Derë! Praku i saj shkelej vetem nga të zbathun e të varfën që në kambë kishin sandale të vjetra e të shkyeme nder rrugët e maleve, e plot pluhun nga rrugët e katundeve tona mesjetare të mbetuna me shekuj mbrapa qytetnimit nga sunduesit, që sa ikte njeni ia mërrinte tjetri edhe ma barbar se i pari... Sejcili zaptues kerkonte me ua vue ferren në këte Derë, e besa, me mujtë edhe me i qitë fare... Sa shumë ka pa kjo Derë!
            Ishte e hapun! Nuk mbyllej kurrë! Dhuronte vetem Dashuni!
            Kushdo, nga kjo Derë mund të merrte Dashuni e Mirësi falas!


Ah, sa kujtime ndryhen mbrenda kësaj Dére që donin t’a mbyllin perjetsisht!
            Nga kjo Derë çdo i uritun merrte bukë, çdo i etun kalimtarë shuente etjen me ujë pusi të freskët e në zemer ai ngarkohej me dashuni, me dashuni per Atdhé e Fé, me dashuni per të varfër e me bujari të pashoqe… Të gjitha këta, dikur i dhuronte kjo Derë që shihni këtu…Asht nder Dyertë ma të vjetra që u pat hapë në Shqipninë e shekullit të XIII, nga të varfnit që vune këtu kambën e zbathun me plagët e Shën Françeskut t’ Asizit…


            Edhe pse u rrezikohej jeta kjo Derë vazhdonte me dhurue Dashuni e Paqë!
            Nga kjo Dérë mësuem se të gjithë Shqiptarët pa dallim Féje, jemi vllazen...
            Tek kjo Dérë shperndahej falas edhe “Buka e Shna Ndout”! Kjo Dérë ishte që edhe shperndante falas kulturë e dije për të pamujtun me shkue nder shkolla, e kurrë nuk dijti me u mbyllë as per fëmijtë e besimeve tjera që ia mësyene per me marrë dije. Vetem Bujari buronte nga gurtë e kalldrameve të dikurshme që ishin të shtruem para kësaj Dére.
E pra, vetem një zhgun e një konop per bel kishte Ai Burrë që hapte këte Derë me buzqeshje e plot dashuni ftonte: “Eni vllazen Shqiptarë, eni e mirse iu ka prue Zoti!”...
Edhe pse nuk kishin kurrë zjarr me u nxe, as voter ku me u rrethue në biseda, e as shilte apo qylyma arabije, kjo ishte Déra e asaj shtëpi që thirrej e “Zotit dhe e mikut”! Vetem bukë, krypë e zemer u shtrue aty per Ata Burra që me gjakun e Tyne kanë shkrue Historinë e lavdishme të Popullit Shqiptar, tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli, Çerçiz Topulli, Mustafa Qulli,  Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Mati Logoreci, Kel Marubi, Ismail Qemali, Ndoc Çoba, Gjon Kamsi, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Shuk Gurakuqi, Mark Kakarriqi, Lin Muzhani, Tef Curani, Mustafa Kruja, Dan Hasani, Qemal Draçini, Osman Kazazi, Muzafer Pipa e sa e sa diplomat të huej, sa artistë e muzikantë të njohun, sa oficerë e njerëz të mjeksisë apo, sa e sa studjues të shkencave të ndryshme, se këtu lulzonte letersia, gjuha, folklori, drama e poezia, ku arkeologjia dhe historia kishin strofullat e veta, e këtu edhe botanika ruhej nder kopshtije që ujiteshin me kova nga të zbathunit e trojeve të Gjergj Kastriotit, Flamuri i të cilit valvitej në kompanjelin madhshtor të Kishës së Françeskanëve të Gjuhadolit. Doni a nuk doni ju, prej kësaj Dérë doli i ngjeshun per gjokset e At Mati Prennushit dhe At Buon Gjeçaj, bash nen zhgunat e Tyne Flamuri i Shqipnisë me Shqipen Dykrenare të Kastriotit, dhe u nis e shkoi në Maje të Bratilës, ku Trimi i Hotit Dedë Gjo’ Luli me duertë e Tija e nguli aty per mos me u zhgulë kurrma, a merrni vesh, kurrma! Hidhni sytë pertej telave me ferra e aty asht edhe sot!
Kjo asht Déra e Flamurit Pavarsisë! Kjo asht Déra e Hymnit të Flamurit Kombtar!
Kjo asht Déra per të cilen u perplasën të gjithë tradhëtarët dhe okupatorët...
E vetem nga kjo Dérë buçiti një za “Ndalonju, ku veni Burra!”...E Ai za, duhej vra!
Kjo asht Déra që gjuhej me top nga malazezët e prap ma vonë nga sherbëtorët e tyne, po kjo ishte gurrë e pashterrshme Atdhetarizmi, Lirije, Drejtësie e Dashunie Njerzore!
Nga kjo Dérë Shqiptari mësoi çka domethanë “E drejta dhe liria e Njeriut...” e prej kësaj Dérë, Shqiptarët trashiguen Kanunin e Besës, Burrnisë, Bujarisë dhe vepren ma të çmueshme të qytetnimit: “Pajtimin e gjaqeve”, një kusht themelor me shkue drejtë Europës së qytetnueme, prandej Fratin që na la këte thesar At Shtjefen Gjeçovin, e vrau serbi...
“Nuk na duhej as Pajtimi i gjaqeve dhe as Uniteti Kombtar” i kënduem nën Flamur: “Bini Toskë e bini Gegë, si dy rrfé që shkojnë tue djegë...”, na duhej vetem “një rrufé” që do të binte mbi kullat e Burrnisë nder Malësitë e Veriut dhe mbi kumonaret e Kishave ku predikohej Paqa, Drejtësia dhe Vllaznimi i Popullit Shqiptar pa dallim Féje e krahine...
Até që nuk mujt me ba as turku, as malazezi, as italiani e as pushtuesit ma të rrebtë
e ma të terbuem kunder Shqiptarëve, e bane sherbëtorët tanë të serbit të vjeter e të rijë.
            Atëherë kur Austriakët ndoqën nipin e Esad Pashë Toptanit, kje Frati At Palë Dodaj që i shpetoi jeten Ahmet Zogut, tue e mëshefë nën zhgunin e Tij në kuvendin e Rrubikut.
            Edhe Ahmet Zogu porsa hypi në kolltukun e dhuruem nga serbët vari Don Gjon Gazullin, u mbylli shkollat fretenëve dhe e vazhdoi “mirnjohjen” e vet... deri sa iku...
            Atëherë, kur Shqipnia u pushtue nga Italia Konti Çiano në kujtimet e veta shkruen: “Në Shkoder populli nuk na priti mirë, mbasi shkollat e Fretenëve kishin punue shumë per edukimin e ndjenjave Atdhetare...” E me gjithë rrezikun fashist Fretnit ishin Ata që me një Burrni e Trimni të pashoqe, e treguen dashuninë e vet edhe per shpetimin e të rijëve që aso kohe ishin perzi me grupet komuniste, të formueme nga serbët dhe drejtoheshin pikrisht nga ata anadollakë, që me masken e “bolshevikëve” serb të Titos, i sherbenin diktatorit ma barbar që ka njohë historia e shek. XX, J.V.Stalinit, që piksynimi kryesor i tyne ishte vrasja, terrori dhe shpartallimi me Gjenocid i Klerit Katolik Shqiptarë, e në veçanti kjo luftë shfarosëse drejtohej kunder kësaj Dérë, kunder Urdhnit Françeskan të Shkodres.
Kjo asht Déra që shovenistët serb me sherbëtorët tradhëtarë komunistë të vitit 1944, me daten 29 nandor në ora 6 të mengjesit, dhunuen Flamurin Kombtar me “yllin e kuq të robnisë” dhe të terrorit ma antinjerzorë që ka njohë Historia e Shqipnisë deri sot!
            E të gjithë si bishat e terbueme per gjah ia mësyne kësaj Dérë Bujare!
Ardhja në Shkoder e grupit të kriminelëve komunistë Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Sheuqet Peçi, Ramiz Alia, Rahman Perllaku, Tuk Jakova, Gjin Marku, Hulusi Hako, Dilaver Sadiku, Zoji Themeli, Misto Bllaci, Aranit Çela, Xhemal Bejtja, Shaban Dautaj, Namik Qemali, Anastas Koroveshi, Esat Ndreu, Nestan Ujaniku, Nesti Kopali, Ali Xhunga, Fadil Kapisyzi, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Zoi Shkurti, Bilo Bregu, Pjerin Kçira,  Ali Qorri (Bushati), Kasem Troshani, Toger Baba, Thoma Karamello, Jonuz Dini, Xhemal Selimi, Hysni Ndoja, Asllan Lici, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi, Vaskë Koleci, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku e sa të tjerë terroristë barbarë që dinin vetem një kangë: “Hakmarrje rini..!”
Gurtë që mbështetej kjo Dérë ishin shkrepat e Bjeshkëve të Nemuna! Duheshin thye e poshtnue Burrat e Atyne Bjeshkëve...E kjo veper tradhëtije në sherbim të shovenistëve të vjeter sllavë, filloi me luften dhe vrasjet e Malësorëve të Veriut, me Prek Calin, Gjelosh Lulin, Gjergj Vaten, Hasan Isufin, Llesh Marashin e qinda Burra tjerë, që mbasi i vranë mbas shpine trupat e tyne i tretën nder prroje e proska, mbasi kështu “kishte urdhnue edhe shoku komandant, terroristi Enver Hoxha”. Veriu i Shqipnisë nder male e fusha u la me gjak Atdhetarësh dhe Klerikësh Katolik Shqiptarë tue fillue me Don Lazer Shantojen, Don Ndre Zadêjen, At Gjon Shllakun, Don Nikoll Gazullin, Don Alfons Trackin, At Anton Harapin, dhe vazhdoi ke i merrte pushka kudo që shkrepej nder çela, Kisha, shtëpia, kulla e kasolla, tubime, zallishta e shpella, po edhe në Popullin e shkretë me faj e pafaj.
Shperthimi dhe deshtimi i Lëvizjes së Postribës, në 9 shtatorin e 1946 sjellë pasojat e projekteve të KGB sovjetike që po zbatoheshin në Lindjen komuniste edhe në Shqipninë e E. Hoxhës, me anen e specialistëve të UDB jugosllave dhe sigurimit shtetit shqiptar.  Sinjali i parë u dha në Orosh të Mirditës, ku kriminelët Bardhok Biba dhe toger Baba fusin armë në Kishë dhe per këte akuzojnë në Shkoder Imz. Frano Gjinin, zv. Delegat Apostolik i Vatikanit në Shqipni dhe sekretarin e Tij Don Mark Xhani, të cilin e mbysin në tortura.
Kriminelët i drejtohen Gjuhadolit tek kjo Dérë, per me e shnderue dhe shperthye.
Duhej realizue plani i Titos edhe në Shkoder, ku sigurimi i shtetit futë armët në Kishen e Fretenëve të Gjuhadolit, me 16 nandor 1946 e deri rreth orës 2 të mengjesit të datës 17, nën drejtimin e Zoi Themelit, Hulusi Hakos dhe Dilaver Sadikut, të ardhun nga Tirana per këte qellim, pikrisht prej kësaj Dérë që lidhej me Kishen...rrethojnë Kuvendin dhe mbasi e kthejnë në burg, kjo u quejt Déra e Burgut të Kishës së Fretenëve, e mbasi kishin arrestue klerikët: At Mati Prennushi, Provinçiali i Françeskanëve të Shqipnisë dhe At Çiprian Nika, Rektor i Françeskanëve, vazhdojnë arrestimet me Fra Ndue Vila, At Frano Kiri, Imz. Gjergj Volaj, At Donat Kurti, Imz. Nikoll Dedaj, Don Tomë Laca, Don Ndoc Sahatçia, At Gjon Karma, Fra Gjon Pantalia, At Palë Dodaj, At Gasper Suma, Don Nikoll Shelqeti, At Mëhill Miraj, Fra Zef Pllumbi, Don Mark Hasi, At Rrok Gurashi, At Leon Kabashi, At Aleks Baqli, At Filip Mazrreku, At Augustin Ashiku, Don Anton Muzaj etj...
Déra e bamirsisë kishte kalue 15, 16 muej si hetuesi ku tortura, uria, etja, parazitët, vuejtjet...gjakosjet, deri në ngarkim karrosh me kufoma dhe tretje të Tyne tek Ara e Pashës dhe në Zallin e Kirit, ku siper Tyne derdheshin edhe karrot e pastrimit pusave të zezë.
***


Dera u mbyll... U mbyll shkolla, seminari, muzeu, biblioteka, teatri, orkestra...
Sigurimi i shtetit komunist e anadollak vodhi e plaçkiti gjithshka kishte aty...
Thesaret e kulturës, të shkencës dhe të artit u zhdukën...pergjithmonë!
Me daten 11 Mars 1948 kjo Derë, u hap në oren 4.30’ në mengjes. Edhe pse të çveshun dhe të pranguem po krenarë dhe si Burrat, u nisën nder kamjone drejtë Zallit të Kirit, u ndaluen per me zbritë në aren e Zef Sylës. Ishte grupi i Prelatëve të Klerit Katolik bashkë me të gjithë Ata Atdhetarë, që nuk u pajtuen kurrë me shitjen e Trojeve Shqiptare dhe tradhëtinë e partisë komuniste shqiptare, që shiti Atdheun tek Tito per kolltukun e E. Hoxhës...U prini pa u tutë Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Imz. Gjergj Volaj,  Imz. Nikoll Deda, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Simon Darragjati, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjetër P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli, Zef Kol Prela, e mbas Tyne, Prof. Kol Prela, Av. Paulin Pali, Qemal Draçini, Kolec Deda, e sa të tjerë që u zhdukën e nuk figurojnë as në rregjistrin e të vramëve... Vetem një pemë blinit n’ atë oborr torturash e di të verteten...
Po Lisat, nuk ranë pa lanë edhe porosinë e Tyne të fundit para mitralozave:
“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’ eme.
Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipnija!
U baj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”
            (At M. Prennushi, Dosja 1302, Shkresa nr. 64/III, Arkivi MMbrend. Tiranë 1998).
E Zalli Kirit ushtoi nga krizmat e automatikëve...Gurët e bardhë si biluri të zbritun nga Alpet tona u lane në gjak... Me gjak Martirësh që vazhdoi me rrjedhë per 47 vjet rresht.
Çinari i Vorreve të Rrëmajit mêjti...E as kumbonët aty nuk ranë në njëanë...
E Déra lahej pa pushue me gjak Atdhetarësh... Lot Nanash e motrash...
Neper këte Dérë hyne kriminelë, torturues, gjaksorë, hetuesit, vrasësit, dhunuesit e pashpirtë, shpifsit agjentë, mashtrues e gënjeshtarë, prokurorë e gjykatës kasapë analfabetë,  plaçkitës dhe hajdutë... E deri sot, asnjë nga këto bisha nuk ka pranue pergjegjësi per veprat e tyne tradhëtare, ose si bashkpuntorë per krimet që kanë krye mbrenda kësaj Dérë!
Ajo Dérë vazhdon me kenë e mbyllun se asnjë gjaksorë nuk asht i penduem!
Ajo Dérë asht e mbyllun me urdhna e dekorata të “vrasësëve heronjë”...
Ajo Dérë nuk hapet pa u hapë dosjet e terroristëve barbarë!
Kjo Dérë tregon se Krenaria Kombëtare e Popullit Shqiptar; ndera, burrnia, gjaku i kulluem dhe guximi i pathyeshëm historik i këtyne Burrave të pastër, lyp drejtësi, paqë dhe shpagim, detyra  pa të cilat, asnjëherë, kurrë, derisa të jetë Shqipnia Shqipni e Shqiptarët Shqiptarë, kurrë, nuk kanë me mërrijtë në një Pajtim Kombëtar!

Melbourne, Mars 2013





Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 Janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 Tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 Mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin Janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 Prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

Përgatiti:Flori Bruqi

“Malesorja e Bjeshkeve Tona” te autorit Lulash N. Palushaj



                                                                                   …refleksione

 LISI I TAMLIT DHE I ZJARRIT NE FISNIKERINE E SHKRIMTARIT

Malesorja e Bjeshkeve Tona”  te autorit Lulash N. Palushaj



   ZEF PERGEGA

       Malesorja, burre iforte nuk eshte vetem ajo grua me xhublete, qe tjerre me furke e dredh perin e deles rude. Eshte ajo soinike deri ne legjende, qe e perkund djepin e krisamave me kengen e pazevendesueshme “nina-nana”. Eshte ajo qe pjek buken e jetes, duke e fshehur lotin e fatkeqesise. Eshte ajo fisnike, qe lind trima, qe per flamurin e vatanin turrin e kane si oshetima…

        Ishte maj ate vit. Po po, e mbaj mend mire. Blinat e Lezhes, ne rrugen e legjendave dhe miteve te saj te lashtesise e mbushur me gjimnaze dhe kroje diturie e lufte, ku degjohet ende mire trokthi i kalit te Heroit tone kombetar, ne unison me zerin e princave shqiptar te Beselidhjes, kishin celur lulet e tyre te bardha. Pasi ata ishin shumuar ne perandorine e tyre te celebrimeve te shenjta ne dege te gjelberta, u prushonin mbi supe kalimtareve, si orizi i te dielave te dasmave. Atje ne krye te rruges dallova nje fisnik me floke te bardha. Nuk mund ti dalloje lulet e blinit mbi fisnikerine e mesazhit te tyre. Dukej se blinat e Lezhes e kishin pritur Lulash Palushajn, sic priten princat e fjales kur vijne ne Lezhe. Ndoshta blinat e qytetit Lissus  e dinin se Lulash Nika Palushaj kishte dale nga shtepia botuese “Gjergj Fishta” me librin e tij “Malesia dhe Fiset e saj”
            
Ishte 6 maj i vitit 1996 ne Lezhe. Nje koncidence e bukur, 6 maj 2012 ishte ate dite e shenuar ne kalendarin tim kur Lulash Palushaj ne grigjen e kishes se Shen Palit ne Detroit me dhuron romanin e tij me autofraf  “Malsorja e Bjeshkeve Tona” Ne faqen e pare ai me shkruante: “z. Zef Pergega me respektin me te madh per ty dhe veprimtarine tende mbarekombetare ne fushen e botimeve” Pastaj ai nxori nga canta edhe nje dhurate tjeter ne shporten e shenjte te fjales shqipe. “Oqeani qe perpin” ese, ku me shkruante: “Vella dhe miku im i nderuar Pergega. Mbesim ne jete dhe kemi histori kur e deshmojme me vepra emrin shqiptar!”

        Nuk desha te kalonte ky maj pa thene dicka per vepren dimesionale dhe te larmishme te Lulash Nika Palushajt. Me ka ndodhur te shkruaj per shume vepra autoresh te njohur dhe te pa njohur, por per Lulashin qe e kam prane nuk me ishte dhene rasti. Ai ka ardhur vazhdimisht ne promovimet e mija dhe ka qene i nderuar te marre fjlalen dhe te vlersoje krijimtarine time modeste. Eshte pergjegjesi, qe kur te endesh fjalen per miqte duhet te kerkosh separi fillin e saj…

        Kulla e malesorit ka patur nje bekim nga zoti, ndaj mbi gurin e saj jane thyer rrufete. Ajo ka patur nje bashkejetese te paperseritshme me breznite. Ata kane nje jete te gjate bashke, kane nje lindje, nje dasem, nje dhimbje dhe nje ze, qe flet me kohen dhe me qiellin. Lulash Palushaj, qe e ngrosh muzen ne vatren e Lisit te Tamlit dhe te Lisit te Zjarrit, ne librin e tij i zberthen rrejdhshem e ne menyre emocionale, si plaku i mocem ne oden e madhe te miqve te larget, duke i vene gacen e ndezur cibukut te duhanit,  i cel bukur fjala.  


          Se si jetuan shekujve kullat malsore! E kush ua dha zanin e mire, na e tregon biri i saj, Lulash Palushaj, bashke me tiparet dhe botekuptimin e saj, si nje lidhje guresh. Nuk ta jepte bijen per nuse nese keto cilesi nuk kalonin ne siten e imte te arsyes se maleve dhe te zakonit te saj. Se nusja lind djalin e bashke me te merr per te mire edhe zanin.
    Ne kete linje, Lulash Nika Palushaj me plugun e vlugut te penes se tij, i shkon ngjitas ares se shkronjave te shkrimtarit Martin Camaj. Zani ishte kodi i krenarise se kulles se malsorit. Po Lulash Palushaj ka nje mendim te fisshem qe e nxjerr karakterin e malsores, te ndritur ne logun e Malsise, per tu gezuar lendina e saj, per kete krijese mbi te cilen peshuan vujtjet , sic peshojne acaret mbi dege pemesh. E autori shkruan:
      “Bjeshket e maleve tona linden zana. Botekuptimi i rodit te fisit ka qene me marre bijen e malesorit nga oxhaku me ze te mire…!”
       Lindja e djalit ne kulle, cante kulmin e shtepise per tu pritur ne preherin e perendise!
    Me ndryshim nga disa autore te tjer,e qe trajtojne temen e tradites, bazuar ne kenget dhe rrefimet e popullit, ne himnizimet folklorike, Lulash Nika Palushaj, pasi e siguron lexuesin se me varken e tij mund te mberrish ne breg i suigurte, e fillon bashkebisedimin me lexuesin ne nje menyre praktike  jetesore, jashte idealizmave dhe stisjeve te komanduara pa bote emocionale, por pikerisht aty ku degjohet nje dore qe perkund djepin, aty ku degjohet nje klithme qe lyp dashuri, aty ku kjo klithme kthehet ne ze dhe malsorja kujdeset si shqipja per zogjt,e qe te marre krah, qe fryti i barkut te saj te jete sa me i vecante ne vezullimin e bores, mbi aromen e luleve te prillit dhe perjetesine ta marre nga ujvaret e Cemit. Te krenohet mes vashave, qe luajne buze lumit me sterkalat, duke vjedhur dashurine e syve te tyre.

       
 Ne kohe te shkuara jeta ne Malesi nuk ka patur nje dinamike te madhe. Qe nga lindja e deri tek fara e mbire ne ara, qe nga dita e dasmes, kur nusja puthte pragun e shtepise e deri tek mosha e njome e burrit, qe behet trim kur ve armen mbi krah, nuk i ka shpetuar syrit te vemendshem te Lulash Palushajt, qe i nxjerr thesaret e kesaj jete te mbyllur ne kater muret e kulles nga guri i mpire i shekujve, duke e vrojtuar me driten e holle te miresise deri ne detaje, kete jete qe flet duke mos folur. Madje autori Palushaj pa syze lexon edhe mbishkrimet e varreve te harruara, te cilat mbajne eshtrat e atyre qe i dolen zot vendit dhe fort u rane kembanave te se dieles dhe te kushtrimit per liri te atdheut, duke mos kerkuar as me te voglin shperblim. Me kete veper them se shperblimi me i madh eshte kutjimi qe na e sjell Lulash Palushaj, me nje patriotizem te mbushur ne pulmone, per keta njerez te heshtur.
          Autori ne romanin e tij flet per njerez, si nje kapitull i dhimbshem ne flete e ikjeve biblike, qe shkojne ngjitas me fatin e autorit, qe ne rrethana te padeshiruara braktis  atdheun me lotin qe nuk iu tha kurre. Po, loti I penes se tij u be lume e lumi drite, qe mbi lirine e fjales vec shendrit.

           Lulash N. Palushaj


        “…Keshtu flitnin vellezeritme vete e me njeri tjetrin. Me nga nje tas qumeshti ne dore qe u ka kishte dhene Katrina, bije e Vermoshit, po flasin me shume per Pretin me ulje zeri. Zkoni e ka patur se kur flisnin burrat grate nuk perziheshin…nuk shkon larg  kuvendi vellazeror dhe kola shkeshorti I Katrines I drejtohet bacit, duke u munduar ta largonte pak shallin nga buzet e gojes “si u be puna e gjergjit, bac a kemi ndonje fjale te mire? Viti kaloi dh e ta prifte zoti shendosh per ty e ti e ke deren plot e zoti e din ma mire kthimin e tij…!”
           Personazhet e romanit “Malsorja e Bjeshkeve Tona” nuk jane krijese e autorit Palushaj, as pjelle e fantazise se tij, por jane malsore e malesore te gjalla, me tipare e zakone te vecanta, per te cilet ne kete jete te shkurter nga vendlindja ne emigrim, i ka rene barra te kujdeset per ta, si atehere kur ishin ne bankat e shkolles dhe pergjohej se  mos kalonte oren informuese edhe kur ata u bene burra si zogj te trembur, e  ne mergate lypnin nje ndihme . Dhe profesori i papertuar i njom me keshillime, me fjale te embela, si bleta e malsise dhe me optimizem..  
      Filozofia e refimit te Lulash Palushajt na vjen me drite.  “Nje here emigranteve u nevoitet streha , pastaj vatra e zjarrit familjar, aty ku ndizet ndjenja e vatanit dhe tradira malesore, pastaj ura e lidhjeve me njeri-tjetrin dhe vendlidjen per te menduar per kthimin!”  Atje eshte nje amanet qe na e kujton Lulash Nika Palushaj, sic na e kujton Ernest Koliqi gjithe filozofine e mallit per Shkodren e tij, kur i kendon te bijes kur te shkoje ne vendlidje ne lagjen e tij…

        Kullen e malesorit, nuk e tunden nga themeli fortunate e e dimrave te eger, as rrufete nuk e cane dot gurin e saj, por nje thike pas shpine europiane ne vitin 1913 e preu ne mes Malisine e Madhe, vellane me vella, token me lumin, varret me kryqin  e zanin e malit me zanin e malit perballe. E shkrimtari tashme i afrimuar ne panteonin e krijimtarise artistike te kombit tone, Lulash Palushaj, nuk leshon vetem zerin e vet, por e bashkon ate me te gjithe zerat e proves si fortesi bese e amaneti me kullat e tjera te fisit, per te mos e harruar kete pabesi te madhe.
     Katrina ka kaluar shume pranvera, por kur po e ndjente plakejn ne ajrin e paket i merr nipat e mbesat dhe del maje nje kodre, prej nga shihej Kelmendi e Vukli. Ajo ngre doren e djathe dhe syte e femijeve kureshtar ndjekin flurudhen e refimit te tokes se saj, ku kishte lindur dhe nuk e kishte pare qe diten kur kishte dale nuse me duvak e vaje. Lotet, eh lotet i mekin zerat…Fytyra e Katrines eshte rrudhur nga dhimbjet, ku atje ne dheun e ndare prehen shtate vellezerit e saj!
          Figura e femres malsore eshte pershkruar nga Lulash Palushaj me linja te holla, me ndjesi poetike dhe artistike, por edhe me pathos te madh, per keto mbartese te shtigjeve te gjata, shpesh nen syte e balleve te vrenjtura te zakoneve te ashpera, si vete hijet e nates. Shpirti i autorit Palushaj, duket se eshte gatuar me duart e fort a te patosit kreshnik. Ai ne asnje veper te tij nuk mund te dale nga kjo bote dhe ne magjen e ketij brumi malesor ka dhimbje e dashuri, shprese e optimizem pozitiv, ndaj dhe darka ne vatren malesore ka nje shije te embel shqiptare, ne drute e ndezura te bujarise dhe mikpritjes.

              Linja e pershkrimit te ngjarjeve nga romancieri Palushaj, i perngjn nje treni qe ecen shpejt, por i duhet te ndaloje ne stacionet e Malsise te marre pasagjere te rinje, qe me jeten, dramen dhe dhimbjen e tyre e pasqyrojne vepren, duke i dhene mesazhit nje force magjike ne fytyren e optimizmit dhe te mbijeteses.
   Pikenisjen e jetes malsores, kesaj figure te skalitur me dashuri nga dalta e shpirtit krijues te Lulash Nika Palushajt, e capit ne nje kulle me emer te mire ne krahine, ne pragun ku lexohet emiri “Dul Gjeloshi”
        Trajtimi i temes se femres ne jeten e tradites dhe dokeve te vjetra te koheve te shkuara, nderkohe qe kane ndodhur tranfromime rrenjesore, kerkon jo vetem nje guxim e pjekuri artistike, por edhe maturi, talent e durim, ne menyre qe ti shpetosh plagjatures dhe interferimeve te moderns, qe jane bere e drejte qytetare edhe ne Malsi, per ta paraqitur para brezave qe vijne me nje realizem te plote dhe me kroje interesante, qe te rrembejne te njomesh buzet e etura per vendin tend.
          Kete besoj se Lulash Palushaj e ka arritur. Pervoja e tij studiuse dhe hulumtuese, mbeshtetur edhe ne gojetarine e popullit gjate takimve te tij me ta, ka qene nje arme per ti skalitur personazhet dhe per te na i paraqitur triumfalisht me gjithe origjinalitetin e tyre. Ne trenin e jetes malsore dhe shqiptare, Lulash Palushaj nuk eshte nje pasagjer i rastesishem. Ai me vemendjen dhe perkushtimin e tij i perngjan nje minatoi,y qe kur ne siperfaqe dallon nje xeheror, ai aty ndalet te zbuloje minjeren e visareve te cmuara te kombit te tij.

          Keto ishin disa nga impresionet e mia, kur lexova romanin e Lulash Nika Palushajt  “Malesorja e Bjeshkeve Tona”. Sigurisht, dhe per kete jam i bindur se kur lexuesi do ta kete lexuar kete roman do te kete me shume perjetime per ti shprehur me miq dhe krijues.
       Le te jene keto shenime edhe si nje urim per Lulashin dhe vellane e tij Shtjefnin, per konributin e shkolles shqipe ne Detroit dhe per trajtesen e figures se femres malsore ne kete tete mars!
       Detroit, 7-8 mars, dita e mesuesit dhe e nenave,  2013   


http://www.albdreams.net/lisi-i-tamlit-dhe-i-zjarrit-ne-fisnikerine-e-shkrimtarit/

ËNDËRR PARAJSE


 
Vullnet Mato
 
ËNDËRR PARAJSE
 
Mbrëmë gjatë një shiu 
të zgjatur netëve me radhë,
pashë një ëndërr të kundërt 
me këqësimin e motit. 
Sikur agoi papritur
një mëngjes parajse i bardhë
dhe u zgjova gazmor
te mrekullia hyjnore e zotit... 
 
Por në kulmimin e atij 
ngazëllimi të madh qiellor,
shtanga krejt i befasuar 
me trompeta në zemër,
kur pashë të strukur 
mes shpirtmëdhenjve tokësor,
një nga xhelatët më kriminel 
të kohës së egër...
 
Një nga ata jagot e dredhave
që arritën më vonë, 
gjer në foltoren e parlamentit, 
dhe aty publikisht,
për të drejtat e njeriut 
buçitën me zërin jehonë,
duke luajtur martirin e pafajshëm, 
vetmohuesin si Krisht.
 
Mes luleve vigane 
ku ligjëronin zogjtë këngëtar
ai qeshte e lozte me shpirtrat, 
në kulmin e haresë,
ndërsa mua më dukej 
sikur në atë vezullim të paparë
vallëzonte në rrjetën e vet 
një marimangë e zezë.
 
Fort i mahnitur mendova, 
si ka mundësi të jetë futur,
te ky mjedis me pranverë 
të përjetshme perëndie,
frymëvrasësi i shpirtrave 
në moshën e frymës së bukur, 
viktimave të tij edhe në qiell 
t’u bëjë përsipër hije?....
 
Atëherë bërtita fort, 
nëpër gjumin e mesnatës:
O zot i madh, kontrollo 
sejmenët e tu të besuar,
kur zgjedhin shpirtrat 
në dyert e parajsës,
se paske edhe mes tyre 
ryshfetçi të korruptuar!... 
 
Të lutem, të paktën 
këtu ku buron drita jote,
mos lejo të shkelen 
parimet e shenjta të qiellit, 
duke shkaktuar pakënaqësi 
dhe zemërime toke,
për kodet e marrëveshjes 
që ke me njerëzit!...
 
Dhe si e pashë që aty, 
nuk m’u përgjigj askush,
zbrita shkallët e qiellit 
një nga një mjaft i zemëruar.
Shkova të hedh shpirtin 
në ferr, mes zjarrit prush,
dhe atë çast brofa 
nga shtrati tepër i tmerruar... 

Pritet plasaritja më serioze brenda PDK-së?...



Pritet plasaritja më serioze brenda PDK-së dhe zyrtarisht lindja e grupimit të ri të prirë nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Ndërsa, Hashim Thaçi pritet t’i ftoj në mbledhje anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, hiq këtu Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn dhe ndonjë tjetër, shkruan Bota Sot.

Këta pritet të përjashtohen nga të qenit anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtar të kryesisë qendrore të PDK-së. E do të zëvendësohen nga Isni Kilaj (kryetar i Malishevës) dhe Sokol Bashota (kryetar i Klinës).

Sipas kësaj gazete, lirimi nga burgu dhe dhënia e masës së arrestit shtëpiak për deputetin Fatmir Limaj është pritur me ankth nga krerët e PDK-së.

Dje asnjëri nga krerët e PDK-së s’doli ta përshëndeste Fatmir Limajn derisa kalonte në rrugicën përreth selisë PDK-së në sheshin “Nëna Tereze” duke ecur drejt banesës së tij aty afër. Vetëm ca të rinj dhe disa këshilltarë të Limajt u panë aty duke brohoritur dhe përshëndetur.

2013-03-09

32 vjet më parë demostratat e Kosovës shkëputen Kosovën nga RSFJ

Shkruan Flori Bruqi



Një revoltë studentësh të Universitetit të Prishtinës e fillimit të marsit të vitit 1981, për pak ditë u shndërrua në një lëvizje në shkallë të gjerë dhe pranvera e atij viti ishte periudhë demonstratash të mëdha në të cilat u kërkua që Kosova të kishte statusin e Republikës.

Këto demonstrata shënuan fillimin e shkëputjes së Kosovës nga ish Jugosllavia dhe përbënin një kthesë të rëndësishme në historinë e re të Kosovës, pasi që ishin vazhdimësi e drejtpërdrejtë e përpjekjeve të mëhershme.

Pas shtypjes me dhunë të demonstratave të pranverës së vitit 1981, autoritetet jugosllave filluan një periudhë të gatë ndjekjeje të organizatorëve dhe udhëheqësve të grupeve të fshehta. Sipas ish drejtuesve komunist të Kosovës, vetëm deri në vitin 1987, mbi 570 mijë shqiptarë kishin kaluar nëpër duart e sigurimit jugosllav, ndërsa deri nga fillimi i viteve të 90-ta mijëra shqiptarë ishin dënuar me 25 shekuj burg.

Duhet pranuar faktin se jeta e përbashkët e shqiptarëve me serbë dhe kombet e tjera të Jugosllavisë deri në vitin 1981, kishte dhënë shumë rezultate në afrimin e popujve, por jo në afrimin mbi principe të barazisë, por mbi shembullin e skllavit të nënshtruar ndaj padronit.




 Në Jugosllavinë e atëhershme shqiptarë të ndershëm, poshteni shiptari konsideroheshin vetëm ata që e donin pa lajka Jugosllavinë, si atdheun e tyre, ata që martoheshin me serbe, ata që rezervoheshin të flisnin shqip sapo futej në mesin e tyre një serb, dhe ata shqiptarë trutharë që nuk kishin as edhe ndjenjën më elementare të dashurisë për kombin e atdheun.






Dhe, mjerisht, duhet pranuar faktin se të tillë në mesin e turmave të paarsimuara shqiptare pati me shumicë, ashtu sikurse pati me bollëk edhe nga ata që u shkolluan në Beograd, dhe prej andej sollën në Kosovë shumë nipa dhe mbesa të Serbisë.



 Mbi këtë shtresë të turmave shqiptare ngrihej klasa politike jugosllave, e cila kishte pranuar rezignatën tragjike të asimilimit të ngadalshëm, meqë arrinte të mbijetonte ekonomikisht dhe arrinte të vilte favore të shumta dobiprurëse duke u bërë pjesë e politikës jugosllave antishqiptare.



 Krijimi me sukses i një hibridi të tillë të çoroditur, çonte pa kthyeshëm në idenë e jugosllavizimit të shqiptarëve dhe të popujve të tjerë të federatës, e cila ishte përhapur sidomos në vitet 70 dhe 80 të shekullit të kaluar.



Është e natyrshme se periudha e tillë e rrojtjes bashkë, periudha mushke e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me serbë, periudha e fillimit të një ngjizjeje të panatyrshme, mes dy popujve që kishin të përbashkët vetëm armiqësinë 13 shekullore, jepte rezultate të caktuara, ashtu sikurse kishte dhënë edhe në kohën e Romës, kur qenë romanizuar shumë popuj të Ballkanit, por edhe në kohën e Perandorisë Otomane kur u turqizuan po ashtu një pjesë e madhe e popujve të Ballkanit.

Mirëpo, në kushte dhe rrethana të zhvillimit shoqëror, arsimor, politik dhe ekonomik në Evropën e asaj kohe, në kohën e ndarjes së botës në dy blloqe të mëdha politike kundërshtare, proceset historike do të zhvilloheshin në akord me kohën, dhe nuk mund të ndodhte ndonjë asimilim i dhunshëm, apo ndonjë shfarosje kolektive e shqiptarëve, sikur më vonë pretendoi ta zbatonte regjimi i  Sllobodan Milosheviqit.



Viti 1981, grushtin më të fortë ia dha idesë së jugosllavizimit të shqiptarëve dhe kjo është merita më e madhe historike që ndodhi në atë kohë, sepse filloi rruga e vetëdijesimit për liri, barazi dhe vetëvendosje të shqiptarëve. të cilët padrejtësisht dhe me bekimin e qarqeve politike evropiane kishin mbetur të okupuara nga Jugosllavia.


Këtë ide e përforconte edhe procesi i diferencimit ideopolitik, proces të cilin e zbatonte me përpikëri klasa titiste-rankoviqiste shqipfolëse e Kosovës. Ishin këta partiakët e të gjitha niveleve nga LKJ, LSPPJ, LRJ, LANÇ, pastaj prokurorët, gjykatësit, porotët, milicët, sigurimi i shtetit i identifikuar si UDB si dhe një klasë e tërë denoncuesish, të cilët për shërbimet e tyre kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë shpërbleheshin në shumë aspekte.



Të rralla kanë qenë shtëpitë e shqiptarëve të trojeve të robëruara të atdheut asokohe ku nuk kishte të paktën një denoncues shqipfolës. Ky është një fakt i palavdishëm por mjerisht është një fakt historik, sepse të gjitha grupet ilegale, e tërë veprimtaria antijugosllave është zbuluar nga shqipfolësit, nga ata që ishin shumicë, sepse popullata serbe gjithnjë ka qenë pakicë në Kosovë dhe nuk ka arritur të shënojë ndonjë rezultat në këtë drejtim.




 Nuk kishte fshat në Kosovë, apo bashki në qytete, ku nuk njiheshin ata që bashkëpunonin me UDB-në, sepse ky bashkëpunim bëhej madje krejt hapur. Në çdo aksion për të shpartalluar shqiptarët liridashës kanë marrë pjesë milicët shqiptarë, ndërsa aksionet janë drejtuar nga policët serbë të UDB-së.





 Edhe në aksionin gjakatar kundër familjes së Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, në ballë të forcave të rrethimit kanë qenë milicët shqiptarë. Të tillët, në mars dhe prill të vitit 1981, kanë vrarë dhjetëra demonstrues në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Vushtri, Mitrovicë, Drenas e gjetkë.


[IMG]


Të cilësuara nga autoritetet e kohës si veprime kundërrevolucionare, demonstrata e vitit 1981, ishin kulmimi i përpjekjeve të pa dhunshme politike në Kosovën e pasluftës së dytë botërore dhe janë kthyer pastaj rrjedhimisht edhe në një bazament të fortë edhe të përpjekjeve të mëvonshme, që kulmuan me epopenë fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, në 32 vjetorin e këtyre demonstratave, deri më tash nuk është organizuar asnjë manifestim që kujton këto veprime që kërkonin Republikën e Kosovës.


Si të bëhesh i pasur


Nga Donald J. Trump

Nga Donald J. Trump
"Si të behesh i pasur - kështu vendosa ta titulloj këtë libër, pasi sa herë që takoj njerëz, është pikërisht kjo ajo që ata më kërkojnë të dinë. Për të bërë një bukë, ju duhet të pyesni bukëpjekësin; për të bërë para, duhet të pyesni një miliarder." 

- Autori - 
Në fillim arriti të bënte pesë miliardë dollarë. Pastaj arriti tëë bënte serialin Stazhieri. 
Tani ai tregon si mund të bëni pasuri, sipas mënyrës Tramp. 

Në këtë libër kaq të drëjtpërdrëjtë, Donald J. Trampi tregon sekretet sesi mund të bëhet biznes, përshkruan perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka si kreu i shoqërisë Trump . Me të folurën e drejtpërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristike, Trampi na jep mundësi të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë përshtypje punëdhënësit e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrijmë një marrëveshje të caktuar dhe si ta ruajmë emrin që kemi. 

Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trampi është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymezuese, ai tregon sesi bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.

Krenaria dhe paragjykimet

Krenaria dhe paragjykimet (ang. Pride and Prejudice) është një novelë nga autorja angleze Jane Austen, për herë të parë e publikuar në vitin 1813

Krenaria dhe paragjykimet (ang. Pride and Prejudice) është një novelë nga autorja angleze Jane Austen, për herë të parë e publikuar në vitin 1813



Krenaria dhe paragjykimet (ang. Pride and Prejudice) është një novelë nga autorja angleze Jane Austen, për herë të parë e publikuar në vitin 1813. Rolim kryesor në këtë novelë e ka Elizabeth Bennet, një vajzë e re e rritur me katër motra tjera, e cila merret me çështjet e sjelljes, edukatës, moralit, srsimimit dhe martesës në një shoqërinë angleze të shekullit 19. 

Nëna e Elizabeth një grua fanatike e opsesionuar pas martesës sa më të shpejtë të vajzave të saj dhe Elizabeth Bennet, me ‘rebelizmin’ e saj, duke e luftuar atë, janë protagonistet në fillim, derisa Elizabeth nuk njofton z. Darcy-n dhe novela merr një kahje tjetër, duke pasqyruar një romancë të vërtetë mes tyre. Jua rekomandojme ta lexoni

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...